• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, July 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Në tribunën përballë, nisën përleshjet mes popullit e sampistëve dhe u arrestuan Ilir Rugia e Safet Beçeri, që u morën zvarrë, mespërmes fushës, por në minutën e 80-të…”/ Ngjarjet në stadiumin e Kavajës, mars 1990

“Kur komandanti gjerman e kërcënoi se do i pushkatonte gruan dhe fëmijët, Et’hemi i tha…”/ Historia e ministrit të Financave, që ruajti thesarin dhe shpëtoi 300 qytetarë kavajas, nga internimi në Mat’hauzen
“Pas hetuesit Zoi Çavo, që lexoi akt-akuzën, ku burrin tim e cilësonte armik të rrezikshëm, foli kryetari i Frontit, Llambi Profka, i cili ndryshe nga të tjerët…”/ Ngjarja e rrallë në Fier, në 1967-ën
“Kavaja si qytet, ka pritur shumë njerëz të deklasuar nga ai regjim, u ka hapur atyre dyert dhe iu ofruan bujarinë e tyre, sikur t’i njihnin prej vitesh, kurse Fieri…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
“Nga Londra ku ishte emigrant, Indrit Cara ishte lidhur me përfaqësuesit e UÇK-së, Pleurat Sejdinin dhe Fazlli Veliun, të cilët…”/ Historia e panjohur e “Ushtar Kavajës”, “Dëshmor i Kombit”
“Kur Indrit Cara e kuptoi se autokolona me studentët e Shkollës së Bashkuar ‘Enver Hoxha’ po shkonte të shtypte revoltën në ‘Qytetin Studenti’, ai iu bërtiti…”/ Historia e panjohur e kavajasit rebel
“Milika A., me të cilën banonim në një shtëpi, më denonconte tek i plotfuqishmi i lagjes, ose në Degën e Brendshme: ‘Nuk ka fotografinë e shokut Enver në shtëpi, sepse…”/ Dëshmia e Sofika Prifti Cara

Nga Sofika Prifti Cara

Pjesa e dymbëdhjetë

                                                                 Të falësh…!

                                                  – Fisi i vjetër Kavajas – CARA

Gjithashtu mund të lexoni

“Një ditë, kapterët e lidhën grekun Taso dhe komandanti i kampit, Barjam Korvafa, e zuri prej gryke, ashtu siç zë me dhëmbë ujku dashin dhe ai ra pa ndjenja në tokë, por…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

“Pasi kishte kaluar kufirin me varkë nga liqeni i Ohrit, Velkon e kishin mbyllur në qelitë e Degës së Pogradecit, kurse të dashurën e tij, ata shefat e Sigurimit, e kishin…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

Memorie.al, publikon disa pjesë nga libri ‘Të falësh’, me autore znj. Sofika Prifti (Cara), botim i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Tiranë, në të cilin autorja ka përshkruar me hollësi dhe kompetencë profesionale, historinë e një prej fiseve më të njohura, jo vetëm në qytetin e Kavajës, por edhe më gjerë, fisit Cara, nga i cili dolën jo vetëm atdhetarë e patriot të shquar që dhanë kontributin e tyre në dobi të çështjes kombëtare dhe lirinë e Shqipërisë, por edhe intelektualë të njohur, të diplomuar në Perëndim, të cilët më pas u kthyen në atdhe, duke dhënë kontributin e tyre në disa fusha të shkencës dhe jetës. Por edhe pse pinjollët e fisit Cara, ata ia kushtuan jetën e tyre çështjes kombëtare, pas ardhjes së komunistëve në pushtet në fundin e vitit 1944, ata do të përndiqeshin, burgoseshin dhe internoheshin, e lufta e egër e klasave, do t’i ndiqte ata deri në vitin 1990, kur dhe nisi shembja e regjimit komunist.

                                                         Vijon nga numri kaluar

U shpalos ajo këngë në gjithë qytetin si një flamur i madh për veprim. Në tribunën përballë u ndezën gjakrat e, nisën përleshjet mes popullit e sampistëve me policët bashkë, nën vëzhgimin e kamerave të fshehta, që filmonin gjithçka e, që do të përdorej më pas si provë. Gjatë përleshjeve, ata bënë edhe arrestime.

U arrestuan Ilir Rugia e Safet Beçeri, të cilët u morën zvarrë, mes përmes fushës. Në minutën e tetëdhjetë, organizatorët e protestës, futën një djalosh të vogël, për të ndërprerë lojën e, për të matur pulsin e forcave të rendit.

Atmosfera u ndez dhe më tepër. Përleshjet vazhduan bashkë me arrestimet natën, shtëpi më shtëpi. Ja disa nga pjesëmarrësit: Adi, Deti e Xhevat Rrica, Tahir, Ramiz e Ilir Okshtuni, Skënder Llixha, Sheref, Durim, Lutfi, Mustë e Selë Cara; Rexhep e Ilir Rugeja, Edmond e Kujtim Koçia, Nazmi Roli, Xhevat e Kujtim Koli,(?) Riza Dedei, Hysni Dervishi, Qazim e Ervin Karriqi, Arben e Zabit Karkini, Piro Tako, Sil Durja, Fatmir Veliu, Azem Mullaliu, Mir Ejupi, Gëzim Çelhyka, Çezar e Madrid Petja, Ilir Idrizi, Safet Beçeri, Art e Zyhdi Pagrija, Halim Azizllari, Art, Ylli e Nik Gjoni, Ibrhim Çanaku, Nexhat Hoxha, Bujar Leçini, Aleksandër e Romeo Dimroçi, Xhevat Hylyviu, Bardhi Arkaxhiu, Indrit e Gentian Cara, Nikolla e Josif Budo, Jak Shtini, etj., etj,, të cilëve nuk ua di emrat, ndaj të më falin.

Atë ditë isha në lagjen “Zguraj”, tek xhaxhai i Bardhit, Rexhepi e, kur po kthehesha e po i afrohesha godinës së postës, takova Kadri Carën, një kushëri të Bardhit, i cili vinte shpesh tek ne. Babai i Bardhit, e kishte ndihmuar shumë atë në kohën kur ishte këtu dhe ai nuk e harronte. U përshëndetëm dhe e pyeta për djalin, Ismetin, që ia kishin arrestuar, një muaj para demonstratës.

Ai po më shoqëronte e, kur u afrua tek lulishtja, thirri një djalë të ri dhe e pyeti: “Ç’kemi”? Djemtë të mbledhur në grup, diç po bisedonin dhe Kadriu, ose tata, siç e thërrisnin të gjithë në qytet, më pas më rrëfeu se çfarë kishte ndodhur, në fushën e futbollit.

Djaloshi i pëshpëriti Kadriut shpejt: “Nesër në shtatë pa dhjetë, kur të dalin njerëzit nga kinemaja…”! Ishte pak vonë e kushëriri i Bardhit, nguli këmbë të më përcillte deri te shtëpia, që e kisha te rruga e centralit elektrik. Duke ecur, e pyeta atë: “Çfarë ka nesër”?

Ah, m’u përgjigj ai, nesër në atë orë, që dëgjove do të mblidhemi tek mëngjesorja dhe do t’i sulemi godinës së policisë, për të liruar djemtë, që na kanë arrestuar në stadium e, gjatë natës, nëpër lagje. I thuaj dhe Bardhit të vijë”, shtoi ai.

“Bardhi ndodhet në Fier, – i thashë unë, – a bën të vij unë”? “Bën, si s’bën!- ma ktheu Kadriu. – Hajde, se do të vijnë dhe gra të tjera me ne”! Familja jonë vinte nga një luftë e egër klasash nga regjimi komunist: 23 vite burg, 17 vite internim, 1 i arratisur dhe 2 në listën e pushkatimit, pa gjyq! Pra, nuk kisha se çfarë të humbja.

Megjithëse ishte hera e parë, që do të merrja pjesë në një demonstratë, çuditërisht nuk pata frikë, por ndieja një urrejtje të madhe, plus dhe emocione. Prej 25 vjetësh, nuk kisha folur lirisht me njeri! Vetmia është si helmi i nepërkës, që të bren e të shkatërron ngadalë-ngadalë.

Ëndrra ime e madhe e asaj kohe, ishte përmbysja e atij sistemi të mallkuar komunist, i cili familjen tonë, synonte ta zhdukte, ta groposte, shtatë pash nën tokë. Unë, nga padurimi, shkova më përpara tek kinemaja e, po rrija afër Azilit të Pleqve. Isha 47-48 vjeçe (??) në atë kohë, me fizik të dobët e, kishim vetëm 4-5 muaj që kishim ardhur në Kavajë.

Isha e panjohur nga kavajasit, vetëm fisi i Bardhit, më njihte këtu. Megjithatë sytë nuk më bënin dritë, nga urrejtja! Ishte 26 mars, 1990! Befas dyert e kinemasë u hapën, para se të mbaronte filmi. Njerëzit e mbledhur nuk po i mbante më vendi e, u vunë në lëvizje. Anës trotuarit, kishte pak njerëz kalimtarë, të cilët u bashkuan me turmën.

“Përpara, çuna”! – u dëgjua një zë. Pas atij zëri, u sul një grumbull i madh njerëzish, të moshave të ndryshme: djem e vajza, gra e burra, pleq e fëmijë. Në demonstratën e 26 marsit, morën pjesë, bashkë me mua edhe një grua nga Durrësi, e martuar në Kavajë, edhe një tjetër, që nuk ia mbaj mend emrin.

Kur u nisëm për në polici, pas atij zëri grishës; “Përpara…”! një polic çehrevrarë na pyeti: “Çfarë po bëni, çuna, ku po shkoni”?! “Spiun”!- iu përgjigj një zë nga turma. “Kush foli”? – u kthye prapë polici. Por këtë radhë, s’mori asnjë përgjigje. Turma e injoroi dhe mori rrugën drejt Parkut “Rinia”.

Rrugës për në polici, u bashkuan me ne edhe njerëz të tjerë. Kishte dhe nga ata që rrinin indiferentë nëpër trotuare, na shikonim me mosbesim e dyshues. Tek parku, pamë që na u afrua Qazim Karriqi, të cilit nuk po i zinin këmbët dhe. Ai shkonte lart e poshtë nëpër trotuar dhe dëshironte që e gjithë Kavaja, të ishte aty. Por ai, nuk donte që të ndodhte ndonjë gjë e keqe, prandaj na tha:

“Çuna, nuk ka gjë! Mund të thoni edhe; ‘Rroftë Ramiz Alia’! Por shpejt atij, sikur i hipi gjaku në kokë dhe thirri me sa zë që kishte:

“Turruni, çuna! Përpara”! Grumbulli i madh i njerëzve, vazhdoi të marshonte deri përpara godinës së policisë. Atje menjëherë ushtoi zëri me zhurmë e bubullimë: “Lironi vëllezërit tanë”! “Enver-Hitler”! “Liri-demokraci”! “Nexhmia, rruspia e…..”! duke sharë keq, me fjalë vulgare. Më pas, me gurë e ç’të na zinin duart, filluam të thyenim xhamat e dy kateve. Ishte çudi, edhe me ne gratë! Nuk na mbante vendi! Disa minuta më vonë, shpërthyem portën e, u futëm dy-tri metra brenda oborrit të policisë.

Tata (Kadri Cara,) shkoi e hipi në ballkon (apo në verandë?) dhe e ngrinte dorën lart, si Hitleri. Nga brenda policisë, u dëgjua një zë urdhërues, që i thoshte dikujt: “Dilni shpejt e, prapsni turmën”! Në ballkon doli dhe i riu Çezar Petja, por pastaj nuk e pamë më. Siç u muarr vesh shpejt, atë e kishin arrestuar. Më 25 mars, kishin arrestuar Rexhep Rugien dhe Selë Carën, njërin djalë të Kadriut.

Dhe arrestimet vazhdonin! Në ato çaste, vumë re që po vinin Kimete e Gani Rugeja, të cilëve policia u kishte arrestuar dy djemtë, njërin më 25 mars dhe tjetrin më 26 mars. Ilirin në stadium dhe Rexhepin, të nesërmen, në përpjekje për të kërkuar lirimin e djemve. Një polic me helmetë në kokë, hynte e dilte atje brenda i hutuar. Kur pa turmën që u fut në territorin e policisë, ai thirri i trembur:

“Të qëllojmë mbi turmën, shef”?!

“Jo, jo, se nuk kemi urdhër. Vetëm për vetëmbrojtje”. – u dëgjua zëri i shefit të policisë, Sazan Tares.

“Po ata po na hyjnë brenda, shef”! – u dëgjua prap zëri i trembur. Kurse mes nesh, vinte Qazim Kariqi, shante e turfullonte e përplaste duart. Pastaj befas ai, iu drejtua Nik Gjonit, me zë të lartë;

“Uku, turru, uku”! Dhe turma e njerëzve, u shty edhe më përpara.

“Po ti, Qazim, pse nuk po rri me ne?! – u dëgjua një zë. – Hajde të rrish me ne”.

“Do të vij, do të vij, patjetër, – tha Qazimi, – por sa të marr me vete edhe ata që bëjnë sehir nëpër trotuare”. Dhe vërtet, Qazimi erdhi shpejt e, thërriste sa kishte fuqi. Si i thyem xhamat e dy kateve në polici, ikëm nga aty dhe shkuam te godina e Komitetit të Partisë, ku i thyem edhe aty xhamat e, prej aty, u nisëm për tek sheshi i qytetit. Djemtë u kapën për mesi me njëri-tjetrin dhe, ashtu të bashkuar, ia morën këngës patriotike:

“Se mjaft në robëri, o e mjera Shqipëri!

O djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje – ja liri”!

Shkuam e demonstruam tek sheshi për disa minuta, pastaj u shpërndamë. Por, me t’u shpërndarë turma, sheshi llamburiti nga dritat, që i kishin fikur djemtë e elektrikut. Më kot shpresuan disa qeveritarë, si; Muho Asllani e Moikom Zeqo me shokët e tyre, që të evidentonin njerëzit, por nuk mundën dot.

Rrugët dhe sheshet, u bënë të heshtura, për të pritur të nesërmen, kur do të vijonin më tej, ta përhapnin si stafetë flakën e revoltës, banorët demokratë të Kavajës.

Sot, kur kanë kaluar gati tridhjet e tre vjet nga ato ditë të stuhishme, ndihem e qetë, por vetëm për një gjë më vjen keq: që asnjë nga gratë, protagoniste në ato ditë, nuk u përmend më vonë e, nuk u vlerësua si burrat!

Më poshtë po përpiqem të kujtoj disa emra, të të rinjve kavajas, që morën pjesë në demonstratën e 26 marsit, por të më falin të tjerët, që nuk ua kam shkruar emrin, se nuk i njoha: Qazim Kariqi, vëllezërit Kallasi, Eqerem, Arian e Çim Kazazi, Kadri Cara, Edvin Sageri, Nik, Ylli e Arian Gjoni, Agim e Arben Bala, Ervin Gabo, Kol e Josif Budo e, dhjetëra të tjerë.

Mes tyre edhe ne gratë e pakta, që i përmenda më lart. Në demonstratat e tjera, që qenë të shumta çdo ditë, sidomos në atë të 10 qershorit, pjesëmarrja ishte fantastike, me shumë gra e burra.

Unë e Bardhi, kemi marrë pjesë në të gjitha demonstratat në Kavajë e në Tiranë. Dihet që në ekranet e televizorëve, Ramiz Alia foli ashpër për atë që ndodhi në Kavajë. “T’i shtypim pesë huliganët në Kavajë”!- thirri ai me cinizëm e histeri.

Ky qeveritar komunist, bëri një “gabim” të vogël: në ato demonstrata antikomuniste, nuk mermin pjesë vetëm 5 huliganë, por 5 lagje të bashkuara, me djem e vajza, që ndienin prej kohësh një urrejtje të madhe kundër sistemit komunist.

Ramiz Alia, lehte si qen në televizion: “Ta shtypim Kavajën” dhe dërgoi këtu tanket, sampistët, Forcat Speciale me maska, të armatosur, që me egërsinë e tyre, e nxinë Kavajën.

U shpall ndalim qarkullimi nga ora 6 pasdite, deri në orën 7, të mëngjesit. Në sallën e Komitetit të Partisë, sekretari i atëhershëm, Agron Tafa, urdhëroi e mblodhi urgjentisht pjesën dërmuese të komunistëve. Ai i porositi ata që të bënin punë të madhe bindëse me popullin, për ta qetësuar situatën në qytet.

Por nuk mund të bëhej më asgjë, shumë komunistë në Kavajë i hodhën teserat e kuqe të partisë, para syve të eprorëve të tyre dhe ikën pa kthyer kokën prapa. Duke parë që sa vinte, populli bëhej më i vendosur, në ushtri u urdhërua gatishmëria nr. 1 dhe u dha ultimatum; të qëllohej pa urdhër, për një gjë të vogël, të dyshimtë!

Komandanti dhe komisari, në repartin ushtarak, dy djem të mirë nga Vlora plakë, që karrierën e tyre e kishin nisur e bërë në Kavajë, refuzuan të përdornin armët kundër popullit dhe lanë kapelën në tavolinë.

Kishte shpërthyer me forcë Kavaja, me gurët e saj, shkëlqente ngado, populli i Kavajës dha një leksion të madh! Kështu ndodhi që nisën aksionin e tyre të hakmarrjes, forcat speciale të shumta, të armatosura, duke na u vërsulur si bisha, që të pinin gjakun Kavajës.

E filluan nga Golemi, duke arrestuar të rinjtë që ishin veshur me pantallona xhinse e, që kishin lënë flokë të gjatë. Në orët e pas ditës, ata u futën në qytet dhe e nxinë atë me uniformat e me “bëmat” e tyre. Ia nisën nga lagjja e çobanëve, që të bënin të njëjtën gjë, si në Golem…! Memorie.al

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 06 Qershor 2024

Next Post

“Anëtarë të Kongresit, si përfaqësuesi i Massachusetts, Josef P. Kennedi, si dhe senatorin e Arizonas, Denis DeConcini, kërkuan që të vizitojnë Shqipërinë...”/ Shkrimi i New York Times, në ’90-ën

Artikuj të ngjashëm

“Një ditë, kapterët e lidhën grekun Taso dhe komandanti i kampit, Barjam Korvafa, e zuri prej gryke, ashtu siç zë me dhëmbë ujku dashin dhe ai ra pa ndjenja në tokë, por…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës
21 Vjet burg komunist

“Një ditë, kapterët e lidhën grekun Taso dhe komandanti i kampit, Barjam Korvafa, e zuri prej gryke, ashtu siç zë me dhëmbë ujku dashin dhe ai ra pa ndjenja në tokë, por…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

July 17, 2025
“Pasi kishte kaluar kufirin me varkë nga liqeni i Ohrit, Velkon e kishin mbyllur në qelitë e Degës së Pogradecit, kurse të dashurën e tij, ata shefat e Sigurimit, e kishin…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës
21 Vjet burg komunist

“Pasi kishte kaluar kufirin me varkë nga liqeni i Ohrit, Velkon e kishin mbyllur në qelitë e Degës së Pogradecit, kurse të dashurën e tij, ata shefat e Sigurimit, e kishin…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 17, 2025
“Kur Kosta Gjordeni i plagosur bërtiste; ‘më qëllun komunistat, kriminelat, të dënuarit H. Tabaku, L. Shkëmbi e N. Skrapari afrohen, por breshëria e armëve…”/ Kujtimet e ish-të burgosurve të Qafë-Barit
21 Vjet burg komunist

“Kur operativi i Sigurimit të kampit Rubikut, Sabri Meta, e pyeti shokun tim, Rremë Xhakonin; po me Uranin, a bëni nga këto biseda, unë ndërhyra menjëherë dhe i thashë se…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 17, 2025
“Kur dy policët roje, dëgjuan alfabetin ‘mors’; Këtu komanda e Flotës së VI-të Amerikane, po ju presim për të marrë Tiranën…, në burg u dha alarmi dhe…”/ Historia tragjikomike në kampin e Kripores së Vlorës
21 Vjet burg komunist

“Ndryshe nga operativi i parë i kampit të Rubikut, Qorri, që nuk futej kurrë brenda te ne, ai që e zëvendësoj, Sabri Meta, nga Shëngjergji i Tiranës, jo vetëm që futej, por…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 17, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
21 Vjet burg komunist

“Kapter Xhike Xibraku i burgut të Burrelit, kur vdiste ndonjë i dënuar dhe ne e tërhiqnin zvarrë, me një batanije të vjetër, ai qen i gjatë, zgërdhihej gjithë kënaqësi dhe…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 17, 2025
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
21 Vjet burg komunist

“Nga malazezi Velko Stepanoviç, kroati Mihajllo Prebeg, e dy maqedonasit, Ljubo Strezovski dhe Panov, të dy serbët, Jovica Cervenko e Boro, greku Sevastidhis, që…”/ Dëshmia e Uran Kalakullës, për kampin e Rubikut

July 17, 2025
Next Post
“Anëtarë të Kongresit, si përfaqësuesi i Massachusetts, Josef P. Kennedi, si dhe senatorin e Arizonas, Denis DeConcini, kërkuan që të vizitojnë Shqipërinë…”/ Shkrimi i New York Times, në ’90-ën

“Anëtarë të Kongresit, si përfaqësuesi i Massachusetts, Josef P. Kennedi, si dhe senatorin e Arizonas, Denis DeConcini, kërkuan që të vizitojnë Shqipërinë...”/ Shkrimi i New York Times, në ’90-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme