• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, March 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në Skrapar lindi e u frymëzua lëvizja ‘Balliste’ në ’42-in, nga intelektualët skraparllinj si, A. Ermenji, M. Kapllani etj, por Gjin Marku…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur, Gjet Ndoj

“Problemi më i madh që ka pasur Enveri me gjeneral Gjin Markun, ishte se nuk formulonte një akuzë për dënimin e tij, pasi ai…”/ Refleksionet e historianit dhe studiuesit të njohur
“Kryetari i Degës në Fier, kolonel Muço Salihu, kunati i Adil Çarçanit, kërkoi të më rekrutonte si bashkëpunëtore të Sigurimit e, të pranoja që babai…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së ish-gjeneralit të famshëm
“Kryetari i Degës në Fier, kolonel Muço Salihu, kunati i Adil Çarçanit, kërkoi të më rekrutonte si bashkëpunëtore të Sigurimit e, të pranoja që babai…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së ish-gjeneralit të famshëm
“Kryetari i Degës në Fier, kolonel Muço Salihu, kunati i Adil Çarçanit, kërkoi të më rekrutonte si bashkëpunëtore të Sigurimit e, të pranoja që babai…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së ish-gjeneralit të famshëm
“Pushkën nuk do t’a lëshojmë, kush të dojë le të na ndjekë!”/Epopeja e panjohur e Abaz Ermenjit, nacionalistit të Sorbonës, që sfidoi Hitlerin dhe Enverin
“Pushkën nuk do t’a lëshojmë, kush të dojë le të na ndjekë!”/Epopeja e panjohur e Abaz Ermenjit, nacionalistit të Sorbonës, që sfidoi Hitlerin dhe Enverin

Nga Gjet Ndoj

Pjesa e dytë

Memorie.al / Gjin Marku kishte lindur më 2 qershor 1918 (në dokumente është shënuar dy vjet më vonë, 1920), në fshatin Baz, në një familje me emër në atë krahinë. Kur vdes i ati i Gjinit, Pjetër Marku, miku i këtij të fundit, Hysen Selmani, si dhe byrazeri i tij, Abaz Kupi, e marrin Gjinin 9-vjeçar dhe e dërgojnë në Tiranë, në “Strehën Vorfënore”. Këtu Gjini mori mësimet e para të fillores dhe arsimit 5-vjeçar. Në vitet 1932-1936, Gjin Marku mbaron shkollën e mesme Teknike “Harry Fultz” po në Tiranë dhe më vonë në Kavajë (vetëm dy muaj), në degën e Bujqësisë. Pas mbarimit të shkollës emërohet agronom në rrethin e Korçës. Në vitin 1945, pas luftës, Gjini, si shumë drejtues të tjerë të luftës, caktohet për të kryer studimet në fushën ushtarake në Bashkimin Sovjetik. Ai ishte nga të paktët studentë nga Shqipëria, që vazhdoi akademinë “Voroshillov” në Moskë.

                                                                 Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Nisur nga fakti, se Skrapari e Mirdita, ngjasojnë në zakone e tradita, Gjin Marku fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe fjala e tij ishte ligj, pasi ai dinte të…”/ Dëshmia e kolonel Skënder Malindit

“Shqyptarë, ase vagabondët jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë, pasi rreziku ma i madh i Shqypnisë, janë…”/ Çfarë thoshte At Gjergj Fishta, në vitin 1921?

Alarmi në Tiranë

Pas këtij momenti, alarmi në Tiranë u bë akoma më i madh, pasi jo vetëm nuk e çarmatosën çetën, por u çarmatosën prej saj. Pas kësaj situate të re, Gjini nuk ndenji duarkryq, por mori masa duke i organizuar skraparllinjtë dhe duke sulmuar Çorovodën tashmë, qendrën e Skraparit. Pas disa luftimeve autoritetet fashiste (numri i forcave fashiste i kalonte 600) të shpartalluar, e dorëzojnë Çorovodën me 5 shtator 1942, duke shënuar në këtë mënyrë një eveniment të rëndësishëm të Luftës sonë Antifashiste, pasi çlirimi i Skraparit shënonte dhe zonën e parë të çliruar nga fashizmi në Shqipëri.

Kjo qe ngjarja më e madhe e luftës për vitin 1942 në Shqipëri. Edhe mëkëmbësi fashist në Shqipëri, Jakomoni, në shënimet e tij përmendte se; “gjendjen më të vështirë Italia e kishte në Skrapar”. Të njëjtën gjë thotë edhe komandanti i Përgjithshëm i Karabinierisë fashiste në Shqipëri, gjeneral Volante. Të njëjtën gjë thotë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Italisë në Romë, gjeneral Kavalero. Duke iu referuar të dhënave të tilla, në nëntor 1942 foli dhe Radio Londra, duke bërë të ditur se në Shqipëri ka veprime luftarake kundër regjimit fashist italian etj.

Shqipëria, aleate kundër fashizmit

Si konkluzion mund të themi se fjalët e këtyre eksponentëve të fashizmit, pa dashje popullarizuan dhe bënë të njohur luftën tonë edhe jashtë Shqipërisë, luftë e cila tashmë ishte futur në një fazë të re, më intensive dhe më interesante. Pas çlirimit të Çorovodës, çeta e Skraparit bëhet shumë aktive duke vepruar tashmë dhe jashtë Skraparit, si në Berat, në Kolonjë, ku shkatërroi postën e karabinierisë. Po kështu, në Qesarakë e Barmash të Kolonjës, në Frashër të Përmetit etj.

Më 28 nëntor 1942, rreth 100 partizanë të Skraparit, nën frymën dhe udhëheqjen e Gjin Markut dhe me komandantin Xhelal Staravecka, që drejtonte një çetë tjetër të rëndësishme në Skrapar; sulmohet Përmeti, një nga bazat më të rëndësishme të fashizmit në Shqipëri. Inkursioni partizan drejt Përmetit, pavarësisht se nuk solli çlirimin e tij, pati një jehonë edhe jashtë vendit.

Kështu, deri në fund të vitit 1942, në gjithë Jugun, komandant me famë ishte Mestan Ujaniku, ndërsa komisar ishte Gjin Marku. “Do të kalonte edhe ca kohë pastaj të njiheshin persona të tjerë drejtues të luftës si, Hysni Kapo, Mehmet Shehu etj.”, – kujton veterani Skënder Malindi. Ngjarjet e vitit 1942, sidomos çlirimi i Skraparit dhe sulmi partizan mbi Përmet, ndryshuan gjithë mendimin tek aleatët se Shqipëria nuk ishte vendi që përdorej nga fashistët për të sulmuar fqinjët, por se shqiptarët ishin rreshtuar në luftë kundër tij.

Për këtë arsye, në dhjetor të vitit 1942, ministri Jashtëm i Anglisë, Eden, sekretari amerikan i Shtetit, Hill dhe ministri i Jashtëm sovjetik, Molotov, njohën luftën që bëhej kundër fashizmit në Shqipëri dhe projektuan idenë se Shqipëria pas luftës do të njihej nga aleatët. (Këto fakte përmenden edhe në kujtimet e oficerëve anglezë që patën ardhur më vonë pranë Shtabit të Përgjithshëm të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare).

Në pikëpamjen strategjike ushtarake, rëndësinë më të madhe çlirimi i Skraparit, e pati të lidhur me faktin se u krijua një territor i lirë, që do të ishte baza më e rëndësishme strategjike e forcave antifashiste të Shqipërisë. Nga kjo trevë e lirë e patriotike do të kishte më vonë inkursione të forcave partizane drejt Përmetit, Korçës, Beratit, Mallakastrës, Fierit, Lushnjës etj.

Ndikimi i skraparllinjve dhe i Gjin Markut në formimin e Brigadës I-rë, Brigadës VII-të, por dhe e shumë formacioneve të tjera antifashiste, do të ishte përcaktues. Në këtë pikpamje në qoftë se themi se kemi pasur një Luftë Antifashiste Shqiptare, e themi pa hezitim sel “djepi” ku lindi kjo lëvizje, është Skrapari. Natyrshëm, më vonë kjo lëvizje çlirimtare zhvillohet dhe merr përmasa edhe jashtë Skraparit, sidomos në vitin 1943 e në vazhdim.

Pse u refuzua aksioni ballisto-partizan për çlirimin e Beratit?

Në vitin 1942 Skrapari bëhet vendi ku lindi e u frymëzua Lëvizja Balliste. Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje ishin intelektualë skraparllinj si Abaz Ermenji, Muharrem Kapllani etj. “Megjithëse skraparllinj, – tregon Skënder Malindi, – nuk mundën asnjëherë të kishin influencën e Gjin Markut”. Ndoshta kjo edhe për arsyen se ‘Balli’ u krijua kur misioni që kishin skraparllinjtë me Gjin Markun për lirinë e vendit në luftën kundër fashizmit kishte nisur dhe ishte e pamundur të mbetej në gjysmën e rrugës.

Nga ana tjetër, siç e pohojnë bashkëkohësit veteranë të Luftës, na rezulton se një nga meritat e mëdha të Gjin Markut, është se ai nuk e shfrytëzoi asnjëherë fuqinë e tij, për të djegur e për të vrarë kundërshtarët e tij ballistë. Kjo qe pikërisht pika më e fortë e tij, çka e bënte atë të ishte njeriu më influent jo vetëm në Skrapar, por edhe në Berat, Përmet, Gramsh, Mallakastër, Fier, Lushnjë etj.

Propozimi

Në pranverë të vitit 1943, krerët ballistë Abaz Ermenji dhe Muharrem Kapllani, i propozuan Gjinit organizimin e një aksioni të përbashkët ballisto-partizan për çlirimin e Beratit. U ra dakord, por në momentin kur ballistët ngulën këmbë që në shtabin drejtues të këtij operacioni, do të kishte tre ballistë dhe vetëm një partizan, Gjin Marku e hodhi poshtë këtë projekt, që mbeti vetëm në letër. Arsyeja kryesore lidhej me faktin se raporti i forcave ishte krejt tjetër në terren, në mënyrë të pakrahasueshme dhe në favor të forcave partizane të udhëhequra nga Gjini.

Po kështu, kundërshtimi lidhej dhe me faktin tjetër, se në rast fitoreje, ‘Balli’ kërkonte të përfitonte në kurriz të forcave partizane, kredibilitetin e udhëheqjes së “Luftës”, kur në terren kishin pak forca. Megjithatë, ballistët provuan të nisnin një aksion, i cili dështoi pothuajse pa nisur. Ndërkohë në territoret e Mallakastrës dhe të Fierit e Lushnjës, vepronte një qetë kaçakësh që e quante veten çetë balliste, por në fakt ishte më tepër një bandë kriminale dhe deri në atë kohë nuk influencohej nga krerët e ‘Ballit’.

Komandën e kësaj bande e kishte Isa Toska, i cili jo vetëm ishte vegël dhe bashkëpunëtor i bindur i fashistëve, por kishte kryer shumë krime, duke vrarë, djegur e plaçkitur popullin e pafajshëm.

Ndihma për Mehmet Shehun

Në mes të korrikut 1943, Mehmet Shehu, i cili në këtë kohë vepronte në krye të disa forcave partizane në Mallakastër, i dërgon një letër Gjin Markut, drejtuesit kryesor të lëvizjes antifashiste në qarkun e Beratit, ku dhe Mallakastra bënte pjesë. Kjo letër ishte kërkesë për ndihmë me forca nga Skrapari (që në këtë kohë kishte forcat më të organizuara dhe më të sprovuara në luftë), në luftë kundër italianëve dhe forcave të bandës kriminale të Isa Toskës. Gjini pas kësaj dërgoi rreth 100 partizanë nga Skrapari, në ndihmë të forcave të Mehmet Shehut.

Pas këtyre veprimeve koordinuese luftarake deri në këtë kohë, si dhe me udhëzimet që kishte dhënë Shtabi i Përgjithshëm, u krijuan kushtet për formimin e Brigadës së Parë Sulmuese, më 15 gusht 1943, në Vithkuq të Korçës, njësia më e madhe luftarake deri në këtë kohë. Komandant u caktua Mehmet Shehu, ndërsa komisar Tuk Jakova. Në këtë brigadë Gjin Marku dërgoi nga qarku i Beratit forca që përbënin Batalionin II-të të Brigadës I-rë, shumica nga Skrapari dhe Mallakastra. Me forcat e tjera të qarkut të Beratit, që nuk u inkorporuan në Brigadën I-rë, Gjin Marku projektoi dhe bëri rrethimin e Beratit, nga Qafa e Pasvanit deri në Vodicë.

Po në këtë kohë, Isa Toska me forcat ekstremiste, bashkë me forcat fashiste italiane, përgatitën planin për zhdukjen sipas tij, të së ashtuquajturës “Republika rebele e Skraparit”. Në një bisedë që Isa Toska zhvilloi me komandantin e Xhandarmërisë së Beratit, tha se; “do ta bëjmë Skraparin si Abisininë dhe drejtuesin e tij si Negusin” (ish-Mbreti i Abisinisë para pushtimit nga Musolini në vitin 1935). Në gjurmët e këtij plani ranë forcat antifashiste dhe Gjin Marku, duke u informuar për detajet e planit, por dhe për deklaratat e mësipërme.

“Në këtë situatë, – dëshmon veterani Skënder Malindi, – sa të lodhej Isaj për të ardhur te ne, vajtëm ne tek ai. Luftimet tona shpartalluese ndaj bandës së tij u zhvilluan në fshatin Luarë (afër Roskovecit)”. Në këto luftime u vranë 5 partizanë. Këtu u plagos për herë të dytë dhe veterani Skënder Malindi, një nga bashkëluftëtarët më të afërt të Gjin Markut. Në krahun tjetër, forcat e Isa Toskës u shpartalluan plotësisht, duke u vrarë me dhjetëra prej tyre, pjesa tjetër u zunë robër. Vetë Isa Toska me vëllanë e tij shpëtoi duke u larguar pa kaqakët e tij (robër e të vrarë).

Kjo ishte ngjarja e fundit kundër trupave fashiste italiane pasi më 8 shtator 1943 Italia kapitulloi nga Lufta II-të Botërore. Në këtë situatë, pas largimit të ushtrisë italiane në Berat u futën forcat partizane, në krye të të cilave ishte Gjin Marku dhe forcat balliste të drejtuara nga Ali Këlcyra e Abaz Ermenji. Pas largimit italianët i lanë depot të mbushura me ushqime, veshmbathje e armatime, shumicën e të cilave i morën partizanët. Në fillim të tetorit forcat partizane përzunë forcat balliste nga baza e Beratit.

Kjo ndodhi për shkak të mosbesimit te Balli, mosbesim që ishte jo dyshim, por bindje tashmë për forcat partizane, por kryesorja kishte të bënte me kundërvënien e ashpër të Partisë Komuniste pas Marrëveshjes së Mukjes. “Çështja e Ballit besoj se s’është nevoja e madhe të të them se si është nevoja për me e zgjidh kudo ku shkoni. Shumë lodra të poshtra po lozin ballistët dhe sidomos krerët e tij. Gjini ka gabuar mjaft. Prandaj pa mëshirë në krerë dhe pak mëshirë më shumë për ushtrinë e tyre prej katundarësh të gënjyer… Të fala Shpati”.

Rrezik luftë civile

Deri në verë të vitit 1943, gjatë Luftës, marrëdhëniet mes partizanëve dhe shqiptarëve të tjerë antifashistë, jo vetëm nuk ishin armiqësore, por shpesh dhe bashkëpunuese në luftën kundër fashizmit. Kjo dukuri ishte evidente që në fillim në marrëdhëniet mes forcave partizane dhe atyre të nacionalistëve, si; Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari, Myslym Peza, Dali Ndreu, Baba Faja Martaneshi, Haxhi Lleshi, Mestan Ujaniku etj. Taktika e Partisë Komuniste ishte të shndërronte gjithë përpjekjet antifashiste të këtyre nacionalistëve dhe të shumë të tjerëve në lëvizje të udhëhequr nga PKSH-ja.

Ky proces ndodhi që në fund të vitit 1941 e deri në vitin 1943, kur çetat territoriale filluan të transformoheshin në çeta partizane. Pra çetat, përveç komandantëve të tyre në shumicën dërmuese, patën dhe komisarët që ishin emisarët e PKSH-së dhe që kujdeseshin veçanërisht për fitoren pas Luftës të pushtetit nga PKSH-ja dhe vetëm nga ajo.

Në fund të këtij procesi Partia Komuniste e arriti qëllimin e saj, duke bërë për vete në një kohë mjaft të shkurtër komandantët dhe çetat e tyre, si: Myslym Pezën në Tiranë, Mestan Ujanikun në Skrapar, Haxhi Lleshin në Dibër, Baba Fajën në Mat e Bizë etj., por nuk arriti të fusë në vartësi çetat antifashiste–patriotike të Abaz Kupit, Muharrem Bajraktarit të Lumës, Abaz Ermenjit në Skrapar etj.

Kështu, deri në vjeshtën e vitit 1943 forcat partizane përbënin forcën kryesore antifashiste në Shqipëri, ndërsa forcat e tjera antifashiste mbetën vetëm fragmente të shkëputura dhe të destinuara të zhdukeshin plotësisht deri në çlirimin e Shqipërisë (29 Nëntor 1944). Ky fenomen pasqyrohet qartë dhe në dokumente historike, veçanërisht në qarkoret dhe porositë që jepte Komiteti Qendror i PKSH-së dhe Enver Hoxha njësive luftarake partizane. Në një letër që Enver Hoxha u dërgon gjithë komiteteve qarkore pas Marrëveshjes së Mukjes, duket qartë tendenca e tij për të dalë edhe kundër delegatëve të PKSH-së që firmosën Marrëveshjen pa kushte dhe me tendencë për të futur gjithçka në dorën e tij.

“Të dashur shokë, lajmëroheni se ju asht dërgue nga Tirana nji trakt për t’u shpërnda, i firmosur prej Komitetit për Çlirimin e Shqipërisë, ku flitet për bashkimin e plotë të arritur në mes të Këshillit Nacional-Çlirimtar dhe Ballit Kombëtar. Ky trakt është në kundërshtim me vijën Nacional-Çlirimtare dhe nuk aprovohet nga Komiteti Qendror i PKSH-së. Prandaj n.q.s., nuk e keni shpërnda, çirreni dhe të mos flitet ma…!

Në rast se trakti është shpërnda, qoftë nga ju, qoftë nga Balli, atëherë nënvleftësojeni, thoni se puna është me luftue me të vërtetë kundra okupatorit dhe për nji Shqipni demokratike dhe jo për të firmosur letra që Balli deri tani i ka kundërshtuar haptas me veprat e tija….! Insistoni në popull që Balli ka sabotuar luftën tonë…. Duhet të demaskoni Ballin me qëllim që ta shkëputni nga populli, jo me luftë të hapët, por në formë apeli.

Duhet, shokë, të kuptoni se Balli po mobilizohet për kolltuk, për të na luftue neve – duhet pra, të kemi kujdes të forcojmë radhët tona dhe të mobilizojmë popullin rreth nesh…! Të mos lëmë që reaksioni… të na marrë frenat nga duart…! Kini kujdes të mobilizoni këshillat e miqtë. Agjitacioni jonë duhet ta mbulojë 10 herë atë të Ballit…! Kini kujdes të rregulloni grupet edukative…, të forconi këshillat, forconi organizatën në Ushtrinë Nacional-Çlirimtare (pa organizatë të Partisë nuk ka çeta, s’ka luftë Nacional-Çlirimtare)… (8.08.1943). Të fala shoqnore për Kom. Qendror të Partisë ‘Shpati’”.

Preokupacioni i vetëm i Enver Hoxhës ishte pra fitorja e pushtetit nga ana e tij nëpërmjet PKSH-së dhe jo lufta, pasi fatet e saj përcaktoheshin nga veprimet e aleatëve: Në Lindje BRSS-së, ndërsa në Perëndim SHBA-të dhe Anglia etj. “Të dashur shokë … po ju vëmë në dijeni të gjendjes dhe të masave që duhet të merrni, e sidomos në lidhje me situatën e brendshme. Ofensiva e madhe sovjetike e kryer në një stil të gjerë dhe të ri dhe në një front prej më tepër se njëmijë kilometra, shkon pra tuj çlirue qytete dhe krahina të gjëra.

Përpara tankseve, avionëve dhe përpara strategjisë gjeniale të shokut tonë të madh Stalin, banda e Hitlerit dhe strategjia e tij gjoja e pathyeshme e gjermanëve pësoi thyerjen e turpshme dhe Ushtria e Kuqe lavdiplotë e udhëhequr prej Partisë Bolshevike po përgatit çlirimin e shpejtë të B. Sovjetik dhe të popujve të tjerë…! Gjendja n’Itali pati një zhvillim shumë të shpejtë mbas hapjes së Frontit të Dytë të Perëndimit, n’Italinë Jugore.

Italia u dorëzua pa kondita…”. Mesa duket, që nga kjo kohë Enver Hoxha, veçmas drejtuesve të tjerë, ka qenë shumë më i kujdesshëm për të ardhmen e pushtetit sesa fatet e Luftës, pasi pas goditjes së gjermanëve nga “Ushtria e Kuqe” në Kursk, shënohet në fakt dhe “Perëndimi” i Ushtrisë Hitleriane dhe fitorja e sigurt e “aleatëve”. / Memorie.al

                                                                       Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 12 Mars 2026

Next Post

“Shkodra dhe Korça na kanë sjellë të sëmurë mendorë dhe fizikë, apo familja e Hasan Vulës, prej 11 personash, të mitur dhe pleq, vetëm një djalë 14 vjeç, është krah pune...”/ Letra për Hysni Kapon, janar ‘63

Artikuj të ngjashëm

“Në korrikun e 1943-it, në Voskopojë, u takova për herë të parë me Enver Hoxhën, ai binte në sy nga tjerët, se ishte i veshur shumë mirë, dhe tepër simpatik, por…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës!
Personazh

“Nisur nga fakti, se Skrapari e Mirdita, ngjasojnë në zakone e tradita, Gjin Marku fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe fjala e tij ishte ligj, pasi ai dinte të…”/ Dëshmia e kolonel Skënder Malindit

March 12, 2026
“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta
Personazh

“Shqyptarë, ase vagabondët jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë, pasi rreziku ma i madh i Shqypnisë, janë…”/ Çfarë thoshte At Gjergj Fishta, në vitin 1921?

March 9, 2026
“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42
Personazh

“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42

March 8, 2026
“Çfarë tha Fishta për mua dhe ç’më ndodhi kur përktheva katër vargjet e fundit të Dantes në Fushë-Krujë…”?! / Dëshmia e panjohur e Pashko Gjeçit dhe letra për Enverin
Personazh

“Pas ’91-it, kur e pyetën Flora Satën; si ishte e mundur, që ‘Shulja’ me Beqir Minxhozin dhe ato tre zonjat, u larguan nga baza, kurse Qemal Stafa mbeti aty, ajo…”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 7, 2026
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Personazh

“Në vitet 1940 – ‘41, Enver Hoxha si me shaka, e pyeste babain tonë; more Neki Bej, besoj se vëllait të Nuredin Bej Vlorës, ja kanë besuar ruajtjen e parave të sojit tyre…”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 7, 2026
“Vëllezërit fotografë, Vito, i dërguan një kartolinë Alizotiot, ku në kokën e tij, kishin vënë Papën e Romës, por kur ai u tha se e kishte dërguar në Degë…”/ Historia e panjohur e librarit të Gjirokastrës
Personazh

“Selfot, Omarët, Kokalarët etj., që gëzonin privilegje mbi Hoxhat, ju nënshtruan të parët gjenocidit të Enver Hoxhës, pasi dëshira e tij për t’iu zhvatur pasurinë…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 5, 2026
Next Post
“Shkodra dhe Korça na kanë sjellë të sëmurë mendorë dhe fizikë, apo familja e Hasan Vulës, prej 11 personash, të mitur dhe pleq, vetëm një djalë 14 vjeç, është krah pune…”/ Letra për Hysni Kapon, janar ‘63

“Shkodra dhe Korça na kanë sjellë të sëmurë mendorë dhe fizikë, apo familja e Hasan Vulës, prej 11 personash, të mitur dhe pleq, vetëm një djalë 14 vjeç, është krah pune...”/ Letra për Hysni Kapon, janar ‘63

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme