• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, January 29, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në revistën ‘Diturija’, gusht 1909, në rubrikën ‘Lajme të shkurtra’ thuhet; ‘Mësojmë se prej Korçe, u bë një kërkesë në Vilajet të Manastirit, për kënetën e Maliqit…”/ Historia e panjohur e atdhetarit Llambi Kotta

“Në letrën që ai i dërgon Fehim bej Zavalanit, një nga organizatorit kryesor të Kongresit të dytë të Manastirit, në mes të tjerash i kërkon që alfabeti…” / Historia e panjohur e atdhetarit Llambi Kotta
“Zyrtarë të Departamentit të Shtetit, janë në pritje për heshtjen tuaj të gjatë, në lidhje me çështjet midis SHBA-ve, dhe…”/ Letrat e panjohura të Nolit me Enverin, për anëtarësimin Shqipërisë në OKB, në ’46-ën
“Në letrën që ai i dërgon Fehim bej Zavalanit, një nga organizatorit kryesor të Kongresit të dytë të Manastirit, në mes të tjerash i kërkon që alfabeti…” / Historia e panjohur e atdhetarit Llambi Kotta
“Në letrën që ai i dërgon Fehim bej Zavalanit, një nga organizatorit kryesor të Kongresit të dytë të Manastirit, në mes të tjerash i kërkon që alfabeti…” / Historia e panjohur e atdhetarit Llambi Kotta
“Në letrën që ai i dërgon Fehim bej Zavalanit, një nga organizatorit kryesor të Kongresit të dytë të Manastirit, në mes të tjerash i kërkon që alfabeti…” / Historia e panjohur e atdhetarit Llambi Kotta
Zbulohet letra e Dr. Krasniqit kundër Mit’hat Frashërit: “Kontributi i juej i çmuem, për sa i përket idesë së nji Shqipnie etnike…”/ Kontraditat e mërgatës politike shqiptare

Nga Llambi Kotta

Pjesa e dytë

Memorie.al / Në nëntor të vitit 2009, bije zilja e telefonit të shtëpisë time dhe një zë nga larg prezantohet dhe thotë: – “Jam Elida Jorgoni. Kërkoj Z. Llambi Kota”? –“Unë jam”, – ia ktheva. – “Doja t’ju pyesja, – vazhdoi ajo , – si quhet gjyshi juaj”? “Llambi Kota”, – ja ktheva unë. – “Atëhere, – tha ajo, – më së fundmi të gjeta dhe më dëgjo me vëmendje. Me rastin e festimeve kushtuar 100 vjetorit të Kongresit të dytë Kombëtar të Manastirit, që u zhvillua nga data 09 deri më 11 prill 1910, në qytetin e Manastirit, është ngritur një komision organizativ për të drejtuar dhe udhëhequr gjithë punën për të realizuar tërë programin e përcaktuar për organizimin e festimeve. Ndër të tjera komisioni po përpiqet të gjej dhe të ftoj për të marrë pjesë në ceremoninë e festimeve delegatë të Kongresit dhe në pamundësi të tyre, pinjoj, bijë apo bija të tyre.

                                                               Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në letrën që ai i dërgon Fehim bej Zavalanit, një nga organizatorit kryesor të Kongresit të dytë të Manastirit, në mes të tjerash i kërkon që alfabeti…” / Historia e panjohur e atdhetarit Llambi Kotta

“Karagjozatët ishin shumë të pasur, prej tyre kanë dalë edhe disa patriotë, por ata shquhen edhe për jetëgjatësinë, pasi Ali Karagjozi jetoi 120 vjet…”/ Historia e një prej fiseve më të njohura të Gjirokastrës

LLAMBI KOTA NDËR DELEGATËT DHE PËRFAQËSUESIT E KORÇËS NË KONGRESIN KOMBËTAR TË DIBRËS (23-29 KORRIK 1909 NË DIBËR) DHE VEPRIMTARIA POLITIKE, EKONOMIKE, KULTURORE E TIJ NË QYTETIN E KORÇËS, GJATË VITEVE 1908-1910

Veç letrës së mësipërme, pas një pune të pandërprerë, në burime të tjera kam gjetur të dhëna të reja që e ndriçojnë më tej veprimtarinë patriotike, politike dhe shoqërore të Llambit. Në revistën kulturore, letrare e shkencore “Diturija”, që botohej nga “Lumo Skëndo” (Mit’hat Frashëri), numri i parë i së cilës doli më 1 janar 1909 në Selanik, në numrin e tetë të saj, pra në muajin gusht 1909, në rubrikën: “Lajmet dhe të rat e vendit” (“lajmet dhe të rejat e vendit)”, ndër të tjera shënohet: “Delegatë të Korçës për në Kongresin e Dibrës, u zgjodhën Hafëz Ali Korça, Llambi Kotta. Hymer Beu, Loni Logori”.

(Sikurse dihet Kongresi i Dibrës u mbajt nga 23 deri 29 korrik 1909 në qytetin e Dibrës dhe shqyrtoi probleme të arsimit dhe të shkollave shqipe). Ky burim historik më dha një fakt të rëndësishëm. Prej tij mësova se Llambi Kotta qenka zgjedhur një nga katër delegatët (përfaqësuesit) e Korçës, për Kongresin e Dibrës. Kjo më gëzoi dhe më entuziazmoi shumë, sepse e dhëna përbën një fakt që dëshmoni se Llambi Kotta në vitin 1909, paska qenë figurë dhe personalitet mjaft i njohur në qytetin e Korçës.

Ai paska gëzuar besimin dhe respektin e korçarëve, të cilët i dhanë të drejtën t’i përfaqësonte në atë mbledhje kombëtare, d.m.th., Llambi Kotta paska qenë figure e nderuar patriotike që jo vetëm ka marre pjesë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, por kishte arritur në nivelin e liderëve të saj, aq sa populli patriot, i kulturuar, arsimdashës, trim dhe punëtor i Korçës, i besonte dhe e nderonte, duke i dhënë të drejtën ta përfaqësonte në atë mbledhje kombëtare me rëndësi për fatet e Kombit Shqiptar.

Po ashtu në shtypin e vitit 1909, i cili shpërndahej në qytetin e Korçës, ka mjaft lajme dhe njoftime për ngjarje e veprimtari publike ku përmendet edhe emri i Llambi N. Kotta, si një nga organizatorët, kontributorët material dhe pjesëmarrësit më aktiv të ngjarjeve që ishin në favor të zhvillimit ekonomik, duke krijuar fronte pune dhe në interes të përmirësimit të shëndetit të popullit të qytetit të Korçës e, të krahinave për rreth saj dhe më gjerë. Ja disa njoftime të shtypit: Revista “Diturija” e muajit gusht 1909, në rubrikën: “Të ra. Të shkurtra”, jep dy lajme. Në të parin theksohet: – “Mësojmë se prej Korçe, u bë një kërkim (kërkesë—Ll.K.) në Vilajet të Manastirit, për Kënetën e Maliqit.

Kërkimi u bë prej zotërivet Loni Logori, Llambi Kota, Qani dhe Hysejn be. Për të qeruar (tharë-Ll.K.) këtë kënetë, duhen afro 15 mijë lira, të cilat do të gendene prej një shoqërije anonime me aksione. Pandehet se nja 30 mijë streme (dynymë), do të dalë shesh dhe kështu do t’i bëhet një shërbim shumë i madh vendit, se do të pastrohet dhe Fusha e Korçës dhe do te hapet pune që të mundnin t’e ushqehen me mijë njerëz. Urojmë që kjo shoqëri të mundin te mbarojnë qëllimet e saj”. Në lajmin e sipërshënuar, shihet qartë se Llambi Kotta ishte ndër nismëtarët dhe hartuesit e kërkesës drejtuar Vilajetit të Manastirit, për të lejuar me vendim të posaçëm, tharjen e Kënetës së Maliqit.

Ky akt, ndërmerrej në zbatim të programit politik të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, të shpallur me veprën e Mendimtarit të madh Sami Frashëri; “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e, çdo të bëhet”? – vepër madhore e mendimit politik të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ku është formuluar strategjia e taktika e saj dhe është përpunuar në mënyrën më të plotë programi i Rilindjes. “Fjalor Enciklopedik Shqiptar”, vëllimi III, faqe 2617, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë 2009. Në atë vepër të Sami Frashërit, ndër të tjera përcaktohej ndërtimi i pushteteve dhe zhvillimi ekonomik i vendit, ku rol të veçantë do të kishte bujqësia në zhvillimin e së cilës do të ndikonte tharja e kënetave dhe përfitimi i tokave me pjellori të lartë.

Organizimi dhe ngritja e pushteteve qendrore dhe lokale, duhej të bazoheshin në traditën e popullit tonë, mbi bazën e pleqësive dhe në krye të zgjidheshin në mënyrë demokratike njerëzit që kishin pasuri, gëzonin respektin e popullit, që kishin marrë arsim e dituri në një ose në disa universitete. Llambi Kotta u frymëzua nga ajo platformë dhe e mbështeti atë duke zbatuar idetë e saj në veprimtarinë e tij. Qysh në krijimin e shoqërisë të patriotëve shqiptarë në Aleksandri, e cila drejtohej nga Pleqësia, Kryetari i saj u zgjodh ai në mënyrë demokratike me shumicë votash, në mbledhjen e shoqërisë.

Gjatë muajit tetor 1909, Revista “Lidhja Orthodhokse”, në numrin 6, në rubrikën “Njoftime”, publikoi dy lajme të rëndësishme. Në lajmin e parë që e publikoi në datën 9 tetor, njoftonte se:-“Pleqësia e Shoqërisë, ‘Band e Lirisë’, …ka nderë të emërojë mirëbërës de këta të nderçim dhe të ctrenjtë atdetare, të cilët patnë mirësinë t’i ndihmojnë coqërisë. Këta të ndercim Z-nj janë: Z. Llambi Kotta, Vasil Logori, Cahin Kolonja, Kristo Meksi, Petro Terpo etj”. Ja pra një sferë tjetër, sfera e kulturës, ku ndihej dhe vlerësohej aq lart kontributi dhe ndihma e Llambi Kotta-s. Ai ishte ndër personat që kontribuonte për forcimin dhe konsolidimin e atij formacioni artistik të qytetit të Korçës, që luante rol të rëndësishëm në jetën artistike të qytetit.

Ne lajmin e dyte që publikoi në fund të tetorit revista njoftonte se: “Në Manastir u da (dha—H.K.) vendim që gjoli i Sovjanit të qerohet prej një Kompani Korçare, me Z. Loni Logori ede Llambi Kotta në krye, ede pritet për së cpejti të vijë një inciner për të matur kufitë. Kjo lajm gëzojti gidë (gjithë—H.K.) kazanë tonë, se përvec begatisë do të kemi ede shëndenë, se ky i prishte klimën”. Në këtë lajm bije në sy fakti se Llambi Kotta dhe Loni Logori, ishin në krye (drejtuesit), të një kompanie Korçare të cilës me vendim të autoriteteve të Vilajetit të Manastirit, iu dha e drejta të thante Gjolin e Sovjanit, që ndodhej afër kënetës së Maliqit.

Duke e analizuar më tej lajmin e sipërshënuar, vëmë re se Llambi Kotta, duke qenë një nga drejtuesit e një kompanie Korçare, pra del si sipërmarrës dhe jo thjesht një nismëtar apo organizator i një veprimtarie me karakter ekonomiko-social, por edhe si një personalitet i angazhuar për zgjidhjen e problemeve që shqetësonin banorët e qytetit të Korçës, por edhe të fshatrave e të krahinave rreth saj. Faktet e mësipërme, janë mjaft të vlefshme, sepse hedhin dritë të re dhe të panjohur deri tani, mbi rolin dhe veprimtarinë e Llambi Kotta-s në jetën ekonomike-shoqërore, politike e kulturore të Korçës.

Siç del qartë nga faktet e mësipërme, Llambi ka qenë ndër nismëtarët dhe organizatorët e nismës më të rëndësishme për tharjen e Kënetës së Maliqit. Kjo dëshmon se ai ishte i bindur dhe i ndërgjegjshëm për vlerat e mëdha e të gjithanshme që do të kishte ky veprim, në fushën e zhvillimit të ekonomisë, për përmirësimin e jetës së fshatarësisë dhe të qytetarëve të Korçës. Kjo tregon se Llambi Kotta ishte personalitet vizionar, që kishte njohuri për rrugët e zhvillimit ekonomik.

Ai nuk ishte një soditës pasiv i ngjarjeve dhe i gjendjes, përkundrazi ishte mjaft aktiv, ishte njeri i veprimit konkret, jo vetëm për parashtrimin e ideve por edhe kontributor material dhe organizator për realizimin e tyre, në të mirë të komunitetit, pra mirëbërës. Pikërisht këtë tipar të tij e vë në dukje shtypi i kohës. Po të shikojmë me vëmendje shtypin e kohës, ai qëndroi në Korçë gjatë gjithë verës, sikurse shprehen gazetat ai e “kaloj tërë beharin në Korçë”, dhe në tetor Llambi Kotta shkoj për në Misir (Egjipt).

Të dhënat që parashtruam më lart, dëshmojnë për përkushtimin dhe këmbënguljen e Llambi Kott-as për realizimin e qëllimit të vet, deri në marrjen e vendimit nga autoritetet e Vilajetit të Manastirit, për tharjen e Kënetës së Maliqit në kazanë e Korçës. Veç iniciativave ekonomike, sikurse thekson shtypi e kohës, ai shquhej edhe për kontributet dhe ndihmesat që jepte për gjallërimin e jetës kulturore të qytetit, duke financuar edhe për ngritjen e forcimin e grupit artistik “Band e Lirisë”, të qytetit të Korçës.

Për Llambi Kotta-n duhet vënë dukje një veçori që e dallon dhe e rendit figurën e tij pranë patriotëve të mëdhenj të kombit tonë, edhe ai sikurse ata edhe pse larg atdheut, në mërgim në Aleksandri, në tokë të huaj, mendja e tij punonte për Shqipërinë dhe shqiptarët, për atdheun e tij, që nuk e harronte asnjëherë, për asnjë çast dhe në asnjë rrethanë e situatë.

Deri tani kemi zbuluar vetëm këto të dhëna që parashtruam më lart, të cilat pasqyrojnë veprimtarinë e gjerë dhe të shumanshme të Llambi Kotta-s, gjatë gjysmës së dytë të dekadës së parë të shekullit XX-të, (posaçërisht gjatë viteve 1908-1910), pra para Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Për periudhën nga 1910 deri më 1918, nuk kemi gjetur asnjë dokument. Nuk na besohet që LLambi Kotta ta ketë ndërprerë aktivitetin. Pohojmë kështu sepse kemi gjetur dokumente që dëshmojnë për veprimtarinë e tij, në vitet 1919-1920.

ASPEKTE NGA VEPRIMTARIA PATRIOTIKE KOMBËTARE E LLAMBI KOTA-s, GJATE PERIUDHËS 1918-1919, NË ALEKSANDRI TË EGJIPTIT

Gjatë kërkimeve në Arkivin Qendror Shtetëror, zbuluam edhe dokumente që evidentonin veprimtarinë politike intensive dhe të fuqishme të emigrantëve shqiptare në Egjipt dhe veçmas të kolonisë shqiptare të Aleksandrisë, ku midis të tjerëve dallohej Llambi Kota. Në këto dokumenta vihet në dukje edhe veprimtaria e gjyshit tim, Llambi Kota, roli dhe kontributet e tij, mendimi dhe pikëpamjet politike e shoqërore, qëndrimi, alternativat që parashtronte ai për zgjidhjen e çështjeve që shtroheshin për forcimin e pandërprerë të punës e të ndihmesave të emigrantëve shqiptarë, në interes të zhvillimit dhe të forcimi të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Gjithashtu në këto dokumente pasqyrohen me detaje postet dhe  detyrat që i besuan Llambi Kotta-s, jo vetëm emigrantët shqiptarë të Aleksandrisë ku jetonte dhe vepronte ai, por edhe gjithë emigrantët shqiptarë të Egjiptit, aq sa i dhanë detyrën më të lartë të Kryetarit të “Pleqësisë së Përhershme” të tyre, e cila ishte organi më i lartë drejtues dhe përfaqësues i tyre. Dokumentet janë kryesisht proces-verbale mbledhjesh, të organizuara në vitet 1918-1919, gjatë periudhës që zhvillonte punimet Konferenca e Paqes në Paris, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore më 11 nëntor 1918, të cilat gjyshi im i ka firmosur Ll.N.Kotta, duke më ngjallur firmën e babait tim, Jorgji Kota, i cili firmoste me dy tt J. Kotta.

Siç dihet Konferenca e Paqes u hap zyrtarisht më 18 janar 1919. Megjithëse Shqipëria mbajti qëndrim asnjanës gjatë Luftës së Parë Botërore, Konferenca e Paqes nuk i përfilli kërkesat e drejta të delegacionit shqiptar për të ruajtur pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Shtetit Shqiptar dhe për të rishikuar kufijtë në favor të tij, duke përfshirë brenda tyre ato territore shqiptare që ishin shkëputur më 1878 e 1913. Në Konferencën e Paqes, jo vetëm nuk u morën parasysh kërkesat e drejta të shqiptareve, përkundrazi u përkrahën kërkesat shoviniste të Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë, në dëm të Shqipërisë dhe u hartuan plane për copëtime të mëtejshme dhe zhdukjen e saj nga harta politike e Europës, si shtet i pavarur dhe sovran.

Në kushtet kur Shqipëria ishte e pushtuar nga forcat ushtarake të palëve ndërluftuese, ishte e pamundur organizimi dhe zhvillimi intensiv i Lëvizjes kombëtare brenda Shqipërisë, ndaj për zhvillimin e saj ndihmesa të mëdha dhanë shqiptarët e emigruar. Pikërisht për këto arsye jo vetëm në Shqipëri, por edhe kudo ku ndodheshin shqiptarë, nisi lëvizja për t’iu kundërvënë planeve antishqiptare që hartoheshin në Konferencën e Paqes. Në këtë proces u angazhuan dhe dhanë ndihmesën e tyre të vyer edhe emigrantët shqiptarë në Egjipt. Angazhimi,veprimtaria dhe kontributet e tyre në ato momente të vështira dhe të rënda për fatet e Atdheut, pasqyrohet në proces-verbalet e mbledhjeve të organizuara prej tyre.

Gjithsesi, duhet të theksoj se proces-verbalet kanë ndërprerje, nuk janë të plota dhe të vazhdueshme! Sidoqoftë po paraqes gjithçka kam mundur të gjej deri tani. Nuk kam qëllim të bëjë historinë e veprimtarisë patriotike kombëtare të tyre, por synoj që duke shfrytëzuar këto proces-verbale, të nxjerr prej tyre dhe të evidentoj veprimtarinë atdhetare të Llambi Kotta-s, e cila deri tani nuk njihej. Këto proces-verbale dhanë mundësinë të zbulohet puna dhe kontributi i tij në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare. Ky është qëllimi i vetëm i këtij punimi. Gjithsesi nuk kam asnjë pretendim.

Proces-verbali i parë (ndonëse jo i plotë), pasqyron zhvillimin e një mbledhjeje më 14 dhjetor 1918 në Aleksandri. Sipas përmbajtjes së këtij proces-verbali, rezulton se mbledhja e 14 dhjetorit në Aleksandri, është diktuar nga nevoja e forcimit të bashkëpunimit të shqiptarëve të Misirit, që kishte theksuar mbledhja e Shqiptarëve të Misirit në Kajro, me të parën e dimërorit 1918 (më 1 dhjetor 1918), e cila zgjodhi edhe një komision të përkohshëm në të cilin si përfaqësues të shqiptarëve të Aleksandrisë, u zgjodhën Llambi Kota dhe Leonidha Naçi. Meqenëse nuk ishin lajmëruar shqiptarët e Aleksandrisë nuk muarën pjesë në mbledhjen e të parës dimërorit 1918 (1 dhjetorit 1918) në Kajro.

Prandaj Komisioni i zgjedhur nga mbledhja e asaj dite (1 dhjetor 1918), i mbledhur më 7 dhjetor 1918, vendosi të dërgonte tek Shqiptarët e Aleksandrisë dy prej anëtarëve të tij; N. Kasnecin dhe Sotir Pluska, të cilët do njoftonin për zhvillimin e mbledhjes së Kajros dhe vendimin e saj për zgjedhjen e një komisioni të përkohshëm, në të cilin prej shqiptarëve të Aleksandrisë ishin zgjedhur Llambi Kota dhe Leonidha Naçi dhe do të kërkonin bashkëpunimin e tyre, si përfaqësues të Aleksandrisë me anëtarët e tjerë të Komisionit. / Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

”Akuza e komunistëve ndaj Fishtës, është se ai pranoi titullin e antarit të Akademisë së letrave në Romë, akorduar nga qeveria italiane, por ai s’ishte funksion politik, si p.sh. Omer Nishani...”/ Shkrimi i panjohur i Ali Këlcyrës

Next Post

“Ata ja kanë dhënë, por po të mundin, t’ja heqin dhe mendoj se s’duhet dhënë, nuk e di se ç’farë bën tani kjo...”?/ Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi

Artikuj të ngjashëm

“Ky bashkim i abeceve, kjo ndarje nga një çështje bizantine, që na nxinte faqen gjer më sot, është pema …”/ Shkrimi i Mid’hat Abdyl Frashërit për Kongresin e Manastirit, 22 nëntor 1908
Personazh

“Në letrën që ai i dërgon Fehim bej Zavalanit, një nga organizatorit kryesor të Kongresit të dytë të Manastirit, në mes të tjerash i kërkon që alfabeti…” / Historia e panjohur e atdhetarit Llambi Kotta

January 29, 2026
“Karagjozatët ishin shumë të pasur, prej tyre kanë dalë edhe disa patriotë, por ata shquhen edhe për jetëgjatësinë, pasi Ali Karagjozi jetoi 120 vjet…”/ Historia e një prej fiseve më të njohura të Gjirokastrës
Personazh

“Karagjozatët ishin shumë të pasur, prej tyre kanë dalë edhe disa patriotë, por ata shquhen edhe për jetëgjatësinë, pasi Ali Karagjozi jetoi 120 vjet…”/ Historia e një prej fiseve më të njohura të Gjirokastrës

January 26, 2026
“Në qershor 1955, me porosi të Enver Hoxhës, dënohet me gjashtë vjet heqje lirie, me akuzën ‘agjitacion e propagandë’, por me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Esatit, ai…”/ Historia e trishtë e Dr. Dishnicës
Personazh

“Në gusht 1943, te zyra e shtypit komunist në Prefekturën e Beratit, që kontrollohej nga PKSH-ja, më ra në dorë një letër e firmosur nga ‘Shpati’, Enver Hoxha, ku thuhej…”/ Dëshmia e Sejfi Protopapës nga SHBA-ja

January 26, 2026
“Rumenë, shqiptarë, grekë, sllavë, latinë etj., e trajtojnë dhe e respektojnë si bashkëqytetaren e tyre të palodhur Dora d’Istrian, sepse…”/ Historia e panjohur e princeshës së famshme me origjinë shqiptare
Personazh

“Rumenë, shqiptarë, grekë, sllavë, latinë etj., e trajtojnë dhe e respektojnë si bashkëqytetaren e tyre të palodhur Dora d’Istrian, sepse…”/ Historia e panjohur e princeshës së famshme me origjinë shqiptare

January 25, 2026
“Në Berat isha në një klasë me Margarita Tutulanin, ajo ishte shumë e bukur dhe Namik Mehqemeja, Resul Dollani, Vangjel Myzeqarin etj., ishin dashuruar pas saj,…”/ Dëshmia e rrallë e Sejfi Protopapës nga SHBA-ja
Personazh

“Në Berat isha në një klasë me Margarita Tutulanin, ajo ishte shumë e bukur dhe Namik Mehqemeja, Resul Dollani, Vangjel Myzeqarin etj., ishin dashuruar pas saj,…”/ Dëshmia e rrallë e Sejfi Protopapës nga SHBA-ja

January 25, 2026
“Dora d’Istria është pranuar nga shumë akademi të Europës, Azisë së Vogël, si dhe antare nderi e shoqatës Arkeologjike të…/ Historia e panjohur e princeshës me origjinë shqiptare, në qytetërimin europian
Personazh

“Dora d’Istria është pranuar nga shumë akademi të Europës, Azisë së Vogël, si dhe antare nderi e shoqatës Arkeologjike të…/ Historia e panjohur e princeshës me origjinë shqiptare, në qytetërimin europian

January 25, 2026
Next Post
“Ata ja kanë dhënë, por po të mundin, t’ja heqin dhe mendoj se s’duhet dhënë, nuk e di se ç’farë bën tani kjo…”?/ Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi

“Ata ja kanë dhënë, por po të mundin, t’ja heqin dhe mendoj se s’duhet dhënë, nuk e di se ç’farë bën tani kjo...”?/ Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme