Nga Dashnor Kaloçi
Pjesa e gjashtë
Memorie.al / Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Turke. Një nga deputetët e parë shqiptarë që u zgjodhën për në Parlamentin e parë të Turqisë, i cili hapi punimet në dhjetorin e vitit 1877, ishte Abdyl Frashëri. Por ai parlament nuk pati jetë të gjatë, pasi u prish nga vetë Sulltani, për shkak të fillimit të Luftës Ruso-Turke. Pas prishjes së parlamentit të parë të Turqisë, pati edhe disa tentativa të tjera për zgjedhje, por që të gjitha dështuan për shkaqe të ndryshme. Zgjedhjet e para dhe të rregullta në Shqipëria u mbajtën vetëm në vitin 1908, kur në Turqi erdhën në fuqi xhonturqit. Ato zgjedhje nuk ishin direkte, por me përfaqësim, apo siç janë njohur ndryshe; me zgjedhës të dytë.
Parlamenti i parë i Turqisë u hap më 10 dhjetor të vitit 1908 dhe aty nga 266 deputetë, 27 prej tyre ishin shqiptarë të zgjedhur në katër vilajetet e Shqipërisë. Në atë kohë anëtarët e Komitetit “Bashkim-Përparim”, në Turqi ku bënin pjesë dhe shumë shqiptarë, u ndanë dhe u grupuan në tre grupime politike. Grupimi i parë ishte “Bashkim-Përparim” (partia turko-maqedonase) me 164 deputetë, ku 130 ishin turq, 5 arabë, 1 grek dhe 15 shqiptarë, të cilët kryesoheshin nga Hasan Prishtina, deputet i Kosovës.
Në grupin e dytë që quhej: “Bashkimi-Liberal”, (partia greko-shqiptare) ku bënin pjesë 45 deputetë, kishte 12 shqiptarë të cilët kryesoheshin nga Ismail Qemali. Ndër deputetët e tjerë shqiptarë që kishte asokohe Parlamenti i Turqisë, ishin dhe Esad Pashë Toptani, Nexhip Draga, Rexhep Pashë Mati etj. Pas vitit 1908, pati edhe disa zgjedhje të tjera ku shqiptarët vazhdonin të votonin për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Turqisë dhe ajo gjë zgjati deri në nëntorin e vitit 1912 kur u shpall Pavarësia dhe Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisë.
Kurse zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në pranverën e vitit 1921, pasi deri në atë kohë ato nuk ishin zhvilluar për shkak të Luftës së Parë Botërore, ku ishte përfshirë dhe Shqipëria. Parlamenti i parë Shqiptar u hap më 21 prill të atij viti dhe godina e parë e Parlamentit Shqiptar ka qenë aty ku është sot Akademia e Shkencave dhe në atë parlament morën pjesë 76 deputetë, të cilët u zgjodhën pas një procesi relativisht të rregullt nga nëntë prefekturat e vendit, si: Berati, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Kosova, Shkodra, Vlora dhe ajo e kolonisë shqiptare të SHBA-së.
Ashtu si dhe në të kaluarën, ato zgjedhje u bënë me sistem përfaqësimi, apo siç njihen ndryshe me zgjedhës të dytë, ku në bazë të ndarjes territoriale, përfaqësuesit e çdo krahine kishin të drejtë të zgjidhnin deputetin e tyre. Sa më sipër, si dhe një historik të shkurtër të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që nga ajo periudhë e deri në vitin 1991, Memorie.al i ka publikuar në numrat e kaluar, këtu po publikojmë të plotë Statutin Themeltar të Republikës Shqiptare, (Kushtetuta) të vitit 1925, ku një vend të veçantë zë edhe legjislacioni i zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, si dhe rregullorja e Parlamentit, me të drejtat e detyrat e deputetëve, e cila është botuar nga Shtypshkronja “NIKAJ”, në vitin 1925.
Statuti themeltar i Republikës Shqiptare (1925)
(Tiranë, Shtypshkronja “Nikaj” 1925)
Kodi Penal 1928
Libri i Parë
NENI 48. – Kur gjendja mendore e tregueme në nenin e masipërme ka qenë e atillë që ia ka paksue tepër pandehëshmësinë pa mos ia ngrejt krejt, ndeshkimi i caktuem për fajin e bamun, zbritet në mënyrën që pason:
1) Dënimi me vdekje kthehet në burgim të randë, për një kohë jo ma pak se pesmbëdhjet vjet.
2) Burgimi i përjetëshëm kthehet në burgim të randë, ma pak se dhjet vjet.
3) Ndalimi i përjetëshëm nga ofieqet publike, kthehet në ndalim të përkohëshëm.
4) Në vënd të ndëshkimeve të përkohëshme që kalojnë të dymbëdhjetë vjetët, aplikohet po asilloj ndeshkimi nga tre deri në 10 vjet; kur ndeshkimi i përkohëshëm kalon të gjashtë por jo të dymbëdhjetë vjetët, aplikohet po asilloj ndeshkimi nga një deri në pesë vjet, e në rastet e tjera aplikohet po asilloj ndeshkimi ma pak se gjymsa e ndeshkimit që kishte me i u caktue.
5) Ndëshkimet me gjobë zbriten në gjymsën.
Në qoftë se ndeshkimi asht kudra lirisë personale, gjyqi mund t’urdhënojë që ay ndeshkim të vuhet në një stabiliment nën rojë të posaçme; por Autoriteti gjyqsuer ka të drejtë të provokojë këtë masë, dhe në këtë rast pjesa e ndeshkimit, që ka mbet, vuhet në mënyrat ordinare.
NENI 49. – Dispozitat që përmban pjesa e parë e nenevet 47 e 48, aplikohen dhe për atë i cili në kohën që ka ba fajin, ka pasë ndodhun në gjëndjen e parapame n’ato nene e, t’ shkaktue prej të dejmes akcidentale.
Kurdoherë që ajo gjëndje ka rrjeth prej të dejmes me dashje (volontaire):
1) Në rastin që tregohet në nenin 47, në vënd të dënimit me vdekje, caktohet burgim i randë jo ma pak se pesëmbëdhjet vjet, dhe në vënd të burgimit të përjetshëm, caktohet burgimi i randë jo ma pak se dhjetë vjet; në qoftë se fajtori të dehunit e ka pasë zakon, dënimi me vdekje kthehet në burgim të randë, për njëzet vjet, dhe burgimi i përjetshëm kthehet në burgim të randë jo ma pak se pesëmbëdhetë vjet. Ndeshkimi me ndalim të përjetshmë nga ofiqet publike, kthehet në ndalim të përkohëshëm dhe ndeshkimet e tjera zbriten deri në një të tretën, dhe kur fajtori të dejmen e ka ba zakon, zbriten deri në gjymsën.
2) Në rastin e parapam në nenin 48, dënimi me vdekje kthehet në burgim të përjetshëm, dhe burgimi i përjetshëm kthehet në burgim të randë, jo ma pak se tetmbëdhjet vjet, dhe kur fajtori e ka ba zakon të dejmen, në jo ma pak se njëzet vjet; sa për ndeshkimet e tjera, këto zbriten deri në gjysmën, dhe në qoftë se të dejmen e ka ba zakon, deri në dy të tretat.
Kur fajtori të dejmen e ka ba zakon, ndeshkimi kundra liriës personale, mund të vuhet në një stabiliment të posaçëm.
Zbritja e ndeshkimeve që caktohet në këto nene, nuk aplikohet në rast që fajtori dehet postafat, për me lehtësue të kryemin e fajit ose për me pregatitë një shkak ndjese (excuse).
NENI 50. – Nuk asht i ndeshkuëshëm:
1) Ay që ka vepruë në bazë të një dispozite ligjore ose të një urdhëni që ka marrun nga Autoriteti kompetent, te cilin ka qenë i detyruem t’a vejë në zbatim.
2) Ay që ka kundra-veprue tue qënë i shtërnguem nga nevoja me prapsë një violencë t’at-çastme e të pa drejtë, e cila asht drejtuë kundra personit ose nderit (chasteté) të vet ose të tjetrit, dhe për me prapsë atë violencë nuk ka pasun as kohë as mjete të tjera ma të lehta.
3) Ay që ka veprue tue qenë i shtrënguem nga nevoja me shpëtue vedin ose te tjerët, nga një rezik i math dhe i gadëshëm (imminent), kundra jetës se tij ose të tjetrit, të cilin rrezik nuk e ka shkaktuë me dashje, as që ka muejt m’e praps me ndonji mënyrë tjetër.
4) Ay që ka vepruë tue qenë i shtreguem nga një forcë materiale e pamundëshme (irresistible) ose nga frikësime të bashkueme me një rrezik kundra jetës, trupit ose ndérit (chasteté) të vet ose të prindëve, ose të paslindunve prej gjaku, ose vllezënve ose motrave ose bashkëshortit të vet, kur ay rrezik asht i gadëshëm (imminent) dhe nuk ka qene e mundun m’e ndalue ndryshe.
Në rastin e parapamë në numrin 1, në qoftë se vepra e bamun për m’eksekutue urdhënin e një nëpunësi zyrtar formon faj, ndeshkimi i caktuem për atë faj, i vihet nëpunësit që ka dhanë atë urdhën.
NENI 51. – Ay që, tue ba një vepër në cirkonstancat e parapame në nenin e ma sipërmë, ka kapërcye kufinat q’i cakton ligja, autoriteti, nevoja, ose shtrëngimi, ndeshkohet me burgim për një kohë jo ma pak se dhjetë vjet, kur ndeshkimi i caktuem prej ligjës asht vdekja; kur ndeshkimi për fajin e bamun asht burgim i përjetshëm, ndëshkohet me burgim jo ma pak se gjashtë vjet, dhe në rastet e tjera ndeshkimi i caktuem prej ligjës për fajin e bamun zbritet në jo ma pak se nji të gjashtën e jo ma tepër se gjymsën, tue u kthye burgimi i randë në burgim, dhe ndalimi të përkokëshëm.
Por, në qoftë se në rastin e numërit 2 të nenit të ma sipërm kundravepruesi ka kalue kufinin e mbrojtjes së ligjëshme, nga shkaku se sulmi (ataque) i u ba befas ose ndjeu një tmerr të math ose, një turbullim menduer, nuk asht i ndeshkuëshëm.
NENI 52. – Ay që ka ba fajin tue qenë i rrëmbyem nga një zemrim ose nga një hidhërim i math, i shkaktuem nga një provokasion i pa-drejtë, ndeshkohet me burgim të randë jo ma pak së pesëmbëdhjetë vjet, kur ndeshkimi i caktuem prej ligjës asht vdekje, dhe kur ndeshkimi asht burgim i përjetshëm, ndeshkohet me burgim të randë jo ma pak se dymbedhetë vjet; në rastet e tjera i zbritet gjysma e ndeshkimit të caktuem për fajin e bamun.
Në qoftë se provokasioni ka qenë shumë i randë dhe i rrept, në vënd të ndeshkimit me vdekje, fajtori ndëshkohet me burgim nga tetë, deri në dymbëdhjet vjet, dhe në vënd të burgimit të përjetëshëm, ndeshkohet me burgim nga shtatë deri në dhjetë vjet, dhe ndeshkimet e tjera zbriten në një të tretën, tue kthye burgim i randë në burgim dhe ndalim i përjetëshëm nga ofiqet publike, në ndalim të përkohëshëm.
NENI 53. – Kur ndonjë njerië për shkak gabimi ose për shkak aksidenti ban një faj në dam të një personi tjetër e jo t’atij, kundra të cilit kishte drejtue veprën e vet, jo vetëm nuk i ngarkohen cirkostancat randësore që rrjedhin nga cilësia e t’ofenduemit ose të damtuemit, por edhe merren parasysh cirkostancat që do të zbritnin ndeshkimin e fajit si kur fajtori t’a kishte ba këtë faj në dam të personit kundra të cilit e kishte drejtue veprën e vet.
NENI 54. – Nuk bahen ndjekje kundra atij i cili kur ka ba fajin nuk ka mbushë moshën dhjet vjeç.
Por po të jetë se faji i bamun siell ndeshkimin me vdekje, me burgim të përjetshëm me burgim të randë ose me burgim jo ma pak se një vit, Gjyqi, mbi kerkimin e Prokurorit, mund të urdhënoj që fajtori i vogël të mbyllet në një institutë edukimi dhe përmirësimi, kur eksistojnë të këtilla; kjo mbyllje vazhdon deri sa ay të nbushin moshën njëzet vjeç dhe gjyqi kurdoherë ka të drejtë të revokojë këtë vendim të mbylljes, ose t’urdhënojë që ay i vogël t’i dorzohet prindve, ose atij të cilit ligja i ngarkon kujdesën e edukimit.
Në rast që gjyqi urdhënon t’i dorëzohet prindëve ose kujdestarit, i porositë këta që të kujdesen për ruejten dhe edukimin dhe të vërejmë sjelljet e tija, se, në rast që këta nuk e vrejnë dhe kështu i vogëli ban ndonjë delikt të çdo lloj, kanë me pague një gjobë të lehtë, nga një qint deri në pesqint fr. ari të cilen e cakton n’at vendim.
NENI 55. – Nuk ndeshkohet ay që i cili në kohen kur ka ba fajin, ka pasë mbushun moshën dhjet vjeç, por jo atë pesmbëdhjetë, dhe nuk provohet të ketë pasun një fuqi mendore çmuëse (discernement).
Por në rast që faji i bamun ndeshkohet mbas ligjës me vdekje, me burgim të përjetshëm, me burgim të randë ose me burgim ma tepër se një vit, aplikohen dispozitat e pikës II dhe III të nenit të ma sipërm.
Në qoftë se fajtori e ka pasun fuqinë çmuëse të naltë-përmendun, ndeshkimi i veprës së tij bahet si mbas rregullave të posht shenueme:
1) Në vend të ndeshkimit me vdekje ose me burgim të përjetshëm caktohet burgim nga gjashtë deri në pesmbëdhjet vjet:
2) Ndeshkimet e tjera zbriten, simbas rregulli, në numurat 4 e 5 që tregohen në nenit 48;
3) Ndeshkimet me ndalim nga ofiqet publike dhe me vrejtim t’Autoritetit të sigurimit publik, nuk aplikohen;
Këto ndeshkime vuhen në insituta të caktueme për të vegjëlit dhe nuk mund të merren si bazë për përsëritje (recidive).
NENI 56. – Ay që, kur ka ba fajin ka pasë mbushun moshën pesmbëdhjet e jo ate tetmbëdhjet vjeç ndeshkohet si mbas rregullave të poshtshenuëme:
Në vend të ndeshkimit me vdekje ose me burgim të përjetshëm, epet një ndeshkim nga dymbëdhjetë, deri në njizet vjet burgim të randë.
Kur faji sjell ndeshkim të përkohëshëm që kalon të dymbëdhjetë vjetët, epet po asilloj ndeshkim nga gjashtë deri në dymbëdhjetë vjet; në qoftë se kalon të gjashtë vjetët por jo të dymbëdhjetët, epet asilloj ndeshkimi nga tre deri në gjashtë vjet, dhe në rastet e tjera ndeshkimi zbritet në gjymsen.
Ndeshkimeve me gjobë u-zbritet një e treta;
Në qoftë se në kohen e dënimit fajtori nuk ka mbush të tetmbëdhjet vjetët, gjyqi mund t’urdhënoj që ndeshkimi kundra lirisë personale, të vuhet në një institut përmirsimi, dhe ndalimet nga ofiqet publike dhe të nënvumunit në vrejtim të posaçem t’Autoritetit të sigurimit publik, nuk aplikohen.
NENI 57. – Nuk bahen ndejkje kundra shurdh-memecit, i cili kur ka ba fajin, nuk ka pasë mbushun moshën pesmbëdhjet vjetsh.
Për të tillë fajtorë mund t’aplikohen pikat II e III të nënit 54, për deri sa të merrinjë në moshën njizet e katër vjeç.
NENI 58. – Nuk ndeshkohet shurdh-memeci i cili kur ka ba fajin sado që ka pasë mbushë moshën pesmbëdhjet vjeç por nuk provohet qi të ketë veprue me fuqinë mendore çmuëse.
Me gjith këtë, po qe se faji i tij sjell ndeshkimin me vdejke me burgim të përjetshëm, me burgim të randë ose burgim jo ma pak se një vit, gjyqi mund t’aplikojë dispozitat e pikës II e III të nënit 54, kur shurdh memeci nuk ka mbushë moshën njëzet e katër vjeç.
Në qoftë se vepruësi ka mbushë moshën njëzet e katër vjeç, gjyqi mund t’urdhënoië dorëzimin e tij në Prefekturën per m’u ba veprimet ligjore qi kan me u caktuë me ligjë të posaçme.
Në qoftë se provohet qi shurdh-memeci ka ba fajin me fuqin mendore çmuësedhe kur ka ba këtë faji nuk ka pasë mbushë moshën tetmbëdhjetë vjeç, aplikohen me përjashtimin e § I dhe II dispozitat e tjera të nenit 55, dhe në qoftë se ka mbushë moshën tetmbëdhjet vjeç aplikohen dispozitt e nenit 56.
NENI 59. – Përveç shkaqeve lehtësore të caktueme ekspresisht prej ligjës, po qe se ka çirkostanca të çmueme prej gjyqit në favor të fajtorit, në vënd të ndeshkimit me vdekje epet burgim i përjetshëm ose, burgim i randë tridhjet vjet, dhe në vnd të burgimit të përjetshëm, epet burgim i randë nga njëzet e katër, deri në tridhjet vjet, dhe ndeshkimevet të tjera i u zbritet një e gjashta, deri në një të tretën.
NENI 60. – Në kontravencionet e bamuna prej një personi qi asht nën autoritetin , direkcjonin ose vrejtimin e një tjetri, ndeshkimi veç për personin të nenvumun nën ato, aplikohet dhe për ata që kan autoritetin ose janë ngarkue me drejtimin ose vrejtimin e atij që ban fajin në qoftë se ato kontravencione u përkasin urdhënave të cilat këta ishin të detyruem t’i banin, të respektohen dhe mundeshin t’i ndalonin me kujdesinë e tyne.
Në qoftë se kontravencjoni asht ba me urdhënin e personit që ka autoritetin mbi fajtorin ose q’asht ngarkue me drejtimin ose vrejtimin e këtij, e tue shkelun dispozitat e ligjës që vetë ay ishte i detyruem prej ligjës t’i bajë të respektohen ndeshkimi aplikohet dhe vepruesin në rast që ky person ka ba kontravencionin me gjith se autoriteti Zyrtarë e kishte posaçërisht, paralajmue ose porositë.
TITULLI V
Nisiativa (Tentative)
NENI 61. – Ay që me qellim që të bajë një delikt, fillon të kryejë ketë me mjete, të afta (idonei) por për çirconstanca ndaluese, qi nuk varen nga vullndeti i tij, nuk përmbushë gjith ato që janë të nevojshme për me përmbarue atë delikt, atje ku ligja nuk cakton ndryshe, ndeshkohet si pason: Në qoftë se ndeshkimi i caktuem për deliktin asht vdekje, ose burgim i përjetshem, ndeshkohet me burgim të randë, jo ma pak se dhjet vjetë, dhe në rastet e tjera ndeshkimit i zbritet gjysma deri në dy të tretat.
Në qoftë se nisiatori me dashjen e vet heq dorë nga veprimet e të kryemit të deliktit, dënohet vetëm me ndeshkimin e caktuëm për veprën e kryeme, kur ajo formon me vehte një faj.
NENI 62. – Ay që, me qellim që të bajë një delikt, përmbushë gjith’ato që janë të duhuna për me e përmarue por se delikti nuk përmarohet nga çirkostanca të pamvaruna nga vullndeti i tij, atje ku ligja nuk urdhënon ndryshe, ndeshkohet si pason: Në qoftë se ndeshkimi i caktuem për deliktin asht vdekje ose burgim i përjetshëm, me burgim të randë jo ma pak se pesëmbëdhetë vjet e në rastet e tjera ndeshkimit të caktuem i zbritet një e gjashta deri në një të tretën.
NENI 63. – Në kontravencionet nisiativa nuk asht e ndeshkueshme.
TITULLI VI.
Bashkpunimi i shumë personave po në një faj
NENI 64. – Kur dy ose ma shumë persona bashkohen në të kryemit e një faji, seicilli nga eksekutorët dhe nga bashkëpuntorët direkt (immeditë), dënohet me ndeshkim e caktuem për fajin e bamun.
Po me ketë ndeshkim dënohet dhe ay që ka determinue tjetrin me ba fajin; por, në qoftë se vepruesi i fajit e ka krye ketë dhe për shkaqe (mo’ ifs) të veta, determinuesit i vihet në vënd të ndeshkimit me vdekje dhe të burgimit të përjetshem, burgim i randë nga njëze e pesë, deri në tridhetë vjet dhe ndeshkimeve të tjera u zbritet një e gjashta.
NENI 65. – Ay që bashkohet në të kryemit e fajit:
1) Tue eksitue tjetrin ose tue i forcuë vendimin e të kryemit të fajita, ose tue i premtue përkrahje ose ndihmë passi të kryhet faji.
2) Tue i dhanë instruksione ose tue i prokurue mjete.
3) Tue lehtësue të kryemin me përkrahjen ose ndihmën q’i jep përpara, ose kur që bahet vepra, ndeshkohet si pason:
Kur ndeshkimi i caktuem për fajin e bamun, asht vdekje ose burgim i përjetshëm, ndeshkohet me burgim të randë, për një kohë jo ma pak se dymbëdhjet vjet, dhe në rastet e tjera nga ndeshkimi i caktuem, zbritet gjysma.
Nuk bahet zbritje ndeshkimi për fajtorin e ndonjanës nga veprat e tregueme në ket nen, në qoftë se faji nuk kishte me u krye, pa bashkëpunimin e tij. Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm