• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, November 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në punën e organeve të Sigurimit të Shtetit kemi dobësi, sidomos në drejtim të Zbulimit të Jashtëm, pasi ne nuk kemi fare agjenturë dhe…”/ Diskutimi i Mehmet Shehut për Zbulimin Politik, janar ‘65

“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Në punën e organeve të Sigurimit të Shtetit kemi dobësi, sidomos në drejtim të Zbulimit të Jashtëm, pasi ne nuk kemi fare agjenturë dhe…”/ Diskutimi i Mehmet Shehut për Zbulimin Politik, janar ‘65
“Në hotelin ‘Theresa’ në ‘Harlem’, Fidel Kastro pati ‘vizitore’ një bionde të kolme bukuroshe, kurse Mehmet Shehu…”/ Historia e panjohur e liderëve komunistë botëror, në OKB, shtator 1960
“Kur kryetari i gjykatës e akuzoi Kadri Hazbiun se kishte pasur plane të vriste Enver Hoxhën, ai i’u përgjigj…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Dy oficerët e Sigurimit në Degën e Krujës, më mashtruan dhe firmosa dokumentin sikur isha i dërguari i UDB-së për…”/ Dëshmia e rrallë e kosovarit që u arratis në 1960-ën
Hetuesi dhe Punetori Operativ i Sigurimit te Shtetit duke diskutuar. Foto e viteve 60-70.bmp

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Organet e Sigurimit të Shtetit ishin konceptuar sipas përvojave jugosllave dhe sovjetike, sipas drejtimeve të Kundërzbulimit, Sigurimit të Udhëheqjes dhe Zbulimit Politik. Deri në vitin 1962, Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në Ministrinë Punëve të Brendshme, ishte organ unik. Në vitin 1956, prej saj ishte shkëputur Dega e 1-rë (Zbulimi Politik) duke krijuar Drejtorinë e Zbulimit Politik. Në vitin 1962, kjo drejtori mori një numër, ndërsa në vitet 1966-1991, u njoh me emrin Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit, në MPB-së. Qëndronte pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa oficerët kamufloheshin me detyra diplomatike, në përfaqësitë shqiptare diplomatike.

Veprimtaria e saj shtrihej jashtë vendit. Oficerët e kësaj drejtorie ngritën jashtë vendit një rrjet sekret mediokër, që nuk shërbente për asgjë. Mund të sillnin ndonjë informacion për shqiptarë të arratisur, ndërsa nga shërbimet sekrete e shteteve të tjera, informacioni ishte zero. Duke qenë se kjo ishte dështim i madh e pa produkt agjenturor, përpiqeshin me të gjitha mjetet, që ta mbanin me propaganda, sikur dinin çdo gjë, sikur bënin vrasje jashtë,= vendit, etj.

Nga Athina, Beogradi, Roma, nuk vinte asnjë informatë. Ndërsa nga vendet e tjera, as që mund të mendohej një gjë e tillë. D.m.th. Zbulimi Politik i Shqipërisë, vetëm sa gënjente veten me raporte fiktive, sikur kushedi çfarë po bënte. Nxirrte informacione nga gazetat e revistat, i përkthente keq ato dhe pretendonte se po punonte.

Gjithashtu mund të lexoni

“Asnjë e drejtë nuk u njihet shqiptarëve në Jugosllavi, u mbyll televizioni shqiptar, u anulua shtypi, por edhe deputetët shqiptarë…”/ Biseda e Ramiz Alisë me kryeministrin e Finlandës, shtator 1990

“Pasi kryetari i Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, ministri i Jashtëm i Rumanisë, i bëri presion Mehdi Frashërit, ky i dërgoi telegram urgjent Zogut…”/ Rrëfimi ndryshe i Xh. Staraveckës, për Kryengritjen e Fierit

Më 23.11.1964, Ministria e Punëve të Brendshme përpiloi raportin; “Mbi veprimtarinë e armikut në vitet 1963-1964 dhe puna e organeve të Sigurimit të Shtetit”. Ky raport u diskutua në mbledhjen Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, datës 19.1.1965. Ministri Kadri Hazbiu deklaroi se; “nuk po ia arrini qëllimit”, se sovjetikët e njihnin mirë agjenturën shqiptare jashtë kufijve dhe rrjeti ishte me probleme. Gjithsej kuadro jashtë shtetit ishin rreth 15-20. Ndër të tjera, Mehmet Shehu pranonte të vërtetën e madhe, se Zbulimi Politik ishte një hiç, që nuk jepte asgjë.

Pjesë nga diskutimi i kryeministrit Mehmet Shehu:

“Në punën e organeve të Sigurimit të Shtetit kemi dobësi, sidomos në drejtim të Zbulimit të Jashtëm. Ne nuk kemi të dhëna ç’bën armiku i jashtëm, nuk kemi një agjenturë që të na njoftojë veprimtarinë e armikut jashtë vendit. Po plasi një luftë, agjentura që kemi, na mbeti pa lidhje me ne. Objekt kryesor i Zbulimit të jashtëm, duhet të jetë në radhë të parë plani për të sulmuar Shqipërinë nga Greqia, Jugosllavia dhe Flota e 6-të amerikane.

D.m.th. nga e mbrojtjes së atdheut, ky është objekti kryesor. Shokët këtë agjenturë gjurmojnë. Prandaj nëse duhen bashkuar dy sektorët, e Zbulimit të Ushtrisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, edhe këtë mendoj ta shohim. Kjo është një gjë për t’u parë, por nuk është kryesorja. Prandaj të mendojmë thellë, të vrasim mendjen, se kemi vite të tëra, që këtë sektor nuk po e nxjerrim dot nga prapambetja”. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në burg, Loro Vata më tregonte për një Gjelosh Vata, e për nji tjetër me emrin Vogël, të dy prej Gimajve, që të rekrutuar nga Sigurimi, para se gjoja të arratiseshin, ata...”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik  

Next Post

“Kur Pader Aleksi, i tha në shqip Nanë Terezës; Do të hapim edhe kishën e fretenve këtu në Shkodër, ajo u pergjigj; Kishat i hapim na, ju shtini njerëzit mbrendë...”! / Refleksionet e studiuesit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Asnjë e drejtë nuk u njihet shqiptarëve në Jugosllavi, u mbyll televizioni shqiptar, u anulua shtypi, por edhe deputetët shqiptarë…”/ Biseda e Ramiz Alisë me kryeministrin e Finlandës, shtator 1990
Dossier

“Asnjë e drejtë nuk u njihet shqiptarëve në Jugosllavi, u mbyll televizioni shqiptar, u anulua shtypi, por edhe deputetët shqiptarë…”/ Biseda e Ramiz Alisë me kryeministrin e Finlandës, shtator 1990

November 14, 2026
Fotografi me pamje nga Fieri
Dossier

“Pasi kryetari i Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, ministri i Jashtëm i Rumanisë, i bëri presion Mehdi Frashërit, ky i dërgoi telegram urgjent Zogut…”/ Rrëfimi ndryshe i Xh. Staraveckës, për Kryengritjen e Fierit

November 14, 2026
“Unë kam qenë në Shqipëri në 1947, kam punuar në hekurudhën e rinisë Durrës – Rrogozhinë dhe pasi e përfunduam atë…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me Presidentin e Rumanisë, Ilesku, Nju Jork ‘90
Dossier

“Unë kam qenë në Shqipëri në 1947, kam punuar në hekurudhën e rinisë Durrës – Rrogozhinë dhe pasi e përfunduam atë…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me Presidentin e Rumanisë, Ilesku, Nju Jork ‘90

November 13, 2026
“Të dhjetë kufomat në katedrën e Anatomisë të fakultetit Mjekësisë, që ishin me vrimat e plumbave në kokë, u vërtetua se u përkisnin…”/ Dëshmia e rrallë e profesorit të Mjekësisë Ligjore
Dossier

“Disa ditë pas pushkatimit, sajuan letrat sikur ishte bërë gjyq, por Manol Konomi nuk e firmosi, fatkeqësisht, e firmosi…”/ Historia e ekzekutimit të 22 vetave për “bombën” në ambasadën sovjetike

November 12, 2026
“Kthimi i shumës prej 4 milionë dollar, nuk është bërë, pasi…”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret”, me relacionin e drejtorit të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, për Komitetin Qendror, dhjetor 1988
Dossier

“Kur Sekretari i Përgjithshëm Perez de Kuelar, po fliste me shokun Ramiz, ndërhyri shefi i protokollit të OKB-së dhe iu tha që…”/ Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90

November 14, 2026
Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.
Dossier

“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar, më foli për vizitën që kishte bërë në Shqipëri dhe më tha se …”Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me ministrin e Jashtëm të Kinës, Nju Jork ‘90

November 13, 2026
Next Post
“Kur Pader Aleksi, i tha në shqip Nanë Terezës; Do të hapim edhe kishën e fretenve këtu në Shkodër, ajo u pergjigj; Kishat i hapim na, ju shtini njerëzit mbrendë…”! / Refleksionet e studiuesit të njohur

“Kur Pader Aleksi, i tha në shqip Nanë Terezës; Do të hapim edhe kishën e fretenve këtu në Shkodër, ajo u pergjigj; Kishat i hapim na, ju shtini njerëzit mbrendë...”! / Refleksionet e studiuesit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme