• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, March 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në prill 1993, kur në një dhomë të errët të Katedrales së Shkodrës, Nënë Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: më jep bekimin tënd, Dom Mikeli…”/ Historia e panjohur e Kardinalit të parë shqiptar

“Kur oficerët e Ministrisë së Brendshme, i thanë Dom Mikelit, për Ernestin; ‘Gjallë e shëndoshë e ke, ai boton në Romë një revistë, ku na shan e na denigron’, ai…”/ Kujtimet e mikut të Kardinalit Koliqi
“Në prill 1993, kur në një dhomë të errët të Katedrales së Shkodrës, Nënë Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: më jep bekimin tënd, Dom Mikeli…”/ Historia e panjohur e Kardinalit të parë shqiptar
“Kur oficerët e Ministrisë së Brendshme, i thanë Dom Mikelit, për Ernestin; ‘Gjallë e shëndoshë e ke, ai boton në Romë një revistë, ku na shan e na denigron’, ai…”/ Kujtimet e mikut të Kardinalit Koliqi
“Kur oficerët e Ministrisë së Brendshme, i thanë Dom Mikelit, për Ernestin; ‘Gjallë e shëndoshë e ke, ai boton në Romë një revistë, ku na shan e na denigron’, ai…”/ Kujtimet e mikut të Kardinalit Koliqi
“Në prill 1993, kur në një dhomë të errët të Katedrales së Shkodrës, Nënë Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: më jep bekimin tënd, Dom Mikeli…”/ Historia e panjohur e Kardinalit të parë shqiptar
“Në prill 1993, kur në një dhomë të errët të Katedrales së Shkodrës, Nënë Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: më jep bekimin tënd, Dom Mikeli…”/ Historia e panjohur e Kardinalit të parë shqiptar
“Në prill 1993, kur në një dhomë të errët të Katedrales së Shkodrës, Nënë Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: më jep bekimin tënd, Dom Mikeli…”/ Historia e panjohur e Kardinalit të parë shqiptar

Nga Flori Sllatina

Memorie.al / Një portret të veçantë ia kemi kushtuar sot Kardinalit te parë shqiptar, Mikel Koliqit. Ky njeri i madh i kombit, ai që u bë shenjtor i gjallë i krishtërimit dhe i vendit të vet, që Shqipëria të reflektonte vetëm paqe, dritë e mirësi e kulturë, ka dhënë një kontribut të madh jo vetëm për krishtërimin, por edhe për artin, në fushën e muzikës dhe kulturën shqiptare. Mikel Koliqi u lind në Shkodër në 29 shtator 1902, në një familje të pasur e të nderuar. Babai i tij, Marku, ose Shani, siç e thërrisnin, ishte një tregtar i zoti dhe njeri me influencë në Shkodër. Mikeli ishte fëmija i dytë nga 8 fëmijët e kësaj familjeje (Ernesti ishte fëmija i parë dhe pas Mikelit, Guljemi, Leci, Margarita, Antonieta, Viktori, Terezina. Sot jetojnë vetëm Margarita në Shkodër dhe Terezina në Romë).

Në vitin 1911, u regjistrua në Kolegjin Saverian të etërve jezuitë në Shkodër dhe në vitin 1912, së bashku me të vëllanë Ernestin, nisen për studime në Itali, pranë dajës së tyre. Në Itali kreu me radhë Kolegjin “Arecia” dy vjet, kolegjin “Vilorez” në Monxa në vitet 1919-1924, në Breshia qëndroi një vit shkollor, në Bari mori maturën, një vit në Firence e, më pas në Milano, ku studioi dy vjet në Universitetin Politeknik, për inxhinier e më pas teologji. Mikeli gjatë këtyre viteve dallohej për një kulturë të gjerë dhe si i pasionuar pas muzikës.

I binte pianos që në moshën 17 vjeç dhe harmonisë. Ndiqte shfaqjet e ndryshme në Itali, së bashku me miqtë e shokët e tij studentë. Njëri ndër ta ishte edhe pianisti i shquar Tonin Guraziu. Në vitin 1931, në kulmin e studimeve i vetoi hiri i Zotit, për t’u bërë prift e, për t’i shërbyer me zemër popullit. Në 30 maj 1931 u shugurua meshtar nga argjipeshkvi i shquar i Shkodrës, Imzot Lazër Mjeda.

Gjithashtu mund të lexoni

“Sipas letrës së Shtabit, na përgatitëm sulmin kundër gjermanëve, por humbëm Beratin që e muarën ata dhe ne dualëm në mal…”!/ Dëshmia e rrallë e gjeneral Gjin Markut, për “kompromisin” me gjermanët  

“Në Skrapar lindi e u frymëzua lëvizja ‘Balliste’ në ’42-in, nga intelektualët skraparllinj si, A. Ermenji, M. Kapllani etj, por Gjin Marku…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur, Gjet Ndoj

Në atë kohë, në vitet ‘30 -të, Shkodra ishte në lulëzim të plotë artistik. Emra të nderuar të qytetit kishin afruar rreth vetes djemurinë shkodrane. Pa frikë thuhet se Shkodra ishte kryeqyteti i kulturës shqiptare. Padër Martin Gjoka, i pari profesionist në muzikën shqiptare, kishte krijuar me kohë rrethin e tij artistik. Njohuritë që kishte Mikeli në muzikë ishin autodidakte ndaj ai i kërkoi Monsinjor Lugj Bumçit një bursë, ose një kurs për muzikë.

Me gjithë përpjekjet e tij për të gjetur një bursë në Francë, gjë që nuk u arrit, Monsinjor Bumçi arriti që t’i gjejë një specializim një vjeçar Mikelit, pranë një kori të famshëm austriak, ku ai u specializua për dirigjent koral, që do t’i vlente më vonë në krijimtarinë e tij artistike dhe në punën e tij si meshtar e, më vonë si famullitar. Në prill të 1936-ës, u caktua famullitar i Shkodrës, kur më parë kishte shërbyer edhe si zv/famullitar i arkidioqezës së Shkodrës. Gjatë kësaj periudhe u shqua edhe si muzikolog. Kjo është edhe periudha e artë e krijimtarisë së tij muzikore.

Gjatë 10 vjetëve të tij si famullitar, krahas punës së tij si njeri i Zotit, luajti një rol të rëndësishëm në kulturën dhe muzikën shqiptare. Në vitin 1932, Mikel Koliqi krijoi një grup koral me emrin latin “Scuola Cantorum”, me kërkesa të mëdha profesionale, edhe pse ishte vetëm një kor amator. Me këtë kor që këndonte edhe në shërbesat fetare të katedrales së Shkodrës, Dom Mikel Koliqi u bë nismëtar i gjallërimit të aktiviteteve korale me vepra të autorëve të njohur të muzikës botërore, duke hedhur kështu bazat e muzikës së kultivuar shqiptare.

Ai themeloi “Veprimin katolik shqiptar”, dhe themeloi e drejtoi revistën “Kumona e së dielës” (1janar 1938 – nëntor 1944), një revistë kulturore, fetare pa harruar edhe problemet sociale, u muar me edukimin e rinisë shkodrane në mënyrë të një emancipimi të moralshëm e të natyrshëm, mbi bazat e doktrinës kristiane. Krijoi një studio ky shfaqte edhe filmat e kohës, krahas aktivitetit të tij si krijues në muzikën kishtare. Ai krijoi reth 30-40 pjesë për korin e Kishës. Këto pjesë tashmë kanë humbur, kur iu sekuestrua biblioteka dhe u zhduk gjithçka e tij.

Pjesa më e rëndësishme dhe kulminante e karrierës së tij artistike, është krijimtaria si kompozitor dhe pikërisht tre melodrama të tij. Ai vuri bazat e melodramës shqiptare.

Mikel Koliqi krijoi tre melodrama të shkruara nga poeti dhe dramaturgu i njohur Dom Ndre Zadeja. Këto ishin “Rozafa”, “Rrethimi i Shkodrës”, “Ruba e kuqe”, të cilat janë transmetuar tek ne si dorëshkrime. Por edhe ato kanë ardhur deri sot, falë një muzikantit të talentuar, njëri nga nxënësit e Tij, Tonin Harapi, i cili i ruajti këto dorëshkrime për më se 45 vjet rresht, një akt i guximshëm e që shpreh një ndërgjegje të lartë patriotike e kulturore të tij.

(Në nëntor 1998, nga kori i ri ngritur mbi emrin “Scuola Cantorum” që në vitin 1991 nga kompozitori Gjon Kapidani dhe që sot drejtohet nga kompozitori Zef Çoba, u ekzekutuan pjesë nga tre melodramat e tij. Këto melodrama i studioi dhe përpunoi nipi i tij, kompozitori i nderuar që sot nuk jeton më, Gjon Simoni)

“Kur u bëra meshtar i ri, e dinin se merresha me muzikë, -ka thënë dikur në një intervistë të tij Mikel Koliqi, para se të mbyllte sytë. – Kështu që shkrojta do pjesë fetare. Një ditë vjen në qelë në Shtëpinë e Famullisë Dom Ndre Zadeja e më hedh mbi tavolinë pjesën e shkruar letrare ‘Rozafa’. Deri në atë kohë fjalët shqip i shoqëronim me muzikë të huaj. Nuk mu duk e pëlqyeshme që këtë histori të vjetër shqiptare, ta shoqërojë një muzikë e huaj. Kështu që fillova me punue shqip. Dua të them që motivet e Rozafës janë bazuar mbi pjesët kombëtare, kështu që edhe dy melodramat e tjera, nuk kanë karakter fetar”.

Këto vepra ishin pikënisja e parë e muzikës sonë skenike. Fillimisht kjo qe për të mbajtur gjallë tek pjesëtarët e “Scuola Cantarum” interesin e frekuentimit të korit e njëkohësisht argëtimin e popullit. Muzika e melodramës së parë “Rozafa”, u muzikua gjatë muajve shkurt – mars 1936 dhe shfaqja u dha në 26 prill 1936 në Teatrin e Jezuit. Shfaqja drejtohej nga vetë Dom Mikel Koliqi, që luante edhe në piano. Kjo shfaqje u dha edhe më 3 dhe 10 maj të atij viti. Melodrama përbëhej nga tre akte me tetë numra muzikorë të gjinive të ndryshme si arie, duete, korale, këngë dhe ansamble me solistë e kor. Shfaqja zgjaste rreth dy orë, recitime plus muzikë.

“Me thanë të drejtën, pjesë nga kujtimet e Tij, këto pjesë i kam bërë shpejt e shpejt, si i kam ekzekutuar vetë në piano dhe nuk kisha kohë t’i orkestroja. Salla ka qenë e mbushur plot, kryesisht me të rinj”, kujtonte Dom Mikeli. Në këto melodramë interpretuan Loro Bytyçi në rolin e Rozafës, e më pas Nikollë Çuni, Tef Gjonej, Gjon Kujxhia, Joz Jakova, Pjetër Gjoka, Ndoc Jakova, Kolë Naraçi, Cin Lufi, Pac Luli, etj.

Melodrama “Rrethimi i Shkodrës” u muzikua mbi dramën me të njëjtin titull të Dom Ndre Zadesë dhe u shfaq në 26 prill 1937, një vit pas të parës. Edhe kjo melodramë përbëhej nga tre akte me gjashtë numra muzikorë dhe u interpretua nga “Scuola Contarum”. Melodrama “Ruba e kuqe” u shkruajt dhe u shfaq brenda vitit 1937, në 19 dhjetor. Të tria melodramat kanë karakter patriotik dhe evokojnë luftën e popullit tonë për pavarësi.

Gjatë pushtimit fashist, Dom Mikel Koliqi nuk u përzje me luftën, as me njërin krah. Vazhdoi punën e tij si famullitar dhe njëkohësisht edhe në gazetën e tij deri në 1944.

Ndërkohë kujtojmë se i vëllai i tij, Ernesti, ka një tjetër aktivitet të dendur letrar e politik. Ai bënte pjesë në kabinetin e Shefqet Vërlcit si Ministër i Arsimit (prill 1939 – dhjetor 1842). Një nga niciativat e tij më të mëdha është thirrja që u bëri mësuesve shqiptarë për të shkuar mësues në Kosovë, thirrje që ju përgjigjën shumë mësues patriotë. Në vitin 1942, shkon ambasador në Romë dhe nuk u kthye më në Shqipëri.

Por Mikeli gëzonte një respekt të madh, një njeri me influencë në Shkodër dhe kjo si dhe vëllai i tij, ka qenë një nga arsyet që ai më 2 shkurt 1945, u burgos nga regjimi komunist. Iu sekuestrua gjithçka, iu shkatërrua biblioteka dhe u zhdukën dorëshkrimet e tij. Për Dom Mikelin do të fillonte rruga e gjatë e kalvarit, një rrugë e frikshme, shumë e egër. Në vitet 1952-’53, u lirua për një kohë të shkurtër dhe më pas u ri burgos sërish, për të kaluar 38 vjet në burgjet komuniste.

Dënimin e tij e ka vuajtur në të gjitha burgjet e vendit dhe është trajtuar i veçantë, pasi jo çdo kush mund të bisedonte me të. Mbikëqyrej vazhdimisht. Shpresa tek Zoti, e mbajti gjallë në atë ferr komunist. Ndërkohë i vëllai Ernesti, ishte njeri i nderuar, personalitet në kulturën shqiptare, themelues i katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Romës. Ai mbajti ushqeu gjuhën shqipe tek arbëreshët, në programet e tij figuronin edhe emrat e shkrimtarëve që në Shqipëri e shanin, si “bashkëpunëtor” të fashizmit.

Një nga arsyet që Mikelin e kanë mbajtur peng në burg, është edhe i vëllai i tij, të cilit i bënin presion vazhdimisht se; “e ekzekutuam”, “do ta ekzekutojmë”, etj., në mënyrë që ky të mos fliste kundër regjimit dhe të mos zhvillonte veprimtari politike. Në të kundër kujdeseshin, që Mikeli të mbetej gjallë me çdo kusht. Me vdekjen e të vëllait në 1975, edhe trajtimi i tij ndryshoi. Nëpër kampe izolohej të mos lëvizte. Gjatë gjithë viteve të burgut, ka ardhur vetëm një herë në Tiranë, kur do të vizitohej nga fundi i viteve ‘70-të dhe fillimi i viteve ‘80- të. Gjatë viteve të burgut, pjesëtarët e familjes i shkonin rrallë, pasi një persekutim më i egër i priste ata. Ajo që e vizitonte shpesh, ishte e mbesa!

Me vdekjen e diktatorit Hoxha, presioni mbi pushtetin ishte i madh. Si mbahej në burg një plak 84 vjeç?! Pushteti e liroi në 1986-ën. Me zemër e frikë njëkohësisht e pritën në shtëpinë e motrës Margarita e, të nipit Albert Kurti, djali i muzikant të njohur Palokë Kurti, i cili u kujdes për të, deri në çastet e fundit të jetës, duke sakrifikuar e marrë parasysh gjithçka.

Dhe erdhi Demokracia! Nata e egër komuniste mori fund. U hapën kishat dhe xhamiat. Dom Mikeli ishte në prag të 90-ave. Gjithmonë kokulur, zemërbardhë e i buzëqeshur.

Në nëntor të 1990-ës, prifti guximtar Dom Simon Jubani, celebroi publikisht meshën e parë pas 23 vitesh në kishëzën e varrezave të vjetra të Shkodrës. Qeveria shqiptare vendosi marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe Dom Mikeli u bë personifikimi i përndjekjeve gjysmëshekullore që pësuan në vitet e diktaturës feja në përgjithësi dhe sidomos bashkësia katolike që ai përfaqësonte. Edhe pse në moshën 91 vjeçare, Dom Mikeli ushtronte detyrën e famullitarit të Shkodrës, të cilën nuk e kishte braktisur asnjëherë por u lirua, me kërkesën e tij nga kjo detyrë, për arsye të moshës. Në janar 1992, Ati i Shenjtë, Papa Vojtila, e emëroi Ipeshkv.

Dom Mikeli dhe Nënë Tereza, ishin dy figura të mëdha të krishtrimit dhe njëkohësisht të kombit shqiptar. U takuan në prill të vitit 1993, në një dhomë të errët të Shkodrës. Nën Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: “Më jep bekimin tënd sepse ti je martir”. Me modesti Dom Mikeli u përpoq t’i shmangie kësaj çështjeje, por më pas bekoi dorën me dorën e vet shqiptaren më të madhe të të gjitha kohërave. Takimi tjetër me Papën ndodhi në prill 1993, në Argjipeshkvinë e Shkodrës.

Nga Selia e Shenjtë fillimisht i dha titullin “Monsinjor”, ndërsa në 28 nëntor 1994, Papa Gjon Pali II-të e shuguroi Kardinal. Në sallën plot dritë në Vatikan, me plot njerëz, kur u thirr emri i tij, ai u ngrit në këmbë. Ashtu i lodhur, kockë e lëkurë, i plakur jashtë mase, por me fytyrë fisnike.´Përpara mediave të ndryshme Kardinali Mikel Koliqi shprehej me thjeshtësinë më të madhe: “Papa më ka zgjedhur mua për kardinal, se isha më i moshuari dhe… titullin kardinal e ka marrë Shqipëria”.

Kësisoj Dom Mikel Koliqi u bë kardinali i parë shqiptar. Kjo shënoi kulmin e karrierës së tij fetare. Në fillim të vitit 1994, erdhi nga Amerika i vëllai Guljemi, gati 90 vjeçar. Për pak kohë të dy vëllezërit jetuan bashkë deri në mars të vitit 1996, kur Guljemi vdiq, duke e lënë përsëri vetëm Kardinal Mikelin. Në vjeshtën e vitit 1995, pësoi një aksident. E dërguan me urgjencë në Itali për kurim. Me gjithë kujdesin e lartë, ndërhyrja kirurgjikale nuk pati sukses. Tani ai nuk mund të ngrihej më nga shtrati.

Më 25 dhjetor 1996, Presidenti i Republikës, shkoi personalisht në shtëpinë e tij, për t’i dorëzuar dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Ishte nderimi i fundit që i bëhej. Vdiq pas dy muajsh në Shkodër më 28 janar 1996, në moshën 94- vjeçare. Vdiq i rrethuar nga kujdesi i lartë i motrës Margaritë, e nipit Albert e gruas së tij Xhina. Varrimi i tij u bë në qytetin e lindjes në 30 janar, ndërsa meshën me këtë rast e udhëhoqi i dërguari i Papa Gjon Palit II-të, Nunsi Apostolik në Shqipëri, Ivan Dias.

Kardinali Mikel Koliqi ishte një nga njerëzit e veçantë që, falë kulturës së gjerë dhe punës sistematike, arrijnë të bëjnë vepra të mëdha dhe të rëndësishme për kombin. Ishte një nga klerikët që kuptuan shpejt kohën, realitetin, mjedisin dhe mendësinë që i rrethonin dhe zgjodhi natyrshëm stilin e punës, harmonizimin e fesë me shkencën të përjetësisë me vdekjen. “Jeta e Mikel Koliqit, – ka thënë Imzot Rrok Mirdita, – është simbol i gjallë i fesë në Shqipëri. Ajo shfaqet edhe në zhvillimin e saj të natyrshëm, edhe gjatë përpjekjes së egër, edhe në ringjalljen e saj”. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në janar 1979, në prag të përmbysjes së Shahut në Iran, Enver Hoxha shkruan në ditarin politik, se Lindja e Mesme mund të jetë shkëndija e një lufte botërore, pasi...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Enveri, një njeri i paskrupullt, profesoruc që aksidentalisht u gjend në mbledhjen e PKSh-së, për gabimet trashanike të kryetarit tonë, Koço Tashko, i cili…”! Dëshmitë e ish-ministrit, që vuajti 15 vjet në Burrel
Personazh

“Sipas letrës së Shtabit, na përgatitëm sulmin kundër gjermanëve, por humbëm Beratin që e muarën ata dhe ne dualëm në mal…”!/ Dëshmia e rrallë e gjeneral Gjin Markut, për “kompromisin” me gjermanët  

March 13, 2026
“Vëllai ynë, Aliu, me disa djem të tjerë të ‘Ballit’, u vranë nga çeta e Zylyftar Veleshnjes dhe pasi u futën të gjithë në një gropë, u thanë fshatarëve…”/ Historia tragjike e fisit të famshëm nga Berati
Personazh

“Në Skrapar lindi e u frymëzua lëvizja ‘Balliste’ në ’42-in, nga intelektualët skraparllinj si, A. Ermenji, M. Kapllani etj, por Gjin Marku…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur, Gjet Ndoj

March 13, 2026
“Në korrikun e 1943-it, në Voskopojë, u takova për herë të parë me Enver Hoxhën, ai binte në sy nga tjerët, se ishte i veshur shumë mirë, dhe tepër simpatik, por…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës!
Personazh

“Nisur nga fakti, se Skrapari e Mirdita, ngjasojnë në zakone e tradita, Gjin Marku fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe fjala e tij ishte ligj, pasi ai dinte të…”/ Dëshmia e kolonel Skënder Malindit

March 12, 2026
“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta
Personazh

“Shqyptarë, ase vagabondët jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë, pasi rreziku ma i madh i Shqypnisë, janë…”/ Çfarë thoshte At Gjergj Fishta, në vitin 1921?

March 9, 2026
“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42
Personazh

“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42

March 8, 2026
“Çfarë tha Fishta për mua dhe ç’më ndodhi kur përktheva katër vargjet e fundit të Dantes në Fushë-Krujë…”?! / Dëshmia e panjohur e Pashko Gjeçit dhe letra për Enverin
Personazh

“Pas ’91-it, kur e pyetën Flora Satën; si ishte e mundur, që ‘Shulja’ me Beqir Minxhozin dhe ato tre zonjat, u larguan nga baza, kurse Qemal Stafa mbeti aty, ajo…”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 7, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme