• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, May 31, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut

“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut
“Ja çfarë ngjau me notarin e famshëm italian, Paulo Pinto, në hotel ”Adriatik” në Vlorë, që ai s’mundi të përshkonte dot me not kanalin e Otrantos…”! / Misteri i ngjarjes, në fundin e qershorit 1985
“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut
“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut
“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut
“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut
“Në portën e Tiranës u bë një lëmsh i madh dhe unë u detyrova e dhashë penallti, por skuadra kryeqytetase…”/ Kujtimet e kolonelt britanik, që arbitronte ndeshjet e futbollit në kohën e Zogut

Nga UVIL ZAJMI

Memorie.al/ Prania e arbitrave të huaj në Shqipëri zë fill pas viteve ’30-të, kur funksionarë e instruktorë italianë, punonjës bashkie, deri malazezë, janë protagonistë në kampionatet e para kombëtare të zhvilluara në atë periudhë. Por, mbi të gjitha, ajo e nënkolonelit anglez Dayrell Oakley-Hill, mbetet një histori e rrallë e treguar prej tij: “Takime të tensionuara, rivalitet dhe ngjarje të pazakonta. Mospranimi i vendimeve, braktisje të takimeve, refuzime deri te kundërshtimi popullor korçar për të mos luajtur me Tiranën”. Krijimi i KTASH-it dhe shpërblimi prej pesë frangash ari për një ndeshje. Nga ardhja e italianit të FIFA-s, Rovina, në kampionatin e vitit 1932 për Sport-Klub “Tirana” – “Skënderbeu”, deri te spanjolli Fernandez, profesori i psikologjisë, i pari i huaj pas lufte që drejtoi një ndeshje të kampionatit shqiptar. 

Në një intervistë ekskluzive, ish-arbitri i FIFA-s, vërshëllima e atij takimi, kujton: “Kam dhënë dy kartonë të verdhë dhe disa paralajmërime për ‘arsye normale’”. Ishte sezoni 2001-2002, java e tretë parafundit, e shtunë 11 maj, ndeshje vendimtare për titullin, derbi “Dinamo”-Sport-Klub “Tirana”, 2-2. Kush ishte anglezi, nënkoloneli Oakley-Hill? Shkak për t’ua përcjellë lexuesve një fakt të tillë, është libri “Një anglez në Shqipëri”, me kujtime të treguara nga vetë Oakley-Hill. Ndonëse kisha një informacion, veprimtaria dhe ndihma e tij e rëndësishme në fushën e arbitrimit më konfirmohet pasi lexoj atë që ai rrëfen gjatë qëndrimit shumëvjeçar në Shqipëri. Ka qenë viti 1929, kur erdhi për herë të parë i shoqëruar nga gruaja e tij, Rozamonda. Fillimisht u vendos në Elbasan, pastaj në Tiranë, e në vite mësoi të fliste mirë edhe shqip.

“Nga viti 1930-1931, – shkruan Hill, – unë pata një kohë të mbushur plot me ngjarje si arbitër i ndeshjeve të futbollit të Lidhjes. Ç’është e vërteta, kishte disa arbitra shqiptarë, mirëpo asnjëri prej tyre nuk kishte bërë ndonjë stërvitje të madhe. De Marcisi (Anëtari KATSH) më kuptoi e vendosi në komitetin e tij teknik dhe së bashku filluam të përkthejmë rregulloret nga anglishtja në shqip. Shoqata Britanike e Futbollit u tregua e gatshme të më dërgonte versionin e fundit dhe rregulloret i dërguam në të gjitha klubet e futbollit të qyteteve të Shqipërisë. Ndeshjet luheshin vetëm verës dhe vetëm ditëve të diela. Mua m’u desh të udhëtoja në shumë qytete të ndryshme, si; Shkodër, Korçë, Vlorë, gjithmonë me avion. Shërbimi ajror italian për këto qytete përdori fillimisht një monoplan të vogël gjerman, njëmotorësh me krahë alumini të valëzuar dhe me katër vende pasagjerësh. Futbollistët shqiptarë kishin një ide fare të mirë për lojën, në mënyrën se si luhej asokohe doemos.

Gjithashtu mund të lexoni

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar

“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!

Ata demonstronin një futboll energjik e të pastër. Fillimisht vështirësia ishte se ata ndjeheshin shumë të fyer kur e mendonin se ishin trajtuar në mënyrë të padrejtë. Kishte pak faulle të bëra me dashje, por kishte dënime ose penallti të pashmangshme që duheshin dhënë ose duheshin anuluar gola të padrejtë. Dhe në raste të tilla, lojtarët e dënuar, jo vetëm ata që kundërshtonin në mënyrë energjike, e kishin zakon edhe të largoheshin nga fusha. Të gjithë arbitrat patën të njëjtën përvojë. Ishte instinkti i dyshimit ose i favorizimit”, shkruan Hill.

INCIDENTI, KUR TIRANA BRAKTISI LOJËN…

Hill vazhdon: “Incidenti më i keq më ndodhi në Tiranë, kur skuadra vendore po luante me Shkodrën. Fusha ishte si në një stadium modern me tribuna rreth e qark, të cilat u ndërtuan më vonë. Gjatë ndeshjes, në zonën e portës së Tiranës u bë një pështjellim dhe në mes të atij lëmshi të madh, një krah me ngjyrat e Tiranës u shtri dhe ndaloi një gjuajtje të një lojtari shkodran. Unë nuk pata asnjë dyshim lidhur me këtë dhe për rrjedhojë dhashë penallti. E gjithë skuadra e Tiranës u grumbullua rreth meje duke protestuar e diskutuar. Unë ngula këmbë në vendimin tim dhe dhashë shpjegimet përkatëse, por ata u larguan nga fusha. Atëherë unë ndalova lojën dhe dola edhe vetë jashtë. Në dhomën e zhveshjes xhandarët formuan menjëherë një barrikadë rreth meje për të më mbrojtur, pastaj më hipën në një makinë dhe më dërguan në shtëpi.

Natyrisht, unë ia raportova çështjen komitetit drejtues dhe fitorja iu dha Shkodrës. Gjeneral Persi u prek thellë nga ky incident. Mori takim me ministrin e Brendshëm, u ankua dhe e quajti të papranueshme që një nga oficerët tanë të trajtohej në këtë mënyrë. Për këtë arsye, ai nuk do të më lejonte më të arbitroja. E vërteta është se mbi të u ushtrua një presion i madh dhe pas një apo dy muajsh ai u zbut. Kështu, unë fillova të arbitroja përsëri”.

Por, historia e Hill, arbitrit britanik me gradën kolonel, nuk ndalet këtu, për të vijuar në Shkodër, me një tjetër ngjarje: “Fama ime në Shkodër, edhe pse më parë e madhe, ishte rritur edhe në ndeshjen pasardhëse që u luajt në këtë qytet. Ekipi i këtij të fundit e pranoi vetëm me pak ulërima vendimin tim për të dhënë një penallti kundër tyre. Me kalimin e kohës dhe duke ngulur këmbë në vendimet e mia, zakoni për të dalë nga fusha në formë proteste filloi të zbehej. Në të vërtetë mua më shijonte gjithnjë arbitrimi për skuadrat e Lidhjes; ata ishin lojtarë të përkushtuar si dhe njerëz të butë e të këndshëm”.

KRIJIMI I FEDERATËS DHE HAPJA E KURSIT PËR ARBITRA

Një tjetër fakt interesant sjell Hill në kujtimet e tij: “Pas njëfarë kohe, u vendos të krijohej një federatë sportive nën kryesinë e kolonelit shumë të këndshëm Aqif Përmeti, për të drejtuar të gjithë sportin publik, që në atë kohë nënkuptonte futbollin, atletikën e volejbollin. Koloneli nuk ishte ekspert dhe ngriti një komitet teknik për të bërë punën. Emri zyrtar i tij ishte Komiteti Teknik Arbitral Shqiptar, më vonë u quajt KTASH. M’u kërkua të zija vendin e kryetarit të komitetit dhe pranova. Me mua ishin edhe tre shqiptarë dhe më vonë erdhën edhe pesë të tjerë. Të gjithë kishin luajtur futboll ose në shkollë ose në Lidhje (atëherë si amatorë ose kishin qenë arbitra). Ne duhet të hartonim kalendarin e ndeshjeve të Lidhjes, të pranonim zyrtarisht rezultatet dhe natyrisht të emëronim gjyqtarët.

Pa vonuar, hapëm menjëherë një kurs stërvitjeje për gjyqtarët aktivë dhe për ata rezervë. Çdo javë bënim orë të tëra mësimi me një tabelë dhe lojtarë në miniaturë, e ngritëm kështu një grup gjyqtarësh të aftë. Në pozicionin tim të ri, unë vetë nuk mund të arbitroja më. Këto veprimtari vullnetare duhej të zhvilloheshin më të shumtën jashtë orarit, përjashtuar ditën e mbledhjeve të radhës të komitetit”.

Nga viti i krijimit, viti 1936, gjatë të cilit Hill do të gjykonte ndeshjen e fundit në kampionatin shqiptar atë të Grupit A, “Vllaznia”-Sport-Klub “Tirana” 1-1 dhe deri kur në vitin 1938 që u largua nga Shqipëria, ai ka qenë kryetar i KTASH. Një komision me përbërje me figura të spikatura të jetës politiko-sociale, asaj shoqërore, njerëz me profesione të ndryshme nga Avni Zajmi, Anton Mazreku, Luigj Shala, T. Nushi, E. Stërmasi, P. Grashi, Vasfi Samimi, V. Halimi, të gjithë personalitete në fusha të rëndësishme, profesorë, mjekë, drejtues, organizatorë të aftë të aktiviteteve sportive. Dy prej tyre, nisur nga miqësia familjare, i kam njohur nga afër: Anton Mazrekun dhe Vasfi Samimin, njerëz me kulturë dhe formim të jashtëzakonshëm të gjithanshëm intelektual”.

ARBITRAT E HUAJ DHE PESË FRANGA ARI PËR NJË NDESHJE

Me kolonelin Hill janë edhe disa të huaj, kryesisht italianë, me funksione e profesione të ndryshme, si inxhinierë, profesorë, mësues të edukimit fizik, jo arbitra të mirëfilltë futbolli, por që kanë arbitruar deri edhe takimet kur luante skuadra e qytetit të tyre. Referuar librit të M. Shestanit, “Historia e arbitrave shqiptarë të futbollit”, informohemi se ata kanë qenë disa. Midis tyre, K. Lorenzo (Vlorë), C. Steve (Tiranë), S. Bernardo (Shkodër), B. Pelegati (Durrës), B. Ratti (Shkodër), P. Lissoni (Korçë), B. Magni (Tiranë), R. Lei, P. Emmer (Tiranë).

Bashkë me ta edhe një malazez, N. Verbica nga Cetinja, por që përfaqësonte Shkodrën. Enigma se kush do të arbitronte ndeshjen, një arbitër shqiptar apo italian, shoqëronte çdo prag sfide bashkë me njoftimin lidhur me shpërblimin financiar, tejet të madh për kohën: “Arbitrat që emërohen për me drejtu ndeshjet në vendbanimin e tyre, shpërblehen me pesë franga ari…”.

Nga “Historiku i arbitrave shqiptarë të futbollit”, informohemi se penalltinë e parë e ka dhënë shkodrani, Niko Gurashi. Ora 3:30 minuta, që është edhe arbitri i parë i ndeshjes së parë të kampionatit të parë shqiptar të futbollit, prill 1930: Urani-Teuta 1-0; italiani Lorenzo është i pari i huaj që gjykon Vlora-Skënderbeu 2-0. Ndërsa Hill, drejton takimin Sport-Klub “Tirana”-B. “Shkodra”, 1-1, java e pestë. Në finale do të luajnë “Skënderbeu”-Sport-Klub “Tirana”, madje janë caktuar edhe arbitrat: Hill për takimin në Korçë dhe Verbica për atë të kthimit. Por, nisur nga pretendimet për një arbitrim me vendime të padrejta të “vlonjatit” Lorenzo në barazimin pa gola zhvilluar në Tiranë, korçarët nuk paraqiten, refuzojnë të luajnë, shoqëruar kjo edhe nga një protestë qytetare. Ndeshja nuk zhvillohet dhe jepet aforfe 2-0 Sport-Klub “Tiranës”, që shpallet kampion.

Në grupin e arbitrave që drejtojnë përfshihen edhe shqiptarët N. Gurashi, S. Sugari, Q. Omari, B. Jolldashi, T. Frashëri, K. Mariani, L. Bellovoda, N. Dishnica, V. Trebicka, V. Polena, T. Anastasiadhi, T. Nushi, M. Hoxha, N. Sallata, E Sorra, F. Haruni, N. Gjini, B. Qorri të dalluar edhe në aktivitetet lokale të qyteteve. Edhe në kampionatin e vitit 1931, nga “Historia” e Mikel Shestanit, informohemi se skuadrat ishin të ndara në dy grupe dhe zgjati vetëm dy muaj. Takimet gjykohen nga arbitra shqiptarë e të huaj. I kudondodhuri anglezi Hill, drejton SK “Tirana” – “Vlora” 5-1, ku vlonjatët braktisin fushën për një 11- metërsh të dhënë padrejtësisht, sipas tyre. Në Grupin B, “Skënderbeu” barazon 2-2 me “Teutën”, takim që e drejton mjaft mirë instruktori i edukimit fizik, “korçari” Lissoni. Ajo e kthimit në Durrës mbyllet 2-2, sfidë e gjykuar nga malazezi Verbica. Finalen e parë SK “Tirana” – SK “Teuta”, ndeshje e mbyllur 1-1, luajtur në Shallvare, por ka pretendime nga udhëtuesit ndaj arbitrimit të italianit Emmer. Duke fituar thellë 3-0 në të dytën tiranasit shpallen kampionë.

1932, SHQIPËRIA NË FIFA DHE BEFASIA: VJEN INXHINIER ROVINA

Në maj të vitit 1932, Shqipëria bëhet anëtare e FIFA-s. Në atë edicion marrin pjesë vetëm 5 skuadra. Për të drejtuar takimin e rëndësishëm SK “Tirana”-“Skënderbeu”, vjen një arbitër italian, me profesion inxhinier, B. Rovina, i FIFA-s. Ishte e para herë që një arbitër me këtë stemë do të vërshëllente në një ndeshje të kampionatit shqiptar. 2-1 për SK Tiranën që edhe në Korçë ndaj pertinentëve tradicionalë, kryeqytetasit fitojnë 4-1 dhe takimi drejtohej sërish nga “vendësi”, italiani Lissoni. Ky është kampionati që arbitrat e huaj janë protagonistë. Pak më ndryshe më 1933, ku spikat italiani Bernardi në “Skënderbeu”-SK “Tirana” 2-0.

Në edicionin 1934 bashkë me O. Hill, takimet do të drejtohen kryesisht nga arbitra vendës, çka do të thotë që arbitrat e huaj tashmë janë larguar. Viti 1938 – tetor, O. Hill, kryetari i KTASH u largua nga atdheu ynë, njofton shtypi. Darell vdiq me 5 nëntor 1985. Në shkurt 2005, në Shkodër u zhvillua ceremonia e dhënies së çmimit “Luigj Shala” (pas vdekjes), kolonelit Darell Oakley Hill. Ai iu dorëzua nga Mihll Shkëmbi, president i shoqatës, fëmijëve të tij Angela Oakley-Hill dhe djalit David Oakley-Hill të ftuar në këtë eveniment. Nga ajo kohë dhe në vitet që vijuan pas lufte, në kampionatet kombëtare, aktivitete zyrtare, nuk u pa të arbitronte një i huaj. Deri në sezonin 2001-2002, kur një treshe spanjolle do të zbriste në “Qemal Stafa” dhe pas 60 vitesh historia do të përsëritej.

DERBI TIRANA-DINAMO, DREJTON SPANJOLLI FERNANDEZ

Është periudha kur Shqipëria ka lënë pas ngjarjet e ’97-ës, kur mjaft takime u zhvilluan edhe në fusha asnjanëse. Ndeshjet janë të tensionuara, ka pasiguri, presione dhe vështirësitë në arbitrim ishin evidente. Në vigjilje të “Tirana”-“Dinamo”, tri javë para përfundimit të edicionin 2001-2002, që paraqitej delikate për titullin, ishin klubet që kërkuan arbitra të huaj, si një zgjidhje e momentit, por që do të rezultojë efikase, duke hapur rrugën e një praktike që do të vijojë në vite me arbitra të huaj për ndeshje vendimtare të kampionatit, finale, deri edhe ato të së Dytës. Kërkesa e tyre u mor në konsideratë. Dhe, pas një marrëveshjeje të presidentit Armand Duka me homologun spanjoll, për herë të parë pas çlirimit kemi arbitra të huaj që vijnë në Tiranë për të drejtuar një ndeshje kampionati kombëtar, madje një derbi.

Treshja spanjolle kryesohej nga Huan Antonio Fernandez, profesor i psikologjisë (arbitër i 4-t, Bardhyl Pashaj, FIFA). Sfida u zhvillua më 11 maj, e shtunë 2002 në mbrëmje, me drita, në “Qemal Stafën” e tejmbushur. Ndonëse nga drejtues të klubeve ka “dyshime” (Pse spanjoll, ku e gjetën, kë do të favorizojë?)…, por ai ka qenë një takim i bukur, me gola dhe emocione, i rivalizuar deri në fund, bashkë me një arbitrim korrekt. Dhe në mbyllje barazim klasik 2-2 (F. Xhafa, D. Xhafa / Bulku, Halili). Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Bektash Hamzai, banues në Vlorë, punëtor, pensionist invalid, shtresë e varfër, familje dëshmori, pa arsim, i martuar me 7 fëmijë...”/ Lista me 67 qytetarët vlonjat që iu hoq masa internimit në ’67-ën.

Next Post

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t'u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje...”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

Artikuj të ngjashëm

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar
Sport

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar

January 23, 2025
“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!
Sport

“Gazeta franceze ‘Sud West’, ripublikoi historinë e fshehtë të Gerd Mylerit, me bukuroshen shqiptare të Hotel ‘Dajtit’…”/ Kur shtypi europian “ziente” për dashurinë fluide të legjendës gjermane të futbollit botëror!

January 12, 2025
“Makinacionet e Federatës Shqiptare të Mundjes, që e detyruan sportistin e talentuar shkodran të ekipit ‘Vallaznia’, që të braktiste përfundimisht sportin dhe…”/ Historia e trishtë e Halil Gëlqeres
Sport

“Makinacionet e Federatës Shqiptare të Mundjes, që e detyruan sportistin e talentuar shkodran të ekipit ‘Vallaznia’, që të braktiste përfundimisht sportin dhe…”/ Historia e trishtë e Halil Gëlqeres

December 11, 2024
“Një nga heronjtë e vërtetë të ndeshjes me ‘Austrinë’ e Vjenës, ishte edhe Taq Eksarko, i cili sot po ‘lufton’ përsëri, por, një ‘ndeshje’ tjetër, atë me…”/ Mirënjohje për ish-futbollistin e “Partizanit” dhe kombëtares
Sport

“Një nga heronjtë e vërtetë të ndeshjes me ‘Austrinë’ e Vjenës, ishte edhe Taq Eksarko, i cili sot po ‘lufton’ përsëri, por, një ‘ndeshje’ tjetër, atë me…”/ Mirënjohje për ish-futbollistin e “Partizanit” dhe kombëtares

November 22, 2024
“Nga Hoxha, Gjoni e Sulaj, te Zëri, Gurma, Bajaziti, Hafizi, etj., që aplikuan lojën hollandeze dhe…”/ “Djemtë e artë’ të “Shkëndisë”, që shkëlqyen në elitën e futbollit shqiptar dhe kupat ballkanike
Sport

“Djemtë e talentuar të ‘Shkëndijës’ së viteve ’70-’80-të, që shkëlqyen deri në ekipin Kombëtar dhe ‘Shpresa’, një model edhe për sot, por fatkeqësisht Federata e Futbollit…”! / Refleksionet e specialistit të njohur

October 29, 2024
“Kur disa tifozë, i dolën përpara Hysni Kapos dhe i thanë se; Papavangjelin na e ka marrë ‘Dinamo’, nuk e kthejnë në Vlorë, ai…”/ Historia e panjohur e legjendës së basketbollit vlonjat dhe atij kombëtar
Sport

“Kur disa tifozë, i dolën përpara Hysni Kapos dhe i thanë se; Papavangjelin na e ka marrë ‘Dinamo’, nuk e kthejnë në Vlorë, ai…”/ Historia e panjohur e legjendës së basketbollit vlonjat dhe atij kombëtar

October 13, 2024
Next Post
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t'u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje...”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!