• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Në përpjekje për të goditur autonominë e Mirditës, në 1867-ën, kur Bibë Doda gjendej në Prizren, Valiu i Shkodrës, i shkruante Kapidanit, që Marka Gjonin…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka

“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Kapidan Preng Bib Doda, i derës së Gjonmarkajve, mori përsipër shkrirjen e autonomisë mirditore, në kuadër të shtetit të ri shqiptar, një fakt me rëndësi…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Kapidan Preng Bib Doda, i derës së Gjonmarkajve, mori përsipër shkrirjen e autonomisë mirditore, në kuadër të shtetit të ri shqiptar, një fakt me rëndësi…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Pashko Vasa, i cili ka shërbyer si sekretar i Bib Dodës, shkruan se; ‘mirditorët e kanë prejardhjen nga Pashtriku’ dhe…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Kapidan Preng Bib Doda, i derës së Gjonmarkajve, mori përsipër shkrirjen e autonomisë mirditore, në kuadër të shtetit të ri shqiptar, një fakt me rëndësi…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Kapidan Preng Bib Doda, i derës së Gjonmarkajve, mori përsipër shkrirjen e autonomisë mirditore, në kuadër të shtetit të ri shqiptar, një fakt me rëndësi…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Kapidan Preng Bib Doda, i derës së Gjonmarkajve, mori përsipër shkrirjen e autonomisë mirditore, në kuadër të shtetit të ri shqiptar, një fakt me rëndësi…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Kapidan Preng Bib Doda, i derës së Gjonmarkajve, mori përsipër shkrirjen e autonomisë mirditore, në kuadër të shtetit të ri shqiptar, një fakt me rëndësi…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka
“Kapidan Preng Bib Doda, i derës së Gjonmarkajve, mori përsipër shkrirjen e autonomisë mirditore, në kuadër të shtetit të ri shqiptar, një fakt me rëndësi…”/ Libri i studiuesit të njohur, Dr. Nikoll Loka

Nga Dr. Nikoll Loka

Pjesa e tretë

             “PRENGË BIBË DODA, DRITËHIJET E NJË BURRËSHTETASI”     

Memorie.al / Libri më i ri “Prengë Bibë Doda, një fenomen në jetën politike shqiptare”, i studiuesit Nikollë Loka, jo vetëm zgjeron fushën e studimeve historike mbi Mirditën, Derën e Gjonmarkajve dhe figurën e Princit mirditor, Prengë Bibë Doda, por është edhe një kontribut, në historiografinë kombëtare. Lënda shumë e pasur arkivore, literatura e shfrytëzuar apo e konsultuar, gojëdhënat etj, e bëjnë këtë libër, një thesar të vërtetë studimor, duke i dhënë shkencës së historisë një monografi shkencore, që pasuron njohuritë tona mbi Mirditën, kapedanët e saj, traditën, historinë etj. Të studiosh një figurë sa të rëndësishme dhe komplekse, siç është figura e Prengë Bibë Dodës, është përgjegjësi e lartë shkencore që, jo çdokush e merr përsipër. Nikollë Loka, ka bërë një punë të madhe hulumtuese dhe trajtim prej studiuesi profesionist, duke na e dhënë portretin e Princit dhe gjeneralit mirditor, me konturet e vërteta. Loka i është përmbajtur fund e krye hapësirës dhe kohës, në të cilën janë zhvilluar ngjarjet shumëdimensionale dhe protagonistët e tyre. 

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

MONOGRAFIA “PRENGË BIBË DODA, NJË FENOMEN NË JETËN POLITIKE SHQIPTARE”, NJË STUDIM SHKENCOR ME VLERË QË PASURON FONDIN E STUDIMEVE TONA HISTORIKE

(Nga Mr. Sc. Murat Ajvazi, mars 2017, Zvicër) 

                                             Vijon nga numri i kaluar

Pas vrasjes së tij, në atë detyrë u emëruan oficerë turq, të cilët u detyruan të qëndrojnë në Mjedë. Nga salnameja e Vilajetit të Shkodrës, e vitit 1897 mësojmë se batalioni i zaptijeve të Mirditës, përbëhej nga pesë kompani me katërmbëdhjetë oficerë në organikë, nga të cilët nëntë ishin mirditorë. Në vitin 1889, në bajrakë kishte grupe të vogla zaptijesh, që konsideroheshin si syri dhe veshi i qeverisë. (29)

Për mbajtjen e tyre, shpenzoheshin 8000 grosh në vit. Rrogat i merrnin një herë në tre muaj në Shkodër, por shpesh herë me shumë vonesë dhe, në ato kushte, shpesh nga ruajtës të rendit, ktheheshin në grabitës. Zaptijet në atë periudhë varfërie ekstreme, gëzonin përfitime ekonomike, ndërsa oficerët e tyre, përfitime akoma më të mëdha, prandaj të joshur nga pagesa që u jepej, në repartet e zaptive, u angazhuan edhe disa krerë të njohur, ndër të cilët bajraktari i Fanit dhe i Spaçit, u bënë nëntoger zaptijesh. Në vitin 1895, zaptijet që vepronin në bajrakët e Ohrit, qëndronin në Fushë të Lumthit. (30)

Kalimi i disa krerëve dhe bajraktarëve në strukturat ushtarake të komanduara drejtpërdrejt nga autoritetet osmane, ishte goditje tjetër ndaj autonomisë së Mirditës. Sipas një shkrese të Ministrisë së Financave, më 1863-in, Kapidanit të Mirditës iu dha një shtesë prej 50 barrë drithi, për pagesën e rrogave të xhandarëve. (31)

Për t’i tërhequr krerët në funksione qeveritare, ishte caktuar shpërblimi i tyre. Fillimisht pagesa është bërë në mënyrë natyrore. Me ferman, u janë dhënë Bibë Dodës dhe pasardhësve të tij, e drejta për një rentë vjetore, prej 100 ngarkesash misri, nga e dhjeta që i paguhet shtetit, prej krahinës së Zadrimës, e cila ndahej: shtatëdhjetë, i shkonin Kapidanit dhe tridhjetë, pleqve të pesë bajrakëve. (32)

Në përpjekje për të goditur autonominë e Mirditës, ishte emërimi i krerëve në funksione që atyre u takonte me Kanun. Kështu, në vitin 1867, kur Bibë Doda gjendej në Prizren, Valiu i Shkodrës, i shkruante Kapidanit, që të caktonte zëvendës të tij, Marka Gjonin. (33)

Kapidani i Mirditës, ishte i detyruar të bashkëpunonte me autoritetet osmane, për kryerjen e detyrave të tij. Për veprimtarinë administrative e politike përgjigjej përpara sundimtarit të Shkodrës. Si kajmekam, gëzonte pozitën më të lartë, mblidhte kuvendin e krahinës në Shpal dhe e kryesonte, por, njihej nga krerët si Kapidan dhe për çdo gjë, vendosej me Kanun, pra asgjë, nuk vendosej pa pëlqimin e krerëve e të vegjëlisë. Sipas Kanunit, Gjomarku, nuk kishte të drejtë të dënonte dike, pa vendimin e kuvendit.

Me 18 gusht 1861, Bibë Doda, i shkruante Serxherdes së Xhibalit në Shkodër: “Këta pes të mirditësit, qi po t’bin zotnis sate,… t’kam rixha si mik qi t’kam, t’mi bahesh mukajet e kam uzdajë qi ka me i’u ba ixhra punën, si t’jem ma me nasip, e mos me i lan m’u vonue”.

Në atë periudhë, ndodhnin konflikte të ndryshme për zabele, kullota, livadhe, etj., që krijonin ngatërresa dhe sherre. Nganjëherë, ndodhnin përleshje të armatosura për kullota, siç qe ajo në mes të Isniqit e Deçanit, në kazatë e Pejës e të Gjakovës, që zgjatën shumë kohë. Njohim një deklaratë, të firmosur nga Bajraktarët e Kapidani i Mirditës, më 16 prill 1867, pas pajtimit të arritur, në mes të përfaqësuesve të Malësisë së Madhe e të Mirditës, që i dërgohej Valiut të Shkodrës, Ismail Pashës.

Kur ngatërresat ishin të vështira për t’u zgjidhur me krerë dhe pleq, mblidheshin malet në kuvend të përgjithshëm, e vendosnin besën e zabitit në mes të bajrakëve, që fillonte Ditën e të Shumave, deri në Shënkoll. Kush vepronte kundër vendimeve të marra nxirrej jashtë vendit dhe gjobitej gjashtë qese. (34)

                                                          FISET E OROSHIT

Mbështetur në të vërtetën dëshmuese historike, del se as fiset e Oroshit, nuk vijnë nga një i parë i përbashkët. Kështu, vëllazëritë Skana, Qyqja, Luli e Bushi, që mendohen si më të vjetrit në Orosh, sipas pleqve, janë më të hershëm, siç vëren me të drejtë Rrok Zojzi, me prejardhje krejt të ndryshme e, nuk janë aspak të afërt në zanafillën e tyre me fiset e tjera. (35)

Nga ana tjetër, te disa fise edhe brenda tyre ka familje që nuk rrjedhin nga i njëjti trung dhe këta mund të jenë banorë që u gjetën në atë vendbanim dhe u shkrinë me të ardhurit. Ka mundësi që familje të rrjedhura nga trungje të tjera, janë brendësuar brenda një fisi të caktuar. Katundet e formuara si bashkësi territorial, përbëhen nga fise të ndryshme, për shkak të kushteve ekonomike, nevojave tokësore e nga lëvizjet e brendshme. (36)

E drejta dokësore në Kanunin e Lekës, e parashikon mbështetjen ose shkrirjen me një fis tjetër. “Shpitë ardhëse, kanë vend në katund, jase bahen lagje e tij, kur i pranon katundi “vlla e katun”. (37)

Gati çdo fis kishte në gjirin e vet edhe një ose më shumë fise të tjera më të vegjël, të mbështetur. Në të vërtetë, në Orosh kishte dy herë më shumë fise; numërohen deri në njëzet e nëntë. Kemi Dedaj, të mirëfilltë të Oroshit, si më krye vendi, kemi dhe Dedaj, të mbështetur. Po kështu, mund të thuhej për Çokajt, për Markolajt e, kështu me radhë. Edhe fisi Rrehnas, numërohet si një fis, pavarësisht se përfshin edhe Kadelin, Tirtën e Përgjivukën, që konsiderohen të mbështetur. Edhe Qefallarët, konsiderohen një fis, ndonëse me ta shkojnë dhe Baloj, Llusku, e Kaçi. (38)Po kështu, fisi i Lulit, mbështetet te Markolajt e, Çoku te Dedajt. (39)

Dedajt e Oroshit që mbahen si gjini, derë e madhe, si krenë të kryehershme në këtë Dhé, kanë disa degë të mbështetura me ta, si Lalajt, Rrehnakët e me radhë, pra të ardhur më vonë në këtë vendbanim. Një degë e Lalajve të Oroshit, është shpërngulur dikur e ka ngulur në Velën e Vendit, në Dheun e Malësisë së Lezhës. Po kështu, Çoku i Oroshit, përbëhet nga një degë vendëse, Pal Çoku e Çokajt e Lajthizës e, nga ana tjetër, degë të mbështetura, të ardhura nga Korthpula e Dibrrit e, nga Pulajt e Selitës.

Shtresimet e ndryshme, kurrë nuk e kanë dëmtuar unitetin krahinor, shoqëror e të bashkëjetesës. Kushtet sociale e dokësore, bashkë me rregulla të forta të kanunit, kanë qenë faktorë integrues, njejtësues e ekuilibrues të kësaj krahine”. (40)

Disa familje, mund ta kenë origjinën nga bija të atij fisi, fëmijët e të cilëve, u pranuan në fis. Ata që mbështeten me një fis të caktuar, krijojnë marrëdhënie që t’i qëndrojë kohës, përmes kumbarisë ose vëllamërisë (pirjes së gjakut). Ndërsa, në rastin kur në katund pranohen fëmijët e cucave, lidhjet e gjakut, ekzistojnë dhe në këtë rast më shpesh, ndodh shkrirja brenda fisit të dajës. Tirtajt e Oroshit, janë dy degësh: njëra vendëse e, tjetra e ardhur nga Xhuxha e Fanit, si nip bije, të mbështetur me degën e parë. Janë farefis i Çetajve, të Fanit. Në vendbanimin e ri, ruhen toponimet e emrit të vjetër, që e patën kur erdhën si: Kodra e Çetës, Laku i Çetës, Prroska e Çetës, etj. Më vonë, mbiemri ndryshoi, po toponimet e hershme të prejardhjes, mbetën në vendin ku u ngulën. Tregohet se ka ardhur e është ngulur aty, si nip nga një bijë. (41)

Ka patur raste të rralla, kur i ardhuri e ka ruajtur statusin e mikut në një vendbanim dhe ka marrë e dhënë vajza, me vendësit, siç ka bërë, Totrri i Shëmrisë së Oroshit, i ardhur jo shumë herët nga Kthella. I ngulur në Orosh, prej më shumë se 150 vjet, ai ka ruajtur marrëdhëniet martesore me oroshasit, gjë që nuk ka ndodh përgjithësisht, me të ardhurit e tjerë. Fiset e Oroshit, jo vetëm kanë pranuar të ardhur, por familje të veçanta të tyre, janë larguar dhe kanë pësuar përshtatje, në vendbanimet e reja. Në të nëntë ‘Malet’ e Dibrës, po dhe në fushë të saj, ka grupe popullsie, sado të pakët, me prejardhje nga Mirdita. Vllaznia Kaza, e vendosur në Shumbat të Ujë e m’Ujës, e ka prejardhjen nga Oroshi i Mirditës. Shënojmë se gjinia Çoku, me banim në Muhurr, është me origjinë të hershme nga Oroshi. (42)

Po kështu, në Zallë-Dardhë, gjinia Murati është gjak me Çokun në Orosh, e pra të ardhur prej andej. Formimi i Oroshit si fshat, lidhet me Kodër Katoliken. Si qendër banimi, ka shërbyer edhe Kodra e Mashtërkorve, që u krijua nga shtëpia Skanës, e cila më vonë, ka ra në Mashtërkorin e sotëm…! Në atë kodër, banorët kishin gjetur furra të shkrirjes së metaleve, të kohës së pirustëve. Mbetjet e skorjeve, gjenden edhe sot, prandaj e patën quajtur atë vend; “Kodra e Mjeshtërve”.

Oroshi, bën një përjashtim nga bajrakët e tjerë të Mirditës, sepse nuk i ka pjesëtarët e të njëjtit fis, të grumbulluar në një lagje, apo fshat të veçantë, por të shpërndarë në disa fshatra. E vetmja ndarje në Orosh, është ajo në mes të tetëdhjetë dhe pesëdhjetë shtëpive. Aq e theksuar ishte kjo ndarje, sa dikur, kur njerëzit njiheshin me një të oroshas, pyetja e parë që i bënin, ishte: A je i tetëdhjetë apo i pesëdhjetë shpive?! Kur u shtua shumë popullsia, nga një vendbanim u krijuan disa, por u tregua kujdes, që fiset e të tetëdhjetë shtëpive dhe të pesëdhjetë shtëpive, të formojë secili vendbanimet e veta. Kështu, nga tetëdhjetë shtëpitë u formuan fshatrat: Grykë Orosh, Bulshar, Ndërshenë, kurse nga pesëdhjetë shtëpitë, u formuan fshatrat; Lgjin, Mashtërkorë e Zajs. Nuk është ruajtur kjo ndarje, në disa fshatra të Oroshit të poshtëm. Çdonjëri grupim, kishte nga gjashtë fise dhe për rrjedhojë nga gjashtë pleq.

Duke patur pak tokë, Oroshi, me kalimin e kohës, u shtri dhe në vendet dimërore të këtij Dheu, poshtë në Bukmirë, Qafëmollë, Livadhes, Ndërfushazi dhe në gjysmën e fshatit Shpërdhazë. Në mes Oroshit të Epër (vendi i origjinës) e, Oroshit të Poshtër, që quhej dhe Dheu i Poshtër i Oroshit, është Dheu (bajraku) i Kushnenit, vendosur larg bashkësisë fshatare të Oroshit. Kjo do të thotë se; vendet e dimërimit të bagëtive; në krye të herës, nuk kishin qenë të Oroshit, por ishin fituar më vonë, me blerje apo me dhurim.

Popullsi nga Oroshi, u vendosën me banim të përhershëm edhe në bjeshkët, që dikur përdoreshin vetëm si vende verimi. Nënshejti e Lajthiza, që më vonë u kthyen në fshatra të banuar, dikur ishin vetëm tbana verore. (43)

Popullsi nga Oroshi, u vendosën dhe në pjesët më veriore të Mirditës. Kështu, Kryeziu i Pukës, u popullua me familje të ardhura nga Oroshi i Mirditës, nga Spaçi, Gojani dhe Fani. Në kohën kur Ami Bué, e vizitoi këtë vend, në vitet tridhjetë të shekullit XIX-të, pjesa dërmuese e popullsisë së tij, ishte mirditase dhe ai fshat, pas viteve gjashtëdhjetë të shekullit XX-të, u nda administrativisht në dy fshatra: njëri me emrin Kryezi e, tjetri me emrin Orosh, që tregon se në këtë fshat, mbizotëronte popullsia me prejardhje nga Oroshi. (44)

Gjashtë fiset e tetëdhjetë shtëpive, janë: Markolajt, Dedajt, Dodajt, Dragjoshët, Qefallarët, Renasit. Këto gjashtë fise, përbëhen nga këto zarme: Markolajt: Gjomarkajt, Bushi, Bajraktari, Topalli, Luli, Curri, Marëpërndrecajt, të Gjokë Llesh Dodës. Bushi, është i pari i fisit.

Dedajt, përfshin këto zarme: Kolës së Gjatë, Lalajt, Dodë Gjin Ndojt, Vukajt, Gjoci, Kaleci, Preng Nikoll Preçit, Bardhok Marka Gjokë Përloshi. I pari i fisit, është Kola i Gjatë.

Fisin e Dedajve, e përbajnë këto zarme: Ndue Bibë Ndojt, Kolë Zezt, Ndre Lleshi, Suti, Gjon Shkurti, Zhaba e Zhupi. Këto tre të fundit, banojnë në Bukmirë e Shpërdhazë. I pari i fisit, është Ndue Bibë Ndoj.

Dragjoshët, përbahen nga këto zarme: Pjetër Marka Prengës, Llesh Kolë Markut, Preng Ndue Gjinit, Valaneca, Prengë Gjok Deda (Sërrisht) dhe Margjini. I pari i fisit, është Llesh Kolë Marku.

Fisin Qefallarë, e përbajnë këto zarme: Baloj, Llusku, Kaçi, Gjok Kol Pashës dhe Latoshi. I pari i fisit është Latoshi.

Në fisin e Renasit, janë këto zarme: Përbashajt, Kadelajt, Rregji, Marka Kol Gjeçit, Preçajt, Shkurt Preng Dedës, i pari i fisit, Preng Gjok Dodë Alia. Ky zarm, ka dal fare. Zevendësues i afërt, asht Marka Kolë Gjeçi. Në tërësi si fise dhe fise të mbështetura, janë këto:

Markolaj, Dedaj, Dodaj, Lulaj, Bushi, Topallaj, Qefallarë, Rrethnaj, Dragosh, Lluskaj, Kaçi, Baloj, Vukaj, Gjocaj, Ndremenaj, Gjivukaj, Tirrtja, Çoku, Kolziu (Kaziu), Xhaferraj, Skana, Gjoprenaj, Markaj, Marpepaj, Sinanaj, Kokaj, Çunaj, Kotica, Kolgjeçaj, Brungaj, Përlekaj.

Fiset e pesëdhjetë shtëpive, janë po gjashtë: Gegëdodajt, Sinani, Skana, Koka, Xhaferri dhe Gjon Prenajt.

Në Gegëdodajt, hyjnë vëllazëritë: Ndrecë Marka Gegës, Çuni, Marka Ndrec Prengës dhe Ndue Llesh Nokës.

Sinanajt: Ndue Prengë Marka Nikollë Gjetës, Llesh Prengës, Brungës dhe Koticës.

Skana, ku bëjnë pjesë Skana vetë, Çoku, Bardhoci, të Nikollë Prengë Bibës.

Koka, ku bëjnë pjesë të Tuc Nikollit, Ndue Dodë Kazës, Bibë Gjokës, Çup Ndojt, Shyti.

Xhaferri, ku bëjnë pjesë të Llesh Marka Gjergjit, Ndue Kolë Pjetrit, Shkurt Nikolli, Vokrri, të Pjetër Prengës.

Gjonprenajt, ku bëjnë pjesë të Marka Ndue Lleshit, Nikollë Prengë Ndrecës, Ndreajt, të Gjetë Gegës, të Bibë Prengës dhe të Gjon Marka Bibës. (45)

Duket se ndarja më dyshë e fiseve të Oroshit, shpreh marrëdhënie afërsie në lidhjet fisnore. Gjashtë fiset, brenda grupimit të quajtur të; “tetëdhjetë shpive”, ose të; “pesëdhjetë shpive”, ndihen më të afërt me njëri-tjetrin, se me gjashtë fiset e grupimit tjetër. “Tetëdhjetë shtëpitë”, kanë qenë të vendosur në Grykë Oroshin e sotëm, që fillonte në fund të Lmaçes, ku është sot shkolla tetëvjeçare dhe mbaronte, në krye të fshatit te kulla e Ndue Dedë Marka Kolës. Sipas thënies së trashëguar ndër breza, të “tetëdhjetë shtëpitë”, kanë qenë të vendosura pranë njëra -tjetrës, sa, një macë po të nisej nga fundi i katundit mbërrinte në krye, pullaz më pullaz, pa zbritur asnjëherë në tokë. Ndërsa “pesëdhjetë shtëpitë” e Oroshit, janë vendosur poshtë, në luginën e Fanit të Vogël.

Pleqtë dhe krerët e një njësie fisnore, kishin dy funksione: së pari atë të vënies së disiplinës dhe rregullit në organizimin farefisnor, ku ato udhëhiqnin dhe së dyti, mbrojtjen e interesave të tij, në bajrak dhe në fshat. Pra, në një vend ku nuk kishte gjykatës dhe polici shtetërore të njohur nga populli, “qeverisja”, e njësisë fisnore, qoftë kjo familja, vëllazëria apo gjinia, ishte plotësisht në dorën e tyre. Ata duhet të vepronin në përputhje me principet; “sipas të cilave duhej të udhëhiqte bashkësinë e tij familjare një kryeplak i zoti”. (46) Memorie.al

                                            Vijon numrin e ardhshëm

  1. Kahreman Ulqini, Struktura e shoqërisë tradicionale… f.147
  2. Kahreman Ulqini, Struktura e shoqërisë tradicionale … f.148
  3. AQSH, Bibë Doda, dosja 4, f. 1
  4. Hyacinthe Hecquard, Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose i Gegërisë, Plejad, Tiranë 2008, f. 222
  5. AQSH, Fondi 132, dosja 5, f.5
  6. H. Hecquard, Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose i Gegërisë, f. 374.
  7. Mark Tirta, Mirdita e moçme e migrime … f. 36-37
  8. Prelë Milani, Shoshi, Gjeografia, gjenealogjia, historia…, f. 209
  9. Xhemal Meçi, Kanuni i Lekë Dukagjinit në variantin e Mirditës,, botimet “Geer”, Tiranë 2002, f. 99
  10. Pal Doçi, Të dhëna për vetëqeverisjen e Mirditës, Studime Historike, viti XXVIII (XI), Nr.3, Tiranë 1974, f.103
  11. Kahreman Ulqini, Struktura e shoqërisë… f. 57
  12. Mark Tirta, Mirdita e moçme e migrime… f.85
  13. Mark Tirta, Mirdita e moçme e migrime… f.22-23
  14. Mark Tirta, Mirdita e moçme e migrime… f. 32
  15. Mark Tirta, Mirdita e moçme e migrime… f. 24
  16. Mark Tirta, Mirdita e moçme e migrime… f.25
  17. Ndue Skana, Skanajt e Mirditës, botimet “Geer”, Tiranë 2006 46. Walther Peinsipp, Populli i shqipeve të malit, botimet “Mirdita”, Tiranë 2005, f. 63

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 09 Qershor 2023

Next Post

“Marrëdhëniet e shokut Halim Xhelo, me babën e tij, armik e agjent i imperializmit, kanë ardhur duke u trashur dhe Halimi, ka pasur një konsideracjon të çuditshëm për të...”!/ Letrat nga Dukati për Kadri Hazbiun

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Marrëdhëniet e shokut Halim Xhelo, me babën e tij, armik e agjent i imperializmit, kanë ardhur duke u trashur dhe Halimi, ka pasur një konsideracjon të çuditshëm për të…”!/ Letrat nga Dukati për Kadri Hazbiun

“Marrëdhëniet e shokut Halim Xhelo, me babën e tij, armik e agjent i imperializmit, kanë ardhur duke u trashur dhe Halimi, ka pasur një konsideracjon të çuditshëm për të...”!/ Letrat nga Dukati për Kadri Hazbiun

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!