• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, May 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Në kufi me Greqinë gjendja paraqitet e nderë, fryjnë erërat e provokacioneve, ndaj forcat tona të armatosura, janë vënë në gatishmëri numër një dhe…”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti

“Kur i tregova se më pëlqente letërsia, shitësja e ‘Librit Sovjetik’, më tha; atëhere plotësohet trashëgimia gjenetike tek tre vëllezërit: I madhi, artist i skenës, i dyti – piktor dhe i treti…”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik
“Për 27 vjet rresht, familja banoi në një kasolle lopësh me kallama, pa dritare, ku Sokrat Shyti, iu nënshtrua punëve të rënda dhe tre herë në ditë, ai paraqitej tek i plotfuqishmi i zonës…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
“Kur i tregova se më pëlqente letërsia, shitësja e ‘Librit Sovjetik’, më tha; atëhere plotësohet trashëgimia gjenetike tek tre vëllezërit: I madhi, artist i skenës, i dyti – piktor dhe i treti…”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik
“Kur takova të Plotfuqishmin, mik i familjes sonë dhe i tregova që po më merrnin ushtar, ai më tha; unë shkollë nuk kam, por puna e policit, më ka mësuar që…”! / Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti
“Pas mbledhjes së 81 Partive, ne dolëm te stacioni ‘Kievski Vokzall’, për të përcjellë Enver Hoxhën dhe delegacionin tonë, ku rusët na ndiqnin me keqardhje, kur si të çmendur…”/ Kujtimet e ish-studentit të Moskës
“Pas mbledhjes së 81 Partive, ne dolëm te stacioni ‘Kievski Vokzall’, për të përcjellë Enver Hoxhën dhe delegacionin tonë, ku rusët na ndiqnin me keqardhje, kur si të çmendur…”/ Kujtimet e ish-studentit të Moskës

Nga Sokrat Shyti

Pjesa e pesëdhjetetetë

Memorie.al / Shkrimtari Sokrat Shyti është i “panjohuri i madh” që prej disa vitesh ka shfaqur majën e ajsbergut të krijimtarisë së tij letrare. E them këtë duke u nisur nga ajo sasi e pakët e librave të tij të botuar në këto vitet e fundit dhe kryesisht romanit voluminoz “Nata fantazmë” (Tiranë 2014). Romanet: “PËRTEJ MISTERIT”, “MES TUNDIMIT DHE VORBULLËS”, “GËRRYERJET E MAKTHIT”, “HIJA E TURPIT DHE E VDEKJES”, “KOLONELI KRYEDHJAK”, “SHPRESAT E NËMURA”, “PËSHTJELLIMET E FATIT” I, II, “MBIJETESA NË KASOLLEN E LOPËS”, si dhe vepra të tjera, të gjitha romane, me nga 350 – 550 faqe, janë në dorëshkrime që presin të botohen. Ëndrrat dhe vrulli i parë i romancierit të ri, që kthehej nga studimet jashtë shtetit plot energji e dashuri për artin dhe letërsinë, u prenë që herët nga tehu i egër i diktaturës komuniste.

Kush është Sokrat Shyti?

Gjithashtu mund të lexoni

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t’i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Te ‘Burgu i Ri’, do mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët duke dasht me u arratis, ishin tradhëtue e spiunue prej…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

I kthyer nga studimet në Universitetin Shtetëror të Moskës, fill pas ndërprerjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjete në vitin 1960, Sokrat Shyti, punon në Radio-difuzion (që aso kohe gjendej në rrugën e Kavajës), në një redaksi me miqtë e tij gazetarë – Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani – që të dy, mandej, të arrestuar, e më vonë, të pushkatuar nga regjimi komunist. Përveç Radios, Sokrati 21 vjeçar, nëse e përfytyrojmë, ka asokohe interesa pasionante letrare. Shkruan romanin e parë “Madam doktoresha” dhe është në prag të botimit, por… ajme! Fill pas arrestimit të miqve, si për ta mbushur kupën, një vëlla i tij piktor, arratiset jashtë shtetit.

Sokratin e arrestojnë në shtator 1963, ndërsa në nëntor të atij viti, e internojnë familjarisht, (me nënën dhe motrën e vogël), në një vend midis Ardenicës dhe Kolonjës së Lushnjës. Për 27 vjet rresht, familja banon në një kasolle lopësh me kallama, pa dritare, ndërsa Sokrati u nënshtrohet punëve të detyruara. Përgjatë 27 viteve, ai është i shtrënguar ligjërisht të paraqitet tre herë në ditë, tek i plotfuqishmi i zonës. Nuk ka të drejtë të lëvizë nga vendi i internimit, është i privuar nga çdo lloj dokumenti, etj. Në këto kushte, mes një kasolleje lopësh, ai lindi dhe rriti fëmijët. Pikërisht nga mbi këtë ngjarje, apo më saktë një histori tejet e gjatë persekutimi, është bazuar ai për të shkruar librin “Mbijetesa në kasollen e lopës”!

         Agron Tufa

                                                        Vijon nga numri i kaluar

                                 PJESË NGA LIBRI, “MBIJETESA NË KASOLLEN E LOPËS”

Pas disa minutave më kaploi një gjumë i thellë, pa ëndrra dhe ngacmime. Veprova drejt që porosita fqinjin tim të kujdesshëm, i cili filloi të më tundi që në Mamurras, që të bëhesha esëll para mbërritjes në stacionin tim.

– “Pati kontroll për bileta”? – e pyeta unë.

– “Ajo nuk e pa të nevojshme t’ju zgjoja”, – shpjegoi fqinji.

– “Në gazetën, që porsa lexova, shkruhet për acarim të gjendjes me Greqinë: kanë filluar të dëgjohen hapur thirrjet e grupimeve fashiste e naziste kundër nesh. Në kufi gjendja paraqitet e nderë, fryjnë erërat e provokacioneve, ndaj forcat tona të armatosura, janë vënë në gatishmëri numër një”.

– “NATO dhe TRAKTATI I VARSHAVËS, duke qenë dy pakte agresive, kanë si synim kryesor të kërcënojnë shtetin tonë socialist, herë pas here, ndonëse e dinë që ne s’tutemi nga istikami, prej vringëllimës së armeve të tyre, sepse kur ata na drejtojnë grykën e pushkës, ne u kthejmë grykën e topit! – iu përgjigja unë. – Tek ne gjithë populli është ushtar. Ndaj s’ka kërcenim të na mposhti”!..shtova duke u ngritur në këmbë të dilja nga vagoni.

Kur zbrita nga treni, pyeta përgjegjësin e stacionit nëse qarkullon autobusi për në Burrel.

– “Linjë të përhershme nuk ka, – më shpjegoi ai. – Por me raste, kur grumbullohen shumë vetë, njoftohet agjencia e udhëtarëve, në Burrel, dhe ata nisin nëse kanë mjet, qoftë dhe kamion të mbuluar me mushama e me stola dërrase. Por ti mos i mbaj shpresat tek diçka e pasigurt. Më mirë dil tek kthesa, se prej aty nisen plot makina”.

Këshilla e tij doli e saktë. Pas një gjysëm ore, një kamion i tonazheve të rënda ndaloi pranë meje. Shoferi u tregua menjëherë i gatshëm të merrte një udhëtar në kabinën e tij, sidomos një ushtar që kthehet nga leja, i cili duhet të jetë në repart në kohën e caktuar. Por iu duk disi e habitshme, kur i thash se do zbres në Kongrazhd.

– “E di pse u çudita? – shtoi ai duke më kundruar me vëmendje. – Sepse unë e bëj shpesh këtë rrugë, e di ç’pamje kanë ushtarët e këtushëm: barinj e bujq me veshje ushtarake. Kurse ju keni pamje tjetërsoj, me duar të buta…”!

– “Jam ndihmësi i komisarit” – iu përgjigja, që t’i hiqja dyshimin.

– “Me këtë shpjegohet dhe ndryshimi që përmenda më sipër. Atëherë del që duhet të keni qenë diku me shërbim, dhe tani po ktheheni…”, – vijoi ai më tej interesimin e tij.

– “I keni rënë pikës”, – shtova unë, i bindur që me kaq do t’i jepte fund kureshtjes.

Ai hodhi një vështrim të imtë mbi profilin tim, dhe pasi vërejti me kujdes thinjat e dukshme ndoshta u pajtua me përcaktimin se isha ndihmësi i komisarit, pavarësisht si ushtar karriere apo i shërbimit të detyruar.

Kur mbërritëm tek kthesa e repartit, e falënderova që më pruri në kohën e duhur, duke i uruar punë dhe shëndet të mbarë. Më dukej dukuri e çuditshme, që vija në këto kodra me dhe të kuq, mbuluar gjithnjë me tisin e mjegullës. Por shumë shpejt e zbova nga vetja këtë ndjesi, pasi më ngacmoi kërkesa më e ngutshme, të cilën prisja me padurim të dëgjoja me veshët e mi, nga goja e kolonelit, kumtin e transferimit të përhershme. Lutesha në heshtje që ky të jetë rasti i fundit, që i shoh këto kodra me dhe’ të kuq, e këtej e tutje të vendosem në vende më të butë, me klime e pjellori të begatë.

Për fatin tim, në postbllok ishte oficer roje komandant Sula. Prandaj nuk doli fare nevoja t’i tregoj fletë-daljen e spitalit, pasi ishte në dijeni të plotë të lëvizjeve të mia përmes shpjegimeve të komisarit.

Megjithatë për mirësjellje, i përshkrova shkurtimisht operacionin, dhe pushimin mjekësor në banesë.

– “U ktheve në kohë”, – tha ai duke më vështruar me vëmendje të ngërthyer.

– “Ka ndodhur diçka”?… -e pyeta unë disi i shqetësuar.

– “Andej nga rrethi juaj, si paraqitet gjendja”? – shtoi ky me të njëjtin shikim.

– “Në ç’kuptim”? – ia ktheva unë duke e hetuar me kujdes.

– “Me siguri duhet ta kesh takuar shokun tënd, Engjëllin, dhe ky pa tjetër të ka vënë në dijeni për lëvizjet e pritshme…”, – vijoi ai të interesohet.

– “Meqë gjatë këtyre ditëve u mora me disa çështje familjare, s’pata fare kohë të takoja asnjë nga shokët dhe të njohurit e mi”, – theksova me ton bindës, që nëntogeri të mos vazhdonte me tej me pyetje, por të hapej vetë para meje.

– “Veshi nuk të rroku fjalët; ‘mobilizim i përgjithshëm’”? – ngulmoi ai.

– “Në muhabet e sipër dikush , se mund të ketë mobilizim jashtë radhe. Por meqë askush nuk shfaqi interes të dinte më tepër, u la me kaq”!

– “As ti nuk pate kureshtje të mësoje ndonjë hollësi pse ky mobilizim jashtë radhe”?! – shfaqi ai mosbesim tek përgjigja ime.

– “Nëse do të prisja fletë-thirrjen për ushtar, sigurisht do interesohesha. Por tashti që e kam të mbledhur mendjen…”!

– “Pikërisht këtu e kam fjalën, se gjendja e tanishme mund të ndryshoje…”- tha ai më vështrim të përzier.

– “Në ç’kuptim mund të ndryshojë? Komisari ka ndërruar mendje, s’do të jem ndihmësi i tij? Ka ngacmime anonime”?… – i drejtova këto pyetje të njëpasnjëshme, që nëntogeri të zbërthehej.

– “Asnjë nga dyshimet e tua nuk qëndron. Lëvizja detyrohet nga kushtet aktuale, në kuadër të mobilizimit të përgjithshëm. Tani nuk paraqet sekret të them, se një pjesë e ushtarëve të NBU-s tonë, kryesisht rekrutët e rinj nga rrethi i Lushnjes, me përjashtim të bujqve e barinjve, do të transferohen. Ti je i pari i listës”! – theksoi.

– “Do shkojmë në një NBU tjetër”?.. – bëra të paditurin!

– “E kundërta: do jeni repart i rregullt ushtarak, me armatim, të inkuadruar në regjimente autonomë”, – shpjegoi nëntogeri.

– “Këtu kanë ardhur oficerët shoqërues të reparteve, në rangun e komandantit të kompanisë”.

– “Kjo do të thotë se qenka bërë fakt i kryer”?… shpreha habinë, duke e ndrydhur sa më thellë përbrenda kënaqësinë e kumtit të mrekullueshëm.

– “Koloneli dhe komisari përpiluan listat, i dërguan për miratim në Komandën e Divizionit, dhe tani që kanë firmat me vula pritet urdhri i nisjes nga Komanda e Përgjithshme. Makinat janë në oborr pranë fjetores. Sigurisht ti do paraqitesh tek koloneli, për t’i treguar fletë-daljen e spitalit, dhe si i kalove pushimet pranë familjes. Po takove rrugës komisarin, do ta përshëndetësh, por pa i dhënë asnjë shenjë të jashtme, çfarë dëgjove. Një gjë duhet të mos e harrosh: do më marrë malli për ty! Më hyre në zemër që ditën e parë të udhëtimit. Prandaj të uroj: të priftë e mbara! Edhe pse nuk e di saktësisht në cilën kompani do jesh, prapë do t’ia shpreh përshtypjet e mia oficerit shoqërues, që ky t’i ketë parasysh. Kaq mundësi kam, dhe këtë do ta bëj”.

– “Të jeni i bindur, komandant Sula, se do mbeteni në kujtesën time si njeri i mrekullueshëm dhe oficer me nuhatje, që di të komunikojë me ushtarët, duke i vlerësuar nga ana njerëzore! Kjo ju nderon më shumë se çdo gjë tjetër”, – i thash unë duke e përqafuar.

– “Faleminderit për vlerësimin e lart! Do ndjehesha i lumtur nëse në urdhrin e transferimit tuaj, gjendej dhe emri im, si oficer shoqërues! Le pastaj sikur të shkruhej) shënimi: oficerët e armëve, me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, kalojnë në dispozicion të regjimenteve autonomë! Por diçka e tillë nuk ndodhi. Me sa duket akoma nuk ndjehet nevoja e pranisë tonë”! – shtoi ai me psherëtimë të thellë, për të shprehur dëshpërimin e kësaj shpërfillje.

Pasi e përqafova edhe një herë, u largova nga postblloku. Fluturoja në qiellin e shtatë të ngazëllimit. Nuk e vija në mëdyshje që merita kryesore e transferimit, i takonte kolonelit. Sepse duke qenë drejtuesi kryesor i repartit, me autoritet, (fjala e të cilit ka forcën dhe peshën e ligjit), isha i bindur se kundërshtimi i tij në komandën e divizionit, do zinte vend, me shpjegimin se pa gazetarin, do të pushojnë mjaft veprimtari të domosdoshme, sidomos në këtë situatë të acaruar, kur mendjet e ushtarëve janë të pështjelluara me çoroditje.

Për rrjedhojë, emri im do fshihej. Ne këto kushte, kundërshtimi i kolonelit do përkrahej nga komisari i kompanisë dhe komandant Sula, dy dashamirësit e mi, të cilët duke mos e dhënë pëlqimin e tyre për transferimin tim, pandehin se më bëjnë nder, nisur nga hamendësimi dyshues, se regjimentet e rinj autonomë, mund të dërgohen në vijën e parë të rrezikut, aty ku një fije pe’ e ndan pagën nga lufta.

E njoftova ushtarin e shërbimit të komandës, se tani sapo u ktheva nga spitali i përgjithshëm ushtarak, prandaj duhet t’i paraqitem kolonelit.

– “Né çast po e vë në dijeni”! – u tregua ky i gatshëm.

– “Përfito nga rasti meqë ndodhet i vetëm, pasi sot gjithë ditën zyra e tij ka qenë plot”.

Pas pak ushtari doli tek shkallët, dhe më bëri shenjë me dorë të futem brenda. Unë u paraqita sipas rregullores, dhe prita. Koloneli dukej mjaft i lodhur nga procedurat e ngjeshura të lëvizjes së ushtarëve. Por më shumë, sipas meje, qe’ mërzitur nga shpërfillja e drejtuesve kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm, të cilët edhe në këtë rast të përshtatshëm, nuk i morën parasysh meritat e oficerit me aftësi ushtarake, kur i plotësonte të gjitha kushtet, të caktohej komandant i një regjimenti të ri autonom.

-“ Mirë qe erdhe në kohë… – tha koloneli me vështrim të rënduar. – Po të vonoheshe një ditë, do humbisje shansin e transferimit…”!

– “Ka ardhur për mua urdhër transferimi”?!…- bëra të paditurin.

– “Jo yti personal, por i gjithë kompanisë, – sqaroi koloneli. – Je i pari në listë. Rastësitë si kjo e tanishmja, një herë në kaq kohë ndodhin. Sado këtu si fillim po e kalojë mirë, pa lodhje trupore e stres, prapë nuk i dihej sa mund të zgjaste kjo periudhë, pasi asnjë s’i parashikon dot befasitë e ndërhyrjeve keqdashëse. Do thuash se dhe atje ku do shkojë, s’ka garanci. por për një gjë ke siguri: nuk do jesh më ushtar i kazmës dhe lopatës. Pa përjashtuar mundësinë që në këto situata të ndera, shfaqen kërkesa për aftësitë e ushtarëve të talentuar.

Ngaqë oficerët e kanë mendjen vetëm te përmbushja e synimeve luftarake, e lënë në sfond boshtin ideologjik, me luftën e klasave dhe vigjilencën revolucionare. Sidomos komisarët me përvojë, tregohen pehlivanë të rafinuar në këto situata: nuhatja e mprehtë u jep shanse të manovrojnë me shkathtësi. Nejse, këto janë punët e tyre. Për ty ka rëndësi që duke ikur nga NBU-ja, e largon veten nga poligoni i qitjes, dhe i fut rrjedhat e ngjarjeve në një shtrat tjetër.

Mes brishtësisë së një reparti ushtarak dhe mundësive të manovrimit, ka një ndërthurje të vazhduar, ku i zgjuari dhe i shkathëti gjithnjë gjen mënyrën për t’i nxjerrë gështenjat nga zjarri. Vlera e këtij transferimi, merr përmasa shpëtimtare edhe për një fakt tjetër: shpëton përfundimisht nga klithmat ulëritëse të dinozaurit Nazif, i papërsëritshëm për llojin e vet, në gjithë ushtrinë shqiptare”! – shtoi koloneli duke tundur kokën.

– “Çfarë nuk do të jepja, në këmbim për të shpëtuar nga ulërimat e tij shtazarake”!.. – tha përmes psherëtimës së zgjatur.

– “U rrëmbeva pas këtyre mendimeve dhe nuk të pyeta si ndihesh pas operacionit…”?!

– “Ndihem mirë. Plaga u mbyll. Qetësia dhe regjimi çlodhës në shtëpi, ishin kurë ndihmëse për riaftësimin e organizmit”, – iu përgjigja unë, i kënaqur me përkujdesjen e tij.

– “Pavarësisht nga gjendja e përmirësuar, të këshilloj atje ku do shkoni, të bësh ri kontroll tek mjeku i repartit…, – porositi ai. – Po me komisarin, je takuar”? – më pyeti me buzëqeshje.

– “Vetëm komandant Sulën përshëndeta me dorë, kur kalova post-bllokun”, – i thash unë.

– “Të dy u dëshpëruan, kur e morën vesh që do transferohesh. Por komisari e shprehu mllefin si kalamajtë kur zemërohen. Do të kujtohen shpesh pyetjet dhe përgjigjet gjatë orës politike, kur pas çdo “shpjegimi” primitiv, ai të drejtohej ty me buzëqeshjen hutaqe: apo jo, Sokrat? Dhe ti për t’i bërë qejfin, ia ktheje: pa tjetër kështu, shoku komisar”!

– “Edhe pse i mungon kultura e duhur dhe arsimimi, prape di të sillet me ushtarët, ka durim, nuk nxehet dhe nuk i fyen, – i shpreha kolonelit përshtypjen time. – Ndërsa shefi i sektorit, Ziso, ka tjetër natyrë: i qëndron punës pincë mbi kokë, rri gjithnjë pranë kafshëve të repartit, di të bashkëbisedojë miqësisht me to, kujdeset me përkushtim për mbarsjen e tyre”! Duket që ndjen kënaqësi, dhe i pëlqen kjo punë më shumë se çdo detyrë tjetër”.

– “Pikërisht këta tipa, janë drejtues të përshtatshëm për NBU-të, – tha koloneli. – Shef Zisos s’ka nevojë t’i japësh urdhra e udhëzime, apo ta qortosh për një veprim të gabuar. Ai e njeh detyrën hollësisht, dhe e përmbush me shumë dëshirë. Falë punës së Zisos, ndërmarrja jonë bujqësore ushtarake, ndodhet në pararoje të NBU-ve të Republikës”! – gjeti rastin të jepte në fund vlerësimin maksimal, për vartësin e tij.

Këtë çast desha ta përqafoja dhe ta shtrëngoja në krahët e mi këtë oficer madhor me shpirt te madh, i cili pavarësisht nga gjendja e rënduar që përjetonte për shkak të zhvlerësimit të aftësive të tij, nga shefat cinik e mendjemëdhenj në Shtabin e Përgjithshëm, nuk i shpërfillte e nuk i përçmonte vartësit. Përkundrazi, mbante ndaj tyre qëndrim atëror e vëllazëror, i përgëzonte shpesh për punën e bërë, u shprehte falënderime që dinë të sillen njerëzisht me ushtarët, nuk përdorin ndaj tyre ashpërsi dhe egërsi. Memorie.al

                                                    Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“S’e përballova dot punën si mësuese në fshatin e largët, ku shkoja çdo ditë me biçikiletë, prandaj pranova rolin në film, ku ...”/ Dëshima e rrallë e aktores së njohur

Next Post

“Në rast që ofendimi asht ba kundra një trupi gjyqësuer, politik ose administrativ, ose kundra një përfaqësuesi të këtyne, ndjekjet bahen me autorizimin e...”/ Si i mbronte gjyqtarët Kodi Penal i Monarkisë?

Artikuj të ngjashëm

“Premtimi i rrejshëm i Sigurimit: Ruzhdi Rroji dhe dënimi i pashmangshëm i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosuri politik, për tradhtinë e Qamil Gavoçit e Lilo Zenelit dhe ndërhyrjen e Abaz Bekteshit!
Kujtime

“Ferit M., e kishte kthy shtëpinë në zyrë hetuesie, ku në nji orë të caktueme, do të ishin të detyruara t’i vinin disa prej vajzave të gjimnazit të Shkodrës, që duke u dridhë…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Te ‘Burgu i Ri’, do mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët duke dasht me u arratis, ishin tradhëtue e spiunue prej…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Kujtime

“I ligu Sirri Çarçani që ishte dërgu me mision nga Tirana pas prishjes me Jugosllavinë, hyni në qelinë time dhe më tha; e shikon atë qoshe, aty do të varim ty, sepse…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Aq shumë më kishte torturue hetuesi, Ali Xhunga, saqë s’lëvizja dot dhe më mbanin policët për krahësh e, kur ai më futi tytën e revoles në gojë, që unë të hapja sytë, luta zotin…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Kur dola në korridor me shku në W.C. dhe polici nuk e kishte mendjen, i djegur nga etja, futa kokën në kovë, por tetar Qaniu, pasi bërtiti; lëshoje, lëshoje, më qëlloi…”/ Dëshmitë e Ahmet Bushatit

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Ali Xhunga, i përkiste atij lloji të pështirë hetuesish, si dikur Zhozef Fushe i Francës, që kishte kuptue në kohën e duhun, se për të ba karriere, duhej…”! / Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Ahmet Bushati

May 19, 2025
Next Post
“Në rast që ofendimi asht ba kundra një trupi gjyqësuer, politik ose administrativ, ose kundra një përfaqësuesi të këtyne, ndjekjet bahen me autorizimin e…”/ Si i mbronte gjyqtarët Kodi Penal i Monarkisë?

“Në rast që ofendimi asht ba kundra një trupi gjyqësuer, politik ose administrativ, ose kundra një përfaqësuesi të këtyne, ndjekjet bahen me autorizimin e...”/ Si i mbronte gjyqtarët Kodi Penal i Monarkisë?

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!