• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, March 31, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Në Korçën kulturës, që ai e deshi aq shumë, ende mungon një përmendore e Rafail Dishnicës dhe paturpësisht, ka shtatore njerëzish, që…”/ Historia e panjohur e “Babait të Boksit Shqiptar”!

Nga Vangjel Simaku

Memorie.al / Ai quhej Rafail Dishnica – Gërnjoti. Rridhte nga një familje vllahe me origjinë nga nga Frashëri i Përmetit. Lindi pikërisht te ky fshat me emër të madh, Frashër, në vitin 1902. Më pas familja shpërngulet dhe u vendos në fshatin Dishnicë të Korçës, nga ku buron edhe mbiemri i tij. Kur Rafaili ishte ende i vogël, emigroi bashkë me familjen, drejt Amerikës Latine, në Argjentinë, ku shumë shpejt do të shdërrohej në kampionin e saj.

Rafail Dishnica-Gërnjoti, ishte një talent i rrallë në sportin e boksit. Dallohej veçanërisht për forcën goditëse dhe befasitë, aq të domosdoshme në këtë sport. Në krejt ndeshjet e të rinjve zhvilluar në vitet ’20-të në Argjentinë, ai doli fitues. Ra shumë shpejt në sy të trajnerit të shquar argjentinas, Migrales, i cili do ta stërviste me shumë kujdes kampionin e ardhshëm, duke u ndeshur me boksierët më të mirë të atij vendi.

Tri herë radhazi, i riu i talentuar do të fitojë titullin kampion i Argjentinës, për peshën e mesme. Sukseset erdhën njëra pas tjetrës. Tashmë boksier profesionist, ai do të ndeshej me figura të shquara të boksit botëror, si në Argjentinë, Brazil, Uruguai, Kili, Bolivi, Ekuador, etj. Në ndeshjen e zhvilluar në vitin 1931-ë, në Rio de Zhaneiro fitoi titullin “Kampion i Amerikës Latine “.

Gjithashtu mund të lexoni

“Loro Boriçi doli në majë të podiumit të fituesve me Kupën e Kampionit të Ballkanit, kurse babai im, Tuni Papuçiu, vetëm 23 vjeçar, duke ngritur…”/ Historia e panjohur e Ballkaniadës së ’46-ës

“Kur Anton Mazrekut në takimin me sportdashës në Pallatin e Kulturës ‘Ali Kelmendi, iu bë pyetja befasuese, se; cili ishte futbollist më i madh, Lushta apo Boriçi, ai…”/ Dëshmia e gazetarit të njohur të sportit

Por më 1937-ën, kampioni latino-amerikan, kthehet në Korçë. I patën propozuar të merrte nënshtetësinë argjentinase, por ai nuk pranoi. Toka e të parëve, e tërhiqte si me magnet. Ai u kthye në Shqipëri, për të vazhduar këtu rrugën e suksesit. Rafail Dishnica-Gërnjoti, ishte jo vetëm boksieri- themelues i këtij sporti të bukur e guximtar në Shqipëri, por edhe trajneri dhe edukatori i aftë.

Rafaili martohet dhe pati shtatë fëmijë, nga të cilët katër djem, dhe që  të gjithë u bënë boksierë. Trajneri i tyre i parë pa dyshim ishte ai vete; “Mjeshtri i Merituar i Sportit“. Në Shqipëri u ndesh me figura të shquara të boksit shqiptar, si; Sotir Polena, Pandi Shano, Ali Kastrati, Thanas Qafzezi, si dhe me boksierë të shquar në arenën botërore, si; gjermani Arthur Ëinter, maqedonasi Vllado Markoviç, kampionin e Greqisë, Janis Milopotamitaqis, serbin Mihal Çelik, etj.

Korçarët e moshuar i mbajnë mend edhe sot ndeshjet e tij të mrekullueshme, goditjet e tij të rrufeshme, të shoqëruara nga zërat në kor, të tyre: “Denju Rrapo!” (vllahisht: Bjeri Rrapo!) Por jeta për kampionin latino-amerikan dhe babain e Boksit Shqiptar, nuk ka qenë gjithnjë fushë me lule. Familja njohu persekutimin e gjatë, kur njëri prej djemve të tij boksier, i famshmi Dhori Gërnjoti, kampion edhe ai, tenton të arratiset nga Shqipëria, për të vazhduar jashtë sportin e boksit, pasi në vendin tonë ai u ndalua.

Gjithkush që ka jetuar në atë sistem, i merr vete me mend pasojat që mund dhe ranë mbi Dhorin dhe gjithë familjen e tij. Por Rafail Dishnica, me gjithë titujt botërore, dhe titullin e “Mjeshtrit” në boks, që i meritoi, nuk mori asnjëherë vlerësimet e duhura, sa ishte gjallë. Edhe pas vdekjes, figura e tij nuk u vlerësua siç duhej e siç e meritonte të quhej; “Babai i Boksit Shqiptar”.

Mbaj mend se në një aktivitet, organizuar në periudhën e demokracisë, nga i biri i tij, Thimi Gërnjoti, pushtetarët e rinj të Korçës, nuk patën kohë të vinin e të nderonin siç duhet këtë figurë të paharrueshme të sportit shqiptar .

Sot, mungon një përmendore e Rafail Dishnicës, në qytetin e kulturës, në Korçën e tij, që ai e deshi dhe i dha aq shumë. Mungojnë dhe përmendoret e bamirësve të shquar Lakce e Turtulli, që bënë aq shumë për këtë qytet. Paturpësisht dhe paradoksale ngrihen shtatore njerëzish, që nuk e meritojnë t’u përmendet as edhe emri.

Por pavarësisht kësaj, emrat e bijve të shquar të saj, Korça ka kohë që i ka gdhendur në memorien e saj historike. Këtu pa dyshim një vend të merituar ka edhe kampioni i kampioneve, i madhi Rafail Dishnica – Gërnjoti, – “Babai i Boksit Shqiptar”. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur gjeneral Prodani, që kishte shumë afrimitet me kryeministrin, i tha: ‘Ç'po bëni kështu?! Ç'faj kanë bërë shokët, që po i godisni kaq egër?! Mehmeti i’u përgjigj...”/ Kujtimet e ish-presidentit Alfred Mosiu

Next Post

Kalendari Historik 27 Gusht 2024

Artikuj të ngjashëm

“Sabah Bizi, nuk dallohej për regjim të fortë sportive, por para ndeshjes me gjermanët, për të mbajtur Bekenbauerin, unë ‘ndrydha’ mirë me çelës dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Loro Boriçit
Sport

“Loro Boriçi doli në majë të podiumit të fituesve me Kupën e Kampionit të Ballkanit, kurse babai im, Tuni Papuçiu, vetëm 23 vjeçar, duke ngritur…”/ Historia e panjohur e Ballkaniadës së ’46-ës

March 10, 2026
“Anton Mazreku nuk ishte vetëm një komentator i futbollit, por ai spikati në krijimtari poetike, shënime letrare, në përkthime artistike veprash poetike…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të mikrofonit sportiv
Sport

“Kur Anton Mazrekut në takimin me sportdashës në Pallatin e Kulturës ‘Ali Kelmendi, iu bë pyetja befasuese, se; cili ishte futbollist më i madh, Lushta apo Boriçi, ai…”/ Dëshmia e gazetarit të njohur të sportit

March 6, 2026
“Anton Mazreku nuk ishte vetëm një komentator i futbollit, por ai spikati në krijimtari poetike, shënime letrare, në përkthime artistike veprash poetike…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të mikrofonit sportiv
Sport

“Anton Mazreku nuk ishte vetëm një komentator i futbollit, por ai spikati në krijimtari poetike, shënime letrare, në përkthime artistike veprash poetike…”/ Ana e panjohur e mjeshtrit të mikrofonit sportiv

March 5, 2026
“Trainer i Italisë, Biankini, më tha për Çaçin: ky lojtar mund të luajë shumë mirë, me çdo ekip të fortë në Europë, por unë do e dëshiroja…”/ Dëshmia e Astrit Grevës, për legjendën e basketbollit shqiptar

March 2, 2026
“Libri fillon me klubin më të vjetër në botë, F. C. ‘Sheffield’ dhe vazhdon në faqen 134, me Klubin e Futbollit ‘Vllaznia’, i cili është …”/ “I Pionieri Del Pallone”, i botuar në Itali, renditet edhe skuadra shkodrane

February 28, 2026
“Gjatë natës, kur sheshi lirohej prej trafikut, rreth 300 sportistë të ‘Spartakut’, filluan qepjen e tapetit me gjilpëra me spango…”/ Libri i autorit italian, për ndeshjen në “Sheshin e Kuq”, para Stalinit   

January 1, 2026
Next Post
Kalendari Historik 01 Gusht 2024

Kalendari Historik 27 Gusht 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme