• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, November 11, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Në Korçë, fillova me boksin, pastaj me atletikën, por kur shkova në Tiranë, në kampionatin e ndërmarrjeve, me Parkun Automobilistik, më thirri ‘usta’ Zihni Gjinali…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit

“Trajneri i shquar i R.F. Gjermane, Shen, pas ndeshjes me kombëtaren tonë, më 1967 në stadiumin ‘Qemal Stafa’, i dha dorën Teodor Vasos, sepse…”/ Dëshmitë e kolegëve, për futbollistin e famshëm korçar
“Nurien nga Vlora, një spiune e rekrutuar nga Sigurimi, ish-pjesëtare e ‘Ballit Kombëtar’, e mori me vete drejtori burgut, Metani…”/ Rrëfimi tronditës i ish-shoqes së qelisë, së Musine Kokalarit
Memorie.al
“Në Korçë, fillova me boksin, pastaj me atletikën, por kur shkova në Tiranë, në kampionatin e ndërmarrjeve, me Parkun Automobilistik, më thirri ‘usta’ Zihni Gjinali…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit
“Në Korçë, fillova me boksin, pastaj me atletikën, por kur shkova në Tiranë, në kampionatin e ndërmarrjeve, me Parkun Automobilistik, më thirri ‘usta’ Zihni Gjinali…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit
“Në Korçë, fillova me boksin, pastaj me atletikën, por kur shkova në Tiranë, në kampionatin e ndërmarrjeve, me Parkun Automobilistik, më thirri ‘usta’ Zihni Gjinali…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit
“Në Korçë, fillova me boksin, pastaj me atletikën, por kur shkova në Tiranë, në kampionatin e ndërmarrjeve, me Parkun Automobilistik, më thirri ‘usta’ Zihni Gjinali…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit

Nga Rajmonda Mosiu

Pjesa e parë

Memorie.al / E kush nuk do të dëshironte sot të kthehej ndër ato vite të shekullit të kaluar, të sillte panoramën- kujtesë, mbresëlënëse dhe historike, elitën e shquar të sportit shqiptar, ata që bënë historinë e futbollit shqiptar, futbollistët legjendë dhe heronj të kohës që jetonin, të cilët me inteligjencë, pasion, talent e profesionalizëm, arritën të shkruanin historinë në nivel kombëtar, europian  e botëror. Disa prej tyre prehen në paqen e amshuar, disa prej tyre janë aty edhe sot –fisnikë e krenarë, idhuj e legjenda, ata janë e do të mbeten figura madhore,  jo vetëm për gjeneratën që i përkisnin dhe të ardhmes, por edhe për ata ëndërrimtarët, sportistët e rinj, që dëshirojnë t’iu ngjajnë atyre; që bënë epokën! Ndër ta është edhe legjenda, ikona e futbollit korçar dhe atij shqiptar – i pakalueshmi, – Teodor Vaso – një figurë sportive dominuese në ndeshjet kombëtare e ndërkombëtare, që  i dhanë famën dhe historinë e një futbolli  më profesional, spektakolar, historik e mitik, të shekullit të kaluar!

Teodor Vaso është futbollisti mes më të mëdhenjve futbollistë shqiptarë, që ka njohur ndonjëherë historia e futbollit shqiptar, që me lindjen e tij. Më një karrierë të artë, që përputhet me biografinë e mahnitshme e të pakalueshmit – Teodor Vaso. Ka lindur dhe aktualisht jeton në qytetin e Korçës. Është diplomuar në Institutin e Kulturës Fizike ”Vojo Kushi” në Tiranë. Trajner dhe specialist futbolli pa ndërprerje, që nga viti 1972, 55 vjet aktivitet sportiv. Në dy vitet e fundit, 2012-2013, në funksionin e të deleguarit të FSHF-së, për ndeshjet në qarkun e Korçës. Kampion kombëtar me ekipin “Partizani” në vitin futbollistik 1963-‘64 dhe fitues i Kupës së Republikës në atë vit dhe në vitin 1966. Fitues i Kupës Ballkanike me klubet, në 1970–ën, veçmas me ”Partizanin”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Për daljen nga miniera ku më dërguan për riedukim pas Festivalit të 11-të, Kadareja ndërhyri me forcë te kryesia e Presidenca e asaj kohe dhe tek Sekretari i parë në Gjirokastër, por…”/ Dëshmia e rrallë e Sadik Bejkos

“Kur ishte në Sanatorium, hetuesi Thoma Th., e thirri përsëri, por ai e kuptoi se do ta ri dënonin dhe doli në katin e gjashtë…”/ Vdekja tragjike e Ibrahim Tërshanës në 1960-ën, pasi vuajti tetë vite burg

Fitues i anketës “5 Sportistët më të mirë të vitit 1967-ë”, në përbërje të ekipit kombëtar të futbollit, që eliminoi Republikën Federale Gjermane, në 17-12-1967 – ën. ”Mjeshtër i Merituar i Sportit”, dekoruar me “Medaljen e Artë”, për merita të shquara në sport’, me rastin e 90 vjetorit të themelimit të Shoqërisë së parë Kulturalo-Sportive, në Korçë. Medalje e FSHF-së, me motivacionin; për rezultate të larta në ndeshjet e futbollit me ekipet, që ka luajtur brenda dhe jashtë Shqipërisë. Futbollisti ”Më i Mirë i Shekullit” për Korçën, në anketën e bërë me rastin e 90 vjetorit në fjalë. Ka luajtur në të gjitha rolet e formacionit futbollistik, me përjashtim të rolit të portierit, në të gjitha ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka shënuar 26 gola duke qenë në role mbrojtëse, dhe ka qenë përfaqësues në 36 ndeshje ndërkombëtare, 18 ndeshje me kombëtaren shqiptare, 15 ndeshje me skuadrën ”Partizani” dhe 3 me skuadrën Korçare. Në këtë intervistë ekskluzive, – Teodor Vaso rrëfen historinë futbollistike të jetës së tij, sportit shqiptar dhe të plot kolegëve, që së bashku bënë epokën e futbollit shqiptar, – na rrëfen dritën që ata lanë pas.

-Z. Vaso, së pari ju faleminderit për këtë bisedë të ngrohtë e miqësore. Nuk na bashkon vetëm ndjenja e bashkë qytetarisë, të qenit korçarë, 24 karat, por kemi qenë edhe kolegë të gjimnazit “Themistokli Gërmenji”. Kjo njohje jonë e hershme më dha shansin e mrekullueshëm për këtë intervistë. Kush është Teodor Vaso dhe diçka nga fëmijëria tuaj?

Fëmijëria ime ka qenë e vështirë, si gjithë familjet në atë kohë, por jo në një varfëri të dukshme, kjo falë përkushtimit, punës, vështirësive dhe sfidave të prindërve të mi. Mbaj mend mëmën, kur më merrte me vete ngado, veçmas për të blerë bukën e ditës, në një furrë në zemër të Korçës. Erdhi një ditë, që atë e quajtën “Furra e Vdekjes”. Kjo më frikësoi më shumë dhe e ndiqja nga mbrapa mëmën, kur ende nuk i kisha mbushur 8 vjet. Në radhë me gratë e tjera, në të ftohtë, por edhe kur i nxehti të përvëlonte, unë e prisja mëmën përballë radhës së grave. E dalloja lehtë, që prej së largu, atë zonjën e bukur, të mirën e fisniken e bëshme dhe të fortë, me flokët e saj ngjyrë ari. Mëma ime përballonte shtrëngimet dhe shtyrjet e radhës njerëzore, për të marrë pak jetë në duar.

Këto vështirësi dhe sakrifica për të jetuar, jo vetëm më maturuan para kohe moralisht, por më forcuan edhe fizikisht. Shkoja në shkollën “7 Nëntori”, quhej atëhere, ndërsa sot është shkolla “Sevasti Qiriazi”. Luaja shpesh futboll në shkollë dhe me sporte të tjera. Fillova stërvitje në një ekip boksi. Luaja vazhdimisht volejboll, ndërsa në grupin “Futbollisti i Vogël”, luaja përherë. Tharmi më kërkonte të gjendesha nën fanellën dhe tutat e një ekipi, për t’u stërvitur. Një ditë u gjenda në ekipin e boksit e të mirënjohurit, Profesor Niko Mile. Të dielave me djemkat e rrugicës sime, frymën e mbanim përpara telave, që rrethonin terrenin dhe ambientin, ku ishte fusha e futbollit të Korçës, për të parë skuadrën e qytetit tonë, “Puna” e Korçës. Zvarriteshim nën telat, për të hyrë vjedhurazi brenda, dhe të shihnim ata, – të magjishmit e lojës me top futbolli.

Ruanim rojet, që sapo fillonte ndeshja, herë-herë shkonin pranë radhëve të njerëzve në kornizën e fushës, për të parë diçka nga loja. Ne atëhere turreshim për të hyrë brenda. Disi kuptonim, që ata e bënin me qëllim, sikur nuk na shihnin duke na dhënë mundësinë, për t’u futur në stadium. Më pas u largova për të studiuar në Politeknikumin “7 Nëntori”, Tiranë.  Pas disa vjet, babai që shiste në pazar çerturina, falimentoi. Erdhën dy të këqija bashkë. Babai mbeti pa punë, mua më prenë bursën në Teknikumin “7 Nëntori” në Tiranë. Një masë kjo ndaj tregtarëve të kohës. U ktheva në Korçë, pranë telave me gjemba të terrenit. Aty ku mbaronte qyteti në veri të tij, aty trokiti te unë shpirt ambicia, për t’ju ngjarë lojtarëve, që kalonin para syve tanë, ëndrra dhe dëshira e papërmbajtur, për t’u futur në fushën e lojës. Boriçi, Gjinali, Resmja, Fagu, S. Jareci, Q. Vogli, P. Mirashi, Teliti, dukeshin të mëdhenj, shumë të mëdhenj, male, veçse malet nuk lëvizin. Ata lëviznin, qeshnin, përshëndetnin, shënonin, lodronin.

-Si trokiti te ju, dashuria për sportin, në mënyrë të veçantë për futbollin, ishte traditë familjare, sfidë e ambicies së moshës apo rastësi?

Me djelmosha të tjerë të moshës, por edhe të lagjeve të tjera, luanim në sheshkat apo rrugicat e mëhallës, futboll dhe lojëra të tjera. S’afron aspak kujtesa, për të thënë shkakun, pse nuk më pranuan në ekipin e futbollit, të moshave në Korçë. Pas boksit fillova atletikën. Brenda vetes më vlonin energji pa fund dhe diku duhej të shprehesha. Krejt rastësisht më rrëmbeu vala e aktivitetit sportiv. Që në moshën 15 vjeçare, më dërguan në punë, për t’i dhënë krah familjes. Fillova punë si “nxënës”, në prodhim në lokalin “Republika”. E ndante vetëm një mur me kinema “Moravën” sot “Milenium”. Shoh dy burra, që nxitonin në hapësirën mes tavolinave, dhe ndaluan para këmbëve të mija. “Ti je Todo Vaso”?- më pyetën. Kërkonin vrapuesa për kampionatin lokal të atletikës. Garova në 800 m. Para finishit, më kaloi një figurë sportive në vrap, vetëm një hap para meje, preu shiritin, atleti Pandi Nika, kurse unë një hap pas finishit u rrëzova në tokë.

Ashtu shtrirë ai rrëzim i beftë, më njohu me dy trajnerët e atletikës, Kiço Nuke dhe Andrea Berberi, të cilët u befasuan nga rezultati i një adoleshenti, që zbuloi një talent të ri. Ç’duhej të bëja? T’i gëzohesha dëftesës me nota maksimale! Erdhi një agim i ri në ditët e mija. Më lajmëruan që doli bursa përsëri, për në Shkollën e Rezervave të Punës, në Tiranë. Me mësues Osman Caslli trajner, konkurruam në kampionatin e shkollave të mesme të Tiranës dhe u shpallëm kampionë. Në parkun automobilistik të Tiranës, ku bëja praktikën mësimore, fillova të luaja në kampionatin e ndërmarrjeve. Më pas më zbuloi “Usta” Zihni Gjinali, i cili kërkoi që stërvitjet t’i bëja me “Dinamon”. Në fund të vitit 1957-të, u rreshtova për herë të parë përballë trajnerit kampion, Gjinali dhe në krah të lojtarëve të “Dinamos” së famshme.

– Ç’mund të na thoni, si u gjendët pjesë e ekipit të futbollit “Skënderbeu”?

Teksa u shkëputa nga mosha e rinisë dhe quhesha i rritur mbas dy titujve nën kampion në gara atletike dhe fitimit të titullit kampion me të rinjtë e “17 Nëntorit –A”. Rruga me të rriturit mori emër me shënimin e golit të parë, që në ndeshjen e parë kundër ekipit tim “Dinamo”, që më kishte lejuar të luaja me Tiranën. Dalja në publik nxiti shumë shpejt ofertat. “Dinamo”, “pronarja” ime e parë, “17 Nëntori”, që kishte zyrtarizuar federimin e parë dhe “Skënderbeu”, që u befasua, kur pa një atlet të tij të luante në formacionin e “17 Nëntorit” me të rriturit në stadiumin “Qemal Stafa”, në Spartakiadën e Parë Kombëtare, në tetor të vitit, 1959-të.

Më propozuan kushtet, për të vazhduar karrierën me ekipet e tyre. Në shpirt trazonin dy nxitës; Familja, që priste krahë- hapur për ndihmë djalin e ri mekanik, me diplomën në xhep. Bashkë më të dhe brenga e madhe që më shqetësonte prej kohe; më thërriste, zëri i qytetit tim. Në stadiumin “Qemal Stafa”, ndeshja “Dinamo” –“Skënderbeu” përfundoi 1-0. Goli u shënua nga “Dinamo” me një 11 metërsh, që aty në fushën e lojës nuk dukej gjëkundi, por vetëm në mendjen e gjyqtarit, Izet Cani. Skandali përfundoi me anulimin e ndeshjes, që në përsëritje “Dinamo” fitoi 5-0. Kjo më bëri që unë u ktheva në Korçë.

-Skuadra e “Skënderbeut” është shpallur kampion në vitin 1933. Ç’mund të na thoni rreth historikut të skuadrës korçare. Kur u themelua dhe kush kanë qenë lojtarët e parë të saj?

E para shoqëri sportive në Shqipëri, që u krijua dhe me karakter kulturor, e pa diskutueshme deri më sot, është Shoqëria Kulturore-Sportive “Vëllazëria”, e datuar me 14.04.1909-të, në Korçë. Shoqëria e dytë është shoqëria “Vllaznia” e datuar me 16.02.1919-ë, të dyja janë ngritur nga i njëjti person, Hilë Mosi. Lindja e “Skënderbeut” nuk ka qenë e rastësishme. Pra, sa thashë më lart dhe e përsëris, se skuadra e parë në Korçë me emrin “Vëllazëria”, ishte krijuar më 14 prill të vitit 1909, nga Hil Mosi. Pas saj, gjatë viteve 1920-1922, në Korçë nisën të krijohen shoqëritë e para të futbollit, si; “Përparimi” apo Sport klub “Korça”; më 1917 u themelua shoqëria “Shpresa” e liceut francez në Korçë, ndërsa në vitin 1925 do të vinte në jetë “Skënderbeu”.

Futbolli ishte kthyer në një ëndërr të madhe. Futboll luhej në çdo oborr shtëpie. Lagjet e Korçës përpiqeshin të nxirrnin skuadrat e tyre. Pas “Skënderbeut”, më 1926 u krijua shoqëria “Zhgaba”, ndërsa në vitin 1927, lagjet nxorën skuadra të tilla, si; “Leka i Madh”, “Pirro”, “Brekverdhit”, “Zjarri”, “Tigri”, “Diamanti” etj., por “Skënderbeu”, kjo skuadër e qytetit, shkëlqente. Për sa i përket futbollit në vitin 1913–të, jepet e faktuar e para ndeshje futbolli zyrtare, ndërmjet skuadrës “Independenca” dhe skuadrës të ushtrisë Austro-Hungareze, që ndodhej në Shkodër. Ky fakt jep një argument, që fillesat e konfirmuara të lojës së futbollit në Shqipëri, gjenden në Shkodër. Ja edhe një interpretim nga publicisti dhe gazetari sportiv, më në zë në Shqipëri, Besnik Dizdari [shkodran], për atë kohë: “…është përkujtuar në Shkodër, viti 1905-ë, si viti i lindjes së futbollit në  Shqipëri.

Unë kam qenë gjithmonë skeptik, për këtë vit, përderisa nuk ka asnjë dokument autentik të ruajtur që e provon atë (Libri ‘Historia e Kampionateve të Shqipërisë’, vitet 30′ fq.11). Historia e shkruar, duket që ka mbetur me mangësi, për fillesat më të hershme të konfirmuara në dokumentacione, sepse historia për futbollin shkodran, ka dy data zyrtare; 1 – Data e parë për tërë Shqipërinë, ajo e zhvillimit të një ndeshjeje zyrtare, – është në vitin 1913-të (korrik-gusht). 2 – Data e dytë, është ajo e formimit të shoqërisë së parë shkodrane futbollistike, me 16.02.1909. Në vitin 1925 dy skuadra, u formuan të tjera skuadra si “Brekëverdhit” dhe “Ylli i Mëngjesit”. “Skënderbeu”, mbas fillimit të kampionatit të parë të vitit 1930, pikërisht në vitin 1933, në kampionatin e katërt, i dhuroi Korçës – titullin e parë kampion, derisa pas tij, duhej të vinte viti i largët 2011-ës dhe  të përsëritej një lavdi e tillë.

Ai ekip i lavdishëm në kurorëzimin e titullit, lexonte këta lojtarë: K. Marjani, T. Bimbli, A. Cani, A. Miti, L. Petra, F. Stasa, N. Dishnica, T. Ypi, TH. Vangjeli, S. Teofik Agaj, E. Kulla, V. Trebicka. Trajner Qemal Omari. Në këtë formacion mungonte Teli Samsuri, që është quajtur në publicistikën sportive të kohës, si më i miri i korçarëve dhe më i miri i futbollistëve shqiptarë të kohës – qendërsulmuesi model historik, produkt jo vetëm i vlerave futbollistike. Kampionia vinte natyrshëm nëpërmjet zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe kulturor në raport me gjendjen në Shqipërinë e asaj kohe. Mbas një lufte kundër tendencave klubiste të kohës, ku si dukshëm në historinë e futbollit shqiptar, Tirana impononte, skuadra korçare “Skënderbeu”, kapi një titull Kampion, dy N/Kampion dhe katër herë në vend të katërt. Ajo do t’u mbijetonte vështirësive që do t’i dilnin përpara, madje edhe intrigave të politikës.

– Falë kontributit tuaj të çmuar energjik, i jashtëzakonshëm, brilant, plot talent e profesionalizëm, ç’mund të na thoni, se cilat janë disa nga karakteristikat më të rëndësishme dhe aftësitë e nevojshme për një futboll profesional e spektakolar? Çfarë ju motivonte për të mbajtur gjallë pasionin për futbollin?

Lëvizja e një trupi njerëzor në hapësirë me top, merr vlerë nga sinteza e disa cilësive. Vlera e tyre kushtëzohet nga aftësia e organizmit të njeriut në përgjigje të përmbushjes së kërkesës së disa faktorëve përbërës të lojës së futbollit. Mënyra dhe cilësia e përfundimit të veprimit, japin vlerën e suksesit apo dështimit. Cilësitë janë: aftësitë fizike-teknike e përdorimit të topit në kohë dhe hapësirë në raport me vendosjen e rivalëve dhe të lojtarëve partnerë. Këto janë brenda fushës së lojës. Para se lojtari të bëhet aktor përpara spektatorëve, është i domosdoshëm procedura mësimore stërvitore shumë vjeçare, mbështetur në zbatim metodiko- shkencor të realizimit të elementeve përbërës të lojës së futbollit.

Të tre përgatitjet e cilësive fizike, teknike, taktike kërkojnë përpunim mjeshtëror, duke e ushtruar atë tek elementi i seleksionuar me predispozitat fillestare premtuese të talentuar, të cilat janë të matura, por që seleksionohen nga dhuntia natyrale, që e dallojnë specialistët përkatës. Dallimi konsiston në aplikimin e njëkohshëm të disa veprimeve të përbashkëta, që kryen lojtari me virtuozitet apo ngathtësi. Këto duken në matjen e cilësive fizike në shprehitë lëvizore me top dhe aftësitë intelektuale, për t’u përshtatur dhe orientuar në situata, ku veprojnë disa elementë përbërës të lojës. Futbolli profesionist dallon nga ai diletant nga mënyra e veprimeve kolektive të grupit të skuadrës, ku respektohen detyrat e trajnerëve, sjelljet me rivalet dhe kolegët, demonstrimi jo vetëm të një loje mjeshtërore, por dhe sjelljeve me kulturë, që përcjellin tek spektatorët,- edukim dhe humanizëm.

Motivimi është forcë e brendshme mendore dhe psikologjike, që e angazhon njeriun, për të realizuar dëshira apo qëllime të veçanta. Në zanafillë luaja për kënaqësi dhe argëtim. Jeta më çoi tek ekipi i të rinjve të Tiranës. Tiranasit më dhanë shiritin e kapitenit të skuadrës së futbollit, që u kurorëzua Kampione e Shqipërisë për të rinj. Teksa në vesh më vinin fjalë lavdërimi, për lojërat e mija, pa kaluar ende java nga gëzimi i titullit kampion,  u rreshtova me të rriturit e “17 Nëntorit” kohë kjo kur kishin dalë yjet e rinj të tij si; Panajot Pano, S. Halili, F. Frashëri.

Ato ditë ndriçoi në mendjen time një dritë e fortë dhe nëpër të përsëriteshin fjalët e kurajës; mundesh, mundesh, mundesh tashmë, të ngjitesh më lart. Shumë shpejt lindën motive të tjera. Korçari që sapo kishte lënë konviktin, duhet të gjente bazë jetese. “Dinamo”, “pronarja” e parë e imja, “17 Nëntori”, që më dha ndeshjen e parë të startit me të rriturit dhe “Skënderbeu”, që nuk e njihte për lojtar futbolli, Teodor Vason, shikonte që atleti i të rinjve të Korçës në garat 400 dhe 800 m., luante në formacionin e “17 Nëntorit” për të rritur dhe kërkuan që të federohesha me ekipin e tyre.

Veçse, “Skënderbeu”, ishte skuadra, që nuk më shqitej nga mendja, ishte vendlindja. Korça më frymëzonte, prindërit më prisnin si ujin e ftohtë. Komentet nga Korça përcillnin zëra, që në fushën e futbollit kishin filluar të dukeshin figura të talentuar futbolli: A. Pilika, M. Tuxhari, V. Bicolli, V. Samarxhiu, Dh. Dhami. Kjo bashkësi më motivonte, për t’u bërë bllok dhe për të kontribuar me ta në fillimin e ri, të dekadës 1960-‘70-të. Dashuria, respekti, interesimi i disa korçarëve të punësuar në Tiranë, më frymëzoi idenë, që loja e futbollit, do të më jepte prestigj, personalitet, respekt. “Ti je djali i Korçës dhe me shokët, do t’i jepni perspektivë të ardhmes së futbollit korçar, që lavdinë e ka lënë vite larg”. Futbolli u bë qenie brenda qenies sime, që me nxiste, më motivonte, sepse larg tij do të tjetërsohesha.

Përgatitja e brezave të rinj, më motivonte, për të ndihmuar e kontribuar në përgatitjen e brezave të rinj, të të cilëve e shoh se edhe tani (2014), -kam çfarë t’ju jap. Qindra futbollistë që më dërgojnë mesazhe, kujtojnë punën tonë me brezat kur dolëm, brenda 4 vjetëve -3 herë N/Kampion kombëtar për të rinj dhe shumë prej tyre: Dh. Xhambazi, M. Kërçiç, P. Tole, G. Muhaxhiri, Gj. Kushe, Bledi Shkembi, L. Tiko, P. Dhëmbi, S. Lako, G. Qose etj. Nëse ulem më poshtë se niveli i lojtarëve të ekipit kombëtar shpresa dhe të rinj, do të më duhet të shkruaj dhjetëra e dhjetëra emra të lojtarëve që kam pasur kënaqësinë në vijueshmërinë e tyre, t’i stërvit e t’i mësoj ata. Të jesh aktiv në stërvitje dhe në procesin mësimor edukativ, është motivi, që i jep jetës gjallëri, freski, kuptim. Misioni është jo vetëm profesional,  ai të mban të lidhur me jetën e rinisë, me kohën në kalim me atë që quhet punë e dobishme.

-Ku qëndronte forca e suksesit në fazat kulminante të skuadrës së “Skënderbeut” me skuadrat e tjera, që na dhuruan futbollin spektakolar të viteve ’70-të?

Në historinë e skuadrave të futbollit botëror në etapa të ndryshme, tek shumë ekipe është shfaqur një bum suksesi në nivelin e garave, që janë përfaqësuar. Skuadra korçare ka kaluar deri sot (2014) tre “bume” të tillë. Në vitet 1930-të, “Skënderbeu” u shfaq i magjishëm në fushat ku luhej me top futbolli. Korçarët më 1931-in, fitojnë 7-0 me Beratin (“Muzaka”), më 1933-in, fitojnë 9-1 me Kavajën, më 1934-ën, fitojnë në Vlorë 5-0. Kjo është fare pak nga uragani i futbollit të “Skënderbeut” në ato vite. Duhet që pas 30 vjet lojërat e “Skënderbeut” të ngrinin peshë zemrat e sportdashësve korçarë. Pas vitit 1944-ër, (pas luftës), futbolli korçar kaloi situata të vështira. Vetëm në vitin 1947-të dhe 1957-të, ai u përfaqësua denjësisht. Periudha tjetër kishte mjaft rezultate të dobëta. Në periudhën 1960-1973-e, “Skënderbeu” shpërtheu përsëri.

Duelet e tij me 3 skuadrat e kryeqytetit ishin problem kryesisht me dy super klubet ushtarake (“Dinamo” – “Partizani”), që kishin, përveç kapaciteteve të tyre futbollistike potenciale dhe suportin e emërtesave të tyre shtetërore. Para viteve ’60-të, Korça mund të kapte ndonjë barazim me dy ekipet ushtarake dhe vetëm një fitore 1-0, në 1957-ën, me “Partizanin” në Korçë. Spektatorët korçarë, që kishin parë futbollin e qytetit të tyre të viteve 1930-të, u ngazëllyen përsëri dhe ndjesia e shtrënguar brenda qenies së tyre në vitet e zbrazësisë, u çlirua dhe gufoi përsëri si dikur. “Skënderbeu” filloi të fitojë dhe të barazojë me të gjitha ekipet e qyteteve shqiptare. U krijua një ansambël potencial, në një gërshetim të vlerave ekzistuese të kontingjentit të qenët në ekip dhe grupit të lojtarëve të rinj, prurjeve te reja.

Trajneri sovjetik pranë FSHF-së, në vitin 1960-të, shkruante në shtypin sportiv: “E gëzueshme për futbollin shqiptar është se kanë dalë mjaft të rinj, sikundër; Halili, Pano, Bushati, Frashëri, Dingu, Pilika, T. Vaso, që janë një e ardhme e mirë për futbollin tuaj. Dy emrat -Pilika dhe T.Vaso, janë korçarë në elitën e futbollit kombëtar, të marrë për sipër me kontingjentin tjetër të ‘Skënderbeut’, për të përfaqësuar fort futbollin korçar”. Kënaqësia e sportdashësve për të shuar afshin e tyre, për të mundur korifenjtë e kohës u realizua. Fituam me “Dinamon”, “Partizanin”, “17 Nëntorin”, brenda në Tiranë.

Ishte koha kur sportdashësit korçarë që jetonin ndjesi ndrydhëse larg ëndrrave të tyre në vite e vite u çliruan. Tashmë kishte kaluar koha, kur tre ekipet, e Korçës, Tiranës e Shkodrës, i mposhtnin ekipet e rretheve të tjera dhe me rezultate bombastike mbi 7-0. U rikthyen duelet Tirana – Korça, që ishin dikur dhe të përkeqësuar. Njëherësh lindën duele të reja me dy ekipet ushtarake “Dinamo”,- “Partizani”. Loja e “Skënderbeut” ishte ngritur në nivelet e futbollit bashkëkohor modern me karakteristikat e futbollit total, të stilit holandez i kohës./ Memorie.al

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Rreth viteve ’80-të, aktori i njohur me famë botërore, Bud Spencer, ka qëndruar në hotel ‘Adriatik’ në Durrës dhe filmat e tij...”/ Ekspozita e rrallë “Turistët e përgjuar”, e dy vajzave durrsake

Next Post

“Telegrami i nëndrejtorit të policisë së Korçës, dërguar shefit të tij në Paris, kapiten Votit, e zgjoi delegacionin shqiptar...”/ Historia e kapiten Blloshmit, i cili shpëtoi Korçën nga okupimi grek

Artikuj të ngjashëm

“O Zot, ç’vend ideal për t’u arratisur ndonjë natë me shi e furtunë’! – më përpiu kjo ide dhe shtanga në vend. Si duket, mendimi mërgoi në kryet e Myftarit nga Dibra…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit të Spaçit
Intervista

“Për daljen nga miniera ku më dërguan për riedukim pas Festivalit të 11-të, Kadareja ndërhyri me forcë te kryesia e Presidenca e asaj kohe dhe tek Sekretari i parë në Gjirokastër, por…”/ Dëshmia e rrallë e Sadik Bejkos

November 9, 2025
“Kur ishte në Sanatorium, hetuesi Thoma Th., e thirri përsëri, por ai e kuptoi se do ta ri dënonin dhe doli në katin e gjashtë…”/ Vdekja tragjike e Ibrahim Tërshanës në 1960-ën, pasi vuajti tetë vite burg
Intervista

“Kur ishte në Sanatorium, hetuesi Thoma Th., e thirri përsëri, por ai e kuptoi se do ta ri dënonin dhe doli në katin e gjashtë…”/ Vdekja tragjike e Ibrahim Tërshanës në 1960-ën, pasi vuajti tetë vite burg

November 9, 2025
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Intervista

“Kur kisha çuar dy libra në Ndërmarrjen Botuese ‘Naim Frashëri’ dhe nuk m’i pranonin, Kadareja që m’i kishte botuar poezitë e para dhe kishte shkruar mirë, u tha…”/ Dëshmia e rrallë e poetit Sadik Bejko

November 8, 2025
“Kur u mor vesh se, ne gratë e personelit të ambasadave të huaja në Tiranë, kishim organizuar një llotari, më thirri në zyrë shefi i madh dhe…”/ Historia e lotarive klandestine, që shteti i dinte, por s’i ndaloi dot kurrë!
Intervista

“Kur u mor vesh se, ne gratë e personelit të ambasadave të huaja në Tiranë, kishim organizuar një llotari, më thirri në zyrë shefi i madh dhe…”/ Historia e lotarive klandestine, që shteti i dinte, por s’i ndaloi dot kurrë!

November 4, 2025
“Kur lundronim në thellësi në perëndim të Sazanit në thellësinë 40 metra, nëndetësja filloi të zhytej, por komandanti na tha se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Bazës së Pashalimanit, Mëhill Marku
Intervista

“Kur lundronim në thellësi në perëndim të Sazanit në thellësinë 40 metra, nëndetësja filloi të zhytej, por komandanti na tha se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Bazës së Pashalimanit, Mëhill Marku

October 11, 2025
“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës
Intervista

“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës

September 25, 2025
Next Post
“Telegrami i nëndrejtorit të policisë së Korçës, dërguar shefit të tij në Paris, kapiten Votit, e zgjoi delegacionin shqiptar…”/ Historia e kapiten Blloshmit, i cili shpëtoi Korçën nga okupimi grek

“Telegrami i nëndrejtorit të policisë së Korçës, dërguar shefit të tij në Paris, kapiten Votit, e zgjoi delegacionin shqiptar...”/ Historia e kapiten Blloshmit, i cili shpëtoi Korçën nga okupimi grek

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme