• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, July 3, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë

“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri dhe…”/ Historiani dhe studiuesi i njohur, publikon dokumentin e rrallë
“Na tregoni letrën që shoku Hysni i’a ka dërguar Mehmet Shehut në 1975-ën, ku i thotë për Kadrinë…”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ’82
Dëshmia e ish-zv/ministrit të Brendshëm: “Kur u vra Nako Spiro, ne qanim, kurse Nesti Kerenxhi, fishkëllente.…”! / Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ’49, ku ish-krerët e Ministrisë, akuzonin njeri-tjetrin
“Nesti Kerenxhi si ministër i Brendshëm, lejoi të survejoheshin anëtarët e Partisë, si në Shkodër dhe Berat, ku shefat e Sigurimit, shkonin dhe…”/ Akuzat e Enverit në ‘48-ën në Korçë

Nga Kastriot Dervishi  

Memorie.al / Kjo sa më sipër në titullin e këtij shkrimi, është e pohuar zyrtarisht, jo nga funksionarë të zakonshëm, por nga ish-kreu i Shërbimit të Fshehtë, (Sigurimit të Shtetit), kolonel Vaskë Koleci, i cili bashkë me detyrën, i ka dorëzuar pasardhësit edhe kasafortën me një inventar sendesh të shtrenjta, madje edhe dhëmbë floriri!

DOKUMENTI

Ka qenë fundi i tetorit të vitit 1948, kur Vaskë Koleci është shkarkuar si drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe i ka dorëzuar zyrën e mjetet e punës Kadri Hazbiut, një tjetër personazh ky që u bë po aq i njohur në krye të Shërbimit të Fshehtë (Sigurimit të Shtetit).

Gjithashtu mund të lexoni

“Më 30.6.1990, ora 01.30,12 persona (3 femra), u futën në ambasadën algjeriane, duke thyer xhamat në katin e dytë, por ambasadori u tha se në Shqipëri jetohet…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik ‘90

“Më 19 shtator 1999, disa ushtar të UÇK-së nën udhëheqjen e Zahadin Krasniqit, afër kufirit shqiptar, gjetën edhe kufomën e masakruar të Ruzhdi Berishës, i vrarë nga…”/ Ana e panjohur e krimeve serbe në Kosovë

Në proces-verbalin e Hazbiut, siç duket në faksimilen që po botojmë, përveç dosjeve sekrete, ku dallojnë ato me direktivat e jugosllavëve për organizimin e Policisë Sekrete, gjendet edhe një listë e gjatë me një mori sendesh me vlerë që i janë gjetur në kasafortë kreut të sigurimit.

Pjesa më e madhe e tyre u përket të dënuarve politikë, që më sa duket kanë përfunduar në zyrën e shefit të Shërbimit Sekret pas plaçkitjes që vartësit e tij u kanë bërë atyre para ekzekutimit. Në inventarin e tyre bie në sy sasia e madhe e monedhave dhe sahateve të floririt, e sendeve të tjera të shtrenjta, madje deri edhe dhëmbë floriri etj.

LISTA

Përmbajtja e inventarit të proces-verbalit të firmosur nga Hazbiu dhe Koleci më 30.10.1948, është vërtetë befasuese.

Mjafton t’i hedhësh një sy listës së monedhave dhe sendeve që janë gjetur në kasafortën e drejtorit të Sigurimit të Shtetit. Në të është hedhur e zeza në të bardhë:

Një zarf me 1.286 dollarë amerikanë, 20 sterlina floriri, 16 lira turke, 610 napolona ari, 34 florinj turk, gjendja e arkës 1.755.823, 41 sahate xhepi, një kuti me 12 gota argjendi, një qese me mexhite Turqie, një pako me argjendari të vjetra, 10 copë gjyzlykë, dy sahate të tjerë, 5 copë unaza floriri, një sasi me para shqiptare, një tabakon argjendi, një zarf me tre sahate me 1980 lekë, zarf i Eugenio Scaturos me një unazë floriri, zarf i Aleks Vasilit me para, zarf i Rizio Konfredo me disa para dhe një stilograf të vjetër, zarf i Hans Valës me para të vjetra, zarfi i …. para të vjetra e një sahat xhepi, zarf i Mario Guarnierit dhe një orë, zarf i Mihal … dhe një stilograf e para të vjetra, zarf i Kujtim Beqirit, një unazë floriri dhe sahat xhepi, zarf i Pandeli Zografit, një orë e para të vjetra, zarf i Zyraka Manos, para të vjetra dhe një orë grash, lira turke, një sterlinë, 3 napolona ari dhe një zinxhir floriri, zarfi i Abdyl Sharrës, një sahat e para të vjetra, një zarf me para të vjetra dhe një palë syze, orë dore e Selim Kërlukut, dy dhëmbë floriri, dy sahate gjermanë, një byzylyk i vlefshëm i Hysen Shehut, një kapele gruaje me 48 copë flori me dy copë rrathë indianë, 160 sterlina letër, një kuti me një stilograf me penë floriri të Taraskonit, një kuti me dekorata të vjetra, një kuti me argjendari, një orë e një qostek floriri, një unazë me gurë jeshil floriri, një zinxhir floriri, 4 kopsa floriri, 1 mijë franga egjiptiane, zarf i Namik Xhelilit, disa para të vjetra, një orë e një palë gjyzlykë dhe 1 mijë lekë të reja, zarf i Emin Bakallit me 690 lekë, një stilograf e një orë, zarf i Mirush Përmetit, një palë vëthë floriri në kuti, një sënduk me një copë lirë floriri, një orë dhe 3 byzylykë, dëftesë për 183.429 lekë, dy çeqe nga 500.00 lekë, gjashtë dengje të lidhura me nga 100 copë 500-lekëshe, dhjetë dengje njëmijëlekëshe, dhjetë dengje me 1000 copë 50-lekëshe, 70 copë mijëshe, 6 copë 500-lekëshe, 2 dengje nga 100 copë, 59 copë 100-lekëshe, një deng me 100 copë 50-lekëshe, 188 copë nga 50 lekë etj.

Të tërheq vëmendjen fakti që midis shumë sendeve të çmuara, në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, gjendeshin edhe dy dhëmbë floriri, të cilat me siguri duhet t’i kenë takuar ndonjë të dënuari me vdekje, apo ndonjë të vdekuri në Hetuesi.

Të plaçkiturit

Tre janë grupet e të plaçkiturve, sendet e të cilëve janë regjistruar në proces-verbalin e Kadri Hazbiut dhe Vaskë Kolecit, të vitit 1948.

Së pari, grupi “antiparti” i Kadri Hoxhës dhe Ludovik Nikajt.

I pari, një figurë e njohur e Luftës, përfaqësues ushtarak në Bari të Italisë, deputet i Kuvendit Popullor, me mandat të ndërprerë pas arrestimit.

I dyti, Ludovik Nikaj, personazhi i filmit artistik “Vendimi”, me subjekt tërësisht të trilluar, të cilit i atribuohet “tradhtia” për tregimin e bazave të komunistëve gjatë vitit 1942. Ai ndodhej i internuar në Itali dhe me mbarimin e Luftës kërkoi të kthehet, pasi martonte vëllain. Te filmi “Vendimi” paraqitet sikur një njësit e ka arrestuar në Bari. Ludoviku sa mbërrin në Shqipëri, kërkoi takim me Koçi Xoxen ose Enverin, por përfundoi në Hetuesi e më vonë para pushkatimit.

Grupi i dytë është ai i Deputetëve, ku përmenden Arif Gjyli dhe Islam Radovicka. Pjesa tjetër e të plaçkiturve u përket inxhinierëve të procesit të “Kënetës së Maliqit”. Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri, Zyraka Mano dhe dy italianët janë ndër të dënuarit me vdekje, të cilët janë shfaqur në varjet apo pushkatimet publike që u bënë në atë kohë. Në listën e inventarit të proces-verbalit të mësipërm nuk mungojnë edhe emra të tjerë, të anatemuar në vitet e para pas mbarimit të Luftës, si “reaksionarë dhe armiq të betuar të Pushtetit Popullor”.

Skënder Kosova

Kryepolici i Tiranës i viteve të para të pas mbarimit të Luftës, ishte bërë tmerri i qytetit, sidomos i familjeve të të dënuarve politikë. Dokumentet e Sigurimit përmbajnë dhjetëra denoncime të grave të të arrestuarve për sjelljet brutale të tij. “Autoriteti lokal i Sigurimit, si Skënder Kosova’, – shkruhet në një syresh që mban datën 13 janar 1947, – ‘e ka tepruar me qëndrimin kundra grave dhe familjarëve të armiqve të dënuar”.

Teprime të tilla, si bastisje shtëpish dhe plaçkitje sendesh personale, ku nuk kurseheshin as teshat e trupit, në Tiranën e atyre viteve krahasoheshin me ato të pushtuesit. Sidoqoftë, Skënder Kosova nuk ishte një rast i shkëputur, por pjesë e profilit brutal të Sigurimit të Shtetit.

E vetmja shifër zyrtare, referuar dokumenteve të Sigurimit, është ajo e vitit 1948, e botuar në vitin 1984, në revistën “Në shërbim të popullit”. Sipas saj, që nga lufta e deri në atë periudhë ishin sekuestruar 43.816.682 monedha floriri dhe bizhuteri. A është e plotë ajo? Pa dyshim që jo. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nënkryetari i Seksionit të Sigurimit, merrte vajza të reja në zyrë, ku i’u bënte presion dhe më pas i përdhunonte…”/ Dëshmitë e studiuesit të njohur, për ata që masakruan Shkodrën

Next Post

Kalendari Historik 29 Korrik 2022

Artikuj të ngjashëm

“Hyrja në ambasada, kishte filluar që më 20 qershor, kur autobusi ‘fizarmonikë’, me targë TR 00301, i drejtuar nga Bujar Alikaj, ndaloi te muret e ambasadës greke dhe…”! / Historia e panjohur e korrikut ’90-të
Dossier

“Më 30.6.1990, ora 01.30,12 persona (3 femra), u futën në ambasadën algjeriane, duke thyer xhamat në katin e dytë, por ambasadori u tha se në Shqipëri jetohet…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik ‘90

July 3, 2026
“Më 19 shtator 1999, disa ushtar të UÇK-së nën udhëheqjen e Zahadin Krasniqit, afër kufirit shqiptar, gjetën edhe kufomën e masakruar të Ruzhdi Berishës, i vrarë nga…”/ Ana e panjohur e krimeve serbe në Kosovë
Dossier

“Më 19 shtator 1999, disa ushtar të UÇK-së nën udhëheqjen e Zahadin Krasniqit, afër kufirit shqiptar, gjetën edhe kufomën e masakruar të Ruzhdi Berishës, i vrarë nga…”/ Ana e panjohur e krimeve serbe në Kosovë

July 2, 2026
“Kur fëmijët e fshatarit shqiptar, vuanin për krodhën e bukës dhe pikën e dhallës, Nexhmija me Jovankën e Titos, shkonin në pishinat e Budvës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit, në burgun e Burrelit
Dossier

“Gjenerali britanik Hodgson, që kryesonte misionin ushtarak në Tiranë, s’e kuptonte se në ç’kushte Shqipëria mund të bashkohej me federatën jugosllave…”/ Ana e panjohur e raporteve Tiranë – Beograd

July 2, 2026
“Mbrapa ambasadës së Republikës Federale Gjermane, makina ‘Robur’, TR 01-928, tentoi të hynte brenda dhe polici qëlloi me pistoletë, se…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik 1990
Dossier

“Mbrapa ambasadës së Republikës Federale Gjermane, makina ‘Robur’, TR 01-928, tentoi të hynte brenda dhe polici qëlloi me pistoletë, se…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit, korrik 1990

July 2, 2026
Në tetor ‘99, në një nga ish-bazat e shtabit komandues të bandave kriminale serbe, u gjet një listë me emra të formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë, si…”/ Ana e panjohur e krimeve serbe në Kosovë
Dossier

Në tetor ‘99, në një nga ish-bazat e shtabit komandues të bandave kriminale serbe, u gjet një listë me emra të formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë, si…”/ Ana e panjohur e krimeve serbe në Kosovë

July 1, 2026
“Më 27 mars 1999, forca të mëdha militare dhe paramilitare serbe, garantuan fshatin Izbicë të Skënderajt, ku gjatë 3 ditëve qenë stehuar rreth 5 mijë banorë…”/ Lista me emrat e viktimave dhe kriminelëve serbë
Dossier

“Më 27 mars 1999, forca të mëdha militare dhe paramilitare serbe, garantuan fshatin Izbicë të Skënderajt, ku gjatë 3 ditëve qenë stehuar rreth 5 mijë banorë…”/ Lista me emrat e viktimave dhe kriminelëve serbë

July 2, 2026
Next Post
Kalendari Historik 05 Korrik 2022

Kalendari Historik 29 Korrik 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme