• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Në kampin e internimit, në Llakatund, dy të rinj kosovarë, donin të arratiseshin dhe unë u bëra një varkë me një motor pompe, por kur e kisha gati, më arrestoi Sigurimi, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e Qazim Vulës

“Policët që na sollën në Reps, i’ hipën auto-burgut dhe na përshëndetën në mënyrën më të kobshme; Zi e ma zi, mos e qitçit ma kryet dhe lënçit ashta e lëkurë, njitu…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të dënuarit politik
“Pasi oficerët e Sigurimit tentuan ta përdhunonin e internuan në Grabjan të Lushnjes, ku ajo bleu 10 metra litar e bashkë me nënën…”/ Historia rrëqethëse e një prej vajzave më të bukura të Tiranës
“Kryehetuesi sadist Llambi Gegeni, xhahili Shyqyri Çoku dhe prokurori mizor, Thoma Tutulani, në Degën e Shkodrës, më çanë kokën, më qorruan njërin sy dhe…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të dënuarit politik
“Krimineli Enver Agolli, derisa dha shpirt, bërtiste; ‘do ta paguaj Nevzati, do ta paguaj Nevzati’, por ai ishte mbi kokën e tyre dhe…”/ Dokumenti i rrallë për ekzekutimet e të dënuarve me vdekje
“Si i lirova nga salla e gjyqit, katër shokët e mi të fëmijërisë, që kishin rrahur e plagosur përgjegjësin e tyre në burgun e Torovicës…”?! / Kujtimet e ish-prokurorit, miku i “vagabondëve” të Shkodrës
“Shqipëria abstenoi në ’66-ën në  OKB, për armët kimike dhe bakteriologjike, por Mehmeti urdhëroi prodhimin te ‘Objekti 100 plus 300’, pas Dajtit të…”/Dëshmia e ish-Drejtorit të Kimisë

Nga Shkëlqim Abazi

Pjesa e njëzetenjë

Memorie.al / Kam lindur më 23. 12. 1951, në muajin e zi, të kohës së zisë, nën regjimin më të zi komunist. Më 23 shtator të vitit 1968, krye-hetuesi sadist, Llambi Gegeni, hetuesi xhahil Shyqyri Çoku dhe prokurori mizor, Thoma Tutulani, më sakatuan në Degën e Punëve të Brendshme në Shkodër, më çanë kokën, më qorruan njërin sy, më shurdhuan njërin vesh, mbasi më thyen disa brinjë, gjysmat e dhëmballëve dhe gishtin e madh të dorës së majtë, më 23 tetor 1968, më çuan në gjykatë, ku mjerani Faik Minarolli, më dha një dhjetëshe burg politik. Pasi më prenë gjysmën e dënimit, sepse isha ende minoren, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, më 23 nëntor 1968, më shpunë në kampin politik të Repsit dhe prej atje, më 23 shtator 1970, në kampin e Spaçit, ku më 23 maj të vitit 1973, në revoltën e të dënuarve politikë, u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan me pushkatim, katër martirë; Pal Zefi, Skënder Daja, Hajri Pashaj dhe Dervish Bejko.

Më 23 qershor 2013, humbi zgjedhjet Partia Demokratike, proces më se normal në demokracinë që mëtojmë. Por më 23 tetor 2013, Drejtori i Përgjithshëm i Qeverisë rilindase, dërgoi urdhrin Nr. 2203, datë 23.10.2013, për; Lirimin nga detyra të një punonjësi policie. Pra Providenca Hyjnore, u pleks me Providencën rilindase neokomuniste dhe, pikërisht më 23 më zëvendësuan, as më pak e as më shumë, po me ish-operativin e Sigurimit të Burgut të Burrelit. Ku do kishte më domethënëse se kaq?! Ish-i burgosuri politik, zëvendësohet nga ish-persekutori!

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

            Autori

     SHKËLQIM ABAZI

                                                             Vijon nga numri kaluar

                                                                         R E P S I

                                                        (Kampi i punës së detyruar)

Memuaristikë

Kureshtja për të mësuar diçka më tepër prej letërsisë franceze dhe asaj botërore, qe shtysa e parë, mandej influenca e miqve të mi erudite, që më nxitën dëshirën të lexoja, ç’më binte në duar. Ata s’linin rast pa më folur e më shtyttën drejt të rejave të panjohura e të padëgjuara dhe nga ana tjetër, më furnizonin me libra nga më të ndryshmit, që atëkohë gjendeshin ende me shumicë në burgje. Pra, nisa të lexoj ç’më binte në dorë. Natyrisht ato pak dije që zotëroja, ishin të pa sistemuara, ashtu kuturu, | bruto dhe kaotike siç i merrja nga librat. Për të krijuar rendin e drejtë të dijeve të domosdoshme, nevojiteshin studime të thelluara. Duhej gjetur rruga e duhur. Pleqtë, në marrëveshje me intelektualët e atyshëm, më bënë një farë grafiku studimesh.

Pra, papandehur e pa u menduar gjatë, nisa studimet atje ku i kisha ndërprerë. Por tashmë, s’isha më ai nxënësi i zellshëm me çantën plotë libra në krah, që ulej në bankat e shkollës, ku ndiqnin profesorët që nga katedra, na përrallisnin historirat e Partisë Komuniste Bolshevike Sovjetike dhe të Revolucionin flamë të Tetorit. S’do kisha më rast të dëgjoja tregimet me horrllëqet e një bukëshkalë katërmbëdhjetë vjeçar, Pavël Morozovit, që pa e brejtur ndërgjegjja aspak, dorëzoi babanë e vet, në duart e Ç.E.K.A.-s, ku do përfundonte i pushkatuar! Dhe pastaj djaloshi-spiun, do mburrej me medaljen e heroit të B.R.S.S.-së (Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike)- së në gjoks, e do na predikonte ne fëmijëve të Kampit Socialist, se gjithçka e kish bërë në emër të triumfit te Revolucionit Bollshevik Komunist, gjë që do nxiste më pas ungjin e vet, t’a ekzekutonte.

S’do ngopesha, as me heroizmat fallso të një ushtari sovjetik që i vetëm mbajti frontin e përballoi një armate të tërë armiqsh! As me gjasme Revolucione-Kulturoro-Proletare të tipit orizore dhe, as për Lejfenër të pagjumë, që mblidhnin rrugëve gozhdët e rëna nga patkonjtë e kuajve dhe të mushkave që mandej, t’i vinte me demek në shërbim të revolucionit proletar botëror. Pra, m’u desh të revizionoja ato që në shkollë na i kishin mësuar së prapthi. Të nisja nga e para, me historinë e shtrembëruar nga lufta klasore, me letërsinë e nëmur nga komunistët, me gjeografinë e kafshuar nga marrëveshjet e fshehta, por edhe shkencat ekzakte e shoqërore, pikturë, muzikë, madje edhe kulturë fizike, që i atribuohej mësimeve dhe direktivave të Partisë dhe shokut Enver. Kështu, papritur e pa kujtuar, u gjenda përsëri nxënës!

Po tashmë, në një shkollë de-natyrale. Isha, ndoshta nxënësi më i çuditshëm në botë! Kokëqethur, si anëtar i kolonisë së vagabondëve. Por në ndryshim me ta, mua më sollën mes të moshuarve, më veshën me uniformën kafe dhe më vunë një kapele letre të bardhë, mbi krye. Unë do t’i fshihja librat në paretet e kapanoneve mes pupulitit, dhe fletoret, do t’i mbuloja nën hirin e ftohtë të vatrave të zjarrit, sa herë dyshoja për kontrolle të befasishëm, kur çdo nxënës normal, do mburrej për mirëmbajtje e pajimeve shkollore.

Por më të çuditshmit ende, do ishin profesorët e mi! Atyre në vend të pluhurit të shkumësave, do t’iu sterronin duart nga copat e thëngjijve dhe do shkruanin mbi një fije kompensato që do zëvendësonte dërrasën e zezë. Me ato tesha të shkallavitura, pa kravata e pa syze, pa çanta e pa ditar, pa regjistër e pa karrige, pothuaj pleq në moshë pensioni, të lodhur e të drobitur, të rrëgjuar e paralitikë, dikush sakat me një dorë apo me një këmbë; pa përjashtim, të tërë të uritur. Këta ishin profesorët e mi! Por edhe më të rinjtë, që u impenjuan në mësimdhënie, s’ishin më pozant se të parët. Ata vinin në mësim, mbas një dite rraskapitëse, me hylyke dhe lopatë.

Me gjithë këto kushte mjerane, ata e morën aq shumë seriozisht detyrën, sa ta thosh mendja, se në fund të semestrit do t’iu kërkonte së pari ndonjë komision vlerësues, se pa libra amzash, pa regjistra notash, pa evidenca të ecurisë, vlerësimet përkatëse i mbanin mbi ca fletë ambalazhi makaronash, me përpikëri pedantësh. Në përfundim të vitit shkollor, semestral, s’kishin dëftesa, as fletë-lavdërimi, të miratuara nga Ministria e Arsimit, që të nxisnin interesin e nxënësit të tyre; gjithsesi, vunë në garë piktorët, kush të dizenjonte më të hijshmen.

Për këtë temë do flas më gjerë, në një kapitull të veçantë. Sa kohë punova me elektricistët, ndihesha i trajtuar për së mbari. Gaqka ustai, po edhe ndihmësi Maqua, më respektonin dhe ndonjëherë përpiqeshin të më lehtësonin. Në raste të veçanta, ustai më ngarkonte edhe ndonjë detyrë të vogël, që kish lidhje me zanatin. Mbasi më pajiste me pinca e kaçavida, më nxiste të përvetësoja profesionin, sepse sipas tij, do të më hynte në punë në të ardhmen. Por harronte i gjori Gaqkë, se askush s’donte t’ja dinte për profesionistë, po për spiunë dhe legenë të spiunëve, të staxhionuar.

Siç përmenda më sipër, brigada jonë ish konglomerat heterogjenësh. Në përbërjen e saj kishte specialistë të mirëfilltë, që ua kishin nevojën, po ishte gjithashtu edhe një limer për spiunët e regjur të birucave. Gjithsesi, pjesa dërrmuese plotësohej nga të sëmurët e të gjymtuarit, ndaj dhe i kishin dhënë emërtimin më kuptimplotë; e quanin “Brigada e tekahytëve” ose e “Gjytyrymëve”. Aty pata shansin të njoh disa figura mjaftë interesante, që do më vlenin si pika reference pozitive dhe negative, për ecurinë e mëpasshme në burgje dhe në jetë. Kur rastiste të më thyhej apo të mpihej dalta, i drejtohesha kovaçhanës.

Në një kthinë ngjitur me tonën, në një kënd kishin instaluar një forxhë me gjyryk, mbi një cung të trashë rrapi, kishin fiksuar një kudhër. Në një krah, një tavolinë pune, me një sergjen nën të, ku ishin seritur me një rregull të përsosur, një duzinë çekanë e vare, të dimensioneve të ndryshëm, pinca e darë të spërdredhura, lima të mëdha e të vogla. Pra, një ofiçinë e vërtetë. Unë hyja në derë, i zgjasja daltën kovaçit, të cilën ai e merrte dhe e zhyste nën shpuzën e ndezur. Mbasi vinte forxhën të frynte e shfrynte nja pesë minuta, metali skuqej, ai e zinte me pincat e spërdredhura dhe e rrihte mbi kudhër, herë me vare e herë me çekan dhe, si e limonte me limat e vendosura sërë mbi tavolinë, e zhyste në një gjysmë-fuçie ujë, nga ngrihej një avull i tymtë. Ashtu të kalitur, ma kthente pa këmbyer asnjë llaf.

Te ajo forxhë djalli, veprohej vetëm me gjeste, si në skeçet pantomimike. Isha kurioz t’i dëgjoja zërin kovaçit, po ai kyçej në vuvëri totale dhe unë s’guxoja t’i flisja. Si çdo mëngjes, një ditë vajta të merrja daltën që kisha çuar mbas ditën e shkuar, kur dëgjova kovaçin që grindej. Ngriva në prag të derës. Ai e ngrinte dhe e ulte tonin dhe me tingullin e çjerrë, dukej se kërcënonte dikë. I shihja vetëm kurrizin, po figura e tij rrondokope dukej shumë e nervozuar.

“Pa-pa-pa, ç’paskeni konë, mor jahu! Ushujza bre”!? Ulte pak tonin, pastaj ja riniste më ashpër. “Ç’ushujza mër, lubi, azhdërha paskeni konë! Të pangimë e të pafrymë”! dhe tërë nerva, flakte në drejtim të papërcaktuar, ç’kishte në dorë. “Tan kto kom ba për ju, e s’paskeni të frime! Më m’soke ene zanatin nji’tash! Ptuh, lanet”! – kthente kryet mënjanë, sikur nëmte. “Ik bre, trys bithën! Don me m’su mue, si m’e ba punën teme”! – i ngulte sytë mbi qymyrin e skuqur. “Hajd bab, du me m’tregu arat! E kush? Ti! Ptu-uu! Kom tash katërdhet vjet, me kët zeje e s’kom mujt me pa ma mysybet kah ju! Ndyrsina”! – pështyu mbi prush. “S’dini ç’ka asht ndera”! – hodhi edhe një këlbazë drejt derës, ku qendroja i ngurosur: “Ptuh! Far e keqe!” Mbulova fytyrën, mos më binin stërkalat e pështymës. Gjezdisa sytë rreth e rreth kovaçhanës, të shihja kujt i adresohej.

Askush s’dukej aty pari. “Të jetë i marrë?! Me kë po grindej vallë? Hej dreq ç’më gjeti”! Ai zgjati me ngërç thonjtë e zgjyrosur, si të donte t’ia ngulte dikujt në fyt. Ptuh! Far e keqe!”- përsëdyti tërë mllef dhe nisi të bareste nga njëri cep në tjetrin. E kuptova, grindosej me veten. “Qenka vërtetë i marrë”! Për të mos komplikuar më tej situatën, u përkula me terezi, mora levën dhe bëra prapakthehu për në frontin e punës. Sapo kapa metalin, zëri i ngjirur më shfreu rrëzë veshit: “Pranë bre, s’e kom kry ala”! Gykat e pështymës m’u përhapën mbi zverk. “S’ më prish punë, po qe nevoja, e sjellë më vonë”! dhe avash, tërë sy e veshë, bëra për nga dera gjysëm e hapur. “Pra, o çun, s’kom gja me ty! Ulu nji’aty, për pesë dekika, e ke t’kryme”!

Ma rrëmbeu nga dora copën e hekurt, e zhyti nën prushin e skuqur të vatrës së forxhës. Me gjithë dëshirën për t’u larguar një minutë e më parë, m’u prenë këmbët. Mbeta i gozhduar, atje ku isha. Ai, me një darë të spërdredhur, e zuri daltën, mori një limë dhe nisi ritualin. Tek e këqyrja atë fytyrë të sterrosur nga bloza e farkës, m’u ndërmend “masca di ferro”, e njeriut misterioz; mbi çehren e tij të ashpër, s’mund të deshifroje asgjë. Ndërsa limonte majën e daltës, pamja nisi t’i ndryshoi; sytë sikur u zbutën; duart bënin para-pas, me lehtësi pothuaj mekanike. Diku, në këndet e varura të buzëve, nën mustaqet e hirta të prera shkurt, seç iu ravijëzua një nënqeshje e fshehtë; iu ëmbëlsua mimika si atyre mëndeshave, kur përkëdhelin kokën e foshnjës që ushqejnë vetë. Ky ndryshim i beftë, më zuri gafil:

“O Zot, ç’të jetë ky rob mekanizëm?! U zbut si qengj! Ku vajti vallë, gjithë ai maraz i helmët?! Si i shndikan sytë?! Kundër kujt të shfrehej?! Kundër vet-vetes! Qenka i marrë”! Ky deduksion eterik, po më gërryente trutë. Por zgjodha të heshtja! S’doja ta gërvishtja, atë panoramë zymtie! Kovaçi, dukej kish mbaruar, sepse mbasi e nxori daltën nga gjysëmfuçia me ujë, e uli mbi kudhër. U zgjata ta merrja. “Pranë, bre, ash ala e nxehtë! Tash po t’baj ene nji, ta kesh”! – tha, dhe krye-varur iu drejtua një grumbulli hekurishtesh. Kapi një copëz metali dhe po e kqyrte me vëmendje, si të ish në mëdyshje, nëse ish adapt për atë që kish ndërmend të bënte, apo mos duhej ta ndërronte e të merrte një tjetër. Dukej u bind, sepse u kthye dhe e zhyti në forxhë, mbushi një lopatë qymyr dhe e sheshoi me mashë mbi vatrën e zjarrit.

“Ba me t’u mpi njana, ke tjetrën”! – plotësoi mbase fjalinë e lënë përgjysmë që më herët. Mandej u plas në një fron ndanë derës, si i shkrehur dhe hoqi nga koka kapelën e shtroposur. Para m’u shfaq një çaçkë e madhe tullace me forma këndore, një farë “kokë-me-cepa”. “Prej kah t’kena, or djalë”? – e, shkoi dhe nja dy herë dorën mbi ballin e gjerë e më përfshiu me sy. “Prej kah, the”? – më befasoi zëri i butë hundor. S’prisja të më fliste dhe aq më tepër me atë ton të përzemërt. Mbeta në mëdyshje, deri sa u orientova: “Nga Berati”! – ia ktheva lehtë. “Prej kah, prej kah, the”?! “Nga Berati”! – përsëdyta më fortë.

“Hah-a-ah, kah Berati! Qe besa, kom një mikun tem n’Berat! S’di në e njeh ti, po në Shqypni, asht fort i njoftun! Asht kon sportist, ma saktë boksier, Ismail Ahmeti e qujnë”! “Po! – ia ktheva pa hezituar. – E kam pasur profesor”! “Si the, bre”? – afroi dorën e mbledhur si hinkë, te llapa e veshit. E kuptova, kishte probleme me dëgjimin. “Po! – përsërita me ton më të lartë. – E kam njohur, ka qenë mësuesi im”! “Ku mund t’bahet njitash”? “Në Berat, besoj! Të paktën mesa di unë”!

Heshti. Me gishtat e zgjyrosur kruante çaçkën tullace. Bëra të ikja, por pa hedhur dy çapa, dëgjova nga pas: “Për ç’t’kon shti n’burg”? U futa sërish brenda, i rrëfeva arsyen. “Mirë boll ke bo, s’rrnohet me këto qenër”! – frymë-mori thellë. – “Jan’ma zi se shkiet”! – dhe ngjeshi një grusht duhan, mbi një çibuk si kokë bufi, kapi mashën bigë dhe mori një thëngjill nga vatra. E vuri mbi çibuk dhe e shtypi me gishtin e madh. – “Ene unë kom dasht me ndihmu njanin, m’u arratis në Itali, me nji barkë të sajueme, me një motor-pompet. Po m’dul h’afije e m’kallzoi te spiunët e Sigurimit”, – e thithi me tërë forcë dhe i mbushi bulçitë me tym, mbasi e përcolli për pak nëpër gojë, nisi ta shfrynte rrathë-rrathë. –

Njitash e kom për të tretën burgun. Ama, n’mbritsha me gjall, prapë kom me ik! Tashmë kokën e madhe ia fshehu një aureolë tymi. Toni sa vinte e rritej. Meqë s’dëgjonte vet, kujtonte se dhe të tjerët kishin po atë problem. E njihja vetëm për fytyrë, madje as emrin s’ia dija ende; dija vetëm se ishte kosovar. Mërmërita një “falemnderit”, me majë të buzëve dhe u largova.

“Po sikur të më provokoj?! Mos luan ndonjë lojë dhe më merr në qafë”! Vetë qenia pjesë në këtë brigadë, e bënte gjithkënd të dyshuar dhe detyronte secilin të tregohej i matur, madje edhe dyshimtar, ndaj të gjithëve. I ktheva kurrizin. Pa hedhur as dy hapa jashtë derës, më ndoqi pas zëri hundor: “Ba me t’u dasht tjetra, n’daç hajd sot, n’daç nesri nade, e ke gati”! Ika, po dyshimi se një provokator i futur nga komanda, mund te fshihej pas këtij të panjohuri, s’m’u shqit nga mentë. Pa marrë ende garuzhdën e supës, kur u ktheva në kamp, pyeta xha Esherefin, për njeriun misterioz me të cilin u ndesha. I tregova shkurt ç’më ngjau dhe bisedën që këmbeva me kovaçin.

“Me kë, bre, me Qazimin! Ç’e paska gjet, bre, ai s’flet kurrë”! – shpreu habinë miku im. – “Un e kam tash sa vjet shoq e s’kam fol kaq gjat! Asht burr florinit, aj! Asht ma i miri ndër tan kosovarët! Ka tash nji jet ndër burgje, e kam shoq t’vjetën! Sa për zanatçi, shoq ka vetin! Kqyri, tana kto alete, ai m’i ka ba! Allaile, asht burr përsëmbarit! Vërtetë asht nji fije hidhnak, po dikush do i ket ra m’qaf, që ka fol gjatë! Hajd, mec, shko ha bukë! Tash po e pves vet Qazimin”!

U qetësova, me tas në dorë iu afrova kazanit, mora këllirën me presha e lakra dhe e gjerba mënjanë. Tashmë mbas shpjegimit të xha Esherefit, u ndjeva i qetë, po paksa fajtor, që kisha dyshuar te kovaçi. Po atë mbas ditë dimri, xha Esherefi me Qazimin, patën një bisedë më të gjatë se zakonisht.

Qysh atë ditë Qazim Vula, do shtonte radhët e miqve të mi të mirë. Tashmë, mbasi garanti Esheref Zajmi, kish thyer akullin e mosbesimit, flisja lirshëm me Qazimin. Një të diel mbasi iu çova kafetë te shtrati, e pyeta kovaçin, për inatin që e kish zaptuar dhe se kundër kujt e zbrazi tërë atë duft, ditën kur u futa unë në kovaçhanë.

Ja ç’më rrëfeu ai:

“Na shqiptarët, jena rob allasoj, or burr! Tan zejet e hajrit, ua kena lan magjypve! Shifi! Kush asht kovaç? – magjypi, kush tupanxhi? – magjypi, kush shet e blen kuaj? magjypi! Magjypt, bajn kaçile e kosha, magjypt hajn e pijn e bajn qejf, tuj u zdërhallë ndan’ lumenjve e, n’për çarshit e i m’dha. Në tan botën e lume, kto zanate, i bajn fisnikët, te na e n’Ballkan, i bajn magjypt!

Qyshse jam kon f’mi, baba m’pat shti shegert te nji dugaj boshnjaku, bajshin pun’ hekrash. Kom punue atje dhet vite. Boshnjaku, meqë s’i kish fal Zoti djal, m’i pasue zanatin, tan marakun e shtini te unë. Ai ishte inxhinier e kaluem inxhinierit, ani pse i pashkolluem. Allah-ile, m’ka dhan zanat! Njëzet vjeç, e kom dal me dugaj m’veti! Kur ka nis lufta, kom ken n’Prizren dhe n’Gjakov. Si t’tan kosovart, isha i kallun për atdhe. I kom kthye dugajt n’punishte armësh. Nji k’shtu, kom mbrrit deri në katëdhetepesën, tuj ba e riparue armë, për luftëtarët e lirisë.

Kur kan qit mbi Miladin Popoviçin, e kisha ndi se po m’survejojshin afijet serb, po s’dojsha m’u largu, isha i martum dhe me fëmij që dojshin me hangër. Nuk zgjati shum e m’shtin n’burg. Tash e mbrapa, m’punonte mendja, veç si m’u arratis. E nji dit t’lume ja dola. U nisa drejt e n’Shqypni! S’e dijsha se Miladinin, Enveri e kish bab shpirtnor, as se Enveri dhe Titua na ishin lidh aq ngushtë me miqsi.

Sapo kom shkel njitu, më shtin në burg. Po, qe besa, m’dënun si armik t’intemacionalizmit proletar! Kur mbarova dënimin, m’kan nis n’intemim, atje isha ene ma zi se n’burg. T’tan ata kosovar t’ikun prej shkjaut, t’i kishin grumbullue n’at vend. Jam ndi fort ligsht! S’muja me e shty gjat, n’ato kushte! Kerkova m’u largue prej Shqypnie, me ik n’Europ, me punue e me qit ndonji pare, m’u çue fëmijve.

Nanshtetsi shqyptare, s’po më nepte kush, tue përfitue nga kjo, kom ba nji lutje m’u largue jasht shtetit, n’Evropë. Përgjigja erdh shpejtë, mbas nji jave, m’shtin përsdyti n’burg! Tash, isha i arrestuem, për përhapje paniku ndër kosovarë dhe për tentative arratisje nga vendi i internimit. Sepse kisha dal pa leje der n’Fier, me postue letrën. M’ prun prap n’kamp. Gjat gjith kohës burgut, punojsha kovaç, ishte zanati që dijsha me ba ma s’miri. Mbasi m’kan lirue, m’çuen, po n’internim.

Kur u ktheva përsëdyti atje, kishte ene ma shum kosovarë t’internuem, ç’kisha lan kur m’shtin n’burg. Tash kishte plot djelm t’rinj, t’ikun prej terrorit serb. Ndër t’rijtë që kishin mbrit aty, Sigurimi kish rekrutue sa’ q’u nevojitshin me survejue t’tjerët. Me t’than të drejtën, un nuk i njijsha, por ene kisha ra shum nga veshët, siç më shef njitash. Mue m’kish dal nami si mekanik i mbaruem, t’tan e dijshin se un me hekrat, mund të bajsha gjithça.

Një nga kta t’rijt, më kërkon ndihm m’u arratis; sajova njifar varket, me ca fuçi lamarinet, që iu montova nji motor pompet. Ishim gati, m’u lshue n’det. Bash at dekik, e kom pa veten t’arrestuem përstreti. M’kishin tradhtue prapë! M’dënuen e njitash jam njitu! Nuk e dij, n’kom me dal ma i gjallë!

Tregimi me nota melankolie, ish nga më të zakonshmit për aty ku gjindeshim, po i pazakontë, ishte toni monoton, me një zë të zvargur hundor. Krejt i ndryshëm nga toni që dëgjova në kovaçhanën e tij, me timbër të lart, të ashpër e të egër, por theksi hundor, ishte i njëjti, ndoshta një difekt i veshëve të cunguar. Këtë herë, zëri pa nuanca, i shtruar dhe pa ulje-ngritje, të lëmonte timpanin. Ai delte i butë si mëndafshi, tamam toni i gjysheve të moçme, kur rrëfejnë përralla, të vënë të vegjlit në gjumë.

Asnjë nga ne tre, që ishim ulur mbi jatakë, s’ndërhymë t’ia ndërprisnim ligjëratën pa ngjyrë. M’u krijua bindja, se edhe nëse do ndërhynim, Qazimi do vazhdonte të vetën, si një prokuror i pamëshirshëm, që pretencon kujtimet e vjetra dhe u jep dënim kapital. Paskëtaj po filozofoja për natyrën njerëzore, për ngarkesën emocionale të kujtimeve të këqija, që akumulohen në trurin e lodhur nga stresi i përditshëm; për nevojë që ndjen çdo qënie të rrëfehet, që të lehtësoj peshën e mëkatit.

Duke dëgjuar rrëfimin e atij burri të zymtë, arrita në një konkluzion të panjohur: “Që shpirti të fitoj ekuilibrin e të ndihet më në harmoni me botën dhe ambientin përreth, i nevojitet të shfrejë, që të mund të rilind sërishmi; por që të ripërtërihet, i nevojitet edhe një sforco më shumë: të nxjerrë jashtë dufin, që shtresëzohet si ai qelbi i çibanit, që nëse ngel shtrati brenda, mund të infektoj organet jetike, e të sjellë vdekjen. Për të ruajtur baraspeshën mendore, truri duhet të çlirohet, bash si ajo ena nën presion që sapo mbërrin pikun, hap vetvetiu valvolën e shkarkimit, shfryn ne atmosferë avullin e tepërt dhe si kalon rrezikun e shkallmimit; rikthehet në funksionit primar e, futet në rrjedhën e normalitetit. Memorie.al

                                                Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Heronjtë e Vigut’, nuk i vrau as populli, as Kapidani, siç shkruhet ndonjëherë në stilin e propagandës së djeshme, se një vrasje e tillë, për Mirditën, do të ishte e...”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Next Post

“Një romancë dashurie, në mes Jasminës dhe Iliazit, në gjithë atë zallamahi etjesh, për të poshtëruar një qenie të pambrojtur, shfaqet një burrë, i cili...”/ Rrëfimi i gazetares dhe shkrimtares së njohur

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Një romancë dashurie, në mes Jasminës dhe Iliazit, në gjithë atë zallamahi etjesh, për të poshtëruar një qenie të pambrojtur, shfaqet një burrë, i cili…”/ Rrëfimi i gazetares dhe shkrimtares së njohur

“Një romancë dashurie, në mes Jasminës dhe Iliazit, në gjithë atë zallamahi etjesh, për të poshtëruar një qenie të pambrojtur, shfaqet një burrë, i cili...”/ Rrëfimi i gazetares dhe shkrimtares së njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!