Nga Leonora Laçi
Memorie.al / Të shkruash për teologun, atdhetarin, nacionalistin e intelektualin shkodranë Imam Salih Myftinë nuk është detyrë e lehtë kjo sepse veprimtaria e tij i kalon kufijtë e Shqipërisë natyrale dhe arrijnë deri përtej Atlantiku të largët Veprimtaria e tij, ka nevojë për studime të hollësishme prandaj nuk dua të pretendoj me pa të drejtë, që i kam thënë të gjitha. Për figura të tilla ka gjithmonë diçka për të shtuar e plotësuar.
Kush ishte Salih Myftija?!
I lindur në shekullin e trazirave e përpjekjeve për autonomi, në vitin e largët 1891, bashkëkohës i ngjarjeve më rëndësi kombëtare, siç ishte Pavarësia e Shqipërisë, që u skalitë me shkronja të arta, në historinë tonë, apo dhe ngjarjeve të dhimbshme për mbarë botën e qytetëruar, siç ishin dy Luftërat Botërore. Duke rrjedhur nga një familje shkodrane, që ka qenë dhe është përherë kontribuuese, në çështjet me karakter fetar apo kombëtar, që ka nxjerr lider të hershëm të komunitetit mysliman aty.
Salihi mësimet e para do i merrte në një shkollë turke në Shkodër, në vitet 1898-1904, por krahas mësimeve fetare, do ketë zell dhe për çështjen kombëtare që po kristalizohej në fillim të shekullit të XX-të, që në moshë të re do të jetë partizan që në shkollat shqipe të mësohej me germa latine, ishte njohës i gjuhës turke të vjetër e arabishtes. Asnjëherë nuk do i humbte shpresat, që atdheun ta shihte të përparuar e zhvilluar, kjo shihet në nismën për pavarësimin e Xhamisë shqiptare, nga ajo turke, ku për këtë do mbahet Kongresi I-rë Mysliman, me 24 shkurt 1923 në Tiranë.
Po ashtu dhe do jetë iniciator për përkthimin e Kur’anit në shqip, për ta bërë lehtësisht të kuptueshëm për shqiptarët e besimit mysliman. Salih Myftija, përveç mësimeve fetare do nxiste dhe dashurinë për atdheun. Në vitin 1927, do caktohet myfti në Krujë, e më vonë Kryemyfti i prefekturës së Shkodrës e Kosovës, me vendim të posaçëm të Këshillit të Naltë të Sheriatit.
Shërbimin e tij si kryemyfti, do ta bëj më së miri, kultura e diapazoni i tij i gjerë, do reflektohej tek besimtarët ku armë më të mirë kishte; “Tolerancën, besimin në Zot (Allah) e flamur”. Imam Salih Myftija, asnjëherë nuk u pajtua me pushtuesin fashistë, për këtë ai do internohet në Gjirokastër, për afro dy vite dhe duke u shkarkuar nga detyra e Kryemyftiut me dekret të Vittorio Emanuelit III-të.
Cili ishte qëndrimi i Imamit, karshi pushtuesit e komunistëve?!
Pas kapitullimit të Italisë në shtator të 1943, do vihet sërish në radhët e nacionalistëve e, kryesisht si simpatizues i grupit të Legalitetit, por sërish si i pa kompromis. Këtë e thotë i biri, Dr. Fuad Myftija në kujtimet e tij: “Babai ishte figurë në lëvizjen Kombëtare, ka qenë ndër të parët nacionalistë e asnjëherë nuk ka bërë kompromis, as me fashistët e as me nazistët. Ngritëm grupe ilegale dhe çetat kundër gjermanëve…”! (shkëputur nga intervista marr nga Dalip Greca, Dr. Fuad Myftis, 20 shkurt 2007).
Ajo që vihet re në këtë kohë delikate për Shqipërinë, është se tashme armiku i nacionalistëve, nuk ishte vetëm i jashtëm (gjermanët), por dhe i brendshëm (komunistët). Me gjithë përçarjet, mes Klerit Katolik e atij Mysliman, pra do ndikoi rreziku i përbashkët që i kërcënohej nga Lufta Nacional-Çlirimtare, e harruan këtë grindje dhe u bënë miq e bashkëpunëtorë të ngushtë. (shkëputur nga kumtesa e Nexhmi Bushatit, mbajtur në sesionin shkencor të X-të, të Shoqatës “Trojet e Arbërit”, fq. 545). Bashkëpunimi do të vij pas zhvillimeve të Mbledhjes së Mukjes, ku personalitete si: Salih Myftija, Hafiz Ali Kraja, Mons. Thaçi, Pater Anton Harapi, Sulço Beg Buashti, etj., vendosën që të krijonin Frontin Antikomunist.
Ku u krijuan varg disa besëlidhje krahinore, si në Shkodër, Pukë, Lezhë etj., të cilat kërkuan me ngulm zbarkimin e anglo- amerikanëve, Dr. Fuadi vazhdon me detaje të tjera të asaj kohe, kur atdheu u pushtua nga nazistët, ku kishte marr malet së-bashku me të atin, Imami bashkëpunoi me Nik Sokolin nga Nikaj-Mertur, që kishte krijuar çetën e vet. Takimi u bë në Gruemirë, Nik Sokoli u shpreh i indinjuar, ngaqë anglo–amerikanët po i ofronin ndihmë vetëm komunistëve.
Aty erdh dhe kapedan Xhemal Laçi, i cili kishte udhëtuar me një grup të madh zogistësh nga Puka, aty erdhën dhe nga Vlora, Sadik Shaska me familjen e, të tjerë, të gjithë qëndronin në kazerma. Çeta e Nik Sokolit dhe ajo e Jup Kazazit, hasi në një autokolonë gjermane dhe e qëlluan, por nuk pati dëme dhe gjermanët vazhduan rrugën, megjithëse kjo mund të kishte përfunduar me pasoja. Xhemali si ushtarak i propozoi atyre, që të ndërronin vend, sepse ndoshta gjermanët do kërkonin përforcime.
Qëndrimi në Shqipëri po bëhej gjithnjë e më i vështirë, për nacionalistët, të cilët udhëtonin nga jugu në veri, për të gjetur rrugëdalje, shtëpia e Imam Salih Myftisë, ishte bërë pikëtakim për nacionalistët ku u pritën e përcollën ngrohtësisht nga i Zoti i shtëpisë, me urtinë që e karakterizonte.
Dr. Fuadi vazhdon: “Në këtë kohë kishte ardhur Mid’hat Frashëri, me Baba Rexhepin e me Zef Palin. Të gjithë krerët ishin mbledhur në Shkodër”. Imam Salih Myftia. së bashku me atdhetarët e tjerë, si: Fuad Myftin, Kolonel Xhemal Laçi. Teki Xhindi, Hysen Prishtina e dhjetëra të tjerë, u larguan nga vendi drejt Tivarit.
Pikërisht me 21 nëntor 1944, (Gazeta “Atdheu” mars-prill 1988) por pas pengesave, që i solli policia malazeze, për faktin se ishin të armatosur, ata u detyruan të lundrojnë me një barkë të vjetër, në drejtim të Detit Adriatik, duke mbërritur në qytetin bregdetar të Brindisit të Italisë. Ata më pas u dorëzuan në komandën ushtarake të aleatëve, të cilët më vonë i vendosën në kampet e njohura të Italisë.
Në kampet e Grumos, me robërit e luftës
Siç shpreh Dr. Fuadi, ky vend ishte i “skuqur” gjithandej me flamujt Rus e, yll të kuq, drapër e çekan. Kampet ishin në gjendje të mjeruar, shqiptarët ishin të palarë, pis, pasi vinin nga malet. Rregullat e disiplina ishin të rrepta, përveç se trajtoheshin keq dhe hetoheshin.
Imami Salih Myftija shquhej për urtinë e tij, madje shpesh herë shuante konfliktet mes zogistëve e ballistëve. Kushtet e këqija të kampit, nuk e mposhtën dhe as e përkulën gjakftohtësinë e largpamësinë e këtij njeriu paqedashës, ku me besimin në Zot, ja dilte mbanë të kontrollonte qetësisht shumë situata, që shqiptarët e tjerë e kishin humbur durimin.
Salih Myftija ja ushqeu dashurinë për arsimin të birit, që ishte njëherësh mik e bashkudhëtar në rrugët e vështira të emigrimit të padëshiruar, pasi qëndrimi në Shqipëri nuk ishte i mundur, në një situatë të tillë të disfavorshme për nacionalistët, Fuadi do arsimohej e diplomohej në Itali.
Konsideratë për Salihin, kishte përveç Mbretit Zog, ku e bëri dhe këshilltar të tij, si dhe u zgjodh në krye të komisionit që udhëtoi drejtë Egjiptit, për një takim me Mbretin e mërguar, ku do mblidhen të gjitha grupet politike. Konsideratë për të patën dhe anglo-amerikanët, pasi miqësinë, Imami nuk e ndërtonte mbi pikëpamje politike apo bindje fetare, prandaj justifikohet pse ata e mbajtën afër.
Para ca vitesh, është botuar një dokument që mban vitin 1945, ku midis të tjerash, shkruhet: “Në janar të vitit 1945, dy politikanë shqiptarë, ndonëse të internuar në një kamp transit në Bari, i mirënjohuri Mit’hat Frashëri, që ishte kreu i ‘Ballit Kombëtar’ dhe një klerik nga Shkodra, Salih Myftija, ky i dyti në emër të organizatës ‘Legaliteti’ i kanë kërkuar Sekretarit Amerikanë të Shtetit në detyrë, të mos ndërmerrej asnjë nismë për njohjen e qeverisë komuniste, të krijuar para çlirimit të vendit. (Ky dokument është bërë publikuar nga anglezët, në website “Investigim”, viti 2000).
Nga Egjipti, Imam Salih Myftja, do udhëtoi në Siri e Liban e, së fundmi do vendosët në SHBA-ës, në vitin 1965, ku si vend i parimeve të lirisë së shprehjes e besimit fetar dhe vend i demokracisë, ai vazhdoi pa problem aktivitetin e tij kombëtar e fetarë. Krijimi i Qendrës Islamike Shqiptaro-Amerikane, u bë si vatër e ngrohtë e shqiptarëve. Teologu, atdhetari e intelektuali Imami Salih Myftija, i cili atdheun asnjëherë nuk e harroi, por u mundua t’i shërbej dhe pse nga larg, kontribuoi në ngritjen e qendrës fetare, atdhetare, shoqërore, arsimore, edukative e kulturore.
Meritë për këtë, kanë dhe bashkëpunimi i Imam Vehbi Ismaili e, Imam Isa Hoxhës. Nevoja për një Qendër që të shërbej si vendtakimi mes shqiptarëve, u ngrit me rritjen e numrit të shqiptarëve myslimanë në SHBA-ës. Mbledhja e 16 majit 1966, nën udhëheqjen e Salih Efendi Myftisë, të kësaj qendre Islamike Shqiptaro-Amerikane, ku arriti në përfundime që të themelohet një Xhami, e cila të shërbej për forcimin e moralit, si dhe të përhapjes së mësimeve fetare e dashurisë për atdheun, mes besimtarëve.
Me 12 nëntor 1972, Imam Salih Myftija, pas shumë përpjekjeve e punës së palodhur e përkushtuese, do të pres shiritin e Xhamisë në Brooklyn të New York, ku u përshëndet nga disa personalitete si dhe shtypi vendas amerikan e ai shqiptarë i Amerikës. Vlen të përmendet dhe miqësia e ngushtë me Monsinjor Zef Oroshin (1912-1989), udhëheqësin e themeluesin e Kishës së Parë Katolike Shqiptare në SHBA-ës.
Imam Salih Myftija u nda nga jeta me 19 maj 1978, në moshën 87 vjeçare dhe në ceremoninë mortore morën pjesë përfaqësues nga tre besimet fetare, pasi një figure e shquar si Salih Myftija, e meritonte që lamtumira e fundit, t’i jepej në mënyrë të denjë, ashtu siç ishte dhe veprimtaria e tij e admirueshme, në rrafshin kombëtar e fetarë.
Dekorimet pas vdekjes
Imam Salih Myftija, dekorohet pas vdekjes me motivacion: “Për kontributin e dhënë në krijimin e institucioneve fetare të emigrantëve Shqiptar në SHBA-ës, në mbështetjen e tolerancës fetare dhe të bashkëpunimit në dobi të interesave kombëtare”- dhënë nga ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi. Si dhe i është akorduar titulli “Qytetar Nderi”, pas vdekjes nga Bashkia e Shkodrës, me 6 mars 2011. Memorie.al