• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në ishullin e Kretës, 300 komunistë grekë, rrethuan dhe vranë 14 nacionalistë kosovarë, e plagosën rëndë 14 të tjerë…”/ Masakra e panjohur e 9 majit 1947, që u mbajt e fshehtë nga Enver Hoxha

“Në ishullin e Kretës, 300 komunistë grekë, rrethuan dhe vranë 14 nacionalistë kosovarë, e plagosën rëndë 14 të tjerë…”/ Masakra e panjohur e 9 majit 1947, që u mbajt e fshehtë nga Enver Hoxha
“Nga çështja çame, ‘provokacionet e gushtit ’49-të, e ligji absurd i luftës, te junta e kolonelëve dhe…”/ Refleksionet e studiuesit dhe diplomatit të njohur, për Greqinë që duam!
“Misioni sekret në Greqi me krerët e Partisë Komuniste që i sillja në vilën e fshehtë në Tiranë, kur ata i priste, Enveri dhe…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut
Si na stërviste koloneli britanik, Hill, në Llavros të Greqisë, për rrëzimin e Enver Hoxhës…./Dëshmia e profesor Miftar Spahia
“Pas vrasjes së Mark Gjonmarkajt, Preng Dod Gjini i Kthellës, s’pranoi të arratisej në Jugosllavi, por qëndroi në malet e Mirditës, duke…”/ Historia e rezistencës antikomuniste, 1944-1953
“Hallkat që lidhin dy popujt tanë, s’mund t’i këpuste më, as shpata e shtypësve, as vjershat e poetit të imperializmit dhe agjentit italian, shovinistit At Gjergj Fishta …”/ Fjala e Enverit, Beograd 1946

Nga Ndue Oroshi

Memorie.al / Në mesin e shumë masakrave që kanë kryer serbët, malazezët dhe grekët, që asnjëherë nuk u ngopën me grabitjen e tokave shqiptare, hyn edhe Masakra e komunistëve grekë, më 9 maj  të vitit 1947, në Kretë të Greqisë. Kjo masakër është ndër më të veçantat për llojin e krimeve e masakrave të kryera. Është e veçantë për faktin se këta shqiptarë atdhetarë, që ishin antikomunistë të përbetuar, kishin marrë strehim politik në Greqi. Por greku nuk ka besë e, proletarët komunistë gjithherë kanë bashkëpunuar në mes vete, siç ishte edhe ky bashkëpunim në mes të komunistëve grekë, jugosllavë dhe shqiptarë, për vrasjen e nacionalistëve atdhetarë nga Kosova.

Jam i bindur se shumica nga familjarët e të vrarëve, nuk e kanë ditur dhe nuk mund ta dinë edhe sot, se ku ju janë vrarë familjarët e tyre, e mos të flasim për varret e tyre dhe vendin se ku janë gjuajtur pas vrasjes se tyre, që u ka humbur çdo shenjë.

Vlen të veçohet fakti i qëndresës dhe mosdorëzimit të këtyre atdhetarëve shqiptarë nga Kosova, të cilët edhe pse pa armë, shfrytëzuan çdo gjë që kishin, të qëndrojnë heroikisht, ku shumica prej tyre u vranë në përpjekje për të mos u dorëzuar kurrë të gjallë. Tre prej tyre u dogjën brenda në shtëpi dhe pjesa tjetër, shpëtuan me plagë në trup.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Kjo masakër tregon qartë se komunistët pan-sllavistë, kryen masakra të çmendura kundër shqiptarëve, si në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe në të gjitha trojet etnike shqiptare. Para lexuesve po e sjell këtë shkrim ekskluziv dhe me fakte historike, për këtë masakër që ndodhi më 9 maj 1947.

Ky material është marr nga Arkivi i Kapidan Ndue Gjon Markut, që është edhe arkivi i “Bllokut Kombëtar Independent”, dhe këto materiale më janë afruar nga e bija e kapedanit, Bianca Gjomarkaj, të botuara në “Albania Libre”, që ishte organ i “Bllokut Kombëtar Independent”, e ku po e japim të plotë:

Masakra e 9 majit 1947, në Kretë 

“Më 9 maj të vitit 1947, në ora 04 mbas mesit të natës, në qendrën e Nënprefekturës Fera Petra në Kretë, një batalion i komunistëve grekë, e rrethojnë shtëpinë, ku po flinin 28 shqiptarë nga Kosova, emigrant politik. Shqiptarët ishin vendosur në këtë vend prej autoriteteve greke, dhe merreshin me punime bujqësie, pranë familjeve greke të vendit.

Në këtë mënyrë, ata siguronin shpenzimet e jetesës së tyre. Natyrisht nuk kishin me vete, asnjë lloj arme. Nuk kishin gjithashtu asnjë mbrojtje të posaçme nga ana e autoriteteve vendore. Ata e kalonin gjithë ditën duke punuar dhe ndaj të ngrysur, mblidheshin së bashku në një shtëpi që u kishin caktuar për fjetje e banim.

Natën e 9 majit 1947, batalioni i komunistëve grek i përbërë prej më tepër se 300 vetash, nis të rrethoj ndërtesën e nënprefekturës kazermën e korofillakavet dhe mbas-andej shtëpinë ku flinin. Mbas e plotësojnë rrethimin mirë e mirë, fillojnë sulmin. Patrullat komuniste i lëshojnë za shqiptarvet dhe kërkojnë t’u hapin portën e shtëpisë e, t’u dorëzohen të gjallë.

Në fillim shqiptarët të habitur nga kjo ngjarje e papritur dhe ashtu të përgjumura siç ishin, nuk po kuptojnë se ç’po ngjiste rreth fatit të tyre. Prandaj qëndrojnë në heshtje. Mirëpo nuk shkon shumë kohë dhe patrulla komuniste greke, fillon të zbrazë me armë kundër shtëpisë dhe përpiqen që të thyejë portën e të hyj brenda.

Njëkohësisht i gjithë batalioni fillon sulmin, duke u afruar drejtë banesës së shqiptarëve, me qëllim që t’i kapë të gjallë. Mirëpo komunistët grekë i kishin bërë hesapet gabim, sepse nuk e dinin që bijtë e shqipes, nuk i dorëzohen të gjallë armikut. Shqiptaret kur e panë se po rrezikoheshin seriozisht, filluan të luftojnë kundra komunistëve grekë. Mirëpo, me se të luftonin vallë?!

Ata nuk kishin armë të tjera, përveç trimërisë personale, përveç zëmrës dhe idealit të tyre. Por kishin edhe veglat e punës kishin shata, lopata, kazma, sëpata, kishin fronet ku uleshin për t’u çlodhur kur ktheheshin nga puna dhe ndonjë copë tulle, që mund ta nxirrnin me duar e me thonj, prej mureve të shtëpisë.

Me këto armë pra e fillojnë luftën e tyre këta trima shqiptarë e, kështu luftojnë për gjashtë orë rresht. Ndërkaq filluan të vriten prej plumbave të grekëve, antikomunistët e parë. Jonuz Emini, kryetar i grupit, Idriz Sallova, Latif Kuqi, Riza Matoshi, Zejnel Mehmeti, Qerim Hajdari e Halil Idrizi.

Por edhe nga ana e komunistëve, mbetën pesë të vrarë e disa të plagosur, që tërhiqen e largohen. Duke parë se shqiptarët po qëndronin si burrat dhe nuk kishin ndërmend të dorëzoheshin të gjallë, komunistët grekë i venë zjarrin shtëpisë, duke ndezur disa fuçi me benzinë që ndodheshin në katin e poshtëm të shtëpisë. Menjëherë e gjithë shtëpia, u rrethua prej flakëve.

Rreziku u bë aq i madh dhe vdekja po afrohej aq shpejtë, sa që për luftëtarët shqiptarë nuk mbeti tjetër rrugë, veçse të kalonin përmes zjarrit e flakës. Osman Sinani, sulmon i pari duke dal jashtë shtëpisë e, për mrekulli mund të ja marr armën një komunisti grek që i doli përpara, të cilin edhe e vrau. Por pas pak edhe Osman Sinani, bie për tokë i vrarë, duke thirrur; “Rrnoftë Shqipnia, Rrnoftë  Kosova! Poshtë Komunizmi”!

Mbas Osmanit, sulmon vëllai i tij Bajram Sinani e, fill mbas këtij Isak Ahmeti, Haxhi Halili, Banush Berisha, Bajram Berisha, Kadri Berisha, Mustafa Bajraktari, Ahmet Uka, Fiqri Sejda dhe Hidajet Arifi. Këta për çudi mund të shpëtojnë nga flakët e nga plumbat e komunistëve grekë. Ndërkohë u plagosën rëndë; Qerim Ibrahimi, Bajram Gorani, Hysen Rama, Nazif Vata, Nazif Varoshi, Azis Murati dhe Istref Selmani. Prej këtyre të plagosurve, tre të parët; Qerim Ibrahimi, Bajram Gorani dhe Hysen Rama, vdiqën pak ma vonë.

Mirëpo kishin mbetur brenda në shtëpi në mes te zjarrit dhe flakevet, Xhemal Matoshi, Rexhep Gashi dhe Ymer Sakoli. Këta, duke mos mundur të kalojnë përmes flakëve, qëndruan dhe e pritën vdekjen si burrat e hershëm, duke e kënduar himnin e flamurit e, duke thirrur “Rroftë Flamuri Kombëtar”! Bajram Sinani, njëri nder ata që shpëtuan prej t´rrezikut të zjarrit, shkon e futet në shtëpinë e priftit, por për fat te keq edhe këtu e rrethojnë armiqtë.

Një luftë e dytë fillon për Bajram Sinanin, i cili lufton duke e përdorur në vend të armës shkopin e priftit e, ndonjë send tjetër, që i bije në dorë. Vret një komunist grek e, më në fund shpëton duke u hedhur prej dritares, duke u fshehur në një vend të sigurt. Asnjë shqiptarë nuk u dorëzua i gjallë, në duatë e egërsirave komuniste të tërbuara. Mbas kësaj ngjarje të shëmtuar, autoritetet greke menduan t’i sigurojnë shqiptarët emigrant, duke i mbledhur të gjithë ata të Kretës, rreth 400 vetë, në një qendër të Athinës.

Lajmi i hidhur i vrasjes tragjike të vëllezërve tonë shqiptar nga Kosova, shkaktoi ndër të gjithë të mërguarit shqiptarë, një dëshpërim të patregueshëm. Egërsia dhe barbarizma e armiqve tanë, në vend që të pakësohet, kërkon të shtohet gjithnjë e më tepër. Enver Hoxha i pangopur nga gjaku që derdhi e që po derdhë brenda kufijve të Shqipërisë, deshi ta shtrijë egërsinë e vet edhe përtej këtyre kufijve. Ai u muerr vesh me kriminelët e kategorisë se tij, që mjerisht ndodhën edhe në Greqi dhe kërkoi që këta kriminelë, të lyenin duart e tyre edhe me gjakun e refugjatëve shqiptar, që punonin të qetë në Ishullin e Kretës.

Duke qëlluar mbi refugjatet shqiptar nga Kosova, Enver Hoxha ishte i sigurt se bënte një shërbim të madh besnikërie, kundrejt ustait të tij, Marshallit Josif Broz Tito, i cili ka shkaktuar sa e sa mjerime, në at vënt thjesht shqiptar që është Kosova. Mirëpo veglat e vërteta të barbarismës së kuqe, nuk i kishin bërë hesapet mirë. Ata pandehnin se refugjatet shqiptar të Kretës, do tu bin në dorë, si pa gjë të keq.

Ndonëse s´kishin armë me vete, trimat shqiptarë ditën të luftojnë si luanë dhe ta shesin shumë shtrenjta gjakun e tyre e, t’u japin të kuptuar armiqve të kuq, se atëhere kur s’munt të shpëtojnë dot, pranojnë të vdesin në mes të flakëve të zjarrit, pse të gjallë nuk dorëzohen kurrë. Ne mes të këtij hidhërimi të madh, burrëria që kanë treguar këta vëllezër përpara një armiku shumë më të fortë, përbën një ngushëllime të vërtetë, për zemra tona të helmuara.

Gazeta jonë përgëzon ata që shpëtuan nga ky rrezik e, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta farë e fisit të dëshmorëve, duke u treguar heroizmin e këtyreve, si shembull për gjithë shqiptaret e tjerë”, e përfundon shkrimin gazeta “Albanie Libre”.

Si përfundim në këtë masakër që e kryen komunistët grek, më 9 maj 1947 në Kretë, ranë heroikisht 14 atdhetar shqiptarë: 1. Jonuz Emini, kryetar i grupit, 2. Idriz Sallova, 3. Latif Kuqi, 4. Riza Matoshi, 5. Zejnel Mehmmeti, 6. Qerim Hajdari, 7. Halil Idrizi, 8. Osman Sinani, 9. Qerim Ibrahimi, 10. Bajram Gorani, 11. Hysen Rama, 12. Xhemal Matoshi, 13. Rexhep Gashi, 14. Ymer Sakoli, kurse u plagosën rëndë: 15. Nazif Vata, 16. Nazif Varoshi, 17. Azis Murati dhe 18. Istref Selmani.

Nuk kemi të dhëna më shumë se si përfunduan me pas këta katër atdhetar që u plagosën rëndë. Kurse të palënduar ose, me plagë më të lehta, shpëtuan: 19. Bajram Sinani, 20. Isak Ahmeti, 21. Haxhi Halili, 22. Banush Berisha, 23. Bajram Berisha, 24. Kadri Berisha, 25. Mustafa Bajraktari, 26. Ahmet Uka, 27. Fiqri Sejda dhe 28. Hidajet Arifi.

Kjo ishte tragjedia e 28 shqiptarëve të Kosovës, ku 14 prej tyre u vranë, u dogjën dhe u masakruan nga komunistët grek.

Të tjerët që shpëtuan nuk dihet për fatin e tyre të mëtutjeshëm dhe nëse ndonjë familjar, mund të ketë ndonjë dëshmi më të gjanë nga këta 14 të mbijetuar, është mirë të afroj shënimet rreth kësaj masakre të kryer nga 300 komunistë grekë kundër 28 shqiptarëve atdhetarë nga Kosova, të cilët nuk u dorëzuan dhe e nuk shkuan gjakhumbur, por e paguan veten shumëfish.

Këtu pra, shihet qartë se ripushtimi i Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, është paguar shumë shtrenjtë më gjakun e 47.314 atdhetarëve shqiptarë. Memorie.al

Marrë nga gazetadielli.com

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Hetuesi famëkeq, Nevzat Haznedari, nuk u soll keq me mua, pasi sekretari i tij, ishte djali i qehajait tonë, ndërsa femrave të tjera ai...”/ Dëshmia tragjike e ish-të fejuarës së pronarit të Hotel “Kontinental”

Next Post

Kalendari Historik 29 Mars 2024

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Mars 2024

Kalendari Historik 29 Mars 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!