• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, April 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në gjyqin e Koci Xoxes, përveç rastit të avokat Myzafer Pipa, që pasi e torturuan me hekur të skuqur e hodhën nga shkallët, u fol dhe për Koço Kotën…”/ Si e mbytën në Burrel, ish-kryeministrin e Mbretit Zog

“Në burgun e Burrelit, Koço Kotën e kanë torturuar çnjerëzisht e godisnin me bajonetë dhe plagët e çara i’a mbushnin me…”/ Dëshmia rrëqethëse e nipit të ish-kryeministrit, që e rrëmbyen në Greqi në ’45-ën
“Në gjyqin e Koci Xoxes, përveç rastit të avokat Myzafer Pipa, që pasi e torturuan me hekur të skuqur e hodhën nga shkallët, u fol dhe për Koço Kotën…”/  Si e mbytën në Burrel, ish-kryeministrin e Mbretit Zog
“Në burgun e Burrelit, Koço Kotën e kanë torturuar çnjerëzisht e godisnin me bajonetë dhe plagët e çara i’a mbushnin me…”/ Dëshmia rrëqethëse e nipit të ish-kryeministrit, që e rrëmbyen në Greqi në ’45-ën
“Gjatë audiencës me parinë e Vlorës, Mbreti Zog u tha; nuk kemi as armë, por këto që kemi, për trimat vlonjatë, kam dhënë urdhër që t’ju japin 1.200 copë dhe…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Në burgun e Burrelit, Koço Kotën e kanë torturuar çnjerëzisht e godisnin me bajonetë dhe plagët e çara i’a mbushnin me…”/ Dëshmia rrëqethëse e nipit të ish-kryeministrit, që e rrëmbyen në Greqi në ’45-ën
Atentatet e bujshme ndaj politikanëve të lartë shqiptarë jashtë vendit, ku vetëm Enveri, nuk u rrezikua kurrë,…?!
“Në burgun e Burrelit, Koço Kotën e kanë torturuar çnjerëzisht e godisnin me bajonetë dhe plagët e çara i’a mbushnin me…”/ Dëshmia rrëqethëse e nipit të ish-kryeministrit, që e rrëmbyen në Greqi në ’45-ën

Nga Harallamb KOTA

Pjesa e dytë

Memorie.al / Antikomunistët e rreptë shqiptar, midis tyre Mit’hat Frashëri dhe Koço Kota, parashikuan qysh herët rrezikun e invazionit sllavo-komunist, i cili erdhi furishëm në Ballkan dhe në Shqipëri. Sipas këndvështrimit të Eugen Shehut, ngjarjet e vjeshtës të vitit 1944, erdhën të tilla, që me rënien e Raihut të Tretë, forcat nacional-çlirimtare shqiptare fituan kohë dhe mundësi për të luftuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këto kushte, me dhjetëra shqiptarë lanë atdheun e tyre. Një fat të tillë pati dhe Nuçi Kotta, djali i ish-kryeministrit Koço Kota. Ai largohet në Itali, e prej andej kalon në Francë, aty ku dihet e kish pasur të lehtë të ngjiste shkallët e karrierës. Sado skeptik në parashikimet e tyre, Mithat Frashëri dhe Koço Kota, nuk e kishin parashikuar eksodin e shqiptarëve çamë që ndodhi në vitet 1944- 1945, si dhe përndjekjet e organizuara nga regjimi i Tiranës në vitet e ardhshme, kundër nacionalizmës shqiptare dhe elementëve që përkrahnin kthimin e Mbretit Zog. 

                                                 Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi…”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova

“Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri, terminologjinë kimike, fizike dhe atë të shkencave natyrore…”/ Historia e panjohur e “babait” të arsimit shqiptar

Kostaq Kota: Nuk e di këtë gjë. Kështu më tha kryetari i Bashkisë, Agathokli Xhitoni.

Koçi Xoxe: Ne, Fejzi Alizoti, na ka thënë se Koço Kota ishte kundër rezistencës!

Dëshmitarët: Pyetet Fejzi Alizoti si dëshmitar dhe provohet e kundërta e thënieve të Koçi Xoxes.

Më pas lexohen deklaratat e Kostandin Mines dhe Frederik Nosit kundër Koço Kotës.

Koçi Xoxe: Po pse dëshmojnë këta, mos vallë të kanë inat!?

Kostaq Kota: Si thashë, nuk kam firmosur ndonjë akt-nënshtrimi. Unë po të isha i atij mendimi, nuk do të kërkoja të hyja në marrëveshje për një lëvizje këtu në Shqipëri.

Koçi Xoxe: Kur dhe pse erdhe në Selanik?

Kostaq Kota: Pas kapitullimit të Italisë erdha nga Athina në Selanik për të hyrë në Shqipëri, se në gazetat kisha mësuar se Shqipëria ishte indipendente…!

Koçi Xoxe: Nga Balli dhe Qeveria u caktove me anë të Xhavit Leskovikut si delegat i Legalitetit, në aleancën ushtarake me reaksionin grek?

Kostaq Kota: Këtë letër e mora vesh këtu dhe më ka ardhur shumë keq. Është krejt absurde, që me një letër të një organizate të panjohur, të prezantohem për një aleancë ushtarake.

Dënimi, burgosja dhe vdekja e ish-kryeministrit Koço Kota Pasi mbaruan seancat gjyqësore, Prokuroria e dirigjuar nga Koçi Xoxe kërkoi dënimin me vdekje të ish-kryeministrit Koço Kota. Por këtu pati një problem.

Gjykata Speciale e dënoi ish-kryeministrin me 30 vjet burg

Shtrohet pyetja: Përse nuk e pranoi Gjykata kërkesën e Prokurorisë? Përgjigja është: Sepse nga materialet e zhvillimit të gjyqit, nuk ka prova që ta dënonin, jo 30 vjet, por për asnjë ditë. Andon Sheti e shoqëroi ish-kryeministrin në dhomën nr. 7 të burgut të Burrelit. Më pas e futën në qelinë pa numër. Sipas Avni Bejkovës, një vuajtës në burgun e Burrelit, rrëfimi i të cilit u botua në Gazetën “Shqip”, bëhemi me dije sa më poshtë:

“Për herë të parë Koço Kotën e kam njohur aty nga fundi i vitit 1946 në burgun e Burrelit, ku isha dërguar për të vuajtur dënimin me 25 vjet. Që në fillim të vajtjes tonë atje, ne e kuptuam qëllimin, se përse na kishin çuar aty dhe secilit iu mbush mendja se nuk do të dilte më i gjallë që andej. Aty më mirë se kudo tjetër, mishërohej dhe gjente zbatim thënia e Dantes: ‘Ti njeri që futesh këtu, lëre jashtë çdo shpresë, se një ditë mund të dalësh i gjallë që këtej’.

Sidoqoftë, shpresa shuhet e fundit. Edhe në ato kushte kisha dëshirë dhe kuriozitet të njihja disa nga ish-politikanët e lartë të kohës së monarkisë dhe periudhës së Luftës, për të cilët kishim dëgjuar dhe lexuar nëpër gazeta. Në këto rrethana pata rastin të njihja nga afër dhe Koço Kotën, i cili ishte një njeri shumë serioz, fliste shumë pak dhe kishte një shoqëri të kufizuar. Koço kishte miqësi dhe rinte më shumë me Qemal Vrionin, Mihal Bellkamenin dhe major Atif Golen, të cilët ishin shumë të zgjuar dhe seriozë”.

Në burgun e Burrelit gjithçka ishte në kufijtë e të paimagjinueshmes. Sipas Avni Bejkovës, rasti i Koço Kotës dhe tre shokëve të tij, Vrionit, Bellkamenit e Goljes, është i veçantë për nga mënyrat shtazarake dhe çnjerëzore që u përdorën për vdekjen e tyre. Ndërsa shihnin sa krenarisht sillej në birucat e errëta, atdhetari korçar Dr. Koço Kota, emri i të cilit i bënte nder kombit të vet, segmentet kriminale antishqiptare sllavo-komuniste, parapëlqyen vdekjen e tij të mynxyrshme.

E lanë ditë të tëra pa bukë e ujë. I jepnin kripë, e godisnin me ç’të mundnin deri edhe me bajonetë dhe thirrjet e tij ishin dëshpëruese. Të burgosurit kanë treguar se dëgjonin për orë të tëra fjalën bukë, bukë, bukë, deri sa kjo erdhi duke u zbehur. Nga torturat e rrahjes, urisë dhe etjes, iu bë abses në disa pjesë të trupit. Mishi në trup nisi të plasaritej nga kjo situatë dhe më pas zëri i tij nuk po dëgjohej fare. Gardianët në vend që ta ndihmonin dhe mjekonin e çanin me bajonetë në mish në ato vende ku ishte plasaritur, deri sa erdhi dhe vdekja e tij përfundimtare.

Vdekja në burgun që firmosi vetë që të ndërtohej

Duke iu referuar librit “Ëndrrat e Mërgimit” të shkrimtarit Albert Zholi, historia e Koços, ndoshta të kujton atë të mitologjisë. Firma e tij për fillimin e ndërtimit të burgut, as që mund të mendohej se firmoste edhe për vendin e vdekjes së vet. Ish-kryeministri Koço Kota, u varros në oborrin e burgut në atë që quhet e “famshmja qershi”. Bazuar në dokumentet zyrtare, Certifikata e vdekjes lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile e Korçës, Kostaq (Koço) Kotta, vdiq në Burrel më 1 shtator 1947, në orën 5: 00 të mëngjesit.

Administrata e burgut të Burrelit, e detyruar nga ministri i Brendshëm Koçi Xoxe, në proces-verbalin e vdekjes ka shkruar: “…vdekje aksidentale…”. Segmentet antishqiptare, serbo-komuniste dhe koçixoxiste, sajuan lloj-lloj histori denigruese rreth jetës dhe vdekjes së patriotit dhe burrit të shquar të shtetit shqiptar, ish-kryeministrit dhe ish-krye-parlamentarit Koço Kota.

Dënimi i Koçi Xoxes: Provë e gjyqit farsë ndaj ish-kryeministrit Kota

Vdekja tragjike e ish-kryeministrit Koço Kota, ishte një ogur i keq në themelet e shtetit të ri komunist. Zbulimi i tradhtarëve, dënimet e kundërshtarëve dhe vrasjet politike, nuk do të kishin të reshtur. Procesi më i bujshëm brenda “klanit komunist”, ishte kundër njeriut më të afërt të Enver Hoxhës, agjentit jugosllav Koçi Xoxe.

Sipas Kastriot Dervishit, më 10 janar 1949, për të vënë në vend direktivat e Stalinit, u ngrit komisioni hetimor kundër “banditit pa princip Koçi Xoxe” dhe “grupit të tij”. Komisioni, në të vërtetë do të nxirrte çështje që kishin qenë praktikë e përgjithshme pune në vitet 1944-1948.

Për ironi të fatit, shqiptaro-maqedonasi Koçi Xoxe, kishte përballë një prokuror, bashkë me të cilin kishin çuar drejt vdekjes në “Gjyqin Special” plot 17 veta, ndërsa kishin burgosur e lënduar rreth 43 të tjerë. Komisioni i Posaçëm Hetimor midis të tjerave, e akuzoi Koçi Xoxen, se kishte shkelur nenin 63 të Statutit të RPSH-së, kishte urdhëruar dhe kryer:

1. Arrestime të paligjshme në masë,

  1. Tortura,
  2. Vrasje dhe internime,
  3. Kishte ndërmarrë veprime të paligjshme që kishin çuar në “vetëvrasjen e Nako Spirut”,
  4. Kishte shfrytëzuar pozitat e tij në parti e në shtet dhe kishte përvetësuar të hollat nga arka e MPB.Procesi Gjyqësor kundër Koçi Xoxes filloi më 10 maj 1949 në Tiranë

Qindra emra njerëzish u përmendën gjatë seancave të pyetjes, për nxjerrjen në pah të veprimeve kriminale të kryera nga Koçi Xoxe. Një rast i rëndë ishte ai i vdekjes së avokatit Myzafer Pipa, pas torturave me hekur të skuqur, të ngulur deri në kockë, gjë që kishte shkaktuar pas shumë vuajtjesh edhe humbjen tragjike të jetës së tij, të cilën Sigurimi e kishte manipuluar duke e paraqitur si; “vrasje për shkak arratisjeje”.

Një rast tjetër i rëndë ishte ai i vdekjes së ish-kryeministrit Koço Kota. Para komisionit hetimor, u përmendën edhe rastet e pakësimit, hap pas hapi, të ushqimit nga ana e Sigurimit, që që kishte sjellë vdekjen e mjaft të burgosurve, ndër të cilët edhe ish-kryeministri Kostaq Kotta në Burrel.

Koci Xoxe dhe të tjerët pohuan, gjatë marrjes në pyetje, se Sigurimi kishte përdorur mjete të shumta torture kundër shtetasve të ndryshëm, duke pasur në çdo rast përkrahjen dhe mbështetjen e Byrosë Politike, e cila merrte vendimet për rastet e tilla.

Xoxe theksonte se organizimi i Sigurimit ishte bërë nga oficerët jugosllavë të OZNA-s. Më 4 qershor 1949, prokurori Bedri Spahiu, kërkoi dënim me vdekje për Koçi Xoxen. Më 10 qershor 1949, Këshilli Gjyqësor Penal i Gjykatës së Lartë, dha vendimin e tij: Koçi Xoxe-me vdekje pushkatim.

Më 11 qershor 1949, në orën 24, u bë edhe ekzekutimi i “banditit Koçi Xoxe”. Me pushkatimin e banditit Xoxe, ishte eliminuar një fije e agjenturës jugosllave. Në fakt, rreziku sllavo-komunist për Shqipërinë, i paralajmëruar nga kryeministri mbretëror Dr. Koço Kota, tashmë kishte marrë përmasa katastrofike./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 11 Janar 2026

Next Post

“I dënuari Muharrem Mborja, prej një viti ka kërkuar shtrimin në spital, por për avancim të sëmundjes nuk ka shërim dhe i duhet prerë...”/ Raporti sekret i Prokurorit të Përgjithshëm Dhori Panariti, në ’73-in

Artikuj të ngjashëm

“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi…”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova
Personazh

“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi…”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova

April 12, 2026
“Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri, terminologjinë kimike, fizike dhe atë të shkencave natyrore…”/ Historia e panjohur e “babait” të arsimit shqiptar
Personazh

“Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri, terminologjinë kimike, fizike dhe atë të shkencave natyrore…”/ Historia e panjohur e “babait” të arsimit shqiptar

April 11, 2026
“Kryetari i Qeverisë shqiptare, Mustafa Kruja, në qershor 1942 bëri një vizitë në Kosovë dhe gjatë aktiviteteve të zhvilluar aty, ai dekoroi Sak Fasllinë për…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Rugovës
Personazh

“Kryetari i Qeverisë shqiptare, Mustafa Kruja, në qershor 1942 bëri një vizitë në Kosovë dhe gjatë aktiviteteve të zhvilluar aty, ai dekoroi Sak Fasllinë për…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Rugovës

April 10, 2026
“Fenomeni më i çuditshëm në burgun e Burrelit, ishte ai i shpjegimit të ëndrrave nga disa, si p.sh., Qemal Demiri nga Vlora, i cili disa ditë para se të vdiste Mao Ce Duni, na tha…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
Personazh

“Kam dyshimin e madh, se në asnjë vend të Bllokut Lindor, regjimi nuk ka patur fatin komod që pati në Shqipërinë komuniste, pasi…”/ Libri i Mërgim Korçës, që u nda nga jeta në SHBA-ës në shkurt 2026

April 9, 2026
“Denigrimi që i bëri atij regjimi komunist vazhdon ende, pasi një shkolle në Korçë që kishte ndërtuar ai, i kanë vënë emrin ‘Sevasti Qirjazi’…”/ Historia e filantropit korçar që financoi “Bagëti e Bujqësi” të Naimit
Personazh

“Denigrimi që i bëri atij regjimi komunist vazhdon ende, pasi një shkolle në Korçë që kishte ndërtuar ai, i kanë vënë emrin ‘Sevasti Qirjazi’…”/ Historia e filantropit korçar që financoi “Bagëti e Bujqësi” të Naimit

April 8, 2026
“Ministri i Jashtëm i Italisë, Galeazzo Ciano, shënon në ditarin e vet qi; vûmja e Mustafa Krujës në postin e kryeministrit, ishte si një përgjigje ndaj…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
Personazh

“Evropa e pat, lum miku, ajo s’âsht mâ tjetër, veçse e kaluemja e njerzisë, qi ka krijuem gjithça shkëlqen mâ së miri e mâ së bukuri në botë…”/ Letrat e panjohura të Mustafa Merlikës, me At Paulin Margjokajn  

April 6, 2026
Next Post
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?

“I dënuari Muharrem Mborja, prej një viti ka kërkuar shtrimin në spital, por për avancim të sëmundjes nuk ka shërim dhe i duhet prerë...”/ Raporti sekret i Prokurorit të Përgjithshëm Dhori Panariti, në ’73-in

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme