• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në fshatin e thellë Vallas të Oblikës, nëna e re, s’na e jepte fëmijën ta çonim në spital, pasi atje i kishin vdekur dhe katër të tjerë…”/ Rrëfimi tronditës i mjekes nga Shkodra

“Babai im, kuronte të bijën e Enverit, Pranverën dhe Spiro Kolekën nga një sëmundje infektive që…”/ Dëshmia e të birit, për mjekun e njohur infeksionist
“Në fshatin e thellë Vallas të Oblikës, nëna e re, s’na e jepte fëmijën ta çonim në spital, pasi atje i kishin vdekur dhe katër të tjerë…”/ Rrëfimi tronditës i mjekes nga Shkodra
“Në fshatin e thellë Vallas të Oblikës, nëna e re, s’na e jepte fëmijën ta çonim në spital, pasi atje i kishin vdekur dhe katër të tjerë…”/ Rrëfimi tronditës i mjekes nga Shkodra

Nga Donika Shanaj 

-“Shpëtimi, që nuk shpëtoi…! Një histori rrëqethëse por e vërtetë e një mjekeje që i ka përjetuar ato kohë të hidhura…”!

Memorie.al / Në vitet ’80-të, kur unë mbarova Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, u emërova mjeke, në zonën e Oblikës të rrethit të Shkodrës dhe kisha si detyrë të mbuloja shërbimin shëndetësor në Muriqan, që është fshati në kufi me Malin e Zi, një fshat shumë i bukur buzë lumit Buna, që shtrihej mbi një kodër, si dhe fshatrat në pjesën malore nga mbrapa malit të Taraboshit, që ishin fshatrat Villgar, Obot, Vallas dhe Velaj. Për të vajtur në Muriqan, m’u desh të mësoja biçikletën, pasi deri në Oblikë shkonte autobuzi që çonte punëtorët e fermës bujqësore, pastaj ishte mbi 1 orë rrugë në këmbë.

Ditën e parë që fillova punë, takova infermierin dhe maminë që do punonin me mua, të cilët punonin nëpër fshat me nga një çantë në dorë që mbanin ca shiringa që i sterilizonin në Qendrën Shëndetësore të Oblikës, infermieri bënte vaksina dhe injeksione të sëmurëve, kurse mamia ndiqte gratë shtatzanë dhe fëmijët 0- 1 vjeç.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Pasi i pyeta ku është ambulanca dhe më thane; nuk kemi ambulance, po kur bie shi, mund të rrimë te magazinat e kooperativës, e ndjeva veten shumë keq, pasi përveç vështirësive të ardhjes me biçikletë nga Shkodra deri në Muriqan, që ishte afërsisht nga shtëpia ime në Shkodër, rreth 15 km. vajtje dhe po aq kthim, nuk kisha as vend ku të vizitoja të sëmurët.

Pas shumë ndërhyrjesh në Këshillin Popullor të zonës, meqë Sekretar Këshilli ishte Drejtori i Shkollës së Muriqanit, Z. Bari Shullani i (cili ka ndërruar jetë) dhe unë dua ta përmend, pasi ishte një arsimtar i zonës, i cili më ndihmoi shumë në punën time. Ai boshatisi kopshtin e fëmijëve, që ishte një ndërtesë më vete me dy dhoma e një banjo dhe aty ne ngritëm Qendrën Shëndetësore të fshatit Muriqan, e cila filloi të funksiononte normalisht.

Kam shumë kujtime nga puna në atë zone, pasi aty fillova të formohesha si mjeke, por në memorien time në ato vite shumë të vështira, edhe pse ajo zonë është e begatë, varfëria ishte prezente kudo dhe në çdo hap që hidhje.

Fshatrat kishin çerdhe pasi gratë pas lindjes, kishin vetëm 45 ditë pushim, pastaj dërgonin fëmijët në çerdhe dhe punonin në kooperativën bujqësore, gjë e cila ishte me pasoja të rënda për fëmijët, sepse atyre ju privohej me ligj ushqyerja në gji, pasi mbas 45 ditëve, nënat që punonin gjithë ditën në arë, nuk kishin mundësi të ushqenin fëmijët me gji dhe ata ushqeheshin artificialisht, me qumësht lope dhe lëng orizi.

Por kjo gjë bënte që këta fëmijë të bëheshin distrofë (shumë nën peshë) dhe që shumicë e tyre të përfundonin në Spitalin Distrofik, ku pas shumë sëmundjeve, një pjesë e të cilëve vdisnin atje. Kjo ishte edhe arsyeja që vdekshmëria e fëmijëve, 0-1 vjeç në Shqipëri, ishte më e larta në Europë.

Nuk do të harroj kurrë fytyrat e zbehta të atyre fëmijëve që ishin tejet të vuajtura dhe ne që luftonim t’i shëronim me penicilina, ndërkohë që ata nuk merrnin ushqimin e duhur. Edhe pasi bënin 1 vjeç, unë isha e detyruar t’u lëshoja receta fëmijëve, 1 deri 3 vjeç, për të ngrënë bukë gruri, sepse pa recetë nuk përfitonin as bukë gruri, por vetëm bukë misri, që nuk e shponte as plumbi, e jo të ushqehej fëmija 1 deri 3 vjeç.

Por ajo që do ju tregoj tani, është një ngjarje e dhimbshme që ka ngelur në memorien time dhe më bren në ndërgjegje çdo ditë.

Ishte verë dhe po kthehesha me biçikletë nga puna e diku rreth orës 16.00, takova maminë, e cila më tha se në fshatin Vallas, kishte lindur një grua një fëmijë prematur 1700 gr. Kuptohet që fëmija duhet të dërgohej në Spitalin e Prematurancës në Shkodër, që drejtohej nga mjeku i nderuar, Dr. Xhavit Gjylbegu. I them mamisë që të lajmërojë menjëherë ambulancën e Spitalit Prematur dhe t’a dërgojnë atje.

Mamia më tha që familjarët, nuk pranonin ta dërgonin në Prematurancë. Unë isha e detyruar të bëja çmos që fëmija të shkonte të merrte shërbimin e kualifikuar në spitalin përkatës, por meqë familjarët nuk pranonin, duhej të shkoja vetë në shtëpinë e fëmijës, t’i bindja ata. Atëhere mora infermierin dhe shkuam bashkë e, pasi ecëm 2 orë në këmbë, (sepse nuk shkonte makina në fshat), se nuk kishte rrugë makine dhe kur arritëm në fshat, ishte errur e bërë natë.

Shtëpia e tyre ishte vetëm me një dhomë me një oxhak dhe me dy shilte e një krevat druri dopjo, në një qosh të shtëpisë, ku mjerimi ishte ulur këmbëkryq. Gruaja që kishte lindur atë ditë, rrinte shtrirë, e zbehtë e dobët dhe e pafuqishme, ndoshta ishte edhe e paushqyer.

Aty në dhomë, ishte i shoqi dhe një fëmijë 8 vjeç. Pasi e pashë gruan dhe fëmijën, që ishte shumë i vogël, e peshuam dhe ishte fiks 1.700 gr., i thamë që duhet të dy, t’i dërgonim në spital, gruan në maternitet dhe fëmijën në Prematurancë.

Familjarët nuk pranonin kategorikisht, pasi ajo kishte lindur edhe 4 fëmijë të tjerë premature, që i kishin vdekur të katër në spital. Nuk do ta harroj kurrë, se si më lutej nëna e re, mos t’ja merrja fëmijën, e t’ja çoja në spital, pasi nuk besonte që fëmija do shpëtonte, po të shkonte në prematurancë.

– “I kam dhënë spitalit katër fëmijë – më tha…! Ky do rrijë këtu, t’i jap unë gji, po deshi zoti do e shpëtojë, po nuk deshi, do shkojë ku kanë shkuar të tjerët”!

Kuptohet që komunikimi u bë shumë i vështirë, por ne duhet të bënim detyrën, ta dërgonim fëmijën atje ku mendonim se do merrte shërbim të kualifikuar, por fëmija kishte nevojë në radhë të parë për nënën, për qumështin e gjirit dhe pastaj për spitalin.

Edhe pas disa orëve që diskutonim, nëna nuk vendosi që të shoqëronte fëmijën dhe pothuajse e pabindur, na e dha ne fëmijën në duar, ta çonim në spital, pasi ne i bëmë presion që shanset për fëmijën, do të ishin më të mira në spital.

Pasi e mbështollëm fëmijën, e pyeta nënën: – Çfarë emri do këtë fëmija?

– “Nuk i duhet emri – tha – se edhe ky do ketë fatin e të tjerëve”!

Nuk e di se përse, por unë isha optimiste, se fëmija do bëhej dhe i thashë: “Do ja vëmë emrin Shpëtim” – dhe e morëm fëmijën me vete unë dhe infermieri.

As i shoqi nuk erdhi, po i lamë të dy si dy gurë varri, që nuk lëvizën nga vendi, edhe kur ne dolëm jashtë shtëpisë.

Ishte ora 2 e natës kur unë, infermieri dhe fëmija, arritëm në Qendrën Shëndetësore të Oblikës e lajmëruam autoambulancën, e cila erdhi pas 30 minutash dhe  fëmijën e dërguam në prematurancë.

Shkoja çdo 4-5 ditë, për t’u interesuar për fëmijën në spital, por pas 3 javësh, fëmija nuk ja doli. Nuk e di a i shkoi nëna për ta parë ndonjëherë, pasi refuzoi të shtrohej në spital, që ta kishte afër edhe t’a ushqente’ nëse ishte e mundur.

Arsyeja pse me është ngulitur në mendje dhe nuk e harroj këtë rast, është se ndoshta, po ta kishim lënë me nënën, fëmija mund të ishte bërë, atë që se bëri spitali, mund ta kishte bërë nëna me dashurinë e saj dhe ushqyerjen natyrale.

Ato ishin kohë shumë të vështira, për të gjithë popullin edhe për ne, që punonim në kushte tepër të vështira, me aq sa kishim mundësi, por gjithsesi “Shpëtimin nuk e shpëtuam dot”…! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 15 Korrik 2023

Next Post

Letra sekrete për Foto Çamin: “Si na u arratisën për në Jugosllavi, dy familjet me 17 persona, nga Vermoshi, pasi ata...”?! / Relacioni i Kryetarit të Hetuesisë së Përgjithshme, 10 gusht 1987

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Pak ditë para arrestimit, Koço Plaku më tregoi se në vitin 1957, pas arratisjes së vëllait në Jugosllavi, ai donte të vriste veten, por…”/ Dëshmia e rrallë e kolegut për ing, e famshëm, që u pushkatua në ’76-ën

Letra sekrete për Foto Çamin: “Si na u arratisën për në Jugosllavi, dy familjet me 17 persona, nga Vermoshi, pasi ata...”?! / Relacioni i Kryetarit të Hetuesisë së Përgjithshme, 10 gusht 1987

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!