• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, July 26, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në Frengove, te qendra për nisjen e agjentëve në Shqipëri, bënin gosti, kurse në shtëpinë e Xheladin D., dhe Ali P., te ‘Gjyluas’…”! / Dëshmia e rrallë e ish-zyrtarit të UDB-së

“Fatkeqësisht, disa elementë shqiptarë, kanë qenë bashkëpunëtorë të denjë në shërbimet sekrete kundër-zbuluese dhe zbuluese të Jugosllavisë, pasi ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të UDB-së
“Fatkeqësisht, disa elementë shqiptarë, kanë qenë bashkëpunëtorë të denjë në shërbimet sekrete kundër-zbuluese dhe zbuluese të Jugosllavisë, pasi ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të UDB-së
“Para se të arratisej me 59 vllehë, 900 bagëti dhe 40 mushka, Foto thirri për darkë, kryetarin e Degës, sekretarin e Komitetit të Partisë dhe…”/ Dokumentet e Sigurimit, për Kolonjën dhe Lezhën
“Xhafer Deva i kishte këshilluar njerëzit e tij që, të rrinin larg Sheh Hasanit dhe Hysen Prushit, se ata ishin çerdhe e UDB-së…”/ Historia e grupeve parashutiste të ‘Bllokut Indipendent’
“Në simpoziumin për Skënderbeun në ‘68-ën, Enveri tha; vëllezër kosovarë, këto ja kam thënë edhe Titos në 1946-ën në Beograd dhe kur më pyeti, çmendoja për Kosovën, unë…”/ Refleksionet e profesorit të njohur
“Në simpoziumin për Skënderbeun në ‘68-ën, Enveri tha; vëllezër kosovarë, këto ja kam thënë edhe Titos në 1946-ën në Beograd dhe kur më pyeti, çmendoja për Kosovën, unë…”/ Refleksionet e profesorit të njohur

Nga Nafi Çegrani / ish – zyrtar i UDB-së

Pjesa e dytë

Memorie.al / Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, me urdhër të Josif Broz Titos, u formua e ashtuquajtura OZN-a (Organ Zastite Naroda) me 13 maj 1944, dhe një vit më pas, VOS (Vojna Obavestajna Sluzba ‘JNA’) Shërbimi Informativ Ushtarak i Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë. Nga fundi i vitit 1946, këto shërbime u reformuan dhe u shkrinë duke e formuar UDB-në dhe KOS-in, (Uprava Drzavne Bezbednosti) Drejtoria e Sigurimit të Shtetit dhe (Kontra obavestajna Sluzba) Shërbimi i Kundërzbulimit Jugosllav, varësia e të cilit ishte nga Komanda e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, të cilët drejtoheshin nga Aleksandër Rankoviç, me pseudonimin “Leka” dhe Sllobodan Peneziç, me nofkën “Kercun”.

                                                            Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Burrel u njoha me Gjergji Molen nga Korça, me babain ‘armik të popullit’, kurse i biri, adhurues i marksizmit, madje kishte shpikur një tezë, që e çoi në Komitetin Qendror, por…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Fatkeqësisht, disa elementë shqiptarë, kanë qenë bashkëpunëtorë të denjë në shërbimet sekrete kundër-zbuluese dhe zbuluese të Jugosllavisë, pasi ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të UDB-së

Të zhgënjyer shqiptarët shkuan edhe në fronte lufte, në formacionet partizane, siç ishte Brigada VII shqiptare në Frontin e Sremit etj. Që atëherë deklaratat e Josif Broz Titos dhe të tjerëve si ai, se shqiptarët do të jetonin si popull në “Vëllazërim-Bashkim” me popujt e tjerë në Jugosllavi?! U zhgënjyen në vitin 1945, 1966, 1974.

Spastrimet etnike dhe zhdukja fizike e shqiptarëve vazhduan edhe pas vdekjes së Titos, synimet pansllaviste dhe në saje të pasuesve famëkeq Çubrilloviçe dhe Millosheviçe, arritën kulmin në vitin 1981. Cilët ishin dhe pse disa shqiptarë kanë bashkëpunuar me UDB-në, ose me mirë të them se UDB-ja kishte aq interesim të madh, që të fuste në radhët e saj shqiptarë të zgjedhur, për zyrtarë apo të angazhuar në rrjetin e spiunazhit dhe të bashkëpunëtorëve.

Qëllimet, synimet, interesimet dhe preokupimet e këtij shërbimi famëkeq, kanë qenë të mëdha, por edhe dinake e perfide, për t’ia thyer dinjitetin kombëtar shqiptarit dhe për ta bërë leckë në aspektin moral, të krenarisë së tij. Në shumë raste, kur ka qenë fjala edhe për ndonjë djalë të fisit me traditë, ose bir i ndonjë ballisti të njohur, me emër në historinë tonë, për ta komprometuar, operativët e UDB-së i kanë ndenjur afër, kanë ngritur dolli dhe përshëndetur në rrugë, kur e kanë takuar e kapnin për krahu me qëllim që ta shikonte populli dhe e reklamonin si të ishte Xhemjs Bond, ose njeri i afërt, apo edhe bashkëpunëtor i tyre.

Metoda komprometuese e UDB-ja ka përdorur edhe në mesin e shqiptarëve në Amerikë, ose në radhët e emigracionit shqiptar, duke u futur mosbesim e grindje, përçarje e hakmarrje, duke zhvilluar kombinacione të ndryshme, kurthe e intriga. E shqiptari gjithmonë gjaknxehtë dhe eksploziv, bajraktar dhe kapadai, me armë në brez dhe… njerëzit i duken si milingona, nuk e kuptonte se në prapavijën e gjithë kësaj, ka edhe diçka tjetër, diçka të cilën UDB-ja e ka mbajtur në fshehtësi të vërtetë, duke e “djegur” atë që nuk e ka me qejf, atë që ia turbullon ujin, e djeg “spiunin”, për ta mbrojtur dhe mbajtur në fshehtësi SPIUNIN e vërtetë.

Prandaj, shërbimi i spiunazhit dhe veprimtaria e spiunit janë tejet specifike, e për gjëra të tilla, marifete e trillime, UDB-ja ka përvojë të madhe, si një makineri e çuditshme që me dekada ka spekuluar me shqiptarin dhe në dëm të shqiptarëve, duke i vrarë me njëri-tjetrin. Edhe kjo është një pjesë e historisë sonë dhe fatit tragjik si popull e si komb….!

Po pse kështu?! Habitesh me faktin se nga qindra e qindra dosje dhe emra të koduar dhe të evidentuar në sektorët e UDB-së nga radhët e shqiptarëve, si në Maqedoni dhe në Kosovë, afro 60 për qind prej tyre, janë të përfshirë si bashkëpunëtorë të këtij shërbimi të zbulimit dhe kundërzbulimit jugosllav.

Me qindra shqiptarë kanë dosje të sajuara të disa kategorive, si p.sh.; një pjesë e tyre janë të evidentuara si bashkëpunëtorë të rregullt, një pjesë janë të kategorisë DL (dosie za lice) dosje personale, dhe PPR (“predmet u predhodnom radu”) që do të thotë dosje të lëndës së përpunuar paraprakisht.

Dosje të tilla individuale, UDB-ja i zotëron me shumicë, por në kasafortat e çelikta dhe të blinduara të saj gjenden edhe me qindra dosje voluminoze, për krerët dhe organizatat e ndryshme emigrante shqiptare nga të gjitha vendet e Botës, e në veçanti të atyre nga Amerika, Franca, Belgjika, Gjermania, Australia, Kanadaja, Turqia etj.

Ekzistojnë dosje të çuditshme edhe për hoxhallarë e priftërinj, për profesorë e mjekë, për mësues dhe inxhinierë, për emigrantë e bujq, për pleq dhe të rinj, për nxënës e studentë etj., etj. Dhe të gjitha këto, sipas strategjisë së këtyre shërbimeve komuniste, kanë rëndësi të madhe për sistemin e spiunazhit të UDB-së. Por në ç’mënyrë dhe si bëhet rekrutimi dhe marrja në lidhje i personave të “zgjedhur” për bashkëpunëtorë, e që si proces zhvillohet sipas metodave identike dhe specifike që i ka në praktikë dhe i zbaton shërbimi për Zbulim dhe Kundërzbulim.

Si bashkëpunëtorë të UDB-së dhe spiunazhit në mes shqiptarëve në Jugosllavi, të kategorisë “armiq të brendshëm” dhe “armiq të jashtëm”, në veçanti flasim për aktivitetet e pjesëtarëve të këtij shërbimi ndër shqiptarët e Amerikës, si dhe lidhjet e disa të shiturve në shërbimet sekrete diplomatike e konsullore jugosllave, si në Çikago dhe Nju Jork dhe në disa vende të tjera evropiane, apo dhe përtej oqeanit, të cilët veprojnë si persona të infiltruar dhe spiunë në radhët e krerëve dhe të kryesive të organizatave emigrante shqiptare, gjen një varg emra shqiptarësh të shitur dhe që verbërisht punuan dhe po punojnë kundër shqiptarëve.

UDB-ja jugosllave me dekada e vite të tërë, ka përdorur operacione të fshehta agjenturore dhe agjentë të stërvitur edhe kundër Shqipërisë. Nga të gjitha anët e kufirit shqiptar, KOS-i dhe UDB-ja, kanë hedhur grupe të tërë diversantësh e terroristësh, mjerisht duke i zgjedhur si më të besuar nga vetë radhët e shqiptarëve, të cilët duke i stërvitur në kampe të veçantë e sekrete, për veprimtari të tilla spiunazhi të armatosur, i ka drejtuar maleve, disa duke kaluar shpateve të Malit Vllaj dhe Korabit, disa nga Vraca e Sharrit dhe Restelica, të tjerë nga kreshtat e Pejës dhe Gjakovës e, deri në anët e Ulqinit në Mal të Zi.

Lista e emrave të tyre është e gjatë, p.sh. nga Maqedonia u nisën si diversantë; disa grupe nga fshati Frëngovë, të drejtuar nga Koço Popoviqi, Elisie Popovski – “Marko”, Arizan Nesterovski- “Marçe”, Lazar Mojsovi, Koço Bitoljani, Boro Çushkar etj.

Por në këtë drejtim kanë vepruar edhe Shibrit Kica nga Veleshta e Strugës, i cili më vonë u internua në Veles dhe Gjevgjeli. Kurse Murteza Shatri, u fut në rrjetin e informatorëve të rekrutimeve. Në veçanti, me direktiva të Llazar Mojsovit dhe të Marçes, veprimtari agjenturore andej kufirit, zhvilloi Mahir Zherovjani me pseodonimin “Majeri”.

Madje, gjithashtu histori përmes ngjarjesh të kësaj natyre kanë , ne veçanti Shaban Braha, Stafe Lleshi ; madje edhe Shaban Zejneli, Xhafer Hasani, Bal Beqiri, Memet Zeneli, Riza Kadriu, Qebir Mustafa, Hashim Toplica, Azir Jakupi, Ajet Ameti, Zilbear Qazimi, Sadik Sinani dhe disa të tjerë…

Po jap vetëm një shembull sa për ilustrimin e mënyrës me të cilën shërbimi sekret i UDB-së, i verbonte shqiptarët. Ai pikaste ata shqiptarë të cilët mbaheshin kapadainj, dhe organin e shtetit e kishin “krah”, jo vetëm për ndjenjë hakmarrjeje por, edhe për qëllime të tjera të ndryshme. Grupi i diversantëve nga Struga që hidheshin në Shqipëri, ishte më i dendur dhe organizohej nga dy funksionarë partiakë dhe krerë të UDB-së ose KOS-it jugosllav, siç ishin Koço Popoviçi dhe Koço Bitoljani.

Në fshatin Frengove, që shërbente edhe si qendër për nisjen e diversantëve, bënin edhe gosti të madhe, duke pirë raki dhe duke ngrënë mish qengji të pjekur. Në shtëpinë e Xheladin Dautit dhe Ali Poshkës, në konak “Gjyluas”, zienin kafe dhe raki prej sheqeri. Prej këtu maleve nisej edhe Ali Poshka, ndërsa Zenulla Tusha, nisej nga Dobovjani, por të gjithë ishin nën komandën e atyre që i Kontrollonin edhe Elisie Popovski-Marko dhe Arizan Nestorovski- “Marce”.

Nga ana tjetër, edhe “Sigurimi Shtetit” i cili ishte mirë e organizuar në aspektin e zbulimit dhe të kundërzbulimit, si një organizatë e fortë spiunazhi dhe survejimi që kishte sektorët e specializuar të informacionit, zhvillonte një betejë tjetër strategjike, sidomos në sukat dhe grykat e Rajcës e Mokrës, duke filluar që nga Korfuzi, Delvina e Saranda dhe gjer në anët e Zhurit të Dragashit me Pashtrik e brigje të Drinit, gjer në ballë me Pejën e Gjakovën, në Grykë të Rugovës dhe përtej anëve të Hotit, Grudës, Gucisë e gjer në Ulqin, në vijën me Malin e Zi …!

(Edhe andej edhe këndej, vijës kufitare mes shqiptare, shpinin rrugë mono-patesh djalli me plot rreziqe jete njerëzish, në rrugën pa kthim! Po, njerëzish të cilët kishin humbur rrugët e tyre në hijet e natës ku mbeteshin përtej stinëve të ëndrrës dhe aq larg realitetit në frontin e heshtur, përmes ngjarjeve dhe përgjegjësive…)

E listës së gjatë të bashkëpunëtorëve shqiptarë të UDB-së, u prijnë edhe gazetarë e intelektualë të tjerë, madje edhe hoxhallarë e arsimtarë, “kontributet” e të cilëve kanë qenë të nivelit të “lartë”, për interesat e shërbimeve sekrete dhe për sektorë të veçantë. Për këtë edhe janë ndihmuar materialisht dhe kanë gëzuar disa përfitime dhe benificione të ndryshme. Si bashkëpunëtorë, informatorë janë zgjedhur persona të cilët kanë gëzuar autoritet në popull dhe kanë qenë komunikativë, duke i rekrutuar në fusha të ndryshme të Zbulimit dhe Kundërzbulimit.

Kështu UDB-ja dhe KOS-i kanë vepruar edhe me priftërinjtë, sidomos në Kroaci dhe në Bosnje, ashtu siç kanë vepruar edhe shërbimet e tjera sekrete të shteteve të Bllokut Komunist në të gjitha vendet e Europës Lindore dhe Juglindore, duke përfshirë këtu sidomos Jugosllavinë dhe Shqipërinë. Këtu duhet të përmend edhe faktin se një pjesë e madhe janë bërë “spiunë”, nga presioni që është ushtruar mbi ta, pra nga frika.

Ata që nuk kanë pranuar të bëhen bashkëpunëtorë, UDB-ja i ka futur në burgje dhe tërë jetën kanë qenë të përndjekur, nën vëzhgim dhe të evidentuar si elementë “armiq”, kundër popullit dhe shtetit. Shqiptarët e kësaj kategorie, Shërbimi Sekret Jugosllav, i ka quajtur edhe irredentistë e separatistë, apo edhe “enveristë” ose “ballistë” dhe me shumë epitete të tjera, për të cilët ekzistojnë edhe dosje personale, të quajtura ‘DL’, (“Dosie za lice”) dhe dosje grupesh, organizatash ilegale dhe të ashtuquajtura ‘PPR’ (“Predmet vo predhodna rabota”), “Lëndë e Punës Paraprake”!

Pra populli shqiptar, duke qenë gjithmonë i zhgënjyer dhe i shfrytëzuar nga të tjerët, i diskriminuar dhe i shtypur, i terrorizuar nga të huajt e, sidomos nga regjimi sllavo-komunist, ka qenë i detyruar të emigrojë në vendet Perëndimore të Botës së Lirë, për të mbijetuar dhe për të siguruar ekzistencën familjare.

Ndaj, kur është fjala për shqiptarët në Amerikë, si dhe në disa vende të tjera të Europës Perëndimore, ky fenomen duhet shtjelluar që nga koha e Fan Nolit, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, madje edhe gjatë sundimit të regjimit komunist, si në Shqipërinë e Enverit, ashtu edhe në Jugosllavi, shqiptarët kanë emigruar përtej oqeanit, në disa faza gjatë kohës së Rankoviçit, por edhe pas tij. Në emigracion sidomos në SHBA-ës, hasim dy kategori shqiptarësh të emigruar; atë politik dhe atë ekonomik.

Megjithatë, kur ka qenë fjala për interesin e saj, UDB-ja ka përdorur të njëjtat mënyra dhe metoda operative për të zbuluar, përgjuar dhe evidentuar të gjitha lëvizjet, aktivitetet dhe zhvillimet e veprimtarive të tyre, si në aspektin individual, ashtu edhe në atë kolektiv, të organizatave dhe emigrantëve shqiptarë, të cilat kanë ekzistuar.

Duke i përgjuar shërbimet e fshehta jugosllave të UDB-së, si dhe ai informativ diplomatik, kanë zhvilluar operacione dhe veprimtari sekrete përmes operativëve të atashuar në qendrat e emigrantëve, siç ishin (edhe informator të infiltruar), në ato grupe e organizata më të mëdha, në Nju Jork, Paterson dhe Çikago.

Në mënyrë analitike janë sajuar dhe përgatitur dosje të veçanta, me analiza dhe raporte të ndryshme operative, duke shfrytëzuar bashkëpunëtorët-informatorë dhe spiunë, nga vetë radhët e shqiptarëve, të cilët janë kategorizuar në persona të “zgjedhur” konspirativë, në lidhje operative, ose “burime” të veçanta.

Por të gjithë kanë qenë të angazhuar duke i përdorur si masha të ndryshkura, si vegla të zeza, shqiptarin kundër shqiptarit. Këtu, madje, nuk kanë munguar as intrigat, përçarjet dhe shpifjet nga më të ndyrat, duke i futur edhe në hakmarrje të rënda dhe larje hesapesh me zënka, kacafytje dhe fizikisht të rënda.

Politikat e fshehta dhe shërbimet informative sekrete diplomatike dhe të spiunazhit në Nju Jork, të cilin si degë të veçantë e ka udhëhequr Beogradi, pas rënies se Rankoviçit dhe pas viteve 1968 dhe demonstratave në Kosovë e Tetovë, si specialist i këtij shërbimi, ka qenë Mito Llambevski dhe Dimçe Bellovski, kurse Osman Gashi, ishte futur në analet diplomatike jugosllave, si shqiptar i shitur dhe intrigant, i cili bënte kërdi përçarjesh mes shqiptarëve të Patersonit, duke shpifur dhe bërë kombinacione sipas instruksioneve të UDB-së.

Duke shfrytëzuar shqiptarin kundër shqiptarit si “informator” apo spiunë-fakir edhe në Uareberi, Bruklin, Nju Jork e Çikago etj., duke zhvilluar veprimtari specifike e me interes të veçantë të veprimit për përhapjen e luftës antishqiptare në radhët e emigracionit dhe emigrantëve shqiptarë në Amerikë. Në këto anale na vjen edhe Olloman Sela me “dopio rol”. Memorie.al

                                                                 Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Burrel u njoha me Gjergji Molen nga Korça, me babain ‘armik të popullit’, kurse i biri, adhurues i marksizmit, madje kishte shpikur një tezë, që e çoi në Komitetin Qendror, por...”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

Next Post

“Derbi ‘Jonian’ mes Himarës dhe ‘Butrinit’, mbahej gjallë nga Simo Kallushi dhe i plotfuqishmi zonës, polic Luftari, që u thoshte arbitrave...”/ Historia e panjohur e ekipeve rivale, që “ndiznin” qytetet e vogla

Artikuj të ngjashëm

“Fenomeni më i çuditshëm në burgun e Burrelit, ishte ai i shpjegimit të ëndrrave nga disa, si p.sh., Qemal Demiri nga Vlora, i cili disa ditë para se të vdiste Mao Ce Duni, na tha…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
Dossier

“Në Burrel u njoha me Gjergji Molen nga Korça, me babain ‘armik të popullit’, kurse i biri, adhurues i marksizmit, madje kishte shpikur një tezë, që e çoi në Komitetin Qendror, por…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 25, 2025
“Fatkeqësisht, disa elementë shqiptarë, kanë qenë bashkëpunëtorë të denjë në shërbimet sekrete kundër-zbuluese dhe zbuluese të Jugosllavisë, pasi ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të UDB-së
Dossier

“Fatkeqësisht, disa elementë shqiptarë, kanë qenë bashkëpunëtorë të denjë në shërbimet sekrete kundër-zbuluese dhe zbuluese të Jugosllavisë, pasi ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të UDB-së

July 25, 2025
Dossier

“Davidi, është djali i Mimiko Kantozit, i cili në Shqipërinë komuniste, punoi gjithë jetën në ‘Albturizëm’, kurse tani jeton në Tel Aviv, pasi…“/ Reportazhi i gazetarit të njohur, me hebrenjtë në Greqi

July 23, 2025
“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës
Dossier

“Vëllai i madh i Nisim Kohenit në Bruklin, nuk do t’ia dijë për Shqipërinë dhe shqiptarët, ku i ati dhe daja, bënë nga 5 vjet burg politik, pasi…”! / Reportazhi i gazetarit të njohur, me hebrenjtë në Greqi

July 22, 2025
“Mos u presjononi prej klikës së kalbur staliniste, Hoxha-Shehu, qëndroni kryelartë me kurajo prej shqiptari, sepse i ka ditët të numëruara…”/ Zbulohet trakti që alarmoi Tiranën zyrtare, në vitin 1977
Dossier

“Në Kongresin e dytë të ‘Rinisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe Lindore’, që u mbajt në Paris më 1 qershor 1956, nga Rinia Shqiptare, ishte Kostë Xhajanka, i cili…”/ Historia e panjohur e mërgatës politike shqiptare

July 20, 2025
“Si major i inteligjencës ushtarake, ai shërbeu në stafin e gjeneralit Aizenhauer gjatë pushtimit të Francës dhe luftoi për çlirimin…”/ Historia e panjohur e shqiptarit të famshëm, që u përcoll me protokoll në SHBA-ës
Dossier

“Si major i inteligjencës ushtarake, ai shërbeu në stafin e gjeneralit Aizenhauer gjatë pushtimit të Francës dhe luftoi për çlirimin…”/ Historia e panjohur e shqiptarit të famshëm, që u përcoll me protokoll në SHBA-ës

July 20, 2025
Next Post
“Derbi ‘Jonian’ mes Himarës dhe ‘Butrinit’, mbahej gjallë nga Simo Kallushi dhe i plotfuqishmi zonës, polic Luftari, që u thoshte arbitrave…”/ Historia e panjohur e ekipeve rivale, që “ndiznin” qytetet e vogla

“Derbi ‘Jonian’ mes Himarës dhe ‘Butrinit’, mbahej gjallë nga Simo Kallushi dhe i plotfuqishmi zonës, polic Luftari, që u thoshte arbitrave...”/ Historia e panjohur e ekipeve rivale, që “ndiznin” qytetet e vogla

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme