• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Në Francën demokratike, vepron gijotina për kriminelët komunistë; në SHBA karrigia elektrike, ndërkohë këtu te na, ata bredhin të lirë dhe…”/ Refleksionet e muzikologut të njohur, ish-i burgosur politik

Memorie.al Ramadan Sokoli
“Ndërsa ai po i shikonte me trishtim partizanet me barkun e fryrë, njëra prej tyre i tha: xhaxha, ne s’kemi shkuar në mal vetëm për luftë, por…”/ Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit
“Në Francën demokratike, vepron gijotina për kriminelët komunistë; në SHBA karrigia elektrike, ndërkohë këtu te na, ata bredhin të lirë dhe…”/ Refleksionet e muzikologut të njohur, ish-i burgosur politik
Memorie.al Ramadan Sokoli
“Në Francën demokratike, vepron gijotina për kriminelët komunistë; në SHBA karrigia elektrike, ndërkohë këtu te na, ata bredhin të lirë dhe…”/ Refleksionet e muzikologut të njohur, ish-i burgosur politik
“Në Francën demokratike, vepron gijotina për kriminelët komunistë; në SHBA karrigia elektrike, ndërkohë këtu te na, ata bredhin të lirë dhe…”/ Refleksionet e muzikologut të njohur, ish-i burgosur politik
“Në Francën demokratike, vepron gijotina për kriminelët komunistë; në SHBA karrigia elektrike, ndërkohë këtu te na, ata bredhin të lirë dhe…”/ Refleksionet e muzikologut të njohur, ish-i burgosur politik
“Në Francën demokratike, vepron gijotina për kriminelët komunistë; në SHBA karrigia elektrike, ndërkohë këtu te na, ata bredhin të lirë dhe…”/ Refleksionet e muzikologut të njohur, ish-i burgosur politik
“Në Francën demokratike, vepron gijotina për kriminelët komunistë; në SHBA karrigia elektrike, ndërkohë këtu te na, ata bredhin të lirë dhe…”/ Refleksionet e muzikologut të njohur, ish-i burgosur politik

Nga Prof. Ramdan Sokoli

Pjesa e parë

Parathënia e librit – ‘Në Gjurmët e një ditari’ – Shkodra në vitet e para nën komunizëm’ – të Ahmet Bushatit, ish-i burgosur politik 

“O Perendi, a ndjeve?

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

Tradhtarët na lanë pa atdhe

E Ti rri e gjuen me rrufe

Lisat n’për male kot”.

            Padër Gjergj Fishta

Memorie.al / Ja, nji libër tronditës rreth gjenocidit komunist në trevën e Shkodrës, gjysë shekulli kjo trevë u shtyp keqas, u nëpërkamb, u fye e u poshtnue, madje vetë ardhmënia e Kombit u çue buzë greminës. Shkodra e traditave kombëtare e, sidomos rinia e saj liridashëse e etun për dritë, drejtësi e hijeshi, guxoi t’iu kundërvente zgjedhës se kuqe. Shumë atdhetarë që nuk iu nënshtruen pushtetit të egër, u shtypën, madje u asgjasuen. Por le t’i rendisim çështjet ashtu siç rodhën. Pa dyshim lufta patriotike kundra pushtuesit të huej nazifashist, shënoi nji ndër kapitujt ma heroikë të historisë sonë. Ai kapitull i jetësuem me afsh e me sa e sa flijime, dëshmoi ma së mirit për atdhetarizmin e popullit tonë liridashës. Siç dihet, asokohe u themelue Partia Komuniste Shqiptare e cila qe organizue nga komunistët serbë. Rrjedhimisht pati prirje pansllave. U shpërfillën mësimet dhe përvoja historike e të parëve tonë. Madje gjatë asaj kohe të lidhjeve vëllaznore me jugosllavët, u shpërfillën çështjet kombëtare.

U pranue copëtimi i trojeve shqiptare. Komunistët shqiptarë asnjiherë nuk e ngritën zanin kundër masakrës ndaj kosovarëve në Tivar, as për kërdinë e grekëve mbi popullsinë çame! Megjithatë midis komunistëve nuk kanë mungue njerëzit e mirë. Ndonëse të trullosun nga utopia mashtruese, shumë syresh janë flijue e kanë qendrue në vetmohim. Gjatë viteve të luftës, ata u sillshin shumë mirë e mjerisht shumë syresh u prishën nga kolltuku i diktaturës totalitare. Por kishte edhe komunistë fanatikë të ngushtë e me gjykime të ngurta. Ata luftuan me egërsi për pushtet e për hakmarrje. Ma vonë e treguen veten me përbamjen e tyne.

Në radhë të parë lanë hesapet me kundërshtarët e tyne të shpallun, d.m.th., me zogistat e ballistat. Mandej pushuen nga punët arsimtarët e sidomos ushtarakët e maparshëm, si të papërshtatshëm. U shkel e drejta e shprehjes së lirë, madje u shkel e drejta e lirisë së mendimit. “Fronti demokratik”, ajo levë e pushtetarëve, nuk kishte asgja të përbashkët me demokracinë e vërtetë. Strategjia e diktaturës, ndryshe nga parimet demokratike, asht dhuna, terrorizmi asht strumbullari i mekanizmit të saj.

Kush u mashtrue nga dredhitë dhe nga premtimet për liri, vëllaznim, barazi e tjera parime ideale; kush u besoi pallavrave utopike për jetësimin e nji gjendje shoqnore ideale (realisht pa e ditë se fjala “utopi” do të thotë “askund”), mandej kush filloi të mendojë me trunin e vet e të mos veprojë si ato marionetat që lëvizën nga tjetër kush, së fundi kur andrrat u zhgënjyen prej zhgjandrrave, kur në vend të mirëqenies dhe pikësynimeve ideale pau rrjedhimet shkatrimtare që po shtyjshin atdheun drejt greminës, atëhere kuptoi dhe u bind se po u digjte në zjarrin e ndezun nga ai vetë.

Të gjithë tregtarët dhe artizanët u tatuen, pasunitë e tyne u konfiskuen; u gllabërue nga shteti mundimi dhe djersa e tyne. Si të thuash u rropën për së gjalli. U asgjesue prona private, në përgjithësi, u shtetëzue. Me shkallmimin e pazarit të vjetër të qytetit, me ato 2500 shitore të cilat dikur gëlojshin nga puna dhe gjallnia, Shkodrën e kaploi zija e mjerimi. Gjithçka po u mjegullonte e po u përdhoste nga “virusi” ideologjik. Gjithçka po u prishte e po u tjetërsonte.

I ashtuquejtuni “pushtet i popullit” më famëkeqen “luftë klasash”, ndërseu grindje dhe hapi greminën e përçamjeve ndërmjet bashkë atdhetarëve, tue i mëkue trutredhunit me urrejtje në vend të dashamirësisë. Për të shtypë lëvizjen liridashëse të rinisë vendore, u sollën në gjimnazin e Shkodrës konviktorë nga krahinat Jugore të Shipnisë. Ata e thelluan përçamjen ndërkrahinore ndërmjet Gegënisë dhe Shipnisë Jugore.

Ata lanë ma vonë namë të keq me sjelljen e tyne, sidomos si kaleca të Sigurimit të Shtetit. Ma vonë famëkeqja luftë klasash, shfrytëzoi edhe nji mjet tjetër përçamjesh: atë të fletë-rrufeve, të ngjitun mureve. Përmes kësaj shpikjeje të kinezëve, kush u vente në shënjestër, u shpërrallonte e u sulmonte me gjithfarë shprehjesh fyese (borgjez, agjent, tradhtar etj.).

Me “brumosjen e Njeriut të Ri”, pa ndërgjegje e pa karakter, po u çartshin traditat fisnike të besës e të nderit, trashigue prej të parëve. Po u përgojojshin e po u përndiqeshin njerëzit ma të shquem, ma të dijtun e ma të ngritun. Shkodra liridashëse u cilësue nga pushtetarët si “reaksionarë”. Por populli liridashës i kësaj treve, me vetëdije kombëtare të ngritun, me përvojën historike dhe me trashëgiminë kulturore, iu kundërvu zgjedhës së kuqe. Grupe të rinjsh shtypën e shpërndanë fletushka kundër regjimit, ndërsa nëpër malësi shpërthyen kryengritjet, të cilat u shtypën me gjak nga forcat e “Mbrojtjes së Popullit”, siç u quante asokohe dega e Sigurimit të Shtetit. Filluen gjyqet ushtarake, të ashtuquejtun “gjyqe të popullit”.

Farsa tragjike plot sadizëm që dënojshin me vdekje “fajtorë” të pafajshëm, herë mbas here nga Zalli i Kirit u ndigjojshin në agshol të dritës, krisma bataresh dhe qëllonin mbi trupat e viktimave, të cilat përfundojshin në nji gropë të përbashkët. Madje, në kallnor të vitit 1945, nji ekzekutim i tillë u ba në mes të qytetit, pranë Bashkisë e në praninë e turmës së lemeritun. Në shtator të vitit 1946, shpërtheu në Postribë nji kryengritje popullore e përmasave madhore.

Mjerisht edhe kjo kryengritje dështoi dhe u shtyp me gjak. Kjo ngjarje shërbeu si shkak për nji valë terrori shtetnor, sidomos kundër parisë së vendit, kundër intelektualëve dhe klerikëve. Nji terror i kuq shtetnor që arriti egërsinë e skajme dhe e kaloi terrorit nazifashist. Gjyqet ushtarake, ato farsa tragjike porsi lubi e pangopun, kërkojshin parreshtë flijime njerëzish. Dhe sigurimsat, në ndihmë të këtyne gjyqeve, banë kërdinë mbi shumë viktima të pafajshme.

Në vitin 1946, vetëm brenda qytetit kishte 13 vend-burgime të mbushun plotë-përplot. “Shtëpi e burg”, u thonte asokohe në Shkodër. Përveç të burgosunve politike, sa e sa vetë u internuan e sa e sa familje u dëbuan nga qyteti dhe u degdisën nëpër kooperativa bujqësore. S’andejmi shumë syresh nuk patën mundësi t’u kthejshin prapë. Rrjedhimisht aty ngelën për shumë vite. Aty u shtuan, aty lindën dhe u rritën mbas-ardhësit e tyne. O Perëndi, sa tmerr e sa llahtar!

Pas dënimit gjyqësor të të pandehunve, kur kalonte rrugës vargani i të salvuemve të lidhun për të shkue në burgun e “armiqve të popullit”, përcillte nga lukunia e kalecëve që lehshin e kajllojshin si çakej, tue i sha me gjithfarë fjalë rrugaçësh. Mjerë atdhetarët që u plandosën në burg, në skëterrën e kuqe të komunistëve! Mjerë rrezikzezët që ranë në kthetrat e atyne hetuesve mizorë, shtazarakë e të djallzuem, që turfllojshin porsi gorilla të xhindosun.

Kush i ka provue në kurriz e din se sa zor asht të përshkruhen hollësisht vuajtjet e pambarim të hetuesisë, gjatë orëve, gjatë ditëve, javëve, muajve e, madje edhe viteve. Të ndrymë, të prangosun n’për biruca të errëta, i kërcënojshin e i mundojshin, ashtu të lidhun, i rrahshin e i torturojshin pa mëshirë. Ndihmësit e xhelatëve, për të mbulue britmat e të torturuemve, këndojshin e vallzojshin greqisht: “piosi more piosi, i dhe to Jorgo, to Jorgaqo”. Ky ishte kulmi i cinizmit. Përveç zgërdhimjeve sadiste, kundrejt britmave dhe rënkimeve të rrezikzezëve, ç’ka mund t’u priste tjetër nga asi frymorësh të brumosun me urrejtje?!

Në asi kushtesh çnjerëzore, zor se ndokush mund të qëndronte pa u përkulë e pa u thye. Shumë të pandehun u detyruan me pranue shpifje për faje të pabame. Por anasjelltas, nuk munguan heronjtë e mirëfilltë që flijuan gjithçka e nuk kursyen as jetën tue e pa vdekjen me sy. Bash në asi kushtesh u sque mes të burgosunve për qëndresën e tij shembullore e të pamposhtun, djaloshi Ahmet Bushati. Ai përballoi me vendosmëni torturat e gjata pa mbarim; përballoi vuajtjet e tjera dhe urinë që e katandisën në skelet, koc e lëkurë, plot plagë të malsueme.

Dhe jo vetëm nuk nxori nga goja asnjë fjalë për shokët apo bashkëpunëtorët e tij, por edhe nuk nënshkroi fare asnji proçes. Me qëndresën e tij shembullore, ky djaloç i vetëm (me nandë femna në shtëpi), nderoi jo vetëm vetveten e familjen e vet, por gjithashtu nderoi rrethin dhe mjedisin që ia kishte gatue karakterin me veti të nalta heroike. Populli thotë se; po livdove dikënd në sy, e shan. Prandaj të kërkoj ndjesë, o, Ahmet i dashtun, që për hir të së vërtetës, po të shaj botnisht, bash në parathënien e librit tand.

Më 1948, u prish “miqësia e përjetshme” shiptaro-jugosllave. U shpall se ai mirëkuptim internacionalist me vëllaznit titistë nuk paska qenë i çiltër e i ndërsjellët, por i njianshëm e mashtrues i shovinistëve racistë serbë. U kritikuan mbi vlerësimet dhe nënshtrimet ndaj tyne. Përkohësisht u ba njifarë kthese: u pezulluan torturat e të burgosunve në hetuesi, që iu faturuan “shokut Koçi Xoxe”, ish-ministrit të Punëve të Brendshme, i cili u dënue si tradhtar dhe u likujdue bashkë me disa shokë të tij. Kjo dukuni do t’u përsëriste edhe ma vonë me komunistë të tjerë, tue vërtetue atë thanie se “revolucioni asht nji bishë që han këlyshët e vet”! Mbas prishjes me titistët, asgja nuk ndryshoi në thelb, përveç makijazhit të sipërfaqshëm.

Komunistët shqiptarë vazhduen idilin me rusët sovjetikë. Ndërkohë Partia Komuniste Shqiptare ndërroi emnin e saj në “Parti e Punës”, ndonëse gjithsesi mbeti ajo e mëparshmja, d.m.th., parti e tipit stalinist. Siç thotë populli; “ujku ndron vetëm qymet, por jo huqet.” Pas plasaritjeve të kampit socialist, u lidhën “përjetësisht” me kinezë. Kur u shembën të gjithë idhujt, mbasi për të tretën herë na kishin pasë tradhtue vëllazënt internacionalistë, Enver Hoxha vazhdoi t’u vet-shpallte si mbrojtës i pastërtisë marksiste-leniniste edhe kur kjo ideologji po perëndonte gjithandej. Demagogjia dhe ajo politikë e aventurierit të çmendun e pervers, vazhdoi me mbylljen e Shqipnisë në guaskën bunkerizuese.

Burgu, si mjedis vuajtjesh, asht cilësue me të drejtë si “peshore e karakterit.” Aty autori kaloi vitet e rinisë. Aty u mori trajtat përfundimtare të burrnisë e u kalit ai. Aty njohu shumë ngjarje të dhimbshme të bashkëvuajtësve. Aty u njoh me nji galeri tipash dhe random depërtoi në lëkundjet e tyne shpirtnore ndërmjet shpresës dhe dëshpërimit. Sidomos me njerëz mbresëlënës në zgrip të mendjes a të vetëvrasjes, apo në grahma të vdekjes. Aty njohu nga afër dhe u miqsue me ajkën e të burgosunve politikë.

Përveç intelektualëve dhe artistëve krijues, nuk mungojshin bartës të visarit tonë kombëtar. Tue pasqyrue atë realitet të zymtë e të hidhun, autori, si vrojtues i mprehtë, ka përshkrue plot vërtetësi skena dramatike, rrëqethëse, si dhe episode tërheqës me hokat mahitare, me qeshjet dhe gajasjet, të cilat random mbulojshin dënesat e zemrave plym me brengë e halle. Pra, nuk mungoi as optimizmi i kthjellët përmes humorit të hollë e tipik shkodran.

Pas periudhës së hetuesisë dhe asaj të burgut të “armiqve të popullit”, autori ka përjetue tmerret e kampeve të punës së detyrueshme. Në përgjithësi kampet komuniste, si ai i Bedenit, i Maliqit etj. përgjasojshin mes syresh për trajtimin e të burgosunve, për vuajtjet, mundimet e stërmundimin, për lodhjen, sfilitjen e rraskapitjen në punë të randë me orë të zgjatuna për plotësimin e normave të detyrueshme shumë të mëdhaja. Me fjalë të randomta nuk mund të tregohet tragjedia e atyne martirëve të reckosun, të uritun e të stërmunduem nga etja. Aty u fikën e u shuen disa syresh. Aty u groposën kufomat e tyne pa asnji shenj apo gur e pa asnji mbishkrim mbi vorrin e tyne. (Pushteti popullor nuk ua dorëzonte kufomat e të burgosunve familjeve.)

Ky libër i Ahmet Bushatit, shpalos para lexuesit shumë pamje të zymta e rrëqethëse të atdheut të shtypun nga zgjedha e kuqe totalitare, nën atë zgjedhë mizore Shipnia u katandis porsi nji vend i vetmuem, i namun e i braktisun. Ajo kohë tragjike për Kombin tonë, ishte përjetim fatkeqësish politike ekonomike, shoqnore e kulturore, shkurt ishte kohë fatkeqësish landore e shpirtnore. Në përpjesëtim me sasinë e banorve, nga ky popull i nënshtruem e i tronditun, i shtypun e i poshtnuem, janë burgosë, janë torturuë e janë vra ma shumë kundërshtarë se në asnji vend tjetër të botës.

Ky libër asht shkrue në të folmen e qytetit të Shkodrës, me ngjyresa të theksueme që ia përforcomë veçoritë vendore. Edhe nga kjo pikëpamje Shkodra e traditave të zhvillueme artistike e kulturore ia pagoi haraçin etnokulturor atij pushteti të dhunshëm, i cili gjoja për njajtësimin gjuhësor mbarëkombëtar mënjanoi paskajoren e gegënishtes dhe shpërfilli prumjet e fjalorit të pasun e plot dame të tjera, që mbesin si vurrata të zeza në visarin e kulturës kombëtare.

Pas daljes nga burgu i “armiqve të popullit”, ose nga kampi i punës së detyrueme, vazhdojshin dyshimet, përgjimet, grackat dhe përndjekjet për ish-të dënuemit politikë. Rrjedhimisht ato burgje u kridhshin në nji burg edhe ma të madh të rrethuem e të bunkerizuem mbas perdes së hekurt. E tillë ishte gjendja e mjerueme në Shqipninë socialiste. Njerëzit e mendshëm nxjerrin mësime nga pësimet. Prandej e keqja nuk duhet harrue. Ky popull i mashtruem e i tradhtuem, ky popull që vuejti e u shtyp nga zgjedha e kuqe e cila e çnderoi e çarti e shpronsoi e burgosi e torturoi egërsisht, nuk ka se si të harrojë terrorizmin e diktaturës totalitare.

Shkaktarët e mjerimit, të ofshamjeve dhe lotëve të sa e sa nanave apo motrave zemërplasta, bashkëshortet fatzeza e me fëmijë jetimë, shkaktarët e zezonës kombëtare, të sa e sa kobeve dhe të vetë gjenocidit, duhet të pësojnë ndëshkimin e merituem. Asgja nuk i lan duerët e përgjakuna të atyne që, përveç të tjerave, përpiluen “listat e zeza të vdekjes”, së atdhetarëve. Patjetër demokracia duhet ta ndreqi padrejtësinë. Në shtetin demokratik të Francës, vepron gijotina për tradhtarët e kriminelët; ndërsa në SHBA-ës vepron karrigia elektrike. Ndërkohë këtu te na ata bredhin të lirë. Ata që me fshesën e hekurt të Enverit, asgjësuen ajkën e atdhetarëve të ngritun e liridashës.

Vallë si i duron ky popull ish-hetuesit e prokurorët, ish-gjykatës e xhelatë, bashkë me të tjerë përbindësha të urryem, të cilët gjatë pothuejse nji gjysmë shekulli ia pinë gjakun porsi rriqnat e ushujzat me gjithfarë torturash të lemerishme?! Kur i sheh këto shtazarakë që nuk lanë gja pa ba, të bredhin lirisht rrugëve e të kapërdisen të shkujdesun e pa ndrojtje, çuditesh që ndokush nga viktimat e shumta nuk u vërsulet për hakmarrje. Ata nuk pendohen, as nuk turpërohen për gjithë ato mbrapshti e mynxyra! Përkundrazi! Ndoshta durimin e viktimave e gjykojnë për dobësi. Ec e mos u zemëro! Ec e mos u tërbo! Atyne u përshtatet mallkimi i poetit kombëtar at’Gjergj Fishta:

“Oh! Kjoftë mallkue prej Zotit

E vejë atij i mbetët grueja

Djali i njatij t’përbuzni

Veshun me zhele t’hueja

Kërkoftë npër dyerë të shekllit

Pa u gjetë kush me i dalë zot”.

Shpresoj se leximi i këtij libri të shërbejë si porosi, madje si kushtrim që mos të harrohet terrori i skëterrës komuniste. Ai do t’u shërbejë sidomos breznive të ardhme që të mësojnë nga gabimet dhe mashtrimet, nga mizoritë e lemerishme që shkaktuen zezonën kombëtare. Njikohësisht do të shërbejë për t’u njohë me qëndresën dhe me flijimet deri në vetmohim të disa atdhetarëve të mirëfilltë. Nga ky kandvështrim, ditari i Ahmet Bushatit ka vlera të shumëfishta. Uroj me gjithë zemër që përvojt’ e idhta, me gjithë ato përpjekje për qëndresë në vuajtje a flijime, të mos mbeten shterpë. Memorie.al

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Sokol Sokolit, iu komunikua se nuk i falej jeta, ai tha: mos më vrisni nga mbrapa, gropën e hap vet. Presidiumi i Kuvendit Popullor, mirë ka ba, sepse...”/ Ana e panjohur e Revoltës së Qafë Barit

Next Post

“Për Rasim Zenelaj, UDB-ja angazhoi serben bjonde, Zorica Aleksić, me 2000 marka, e cila e futi në shtëpi dhe...”/ Ekzekutimet nga shërbimi sekret jugosllav në Gjermaninë Perëndimore, në vitet ’80-të

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Për Rasim Zenelaj, UDB-ja angazhoi serben bjonde, Zorica Aleksić, me 2000 marka, e cila e futi në shtëpi dhe…”/ Ekzekutimet nga shërbimi sekret jugosllav në Gjermaninë Perëndimore, në vitet ’80-të

“Për Rasim Zenelaj, UDB-ja angazhoi serben bjonde, Zorica Aleksić, me 2000 marka, e cila e futi në shtëpi dhe...”/ Ekzekutimet nga shërbimi sekret jugosllav në Gjermaninë Perëndimore, në vitet ’80-të

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!