• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, June 5, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në dhjetor të 1954-ës, Vasili kthehet nga Greqia në Mursi dhe nga malli, shkon të takojë nënën e tij, e cila s’e njohu dhe lajmëroi Degën…”/ Dokumentet e panjohura të Sigurimit, për Sarandën

“Pas debateve që babai pati me Nexhmije Hoxhën te ‘Zëri popullit’, ku ai ishte shef redaksie, u arrestua nga Sigurimi dhe në qeli, i…”! Historia tragjike e gazetarit nga Çamëria
“Pasi kryetari i gjyqit komunikoi dënimet, ku Stefani ishte me vdekje, nëna e Agronit çau mes policëve e i tha; bir, mbau i fortë, se Lumtua dhe Irida…”/ Dëshmia tronditëse nga koha e diktaturës
“Si u inskenua nga Sigurimi “Komploti çam” dhe helmimi i gjeneral Hilmi Seitit që s’pranoi të ishte…”/Historia tragjike
“Kur hetuesi i humbi shpresat se Agroni do t’i pranonte akuzat, hapi sirtarin dhe i tregoi deklaratat që kishin firmosur dy vartësit e tij të ndërmarrjes, ku thuhej…”/ Dëshmitë e ish-të burgosurit politikë
“Pas debateve që babai pati me Nexhmije Hoxhën te ‘Zëri popullit’, ku ai ishte shef redaksie, u arrestua nga Sigurimi dhe në qeli, i…”! Historia tragjike e gazetarit nga Çamëria
“Pas vrasjes së Alush Lleshanakut me tradhti dhe kreut të ‘Grupit të kosovarëve’, Ali Rizaja, më 5 maj ’52, na rrethuan afër Mamurrasit, ku…”/ Dëshmia e rrallë e “diversantit” nga SHBA-ës
Raporti i Sigurimit: “Leka Meksi, thotë se; Enver Hoxha ka rrjedhur, kurse Dhurata shton; udhëheqësi është budallallepsur dhe për pesë vjet, do i vrasi…”/ Zbulohet dokumenti sekret, i 19 tetorit 1982

Pjesa e tretë

Memorie.al/ publikon një studim të kryer nga AIDSSH (Autoriteti për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit), të titulluar; “ZHDUKUR – SIGURIMI NË FJALËT E VETA”, 19 DEGË SIGURIMI, 3299 JETË, 1 HISTORI’, në të cilin është shfrytëzuar ‘Historiku i Sigurimit të Shtetit’, që i përket një periudhë kohore nga viti 1943, deri në 1991-in, ku janë përfshirë 19 degë të Sigurimit të Shtetit, të rretheve: Durrës, Kolonjë, Burrel, Krujë, Lushnje, Dibër, Gramsh, Pogradec, Korçë, Tepelenë, Elbasan, Lezhë, Sarandë, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër, Tropojë, Skrapar, Librazhd dhe Tiranë.

  Hyrje

                                              SIGURIMI NË FJALËT E VETA

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Ata që mendojnë se regjimet komuniste janë vepër vetëm e kriminelëve, lënë në hije një të vërtetë themelore: regjimet kriminale nuk u formuan nga kriminelët, por nga entuziastët e bindur…”!

  Milan Kundera, “Lehtësia e padurueshme e qenies”

                                                    Vijon nga numri i kaluar

SARANDA

Historiku i Sigurimit të Shtetit për Sarandën, përbën një rast të mirë studimor për mënyrën sesi regjimi bashkë lidhi kundërshtarët politikë, me “tradhtarët e atdheut”. Sigurimi i Sarandës, i shihte një pjesë të madhe të të shkolluarve në Greqi, si pjesë të agjenturës greke. Në këtë mes, një peshë më të madhe u jepte klerikëve, që ishin shkolluar ose kishin ndjekur seminare në Greqi.

Gjithaq, ata që kishin punuar me kompani italiane, i shihte si agjentë të Zbulimit Italian. Për Sigurimin, lufta italo-greke e 1940-ës, qe në shumë forma edhe përplasje e agjenturave, greke e italiane në zonë.

Ndërsa përmendet pushkatimi i Spiro Zenos, Ahmet Hysit dhe Fuat Vlatit, për veprimtari spiunazhi në favor të zbulimit italian, pa e dhënë kohën e ngjarjes, as autorët e pushkatimit, parashtrohet panorama e armiqve të pushtetit, në kohën kur po ngrihej Shërbimi Informativ, gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, që u bazua te informacioni masiv popullor.

“Çifligarët dhe pasanikët”, shiheshin të lidhur me pushtuesin italian. Që me krijimin e celulës komuniste në shkurt 1942, në Sarandë nisi edhe mbledhja e informacionit, duke iu imponuar komunistëve të hynin kudo. Njësitet guerile, cilësohen në Historikun e Sigurimit, si; “shkollat” e para të Shërbimit Informativ.

Historiku i Sigurimit të Shtetit, nuk e fsheh se “farkëtimi” i kësaj arme, u bë gjatë viteve të Luftës Nacionalçlirimtare. Një numër i madh ekzekutimesh, të bëra para mbarimit të Luftës, renditen në faqet e këtij historiku. Si të tilla, historiku i Sigurimit në Sarandë, numëron vrasjen e 37 italianëve më 7 shkurt 1943, që kalonin si autokolonë, vrasjen e “80 fashistëve që prisnin dru në Dhrovjan” dhe si agjent të italianëve, edhe ekzekutimin e Dervish Shamos.

Një vit më pas, duke shënuar se tashmë kishin përvojë në eliminimet e armiqve, punonjësit e Sigurimit të Shtetit, shtojnë 2 ekzekutime: “Selam Ymeri e Zino Sinani, duke qenë bashkëpunëtorë të gjermaneve, u kapën të gjallë, u dërguan në Dhrovjan ku ju bë gjyqi dhe u dënuan me vdekje”. Duke pranuar se informacioni që kishin, mund të mos ishte i saktë në këtë kohë, në tetor 1944, iu bë gjyq i shpejtë dhe u dënuan me vdekje, Telha Kupa dhe Jorgo Lica. Edhe në vitet 1955-1960, ka ende armiq dhe në disa raste janë mes tyre. Historiku përmend se në këto vite, “nga 120 veta në banda, 50 ishin anëtarë partie”.

“Armiq” në shifra

Në territorin e rrethit të Sarandës, në periudhën nëntor 1948 – nëntor 1955, kanë vepruar sipas Historikut të Sigurimit të Shtetit, “16 banda të armatosura, me më tepër se 53 banditë, 10 rezidentura e grupe me 50 pjesëtarë”. Për Sigurimin, ata punonin për zbulimet e huaja, që kishin qëllim të zbulonin informacione me karakter sekret, të rekrutonin agjentë dhe të krijonin rezidentura e organizata me elementë të “ish klasave shfrytëzuese”.

Megjithatë, armiqtë e Sigurimit, kur shihen rast pas rasti, disa janë bashkëpunëtorë, të tjerë njerëz të zakonshëm që, kur vihen në ndjekje, shprehen kundër regjimit dhe admirojnë liritë e të drejtat e Perëndimit, shpesh me shpresën se sistemi komunist do të rrëzohej.

“Dërgimi i bandave të armatosura, kishte për qëllim të mbante me shpresa elementin armik brenda vendit, t’i jepte të kuptonte atij, se krerët e arratisur jashtë, mendojnë për Shqipërinë dhe se nuk do të ishte e largët dita, që me ndihmën e anglo-amerikanëve, do të zbarkonin në Shqipëri dhe pushteti popullor do të merrte fund”.

Legjendimi i vetëvrasjes në burg

Në mbrëmjen e datës 30 dhjetor 1958, tre ish-të arratisur, kalojnë kufirin greko-shqiptar në malin e Strugarës. Duke u gdhirë 1 janari i vitit 1959, në vendin e quajtur “Probilo”, kapen nga forcat e Sigurimit. Të tre akuzoheshin si agjentë të zbulimit grek. Për tri ditë, lajmi i ardhjes së tyre, kishte dalë nga familjarët. Meqenëse M. L., ishte nga katundi Leshnicë, krijon mundësitë dhe merr takim me nënën e tij, të cilës i kërkon ushqime.

“Mëma e gëzuar se ishte takuar me djalin e vet, ia tregon këtë ngjarje të afërmit, që ishte bashkëpunëtor i organeve të Sigurimit, me pseudonimin “Tekniku”, i cili njofton përmes postës së Leshnicës, punonjësin operativ”. Operacioni për arrestimin e tyre, nis mbrëmjen e datës 31 dhjetor 1958. Viti i ri i gjen tre të arratisurit, në duart e Sigurimit. Por kapja e tyre u mbajt sekret, sipas Sigurimit, ndërsa “nëpërmjet agjenturës dhe formave të tjera, u legjendua vetëvrasja e K.F. në burg”. Tre të burgosurit, nuk dhanë informacione interesante për organet shqiptare, derisa “hetuesia intensive” dha rezultat.

Takimi fatal me nënën

Vasil Gjika, ishte arratisur nga Shqipëria pas instalimit të diktaturës. Në dhjetor të 1954-ës, ai kthehet në Mursi bashkë me Vaso Currën, takon Ilia Gjyzelin në Memushbej të Pllakës dhe qëndron në Bezhan të Mursisë, në pritje të çastit të volitshëm, për t’u rikthyer në Greqi. Duke qenë vetëm pak larg prej shtëpisë, ku ishte rritur e ku ende jetonte e ëma, ai grishet të dalë jashtë planit. Vendos të hyjë në Mursi, për ta takuar nënën. Historiku jep pak të dhëna për këtë takim, por vizita në shtëpinë e nënës, do të ishte fatale për Gjikën.

“Nëna nuk e njohu djalin dhe duke e konsideruar këtë si provokim që i bëhej nga fshati, njofton nipin e saj, i cili së bashku me Foto Cerron, japin alarm dhe vihen në ndjekje. Nga ana jonë nuk pati asnjë dëm”! Vasil Gjika bashkë me Vaso Currën u vranë, sepse nëna nuk e njohu të birin dhe pa dashje e dorëzoi te Sigurimi.

Përndjekja dhe zhdukja e 4 burrave të familjes Sejko!

Përndjekjen dhe ekzekutimet në familjen Sejko gjatë regjimit komunist, për një kohë të gjatë, i ka mbuluar një vello misteri. Pse u përndoqën ata?! Pse janë ende sot pa varr, Taho Sejko i zhdukur, Teme Sejko i dënuar me pushkatim nga gjyqi, Sulo Sejko i vetëvrarë pas presioneve, e Sokol Sejko, djali i Temes, i pushkatuar me akuzën se; donte të hidhte në erë Kombinatin e Tekstileve të Beratit?

Pse ishte e nevojshme të sakrifikohej Kundëradmirali Teme Sejko, pas vizitës së Hrushovit në Shqipëri?! Veç tre vëllezërve Sejko, në burg ishte edhe kunati i tyre, Rexho Plaku, ndërsa motra e tyre e internuar.

Dosjet e zbardhura pas viteve 1990, kanë dhënë disa përgjigje që, për familjarët, veçse kanë shtuar dyshimet. Dy vëllezërit Teme dhe Taho Sejko, u arrestuan më 28 korrik 1960, në të njëjtën ditë, njëri në Tiranë e tjetri në Shkodër. Në gjyq, sipas dosjeve, Teme Sejko ka pranuar të gjitha akuzat e ngritura kundër tij si agjent i grekëve!

Hipotezat e dëshmitë janë disa: për Temen, që u mbajt 5 ditë në arkivol, si metodë torture, kanë dalë dëshmi që i pranoi akuzat, pasi këtë ia kërkoi Mehmet Shehu, duke i thënë se ishte “interes i lartë i atdheut” dhe duke i garantuar një jetë të re, në një shtet që do ta zgjidhte ai. Për Tahon, dëshmitë thonë se ai nuk pranoi kurrë asnjë akuzë dhe deshi të vriste veten në qeli.

Ndërsa për Radio Beogradin, “ishte rast i paprecedent që të pandehurit nuk mbrojnë veten, por akuzën”. Pas pushkatimit të Teme Sejkos, regjimi i arreston të birin Sokolin, si sabotator duke e pushkatuar edhe atë. Kur u arrestua Rajmondi, djali tjetër i Temes, Shpresa, bashkëshortja e Temes, nuk e përballoi më.

“Pas një procesi maratonë e pushkatuan. U pushkatua, po ku? Askush nuk e di. As sot nuk dihet ku pushojnë eshtrat e tij, madje për këtë ka dhjetëra legjenda, ka ndër to që pohojnë se është ende gjallë. I dyti iku Sokoli, vëllai i vogël.  Me plumb edhe ai. Fillimisht e shpallën armik, sabotator, pastaj e ekzekutuan fshehurazi. E treta ishte nëna. E dërrmuan tragjeditë e njëpasnjëshme dhe i dha fund jetës me dorën e saj”, ka rrëfyer Rajmondi, me pengun se nuk e përcolli asnjërin në varr.

Hektori, djali i Taho Sejkos, mban mend turbull ditën e arrestimit. Dilte me biçikletë te parku i autobusëve. Pastaj rrëmujë në shtëpi, nëna që niset për Tiranë, për të mësuar fatin e babait, lajmi se ishte arrestuar dhe xhaxhai, udhëtimet Tiranë-Shkodër për të mësuar fatin e babait dhe nga ana tjetër, vetëm heshtje.

Babanë e tij e kishte përpirë dheu. Nuk u jepnin asnjë informacion. Në gjyq nuk dilte. Disa u thoshin se e kishin vrarë, disa se ishte çmendur, por asnjë informacion zyrtar. Pas 30 vjet shpresash, ku i thoshin se mund të ishte gjallë, Hektor Sejko e mësoi vetëm pas 1990-ës, se sipas dokumenteve, i ati, ishte pushkatuar më 19 shkurt 1962. Hektori mbylli sytë në prill 2021, pa e gjetur babanë, me të cilin u nda që fëmijë.

Për një pjesë të “rezidenturave” të pretenduara të Zbulimit Grek në Sarandë, Sigurimi fajëson drejtpërdrejt “grupin armiqësor të Tiranës, kryesuar nga Teme Sejko, Avdyl Resuli, Taho Sejko dhe Tahir Demi”. Vizitat e Sejkove dhe të tjerëve në Konispol, deshifrohen nga Historiku i Sigurimit Sarandë, si udhëtime që bëheshin për të marrë kontakt fizik me agjentët e tyre, duke i justifikuar si njohje të vjetra.

Sipas Sigurimit, në hetuesi, në vitet 1960, Taho Sejko pranonte se që në vitet 1953- 1954 kanë bërë përpjekje për të përgatitur një kryengritje të armatosur për rrëzimin e pushtetit popullor. Në Historikun e Sarandës, shkruhet se; Teme Sejko, që ishte personi kryesor i organizatës kundër-revolucionare, “ka shpjeguar në hetuesi, se kryengritja do të kishte karakter lufte të brendshme, vëllavrasje që do të justifikonte ndërhyrjen nga jashtë (të grekëve, jugosllavëve e amerikanëve)”.

Si pjesë e grupit Sejko, u arrestuan më shumë se 300 veta, nga Tirana, Shkodra, Elbasani, Durrësi  e Saranda. Kur më 1982, po goditej Kadri Hazbiu, Enver Hoxha ia la atij barrën e fajit për komplotin kundër Sejkove.

“Në 6 mujorin e dytë të vitit 1960, u bë e mundur që organet e Sigurimit të Shtetit në Sarandë, duke punuar me vigjilencë e mprehtësi nën udhëheqjen e organizatës bazë dhe mësimeve jetëdhënëse të shokut Enver, bënë të mundur zbulimin dhe goditjen e planit fantazmë”. Memorie.al

                                            Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 18 Nëntor 2023

Next Post

“Në Amsterdam, kundër Ajaksit të madh, shumë prej nesh kishim marrë këpucë borxh, as mjek ekipi s’kishim, por...”/ Rrëfimi i rrallë i ish-kapitenit bardheblu, për ndeshjen e 30 shtatorit, 1970

Artikuj të ngjashëm

“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
Next Post
“Në Amsterdam, kundër Ajaksit të madh, shumë prej nesh kishim marrë këpucë borxh, as mjek ekipi s’kishim, por…”/ Rrëfimi i rrallë i ish-kapitenit bardheblu, për ndeshjen e 30 shtatorit, 1970

“Në Amsterdam, kundër Ajaksit të madh, shumë prej nesh kishim marrë këpucë borxh, as mjek ekipi s’kishim, por...”/ Rrëfimi i rrallë i ish-kapitenit bardheblu, për ndeshjen e 30 shtatorit, 1970

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!