• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, September 19, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në ceremoninë e shërbimit telefonik me vendet perëndimore, në hotel ‘Dajti’, Sokol Hoxha, djali i diktatorit, u përball me disa njerëz, që thërrisnin …”/ Shkrimi i ‘New York Times’, për incidentin e 15 majit 1990-të

“Zoti Hoxha, shefi i Partisë Komuniste, i cili mbushi 76 vjeç më 16 tetor, raportohet të jetë aq i sëmurë, sa në daljen e tij më të fundit publike, ecte…”/ Shkrimi i panjohur i gazetës amerikane, në ’85-ën
“E pandehura Prendushe , donte të shkaktonte prishjen e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me…”/ Si i çau fshesaxhija 24 gomat e automjeteve të ambasadave, në tetor 1980?
“Pas ftohjes së marrëdhënieve me Enverin në shtatorin e ’81-it, kur Mehmet Shehu filloj të ankohej se i përgjonin telefonat, menjëherë në Drejtorinë e PTT-së…”/ Dëshmia e rrallë e ish-centralistes
“Pas ftohjes së marrëdhënieve me Enverin në shtatorin e ’81-it, kur Mehmet Shehu filloj të ankohej se i përgjonin telefonat, menjëherë në Drejtorinë e PTT-së…”/ Dëshmia e rrallë e ish-centralistes
Memorie.al

Nga David Binder

Memorie.al / Kudo nëpër Shqipëri, ka një peizazh, kryesisht fshatar, ku pëllasin gomarët, hingëllijnë kuajt dhe këndojnë gjelat, përveç kryeqytetit, që përgjithësisht ka strukturë moderne, por më së shumti, duket si një bunker me majë të rrumbullakët. Mijëra e mijëra prej tyre, shfaqen në peizazh, pamja e të cilëve të ngjan me statujat parahistorike. Në qoftë se Gjermania Lindore, është vendi i ndërtimit të mureve, Shqipëria është vendi i ndërtimit të rreth 100 mijë bunkerëve. Të dyja këto vende, në vitin 1960, e nisën ndërtimin e tyre, kur qeveritë komuniste besuan se një botë armiqësore, ishte duke u konfrontuar me ta.

Në Shqipëri, bunkerët janë përdorur vetëm në raste të veçanta për stërvitje ushtarake, ndërsa disa pre tyre, janë shkatërruar. Përtej dalloheshin postat ushtarake, që të jepnin përshtypjen e një fshati bukolik, gjë që të sillte ndër mend të kaluarën e varfër të këtij vendi, njerëzit e të cilit, në pjesën me të madhe të kohës, mbetën të pushtuar për rreth 500 vjet nga Perandoria Otomane dhe më pas, humbi vëmendja e botës ndaj Shqipërisë, përgjatë 40 viteve të fundit.

Ka një mosbesim të madh dhe ulje në mënyrë të dukshme, të fuqisë së qeverisë komuniste të drejtuar nga presidentit Ramiz Alia, i cili nisi hapjen e vendit, që ka qenë i mbyllur për shumë dekada.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parrulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

“Polemikat mes kryeministrit Enver Hoxha dhe zëvendës-kryeministrit Tuk Jakova, kanë përfunduar me arrestimin e këtij të fundit, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Fillimisht, në mënyrë të kujdesshme dhe me modesti të madhe, shqiptarët e zakonshëm bisedojnë me vizitorët perëndimorë nëpër rrugë dhe flasin rreth zemërimit të tyre, mbi të ardhmen e programit të “demokratizimit”, të ndërmarrë nga Ramiz Alia.

Disa shqiptarë flasin për protestat e kësaj pranvere, të ndodhura në një ndeshje futbolli në Kavajë, qytet i cili ndodhet në bregdetin e Adriatikut, ku parullat ishin drejtuar kundër doktrinës staliniste të Ramiz Alisë, pasardhësi i Enver Hoxhës, që e cilësonin fundin e “Dinastisë Hoxha”.

Kjo shfaqet haptas në dëshmitë e sigurta, se në fillim të muajit maj, kur Sokol Hoxha, djali i diktatorit, që vdiq 5 vjet më parë, i pranishëm në ceremoninë e hapjes së shërbimit telefonik me vendet perëndimore, në hotel “Dajti”, u përball me një grumbull njerëzish, që thërrisnin në rrugë; “Niku, Niku”! – një lidhje referuese kjo, që bëhej me diktatorin e fundit të Rumanisë, Nikolae Çaushesku.

Sokol Hoxha, është drejtor i Postës Shqiptare dhe shërbimit telefonik (sot Albtelekomi, – shën. red.). Tirana vlonte me historitë e demonstrimeve, goditjeve dhe konflikteve të dhunshme në qytete të ndryshme, gjatë këtyre pesë muajve të fundit, por informacioni, akoma ishte i kontrolluar rreptësisht dhe ishte e pamundur të ndaje faktet, nga trillimet.

Ndonëse fermat dhe fabrikat e Shqipërisë, të ngjajnë me ato të shekullit të XIX-të, nga takimi i vizitorëve perëndimorë me shqiptarët, del se ata kanë një nivel të lartë arsimimi dhe edukimi.

Ka njerëz të moshave 20, 30, 40 apo 50 vjeç, që tregohet se janë të mirinformuar rreth ngjarjeve, në çdo cep të botës dhe rreth zhvillimeve në fushat e specialiteteve të tyre, si; letërsia, ekonomia, inxhinieria, megjithëse ata nuk kanë pasur kurrë mundësi, që të udhëtojnë jashtë Shqipërisë.

Shumica prej tyre, dërgoheshin në stazh për të punuar një muaj çdo vit, nëpër kooperativa. “Kjo është një farë leje e zakonshme”, – thotë Gramoz Pashko, një profesor i Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, duke treguar punën e tij me lopata në fushë, së bashku me studentët e tij, gjatë tetorit të kaluar. “Arti, është vetëm gjysma e qëllimit të planifikuar, për punonjësit e specializuar”, – thotë ai.

“Gjithashtu, ne shohim se kanë ndryshuar marrëdhëniet, sidomos tek të rinjtë studentë”. Në fakt marrëdhëniet mes gjinive, kanë ndryshuar shumë gjatë sundimit komunist, në vendin që tradicionalisht ka qenë patriarkal.

Në fillim të shekullit, ishte bërë e zakonshme për një fis, që të merrte gurët dhe të vriste një femër, që kishte bërë tradhti bashkëshortore dhe ku gjakmarrja ishte një mënyrë jetese.

Në një studim të ri, të titulluar; “Femra, Martesa dhe Familja, – tradicionalizmi përballë modernizmit në Shqipëri”, profesor Pashko, tregonte se në të kaluarën e afërt, martesat bëheshin dhe përcaktoheshin nga prindërit dhe “dashuria në martesë”, ishte një gjë e panjohur.

Në bazë të një vëzhgimi mbarëkombëtar, të bërë gjashtë vjet më parë, tek 1308 shqiptarë të testuar, del se dashuria ishte renditur (vlerësuar) nga 43 % e të anketuarve, një vlerë e jashtëzakonshme në martesë, e ndjekur nga besnikëria, në 38.8 për qind.

Ngjashmërish, vëzhgimi zbuloi se martesat e ndërmarra nga çiftet, që janë lidhur që në 1960-ën janë arritur me dëshirën e çiftit, duke shënuar një numër në rritje të tyre.

Nën drejtimin e presidentit Alia, ndryshime të ngjashme kanë ndodhur në drejtimin publik të shqiptarëve. Veshjet e fundeve të shkurta te femrat, pantallonave të shkurtra dhe xhinseve tek meshkujt, shfaqen gjatë shëtitjeve të mbrëmjes, nga të rinjtë nëpër qytete. Të gjitha këto, ishin të ndaluara vetëm katër vjet më parë.

Ngjashmërisht, në kundërshtim me praktikat strikte staliniste të një viti më parë, tashmë fshatarët, lejohet të shesin, jo vetëm perimet, por edhe shpendë dhe mish të freskët, jashtë dyqaneve kryesore të Tiranës dhe autoritetet bashkiake, kanë lejuar vendosjen e tezgave nga tregtarët. Memorie.al

Shkrimi është publikuar më 15 maj 1990

Titulli është redaksional

Përgatiti për botim, Albert Gjoka

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Vdekja e papritur e Tukut në spitalin e Tiranës në gushtin e ’59-ës, vazhdon të mbetet një mister për ne, pasi kur takuam Dr. Yli Vehbiun, pas ’90-ës, ai na tha se...”/ Dëshmia e rrallë e Mita Jakovës

Next Post

“Letrën për Papa Gjon Palin, ma shkrujti Fatos Lubonja me Kurt Kolën e ma postoi një polic, por ajo gjë alarmoi shtetin dhe kur erdhën 20 veta në qeli, Isuf Haluca u doli para...”/ Dëshmia e rrallë e Ded Kasnecit

Artikuj të ngjashëm

“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën
Dossier

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parrulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

September 19, 2026
“Enver Hoxha vdiq më 11 prill ‘85, një muaj pas ardhjes së Gorbaçovit në pushtet, zia në Shqipëri zgjati 9 ditë, por përveç Castros, Çausheskut dhe Kim Il Sung, ngushëllimet…”/ Shkrimi i panjohur e gazetarit rus
Dossier

“Polemikat mes kryeministrit Enver Hoxha dhe zëvendës-kryeministrit Tuk Jakova, kanë përfunduar me arrestimin e këtij të fundit, pasi…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 19, 2026
“Një vizitor në Shqipëri, gjen pamje në disa rrugë, që të kujtojnë fillimin e këtij shekulli, burra dhe gra me lopata, sfurqe e shata, tufa delesh, dhish e lopësh…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990-të
Dossier

“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë…”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90

September 19, 2026
“Inxhinier Kujtim Beqiri, që për shkak të lidhjeve të tij me ‘Ballin Kombëtar’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, konsiderohej nga regjimi; një armik natyral, pranoi se…”/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Një ish-i burgosur i kampit të Vloçishtit thotë se në vitin 1948 aty kanë vdekur më shumë se 130 njerëz dhe komandanti i kampit ishte Tasi Marko, një mjeshtër i torturave…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 19, 2026
“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990
Dossier

“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990

September 18, 2026
“Serbia është në gjendje të trillojë dhe jo vetëm, t’i mbledhë faktet e vrasjeve të atyre plakave dhe pleqve dhe t’i botojë në libra, siç bënë me librin…”/ Refleksionet e publicisti të njohur Bedri Halimi
Dossier

“Serbia është në gjendje të trillojë dhe jo vetëm, t’i mbledhë faktet e vrasjeve të atyre plakave dhe pleqve dhe t’i botojë në libra, siç bënë me librin…”/ Refleksionet e publicisti të njohur Bedri Halimi

September 17, 2026
Next Post
“Letrën për Papa Gjon Palin, ma shkrujti Fatos Lubonja me Kurt Kolën e ma postoi një polic, por ajo gjë alarmoi shtetin dhe kur erdhën 20 veta në qeli, Isuf Haluca u doli para…”/ Dëshmia e rrallë e Ded Kasnecit

“Letrën për Papa Gjon Palin, ma shkrujti Fatos Lubonja me Kurt Kolën e ma postoi një polic, por ajo gjë alarmoi shtetin dhe kur erdhën 20 veta në qeli, Isuf Haluca u doli para...”/ Dëshmia e rrallë e Ded Kasnecit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme