Nga Vasil Qesari
Pjesa e dytë
Memorie.al/ Përmbysja e ngrehinës së madhe totalitare në Shqipëri do të linte pas, jo vetëm ndryshimin e sistemit, shoqëruar me plot shpresa, mirazhe e klithma lumturie por, fatkeqësisht, edhe mjaft plagë, drama, viktima, pluhur, mllefe e ç’gënjime nga më të ndryshmet. Dhjetë vjet e më tepër pas asaj ngjarje, e cila tronditi thellë shoqërinë, duke përmbysur tërësisht shumë kode, rregulla e koncepte të mëparshme, njerëzit vazhdojnë endé t’i bëjnë vetes pyetje të tilla, si: Ç’kish ndodhur në të vërtetë në shoqërinë shqiptare, gjatë 50 vjetëve të fundit të diktaturës? Si qe e mundur që sistemi arriti të deformonte gjithçka? Përse njerëzit e kishin pranuar atë? Cila qe logjika totalitare e transformimit të shoqërisë e individit? Si qenë konceptuar e funksiononin strukturat e mekanizmave totalitare: propaganda, policia sekrete dhe ushtrimi i ideologjisë së terrorit? Si ndodhi që ndër mbarë vendet komuniste të Lindjes europiane, Shqipëria të cilësohej përjashtim apo rast i veçantë? Pse Enver Hoxha i qëndroi verbërisht, fanatikisht e gjer në fund besnik Stalinit, duke e kthyer vendin në një burg ku dhuna, frika e spastrimet vazhduan gjer në fund të viteve ’80-të? Pse vendi u izolua çmendurisht, duke i mbyllur njerëzit mes bunkerësh e telash me gjemba? Përse, pra, ndodhën gjithë fenomenet e mësipërme…?! Libri ‘Post-scriptum për diktaturën’, s’pretendon t’u japë përgjigje definitive pyetjeve të mësipërme, apo kompleksitetit të arsyeve që sollën e mbajtën në fuqi pushtetin totalitar në Shqipëri. As edhe të jetë një afresk i plotë, i thellë e i gjithanshëm i jetës e vuajtjeve që përjetuan njerëzit gjatë atij sistemi. Autori i tij, ndofta, ka meritën që bashkë me shikimin retrospektiv të periudhës totalitare si dhe zellin e një analisti të pasionuar, është përpjekur të kthejë edhe një herë kokën mbrapa, për të dhenë jo vetëm kujtimet e opinionet e tij personale, por dhe për t’i u rikthyer dhe një herë vizionit të asaj epoke me filozofinë e thjeshtë të ruajtjes së Memories e mbështetjes së Apelit për të mos harruar kurrë maksimën e njohur, se…kadavrës vazhdojnë t’i rriten thonjtë e flokët edhe pas vdekjes! Dhjetë vjet e më shumë pas përmbysjes së madhe, libri në fjalë ka vlera aktuale e shpresojmë të vlerësohet nga lexuesi sepse, siç shprehet edhe një studiues shqiptar…e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë një populli, vjen atëherë kur ai nuk arrin të bëjë analizën e së kaluarës së vet. Një popull amnezik është i detyruar të jetë vazhdimisht neuropatik e të përsërisë përvojat e tij të dhembshme…!
IKONA E NJË TIRANI
Përgjithësisht, çdo shqiptar që instalohet jashtë ka kërshërinë të njihet me opinionin e shoqërisë ku jeton, rreth ngjarjeve që kanë ndodhur e ndodhin në vendin e tij. Ndër ta, pjesa më e madhe kënaqen me pak, pra me një informacion të pjesshëm. Të tjerë, interesohen për më shumë hollësi, fakte e detaje. Të dinë, bie fjala, se ç’është shkruar nga analistë, studiues a gazetarë vendas për ish-regjimin totalitar? Si na kanë parë e vëzhguar gjatë asaj periudhe? Cili ka qenë opinioni rreth Enver Hoxhës, sistemit, shoqërisë e jetës shqiptare në përgjithësi…?
Një interesim i tillë, shpesh ndodh që tek individë të veçantë të shndërrohet në një obsesion të vërtetë, i cili duket se merr fund vetëm me zbulimin e gjithë informacionit ekzistues mbi pyetjet e mësipërme. Kjo këmbëngulje eksplorimi tepër e mundueshme, ky fenomen, shoqërohet rëndom edhe me një gjendje të veçantë psikologjike. Herë-herë, siç thuhet, me simptomat e të ashtuquajturës sindromë post-komuniste. Ose më shkoqur, me një gjendje shpirtërore të tronditur, që zgjon ëndrra e kujtime të frikshme. Me ringjalljen e anktheve të jetës totalitare e dyshimin se, ai kalvar i dikurshëm mund të rikthehet përsëri. Me merakun përbetues se, ajo kohë, nuk duhet harruar kurrë etj.
Gjendjet shpirtërore që përjetojnë individë të tillë, në mënyrë të pakuptueshme, shoqërohen edhe me një proces analizash, meditimesh e refleksionesh, ku ballafaqohen, nga njëra anë, realiteti, jeta, rrëfimet e përvojat personale të asaj kohe e, nga ana tjetër, kronikat, faktet, botimet, librat e konsideratat e njerëzve të vendit ku ai përjeton egzilin. Një situatë të tillë të përafërt, provova edhe unë, fill mbasi mbylla disa nga telashet e para të egzilit. Atëhere kur, pasi e ndjeva veten disi më të qetë, nxitova të eksploroj ish-Shqipërinë totalitare, ashtu siç e kishin parë, gjykuar e shkruar francezët.
Ish një mbasdite e lagët shkurti e vitit 1999 kur, për herë të parë shkova në bibliotekën municipale të Bordosë (Bordeaux), një godinë shumëkatëshe e me arkitekturë moderne. (E ndërtuar krejtësisht në beton, dural e xham. Dhuratë për qytetin më të madh të Sud- Ouest-it francez nga ish-kryetari i bashkisë, J. Chaban-Delmas. Por, shumë shpejt kuptova se, të gjëje diçka për Shqipërinë, mes një universi të pafund botimesh e disa miliona ekzemplarësh, nuk ishte aspak një punë e lehtë. Edhe pse, kërkimi i librave, aty, ishte i kompjuterizuar e kryehej me anën e pajisjeve-robot.
Por, krahas kësaj, kish edhe disa vështirësi të tjera. Botimet dokumentare e historike për Shqipërinë, veçanërisht për periudhën kur ajo qe endé një fosile e gjallë staliniste, (duke përjashtuar, natyrisht, librat e shumta e mjaft të njohura të Ismail Kadaresë), qenë fare të pakta. Megjithatë, një herë tjetër, për rastësi apo fat, teksa isha në vazhdim të kërkimeve të mia këmbëngulëse, nuk dola duarbosh. Një nga punonjëset e bibliotekës, aty për aty, më rekomandoi një libër të cilin ajo s’kish veçse pak kohë që e kish shfletuar rastësisht, e që fliste për Shqipërinë a për dikë që dikur kish qenë diktatori i saj, siç u shpreh ajo.
U bëra jo vetëm tepër kureshtar, por edhe i paduruar. Por, kur pas pak çastesh, ajo u kthye e më la plot mirësjellje librin në duar, m’u duk sikur më vendosi mbi to, një bllok të rendë prej akulli. E, teksa librarja po largohej, duke lenë pas parfumin e lehtë e provokues si edhe imazhin e buzëqeshjes së saj të ngrirë, në krejt trupin ndjeva valën e një rrëqethje të thellë e të ftohtë.
Para syve kisha një botim biografik e voluminoz për Enver Hoxhën, shkruar nga Thomas Schreiber. Mbi kopertinë, nenë titullin ‘Enver Hoxha – Sulltani i kuq’, ish fotografia e tij me ngjyra. Qe një foto e njohur, pikërisht ajo e cila ish publikuar në ditën e tij të vdekjes. Me flokë të bardhë e të gjatë që i mbulonin veshët. Me mollëzat e faqeve të grimuara, gushën e varur e qafën e holluar nga erozioni shumëvjeçar i diabetit…!
Me sy e shikim cerberi. Tejçpues si thikë!
Të ndritshëm e të lëngëzuar. Ca nga pasojat e ishemive të përsëritura cerebrale, e ca nga ajo aftësi e tij e rrallë që i mbushte ata me lot, sa herë që delte në publik, kur xhirohej në televizion a ndodhej i rrethuar nga turmat. Me nënqeshjen e tij të njohur prej xhelati dhe aktori. Sa turbulluese, aq edhe rrëqethëse. E së fundi, me kostumin e tij shik: xhaketë gri, këmishë e bardhë, jakë e ngrirë e kollare të kuqe…!
Për një çast humba në mendime të trishta, apo më saktë, në një boshllëk surrealist shpërqendrimi. M’u duk se, ai nuk kish vdekur, por vazhdonte të ishte endé në jetë. Sikur aty, në vendin tim, asgjë nuk kish ndryshuar, por vazhdonte të qe gjithmonë si më parë. Pastaj, një konstelacion i humbur qelizash të fjetura trunore, diku në një cep të humbur të kortekstit, provokoi vetëtimthi një imazh tjetër, sa absurd aq edhe të frikshëm.
Sikur ai qe ngritur nga varri e ish prapë në krye. Aty në Shqipërinë e largët. Të mbyllur. Të izoluar. Të ftohtë e të harruar nga bota. Si gjithmonë, në tribunën e festës së 1 Majit. Me borsalinën tepër të madhe mbi kokë. Me tufën e karafilave në dorë. E pastaj, duke mbajtur fjalime pas fjalimesh. Në mbledhjet e Byrosë, në plenume e kongrese. Duke dhenë direktiva për lëvizje të reja revolucionare, a duke përpiluar prognoza e tablo sinoptike, mbi grupet e reja armiqësore.
E mora librin në shtëpi dhe e lexova. Natyrisht, as që prisja t’a zbuloja Enver Hoxhën, nga Thomas Schreiber-i. E, megjithatë, në raste të tilla, kureshtja është e mbetet e madhe.
Konkretisht, ajo e cila m’u duk edhe gjëja më interesante e më pozitive në librin në fjalë, qe fakti se, ai kish brenda tij një forcë të çuditshme e cila të shtynte t’i riktheheshe edhe një herë vështrimit të asaj epoke. Analizës e vëzhgimit retrospektiv të saj. Meditimeve e refleksioneve. Gjykimit rreth një individi tepër të dhunshëm, i cili dominoi plotësisht jetën shqiptare, për me se 41 vjet me radhë.
Në rrethana të tilla, së bashku me dëshirën për të përjashtuar nga vetja çdo mllef a subjektivizëm personal, si dhe influencave të mundshme nga leximet, shkrimet, komentet, Konferencën e Partisë të Tiranës. Apo, qoftë edhe më pas, gjatë prishjes me sovjetikët. Ndërkohë, ka dhe nga ata që, pavarësisht nga fataliteti e pasojat e dhunës së tij, arrijnë ia falin gjithë mëkatet e periudhës 1944-1960, e arsyetojnë se megjithatë, ai pati endé shanse e kohë që të ndreqej. Por, fatkeqësisht, ajo gjë, nuk ndodhi…!
(Ja pse,…krimi më i madh i Enver Hoxhës është se ai e shkëputi Shqipërinë nga Europa perëndimore. Nëqoftëse ai, do ta kish kthyer atë nga Europa më 1961-in, atëherë kur u shkëput nga sovjetikët apo edhe më pas kur u nda me kinezët, historia e saj moderne do të qe krejt ndryshe dhe, tragjeditë që ndodhën më pas, do të ishin evituar…!)
Natyrisht, është absolutisht e padiskutueshme se, në Shqipëri, pa Enver Hoxhën shumë gjëra do të kishin rrjedhur ndryshe. Por, njëkohësisht, s’duhet harruar se, ajo nuk bënte përjashtim nga Blloku Komunist i Lindjes. Nga sistemi i Diktaturës së Proletariatit. Nga modeli sovjetik i socializmit, ndikimi i pushtetit totalitar të Stalinit etj. Udhëheqësit e saj, nuk ndryshonin aspak nga plejada e liderëve militantë stalinistë të Lindjes si: Titoja në Jugosllavi, Dezhi në Rumani, Dimitrovi në Bullgari, Rakoshi në Hungari, Godvaldi në Çekosllovaki, etj.
E, përveç kësaj, duhet nënvizuar fakti se, një veçori tjetër përcaktuese e procesit të konsolidimit të udhëheqësve totalitarë në ish-kampin socialist në përgjithësi e, në mënyrë të veçantë në Shqipëri ishte edhe gjendja politike, sociale e psikologjike e popujve të tyre fill mbas fitores ndaj pushtuesve nazi fashistë. Dihet tashmë se, ashtu si në ato vende edhe tek ne, partia komuniste e shefi i saj u mbështetën gjerësisht nga masat e gjëra popullore, të cilat dolën nga lufta të varfra e të uritura e që pastaj, me gëzim e entuziazëm, besuan në utopinë e ndërtimit të një shoqërie të re, të drejtë e të begatë.
Shkurt, në atë që quhet ndryshe: Iluzioni totalitar.
Mbështetja nga masat – ky ka qenë një nga çelësat kryesorë të triumfit të shoqërive totalitare, e rrjedhimisht, edhe të pushtetit e autoritetit absolut të liderëve të tyre tiranikë. Lidhur me këtë, Hannah Arendt, ndër të tjera shkruan se:
“…regjimet totalitare, për sa kohë janë në fuqi e, gjithashtu, udhëheqësit totalitarë për sa kohë janë gjallë,” komandojnë duke u mbështetur tek masat”. Marrja e pushtetit nga Hitleri ishte legale e sipas rregullave mazhoritare (çka do të thotë se qe shumica e popullit që votoi për të – shënimi im) dhe, as ai e as Stalini, nuk do të kishin mundur t’a mbanin autoritetin e tyre mbi masat e gjera të popullit, e s’do t’u bënin dot ballë aq e aq krizave të brendshme e të jashtme, në se s’do të gëzonin besimin e mbështetjen e tyre të plotë…!
Edhe në rastin e Shqipërisë, Enver Hoxha, nuk do të kish qeverisur e nuk do të kish mundur t’a mbante autoritetin e pushtetin e tij absolut për dekada të tëra, në se nuk do të kish pasur mbështetjen e masave. Sepse, karizma e diktatorëve të kalibrit të tij, nuk bazohej më tepër mbi fuqinë e
gënjeshtrës e demagogjisë se sa në faktin që, ata ishin të aftë të organizonin masat në një njësi të vetme kolektive e cila më pas, jo vetëm që duhej t’u bindej, por edhe t’i mbështeste në çdo thirrje e direktivë, me nënshtrim e besueshmëri impresiononte.
Por, procesi i sugjestionimit e verbimit të masave, s’mbaronte me aq. Fill, pas krijimit të sigurisë e konsolidimit të pushtetit, diktatorët i përvishen punës për glorifikimin e kultit të tyre.
(Në fakt, ngritja e perfeksionimi i kultit të Njëshit, është një proces i cili kryhet pa vështirësi të madha. Sepse, është vetë sistemi totalitar ai, i cili sekreton në shoqëri kultin e Shefit, ashtu si edhe gjarpri helmin e tij. Natyrisht, kësaj dukurie nuk do t’i shpëtonte as Enver Hoxha, i cili për më tepër, qysh në rini qe shquar për ambiciet e tij ekstravagante e narcizizmin ekzemplar).
Kështu, në rrjedhën e viteve, kulti i tij u ngrit gjithmonë e më lart, si një piramidë faraonike. Ai mishëronte jo vetëm trurin dhe largpamësinë e Partisë, por ish njëkohësisht edhe klasik i marksizëm-leninizmit, shkencëtar, historian, shkrimtar e strateg ushtarak. Ai, kish në duart e në kokën e tij, Monopolin e së vërtetës. Figura e tij qe absolute. Jo vetëm idetë, direktivat, mesazhet e fjalimet por edhe veprimet, lëvizjet, sjelljet e gjestet e tij të rëndomta, merrnin një rëndësi magjike, qiellore e hipnotizuese.
Ikona e kultit të Enver Hoxhës, ose siç është quajtur ndryshe me plot eufemizëm, në fjalorin totalitar: e Atij, të Parit, të Madhit, Shefit, nisi të rrezatojë qysh në 29 nëntor 1944. Pikërisht, atëherë, kur, nënë cilësinë e komandantit, hipi në tribunën e ngritur para Hotel “Dajti”-t për të përshëndetur popullin, me rastin e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi – fashistë. Me kalimin e kohës, figura e tij u stolis edhe më tej e morri përmasa tipike ekstreme totalitare, e kjo, sidomos gjatë fundit të viteve ’60-të e fillimit të viteve ’70-të.
Atëherë, kur ai e cilësonte veten si kalorësin më besnik e të vetëm të marksizmit të vërtetë në krejt rruzullin. Atëherë, kur jo vetëm Kinën, por dhe një pjesë të mirë të lëvizjes së majtë botërore, e pushtoi miti i Mao Ce Dunit dhe Ungjillit të tij të kuq. Ishte pikërisht në atë periudhë që, Enver Hoxha u bë tepër xheloz dhe iu mbush mendja se, roli dhe kontributi i tij historik marksist, ishin tepër më të rëndësishëm se sa ato të dragoit të Lindjes së Kuqe. (Paçka se rapsodët shqiptarë këndonin: Dy luanë ka sot bota, një Azia, një Europa!). Qenë vitet kur me pëlqimin, aprovimin dhe për lakminë e tij të pakufishme, gënjeshtrës e demagogjisë se sa në faktin që, ata ishin të aftë të organizonin masat në një njësi të vetme kolektive e cila më pas, jo vetëm që duhej t’u bindej, por edhe t’i mbështeste në çdo thirrje e direktivë, me nënshtrim e besueshmëri impresiononte.
Por, procesi i sugjestionimit e verbimit të masave, s’mbaronte me aq. Fill, pas krijimit të sigurisë e konsolidimit të pushtetit, diktatorët i përvishen punës për glorifikimin e kultit të tyre. (Në fakt, ngritja e perfeksionimi i kultit të Njëshit, është një proces i cili kryhet pa vështirësi të madha. Sepse, është vetë sistemi totalitar ai, i cili sekreton në shoqëri kultin e Shefit, ashtu si edhe gjarpri helmin e tij). Natyrisht, kësaj dukurie nuk do t’i shpëtonte as Enver Hoxha, i cili për më tepër, qysh në rini qe shquar për ambiciet e tij ekstravagante e narcizizmin ekzemplar.
Kështu, në rrjedhën e viteve, kulti i tij u ngrit gjithmonë e më lart, si një piramidë faraonike. Ai mishëronte jo vetëm trurin dhe largpamësinë e Partisë, por ish njëkohësisht edhe klasik i marksizëm-leninizmit, shkencëtar, historian, shkrimtar e strateg ushtarak. Ai, kish në duart e në kokën e tij, Monopolin e së vërtetës. Figura e tij qe absolute. Jo vetëm idetë, direktivat, mesazhet e fjalimet por edhe veprimet, lëvizjet, sjelljet e gjestet e tij të rëndomta, merrnin një rëndësi magjike, qiellore e hipnotizuese.
(“Pa dyshim, një nga karakteristikat më të rëndësishme të regjimeve totalitare, veçanërisht në format e tyre më ekstreme ishte krijimi, zhvillimi e forcimi i lidhjeve reciproke e të forta midis majës së pushtetit e “bazës”, midis Shefit Karizmatik e Masave. Të manipuluara, por edhe plot entuziazëm e devotshmëri ato ishin “motori” i cili vinte në lëvizje ideologjinë zyrtare. Pikërisht, këtu qëndronte edhe forca e regjimeve totalitare…”! (Sipas V.V.Dame’s – J. S. Drabkin “Le phénomène totalitaire” botuar ne librin “Nazisme et communisme ” të Marc Ferro. Editions Pluriel. 2000.)
Në fakt, Enveri, ishte vetë, ndërtuesi i kultit të tij. Për këtë, ndër të tjera, dëshmon edhe mënyra se si ai e manipuloi atë, duke bërë shumë kujdes për të mos pasur asnjë variant tjetër të jetës së tij. Në këtë kuadër dihet, eliminimi prej vetë atij, i gjithë atyre të cilët e kishin njohur dikur nga shumë afër, e që mund të dëshmonin se, figura e tij nuk përputhej aspak me mitin e udhëheqësit legjendar. Qe pikërisht mbas konsolidimit të pushtetit që, Enver Hoxha dhe Partia e drejtuar prej tij morën edhe cilësi të tjera të reja. Kundërshtarët, brenda gjirit të Partisë, u eliminuan pa mëshirë ose u burgosën e u internuan, të akuzuar për krimet më monstruoze. Ishte pikërisht atëherë që, lirshmëria relative për të menduar e për të vepruar, u zëvendësua me unanimitetin, që votimet nisën të bëhen hapur e duke ngritur dorën etj. Kësisoj, pak nga pak, edhe udhëheqja drejtuese u reduktua e u identifikua tërësisht me Njëshin e Kultin e tij.
Ikona e diktatorit u himnizua dhe u amplifikua në mënyrën më frenetike e përtej çdo limiti. Me zell e histeri marramendëse. Kudo e ngado. Me xhelozinë për të zëvendësuar Zotin, të cilin ai e kish vrarë më 1967.
Ish atëherë që, faqet e kodrave e maleve u mbuluan me mbishkrime të mëdha, të cilat evokonin emrin, lavdinë e pavdekshmërinë e tij. (Mijëra e mijëra vetë, u mobilizuan për të gdhendur në shpatet e malit të Shpiragut, pranë Beratit, dyfjalëshin gjigant Parti-Enver, ndërkohë që procesione e rituale të tilla, kryheshin në çdo kohë e pandërprere, anë e mbanë vendit).
Në libra, këngë, filma, teatër e çdo krijim tjetër artistik, glorifikohej vetëm figura e tij. Kësisoj, Ikona ishte e pranishme kudo. Jo vetëm në çdo shtëpi shqiptari, por edhe në rrugë, dyqane, fabrika, kafene, garazhe, berberhane, shkolla e kopshte fëmijësh. Aty, ku të vegjëlve u mësohej se, ata kishin dy nena. Së pari, nenën e madhe Parti e, së dyti, nenën që i kish lindur në maternitet e që ndodhej në shtëpi.
Rrjedhimisht, emri i tij, u bë sinonim i kombit dhe parulla të tilla, si: Enver Hoxha, o tungjatjeta !, Emri i Shqipërisë dhe i shokut Enver janë një e të pandarë, apo Shoku Enver Hoxha është arkitekt i Shqipërisë socialiste, evokonin figurën e tij legjendare. (Historia e diktatorëve përsëritet. Të tilla elozhe popullore, patën njohur e përjetuar dikur edhe Mussolini, Hitleri e Stalini)
Por, nga ana tjetër, e përsërisim, Enver Hoxha, qe edhe mjeshtër i përkryer i kultit të vet. Sentimentalizmi i tij aparent shkaktonte një efekt e sugjestion të jashtëzakonshëm tek masat. Le të kujtojmë për një çast, pamjen e fytyrës së tij të ngazëlluar, gjatë parakalimeve e festave te ndryshme. Përshëndetjet me dorë apo kapele republike. (Gjest i kopjuar nga idhulli dhe mësuesi i tij, Stalini, gjatë paradave në Sheshin e Kuq të Moskës). S’duhet harruar se, pamje, lëvizje e gjeste të tilla, aso kohe provokonin një hipnotizim kolektiv të shpirtrave…! Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016