• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, August 10, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në ’94-ën, kur denoncimi u publikua në gazeta, ish-kryetari i Degës së Mirditës, sapo mësoi firmosjen e urdhër-arrestit, vdes në…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për “çështjen Bardhok Biba”!

“Luftova në malet e Mirditës kundër komunistëve dhe prej 60 vitesh kam plumbin e tyre në trup, pasi…”/ Rrëfimi i të dënuarit Zef Pren Ndoci
“Në ’94-ën, kur denoncimi u publikua në gazeta, ish-kryetari i Degës së Mirditës, sapo mësoi firmosjen e urdhër-arrestit, vdes në…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për “çështjen Bardhok Biba”!
Memorie.al
Memorie.al
“Edhe sot, dyzet e pesë vjet pas asaj ngjarje, s’e shpjegoj dot, misterin e pranisë së ushtarakut madhor, S.M., që në momentin e parë kur filloi revolta e Spaçit, pasi…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al

Nga Gjergj Marku

Memorie.al / Për vrasjen e Bardhok Bibës, ka dëshmi të ndryshme. Vetë Ndue Pjetër Gjomarku, ka deklaruar në zyrën e ish-presidentit Sali Berisha, se: “Ne e vramë Bardhok Bibën”. Ai e ka etiketuar Bardhok Bibën, si të keqen që mbolli komunizmin në Mirditë, pavarësisht se ishin kushërinj të të njëjtës derë (gjyshërit vëllezër). Më pas do të shprehej se; firma në letrën sigluese, që ishte lënë në gëmushat pak metra larg trupit të pajetë të deputetit Bardhok Biba, ishte e kryetarit të organizatës “Komiteti i Maleve”. Ndue Pjetë Gjomarku, ka bërë dhe një libër rreth kësaj ngjarjeje, derisa arratiset, megjithatë gjithçka ngelet enigmë, edhe roli që ai pati në vrasjen e Bardhok Bibës!

Nga ana tjetër, një bashkëkohës i Bardhok Bibës, rrëfen takimin e këtij të fundit me Mehmet Shehun. Mehmet Shehu i ka bërë pyetjen: “Sa kriminelë janë asgjësuar në Mirditë”? “Shoku Mehmet, mos kujtoni se ata janë frikacakë, ata kanë dalë në male për idealin e tyre, për të vdekur”, -i kishte thënë Bardhoku. Ndërsa më pas, në atë takim i ka mëshuar idesë, se do të punojë që ata që nuk kanë lyer duart me gjak, t’i kthejë në shtëpi. Vrasja e tij ka qenë fatale, pasi do të ekspozonte gjithë fisin Gjomarkaj, para persekutimeve të shumëllojshme, ashtu si dhe familjeve të tjera mirditore, një tragjedi që do ta ndante më dysh Mirditën, për 50 vjet.

Në gusht të vitit ’49, ra borë në Mirditë. A kishte lidhje zemërimi i motit, me këto vrasje? Figurativisht po, pasi qe një goditje e rëndë për Mirditën, për të dyja palët. Më e keqja, thonë. Por, a i kishin menduar vrasësit pasojat? Mendojmë se jo, në kurriz të tyre, pasi dhe urdhëruesit dhe ekzekutorët, ose janë gjallë, ose kanë vdekur në emigracion. Dikush tjetër e pagoi dhe e shfrytëzoi. Vrasjet politike të njerëzve të rëndësishëm, vazhdimisht janë shfrytëzuar për realizimin e synimeve strategjike të forcave të caktuara. Kështu, 17 gushti 1949, ishte një rast shumë i mirë, që qeveria të shtrinte ndikimin e saj përfundimisht në Mirditë, duke bërë një terror të pashembullt.

Gjithashtu mund të lexoni

“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976  

“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

Sidoqoftë, të gjithë mirditorët e ekuilibruar, janë me atë se duhen braktisur llogoret e vjetra, armët e vjetra dhe njerëzit e vjetër, që shfrytëzojnë dy të parat me mjeshtërinë e vjetër, për të ndarë heronjtë dhe viktimat në palë. Duhet bërë një hap njerëzor për respektimin e të dy palëve.

Vrasja e Bardhok Bibës dhe masakra e 17 gushtit

Mirditë- 7 gusht 1949, Qafë Valmiri. Tre burra të armatosur, ecnin rrugës së Kaçinarit, për të zbritur poshtë në bregun e Fanit të Madh, e më pas drejt së përpjetës, për në Shpal. Një radhë punëtorësh të sapo-listuar për punë, u shkonin nga pas. I afrohen një majë kodre, kur befas një batare e zgjatur pushkësh, vjellin nga grykat fishekë të panumërt, shënjuar mbi njërin prej tyre. Gjithçka ishte projektuar saktë. Dy plumba i kishin marrë jetën, sekretarit politik të Partisë Komuniste të Mirditës, njëherit deputet i kësaj zone, 29 vjeçarit Bardhok Biba. E tërë mizanskena reale e një masakre, përkundër regjimit komunist, kishte ardhur si një rrufe në qiell të pastër, e pa menduar prej askujt.

Dy shoqëruesit, me dy pushkë karakatinë mbi supe, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, përveç ritualit malësor, të rregullimit të kufomës, vënies së dy duarve në mes, sipas zakonit. Atentatorët, pasi kanë këqyrur nga afër dhe janë bindur saktësisht se “i pari i Mirditës”, kishte dhënë shpirt, kanë lënë një pusullë në gëmushat ku kishin zënë pritën, me mbishkrimin: “Në emër të Komitetit të Maleve” e, ia kishin mbathur prej andej, për të mbetur sot e kësaj dite, si “simbol kolektiv” ekzekutorësh, me të gjithë lehtësirat e krijuara nga një dorë e “padukshme”, për t’u ekziluar matanë kufirit.

Ekzekutimi

Vrasja e Bardhok Bibës, ishte një shuplakë e rëndë, ndër më të rëndat që regjimi i sapo-instaluar komunist, po provonte në malet e Veriut. A mund ta kapërdinte “Tirana” këtë gjë? Shumë hipoteza janë hedhur rreth asaj që ndodhi dhe asaj që do të ndodhte më pas. Sepse, fill pas kësaj vrasjeje, tamam-tamam ditën pas varrimit, do të fillonte tragjedia e vërtetë, që do të kaplonte tërë Mirditën. Në epiqendër të ofensivës së reparteve të Forcave të Ndjekjes, tashmë do të vihej jo vetëm i quajturi “Komitet i Maleve”, që në Mirditë mendohej të kishte bastionin kryesor, por dhe familje që mendohej se kishin lidhje me “reaksionin”!

Mirdita do të kthehej në një “gulag” të vërtetë. Malet e saj do të kriheshin nga repartet e Ndjekjes, nga më të specializuarat në vend, ndërsa për familje të tëra, filloj linçimi me të gjitha mënyrat e torturës e të persekutimit. Edhe pse kanë kaluar 75 vite, ende kjo vrasje komentohet në “dy kampe” diametralisht të kundërta, e përdoret nga politika, sa herë afrohen përvjetorët, kohë kur “palët” e dëmtuara, japin shenja të një pajtimi. Disa e lidhin me faktin se vetë Bardhok Biba, ishte një misionar pajtimi me zë në Mirditë e në Veri; disa të tjerë, me faktin se edhe dyert e të vrarëve e të masakruarve më pas, ishin nga familjet më të fisme të Mirditës.

Kush ishte dhe përse u vra Bardhok Biba?

Bardhok Biba ishte njëri prej pinjollëve të derës së njohur të Gjomarkajve në Orosh. Derë e njohur, e shënuar në histori që pas luftës austro-turke të vitit 1737-‘39, ku njëri prej kësaj dere, ka qenë komandant i forcave të Mirditës. Më vonë, Bib Doda, po nga kjo derë, ishte i pari Pasha i krishterë, që njihej nga Perandoria Osmane, komandues i një ushtrie prej 10.000 vetash, “gjeneral brigade” pas luftës ruso-turke, në brigjet e Danubit. Edhe Papa e nderon me urdhrin e Shën-Gregorit; shumë vende, ndër të cilat edhe Franca, vendosën lidhje me Mirditën, në sajë të emrit të kësaj dere të njohur.

Udhën e gjeneralit, që asokohe i dha emër Mirditës e vijon Preng Bib Doda, njëri ndër udhëheqësit “më të ndritur e mendjehollë” të Veriut, siç e përshkruan në kujtimet e tij diplomati Eqrem Bej Vlora. Me luftë, diplomaci, aleanca fluide apo të qëndrueshme, Gjomarkajt arritën të ruajnë unitetin e krahinës së Mirditës, duke i dhënë emër deri në kufij të legjendës, me të njohurën “Republikë e Mirditës”. Në këtë “derë” me zë, kishte lindur Bardhok Biba, në janar të vitit 1920. Shkollohet në konviktin e Oroshit, të ngritur po nga Gjomarkajt dhe më pas në gjimnazin e Shkodrës.

Atje bie në kontakt me ide të reja të kohës, me Emin Durakun, Branko Kadinë, Sadik Bekteshin, Hajdar Dushin e kosovarin Xheladin Hana. I ndikuar nga këto ide e qëndrime, përjashtohet nga shkolla dhe i shoqëruar me xhandarë, dërgohet në Orosh. Është koha kur ai qëndron gjysmë ilegal për disa kohë, deri sa përfshihet në vorbullën e Luftës Nacional-Çlirimtare. Pas çlirimit të vendit, Bardhok Biba zgjidhet deputet i Mirditës në Kuvendin Popullor, në vitin 1947. Më 23 dhjetor 1948, emërohet Sekretar Politik i Partisë Komuniste të Mirditës.

Është periudha kur ai merret gjerësisht me Mirditën e varfër, piketon qytete të reja dhe strategji të zhvillimit, ndërkohë që para ’44-s, kishte arritur që përmes një kuvendi unikal të pajtimit të gjaqeve, të krijohej mundësia e faljes së mbi 500 gjaqeve, duke e reduktuar këtë fenomen vëllavrasës në këtë krahinë. Pas vitit 1944, në Mirditë shënohen gjithsej vetëm 3 raste gjakmarrjesh. Pikërisht në një nga detyrat që po kryente në zonën e Oroshit dhe të Kaçinarit, planifikohet të ekzekutohet nga “Komiteti i Maleve”, të cilët i kishin shpallur luftë të hapur regjimit që po vendosej edhe në Mirditë.

Dy plumba, një në gjoks dhe një tjetër në brinjë do t’i merrnin jetën atij, që pak kohë më pas Kuvendi Popullor, do t’i akordonte titullin “Hero i Popullit”. Për afro 41 vjet, Bardhok Biba do të mbetej simbol i Mirditës, deri sa pas këtij viti, busti i tij, i Pal Mëlyshit, Ndrecë Ndue Gjokës apo katër Heroinave, do të fshiheshin nga faqja e dheut, ndërsa dita e përkujtimit të rënies së tyre, do t’i mblidhte mirditorët gjithnjë të ndarë më dysh.

Hakmarrja mbi Mirditën

Më 9 gusht 1949, vetëm dy ditë pas vrasjes së Bardhok Bibës, me urdhër nga lart, ishte përgatitur një nga ofensivat më famëkeqe, që do të synonin jo vetëm atentatorët e Bardhok Bibës, por tërë Mirditën. Një brigade e specializuar për ndjekjen e bandave, nën komandën e kolonel Zija Kambos, hyn natën në Mirditë. Janë mbi 300 të arrestuar brenda pak orësh. Rreth 300 familje grumbullohen dhe vendoset internimi i tyre në Tepelenë. Shumica e të burgosurve, dërgohen në Shkodër a gjetkë. Pas shoshitjeve, 26 prej të arrestuarve, caktohen të dalin në gjyq. Prej 20 të pandehurve, për të cilët prokurori kërkoi dënimin me vdekje, gjykata vendos; 4 me vdekje në litar dhe 10 të tjerë me pushkatim.

Ekzekutimi i vendimit do të bëhej në Qafë Valmir, bash atje ku ishte vrarë Bardhok Biba. Ishte lajmëruar popullsia, për ta parë skenën e ekzekutimeve me sy! Pasi i çuan në vendin ku ishte hapur një gropë e madhe, filluan ekzekutimin në sy të njerëzve të pranishëm atje, duke i vrarë një e nga një. Më pastaj i hodhën në gropë, edhe ndonjëri që nuk vdiq me plumbin e parë, u mbulua për së gjalli në dhe me lutjen për ta qëlluar. Po sipas dëshmitarëve, moti pas gjithë kësaj kasaphane, ka qenë i tmerrshëm, bora që ra gjithë natën, thuhet se ra me ngjyrën e kuqërremtë. Të pushkatuarit, sipas dëshmitarëve, nuk kishin asnjë lidhje me vrasjen e Bardhok Bibës. Ata ishin përzgjedhur me kujdes nga familje të dëgjuara e me peshë, në bajraqet e Mirditës.

Absurdi në këto pushkatime, ka shkuar deri aty sa dhe kur nuk është gjetur në shtëpi emri i listuar, është marrë i vëllai dhe ky është pushkatuar. Po ashtu janë internuar gra shtatzëna, që kanë lindur në kampe internimi. Vrasja e Bardhok Bibës, sipas studiuesve, vazhdon dhe sot e kësaj dite të shihet bardhë e zi. Deri më sot, tek figura e Bardhok Bibës, më shumë i është mëshuar idealit komunist, se sa atij njerëzor, sepse ai, më së pari qe luftëtar i së resë, emancipimit shoqëror, e më pas luftëtar partizan. Ai qe njeriu që zbatoi dhënien e besës, marrjen në besë e, deri tek falja e gjakut të të vëllait, për interesa madhore.

Figura e tij duhet trajtuar si një figurë historike me një kontribut real, në kohët më të vështira të Mirditës. Nga ana tjetër, studiuesit shtojnë se; Bardhok Biba u vra veç të tjerash, sepse me mentalitetin e ri, po konkurronte vlerat e aristokracisë së vjetër, ai u vra se po linte në hije trashëgiminë e derës së tij, e cila e kishte vendosur autoritetin, përmes atributesh tashmë të tejkaluara dhe trashëgimisë. Dera e kapedanëve ishte zgjeruar shumë, aq sa nuk mund të tolerohej dalja e një “kapidani”, jashtë ndikimit të tyre.

Të ekzekutuarit e 17 gushtit 1949

Mbrëmjen e 17 gushtit janë kryer dy lloj ekzekutimesh. Katër prej tyre me varje dhe 10 me ekzekutim me plumb.

Të varurit:

  1. Preng Ded Kola, Orosh.
  2. Pjetër D. Vila, Kaçinar.
  3. Dodë Mark Biba, Kthellë Epër.
  4. Pjetër Paloka, Kaçinar.

Të pushkatuar:

  1. Nikollë Bardhok Bajraktari, Rrëshen.
  2. Llesh Gjon Melyshi, Malaj.
  3. Nikoll Llesh Bajraktari, Orosh.
  4. Ndrecë Mark Ndoj, Kaçinar.
  5. Bardhok Dodë Gjini, Prosek.
  6. Gjok Gjin Kaçi, Bukmirë.
  7. Gjergj Beleshi, Kthellë Epër, vritet për të vëllanë, Dodën.
  8. Ndoc Gjet Çupi, Blinisht.
  9. Preng Shkurt Nikolli, Orosh.
  10. Frrok Mata, Kaçinar.

Masakra e Qafë-Valmirit, denoncohet pas viteve ’90-të

Vrasja makabër, varrimi kolektiv si dhe mënyra se si u ekzekutuan 14 burra mirditorë, me pretekstin se direkt ose indirekt qenë të lidhur me “Komitetin e Maleve”, është denoncuar pas viteve ’90-të. Familjarët e 14 martirëve, depozituan në prokurori në vitin 1994, denoncimin penal të tyre ndaj ekzekutorëve në Qafë Valmiri.

Denoncimi adresohej ndaj tre personave që ishin gjallë dhe që kishin marrë pjesë direkt në ekzekutimin e 14 martirëve, ndaj ish-kryetarit të Degës së Brendshme Mirditë, një eksponent të ish-Sigurimit të Shtetit dhe ish-kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Mirditës.

Në thelb të denoncimit ishte akuza për tejkalim të kompetencave ligjore të asaj kohe, një nonsens juridik, siç përcaktohej në denoncim. Një ditë më pas, denoncimi u publikua në gazetat e djathta të kohës. Ish-kryetari i Degës së Brendshme të Mirditës, sapo merret vesh firmosjen e urdhër-arrestit, vdes në shtëpi, ndërsa dy të tjerët, arrestohen e dërgohen në Rrëshen. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Të pandehurit F. Nashi, B. Alija, K. Plaku, P. Murati, M. Gjikopulli, Dh. Stefa e J. Konomi, kanë bërë edhe agjitacion dhe...”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

Next Post

“Për vendosjen e marrëdhënieve me Republikën Federale Gjermane, me SHBA-në e Britaninë e Madhe, bisedimet kishin filluar, duke pasur edhe mendimin pozitiv të Enver Hoxhës...”! / Dëshmia e rrallë e Ramiz Alisë

Artikuj të ngjashëm

“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976   
Dossier

“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976  

August 10, 2025
“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur
Dossier

“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

August 9, 2025
“Pak ditë para arrestimit, Koço Plaku më tregoi se në vitin 1957, pas arratisjes së vëllait në Jugosllavi, ai donte të vriste veten, por…”/ Dëshmia e rrallë e kolegut për ing, e famshëm, që u pushkatua në ’76-ën
Dossier

“Sipas Koço Plakut, Lipe Nashi me një grup specialistësh, nga maja e një kodre në Finiq, caktonte vendet ku do të shpoheshin puset…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

August 8, 2025
“Të dhënat sekrete shtetëror, Zbulimit Sovjetik, ja jepte me agjenten Valentina Peza dhe këshilltarit të ambasadës sovjetike në Tiranë…”! / Akt-akuza që çoi në plumb, vëllanë e sekretarit të Enver Hoxhës
Dossier

“Sikurse rezultoi nga provat dhe nga pohimi i të pandehurit M. Gjikopulli, duke qenë agjentë të Zbulimit Sovjetik, ai dhe K. Plaku…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976  

August 7, 2025
“Sazani dhe porti Vlorës kanë vlerë potenciale si baza për mbajtjen e anijeve, nëndetëseve etj., dhe në ishullin e Sazanit sovjetikët po ndërtojnë disa objekte…”/ Raporti sekret i CIA-s, nëntor 1951.
Dossier

“Sazani dhe porti Vlorës kanë vlerë potenciale si baza për mbajtjen e anijeve, nëndetëseve etj., dhe në ishullin e Sazanit sovjetikët po ndërtojnë disa objekte…”/ Raporti sekret i CIA-s, nëntor 1951.

August 7, 2025
“Të gjithë të pandehurit kërkuan mëshirë, kurse Koço Plaku s’kërkoi, s’pranoi se ishte spiun, por të dënohet me rreptësinë më të madhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“Të gjithë të pandehurit kërkuan mëshirë, kurse Koço Plaku s’kërkoi, s’pranoi se ishte spiun, por të dënohet me rreptësinë më të madhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

August 6, 2025
Next Post
“Për vendosjen e marrëdhënieve me Republikën Federale Gjermane, me SHBA-në e Britaninë e Madhe, bisedimet kishin filluar, duke pasur edhe mendimin pozitiv të Enver Hoxhës…”! / Dëshmia e rrallë e Ramiz Alisë

“Për vendosjen e marrëdhënieve me Republikën Federale Gjermane, me SHBA-në e Britaninë e Madhe, bisedimet kishin filluar, duke pasur edhe mendimin pozitiv të Enver Hoxhës...”! / Dëshmia e rrallë e Ramiz Alisë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme