• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime I mbijetuar

“Në ’76-ën, detar i anijes sonë ‘Durrësi’, F. Z., nga Vlora, më tha: Makso, hap sytë, mos u shoqëro me Aladin Kapon se, jo vetëm që merret me kontrabandë, por ai…”/ Rrëfimi i ish-të burgosurit politik

“Tirana i paguante fshehtas Egjiptit, thasë me dollar, për kalimin e anijes ‘Vlora’ në Suez dhe kur mbërritën 28 raketat e para në Durrës, Enver Hoxha na tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kapitenit
“Nga dhimbja për shokun e mbytur, duke iu drejtuar sekretarit të parë të Sarandës, bërtita; ma hiqni sysh këtë m…, ktë qen, se e…”/ Dëshmia rrallë e ish-oficerit të marinës, i dënuar 15 vite burg politik
“Zoti Rakipaj, ju përgëzoj për kurajën tënde të palëkundur, për të denoncuar e demaskuar, krimet e përbindëshme të Enver Hoxhës dhe…”/ Letra e shkrimtarit të njohur, për ish-të dënuarin politik
Ramizi në Byro: “Sigurimi në gjumë në ikjen e 9 vetave, por në esfelt shkofshin këta dhe 90 si këta! Me vagabondët s’mbahet Shqipëria…”/ Analiza e arratisjes së “Dukati”-t
“Dy vëllezërit i kisha “Dëshmor të atdheut”, ndërsa babai dhe vëllai tjetër, u burgosën si “armiq të popullit” pasi…”/ Dëshmia e regjisorit të Estradës së Lushnjes
“Dy vëllezërit i kisha “Dëshmor të atdheut”, ndërsa babai dhe vëllai tjetër, u burgosën si “armiq të popullit” pasi…”/ Dëshmia e regjisorit të Estradës së Lushnjes

Nga Maksim Rakipaj

Pjesa e tretë

Memorie.al / Maksim Rakipaj, me origjinë nga Përmeti, familja e të cilit kishte ndihmuar dhe përkrahur Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, pasi u diplomua në Shkollën e Marinës në Vlorë, në vitin 1972 u emërua oficer në Flotën Detare Tregtare, ku shërbeu me përkushtim deri në vitin 1977, në vaporin “Durrësi”, u arrestua dhe u dënua me 15 vjet burg politik, në përbërje të një “grupi”, ku bënte pjesë edhe kolegu  tij, Aladin Kapo, djali i vëllait të Hysni Kapos. Si shkak për dënimin e tij, ishte edhe biografia familjare. Pas mbarimit të Luftës, dy nga xhaxhallarët e tij, u dënuan me burg politik, gjyshi u shpall kulak dhe më 1976,  i ati u përjashtua nga partia. Vuajtjen e dënimit, Maksi e filloi në kampin e Ballshit dhe në 1979-ën, u transferua në kampin e Spaçit dhe më pas në atë të Qafë Barit. U lirua më 12 shtator të vitit 1984, duke përfituar ulje dënimi, nga një amnisti. Pasi qëndroi shumë kohë pa punë, me shumë mundime, u sistemua si minator në minierën e Mëzezit, punoi deri në vitin 1991. Pas viteve ’91-të, ai filloi punë në administratën e Bashkisë së Durrësit, shërbeu deri në vitin 1997 dhe më pas, u rikthye përsëri në Marinën Tregtare (kapiteni i fundit i transoqeanikut “Vlora”), deri sa u largua nga Shqipëria për në Itali, (ilegalisht me gomone), ku jeton aktualisht prej shumë vitesh. Që pas viteve ’90-të, krahas punëve të ndryshme, Maksim Rakipaj i është kushtuar edhe shkrimeve, si; poezi, prozë, letërsi artistike apo dokumentare, përkthime etj., duke botuar disa libra, si: ‘Profeti – Khalil Gibran’, (përkthim nga anglishtja ‘Toena’ 2003), ’20 poezi dashurie dhe një këngë trishtimi’, (përkthim nga spanjishtja, ‘Toena’ 2003), ‘Gjallë pas mbytjes së anijes’, (botim i ISKK, 2014), ‘Bukowski – poezi’, (përkthim nga anglishtja, ‘ENEAS’, 2015),  ‘Trilusa m’Tironë’, (përkthim nga italishtja, ‘UEGEN’, 2015), ‘Antologji e poezisë arabo-persiane’ (përkthime nga anglishtja, ‘UEGEN’, 2015), ‘Sonetet e plota të Shekspirit’, (përkthim nga anglishtja, ‘ADA’ 2016’), ‘I mbijetuar’ (roman autobiografik, ’2 Lindje, 2 Perëndim’ 2018), ‘Nobelistët – antologji poetike, (UEGEN 2019), ‘Hymni i lumturisë’ (‘JOZEF’ 2023), etj. Nga krijimtaria e z. Rakipaj, Memorie.al po publikon, librin “I mbijetuari”, (botuar në 2022 nga Shtëpia Botuese “JOZEF” në Durrës, e drejtuar nga z. Aurel Kaçulini), ku ai ka përshkruar në mënyrë kronologjike, jetën e tij, ku pjesa kryesore është ajo e vuajtjes së dënimit në kampe dhe burgje, si dhe personazhe të ndryshëm, bashkëvuajtës të tij që njohu në skëterrën komuniste, etj.

                                                       Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

Im atë

Në mars të viti 1974 më caktuan si oficer i IV në anijen avullore “Durrësi”, afro pesë mijë tonshe, më e madhja pas anijes “Vlora”. U miqësova pothuajse me të gjithë, qysh në fillim. Shumica ishin njerëz të mrekullueshëm, ata pak spiunë që bënin pjesë në ekuipazh, njiheshin nga të gjithë dhe u ruheshim.

Im atë qe shumë i kënaqur me mua. Më priste vetë ditën kur ktheheshim dhe më përcillte ditën e fundit. Më trajtonte si shok, apo si vëlla të vogël ato vite…pinim ndonjë gotë bashkë te bufe “Ylli”, para se të nisesha dhe shpesh në ato përcjellje ose pritje, merrte pjesë dhe i miri, i paharruari Hilmi Hoxha, një nga miqtë e tij më të ngushtë, si dhe ndonjë tjetër. Hilmiu, gjithnjë gazmor, e ngacmonte babin: “Po lene rehat djalin, o Xhafer, se ka dhe shokë e shoqe me taku…”! Babi ia priste: “E dinë ato, mor Hilmi, e dinë…dita e parë dhe dita e fundit është imja”.

Dhe qeshnin. I kujtoj gjithmonë me mall ato çaste. Ndjehesha mirë, i mbrojtur, në shoqërinë e tyre. Kish ç’të mësoja prej tyre. I kujtoj me mall, sepse qenë edhe miqtë e mi, Hilmi Hoxha, ing. Ilia Plasa, Hiqmet Mullaj, Hasan Kuqi nga Mamurrasi, Ndoc Deda, Serxho Margariti e, plot të tjerë. Bënin shumë për njëri tjetrin.

Nëse ata merrnin vesh, që kishe një hall, s’ishte e nevojshme t’u kërkoje ndihmë. Nuk ishin vetëm miqtë e tim eti, ishin edhe miqtë e mi. “Vrisja mendjen për ty”, më thoshte para se të më arrestonin, “ç’punë mund të bëje kur të rriteshe… kur vi të të pres dhe të shikoj në kuvertën e anijes… ç’të them! je në punën që bën për ty”.

“…kta i paskën dash fiqt me gjith rronjë, mër bab…”

…Veç shoqërisë me oficerët, me të cilët më lidhte mosha dhe profesioni, kujtoj me shumë dashuri edhe mekanikët e anijes. Njëri prej tyre, Riza Ceka, babaxhan dhe shpirtmirë, vinte shpesh në kabinën time dhe ia ktheja gjithnjë vizitat. Më ka ndenjur shumë afër, sidomos gjatë vitit 1976, kur tim atë e përjashtuan nga partia; “për zbutje të luftës së klasave dhe ndihmë armikut të klasës”! Më tregonte njëherë i miri Xake: “Kte histori ma ka kallzu vjerri, qi osht nga katunet e Shijakut…!

Ka qenë gusht i vitit ’44 paradite, koha e fiqve, kur mespërmes katunit, po kalojshin partizonët, vesh e math me rrobet e englezve. Dulëm ne t’gjith përjasht, tuj i pa, se bojshin ene zhurmë të modhe tuj kënu, ca kong qi nuk i patëm mgju mo para…! Kur murën me hy përmes baçes teme, nja dy-treqin frym, u bojshin vallaj… eh thash, m’i farun fiqt, ka nji kokërr me mor kta, as gjethe s’ka me met ke degët…kur, megjithmen, pashë njonin, qi zgjati dorën dhe kputi nja dy kokrra…ja futa t’gërthitmes un: – ‘mos i luj fiqt mër çun…’!

E përlanë për krahësh qyqin, kujtush se do fusin nanji të shajtme, ne hec mo. Naloj grupi i partizonve. Erdh i modhi i atynve ke mu: – ‘Fiku jot qe’? – ‘Po’, – i thashë. ‘Por mos i bzoni çunit, për dy kokrra fiq, se nuk u bo nomi, m’vje zor ene mu nështi qi gërthi-ta…”!

– “Ate da venosi gjyqi partizon”, ky mu…!

– “Ça gjyqi, mër bab, gjyq për dy koqe fiq, a si…”?!

“Kaloj gjymës sahati…’ – da pushkatojn ate partizonin’, – vje m’thot mu çuni kojshiut…”!

– “Hik mër budalla”, – thashë, – Mos u tall me mu…- kur ngjova bataren un, papapap”

Mura sapatën ene preva fikun….! Sot halà i thojn; “fiku partizonit”, kërcunit qi met prej fikut. “Kta partizon, da bojn venin lule”, – thojshim asokohe, kta vran robin e vet, për nji kokërr fik tonin, kur t’ken kta pushtetin, kena për t’bo hajër vallaj, kta vetëm për t’mirën ton menojn, ke mgju si thojn a jo… “do hajm me lug florini”, hej zot shyqyr qi ja mrritëm ksaj dite!… mrapa na i murën t’gjitha, toka, pare, florij, bagti, pulastrena, dersa na lan për gazep me gisht m’gojë…! Ku e dishim ne të shkretët, se ata i paskën dashë fiqt për vete, mër bab, me gjithë rronjë, pse, vetëm fiqt-e?! Të gjitha, me gjithë shpirtin….”!

Prag arrestimi

Në vitet 1974-‘77 kam qenë oficer IV-ët ose oficer III-të, në anijen “Durrësi”. Kishim kapiten F. K., që ka bërë një shkollë detarie në Bullgari. Të katër oficerët jemi të rinj, mosha mesatare 26 vjeç. Shkojmë mirë të gjithë me njëri tjetrin. Ka harmoni në të gjithë ekuipazhin. Pagesa në dollarë, që na jepet kur udhëtojmë jashtë shtetit, është fare e vogël, mesatarisht më pak se 20 $, për një rrugë Polonie, që zgjat mbi një muaj dhe herë dy a më shumë.

Shumica e ekuipazhit, siguron ndonjë dollar ose monedhë ari, me anë të të njohurve, për të shtuar të ardhurat. Kjo gjë është e rrezikshme, në se diktohesh nga dogana, ose spiunët. Në vitin 1975-’76, janë bërë disa arrestime në anijen “Teuta” dhe “Mati” për këto veprime, që quhen; “kontrabandë e cilësuar”, sipas kodit penal. Në fillim të vitit ’76, një detar i anijes sonë F. Z., nga qyteti i Vlorës, më thotë në mirëbesim:

– Makso, Skënder Gj., që është Operativ Sigurimi dhe unë e kam timin, më tha se tani, e ka radhën anija “Durrësi” dhe kanë ndërmend “ta djegin fare”, anijen tonë…! Çfarë do bëjmë?! I kam thënë edhe Aladinit, por ai s’e çan kokën, i ka shpatullat e ngrohta ai.

Edhe kapiteni, që është përmetar, si unë dhe ka njohje me tim atë, pas 6 muajsh që punoj me të, më thotë: “Hap sytë, mos u shoqëro me atë Aladin Kapon, se jo vetëm që merret me kontrabandë, por ka edhe plot kusure të tjera ai…! Nëse atë e gënjen mendja, se ka kush e mbron, ti mos harro: Ti nuk je nip i Hysni Kapos, nuk ka kush të mbron”!

Si shok të ngushtë që e kam Aladinin, e njoftoj menjëherë për fjalët e kapitenit. Nuk i jep shumë rëndësi…! “E di, shoqërohet me njerëz të Sigurimit kapiteni jonë, e di dhe që nuk më do dhe më bën shumë përshtypje, sjellja e tij e hapur, armiqësore ndaj meje. Po s’ka ç’më bën”. Edhe një marinar të anijes sonë, H. K., e largojnë nga anija dhe e transferojnë në transportin e brendshëm, për një rast kontrabande.

Nga mesi i vitit ’76, një mekanik i anijes, Huluz Sh., vjen i shqetësuar në anije dhe më takon kur ndodhem me Aladinin, në kabinën e tij: “Çuna, sa mirë që ju gjeta bashkë. Dëgjoni, ju e dini që një kushëri imi, punon në Degë. Më tha se H. K. i ka denoncuar të gjitha, ç’di për gjendjen e anijes sonë, me emra, me fakte, me data. I pashë me sytë e mi, emrat tuj, për zotin ju them…! Për mua, s’ka thënë gjë, se unë i jam rujt gjithmonë atij, s’i kam pas besim. Ç’keni për të bërë, bëjeni sa nuk është vonë. Unë ju dola borxhit”! Po ky!? Kështu duket djalë i mirë, që mund t’i besosh…apo është provokim, i atyre të Sigurimit?

Ndjehem i përgjuar. Në barin e “Vollgës” në Durrës, sa herë që futem, në çast më ulet përballë një tip, me mustaqe të zeza. Nuk ia di emrin, por e di që është një spiun i Degës. Ky ka detyrë të më ndjekë nga “Vollga”, deri te Bashkia. Aty ndërrohet. Prej aty, te stacioni i autobuzit të Shkozetit, ka filluar vjen pas meje, një çun Shkozeti. E. G. e quajnë dhe moshatarët e njohin me nofkën “shurrsi”, sepse bënte shurrën në brekë, deri në moshën 15 vjeç.

Një vajzë që njoh, më thotë: “Lum ti, që del jashtë dhe nuk e ndjen si të zihet fryma, këtu në Shqipëri. Nuk guxon të veshësh ç’të pëlqen, radion duhet ta ulësh në minimum, se të spiunon komshiu, që po dëgjon muzikë të huaj”!…Ishte 16 vjeç ajo, në vitin ’75. Kur i thashë se nuk duhej të fliste me të gjithë ashtu, m’u përgjigj serioze: “Pse, e vogël jam unë”?!

Mendimin për arratisje, e largova nga mendja, sado që e kisha adresën e xhaxhait të nënës sime, në Amerikë. Kur mendoja se si mund të hakmerreshin kundër familjes sime, motrave, vëllait, prindërve të mi, në rast se do të arratisesha, më ngrinte gjaku. Nuk mund ta bëja atë gjë. Nuk do të isha kurrë i lumtur, nëse njerëzit e mi, do të vuanin. Le të më arrestonin. E vendosa, nuk arratisem. Të bëhet ç’të bëhet, fundja sa do të më dënojnë, për pak dollarë…?!

INTERMEXO I

Kohë lufte, lojë luftash

1 – Qaj unë, e qaj komisari…!

Më 28 Nëntor 2012, të gjithë ne shqiptarët festuam, ashtu si mundëm, brenda dhe jashtë vendit, 100 vjetorin e Pavarësisë. Një ditë më pas, vjen data 29 dhe diskutimet për këtë datë, sjellin më shumë sherre…! Për shumë vjet në Shqipërinë komuniste, është festuar me pompë e bujë të madhe, si dita e çlirimit, si festa më e madhe mbi dhe qysh se u krijua bota…! Miku im, Islam Spahiu, thoshte në Spaç, në ato vite…: “Sa mirë ia kanë gjetë, me i thanë dita e çlirimit…a thua nuk po e dinë se në gjuhën shqipe, parashtesa “ç”, i jep kuptim të kundërt, emrit”?!

…Dhe vërtet, “ç’lirim” më të keq ky vend, s’ka parë kurrë…?! Një tjetër vlonjat i mençur, (që e filloi luftën si partizan; e mbylli si ballist e zogist; u arratis në ’45-ën; u kthye me dëshirë në ’62-in, pas një amnistie; e rrasën në burg pak kohë më pas), nuk ia kujtoj dot emrin, thoshte: – “Vetëm nderim kam, për partizanin e thjeshtë, ballistin dhe zogistin. Kur atdheu pati nevojë, nuk u fshehën si minjtë, por kapën armët…! S’kanë faj ata, për shefat e tyre, që e dridhnin si kurvat…”!

Shumë bukur. Por ç’faj patëm ne, kur Roozvelt, Churchill, de Gaulle, na shitën te mustaqet e Stalinit?!

Partia Komuniste, ishte shumë e fortë në Greqi, por Greqinë, kurva plakë, Evropë, e shpëtoi dhe Stalini urdhëroi partizanët grekë, të dorëzonin armët; Enverin e urdhëroi, të mbyllte kufirin me Greqinë. Kështu u bë dhe partizanët grekë, u therën njësoj si çamët…! Na lini rehat me atë; “Lavdi ditës së çlirimit”, pash zotin…! Më kujtohet një herë, kur ishte gjyshja gjallë dhe një ish-partizan, filloi të rrëfente për çlirimin e Korçës: “Ama luftë, po luftë bëmë, gjersa e nxuarrmë gjermanë pe Korçës! Shtëpi më shtëpi, lëftuam, sokak më sokak”!

– “Po pse gënjen, o ditëzi! – u hodh ime gjyshe, – po unë kam qenë vetë dë Korçë ato kohë…! Gjermani, që thua ti, kish një javë e ca, që kish ikur, po yve s’dinit gjë. Sa e muarrtë vesh, që s’kish këmbë gjermani në qytet, u sultë yrrjaaa, bam e bum, me pushkë e, me bomba, llahtarisët dynjanë, llahtarisët”.

Një tjetër ish-partizan pogradecar, e takova në Spaç. Kishim pak muhabet bashkë, sepse njihte disa nga njerëzit e mi. Po qeshte një ditë te stenda, ku kishin afishuar; “Zërin e Popullit”… –“Ç’ke që qesh”? – e pyeta

– “Eeh… është për të qarë, jo për të qeshur. Kanë shkruar edhe sivjet, për një pritë që u bëmë gjermanëve në Qafën e Thanës. E vërteta është se, kur po kalonte drejt veriut autokolona gjermane, ne e goditëm nga lart. Gjermanët zbritën nga kamionët, një palë ngrehën mortajat dhe të tjerët, mëngëpërveshur, filluan të marrin përpjetë, pa ua bërë syri tërr.

Ikni këmbë, se na dhjeu bytha… ia mbathëm ne, që thua ti, s’pamë nga vamë. Pas ndonjë muaji, u mbloth batalioni prapë. Ja, për këtë më dhanë dhjetë vjet mua, që edhe jam plagosur në luftë, tri herë. Nuk them që s’kemi lëftuar, ama atë ditë, ia mbathëm vrapit”. –“Gënjen, më thanë, je armik! 10 vjet”! –“Dhe përse? Pse thashë, të vërtetën…”!

…Në anijen “Durrësi”, ku më emëruan oficer i IV-ët në vitin ’74, njoha edhe një detar, që pat qenë partizan, Selam S., nga një fshat i Tepelenës. Selami ishte një tip gazmor, i gojës. Ishte në gjendje, të të mbante duke treguar historira, qyfyre dhe barcoleta, gjithë rrugës, nga Durrësi në Gdansk, e kthim.

– “Meqë isha i vogël – tregonte Selami – vetëm 15 vjeç, komisari më caktoi të isha korrier. ‘Je i vogël për pushkë’, më tha, ‘Kur të rritesh, ta shohim’. E bëja me qejf punën e korrierit. Vendet i njihja symbyllur, shtigjet i dija të gjitha. Njëherë po kthehesha në batalionin tim me një letër nga komanda e brigadës. Kur po i afrohesha vendit, ku duhej të ishin partizanët, befas, nga ca shkurre, dëgjova një si hungërrimë…!

Mbajta këmbët, hapa ferrat dhe më doli përpara bytha e komisarit që kish nën vete një femër. Ama bytha e atij, jaaa, shkonte e vinte. Ajo e varfra rënkonte: ‘Uh, uh, uh, e zeza. Të keqen, o komisar’! Ishte Zenepja. Komisari ndjeu zhurmën që bëra unë, rrëmbeu ‘Walter’-in dhe ma drejtoi mua. ‘Mos’! foli Zenepja, ‘Mo e vra, është Selami, gjunah’…! ‘Po sikur të tregojë ky?! Jo, jo, po e vrasim dhe jemi rehat’. Shyqyr që nguli këmbë Zenepja, se thashë më vrau qeni”.

– “Si e quanin atë komisarin, o Selo”?

– “Mos hani mut, ësht antar byroje nashti… dhe Zenepja, nuk e ka emrin Zenepe…është grua e një të madhi fare. Aman, të keqen, shpëtova atëherë, s’kam qejf ta ha nashti në pleqëri…”!

“Po pastaj, o Selo, ç’u bë”?!

– “Pastajaaa, futi brenda sisët Zenepja, apo si kishte naaa, kaq sa koka jote, kishte njërën, o të keqen, dhe më foli: ‘Eja këtu te motra, Selo, eja. Ti nuk ke parë gjë, ë?! Apo ke parë’? dhe më rrëfente koburen. ‘Jo, jo, asgjë nuk kam parë, asgjë, për kokën e babait, nuk kam parë gjë’… Komisari, që i kish ngritur poturet, më fërkoi kokën (në kokën time fshiu duart haleja…një javë më vinte koka era përç), nxorri nga çanta një çokollatë inglizi dhe duke ma dhënë, më tha: ‘Ashtu, të lumtë! Haje këtu këtë dhe ikë pastaja…”!

“Mbaroi lufta – vazhdoi Selami – Ishte mesi i vitit ’45. Po shkoja në spital në Tiranë, për të takuar një shok të plagosur. Kur do ti? Zenepja! ‘Uuu, të keqen motra, kush më erdhi mua, ue, ue, ue. Po qenke bërë burrë, more shejtan’ dhe më shtrëngoi kokën, në mes të sisëve, Zenepja… thashë se më mori frymën.

‘Komisarin a e ke parë më, o Zenepe’? e pyeta për edukatë. ‘Parmbrëmë, të keqen motra, parmbrëmë, e keshë komisarin në shtëpi. Se vetëm jam unë, në një vilë të atyre burgjezëve, të keqen. O viç edhe tija, të ma shohësh shtëpinë? Ja, qysh të thashë, e gdhimë me komisarin, o Selam. E kujt i vinte gjumë, a të keqen? Vuuu lotët, gjithë nata. Vuuu, qaj ù, e qaj komisari”! Memorie.al

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 29 Dhjetor 2023

Next Post

“Më 21 shkurt 1991, kur Nexhmija i shkoi në zyrë Ramiz Alisë dhe i tha; si nuk u vra një njeri, për të mbrojtur monumentin e Enverit, ai iu përgjigj...”?! / Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Pasi më godiste me majat e këpucëve te gjunjët, krye hetuesi i Fierit, më tha; kemi arrestuar edhe antarë të Byrosë, Prokopin dhe Palin, kurse Muhos…”/ Dëshmitë tronditëse të inxhinierit të naftës, Petraq Xhaçka

“Më 21 shkurt 1991, kur Nexhmija i shkoi në zyrë Ramiz Alisë dhe i tha; si nuk u vra një njeri, për të mbrojtur monumentin e Enverit, ai iu përgjigj...”?! / Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!