• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, May 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi

“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi
“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi
“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi
“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi
“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi
“Nga serenatat e Korçës te këngë himn të muzikë së lehtë në festivalet kombëtare në Radio-Televizion dhe Trieste …”/ Rrugëtimi i “Mbretëreshës” së teksteve që i këndoi shpirtit të një kombi

Nga Fadil Shehu

Memorie.al / “Në një qytet ku muret e vjetra thonë histori dhe këngët mbajnë shpirtin e gjallë, lindi dhe u rrit Zhuliana Jorganxhi – një nga zërat më të dëgjuar të muzikës shqiptare. Në shtëpinë e saj në Korçë, ku notat muzikore ishin gjuhë e dytë dhe kënga ishte frymëmarrja e përditshme, Zhuliana mori mësimet e para të artit nga babai i saj, kompozitori dhe instrumentisti i njohur Gaqo Jorganxhi. Por ajo nuk do të bëhej thjesht një pasardhëse e talentit familjar – do të bëhej një legjendë.

Sot, në moshën 76 vjeçare, me një karrierë që zgjat gati 60 vjet dhe me titullin “Mbretëreshë e teksteve të muzikës së lehtë shqiptare”, Zhuliana Jorganxhi është një nga figurat më të respektuara të artit tonë kombëtar. Kohët e fundit, ajo ka botuar librin “Zëri i shpirtit tim”, një përmbledhje e teksteve të saj të muzikuara që kanë shënuar dekada të tëra të muzikës shqiptare.

Në këtë intervistë të veçantë, Zhuliana na rrëfen jo vetëm për këtë libër, por edhe për rrugën e saj të jashtëzakonshme: nga korçarët me “Tapi” te festivalet e RTSH, nga betejat me censurën e viteve ’70 e ’80 deri në jetën e re në Trieste. Do të dëgjojmë histori të pashpallura për familjen e saj të talentuar, për miqësitë e forta me legjenda si Vaçe Zela dhe Agim Krajka, por edhe për pengjet dhe dhimbjet që i ka lënë një karrierë e gjatë dhe e pasionuar.”

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndoc Gjetja, ishte njeriu i përkorë, poeti i shëmbëllimeve delikate dhe zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për shkrimtarin dhe poetin e ndjerë nga Lezha

“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Znj. Jorganxhi, kohët e fundit lexuesi shqiptar në Shqipëri dhe ai në diasporë, muarën në duar librin tuaj me titull “Zëri i shpirtit tim”. Përse këtë libër e keni cilësuar si libri i ëndrrave tuaja?

Në radhë të parë ju falënderoj për këtë intervistë, se më duket sikur po bashkëbisedoj me gjithë bashkëkombësit e mi kudo ata ndodhen. Librin “Zëri i shpirtit tim”, me poezi të muzikuara, kisha vite që e mendoja për ta botuar, por ishte miku im i mirë dhe i dashur Ilir Çumani, që përgatiti këtë libër dhe ishte gjithashtu botuesi i suksesshëm dhe bujar, Henri Çili, që mundësoi botimin e tij dhe unë i falënderoj përzemërsisht. E kam cilësuar si libër të ëndrrave të mia, sepse aty është përzgjedhur gjithë puna ime e shumë e shumë viteve për tekstet e këngëve. Falenderoj gjithashtu miken time të hershme, si motër, poeten, gazetaren, skenaristen dhe shkrimtaren Natasha Lako, për parathënien e shkruar me shumë seriozitet të këtij libri, pasi ajo si askush tjetër njeh gjithë aktivitetin tim poetik veçanërisht me tekstet e këngëve.

Qysh në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, poezia juaj lirike dhe dashurie, nisën te mirëpriteshin kudo. Mendoni se ato mbartin nektarin e hershëm të këngëve lirike dhe serenatave, të cilat Korça dhe korçarët i kanë me “Tapi”?

Unë jam rritur mes këngëve patriotike dhe lirike korçare, pasi pata fatin e madh të lindem në një familje me tradita muzikore të hershme. Ishte ati im i ndrituri, Gaqo Jorganxhi “Artist i Merituar”, që ka marrë pjesë si solist që në vitet ’20-të në shoqëritë artistike të Korçës dhe ka luajtur në kitarë e fagot, që na ushqeu ne katër fëmijët e tij me dashurinë për artin dhe muzikën dhe natyrisht këngët korçare kanë ndikuar në edukimin tim artistik e muzikor. Im atë çdo natë ne fëmijëve të tij na vinte në gjumë nën tingujt e kitarës dhe zërit të tij të ngrohtë, duke na kënduar jo vetëm këngët korçare, por edhe arie nga operat klasike. Për dhjetë vjet kam studiuar piano në rrethin e muzikës në Pallatin e Kulturës “Vangjush Mio” në Korçë, por kam vite e vite që nuk luaj më në këtë instrument. Dikur luaja pak edhe ne instrumentin e kitarës, që ma mësoi im atë.

E ndjenit veten me fat, që Muza e frymëzimit për ju, ishte babai juaj “Artist i Merituar”?

Natyrisht ky ishte një fat shumë i madh për mua dhe vëllezërit e mi Rikardo dhe Edmond, për motrën time Rozmari dhe për mua. Po mos harrojmë, që na lindi dhe rriti kujdesi i pakursyer i nënës sonë të ndriturës Natali, një grua fisnike, me shumë edukatë, etikë qytetare dhe kulturë veçanërisht atë letrare. Ajo lexonte deri në pleqërinë e saj të thellë. Këtë e dukatë, etikë qytetare dhe dashurinë për letërsinë, na i përcolli dhe ne fëmijëve të saj.

Familja juaj i ishte e përkushtuar ndaj muzikës. Ndërkohë ju u dashuruat me një kah ndryshe nga kënga. Studiuat për gjuhë-letërsi. Mendoni se kishit bërë zgjidhjen e duhur për të nesërmen e jetës suaj?

Im atë i dashuruar pas artit dhe muzikës, dëshironte që dhe ne fëmijët e tij të ndiqnim rrugën e tij, atë të muzikës. Qysh në fëmijërinë tonë, ai na vuri të mësonim nga një instrument. Vëllai i madh, i shtrenjti, Rikardo (i cili u nda nga kjo jetë vetëm 7 muaj më parë), studioi violinë, kitarë dhe më vonë piano. Ai mbaroi shkëlqyeshëm Konservatorin e Tiranës (sot Akademia e Arteve) për dirigjim simfonik dhe kompozitor. Ai njihej si dirigjent i orkestrës së këtij qyteti, duke arritur ta bëjë profesioniste. Po kështu Rikardo ka kompozuar shumë vepra si muzikën e komedisë së Shekspirit “Nata e Dymbëdhjetë”, që u vu në skenë nga Teatri i Korçës dhe më vonë Teatri Kombëtar, me regjinë e të madhit Pirro Mani “Nder i Kombit”. Më vonë ai punoi si pedagog në Akademinë e Arteve. Ndërsa motra e ime e shtrenjtë, Rozmaria “Mjeshtër i Madh” (që u nda nga kjo jetë para një vit e gjysëm) mbaroi shkëlqyeshëm dy fakultete në Konservatorin “P.I. Çajkovskij” në Moskë, për mjeshtre kori dhe këngëtare lirike, mexosoprano. Ajo ka qenë dirigjentja e parë shqiptare me diplomë dhe drejtoi për 16 vjet korin e TKOB dhe këndoi për 30 vjet në këtë Teatër.

Më vonë për 10 vjet këndoi në Teatrin e Operës “Xhuzepe Verdi” të Triestes, ku u quajt si “Mbretëreshë” e kantos lirike. Vëllai i vogël Edmondi edhe ai studioi për disa vjet violinë, por pastaj studioi për mjekësi në Politeknikumin Mjekësor në Tiranë dhe ushtroi për mbi 30 vjet profesionin e ndihmës mjekut. Unë kam qenë dashuruar qysh fëmijë pas letërsisë dhe kam belbëzuar dikur vargje në moshën e njomë të adoleshencës. Kam shkruar hartime në shkollën shtatë vjeçare dhe të mesme, të cilat vlerësoheshin nga mësuesit e gjuhës dhe letërsisë. Në maturë viti 1964, ishte fati im, që kisha lidhje familjare me shkrimtarin dhe poetin e shumë teksteve këngësh, Petraq Qafëzezi, i cili mori disa nga poezitë e mia dhe i botoi në gazetën “Drita”. Ishin lirika dashurie dhe në ato vite ishin të rralla vajzat poete, që shkruanin për dashurinë. Botimi i këtyre poezive më dha krahë të shkruaja më shumë dhe të kërkoj të drejtën e studimit për gjuhë-letërsi. Vazhdova fakultetin Histori Filologji, dega gjuhë letërsi dhe për fatin tim dhe të bashkëmoshatarëve të mi, në vitin e tretë të fakultetit, u hap një kurs dy vjeçar pranë fakultetit Juridik e shkencave politike, për gazetari.

Fakulteti i gazetarisë u hap më vonë dhe ne ishim si të thuash gazetarët e rinj, që u emëruam nëpër gazeta, revista qendrore dhe në Radio-Televizionin Shqiptar. Unë fillova punën në vitin 1968 si gazetare pranë revistës “Shqiptarja e Re”, ku punova për gati shtatë vjet. Kjo punë më vlejti shumë, pasi njoha pothuaj gjithë rrethet e vendit tim vetëm Tropoja dhe Përmeti, më mbetën pa i parë atëhere. Tekstin tim të parë e kam krijuar mbi melodinë, që kishte krijuar atëhere kompozitori i ri ende student si unë, Ruzhdi Keraj. Kënga kishte për titull “Net provimesh” dhe e këndoi shumë bukur këngëtarja atëhere e re Liljana Kodakçi. Kënga zuri vendin e parë në Anketën muzikore të muajit. Kështu filloi dhe aktiviteti im me tekstet e këngëve.

Sa kanë ndikuar në formimin tuaj si krijuese, këngët dhe serenatat korçare, madje shkrimtarët e poetët korçarë?

Natyrisht, që kanë ndikuar shumë në formimin tim si poete. Korça ka pasur gjithmonë pena të shquara, të cilat ishin dhe mësues në shkollat e mesme të qytetit. Kështu kam pasur fatin e madh të kem mësues të letërsisë në shkollën e Mesme gjimnazin “Raqi Qirinxhi”, poetin, dramaturgun, shkrimtarin dhe përkthyesin e shkëlqyer Prof. Vangjush Ziko, i cili krijoi rrethin letrar të shkollës dhe na mori si të thaush përdore gjithë ne letrarëve të rinj drejt rrugës së shkrimeve.

Për shtatë vite keni punuar si gazetare në organe të shtypit qendror, dhe shumë vite redaktore përgjegjëse në Radio Televizionin Shqiptar. Përherë e suksesshme në punën tuaj, por jo pak herë tekste këngësh krasiteshin nga njerëz që vinin me urdhër nga lart. Kujtojmë këtu ngjarjet pas festivalit të 11-të, të këngës. Si i keni përjetuar këto ndodhi?

Festivalin e 11-të, ne rinia e asaj kohe e pritëm me entuziazëm. Unë kisha miq këngëtarët, si Sherif Merdani, Justina Aliaj, poetin Sadik Bejko, Natasha Lakon, kompozitorët Agim Krajka, Kastriot Gjini, regjisorin Mihal Luarasi, bashkëshorten e tij artisten e shkëlqyer Edi Luarasi, Bujar Kapexhiu, etj. Por entuziazmi ynë u pre në mes. Festivali u kritikua keq dhe shumë nga miqtë e mi e pësuan. Sherif Merdani dhe Mihal Luarasi u burgosën, poetin Sadik Bejkon, ish-redaktor letrar për tekstet e këngëve në RTSh, e çuan për riedukim minator në Memaliaj, Justina Aliaj e hoqën nga ky televizion, etj. Të gjitha këto ngjarje na tronditën. Unë fillova punën në RTSH si redaktore letrare, pas këtij festivali, në vitin 1975.

Përse poezia juaj pëlqehej nga mjaftë kompozitor, në veçanti “Nder i Kombit” Agim Krajka, “Nderi i Kombit” Ferdinand Deda, “Nderi i Kombit” Kujtim Laro. “Mjeshtri i Madh” Flamur Shehu, “Mjeshtër i Madh” Agim Prodani, “Mjeshtër i Madh” Enver Shengjergji, “Mjeshtër i Madh” Luan Zhegu, “Mjeshtër i Madh” Shpëtim Saraçi, “Mjeshtër i madh” Ardit Gjebrea, Gjergj Leka, etj.?

Unë gjithmonë kam punuar tekstin mbi muzikën. Rrallë ka ndodhur, që kompozitori të marrë poezinë time dhe të krijojë melodinë mbi të. Më ndihmon shumë veshi i muzikës trashëgim nga familja. E kap shumë shpejt melodinë dhe e riprodhoj shpejt në mendjen time.

Flisni me respekt për miqësinë me këngëtarë të njohur Alida Hisku, Ema Qazimi,Luan Zhegu, Tonin Tërshana, Myfarete Laze, Irma Libohova, Parashqevi Simaku, Lindita Theodhori, Bashkim Alibali…Por më shumë ndaleni tek këngëtarja “Nderi i Kombit” Vaçe Zela. Si ishte miqësia juaj me Vaçen?

Me gjithë këngëtarët unë kam pasur një miqësi vëllazërore, sepse ata janë bilbilat e bilbilesha, që çojnë këngën tek dëgjuesi a spektatori. Me të madhërishmen Vaçe Zela, na ka lidhur një miqësi shumë e fortë ndër vite, një miqësi gati si motra e madhe me të voglën. Unë isha mike e familjes së saj ndër vite. Edhe në ditët e sotme, kam lidhje të vazhdueshëm me vajzën e saj të mrekullueshmen, Irma.

A është domosdoshmëri ekzistenca e trekëndëshit, autor teksti, kompozitor dhe këngëtarë, në arritjen e suksesit?

Patjetër është më se e domosdoshme. Kur një nga këta komponentë të këngës , me gjithë orkestrionin mungon, atëhere kënga nuk del e bukur.

Keni shkruar me qindra tekste këngësh, por do të veçonim atë me titull “Këngët e Rinisë”, kompozuar nga “Nderi i Kombit” Agim Krajka, e cila shumë shpejt u kthye në himn në Shqipëri e Diasporë me vargje brilante “…Si zogjtë e shqipes kur fluturojnë /Për herë të parë lart në qiell / dhe shqipja Nënë me krah të fort/ Fluturimin bashkë me bijtë ajo merr…”! Mendoni dhe ju kështu?

“Ah, kjo këngë…! Në festivalin e 15 të Këngës në RTSH në vitin 1976 dikush foli keq për këngën dhe gati sa nuk hyri as natën e tretë. Jam mërzitur shumë atëhrë jo vetëm unë, por edhe i ndrituri Agim Karjka me dy këngëtarët, Luan Zhegun dhe Alida Hiskun, sepse e ndjenim që ishte këngë shumë e bukur dhe gati sa nuk u hoq nga zilia e “dikujt”. Por, unë do veçoja dhe disa këngë të tjera me tekstin tim, si “Në duart e nënës”, me muzikë të Gjergj Lkës, fituese e Koncertit “Kur vjen pranvera” 1985, “Jemi emri i vetë jetës”, me muzikë të Elton Dedës, viti 1990, (fituese e çmimit të parë ndër grupe), kënga “Jon”, me muzikë të Ardit Gjebresë viti 1991, “Na lini të jetojmë”! me muzikë të Alban Emirit, viti 1992, që edhe sot vazhdon të jetë një këngë himn, “Se kënduam Leti t bi”, me muzikë të Luan Zhegut “Mjeshtër i Madh“, këngë me të cilën pas 20 vjet heshtjeje, i madhi Sherif Merdani doli në skenë (fituese në koncertin “Kur vjen Pranvera” 1992), kënga “Jeto dhe jetën time”, me muzikë të Ardit Gjebresë në vitin 1992, etj.

Ndonëse prej vitesh jetoni në qytetin Trieste në Itali, sërish jeni e pranishme në festivale këngësh organizuar në Itali dhe Shqipëri. Sa i frytshëm ka qenë bashkëpunimi juaj me kompozitorë të këtyre dy vendeve?

Ndonëse larg Atdheut vazhdimisht kam marrë pjesë në festivalet e fund dhjetorit në RTSH. Edhe në festivalin e 60-të u paraqita me dy tekste. Një me muzikën e mikut tim të kahershëm Flamur Shehut “Mjeshtër i Madh” dhe një tjetër me muzikë të një tjetër miku, dirigjent dhe kompozitor, Jetmir Barbullushi. I pari ishte lirikë dashurie, kurse i dyti bënte fjalë për triumfin e jetës mbi pandeminë që i ra botës mbarë. Kam marrë pjesë vetëm njëherë me tekstin tim në festivalin e Këngës Triestinë, por jam aktivizuar edhe në albumet e këngëtarëve tanë, si Alida Hisku etj.

Nëse një ditë do të doje ti riktheheshe me dëshirë e pasion njërës prej poezive tuaja, cila do të ishte ajo?

Poezia “Etërit” është shkruar në vitin 1989 dhe botuar në revistën “Nëntori”. Është një poezi, që e kam shkruar me një frymë dhe nuk i jam kthyer kurrë që ta ripunoj. Më duket sikur do t’i heq atë ndjenjën e thellë, që mban kjo poezi, që shpreh dhembshurisht një brengë të madhe ndaj etërve tanë.

Mjeshtre e korit dhe mexosoprano e njohur Rozmari Jorganxhi, është motra juaj, e cila ka qenë në çdo hap të jetës pranë jush. Çdo të thoshit për motrën tuaj, në këto momente?

Me motrën time të shtrenjtë, të ndriturën Rozmari, më ka lidhur jo thjesht gjaku. Ne kishim një diferencë moshe prej 10 vjetësh dhe unë gjithë jetën e kam pasur dhe e kam idhull, atë motër. Ajo gjithandej shkëlqeu jo vetëm me artin e saj, si e para mjeshtre kori me diplomë në Shqipëri dhe si mexosoprano me një zë të kadifenjtë plot ndjenjë e timbër të ngrohtë e të veçantë, por mbi të gjitha ishte njeri i shkëlqyer. Këtë nuk e them unë se e kam motër, por gjithë ata njerëz që e njohën dhe kanë punuar me të. Ajo ishte njeri me shpirt të madh, i donte njerëzit dhe i falte edhe kur i bënin keq. Për mua ka qenë dhe mbetet një motër e dashur, e përkushtuar, e kujdesshme në çdo hap të jetës sime. Ishte një Artiste e vërtetë, që gjithë jetën kërkoi nga vetja dhe nuk rreshti së studiuari. Me aftësitë e saj ajo u ngjit e la emër të ndritur në skenën tonë të TKOB.

Ishte nga pedagoget e para për dirigjim koral dhe kanto në Konservatorin e Tiranës, (sot Akademia e Arteve) dhe diti jo vetëm t’u japë profesionin dhe dijet e saj studentëve, por krijoi me ta një marrëdhënie të shkëlqyer gati prindërore, duke iu qëndruar pranë gjithmonë edhe pas mbarimit të studimeve të tyre në këtë Akademi. Ishte një bashkëshorte, që shkoi për 52 vjet plot dashuri dhe respekt për njëri tjetrin me bashkëshortin e saj, pedagogun e fizikës, të ndriturin Kostandin Leka, po kështu dhe me prindërit e të afërmit e tij. Ishte një nënë e dhembshur, e përkushtuar ndaj tre fëmijëve të saj, Gjergjit, Aretisë dhe Hektorit. Gjergji dhe Hektori u bënë muzikantë (Gjergji kantautor dhe Hektori këngëtar lirik), natyrisht në saje të talentit të tyre, por edhe përkujdesjes së nënës së tyre. Gjergji ka krijuar që në moshë të njomë dhe ka vesh absolut, gjë e rrallë për një muzikant, kurse Hektori studioi 8 vjet violinë dhe më vonë për këngëtar bas- bariton dhe sot këndon në Teatrin e Operës “Xhuzepe Verdi” të Triestes.

Motrës sime të shtrenjtë dhe të ndritur Rozmari, i kam kushtuar tekstin e këngës “Pranvera me një lule s’vjen” (ose siç u korrigjua nga censuar e kohës “Pranvera do lule shumë”), me muzikë të Ardit Gjebresë, kënduar aq bukur nga i madhi Frederik Ndoci, në koncertin “Kur vjen Pranvera” 1989. Motra ishte gjithashtu një gjyshe, që rriti me shumë përkujdesje mbesën e saj, vajzën e Gjergjit, Dorinën. Dorina studioi në Konservatorin “Tartini” për piano në Trieste dhe mori mësime kantoje nga motra Roazmari. Ajo mori pjesë në X-Factor këtu në Itali dhe u çmua si një këngëtare me zë të bukur. Këndon nëpër koncerte dhe njëkohësisht punonin si grafik dizanjer në kompjuter, ku mësimet e para i mori nga gjyshi i saj, i ndrituri Kostandin.

Një vit e gjysëm më parë në Tiranë, u organizua një koncert kushtuar krijimtarisë suaj në vite. Jo vetëm gjatë koncertit por madje në ditë të zakonshme keni qenë mes miqve e mikeshave tuaja, ku padyshim nipi juaj, Lambert Jorganxhi, kompozitor, djali i Rikardos, që drejtoi këtë koncert dhe si udhëheqës Artistik dhe pianist, e bënte më të bukur praninë tuaj. Si e vlerëson këtë koncert kushtuar krijimtarisë suaj?

Ky koncert u organizua nga Bashkia e Tiranës me iniciativën dhe kujdesin e mikut tim të shtrenjtë Ilir Çumani dhe më ka krijuar gjithë kohës emocione të mëdha, se aty përveç këngëve të përzgjedhura me tekstin tim, u takova me shumë mall dhe dashuri me shumë nga miqtë e mi këngëtarë, që morën pjesë në këtë koncert, si; Alida Hisku, Luan Zhegu, Myfarete Laze, Justina Aliaj, Irma Libohova, Eranda Libohova, Bashkim Alibali, Liljana Kondakçi, Kastriot Tushe, Elton Deda, Emi Bogdo etj.

Krahas vëllimeve me poezi “Netë provimesh,”Rritje”, “Fëmijët e Teto Nastës” (tregime për fëmijë), ”Lule në pemën e lirisë”, “Gaqo Jorganxhi dhe grupi ‘Lira’” (monografi letrare), “Dhembje e ndaluar”, “Dhembje e bukur” (Lirika dashurie), ju keni shkruar në prozë librin me tregime “…Edhe ata pinin çaj…”! Cili motiv ju frymëzoi të shkruanit këtë libër?

Këtë libër e kam pasur në mendje prej vitesh. Aty kam përmbledhur tregime të shkruara prej vitesh dhe tani pas viteve ’90-të.

Një tjetër tregim shkruar me ndjenjë e frymëzim është dhe ai “Fajtor pa faj”, in memorian, të shkencëtarit dhe artistit Enriko Veizi. Si është të shkruash ngjarje reale në një tregim apo ese për vitet që ai i përjetoi, në veçanti gjatë viteve të burgut?

Këtë tregim e kisha si një peng për mikun tim si vëlla, të ndriturin shkencëtar dhe artist Enriko Veizi, i cili u burgos, u torturua dhe as dy vjet pasi u lirua, në vitin 1991, vdiq maj 11 maj 1993, vetëm pas dy vjetësh, në moshën 54 vjeç, si pasojë e kalvarit të burgjeve. Unë e kam njohur në vitin 1969 Enrikon, dhe më lidhi më të një miqësi vëllazërore. Ai ishte jo vetëm një shkencëtar i gjeofizikes dhe një artist i karikaturës, por mbi të gjitha një njeri i vërtetë, i ndershëm, që punoi dhe krijoi gjithë jetën e tij me shumë pasion dhe ndershmëri. Dënimi i tij më ka dhembur në shpirt dhe akoma vajtoj ikjen e tij nga kjo botë! Ngjarjet e tregimit i kam marrë nga tregimet e të tjerëve, që kishin vuajtur dhe jetuar me të, miq të tij, kurse ai vetë nuk dëshironte t’i kujtonte vuajtjet e tij…!

Njiheni si e vetmja krijuese në Shqipëri vlerësuar me shumë tituj e medalje, ku do të veçonim shtatë herë fituese e festivalit të këngës në televizion, katër çmime të para në festivale të ndryshme. Jeni pagëzuar me titullin “Mbretëreshë e teksteve të këngëve të muzikës së lehtë shqiptare”, vlerësimin “Disku i Artë i Festivalit”, dy herë dekoratën “Mirënjohje”, ”Çmimi i Karrierës” dhe së fundi titullin akorduar nga Presidenti i Republikës, “Mjeshtër i Madh”. Si ndjeheni përballë këtyre vlerësimeve?

Ndihem e vlerësuar, por për mua ka vlerë opinioni i publikut tonë artdashës, që më takon rrugës në Trieste dhe Shqipëri dhe më thotë fjalën e mirë. Por, sa për vlerësimin tjetër atë shtetëror, kam mbetur me një pension minimal në vendin tim. Marr 155.000 lekë (të vjetra pension) dhe për çudi pensionet e posaçme i kanë marrë shumë nga ata, që erdhën pas meje edhe tani kohët e fundit. Kam 58 vjet krijimtari dhe pas pak ditësh festoj 76 vjetorin e ditëlindjes sime!

Edhe 100 vite të lumtura, Zhuliana!

Faleminderit për urimin, z. Fadil.

Gati 60 vjet vite punë krijuese. Ndjeheni e lodhur?

Jo. Krijuesi nuk njeh moshë. Frymëzimi vjen kur nuk e pret edhe në moshë si kjo e imja.

Pas librit monografi letrare, kushtuar babait tuaj simbol i këngëve korçare, Gaqo Jorganxhi, ju po punoni për një tjetër libër të ri biografi kushtuar jetës suaj. Çdo të thotë për ju të shkruash jetën e Zhuliana Jorganxhi?

Doja të shkruaja një libër të tillë dhe e fillova vite më parë, por pastaj e lashë. Qenka shumë zor për mua të tregoj për veten time. Më mirë se një libër i tillë, flet libri i fundit “Zëri i shpirtit tim”.

Cili do të ishte mesazhi për fansat dhe miqësinë tuaj në Shqipëri dhe Diasporë?

Ju uroj të gjithëve bashkë patriotëve të mi kudo që janë, shëndet të plotë, mbarësi në çdo punë për mirëqenien e Shqipërisë dhe larg zilisë të kenë dashurinë për njëri tjetrin. Ta duan dhe respektojnë njëri tjetrin duke pyetur veten çdo fund dite, “Ç’bëra unë për Atdheun dhe popullin tim”?! Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Te ‘Burgu i Ri’, do mësojsha dinamikën e vrasjes së Bardhosh Danit, Brahim Dërgutit e Mark Cacës, të cilët duke dasht me u arratis, ishin tradhëtue e spiunue prej...”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Next Post

“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit...”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!

Artikuj të ngjashëm

“Ndoc Gjetja, ishte njeriu i përkorë, poeti i shëmbëllimeve delikate dhe zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për shkrimtarin dhe poetin e ndjerë nga Lezha
Art & Kulture

“Ndoc Gjetja, ishte njeriu i përkorë, poeti i shëmbëllimeve delikate dhe zëri i kumbimit të jehonave të shpirtit, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për shkrimtarin dhe poetin e ndjerë nga Lezha

May 1, 2025
“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Kur kishte ngjarje politike në Shkodër, kongres Partie etj., shkonin më parë policët me pranga në duar dhe merrnin Frederikun, nga frika se ai në publik, do të…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

April 25, 2025
“Kur Skënder Sallaku, si sekretar partie i Estradës dhe Luan Zhegu, si zëvendës i tij, e pyetën regjizorin Leka Bungon, se ç’mendim kishte për Enver Hoxhën, ai iu tha…”/ Historia e bujshme në ‘89-ën
Art & Kulture

“Në kongresin e shkrimtarëve në Korçë, në nëntor ‘73, në prani të Ramizit dhe Nexhmijes, Kadareja guxoi e tha; Fishta është konservatori më i madh i letërsisë shqipe…”! / Refleksionet e publicistit të njohur

April 17, 2025
“Im at, shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’,  por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ e, pas gjyqit politik në Komitetin Qendror, kolegu i babait, vrau veten…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar
Art & Kulture

“Pamfleti i Vehbi Skënderit, ku kritikohej Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, nuk u botua, kryeredaktori i ‘Zëri i Popullit’ ja dorëzoj Manush Myftiut, i cili…”/ Historia e trishtë e poetit që u dënua, duke punuar si hamall!

March 31, 2025
“Si punonte mjeshtri i madh, Prenkë Jakova, me ne vajzat e reja dhe gjithë trupën amatore, kur vumë në skenë operën e parë shqiptare, ‘Mrika’ në 1958-ën…”? / Dëshmia e rrallë e Marie Gajtani (Luka)   
Art & Kulture

“Si punonte mjeshtri i madh, Prenkë Jakova, me ne vajzat e reja dhe gjithë trupën amatore, kur vumë në skenë operën e parë shqiptare, ‘Mrika’ në 1958-ën…”? / Dëshmia e rrallë e Marie Gajtani (Luka)  

March 29, 2025
“Shkrimi i Xhevahir Spahiut për mua në ‘Zëri i Popullit’, më solli në Tiranë, por kur pikturova Enver Hoxhën me flokë të gjata, më thirrën në Komitetin Qendror, ku…”/ Dëshmia e rrallë e “mbretit” të akuarelit
Art & Kulture

“Shkrimi i Xhevahir Spahiut për mua në ‘Zëri i Popullit’, më solli në Tiranë, por kur pikturova Enver Hoxhën me flokë të gjata, më thirrën në Komitetin Qendror, ku…”/ Dëshmia e rrallë e “mbretit” të akuarelit

March 29, 2025
Next Post
“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!

“Me propozim të Ministrisë së Brendshme, komisioni vendosi të transferojë nga katundi Çekrez-Morinë, në Valias, të internuarit...”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1972, me 51 emrat e “reaksionarëve”!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!