• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, October 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Nderimi për Mbretin Zog i I-rë, është jo vetëm detyrim dhe respekt ndaj historisë së shtetit shqiptar, por…”/ Refleksionet e politikanit të njohur, ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit, Ekrem Spahiu

“Me 4.000 franga një nëpunës, mobilie të marra hua dhe 140 disqe gramafoni, filloi transmetimin Radio-Tirana, në 28 nëntorin e ’38-ës dhe…”/ Historia e panjohur, nga periudha e Monarkisë, te sovjetikët dhe kinezët
Memorie.al ekrem spahiu
“I nderuari zotni Bajram Curri, s’duhet ta pranojmë në Durrës vaporin me armë për kryengritjen në Kosovë, pasi…”/ Letra e ish-kryeministrit, Sulejman Delvina në 1920-ën
“Ndërsa britanikët miratuan planin e kryengritjes nën drejtimin e Zogut dhe Abaz Kupi në Turqi, kishte gati 500 forca, në momentin e fundit, kryeministri grek, Metaksai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Me 4.000 franga një nëpunës, mobilie të marra hua dhe 140 disqe gramafoni, filloi transmetimin Radio-Tirana, në 28 nëntorin e ’38-ës dhe…”/ Historia e panjohur, nga periudha e Monarkisë, te sovjetikët dhe kinezët
1 Shtatori 1928, dita kur parlamenti i asaj kohe, sanksionoi ligjërisht dhe shpalli Mbretërinë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar zyrtare e shtetit tonë

Nga Ekrem Spahiu

                        – Me rastin e 130 vjetorit të lindjes, 8 tetor 1895 – 2025 –

 Memorie.al / Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve, për profili dhe nga statura e tij si personalitet politik, për nga kohëzgjatja e tij në krye të shtetit dhe sidomos për nga momenti krucial historik, kur qeverisi Shqipërinë, përbën referencën e historisë politike të shtetit shqiptar.  Ai u thirr nga koha, për t’iu përkushtuar kombit shqiptar dhe Shqipërisë, në momente vendimtare historike. Ndërgjegjja e tij kombëtare, trashëguar e kultivuar nga të parët e tij dhe nga shkollimet që kreu, e bëri atë një luftëtar të madh për çështjen kombëtare.

Ahmet Zogu përfaqësoi krahinën e Matit në Kuvendin e Vlorës dhe, në roje të pavarësisë së sapo-shpallur të vendit, organizoi dhe angazhoi forcat e tij, kundër forcave serbo-malazeze në Kakarriq, duke vënë jetën e tij në altarin e sakrificës për lirinë e Atdheut.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në qershor 1955, me porosi të Enver Hoxhës, dënohet me gjashtë vjet heqje lirie, me akuzën ‘agjitacion e propagandë’, por me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Esatit, ai…”/ Historia e trishtë e Dr. Dishnicës

“Regjimi i Zogut e burgosi Fiqriun si komunist, kurse regjimi komunist e dënoi me 25 vite burg si fashist, kurse në të vërtetë, ai ishte…”/ Historia  publicistit të famshëm, i diplomuar në Sorbonë

Ahmet Zogu, përveçse ishte një ndër protagonistët kryesorë për thirrjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës, pati edhe besimin për sigurimin e tij. Në vlerësim të angazhimit sipëror të tij në këtë ngjarje historike, në qeverinë e dalë nga ai Kongres, Ahmet Zogu u emërua ministër i Brendshëm. Disa kohë më pas, duke qenë i zgjedhur edhe në funksionin e lartë të Kryeministrit, ai u përball me atentat kundër tij, brenda Kuvendit Kushtetues.

Por, për të mos lejuar ndërlikimin e mëtejshëm politik të situatës dhe, për rrjedhim, destabilizimin dhe sigurinë e vendit, ai dha shembullin e shtetarit të përgjegjshëm, i cili, duke vlerësuar në radhë të parë fatet e vendit, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Duke patur referencë kërkesat për një shtet demokratik në të cilin vullneti i popullit i përcaktuar me zgjedhje, nuk mund të tjetërsohet në asnjë formë tjetër sikurse ishte rasti i të ashtuquajturit “Revolucionit të Qershorit” (që në fakt ishte një grusht shteti), të vitit 1924, Ahmet Zogu, me vendim të qeverisë “Vrioni”, por edhe me përkrahjen e Fuqive të Mëdha, në 24 dhjetor 1924, i riktheu legjitimitetin shtetit.

Në vlerësim të këtij kontributi kushtetues, më 6 janar 1925, Këshilli i Naltë e dekreton Ahmet Zogun Kryeministër dhe Ministër të Brendshëm. Në këto funksione të larta, Ahmet Zogu dha mesazhin e vlerësuar si nga brënda, edhe nga jashtë vendit, se legjitimiteti është referenca e vetme dhe e pazëvendësueshme për një shtet sikurse e kërkonte koha.

Kjo i dha mundësinë e rivendosjes së menjëhershme të stabilitetit në vend, duke mundësuar po ashtu, nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake, duke forcuar ndjeshëm pozitat e Shqipërisë.

Në shtatë vitet e fundit pas Luftës së Parë Botërore, ishin ndërruar 14 qeveri dhe këto më së shumti në vitet 1920-1924. Këshilli i Naltë, si institucion kryesor në fatin e qeverive, nën trysninë e politikës së kohës, merrte edhe vendime që nuk shkonin në dobi të stabilitetit të vendit.

Për ta zgjidhur një herë e mirë këtë ngërç, por edhe për arsye të tjera, më 21 janar 1925, Kuvendi Kushtetues shpalli “Republikën Shqiptare”, ndërsa dhjetë ditë më vonë, (31 janar 1925) Ahmet Zogu u zgjodh Kryetar i Republikës, duke qenë në të njëjtën kohë, edhe kreu i pushtetit ekzekutiv.

Shpallja e Shqipërisë “Mbretëri” dhe e Ahmet Zogut “Mbret i Shqiptarëve”, përbënte një domosdoshmëri tjetër historike, si e vetmja alternativë për të mënjanuar rreziqet dhe kërcënimet e gjithfarëllojshme, nga brenda e nga jashtë vendit, që iu sulën Shqipërisë midis dy luftërave botërore.

Në këtë mision të lartë, Mbreti Zog I-rë, kreu reformimin e plotë të kuadrit ligjor, të institucioneve dhe gjithë jetës së vendit, konsolidoi rendin dhe sigurinë, krijoi administratën e munguar të shtetit, shenjtëroi pronën private, etj.

Me politikat e ndjekura, u garantua lëvizja e lirë me një pasaportë të denjë për të paraqitur identitetin shqiptar në çdo vend të botës, u masivizua arsimi kombëtar, etj. Ishte pikërisht Mbretëria Shqiptare, që krijoi kuadrin e nevojshëm shtetëror për t’i dhënë individualitet dhe dinjitet institucional besimeve fetare, njësoj siç i gëzonin në vende të tjera.

Vendet perëndimore, midis tyre SHBA-ja, jo vetëm që e njohën menjëherë Mbretërinë Shqiptare, por edhe zhvilluan marrëdhënie gjithnjë në rritje, çka pothuajse i kishin munguar Shqipërisë deri në atë kohë, e madje i mungoi edhe gjysmë shekulli më pas.

Mbreti Zog, angazhoi të gjitha potencialet për sensibilizimin e popullit shqiptar, me qëllim që të krijohej një sfond gjithëpërfshirës kombëtar qëndrese, ndaj pushtimit fashist italian dhe, ndërkohë, mobilizoi forcat ushtarake dhe ato të xhandarmërisë, me të cilat u organizua qëndresa ushtarake me armë.

Ai nuk i la hapësirë tjetër Italisë fashiste, nuk iu dorëzua ultimatumeve të saj, prandaj ajo e planifikoi dhe e zbatoi pushtimin e Shqipërisë, vetëm me operacion e agresion ushtarak.

Në kushtet e pamundësisë për të ndalur ekspansionin fashist, i cili nuk lakmonte vetëm Shqipërinë, Mbreti Zog, pasi mbajti gjallë qëndresën për aq kohë sa ishte e mundur, me vendim të Parlamentit, u largua nga vendi, duke besuar në të drejtën juridike ndërkombëtare, sipas së cilës, kur pushtuesi pritet me qëndresë të organizuar ushtarake dhe qeveria legjitime nuk dorëzohet, ajo qeveri vijon të ruajë të drejtat legjitime.

Gjatë shpërnguljes së detyruar nga atdheu, Mbreti Zog u mirëprit në disa vende, por qëndrimin më të gjatë, që prej vitit 1941, e pati në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, e cila ishte ndër tre Aleatët e Mëdhenj të luftës, kundër nazi-fashizmit. Aty qëndroi deri në përfundim të luftës.

Mbreti Zog ndërroi jetë jashtë Atdheut, të cilit ai i kushtoi jetën. Me rënien e regjimit komunist, i cili synoi të fshijë personalitetin, kontributet dhe trashëgimisë së tij historike e kombëtare, ai është memorializuar e përjetësuar në të gjithë Shqipërinë.

Për të gjitha këto arsye, Mbreti Zog I-rë, ka zenë vend qendror në historinë e Shqipërisë. Ai ndërtoi një shtet modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor. Ai e lidhi të gjithë jetën e tij me fatet e kombit, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, prandaj përkujtimi i ditëlindjes së tij dhe vlerësimi i personalitetit dhe kontributeve të tij si shtetar i madh, është detyrim dhe respekt për historinë tonë kombëtare dhe shtetërore./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe....”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit

Next Post

“Një natë, ‘Toger Tava’, siç e quanin të internuarit, futi në biruca Z. Mirakën e Sh. Dobrën, por kur hynë aty, ata u tmerruan, pasi panë një vajzë të...”! / Dëshmia e rrallë që tronditi kampin e Tepelenës

Artikuj të ngjashëm

“Në qershor 1955, me porosi të Enver Hoxhës, dënohet me gjashtë vjet heqje lirie, me akuzën ‘agjitacion e propagandë’, por me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Esatit, ai…”/ Historia e trishtë e Dr. Dishnicës
Personazh

“Në qershor 1955, me porosi të Enver Hoxhës, dënohet me gjashtë vjet heqje lirie, me akuzën ‘agjitacion e propagandë’, por me ndërhyrjen e xhaxhait të tij, Esatit, ai…”/ Historia e trishtë e Dr. Dishnicës

October 9, 2025
“Nga Fejziu, ministri Zogut që u pushkatua me ‘Gjyqin Special’, te i biri, Rizai, i diplomuar në Oksford, që e varën në litar në Kuçovë dhe…”/ Historia tragjike e sagës Alizoti
Personazh

“Regjimi i Zogut e burgosi Fiqriun si komunist, kurse regjimi komunist e dënoi me 25 vite burg si fashist, kurse në të vërtetë, ai ishte…”/ Historia  publicistit të famshëm, i diplomuar në Sorbonë

October 4, 2025
“Kur në Durrës inskenuan një gjyq për të demaskuar një kuadër, Petriti e mbrojti hapur, duke rrezikuar veten e familjen…”/ Historia e panjohur e ish-deputetit nga Shijaku, që vdiq në aksident në Itali
Personazh

“Kur në Durrës inskenuan një gjyq për të demaskuar një kuadër, Petriti e mbrojti hapur, duke rrezikuar veten e familjen…”/ Historia e panjohur e ish-deputetit nga Shijaku, që vdiq në aksident në Itali

October 2, 2025
“Personalitete amerikane të kohës, interesoheshin për Ali Pashë Tepelenën, ku figura si Everett dhe Joseph Coolidge, dhëndri i Presidentit, Xheferson, bënë…”/ Fama që mori Shqipëria nga Lord Bajron!
Personazh

“Personalitete amerikane të kohës, interesoheshin për Ali Pashë Tepelenën, ku figura si Everett dhe Joseph Coolidge, dhëndri i Presidentit, Xheferson, bënë…”/ Fama që mori Shqipëria nga Lord Bajron!

October 2, 2025
“Esati dhe Ganiu u martuan me dy motra të familjes Toptani, kushërira të tyre, por Esati u martua përsëri me një turke, pasi harxhoi pasurinë e gruas së tij të parë…”/ Ana e panjohur e Toptanasit të famshëm
Personazh

“Esati dhe Ganiu u martuan me dy motra të familjes Toptani, kushërira të tyre, por Esati u martua përsëri me një turke, pasi harxhoi pasurinë e gruas së tij të parë…”/ Ana e panjohur e Toptanasit të famshëm

September 30, 2025
“Vëllai i madh i Esatit, Gani beu, dallohej si gjaknxehtë, jo më pak ishte dhe i ati tyre, Ali beu, të cilin ata një ditë e lidhën në një rrogoz të lyer me naftë dhe…”! / Historia e panjohur e familjes Toptani
Personazh

“Vëllai i madh i Esatit, Gani beu, dallohej si gjaknxehtë, jo më pak ishte dhe i ati tyre, Ali beu, të cilin ata një ditë e lidhën në një rrogoz të lyer me naftë dhe…”! / Historia e panjohur e familjes Toptani

October 3, 2025
Next Post
“Një natë, ‘Toger Tava’, siç e quanin të internuarit, futi në biruca Z. Mirakën e Sh. Dobrën, por kur hynë aty, ata u tmerruan,  pasi panë një vajzë të…”! / Dëshmia e rrallë që tronditi kampin e Tepelenës

“Një natë, ‘Toger Tava’, siç e quanin të internuarit, futi në biruca Z. Mirakën e Sh. Dobrën, por kur hynë aty, ata u tmerruan, pasi panë një vajzë të...”! / Dëshmia e rrallë që tronditi kampin e Tepelenës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme