• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, November 15, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Ndaj Gjermanisë Perëndimore në 1967-ën, ku ne barazuam, 0 me 0, u tha se luajtëm për Jugosllavinë dhe se Ramiz Alia para ndeshjes….”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit korçar, Todo Vaso  

“Ndeshja me Jugosllavinë u humb, edhe për situatën e krijuar, pasi ai takim u trajtua më shumë në aspektin politik, se sa sportiv…”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të kombëtares, për takimin e ’68-ës
“17 dhjetor ’67, kur Shqipëria ‘nën udhëheqjen e Partisë’, eliminoi dhe la jashtë evropianit të 68-ës’, Gjermaninë Perëndimore të Helmut Schön …”/ Të panjohurat e “ndeshjes së shekullit”!
“Ndeshja me Jugosllavinë u humb, edhe për situatën e krijuar, pasi ai takim u trajtua më shumë në aspektin politik, se sa sportiv…”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të kombëtares, për takimin e ’68-ës
Memorie.al
Memorie.al
“Ndeshja me Jugosllavinë u humb, edhe për situatën e krijuar, pasi ai takim u trajtua më shumë në aspektin politik, se sa sportiv…”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të kombëtares, për takimin e ’68-ës

Nga Rajmonda Moisiu

Pjesa e pestë

Memorie.al / E kush nuk do të dëshironte sot të kthehej ndër ato vite të shekullit të kaluar, të sillte panoramën- kujtesë, mbresëlënëse dhe historike, elitën e shquar të sportit shqiptar, ata që bënë historinë e futbollit shqiptar, futbollistët legjendë dhe heronj të kohës që jetonin, të cilët me inteligjencë, pasion, talent e profesionalizëm, arritën të shkruanin historinë në nivel kombëtar, europian  e botëror. Disa prej tyre prehen në paqen e amshuar, disa prej tyre janë aty edhe sot –fisnikë e krenarë, idhuj e legjenda, ata janë e do të mbeten figura madhore,  jo vetëm për gjeneratën që i përkisnin dhe të ardhmes, por edhe për ata ëndërrimtarët, sportistët e rinj, që dëshirojnë t’iu ngjajnë atyre; që bënë epokën! Ndër ta është edhe legjenda, ikona e futbollit korçar dhe atij shqiptar – i pakalueshmi, – Teodor Vaso – një figurë sportive dominuese në ndeshjet kombëtare e ndërkombëtare, që  i dhanë famën dhe historinë e një futbolli  më profesional, spektakolar, historik e mitik, të shekullit të kaluar!

                                                           Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në burgun e Shkodrës erdhi një oficer dhe pasi na pyeti; kush është Imer e Mal Xhemail Metaliaj, na tha; ua pushkatuam vëllain…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik me origjinë nga Tropoja

“Gjatë intervistës në RTV Beogradi, vëllai im, Iliri tha: ‘edhe gjakun do e ndërroj, kurse Enver Hoxhës…”! /Dëshmia e rrallë e Nasi Pavllos, që u arratis nga liqeni i Shkodrës në ’84-ën, me katër të tjerë

–Prof. Vaso, këtë vit shorti i Euro 2014-ë na nxori në një grup të vështirë. Kemi dhe me Serbinë, ndeshje të cilat historikisht kanë pasur një specifikë problematike. Takimi i fundit është bërë 47-të vjet më parë. Çfarë kujtime keni nga ndeshjet me Jugosllavinë?

Nuk duhej, sikurse nuk duhet që dikush në ditët e sotme ta përsëritë disa herë. Frymëzimi për t’i shërbyer Shqipërisë, ishte burim i pashtershëm vetëmohimi, për një përkushtim total, ashtu sikurse ndodhi. Një ditë përpara ndeshjes gjigantët e lojës së futbollit, u shfaqën në stadiumin “Dinamo”. Një masë e jashtëzakonshme sportdashësish, u turr nga të gjithë anët e qytetit të Tiranës. Dëshironin të shihnin para syve dhe këmbëve të tyre, të mëdhenjtë: Bekenbauer, Shultz, Overat, Netxer, Veber, Held, etj.

Kërkonin në grupin e lojtarëve gjermanë, Bekenbauerin, por ai nuk ishte. Ndeshja pritej, jo vetëm si garë sportive, por edhe përballje ndërmjet dy botëve rivale. Skeptikët lëshonin slloganët; ”do të ndeshet miza me ariun”! Kuturisja e guximtarëve ngrihej në pretendime deri në zenit: “Do të fitojmë, sepse dikur fituam në luftë”! Nga tërë viset e Shqipërisë u lëshuan ëndërrimtarët dhe kureshtarët, me dhe pa bileta, pasi ato u mbaruan sapo dolën në treg. Shitblerja në tregun e Zi, bëhej tek Kulla e Sahatit.

Me çmime të shumëfishuara, biletat rrëmbeheshin, këmbeheshin me pardesy, këmishë, sahate, orë dore, biçikleta, këpucë. Frika ndrydhte kontrabandën e madhe. Tabela e orës së stadiumit tregonte shifrat 0–0, kur ra bilbili i fundit i lojës me Republikën Federale Gjermane. Disa nga lojtarët gjermanë ranë në gjunjë. Perëndimorët e Gjermanisë shpëtuan paq, sepse gjyqtari i ndeshjes, që ishte austriak, bëri sikur nuk e pa golin në portën e RFGJ-së në minutën e ‘52. Për këtë ndeshje, një agjenci lajmesh e huaj (që shtypi ynë nuk di përse nuk ja cilësoi emrin), shkroi: “Porta e mysafirëve shpëtoi për pak, nga një rast qind për qind i favorshëm për gol”.

Në fakt ai ishte gol dhe është fotografuar gol. N/Presidenti i Federatës së Futbollit të RFGJ-së, deklaroi: “Ne gjetëm një kundërshtar shumë të fortë. Jam i habitur nga forca juaj. Ju kini luajtur bukur, me zgjuarsi dhe vendosmëri”. Ndërsa trajneri i madh Helmut Shen, u shpreh: “Edhe njëherë komplimente për Shqipërinë, për futbollin shqiptar dhe për skuadrën e mirë, me shpirt të madh luftarak”. Më pëlqyen Shllaku, Pano, Mema, Zhega dhe Vaso”.

“Për 60′ minuta të tëra përfaqësuesja jonë luajti gati me 10 vetë, për shkak të traumatizmit të rëndë të Teodor Vasos, i shkëlqyer deri para aksidentit. Megjithatë, i vendosur për 60′ minuta të tëra, ai qëndroi në fushë, ashtu duke sakrifikuar, vetëm e vetëm për t’i dhënë ekipit”. Kështu kanë shkruar në librin “Sporti ynë”, tre autorët, gazetarë Besnik Dizdari, Ismet Bellova dhe Osman Palushi. Kanë shkruar shumë për këtë ndeshje, gjermano-perëndimorët që i eliminuam, aluduan me absurditet: “Ju luajtët për t’ju shërbyer jugosllavëve, prandaj dhe na eliminuat”!

Është folur dhe stërfolur nga spekulantë politikë sportivë për praninë në ekipet e futbollit të figurave të larta të partisë apo shtetit. Para ndeshjes, në minutat e nisjes për në fushë, është parë vetëm shoqërimi i kapitenit Lin Shllaku, me Ramiz Alinë (Sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së). Kjo ngjarje dhe barazimi me RFGJ-në, bëri bujë në qarqet sportive botërore. Komentatori legjendë i sportit shqiptar, Ismet Bellova, në librin e tij “SPORT E MIQËSI”, midis të tjerash shkruan: “Ai shpirt i paepur e ajo vendosmëri e admirueshme e futbollistëve tanë në fushën e blertë, janë mbajtur mend dhe kanë jetuar gjatë”.

Edhe rezultati 0-0, që për ne ishte një fitore e çmuar, nuk është vënë asnjëherë përpara cilësive të larta morale e volitive, që kanë demonstruar futbollistët tanë dhe kanë mbetur karakteristika të bukura dhe të paharruara në mendjet dhe zemrat e mijëra sportdashësve. Ajo ndeshje është njohur si një nga më luftaraket e, më emocionueset e futbollit tonë. Mbas 47 viteve dhe mbas 13 ndeshje me RFGJ-në, ne nuk kemi marrë asnjë pikë në të gjitha ndeshjet. Është fitorja kundër Torinos, në përmasat e një kampioneje të një shteti me tradita të jashtëzakonshme në futboll, si kampionë bote, e cila nuk ka shembull të dytë deri tani dhe më sot, në historinë e futbollit shqiptar, e vetme dhe e pa përsëritur.

Jugosllavia dhe Serbia, jo vetëm si shtete, veçanërisht në futboll, kanë ndryshime të mëdha. Serbia nuk ka më futbollistët e Sllovenisë, Kroacisë dhe të Kosovës (Fadil Vokri), të cilët e përshkallëzonin lart e më lart Jugosllavinë në garat e mëdha ndërkombëtare. Lojtarët e tyre kanë treguar në duelet botërore, që vlera e tyre, i jepte shumë kapacitet futbollistik lojës së Jugosllavisë, e cila luajti me ne në Tiranë, fitoi 2-0, përballë Italisë në finale të Kampionatit Evropian, barazoi 1:1, brenda në Itali, në një ndeshje dramatike. Në këtë ndeshje shënuan dy të mëdhenjtë; Luixhi Riva dhe serbi, Dragan Xhaiç, i cili në 4 golat e shënuar në Beograd kundër nesh, nuk shënoi asnjë.

Barazimi i finales kërkonte përsëritje dhe ajo u bë dy ditë më vonë, në datën 10 qershor 1968. Italianët fituan me dy gola të të realizuar nga Domengini dhe Anastasio. Po Serbia sot? Thellësinë e interpretimeve teknike duhet ta bëjnë specialistët që mbulojnë gjurmimin e ekipeve rivale. Në këndvështrimin e një specialist, për problemet e tjera, duhen cilësuar karakteristikat psikologjike të një ndeshje, ndërmjet dy shteteve ku kanë mbetur akoma skorie nga e kaluara, por jo të atij karakteri si dikur, që shumë kush i quante dhe armiq. Pavarësisht se Serbia ka pak vjet që luan e vetme si shtet, duhet thënë qartë që fabrika e saj dhe ekipet e klubeve të saj, kanë nxjerrë lojtarë të nivelit të lartë europian.

Nëse Danimarka ish -kampione e Europës dhe Portugalia me yllin e saj botëror Ronaldon, dhe me një të kaluar shumë produktive, janë pengesë shumë e vështirë, për t’u kapërcyer, Serbia mbetet alternativa e vetme, për të dhënë mundësinë e formulës së kualifikimit. Ndeshja ka në vetvete faktorë objektivë, fusha që është e jona dhe që ndikon në rritjen e kapaciteteve futbollistike të lojës. Gjithashtu ana tjetër është, pjesëmarrja e lojtarëve tanë kosovarë, pa u prirur për të fantazuar keq, duhet të ruajnë qetësinë, kur do të luajnë me futbollistë, që personalisht ata nuk kanë mbeturina për Kosovën dhe lojtarët kosovarë, por indirekt përfaqësojnë një vend, i cili ka ushtuar gjenocid në Kosovë.

Loja e fortë sportive është në kufi me veprime të dhunshme, prandaj ju takon psikologëve të ekipit të merren me këtë problem. Ndeshja e madhe  me Republikën Federale Gjermane  në 1967-ën, me Danimarkën (1-0(, 1963 – in, me Belgjikën 2-0 1984, me Greqinë, fitoret në Athinë, në vitin 1991, dhe në Tiranë, 1992-in, janë fitore të cilat tregojnë mundësi edhe për të fituar. Gjithsesi, duhet të njohim që ndeshjet nuk kuptohen plotësisht pa zbulesën që të jap mundësinë të shikosh të papriturat.

–A jeni i kënaqur me atë ç’ka keni arritur në atë kohë? Çasti më i vështirë për Todo Vason?

I përkas plejadës së pa numurët të njerëzve të angazhuar gati një shekull më parë, (nga viti 1909), për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e sportit në Shqipëri. Kjo kohë e gjatë më lejon të kujtoj mjaft prej tyre: Zihni Gjinali, Osman Caslli-, Lym Alla, Pilo Qirinxhi, Maqo Prodani, Stavri Tole, Ilia Shuke, Loro Boriçi, Rexhep Spahiu, Refik Resmja, Kolec Kraja, Miço Ndini, Zyber Konçi, Skënder Dedja, S. Koça, P. Mile, A. Deliu, M. Tuxhari, Aleko Pilika, Skënder Jareci dhe qindra bashkëlojtar në një periudhë, mbi 15 vjeçare dhe një protagonist që ishte shtatë vjet kapiteni i ekipit korçar. Kënaqësinë, nuk mund ta marrësh plotësisht, sepse asisoj je në kufirin absolut, e të pakonceptueshme.

Unë e fillova me të rinjtë e Tiranës dhe u kurorëzuam kampionë. Ja arrita, që me cilësitë dhe punën time, të përkushtuar, të vlerësohem nga specialistët dhe trajnerët, dhe të inkuadrohem në përbërje të ekipeve për të rritur “Dinamo”, “17 Nëntori”, “Skënderbeu”, “Partizani”, e të ekipeve kombëtare të futbollit të rinj, shpresa dhe të ekipit kombëtar të Shqipërisë. Nuk ndjehem mirë, nëse jam i kënaqur vetëm me arritjet sportive. Ndjehem tepër i respektuar, jo vetëm për emrin sportive, por sepse bashkë me të, nëpërmjet sjelljes dhe edukatës të familjes e kulturës nga shkolla, si dhe shoqëria, respekti, vlerësimi i spektatorëve i njerëzve sportdashës, më ka shoqëruar në të gjitha ambientet publike.

Ndjehem i miratuar për kohën tjetër pas lënies së lojës në fushën e futbollit. Ju kushtova energji, dije, punë, përkushtim, qindra futbollistëve fëmijë, të rinj, të rritur dhe nxënës, elita e të cilëve kaluan në ekipet përfaqësuese, të të gjitha moshave dhe në ekipet e të rriturve, në shumë klube futbolli të qyteteve shqiptare dhe jashtë Shqipërisë. Ja disa prej tyre: Dhimitër Xhambazi, Milutin Kërcic, Pandi Tole, G. Muhaxhiri, Gergji Kushe, Bledi Shkëmbi, Paulin Dhëmbi, Ligor Tiko-Stavrian Lako, Rigels Qose, Bledi Kadiu, B. Vila, etj. Këtë karrierë në qytetin e Korçës dhe nëpër Shqipëri e vlerësojnë, duke me folur me titullin “Profesor”.

E përmend, sepse, është në të vërtetë nderim, për një angazhim e punë, që ka lënë gjurmë të vlefshme. Çasti më i vështirë ishte kur u pushova nga puna dhe po atë vit (1996), erdhi goditja e dytë. Vajzës sime, e cila i gëzohej diplomës me nota absolute 10-ta,  për gjithë vitet e gjimnazit në shkollën ”Raqi Qirinxhi”, mesatare për “Medaljen e artë”, nuk ju aprovua kërkesa për studime në Fakultetin Juridik në Tiranë. Kishte ikur koha e biografive të njerëzve, që shoshiteshin për kohën para vitit 1944 dhe kleçkave në pushtetin popullor, por shikoheshin biografitë në pushtet. Kështu nga 11-ë kërkesa me mesatare notë 10-ë, fituan 10 aplikantë, nga të gjithë aplikantët 160-të, fituan 60-të, vetëm Praksiela Vaso, vajza Teodor Vasos, nuk fitoi të drejtën e studimit!

I kërkova Kryeministrit Aleksandër Meksit, të korrigjonte padrejtësinë absurde. Akoma dhe sot, nuk e di, ja dhanë letrën time apo jo. Pedagogu Stavri Çeçe, që është edhe miku im më i mirë, në Fakultetin Juridik, më tha: “Mos u sorollat nëpër Tiranë, listat e të drejtave të studimit, vijnë nga rrethet përkatëse dhe ti e di kush i bën. Në çdo qytet mijëra njerëz marrin ujë nga rubinetet e rrjetit, por çelësin kryesor të tyre, e ka vetëm një njeri, personi që merr urdhrin e zbatimit nga shteti dhe ai nuk është kurrë një i vetëm”!

“Zotëri ju na bëni nder që këtë vajzë, me këtë diplomë të shkëlqyer, dëshironi ta dërgoni për studime në universitetet tona arabe”. Me këto fjalë më priti Ambasadori i ambasadës të Egjiptit në Tiranë. “Ju i dhatë bursën, dhe na bëtë nder të madh”,- vazhdova unë, duke e falenderuar atë. Dr. Bujar Isaku, kryetar i Partisë Demokratike të degës së Korçës në atë kohë, me respekt e konsideratë dëgjoi ankesat e mia në fjalë.

Ajo që është e pa konceptueshme, qëndron tek kontrasti në dy sistemet. Në kohën e diktaturës të gjithë kolegët e mi mësuese, nga të gjitha kategoritë, jo vetëm që gjendeshin në punë, por ata ishin në shkollat më të mira të qytetit. Ç’bëhej me mua në këtë sistem demokratik? “Është bërë një padrejtësi, gabim i rëndë, do të rregullohet” – na thoshin. Ashtu u bë, por vajzës nuk i erdhi kurrë përgjigje dhe kur u bënë shtesat rezervë në dispozicion të Kryeministrit.

-Cili është mesazhi juaj për publikun sportdashës të futbollit dhe ëndërrimtarët, futbollistët e rinj…

– Jetojmë një kohë, që mjaft të huaj për shumë ndodhi, mbas vitit 1990-të, e kanë anatemuar kulturën dhe nderin e popullit tonë. Njerëzit e shumtë nëpër stadium, janë burim që gjenerojnë urtësi, edukatë, pastërtinë morale të popullit, pjesë e të cilit janë. Duhet t’i tregojmë botës, që ne jemi popull i emancipuar dhe nuk pajtohemi me veprime huliganizmi, që janë antisportive. Me sjelljen dhe dashamirësinë, kulturën dhe dashurinë për sportin e futbollin, të bëhemi pengesë e veprimeve të shfrenuara, që ndeshjet të zhvillohen në shtratin e një lufte të fortë, por të pastër në sjellje ndaj rivalëve. Ky është misioni i vërtetë i sportit historikisht./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gjatë intervistës në RTV Beogradi, vëllai im, Iliri tha: ‘edhe gjakun do e ndërroj, kurse Enver Hoxhës...”! /Dëshmia e rrallë e Nasi Pavllos, që u arratis nga liqeni i Shkodrës në ’84-ën, me katër të tjerë

Next Post

“Ganimeti, nuk zgjodhi të largohej me burrin e vet dhe që kontaktin me të e mbante me veshjet e hijshme të kohës së paktë martesore, apo...”/ Refleksione mbi librin “Eleganca e lotëve”, të Iris Halilit

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Intervista

“Në burgun e Shkodrës erdhi një oficer dhe pasi na pyeti; kush është Imer e Mal Xhemail Metaliaj, na tha; ua pushkatuam vëllain…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik me origjinë nga Tropoja

November 15, 2025
“Gjatë intervistës në RTV Beogradi, vëllai im, Iliri tha: ‘edhe gjakun do e ndërroj, kurse Enver Hoxhës…”! /Dëshmia e rrallë e Nasi Pavllos, që u arratis nga liqeni i Shkodrës në ’84-ën, me katër të tjerë
Intervista

“Gjatë intervistës në RTV Beogradi, vëllai im, Iliri tha: ‘edhe gjakun do e ndërroj, kurse Enver Hoxhës…”! /Dëshmia e rrallë e Nasi Pavllos, që u arratis nga liqeni i Shkodrës në ’84-ën, me katër të tjerë

November 14, 2025
“Në rrethinat e Beogradit, ramë në një pritë, na preu rrugën një furgon dhe autobusi ynë devijojë e përfunduam në kanal…”/ Dëshmia e rrallë e Todo Vasos, për ndeshjen e ’68-ës, me Jugosllavinë
Intervista

“Në rrethinat e Beogradit, ramë në një pritë, na preu rrugën një furgon dhe autobusi ynë devijojë e përfunduam në kanal…”/ Dëshmia e rrallë e Todo Vasos, për ndeshjen e ’68-ës, me Jugosllavinë

November 14, 2025
“Kur luajtëm me Kelnin në Gjermani, unë takova një shqiptar të arratisur dhe kur i tregova oficerit të Sigurimit që na shoqëronte, ai më…”/ Dëshmia e rrallë e Todo Vasos, legjendës së futbollit korçar
Intervista

“Kur luajtëm me Kelnin në Gjermani, unë takova një shqiptar të arratisur dhe kur i tregova oficerit të Sigurimit që na shoqëronte, ai më…”/ Dëshmia e rrallë e Todo Vasos, legjendës së futbollit korçar

November 14, 2025
“Në Korçë, fillova me boksin, pastaj me atletikën, por kur shkova në Tiranë, në kampionatin e ndërmarrjeve, me Parkun Automobilistik, më thirri ‘usta’ Zihni Gjinali…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit
Intervista

“Kur i kërkuan Mihallaq Ziçishtit që, të më lejonte të luaja me ‘Partizanin’, ai u tha; ‘sa të më punojë patllakja, që më ka dhënë Enver Hoxha, ti Vaso…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit korçar

November 13, 2025
“Në Korçë, fillova me boksin, pastaj me atletikën, por kur shkova në Tiranë, në kampionatin e ndërmarrjeve, me Parkun Automobilistik, më thirri ‘usta’ Zihni Gjinali…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit
Intervista

“Në Korçë, fillova me boksin, pastaj me atletikën, por kur shkova në Tiranë, në kampionatin e ndërmarrjeve, me Parkun Automobilistik, më thirri ‘usta’ Zihni Gjinali…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së futbollit

November 12, 2025
Next Post
“Ganimeti, nuk zgjodhi të largohej me burrin e vet dhe që kontaktin me të e mbante me veshjet e hijshme të kohës së paktë martesore, apo…”/ Refleksione mbi librin “Eleganca e lotëve”, të Iris Halilit

“Ganimeti, nuk zgjodhi të largohej me burrin e vet dhe që kontaktin me të e mbante me veshjet e hijshme të kohës së paktë martesore, apo...”/ Refleksione mbi librin “Eleganca e lotëve”, të Iris Halilit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme