• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 1, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nako Spiru, do t’i ankohej ambasadorit sovjetik në Shqipëri, Çuvahin, për paaftësinë e hetuesve të çështjes së inxhinierëve të Maliqit, të cilët, sipas tij…”/ Refleksionet e historianes së njohur

Si na stërvitnin amerikanët në kampet e Gjermanisë për të desantuar në Shqipëri kundër Enver Hoxhës…/Deponimi i diversantit (fotot e papublikuara)
“Gjergj Kokoshi dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Arsimit, në janar ’45, pasi u përplas me Sejfulla Malëshovën, që ishte për arsimin masiv dhe…”/ Refleksionet e studiueses dhe historianes së njohur
Si na stërvitnin amerikanët në kampet e Gjermanisë për të desantuar në Shqipëri kundër Enver Hoxhës…/Deponimi i diversantit (fotot e papublikuara)
“Inxhinierin nga Vlora që ishte diplomuar me ‘Medalje Ari’ në Vjenë e akuzuan si ‘sabotator e armik i popullit’ dhe e varën dy herë në litar, pasi…”/ Historia tragjike e vitit 1946
“Të burgosurin Sezai Garo nga Korça, si dënim, e futën në koliben e derrit të komandantit Tasi Marko dhe pas tre ditësh, kur polici…”/ Dëshmitë tronditëse nga Këneta e Maliqit
Tentoi vetëvrasjen duke prerë gishtat e këmbës me bel në Vloçisht, por e varrosën të gjallë…/ Historia tragjike e kolonelit të diplomuar në Akademinë e Torinos, që u dënua me 30 vite në Gjyqin Special

Nga Prof. asoc. Dr. Sonila Boçi

Pjesa e tretë

Memorie.al / Viti 1946, shënoi një moment kthesë në historinë e Shqipërisë, por edhe më gjerë. Kontradiktat ndërmjet Aleatëve të Mëdhenj, SHBA-së, Britanisë së Madhe, nga njëra anë, dhe Bashkimit Sovjetik, nga ana tjetër, po bëheshin gjithnjë e më të dukshme. Lufta ideologjike, shtrirja e zonave të influencës dhe imponimi i sistemeve të qeverisjes, kishte bërë që në Europë të binte ajo, që Willson Churchill-i do ta konsideronte “Perdja e Hekurt”. Kjo situatë do të ndikonte drejtpërdrejt edhe në një vend të vogël, si Shqipëria.

                                                            Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

Reflektime mbi një proces që nuk duhej të ndodhte!

Gjyqi kundër inxhinierëve dhe teknikëve të Kënetës së Maliqit, është një proces që nxit një reflektim të thellë, mbi sistemin e drejtësisë gjatë regjimit komunist, por edhe mbi marrëdhëniet e këtij regjimi, me individët. Pa hyrë në një analizë juridike të procesit, nuk mund të mos vë në dukje disa fakte, lehtësisht të dallueshme:

Së pari, gjatë procesit të hetuesisë dhe atij gjyqësor, në asnjë rast nuk u paraqit asnjë provë konkrete. U fol për mbledhje dhe takime të “grupit të sabotatorëve”, por nuk u dhanë prova mbi bisedat e zhvilluara në këto takime. Të gjithë të akuzuarit, flisnin me fjalë të përgjithshme dhe përsërisnin saktësisht njëri-tjetrin.

Po kështu, nuk u dha asnjë provë mbi takimet e anëtarëve të këtij “grupi”, me anëtarin e Misionit Amerikan në Tiranë, Harry Fultz. Duke qenë se Sigurimi i Shtetit, ndiqte nga afër të gjithë lëvizjen e z. Fultz, madje dhe të vajzës së tij, Joanës, nuk do të ishte e vështirë të gjendeshin prova për këto takime dhe shkëmbime korrespondence.

Së dyti, gjatë procesit nuk u morën parasysh një numër shumë i madh dokumentesh e letër-këmbimesh, të cilat dëshmojnë se gjatë muajve maj-shtator, vazhdimisht të akuzuarit, kishin ngritur problematikat që lidheshin me vështirësitë, ndonjëherë dhe të pakapërcyeshme, që ata hasnin në punën e tyre të përditshme.

Ata nuk morën parasysh konkluzionet e Komisionit Special të Kontrollit, i cili pranonte që preventivat mbi normat e punës ditore të një punëtori, ishin të ekzagjeruara, që projektet paraprake kishin pasur llogaritje të gabuara, madje dhe që data për përfundimin e punimeve për tharjen e kënetës së Maliqit, ishte shumë optimiste.

Së treti, gjyqi nuk shqyrtoi në thellësi kontradiktat që lindnin nga deklarimet e të akuzuarve, të cilat do të ishin shqetësuese për çdo njeri të logjikshëm. Në fakt, ato ishin shqetësuese edhe për drejtuesit e lartë komunistë. Nako Spiru, do t’i ankohej ambasadorit sovjetik në Shqipëri, D. Çuvahin, për paaftësinë e hetuesve të çështjes së inxhinierëve të Maliqit, të cilët, sipas tij, e kishin kthyer procesin në qesharak.

Së katërti, procesi gjyqësor vuri theksin te takimet e inxhinierëve Sharra dhe Beqiri me Fultz-in, që në prill të vitit 1945, kohë kur të dy inxhinierët, ishin të angazhuar me rindërtimet e disa urave dhe të veprave të tjera në Shqipëri. Lind pyetja: Nëse kërkesa e Fultz-it, ishte për të sabotuar, atëherë, përse këta inxhinierë, nuk sabotuan edhe në këto vepra, që u kryen më parë, sesa tharja e kënetës së Maliqit?

Të gjithë ata që kanë rast të lexojnë dokumentet mbi procesin e Maliqit, nuk e kanë vështirë të kuptojnë, manipulimet që gjenden në të. Ajo që duhet analizuar, janë arsyet se përse i shërbeu regjimit në Shqipëri, një proces i tillë i montuar. Siç u përmend dhe në fillim, viti 1946, ishte viti, në të cilin maska e regjimit u rrëzua.

Ndërsa, deri atëkohë, për të bindur Aleatët Perëndimorë, për njohjen e regjimit të ri dhe për të siguruar mbështetjen maksimale në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, regjimi kishte qenë disi më i kujdesshëm, tanimë, ai nuk kishte më nevojë, të fshihte qëllimet e tij. Ai iu vu punës për të zbatuar programin e tij ekonomik dhe politik, një pjesë e rëndësishme e të cilit ishte zbatimi i luftës së klasave, e cila përkthehej në eliminimin e të gjithë kundërshtarëve të shpallur, apo dhe të atyre potencialë.

Gjatë vitit 1946, u zhvilluan një sërë procesesh gjyqësore, përfshirë gjyqin ndaj klerikëve të lartë katolikë, apo gjyqin e “grupimit social-demokrat”, “monarchist” dhe të “rezistencës”, në përbërje të të cilit, ishin disa nga intelektualët më të spikatur në vend, si; Musine Kokalari, Gjergj Kokoshi, avokat Fuad Asllani e, shumë të tjerë.

Dëshmitë e misioneve të huaja, që gjendeshin në Shqipëri në atë kohë, flasin për lëvizje të shumta të trupave ushtarake shqiptare drejt Veriut të vendit, për të vendosur nën kontroll grupet e kundërshtarëve të regjimit. Regjimi në fuqi, shihte te njerëzit e shkolluar në universitetet më të mira të Europës, kundërshtarët e tij realë dhe u tregua shumë agresiv, për neutralizimin e tyre. Në këtë kategori bënin pjesë, padyshim, edhe inxhinierët e dënuar në procesin e Maliqit.

Tharja e kënetës së Maliqit, ishte një ndërmarrje e jashtëzakonshme, që do të kishte ndikim sa në ekonominë e vendit, aq edhe në rritjen e prestigjit të qeverisë shqiptare, në popull. Jo më kot, propaganda zyrtare e kishte trumbetuar pa reshtur aksionin për tharjen e kësaj kënete dhe zyrtarët më të lartë partiakë, i ndiqnin zhvillimet e punimeve me shqetësim të posaçëm. Koha tregoi, se projekti i tejkalonte mundësitë reale të shtetit shqiptar të asaj kohe.

Mungesa e makinerive, e punëtorëve të kualifikuar, paaftësia e drejtuesve lokalë, nisja e punimeve jo në kohën e duhur, ishin arsyet kryesore që tharja e kënetës së Maliqit, të mos kryhej dot në afatin e caktuar. Kaq e vërtetë është kjo, sa edhe në muajt në vijim të gjyqit famëkeq të inxhinierëve dhe teknikëve të Maliqit, vështirësitë të cilat kishin kushtëzuar rendiment të ulët të punimeve, vazhdonin të ekzistonin dhe ritmet e punës, ishin shumë larg asaj që kërkohej.

Punimet për tharjen e kënetës së Maliqit, vijuan përtej vitit 1946. Faza e parë e punimeve, nuk u mbyll dot përpara vitit 1948. Ndërkohë që tharja e plotë e kënetës, nuk ishte bërë e mundur edhe gjatë viteve ’50-të. Në vitin 1959, një vendim i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, njoftonte aplikimin e një projekti të një inxhinieri rus, i cili do të realizonte fazën përfundimtare të tharjes e kësaj kënete.

Akuza dhe dënimi i inxhinierëve e teknikëve të Maliqit, ishte thjesht një mekanizëm për të kamufluar dështimin e qeverisë shqiptare, në përfundimin e një projekti kaq madhor. Nga ana tjetër, ajo do të shërbente për të frikësuar popullsinë dhe për t’i bërë ata më të përulur, ndaj urdhrave të drejtuesve politikë. Jo më kot u zgjodh Maliqi, si vend i ekzekutimit të të dënuarve me vdekje.

Së fundi, qeveria shqiptare, mund ta përdorte këtë proces, për të përligjur politikën e saj ndaj SHBA-së. Gjatë vitit 1946, prirjet e qeverisë shqiptare ndaj Jugosllavisë së Titos dhe Bashkimit Sovjetik, ishin fare të dukshme.

Ndërkohë, marrëdhëniet me Perëndimin, po acaroheshin gjithnjë e më shumë. Incidentet në Kanalin e Korfuzit, përcaktuan përfundimisht marrëdhëniet e qeverisë shqiptare, me Britaninë e Madhe. Ndërsa marrëdhëniet me SHBA-në, vazhdonin të ishin më të paqarta. Enver Hoxha, në disa dalje publike gjatë vitit 1946, kishte kritikuar qëndrimin e SHBA-së, për mospranimin e Shqipërisë në OKB, si dhe votën amerikane, për të lejuar që në rend të ditës të Konferencës së Paqes, të futej paraqitja e pretendimeve greke, ndaj Shqipërisë së Jugut.

Propaganda zyrtare, kishte ndërmarrë një fushatë të gjerë për të diskredituar Misionin Civil Amerikan në Tiranë dhe anëtarët e tij. Që prej fillimit të vitit 1946, anëtarët e këtij Misioni ishin izoluar pothuajse plotësisht, nga kontaktet me njerëz të zakonshëm, ndërkohë që edhe marrëdhëniet me zyrtarët shqiptarë, ishin kufizuar.

Në këto kushte, duke parë prirjet pro-sovjetike të qeverisë shqiptare dhe sjelljen e saj në vijimësi ndaj SHBA-së, Departamenti i Shtetit vendosi, se nuk do të ishte oportune, që ta njihte qeverinë shqiptare.

Më 2 nëntor 1946, Misioni Civil Amerikan në Tiranë, i kërkoi qeverisë shqiptare leje, për largimin e tij nga Shqipëria. Kjo shënoi shkëputjen përfundimtare të marrëdhënieve mes dy shteteve. Sa i takon akuzave ndaj inxhinierëve të Maliqit dhe lidhjes së tyre agjenturore me SHBA-së, nuk përligjen nga dokumentacioni i konsultuar deri më tash.

Departamenti i Shtetit, kërkoi sqarime mbi akuzat që bënte qeveria shqiptare ndaj z. Fultz dhe Misionit Civil Amerikan. Si Fultzi, ashtu dhe anëtarë të tjerë të Misionit, kanë mohuar të kenë ndonjë lidhje me akuzat e ngritura ndaj tyre, në gjyqin e inxhinierëve dhe teknikëve të Maliqit. Deri më tash, nuk kemi asnjë të dhënë, që të implikojë Harry Fultz-in, në këtë proces.

Procesi i Maliqit, u kushtoi jetën shtatë njerëzve të kualifikuar, të cilët e kishin treguar aftësinë dhe përkushtimin e tyre ndaj zhvillimit dhe përparimit të Shqipërisë. Ai ishte fillimi i një kalvari të gjatë vuajtjesh, për të gjithë të dënuarit dhe familjet e tyre. Për fat të keq, ky ishte vetëm një episod nga shumë e shumë të tjerë që i kushtuan Shqipërisë, elitën intelektuale të vendit.

Askush nga ne nuk mund të kthehet prapa në kohë, për të vënë në vend padrejtësitë e së djeshmes, por ne kemi një mision shumë të rëndësishëm: T’i analizojmë me objektivitet dhe paanshmëri dëshmitë dhe faktet e së shkuarës, në mënyrë që të mos e lejojmë veten dhe shoqërinë, që të bëjë sërish të njëjtat gabime. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sapo u futa në sallën e gjyqit, gjykatësi Sofokli Papajani, për t’u bindur se deklaratën e kisha firmosur vetë, gjoja konfidencialisht, më tha...”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e ish-të dënuarit politik 

Next Post

“Ja e vërteta, se përse Loro Boriçi, nuk na fuste në formacionin bazë tek ‘Partizani’ dhe s’na thirri kurrë me kombëtaren, mua dhe Gim Jankun...”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të njohur të “Dinamos”!

Artikuj të ngjashëm

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj

May 31, 2025
“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Dossier

“Në kampin afër Peqinit, të burgosunit besimtarë, që nga Kosova e Çamëria, po u ngrijshin e u ulshin si me komandë, nën ‘ezanin’ prekës të hoxhës simpatik, Adem Metalia prej Tropoje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 31, 2025
“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia
Dossier

“Në luftën e Reçit, Jup Kazazin e qëlluan për ta vra, me urdhër të Lilo Zenelit, një prej shefave kryesorë të Sigurimit të Shtetit më vonë…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të përndjekurit politik, nga Italia

May 30, 2025
“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67
Dossier

“Mark Ndue Ndoja, banues në Tiranë, nëpunës, me arsim të lartë, shtresë e mesme, përjashtuar nga Partia, i është zgjatur afati i internimit, edhe për…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti ‘67

May 30, 2025
“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati
Dossier

“Patër Pal Dodaj, i cili dikur i kishte shpëtu jetën Ahmet Zogut, duke mos durue torturat që i bajshin hetuesit komunistë, u pat hedhë prej dritares së…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Ahmet Bushati

May 31, 2025
“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia   
Dossier

“Shaqir Vukaj, shtrembëron të vërtetën, duke falsifikuar dokumentin arkivor ku flitet për Luftën e Reçit, duke fshirë emrin e Jup Kazazit, siç bënin komunistët dhe…”/ Refleksionet e ish-të persekutuarit politik, nga Italia  

May 30, 2025
Next Post
“Ja e vërteta, se përse Loro Boriçi, nuk na fuste në formacionin bazë tek ‘Partizani’ dhe s’na thirri kurrë me kombëtaren, mua dhe Gim Jankun…”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të njohur të “Dinamos”!

“Ja e vërteta, se përse Loro Boriçi, nuk na fuste në formacionin bazë tek ‘Partizani’ dhe s’na thirri kurrë me kombëtaren, mua dhe Gim Jankun...”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të njohur të “Dinamos”!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!