• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Na, arsimtarët e Kurveleshit, të mbledhur në Kuç, shfaqim urrejtjen më të madhe dhe kërkojmë ndëshkimin gjer në vdekje, të këtyre spiunëve të poshtër…”/ Zbulohen letrat për “Gjyqin e deputetëve, tetor 1947

“Me shoqëruesin e Babë Myslymit, do i bënim atentat Enverit në Pezë…”, Deponimi në gjyq i Sulo Klosit, që e lanë tre ditë të varur në litar në mes të Rubikut
“Na, arsimtarët e Kurveleshit, të mbledhur në Kuç, shfaqim urrejtjen më të madhe dhe kërkojmë ndëshkimin gjer në vdekje, të këtyre spiunëve të poshtër…”/ Zbulohen letrat për “Gjyqin e deputetëve, tetor 1947
“Në Gjyqin Special, në fjalën e tij të fundit pas dhënies së dënimit, Rrok Gera tha: qysh prej 7 prillit 1939 e deri në korrik ‘44, nuk jam marrë me…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Zogut
“Na, arsimtarët e Kurveleshit, të mbledhur në Kuç, shfaqim urrejtjen më të madhe dhe kërkojmë ndëshkimin gjer në vdekje, të këtyre spiunëve të poshtër…”/ Zbulohen letrat për “Gjyqin e deputetëve, tetor 1947
“Enver, jam kundra jush, jo vetëm se hoqët dorë nga Kosova dhe Dibra, por se Shqipëria është në robëri të Beligradit dhe…”/ Promemoria që çoi në pushkatim Edip Tërshanën
“Na, arsimtarët e Kurveleshit, të mbledhur në Kuç, shfaqim urrejtjen më të madhe dhe kërkojmë ndëshkimin gjer në vdekje, të këtyre spiunëve të poshtër…”/ Zbulohen letrat për “Gjyqin e deputetëve, tetor 1947
“Lista e zezë” e Enver Hoxhës…(pjesa e dytë)
“Na, arsimtarët e Kurveleshit, të mbledhur në Kuç, shfaqim urrejtjen më të madhe dhe kërkojmë ndëshkimin gjer në vdekje, të këtyre spiunëve të poshtër…”/ Zbulohen letrat për “Gjyqin e deputetëve, tetor 1947
“Me shoqëruesin e Babë Myslymit, do i bënim atentat Enverit në Pezë…”, Deponimi në gjyq i Sulo Klosit, që e lanë tre ditë të varur në litar në mes të Rubikut
“Gjergj Kokoshi, kishte besim tek misionet anglo-amerikane në Shqipëri dhe influenca e tyre mbi qeverinë e Enver Hoxhës, për t’i bërë presion, për shtyrjen e zgjedhjeve…”/ Libri i studiueses dhe historianes së njohur

Memorie.al / Gjyqi i zhvilluar në Kinema “Kosova” në Tiranë, në fundin e shtatorit dhe fillimin e tetorit të vitit 1947, i njohur ndryshe si gjyqi i “Grupit të deputetëve”, pati një jehonë të madhe në të gjithë vendin, për arsye se aty u dënuan me vdekje apo dënime të rënda, disa nga deputetët e Kuvendit Popullor, funksionarë të lartë të shtetit, Frontit Demokratik, dhe ish-personalitete të Luftës Antifashiste, të cilët kishin shprehur rezervat e tyre ndaj vijës politike dhe terrorit, që po ndiqte udhëheqja e lartë e Partisë Komuniste Shqiptare, me në krye Enver Hoxhës.

Kjo ngjarje tashmë është shumë e njohur, pasi që në fillimin e viteve ’90-të, e në vijim, në shtypin shqiptar dhe emisione të ndryshme televizive, janë botuar e publikuar shumë dëshmi dhe dokumenta arkivore, të cilat hedhin dritë dhe ndriçojnë më së miri të gjithë atë histori të dhimbshme, e cila kishte si autor kryesor, Enver Hoxhën. Nisur nga kjo, në këtë shkrim, po publikojmë jehonën që pati në atë kohë ai gjyq, si dhe letrat e telegramet që iu drejtuan Gjykatës së Lartë, nga kolektiva punonjëse, punëtorë, ushtarakë, intelektualë, vullnetarë të rinisë, mësues, etj., etj. të cilët kërkonin dënimin me vdekje të “Grupit të deputetëve”!

Gjyqi për dënimin e “Grupit të deputetëve”!

Mes tyre ishin emra si Riza Dani, deputet i Shkodrës; Shefqet Beja, deputet i Durrësit; Enver Sazani, deputet i Durrësit; Selaudin Toto, deputet i Gjirokastrës; Irfan Majuni, deputet i Dibrës; Faik Shehu, deputet i Dibrës; Kosta Boshnjaku, deputet i Tiranës dhe Gjergj Kokoshi, deputet i Shkodrës, etj. Në këtë shkrim, nuk do të flasim për gjyqin, por për ndikimin që pati në popull ky proces gjyqësor. Për t’i dhënë një karakter popullor eliminimit të opozitës shqiptare, janë stisur qindra letra e telegrame, nga e gjithë Shqipëria, dërguar Gjykatës së Lartë. Janë punëtorë, fshatarë, të rinj, nëpunës, vullnetarë të aksioneve të rinisë, intelektualë, mësues, ushtarakë, marangozë, shoferë, etj.…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Letrat janë shabllone, duket si të shkruara nga e njëjta dorë. Të gjithë shprehin urrejtjen dhe kërkojnë dënimin me vdekje “të spiunëve të anglo-amerikanëve, që kërkonin rrëzimin e Pushtetit popullor”. Më poshtë, po publikojmë disa prej letrave e telegrameve që mbështetën dënimet kapitale të Gjykatës së Lartë. Disa janë të nënshkruara me firma, por ka në to edhe vetëm shenja gishtash… të gjitha këto janë pjesë e dosjes së Deputetëve, të cilat na janë vënë në dispozicion, nga Autoriteti për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

LETRA E NËPUNËSEVE TË KOMISIONIT TË PLANIT TË SHTETIT, DËRGUAR GJYKATËS SË LARTË, PËR DËNIMIN E DEPUTETËVE

Tiranë,

9 Shtator 1947

            TRUPIT TË GJYKATËS SË LARTË USHTARAKE

                                                  Tiranë

Ne, nëpunësit e Komisionit të Planit, të mbledhur sot, më datë 8-9-1947, në një konferencë Sindikale, për punimin e akt-akuzës së Prokurorit të Popullit, kundër grupit udhëheqës t’Organizatës Trathtare sabotatore, që sot janë në bankot e t’akuzuarve; t’indinjuar nga trathëtija e tyre e lartë, dhe duke dashur të mbrojmë fitoret dhe interesat e Popullit t’onë, shfaqim urrejtjen më të madhe, kundër armiqve të Popullit dhe kërkojmë nga Trupi Gjykues, vendimin e drejtë, për dënimin e tyre kapital.

Vdekje Fashizmit-Liri Popullit

                 Për nëpunësit e Komisionit të Planit

                 Për kryesin e Këshillit Sindikal të Degës

         Sekretari                        Kryetari

       Ferdi Tirana                    Jano Dibra

TELEGRAMI I VULLNETARËVE TË RINISË SË HEKURUDHËS DURRËS-ELBASAN, DËRGUAR GJYKATËS SË LARTË USHTARAKE, PËR DËNIMIN ME VDEKJE TË GRUPIT TË DEPUTETËVE

Telegram

Durrës 19.9.1949

                    GJYKATËS SË NALTË USHTARAKE

                                          Tiranë

Ne 13.500 vullnetarët e Hekurudhës së parë të Rinis, duke ndjekur me vëmendje zhvillimin e procesit të Gjyqit kundra tradhtarëve, spiunëve dhe armiqve të popullit, shprehim urrejtjen më të madhe për veprat e tyre kriminale të poshtra.

Ne që sulmojmë natë e ditë me kazma dhe lopata në shkëmbinj dhe objekte e që nuk kursejmë as pikën e fundit të djersës për të ndërtuar jetën e re nën udhëheqjen e Enverit dhe të Partisë nuk durojmë që të cenohet Pushteti i jonë Demokratik dhe veprat tona të lavdishme që po ngrehim sot.

Të revoltuar pra në kulm, për krimet e tyre në kurriz të popullit, kërkojmë nga trupi Gjykues, që shpata e Drejtësisë të bjeri e pamëshirshme mbi këta spiunë sabotatorë, mbeturina të Ballit dhe Legalitetit, të shitun me sterlinat e Anglo-Amerikanve.

                 13.500 Vullnetarët e Hekurudhës së Rinis

                            Durrës-Elbasan

LETRA E USHTARAKËVE TË KOMANDËS SË BATALIONIT AUTOMOBILISTIK, DËRGUAR GJYKATËS SË LARTË, PËR DËNIMIN ME VDEKJE TË GRUPIT TË DEPUTETËVE 

USHTRIA KOMBËTARE SHQIPTARE

KOMANDA BAT. AUTOMOB. INSTRUKTIV

Vdekje Fashizmit-Liri Popullit

                                           GJYKATËS SË LARTË USHTARAKE

                                                               Tiranë

Na, ushtarët N/Oficerat e Oficerët e Batalionit Aut. Instruktiv, duke ndjekun me kujdes dhe me vëmendjen ma të madhe leximin e gazetave “Bashkimi dhe Luftëtari”, nji vëmendje të veçantë, ju kemi kushtuar faqeve të tyne, ku bëhet fjalë mbi zhvillimin e seancave të Gjyqit të kriminelëve dhe sabotatorëve të Popullit dhe të Republikës t’onë Popullore, qi mundëm ta fitojmë nëpër mjet shumë betejave të përgjakshme me armiqtë e jashtëm dhe me ato të Mbrendshëm, me shokët e atyne qi sot janë kapun nga Populli dhe janë paraqitur para bankës t’akuzuarve, për të dhanun llogari për krimet dhe qëllimet e tyne qi kanë pasun për të përmbysun Pushtetin Popullor, me anë t’intervecjonit të huaj imperialist.

Prandaj shoku Prokuror, urrejtja e jonë shtohet dhe bëhet akoma ma tepër, përpara atyne kriminelëve dhe spiunëve të Anglo-Amerikanëve, qi kanë dashtë me ndamun dhe copëtuar Shqipninë për interesat e tyne imperialiste, të cilët e pohojnë dhe vetë sot me radhë përpara Gjyqit të Popullit. Kur shohim pohimet e tyre qi bajnë se ato janë munduar të fusin panik dhe përçarje n’Ushtrinë t’onë të lavdishme, ku na ndëgjojmë sot se ato kanë dashtë të bajnë atentat kundra Udhëheqësa t’onë të Shquar; na revoltohemi dhe mbushemi me plot urrejtje, për veprimet dhe pregatitjet e tyne kriminale qi kanë dashtë me hedhë Popullin t’onë në zjarrin e vuajtjeve miserabël dhe në luftën vëllavrasje të vendit t’onë.

Agjentët dhe spiunazhet e imperializmit, sabotatorët dhe armiqt e Popullit Shqiptar, nuk kanë pasë kurrë ndonji herë dhe nuk do të kenë vend ma në Shqipninë e Enverit t’onë të dashtun t’Udhëheqësit të shquar të Popullit Shqiptar. Na ushtarakët e lart përmendun, i premtojmë Komandantit t’onë të Përgjithshëm dhe Partisë t’onë Heroike, “Partisë Komuniste”, se kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë vigjilent dhe mprojtës të fortë t’interesavet të Popullit t’onë trim, por kërkojmë nga ju Shoku Prokuror, qi pretenca juaj të jetë sa më e rreptë, pa përjashtim, për të gjithë ato qi me pregatitje koshjente kanë dashë me hedhë në greminë Popullin t’onë.

Na për këtë shoku Prokuror, kemi besimin e plotë, qi juve do të jeni të pa mëshirshëm me vendimet e drejta, qi do të ketë Gjyqi i Lartë Ushtarak.

Rroftë Komandanti i përgjithshëm dhe Drejtësia e Popullit

Rroftë Partia Komuniste Shqiptare

Rroftë Populli Shqiptar dhe ushtria e Tij Heroike

Rrofshin Aleatët T’onë

Posht Spiunat dhe Agjentët e Imperializmit Huaj

Tiranë më 21/IX/1947

                           Vërtetohet

                   Komisari i Batalionit Aut.

                     N/Toger, Elmas Kondi

LETRA E PUNËTORËVE TË SHTYPSHKRONJËS USHTARAKE NË TIRANË, DËRGUAR PROKURORIT TË GJYKATËS SË LARTË, PËR DËNIMIN ME VDEKJE TË GRUPIT TË DEPUTETËVE 

Vdekje Fashizmit-Liri Popullit

                               Prokurorit të Gjykatës së Naltë ushtarake

                                                             Tiranë

Duke ndjekur me interesim gjyqin që zhvillohet kundra sabotatorëve, deputetëve tradhëtorë, spiunave dhe mbeturinave të ‘Ballit’ e ‘Legalitetit’, po konstatojmë çdo ditë më kjartë dëmet që i kanë shkaktuar këta pushtetit, me qëllim që të shkojë kotë djersa dhe gjaku i Popullit Shqiptar.

Mbasi personat që ndodhen në duart e Drejtësisë së Popullit, janë të zhytur këmbë e krye në tradhti dhe janë shitur te imperialistët e huaj, anglo-amerikanë, me qëllim që të zhysin Atdhen dhe t’i shkaktonin mjerime të reja popullit t’onë, lypim, shoku prokuror, që të kërkoni nga trupi gjykues, dënimin më të rreptë, mbasi e meritojnë. Me një dënim të këtillë, ata do të mund të paguajnë një herë e mirë, krimet dhe dëmet e shkaktuara.

Punëtorët Civilë dhe Ushtarakë të Shtypshkronjës Ushtarake

Tiranë më 16-IX-1947

TELEGRAMI I MARANGOZËVE DHE MURATORËVE TË NËNSEKSIONIT TË IV, DËRGUAR GJYQIT SPECIAL NË TIRANË, PËR DËNIMIN ME VDEKJE TË GRUPIT TË DEPUTETËVE

                                                                 Telegram

Ne marangozat dhe muratort e N/sek IV, në një Konferencë që bën të gjithë së bashku, mbasi dëgjuam dhe mësuam mbi gjyqin e Kriminelëve që zhvillohet në Tiran. Neve shfaqim urrejtjen karshi tyre dhe kërkojmë nga Trupi Gjykues, që t’u jepet dënimi i merituar. Ne kërkojmë dënimin me Vdekje të Kriminelëve sabotatorëve armiqve të popullit shqiptar.

               Marangozat dhe muratort e N/sek IV

LETRA E PUNËTORËVE TË ZDRUKTHËTARISË “MISTO MAME” DHE KANTIERIT TË N.SH.N. TË ZDRUKTHËTARISË, DËRGUAR GJYQIT SPECIAL, PËR DËNIMIN ME VDEKJE TË GRUPIT TË DEPUTETËVE

V.F. – L.P.

Dt. 14-IX-47

                                                          GJYQIT SPECIAL

                                                                Tiranë

Të mbledhun në një konferencë për rëndësinë e ditës historike të konferencës së Pezës-themelimit Frontit Demokratik dhe që duallem me një seri angazhimesh për realizimin dhe tejkalimin e Planit, shfaqim indinjatën t’onë, për fytyrat e poshtra të tradhtarëve dhe sabotatorëve e, që të lidhun ngusht me reaksionin e jashtëm, përpiqeshin në fabrikat, ndërmarrjet t’ona, të pengonin punën t’onë, të delnin penges në rrugën që asht duke ndjekur populli ynë, për një jetë të lumtur e më të mirë.

Neve ngremë zërin dhe kërkojmë me këmbëngulje që shpata e drejtësisë popullit, të godas e pa-mëshirë mbi ta.

V.F. – L.P.                          Tiranë, më 8.9.’47

       Punëtorët e Zdrukthëtarisë “Misto Mame”

   dhe kantierit N.SH.N. të Ndërtimit Zdrukthëtarisë

LETRA E POPULLIT TË RAJONIT NR.2 NË TIRANË, DËRGUAR PROKURORIT TË GJYQIT SPECIAL, PËR DËNIMIN ME VDEKJE TË GRUPIT TË DEPUTETËVE

                                            Shoku Prokuror!

Populli i këtij Rajoni i mbledhur në nji miting të math prej më se 600 vetësh, me rastin e nxirjeve të vullnetarëve për Hekurudhë që zë vendin kryesor në Planin e Shtetit i mbushur plot me urrejtje karshi veprës të deputetëve tradhtar, spiunë të vjetër t’imeprializmit Anglo-Amerikan, të sabotatorëve kriminel armiq të popullit, kërkon dënimin e tyre me vdekje mbasi rruga që këta ndiqnin kish për qëllim rrëzimin me forcë Pushtetit Popullor ngritja e të cilit na kushtoj kaq gjak e sakrifica.

                               Populli i Rajonit Nr.2

Tiranë, më 12/9/1947

TELEGRAMI I ARSIMTARËVE TË KURVELESHIT TË MBLEDHUR NË KUÇ, DËRGUAR KOMITETIT QENDROR TË PARTISË KOMUNISTE, PËR DËNIMIN ME VDEKJE TË GRUPIT TË DEPUTETËVE

KOMITETIT CENTRAL TË PARTISË KOMUNISTE

                                                             Telegram

20.10.1947

Na arsimtarët e Kurveleshit të mbledhur në Kuç, mbasi u diskutuan thema mbi organizatën tradhtare të spiunave e agjentëve të huaj në të cilën ndodhen dhe arsimtarë shfaqim urrejtjen më të madhe kundër këtyre njerëzve të poshtër dhe kërkojmë ndëshkimin gjer në vdekje. Ne jemi për republikën e udhëhequr nga Enveri. Ne do të jemi vigjilent të gjithanshëm, për çdo akt kriminalësh që do të guxojë të minojë pushtetin popullor.

TELEGRAMI I TË RINJVE TË BRIGADËS SË VII TË STUDENTËVE NË GJIROKASTËR, DËRGUAR GJYQIT SPECIAL, PËR DËNIMIN ME VDEKJE TË GRUPIT TË DEPUTETËVE

                                                 Telegram

                                             Prokurorisë

                                      Gjyqit Special Tiranë

Ne të rinjtë e Brigadës VII të Studentëve të Gjirokastrës, shprehim mejtimin t’onë karshi sabotatorëve të Pushtetit t’onë që kanë dalë sot në Gjyq dhe kërkojmë dënimin e tyre me vdekje.

                           205 vullnetarët e Brig. VII Gjirokastër

TELEGRAMI I TË REJAVE TË BRIGADËS “URANI PANO”, DËRGUAR PROKURORISË SË GJYQIT SPECIAL, PËR DËNIMIN ME VDEKJE TË GRUPIT TË DEPUTETËVE

                     Telegram

                  Prokurorisë

                  Gjyqit Special

                                              Tiranë

Ne të rejat e brigadës “Urani Pano” të mbledhura sot në d 16-IX-47 në një konferencë politike (rreth zhvillimit të atij gjyqi) një zëri dhe me këmbëngulje kërkojmë dënimin më të rëndë për kriminelët dhe tradhtarët e vendit t’onë që janë duke dhënë sot llogari përpara popullit. Memorie.al

                        Të rejat e Brig. “Urani Pano”

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 7 Tetor 2023

Next Post

“Kur Hila i tha, se me sqeparin bënte nallane, polici shfryu; S'kena nevojë as për nalla! Partëja ka ngrit fambrika p’kucësh, n'Tiranë e n'Korçë, e n'Shkodër, me vesh tanë dynjanë...”! Rrëfim, i ish-të burgosurit të Spaçit

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Policët që na sollën në Reps, i’ hipën auto-burgut dhe na përshëndetën në mënyrën më të kobshme; Zi e ma zi, mos e qitçit ma kryet dhe lënçit ashta e lëkurë, njitu…”/ Dëshmitë e rralla të ish-të dënuarit politik

“Kur Hila i tha, se me sqeparin bënte nallane, polici shfryu; S'kena nevojë as për nalla! Partëja ka ngrit fambrika p’kucësh, n'Tiranë e n'Korçë, e n'Shkodër, me vesh tanë dynjanë...”! Rrëfim, i ish-të burgosurit të Spaçit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!