• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, May 20, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mua më dënuan 25 vjet, pa asnjë faj, më pas më pushkatuan djalin, ndërsa djali tjetër, vdiq në burgun e Spaçit dhe pas këtyre tmerreve, më pushkatuan edhe…”/ Një histori e trishtë, nga diktatura komuniste

“Pasi e vizitoi të sëmurin, mjeku pyeti familjarët për emrin që t’i plotësonte recetën e ilaçeve dhe kur dëgjoi se ai ishte ish-hetuesi i tij…”/ Ngjarja e rrallë me Dr. Hysenbegasin
“Vajzën e Liri Belishovës, që s’e pranuan te Hotel ‘Sazani’, e mora në shtëpi dhe kur erdhi babai në darkë, që dikur ishte arrestuar dhe burgosur nga prindërit e saj, ai…”! / Historia e panjohur me Drita Çomon
“Pasi e vizitoi të sëmurin, mjeku pyeti familjarët për emrin që t’i plotësonte recetën e ilaçeve dhe kur dëgjoi se ai ishte ish-hetuesi i tij…”/ Ngjarja e rrallë me Dr. Hysenbegasin
“Pasi e vizitoi të sëmurin, mjeku pyeti familjarët për emrin që t’i plotësonte recetën e ilaçeve dhe kur dëgjoi se ai ishte ish-hetuesi i tij…”/ Ngjarja e rrallë me Dr. Hysenbegasin
“Tomor Allajbeut, nipit të Abaz Ermenjit, vetëm pse tha; ‘S’punoj unë, të hajë Nexhmija’, pas një muaji hetuesi speciale, i shtuan edhe 13 vjet…” Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit të Spaçit!

Nga Teki dhe Memisha Gjonzeneli – Tragjasi

Memorie.al / Më datën 5 gusht 2014, arritëm të rivarrosëm në vendlindje, Tragjas, prindërit tanë të dashur. Me shumë vonesë, pasi më 5 gusht të vitit 1990, ne emigruam nga atdheu për në Shtetet e Bekuara të Amerikës, për t`i shpëtuar vuajtjes së pa fund që kishim provuar në atdheun tonë. Unë Tekiu, arrita së fundi të hedh një grusht dhe, mbi varrin e nënës sime të dashur, sepse kur ajo dorëzoi shpirtin e saj të bardhë dhe të vuajtur, më 15 prill të vitit 1982, unë nuk u ndodha pranë saj, pasi vuaja dënimin në burgun komunist të Ballshit, për idetë dhe bindjet e mia politike.

E kujtoj si sot, se atje ku isha, në skëterrën komunistë, atë natë pashë një ëndërr që më tronditi jashtë mase: M`u bë sikur u ndërpre lidhja telefonike me nënën. U besoj ëndrrave dhe prandaj menjëherë i nisa nënës një telegram.

Pasi nuk mora përgjigje, të nesërmen nisa një telegram tjetër, por përsëri asnjë përgjigje. Në përgjigje të telegramit të tretë më shkruhej: “Personi që kërkoni ka vdekur. Në fund të telegramit ishte shënuar dërguesi: Posta”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

Me telegramin në duar që më dridheshin pa fund, nuk e durova dot dhimbjen dhe ulërita si fëmijë. Shumë më vonë, mara vesh se kjo përgjigje ishte kthyer nga Zonja e nderuar, bashkëshortja e të ndierit Leka Kruta, që punonte në postë.

Vdekja e nënës, ndodhi në kohën kur kisha vetëm 5 ditë që kisha dalë nga labirinthet e skëterrshme të Sigurimit të Shtetit, ku vuajta 5 muaj hetuesi çnjerëzore, tmerr, që besoj se helmoi dhe përshpejtoi vdekjen e nënës sime të dashur e të vuajtur.

Në gjendjen që u ndodha, bashkëvuajtësit në burg, Safa Çeloaliaj dhe Dilaver Çeloaliaj, brenda pak minutave shtruan një batanije në fund të kapanonit me dërrasa, ku ishte ulur Faik Margaritari, një i moshuar i burgosur rreth të tetëdhjetave, mik i familjes time, por më fatkeq se unë, i cili më përqafoi dhe pasi fshiu dy pika loti, drodhi një cigare dhe ma tha:

– “Djalë bëhu i fortë”! Pasi heshti pak e hoqi në zemër vazhdoi:

– “Mua më dënuan pa asnjë faj 25 vjet, më pas më pushkatuan djalin, ndërsa djali tjetër, vdiq nga vuajtja dhe mungesa e barnave, në burgun e Spaçit dhe sikur të mos mjaftonin gjithë këto tmerre,- më pushkatuan edhe dhëndrin: Sezai Çeloaliaj dhe prapë bëj durim dhe bëhem i fortë”.

Kështu filluan bashkëvuajtësit e mi, të vinin e të më ngushëllonin, atje tek batanija e shtruar për tokë, duke më hedhur edhe nga një cigare dhe duke treguar secili historinë e tij.

Njeri më thoshte; “unë kam qenë në Burrel me babanë tuaj”, një tjetër më tha; “jam shok i Muratit”, vëllai jonë që vuante në burgun e Spaçit dhe për çudi ndryshe nga të tjerët më dha dy cigare: një për mua dhe një për vëllanë tonë Muratin, pasi nuk kishte se ku e gjente dhe ta ngushëllonte edhe atë, për vdekjen e nënës.

Pastaj erdhi duke qarë Sherif Merdani, ai këngëtari i famshëm, “Sherua”, siç i thërrisnim ne, me të cilin kisha qenë edhe ushtar në repartin e punës në Dushk- Lushnje. Edhe ai duke qarë bashkë me mua, më tha: “Po mbi një batanije, në burg, i priti cigaret për babanë, edhe vëllai juaj dhe shoku im, Murati. Ishte 29 qershor i vitit 1976, atë ditë nuk do ta harroj kurrë. Në se një ditë do të hapen dosjet e diktaturës komuniste, drama e familjes tuaj do t`i tronditë shqiptarët”!

Miku i familjes tonë, Pipi Konomi, erdhi bashkë me një mikun e tij: një burrë të gjatë me trup të drejtë, i cili më dha dorën dhe më tha: – “Burrat nuk qajnë”! Unë u befasova, kur Xha Faiku më tha se ai ishte komunisti Andon Sheti nga Vunoi i Vlorës. Vuajtja dhe burgu ia kishin zbutur zemrën këtij komunisti…!

Kështu, këta që përmenda dhe shumë të tjerë, më ngushëlluan për vdekjen e së mirës nënës sime.

Të nesërmen i nisa një letër Finlandës, bashkëshortes sime, e internuar në fshatin e Tragjasit, të cilën e porosisja që të mbante afër fëmijët dhe ta duronte dhimbjen, siç ishte mësuar edhe ajo t’i duronte dhimbjet, kur i kishin pushkatuar babanë, kur ishte arratisur xhaxhai, dhe kur e kishin internuar familjen e saj.

Në fundin e asaj letre i shkrova një elegji për nënën:

“Qysh vdiqe moj nëna ime,
Me një det me hidhërime,

Me burgje dhe internime,
Ajo çika zemër trime”!

Ne u njohën me komunizmin që fëmijë dhe që atëhere kuptuam, se ai sistem, nga luga e floririt, që premtonte, do ta shpinte popullin të hante me lugën e drurit! Ishte 24 dhjetor i vitit 1944, kur dy partizanë erdhën në shtëpinë tonë, në lagjen “Skelë”, buzë detit, dhe arrestuan babanë. Ne, katër vëllezër, ende fëmijë, iu qepëm nga prapa babait duke qarë, por komunistët e pa shpirt, na shtynë me urrejtje, me qytat e pushkëve duke shfryrë: – “Kulishët e ballistit”!

Fjalë që ne nuk arrinim t`i kuptonim asokohe…! Kurrë nuk mund ta harrojmë nënën tonë të dashur, e cila edhe ajo duke qarë dhe mallkuar, na mblodhi rreth vetës si zogj shqiponje, duke na thënë se babai do të kthehej shpejt, ndofta edhe ajo, nëna jonë, besonte se ai, babai jonë, do të kthehej me të vërtetë. Por babai u kthye në shtëpi, pas dhjetë vjetësh, kur ne në vuajtje e mjerim, tashmë ishim rritur…!

Kjo e keqe na ndoqi gjithë jetën. Pas babait, vëllai jonë Qamili, u hodh në det nga brigjet e Sarandës dhe doli me not në Korfuz. Më pas Memishahu, në moshën 16 vjeçare përfundoi në burg. Pas Memishahut, radhën e kishte Murati, i cili vuajti në burgjet komuniste, mbi 18 vjet të jetës së tij dhe i fundit isha unë Tekiu…!

Finlanda bashkëshortja e Tekiut e tregon kështu ditën e arrestimit të tij: “Pas arrestimit të Tekiut të Vlorë, ia behën në shtëpi 5 oficerë të Sigurimit të Shtetit, të prirë nga i famshmi Xhebro Shalari…! Ata do të kontrollonin shtëpinë e “armikut të popullit”, tashmë të arrestuar, por edhe do të terrorizonin një grua pa mbrojtje dhe fëmijët,- më i madhi vetëm 14 vjeç…!

Në largim, Xhebro Shalari, i drejtohet Finlandës, me një krenari prej krimineli: – “Ku e ke Tekinë”? Dhe ajo si grua vërtetë shqiptare iu përgjigj: – “Sa herë që Tekiu vinte në Vlorë, ne dilnim në shkallë dhe e prisnim. A do të kthehej, apo do arrestohej? Tani që ju e morët, nuk kemi se ç`farë të presim më. Na i pakësuat vuajtjet, shtoi ajo me një qëndrim burrneshe…”!

Që nga 24 dhjetor i vitit 1944, familja jonë kishte vuajtur e provuar kalvarin çnjerëzor komunist. Vuajtjet shpirtërore ndofta as varri nuk do t`i shërojë, por u ndamë nga vuajtjet fizike, 24 vjet më parë, pikërisht më 5 gusht të vitit 1990, kur u larguam zemër djegur nga atdheu ynë, që na kishte bërë të vuanim aq shumë. Atë ditë kisha hipur në traget i përcjellë nga tre – katër miq, ndërmjet tyre edhe profesor Bejkush Birçe, që më ka nderuar, duke më ardhur edhe në rivarrimin e nënës…!

Ndërsa trageti u nis, hodha sytë me mallëngjim në brigjet e Adriatikut, atdheut tim të dashur, po mendimet e mia m’i ndërpreu Finlanda, bashkëshortja ime dhe im bir Fatmiri, atëhere 11 vjeç të cilët më thanë: – “A ke forca ta fillosh jetën nga e para”? Përgjigjja ime, ishte: “Po”!

– “Atëhere, – më thanë ata në një gojë, – ne do ta gëzojmë jetën dhe sot e tutje, nuk do të guxojë njeri të na diskriminojë e të na fyej, si komunistët e Tragjasit”. Jeta nën diktaturën komuniste na mësoi si të duronim dhimbjen fizike e shpirtërore. Në varrimin e babait, morën pjesë vetëm 15 vetë…!

Kur dola nga burgu, një njeri i mirë nga lagjja “Llonxhë” ku banonte nëna, më ftoi për një kafe dhe më tha: “Kam qenë këtu, ulur, kur është përcjellë nga kjo lagje, në përjetësi nëna juaj, vetëm me 7 vetë. Në fund ishte Beshiri, varrmihësi, por edhe ai u ndalua nga një anëtar i Këshillit Popullor, sepse gruaja që përcillej, ishte e veja e një ballisti, dhe grua që kishte lindur vetëm armiq të popullit, të cilët partia i kushte burgosur…”!

Një familje e tërë, e dënuar mizorisht: Babai, Muhamet Gjonzeneli (1907 – 1978) i dënuar me 30 vjet burg, Qamili, djali i madh, i arratisur jashtë shtetit, Tekiu i dënuar me 8 vjet burg, Memishahu i dënuar me 6 vjet burg, Murat Gjonzeneli dënuar me 20 vjet në burg.

Zonja (1908 – 1982), nëna e katër djemve të dënuar, ajo grua heroinë që e kishte kaluar gjithë jetën nëpër dyert e burgjeve dhe që i kishte larë udhët e Shqipërisë me lot, duke ndihmuar sado pak bijtë nëpër burgje dhe kampe, e qante të shoqin me lot hidhërimi:

“Muhamet e varfëra,
Po e keqia s`tu nda,
S`të qan motër, as vëlla
As fis as akraba”.

Për ta kuptuar dhimbjen e kësaj nëne, për ata që nuk e jetuan atë kohë, sqarojmë se Muhameti, si shumë të tjerë në atë kohë, ishte njeri i braktisur nga njerëzit, më të afërt, nga fisi dhe miqësia, sepse ishte “armik i popullit”! Edhe në përjetësi, ai burrë i rëndë, u përcuall nga një grusht njerëzish.

Më 5 gusht 2014, ne bijtë e atyre prindërve të vuajtur arritëm që prindërit tanë, t`i rivarrosim në vendlindjen e tyre, në Tragjas, në baltën që i kishte lindur, rritur dhe vuajtur pa fund, pranë të afërmve dhe të dashurve të tyre nga të cilët ishin ndarë në gjallje dhe ndofta Perëndia, i bashkonte në atë jetë. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kushdo që fut kondrabandisht opium ose ekstraktet e këtij, morfin të distiluem e krypat e këtij, hashash etj., i transporton këto, apo i vën në shitje, dënohet me...”/ “Çfarë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?

Next Post

“Komandanti i repartit tonë, më ka treguar dy raste, kur patrullat ushtarake janë vënë në ndjekje të dy çifteve: ushtarin e kanë zhveshur dhe lidhur, ndërsa vajzën e...”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti

Artikuj të ngjashëm

“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
Dossier

“Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara, frikë për të nesërmen, për atë që mund të vinte…”/ Historitë e panjohura të “njerëzve të ndaluar”, të Savrës, Bedatit, Gjazës etj.

May 19, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Shumë të burgosun, tuj mos durue torturën që i bante hetuesi i tij mizor, Ali Xhunga, t’iu luste atij me nji za të shuem: Aman bre burrë, për hatër t’Zotit, mos ma…”! Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 20, 2025
“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972
Dossier

“Pasi paraqet rrezikshmëri për arratisje jashtë shtetit, Gjyle Avdi Leci, të internohet për 3 vjet në T’pla të Tropojës, kurse Ramadan Zhazedin Daullxhiu, me tetë fëmijë…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 18, 2025
“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës
Dossier

“Kur u mësua në Tiranë, se ne ndërtuam një tunel mbi 1 km., poshtë qytetit, erdhën urgjent Kadri Hazbiu me Adil Çarçanin dhe…”/ Dëshmia e rrallë ish-ushtarakut, për objektin e rrallë të Sarandës

May 18, 2025
“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 18, 2025
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Dossier

“Për arsye se në tetor 1971, u arratis jashtë shtetit, në Greqi, pjesëtari i familjes së tyre, Besnik Aliko, komisioni vendosi të internojë në katundin Fushë-bardhë të Gjirokastrës…”/ Zbulohen vendimet e vitit 1972

May 19, 2025
Next Post
“Komandanti i repartit tonë, më ka treguar dy raste, kur patrullat ushtarake janë vënë në ndjekje të dy çifteve: ushtarin e kanë zhveshur dhe lidhur, ndërsa vajzën e…”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti

“Komandanti i repartit tonë, më ka treguar dy raste, kur patrullat ushtarake janë vënë në ndjekje të dy çifteve: ushtarin e kanë zhveshur dhe lidhur, ndërsa vajzën e...”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!