• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Motivacioni zyrtar për shkarkimin e Kadriut, do jetë ‘mungesë vigjilence’, se po të themi del në pension, e kuptojnë njerëzit se si është puna dhe…”/ Porosia e Enverit në Byro, 8 tetor ‘82

“Kadri, na bëri përshtypje për ato që thua për Hysni Kapon, sepse ti, në një të ardhme, do thuash: ja si po na persekuton Partia ne dy vlonjatëve…”! / Debatet e Enverit në Byro, 8 tetor ‘82
“Motivacioni zyrtar për shkarkimin e Kadriut, do jetë ‘mungesë vigjilence’, se po të themi del në pension, e kuptojnë njerëzit se si është puna dhe…”/ Porosia e Enverit në Byro, 8 tetor ‘82
“Kadri, si nuk të kujtohet ty, që gjeneral Panajot Plaku, ka ardhur si diversant në Shqipëri dhe ka shkuar te sovjetiku në bazën e Vlorës…”/ Debatet e Ramiz Alisë në Byro, 8 tetor ‘82
“Motivacioni zyrtar për shkarkimin e Kadriut, do jetë ‘mungesë vigjilence’, se po të themi del në pension, e kuptojnë njerëzit se si është puna dhe…”/ Porosia e Enverit në Byro, 8 tetor ‘82
“Ju Kadri, keni bërë një gabim tragjik, pasi jo vetëm rezidentët i keni lidhur me KGB-në, por rusëve u keni dhënë…”/ Mbledhja e Byrosë, shtator ‘82
“Motivacioni zyrtar për shkarkimin e Kadriut, do jetë ‘mungesë vigjilence’, se po të themi del në pension, e kuptojnë njerëzit se si është puna dhe…”/ Porosia e Enverit në Byro, 8 tetor ‘82
“Është përhapur në të gjithë Shqipërinë, sikur Hysni Kapo s’ka vdekur nga kanceri, por e kanë vrarë me urdhër të..…”/ Plenumi i V-të, tetor ‘82   kur “kryqëzohej” Kadri Hazbiu!
“Motivacioni zyrtar për shkarkimin e Kadriut, do jetë ‘mungesë vigjilence’, se po të themi del në pension, e kuptojnë njerëzit se si është puna dhe…”/ Porosia e Enverit në Byro, 8 tetor ‘82
Memorie.al
“Motivacioni zyrtar për shkarkimin e Kadriut, do jetë ‘mungesë vigjilence’, se po të themi del në pension, e kuptojnë njerëzit se si është puna dhe…”/ Porosia e Enverit në Byro, 8 tetor ‘82

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dyzetë e pesë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin vitit 1982, ku ndodhet një dosje me relacione, raporte, udhëzime, informacione, proces-verbale mbledhjesh të Byrosë Politike, Sekretariatit të Komitetit Qendror, etj., lidhur me “veprimtarinë armiqësore” të anëtarit të Byrosë Politike dhe ministrit të Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, (që për tre dekada me radhë kishte mbajtur postin e ministrit të Punëve të Brendshme), si dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, si: Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Llambi Peçini, Zoi Themeli, etj., të cilët u akuzuan nga Enver Hoxha, si “bashkëpunëtorët kryesorë të poliagjentit  Mehmet Shehu”. Në dosjen në fjalë, ndodhet edhe një dokument me autokritikën e Kadri Hazbiut, e cila mban datën 27 shtator 1982, dërguar Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, lidhur me “punën e tij të dobët, në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe mungesën e vigjilencës, për mos zbulimin e grupeve armiqësore, të cilat të gjitha i kishte zbuluar partia dhe shoku Enver”. Për më shumë rreth kësaj, na njeh dokumenti prej 24 faqesh, me autokritikën e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, (ku në çdo faqe të saj, Enver Hoxha, ka vënë shënime me shkrimin e tij), e cila bëhet për herë të parë publike nga Memorie.al    

                                                          Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Dokumenti me proces-verbalin e mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së, i mbajtur më 8 tetor 1982, ku u muarr në analizë “veprimtaria armiqësore” e Kadri Hazbiut

PARTIA E PUNËS SË SHQIPËRISË                                                        TEPËR SEKRET

KOMITETI QENDROR

                                                            PROCES-VERBAL

I MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH MË 8 TETOR 1982

        Rendi i ditës:

  1. Diskutim mbi fjalët e rënda të shokut Kadri Hazbiu
  2. Miratimi i raportit mbi transportin për në plenum

Në mbledhje janë të pranishëm të gjithë anëtarët e Byrosë Politike.

                  ZHVILLIMI I MBLEDHJES

Mbledhjen e hapi dhe e drejtoi, sekretari i parë i Komitetit Qendror të PPSh-së, shoku Enver Hoxha.

Diskutim mbi fajet e rënda të shokut Kadri Hazbiu.

VAZHDIM I MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE NË ZYRËN E SHOKUT ENVER PAS PËRJASHTIMIT TË KADRI HAZBIUT MË 8 TETOR 1982

SHOKU ENVER HOXHA: Tani ne, duhet të marrim një vendim, në bazë të disa propozimeve tona. Ne të Sekretariatit, kemi punuar dhe i kemi marrë një nga një shokët që drejtojnë në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, duke filluar që nga Veli Llakaj, dhe deri tek Alfred Moisiu, dhe kemi arritur në këto rezultate.

Ne, mendojmë të ndërrojmë ekipin e Shtatmadhorisë, e cila është e vjetruar pasi, ata që shërbejnë sot atje, kanë probleme të theksuara politike dhe dobësi morale.

Disa mund të kenë eksperiencë, por na bie detyrë që të çojmë atje, njerëz me moral të lartë, me vendosmëri në madhe, dhe me përvojë. Të tërë këta që propozojmë, janë ushtarakë që kanë mbaruar shkollat tona, dhe jo jashtë.

Konkretisht në vend të Veli Llakajt, të cilin do ta shkarkojmë dhe hë për hë do ta vëmë në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes, propozojmë që të vënë Kiço Jani Mustaqin.

Tani ky, është Drejtor i Drejtorisë Operative në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore. Mustaqi, pra mendojmë që të emërohet Zëvendësministër në këtë dikaster, si dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. I ke gjë biografitë e tyre, Ramiz?!

SHOKU RAMIZ ALIA: Ja, këtu i kam por, Kiçon e njohin shokët.

TË GJITHË SHOKËT: E njohim Kiçon, është djalë shumë i mirë.

SHOKU ENVER HOXHA: E dyta, Simon Konstandin Ballabani, tani Komandant i Grupimit të 6-të, të emërohet Zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, në vend të Maliq Sadushit i cili, të shkarkohet nga kjo detyrë dhe të nxirret në pension. Ky ka kaluar edhe moshën.

E treta, Jaçe Ali Lulaj, tani Komandant i Korpusit të 7-të, të emërohet Zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, në vend të Nazar Berberit i cili, të shkarkohet nga kjo detyrë dhe të mbetet në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes.

E katërta, Bajram Bilal Mane, tani Komandant i Korpusit të 3-të, të emërohet Zëvendësministër i Mbrojtjes Popullore në vend të Alfred Moisiut i cili, shkarkohet nga kjo detyrë dhe mbetet në dispozicion në Ministrisë së Mbrojtjes.

E pesta, Mendu Backa, të shkarkohet nga detyra e Zëvendësministrit të Mbrojtjes Popullore, dhe të nxirret në pension. Këto janë propozimet që bëjmë ne, për të forcuar më shumë Shtatmadhorinë. Jeni të bindur se kuadrot e rinj, do t’i marrin menjëherë në dorë funksionet që do ju ngarkohen, për të cilat janë të aftë.

Ata janë të gjallë, dhe puna me ta nuk do të na çalojë. Ata, do të jenë dhe një ndihmë e madhe dhe për shokun Prokop, derisa ky të ambientohet me çështjet ushtarake. Të tërë këta, e njohin ushtrinë. Këta kuadro janë nomenklaturë e Byrosë Politike, prandaj jeni dakord ?! Ta hedhim në votë ?!

TË GJITHË SHOKËT: Dakord.

SHOKU ENVER HOXHA: Prandaj këto, do t’i firmos menjëherë nesër në orën 10 dhe 11 pasi të marrë punën në dorëzim Prokopi, të tërë të vijnë këtu.

SHOKU RAMIZ ALIA: Dakord, dakord, shoku Enver.

SHOKU ENVER HOXHA: Ne, do të marrim dhe disa masa të tjera për forcimin e aparatit të Ministrisë së Mbrojtjes, drejtorëve e nëndrejtorëve, me qëllim që kjo ministri të jetë në duar të sigurta. Të gjithë brenda javës, të marrin detyrën dhe të tjerët të gjejnë vendin që meritojnë. Duhet të ecet drejt, shpejt, dhe mirë. Kaq kisha unë për t’ju thënë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Nesër, duhet të bëjmë dhe atë që duhet të dërgojë Adili në Presidiumin e Kuvendit Popullor. Vendimin e Byrosë Politike për Kadriun, e kemi formuluar kështu: “Byroja Politike e Komitetit Qendror në datën (këtu nuk po e vendosim datën) vendosi: Kadri Hazbiu, të shkarkohet nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes Popullore, për mungesë të theksuar vigjilence dhe për gabime të rënda në kundërshtim me vijën e Partisë, dhe me interesat e shtetit gjatë kohës që ka punuar si Zëvendësministër e Ministër i Punëve të Brendshme”.

Pra këto dy motivacione po vëmë tani, “Mungesë të theksuar vigjilence dhe gabime të rënda në kundërshtim me vijën e Partisë dhe Shtetit”. Prokop Murra, deri tani Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë për rrethin e Tiranës, të emërohet Ministër i Mbrojtjes Popullore. Ky do të jetë dokument i Byrosë Politike, kurse nga Presidiumi i Kuvendit Popullor për publikun do të themi se Kadriu, shkarkohet për arsye shëndetësore, apo si ta mendojmë, ose thjesht shkarkohet nga detyra.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Pse të mos e themi, që shkarkohet nga detyra si Ministër i Mbrojtjes Popullore dhe në vend të tij, emërohet shoku Prokop Murra?!

SHOKU RAMIZ ALIA: Domethënë të mos vëmë asnjë motivacion, thjesht shkarkohet si Ministër i Mbrojtjes.

SHOKU ENVER HOXHA: Po edhe nuk është nevoja që ta shtypim ne atë, pse do ta shtypim?! Kur të dalë gazeta zyrtare e Presidiumit, atje le të dalë, përse ta botojmë në shtypin qendror.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mund edhe të mos e botojmë. S’ka gjë se do të dalë në gazetën zyrtare.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Për efekt të brendshëm, të gjithë do ta marrin vesh këtë vendim. Çështja është për botën e jashtme, s’ka pse të botohet mendoj.

SHOKU RAMIZ ALIA: Për brenda, të merret vesh ky vendim menjëherë.

SHOQJA LENKA ÇUKO: Ja, që nesër vjen ministri i ri në dikaster, dhe përnjëherë merret vesh nga të gjithë.

SHOKU ENVER HOXHA: Mund të vëmë shprehjen se Kadri Hazbiu u shkarkua, që të vinte ministri i ri Prokop Murra?! Po mirë, le të merret vesh jashtë, përse duhet të kemi frikë?!

SHOKU RAMIZ ALIA: Po edhe për jashtë, përse të mos e vëmë?! Kështu edhe llafeve ju mbyllim gojën.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Atëherë të botojmë që shkarkohet Kadriu, dhe emërohet Prokopi. Drejt, më mirë duhet të botohet.

SHOKU RAMIZ ALIA: Çështja është tani që ta vëmë ne që Kadriu del në pension, apo të mos e vëmë?! Unë mendoj, që të mos e vëmë hiç, por të themi vetëm që shkarkohet si Ministër i Mbrojtjes Popullore, dhe në vend të tij emërohet Prokop Murra.

SHOKU ENVER HOXHA: Ashtu, ashtu, se po të themi del në pension, e kuptojnë sesi është puna.

SHOKU HEKURAN ISAI: Atë interpretim, do bëjnë njerëzit sido që të botohet.

SHOKU ENVER HOXHA: Tani këto që u miratuan, duhet të kthehen në vendime dhe pastaj, t’i firmosë Komandanti i Përgjithshëm.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po, po, dakord.

SHOKU ADIL ÇARÇANI: Nesër në orën 10, t’i thërrasim ne Zëvendësministrat dhe Drejtorët?!

SHOKU RAMIZ ALIA: Jo, jo, ata do ti thërrasë vetë këtu shoku Enver.

SHOKU ENVER HOXHA: Zëvendësministrat e rinj, do t’i thërras unë prandaj, të jenë të tëra gati atje ku janë, që të vijnë menjëherë./Memorie.al

                               Haxhi Kroi

                            Tiranë 8.10.1982

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 10 Dhjetor 2022

Next Post

“Pasi vuajta 15 vite burg, shkova në shtëpi, por vetëm djali i madh më takoi, kurse gjashtë fëmijët e tjerë, m’u...”! / Historia rrëqethëse e ish-të dënuarit nga Erseka

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Memorie.al

“Pasi vuajta 15 vite burg, shkova në shtëpi, por vetëm djali i madh më takoi, kurse gjashtë fëmijët e tjerë, m’u...”! / Historia rrëqethëse e ish-të dënuarit nga Erseka

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!