• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, August 13, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mjerimi ekonomik stimuloi emigrimin dhe politika represive e Beogradit ndaj pakicave, shkaktoj mërgimin e 400 mijë shqiptarëve të Kosovës…”/ Shkrimi i panjohur i “Neue Zürcher Zeitung”, në 2006-ën

“Autoritetet jugosllave rikthyen 368 të arratisurit shqiptarë, në 30-31 janar, – thanë zyrtarët e Kombeve të Bashkuara – ku mes tyre, ka edhe gra e fëmijë…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shkurt 1990
“Sipas shtypit grek, trazirat e ’81-it në Kosovë, do të çonin një konflikt midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë, ku sovjetikët, do t’i dilnin në ndihmë Tiranës dhe……”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Shkupi
“Familja Manolli, viktima e parë e neofashizmit serb pas 23 marsit ‘89 dhe si e përgatiti e zbatoi fashizmi ushtarako-policor, terrorin në Kosovë…”?! / Refleksionet e historianit të njohur
“Ne do ta mbrojmë Kosovën, këtë le ta dinë jugosllavët dhe gjithë bota, bile edhe gazeta franceze ‘Lë Mond’, edhe ajo italiane ‘La Stampa’, që janë të shitura …”/ Ditari Enverit, maj ‘81
“Kosova, djepi i shqiptarizmit”, libri i intelektualit Hamit Kokalari nga Gjirokastra, që bëri jehonë në vitin 1943 dhe që Nexhmije Hoxha s’pranoi ta ribotonte
“Pasi kemi ecur orë të tëra në këmbë, të lodhur e të dërmuar, forcat serbe na ndalën te stacioni trenit në Prishtinë, ku u ulëm në tokë dhe ata filluan të…”/ Historia tragjike e familjes shqiptare nga Prishtina

Nga EKKEHARD KRAFT 

Memorie.al / Katër luftëra nga viti 1991 dhe jo-stabiliteti i vazhdueshëm i mbarë hapësirës ish-jugosllave, kanë pasur ndikime katastrofale, jo vetëm për ekonominë, por po aq edhe për strukturën e popullsisë. Numri i të vdekurve nga lufta, duhet të vlerësohet në 200 mijë veta. Kryesisht të paprekura kanë mbetur vetëm Sllovenia dhe Maqedonia. Luftimet disaditore në Slloveni, në pranverën e vitit 1991, morën jetën e vetëm pak njerëzve dhe shkaktuan shkatërrime minimale. Zhvillimi demografik dhe ekonomik i vendit nuk u nxor nga binarët.

Popullsia është shtuar më tutje në përmasa modeste, për këtë epërsia e lindjeve është minimale, ndërkaq numri i emigrantëve është rritur dukshëm. Në të dyja këto pika po vazhdojnë trendet e dekadave të kaluara.

Edhe në Jugosllavinë e vjetër Sllovenia, ishte cak i fuqisë punëtore nga republikat jugore. Emigrimi i sllovenëve është margjinal. Për shembull në Gjermani, pas një shtimi të vogël pas vitit 1991, numri i tyre shkonte në 17 mijë.

Gjithashtu mund të lexoni

“I lutem atij forumi të lartë, e Partisë mëshirëplotë, që të më falë jetën, për t’ja dedikuar deri në fund asaj, që i jam borxhli…”/ Kërkesa e Milto Gjikopullit për Presidiumin e Kuvendit Popullor, qershor 1976

“Dëshmitari Zenel Pushaj deklaroi, se i pandehuri Koço Plaku i ka thënë se; e kanë porositur rusët që të ruajë veten, të presë urdhër…” / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

Maqedonia nuk u prek jo aq ashpër nga lufta, por për shkak të strukturës së saj, pozitës së pafavorshme gjeografike dhe politikës së herëpashershme të embargos nga vendi fqinj, Greqia, ajo vuajti shumë më rëndë nga pasojat e shkatërrimit të Jugosllavisë.

Kështu disa dhjetëra mijëra banorë të vendit, kanë emigruar së paku përkohësisht, gjë që ka peshë të dukshme te dy milionë banorë. Vetëm në Gjermani, numri i maqedonasve prej 22.331, sa ishin në vitin 1974, është shtuar në 42.600 në vitin 1997.

Meqë të gjitha grupet etnike të republikës, janë të prekura në masë të njëjtë, mendohet se nuk do të ketë zhvendosje të raporteve numerike mes shumicës maqedone dhe pakicës shqiptare – zhvendosje kjo që nga shumica sllave, vëzhgohet me dyshim.

Numri i shqiptarëve, ashtu si në dekadat e kaluara, është në rritje për shkak të lindshmërisë dukshëm më të lartë. Se në çfarë mase i kontribuon kësaj edhe ardhja e shqiptarëve nga Kosova, është vështirë të vlerësohet. Si në Maqedoni edhe në Kroaci, popullsia është zvogëluar numerikisht.

Nga njëra anë kjo është rrjedhojë e eksodit të serbëve, sidomos pas rimarrjes së Sllavonisë Lindore dhe të Krainës më 1995, gjë që në periudhën kohore, mes viteve 1995, deri 1996, u reflektua me një rënie të popullsisë për më shumë se 200 mijë persona. Ndërkohë mendohet se pjesa e serbëve në popullsinë e përgjithshme të Kroacisë, është rreth 5 për qind, derisa më 1991 ishte 12.2 për qind.

Kësaj do shtuar humbjet kroate në luftë, numrin qëmoti të ulët të lindjeve, të cilat më 1996, për herë të parë përsëri ishin mbi nivelin e vdekshmërisë, si dhe emigrimin. Derisa pas përfundimit të luftës, numri i shtetasve boshnjakë dhe jugosllavë në Gjermani, ka rënë përsëri, ai i kroatëve është shtuar, nga 82.500 (1992) në 206.600 (1997).

Nëse thuhet se popullsia e Kroacisë, sipas vlerësimeve nga mesviti 1998 duhet të jetë vetëm 100 mijë persona më e vogël se më 1991, atëherë kjo para së gjithash është rrjedhojë e valës së kroatëve nga Bosnja dhe Republika Federale e Jugosllavisë. Në Bosnjë e Hercegovinë, llogaritet me 150 mijë të vdekur nga lufta, krahas të cilëve mbase duhen llogaritur edhe 15 mijë të zhdukur.

Gjithsej 75 mijë invalidë, gjatë tërë jetës së tyre, do të karakterizohen nga lufta. Nga mesi i vitit 1998, numri i popullsisë së Bosnjës vlerësohej në gati 3.4 milionë njerëz, pra 900 mijë më pak, se gjatë regjistrimit të fundit jugosllav më 1991.

Në rrjedhën e luftës mbi 2.5 milionë boshnjakë, pra më shumë se gjysma e popullsisë, u bënë refugjatë apo të përndjekur, prej të cilëve më shumë se gjysma mbeti brenda Bosnjës. Sipas të dhënave të UNHCR, deri në fund të vitit 1997, janë kthyer 400 mijë refugjatë. Shumica e të kthyerve janë vendosur në lokalitete, të cilat zotërohen nga etnitë e tyre. Vetëm 10 mijë janë kthyer në ato territore, ku ata dikur përbënin shumicën.

Kthimi i të përndjekurve të tjerë, po ecën dukshëm më vështirë. Anketimet tregojnë se shumica e refugjatëve dëshirojnë të kthehen në vend-banimet e tyre të mëparshme; por nëse ky vend-banim gjendet në zonën ku pushtetin e kanë pjesëtarët e një etnie tjetër, atëherë vetëm një pakicë shfaq gatishmëri për kthim.

Edhe rivendosja në një vendbanim që gjendet në entitetin e grupit vetjak, nuk has në miratim të plotë. Para së gjithash janë të rinjtë, ata që nuk shfaqin gatishmëri për kthim me çdo çmim. Në Republikën Federale të Jugosllavisë (Serbi-Mali i Zi) në njëfarë mënyre është jetësuar profetizimi sarkastik, sipas të cilit presidenti Milosheviç do t’i bashkonte të gjithë serbët në një shtet, pra në Serbi.

Së paku 700 mijë refugjatë nga Bosnja dhe Kroacia jetojnë aktualisht në Serbi dhe Mal të Zi, të cilëve pas luftës së NATO-s kundër Beogradit, iu bashkuan edhe ata nga Kosova.

Një shtim i natyrshëm i popullsisë ekziston vetëm në Mal të Zi dhe – në përmasë shumë më të madhe – në Kosovë. Çdo fëmijë i tretë që gjatë viteve të fundit ka lindur në Serbi, ka qenë shqiptar. Nga ana tjetër në Serbi dhe në Vojvodinë, ka më shumë raste të vdekjes sesa lindje; një tendencë, e cila ka qenë e qartë edhe para vitit 1991, por që tashti vetëm sa është ashpërsuar. Niveli i ulët i lindjeve është pasojë edhe e kuotës së lartë të aborteve: në tre shtatzëni dy abortojnë.

Kësaj duhet shtuar një rritje të caktuar të numrit të lindjeve të foshnjave pa jetë dhe vdekshmërinë e fëmijëve, si pasojë e përkujdesjes së keqe mjekësore, shkak i së cilës pjesërisht janë sanksionet kundër këtij vendi, por më tepër shkatërrimi i përgjithshëm i shoqërisë serbe. Mjerimi ekonomik stimulon emigrimin.

Njëkohësisht politika represive e regjimit të Beogradit ndaj pakicave, ka shkaktuar mërgimin e 400 mijë shqiptarëve të Kosovës dhe përkatësisht disa dhjetëra-mijëra kroatëve dhe hungarezëve. Përveç kësaj shumë të rinj, ashtu si në Kroaci dhe Bosnjë, përmes braktisjes së vendit i kanë ikur thirrjes për shërbim në ushtri.

Nga viti 1990, numri i qytetarëve të ish-Jugosllavisë me qëndrim të përhershëm në botën e jashtme, është shtuar për më tepër se një milion. Vetëm në Gjermani numri i tyre nga 600 mijë, është dyfishuar në 1.2 milionë. Përballë perspektivave assesi të mira për ardhmërinë, tendenca për emigrim mbase do të rritet. Me përjashtim të Sllovenisë, një rrezik të veçantë për ardhmërinë e shteteve pasardhëse jugosllave, paraqet mërgimi i shkencëtarëve mirë të arsimuar dhe i specialistëve të teknikës.

Më atraktive janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Kanadaja, Gjermania, Zvicra, Britania e Madhe dhe Franca, reflektojnë një forcë të madhe tërheqëse. Në të vërtetë ky “brain-drain” është vërejtur edhe në vitet ‘80, por tani është ashpërsuar dukshëm.

Për më pak se dhjetë vjet nga luftërat është shkatërruar struktura e popullsisë e krijuar me shekuj. Në fakt Lufta e Dytë Botërore, kishte shkaktuar më shumë viktima, por zhvendosjet e popullsisë të shkaktuara prej saj në pjesën më të madhe, u prapësuan. Në përgjithësi është e diskutueshme nëse territori i ish-Jugosllavisë ndonjëherë më parë, ka përjetuar ndryshime të tilla radikale demografike për një kohë aq të shkurtër.

Mënyra e zhvillimit të luftës -jo vetëm nga ana e serbëve – krejt me vetëdije ka synuar krijimin e territoreve “etnikisht të pastra”. Mirëpo, kjo politikë në fund goditi vetë shpikësit e saj. Pas dëbimit të popullsive të padëshiruara territoret e “spastruara”, ishin jo-atraktive edhe për fitimtarët përkatës, për shkak të shkatërrimeve dhe të mjerimit të përgjithshëm ekonomik.

Kështu në Krainë ende nuk janë kthyer të gjithë kroatët që dikur jetonin atje dhe prej nga ishin dëbuar gjatë viteve 1991, deri më 1995. Serbët, të cilët sot kontrollojnë gjysmën e territorit boshnjak, gjithashtu nuk po arrijnë që territoret e pushtuara prej tyre t’i përmbushin me njerëz. Kështu shumë territore do të mbeten të shkreta, derisa dendësia e popullsisë në zonat industrial, do të shtohet edhe më shumë./ Memorie.al

(* Ekkehard Kraft është historian gjerman. Artikulli u botua fillimisht në vitin 2004, në gazetën “Neue Zürcher Zeitung”).

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Zef Haxhia ka qenë antari Komitetit Qendror te ‘Demokristjanes’, ka trathetue besimin e popullit, si përfaqësues në Kuvendin Popullor, duke...”/ Historia e panjohur e ish-deputetit të Shkodrës

Next Post

“Dëshmitari Zenel Pushaj deklaroi, se i pandehuri Koço Plaku i ka thënë se; e kanë porositur rusët që të ruajë veten, të presë urdhër...” / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

Artikuj të ngjashëm

“Të pandehurit F. Nashi, B. Alija, K. Plaku, P. Murati, M. Gjikopulli, Dh. Stefa e J. Konomi, kanë bërë edhe agjitacion dhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“I lutem atij forumi të lartë, e Partisë mëshirëplotë, që të më falë jetën, për t’ja dedikuar deri në fund asaj, që i jam borxhli…”/ Kërkesa e Milto Gjikopullit për Presidiumin e Kuvendit Popullor, qershor 1976

August 13, 2025
“Të gjithë të pandehurit kërkuan mëshirë, kurse Koço Plaku s’kërkoi, s’pranoi se ishte spiun, por të dënohet me rreptësinë më të madhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“Dëshmitari Zenel Pushaj deklaroi, se i pandehuri Koço Plaku i ka thënë se; e kanë porositur rusët që të ruajë veten, të presë urdhër…” / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

August 13, 2025
“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

August 13, 2025
“Duhet korrigjuar historiografia zyrtare shqiptare, se Kuvendi i vitit 1602, u mbajt në fshatin Dukagjin të Matit, ku ka dhe një kishë të Shën Aleksandrit…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur
Dossier

“Duhet korrigjuar historiografia zyrtare shqiptare, se Kuvendi i vitit 1602, u mbajt në fshatin Dukagjin të Matit, ku ka dhe një kishë të Shën Aleksandrit…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

August 10, 2025
“Në maj 1999, pas Luftës së Kosovës, një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, u burgos me akuzën se kishte përgatitur…”/ Historia e panjohur e shqiptarëve në Serbi
Dossier

“Në maj 1999, pas Luftës së Kosovës, një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, u burgos me akuzën se kishte përgatitur…”/ Historia e panjohur e shqiptarëve në Serbi

August 11, 2025
“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976   
Dossier

“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976  

August 11, 2025
Next Post
“Të gjithë të pandehurit kërkuan mëshirë, kurse Koço Plaku s’kërkoi, s’pranoi se ishte spiun, por të dënohet me rreptësinë më të madhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

“Dëshmitari Zenel Pushaj deklaroi, se i pandehuri Koço Plaku i ka thënë se; e kanë porositur rusët që të ruajë veten, të presë urdhër...” / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme