• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, August 11, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

“Vetëm një gjë do jua them, mos ma merrni për keq, pasi nuk më erdhi mirë që ju…”/ Ramiz Alia në takimin me studentët në ‘Pallatin e Brigadave’, 11 dhjetor 1990
“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur
“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur
“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur
“Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur

Nga Prof. Dr. Aleksandër Meksi

Pjesa e parë

Memorie.al / Mirdita me Malin e Shenjtit mbi Orosh, ka qenë gjatë shekujve qendër e një nderimi të madh nga ana e popullsisë së krishterë, jo vetëm të krahinës, por edhe më gjerë, që tregon për rëndësinë, emrin që kishte abacia e atjeshme dhe rolin e saj në histori. Një dëshmi e tërthortë janë numri madh i legjendave dhe histori që lidhen me të; shenjtin dhe krahinën. Përmendjen e parë të një peshkopate të Arbrit “Lazarus episcopus Albanensis”, e hasim në aktin e shugurimit të kishës së Shën Trifunit në Kotor, në vitin 1166, ku, krahas Lazarit, i cili shuguron altarin në të majtë të kryesorit, merr pjesë dhe “Andreas prior Albanensis”.

Kjo peshkopatë dhe principata e Arbrit, siç del nga emri e titulli i Andreas, janë objekt kërkimesh të shumta shkencore që synojnë të ndriçojnë anë të ndryshme të historisë së tyre, shpeshherë dhe me rezultate të ndryshme. Për të gjykuar saktë mbi këtë peshkopatë, duhet të ndjekim ecurinë e saj në kohë, të përcaktojmë shtrirjen gjeografike dhe të sqarojmë disa probleme historike. Në mesin e shekullit XII-të, në aspektin e organizimit kishtar, trojet e banuara nga shqiptarët, qenë nën juridiksionin e disa qendrave kishtare.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në maj 1999, pas Luftës së Kosovës, një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, u burgos me akuzën se kishte përgatitur…”/ Historia e panjohur e shqiptarëve në Serbi

“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976  

Në Shqipërinë e Veriut, nga kryepeshkopata katolike e Raguzës-Epidaurit, varen peshkopatat e Tivarit (Auarorum), Ulqinit (Licinatensem), Shasit (Suacinensem), Shkodrës (Scodrinensem), Drishtit (Driuastensem), Pultit (Polatensem), në Shqipërinë e Mesme kemi metropolinë e Durrësit (Dyrrahut) me peshkopatat e Lezhës (Elison), Stefaniakës (Stefaniakon), Krujës (Kroon), dhe Kunavisë (Hunavian), në Shqipërinë Lindore dhe Jugore kryepeshkopatën e Ohrit me peshkopatat e Gllavnicës, Deaboli, Kanina dhe Dibra, dhe në Shqipërinë e Jugut, peshkopatat e Himarës, Butrintit (Buthrotit) dhe Drinopojës (Drinopoleos) nën vartësi të metropolisë së Naupaktit.

Prej tyre peshkopatat e Shqipërisë së Veriut, i takojnë Kishës Katolike, ndryshe asaj latine, me të cilën janë të lidhur dhe katolikët apo latinët (lëti)e Dyrrahut me në krye një arqidiakon, dëshmi e një bashkëjetese me ortodoksët. Rruga e formimit të këtyre strukturave dhe vartësive nga Lindja apo nga Perëndimi, ishte rezultat i kushteve të veçanta historike e kulturave, në të cilat janë ndodhur këto troje gjatë shekujve të mëparshëm.

Studimi historik i organizimit administrativ e kishtar ka treguar se gjatë shekullit VIII-IX-të, kisha e territoreve të banuara nga shqiptarët, nuk varet realisht nga patrikana e Kostandinopojës dhe kjo mendojmë se shpjegohet, nga njëra anë, me vështirësitë e lidhjes së Dyrrahut me kryeqytetin e perandorisë dhe sidomos nga lidhjet më të forta kishtare të tij me Romën, me kishën latine. Përfshirja e Dyrrahut nën Patrikanën, me sa duket bëhet rreth fundit të shekullit IX-të (Sinodi i Fotius në vitin 879) dhe sanksionohet në vitet e para të shekullit X-të.

Kjo dëshmohet nga noticia e kohës së Leonit të VI-të, që datohet rreth viteve 901-907. Në këtë noticie Dyrrahut, metropolisë së 42-të në radhë, i nënvihen peshkopata e Lezhës, Krujës, Stefaniakës dhe Kunavisë, pra tokat ndërmjet Drinit, në Veri dhe lindje, dhe Shkumbinit në Jug, që në këtë kohë ishin thuajse dhe tokat nën temën bizantine të Dyrrahut. Më në Jug, deri në Vjosë, kemi tokat e pushtuara nga bullgarët, rreth viteve ‘60-të të shekullit IX-të, dhe akoma më poshtë Temën e Naupaktit.

Ndërsa për shekullin e X-të, njohim organizimin kishtar të metropolive të Dyrrahut, Naupaktit dhe Shufraganet e tyre, në dokumentacionin historik mungojnë të dhënat për Peshkopatat në vartësi të kishës bullgare, si dhe për trojet veriore të temës së Dyrrahut, shtrirjen e së cilës deri në Antivar e njohim nga “De Administrando Imperii”, e perandorit Konstantin Porforogjenetit.

Me mjaft interes për këtë është edhe noticia e mbiquajtur e Jan Cimiskut (969-976), e cila duhet lidhur me rivendosjen e pushtetit bizantin pas shembjes së mbretërisë bullgare, pra në çerekun e fundit të shekullit të X-të. Sipas saj, metropolia e Dyrrahut shtrihet në Antivari, në brendësi të gjirit të Vlorës dhe ka në vartësi 15 peshkopata shufragane, ndër të cilat, në trojet që na interesojnë, Antivaros, Likinidon, Skodra, Drivasti, Dioklea, Polathon, Elison, Kroon, Stefaniaka, Hunavia, Cerëniku.

Por kjo gjendje nuk zgjati shumë, sepse në vitin 1022, Durrësit iu shkëputën peshkopatat e Tivarit dhe Ulqinit, duke u lidhur me Kishën Katolike romane, nëpërmjet Kryepeshkopatës së Raguzes-Epidaurit. Kjo erdhi si pasojë e lidhjeve të mëparshme, me Kishën Latine, ashtu dhe i përpjekjeve të Romës për t‘u afirmuar si fuqi universale. Që nga kjo kohë fillon një fazë e re e lidhjes me Kishën Katolike.

Kështu, në vitin 1089 kundër papa Klementi III-të, sipas lutjes së mbretit të Dioklese, Bodinit, ia kaloi Peshkopatat e Shqipërisë Veriore, Kryepeshkopatës së Diokle-Tivarit. Këto ishin peshkopatat e Tivarit, Ulqinit, Shkodrës, Drishtit dhe Pultit. Nga kjo kuptohet se ato vijojnë të jenë peshkopata që nga fundi i shekullit X-të (mbase në ndonjë rast dhe me ndërprerje), ndërsa është një krijim i ri Peshkopata e Shasit.

Me rënien e Perandorisë Bizantine, në vitin 1204, në duart e latinëve, krijohen kushte të favorshme për avancimin e Kishës Katolike në trevat shqiptare. Sigurisht, kjo nuk u bë me lehtësi, për shkak të rezistencës së Klerit Orthodoks, si në Dyrrah, ashtu dhe në Peshkopatat në brendësi të vendit. Që gjatë shekullit XI-të, dëshmohet në Dyrrah kolonia e amalfitaneve dhe pak më vonë ajo e venedikasve, të cilat kanë dhe kishat e tyre.

Për amalfitanet një kishë dëshmohet në dokumentacionin historik në mesin e shekullit XIV-të, por kuptohet që këtë kishë ata duhet ta kenë pasur që në kohën kur qenë e vetmja koloni perëndimore. Për venedikasit kemi dëshminë e dhënies atyre nga ana e Perandorit Aleks I-rë Komneni, të kishës së Shën Andreas, pranë portit, në vitin 1082. Veç këtyre, dëshmohen qysh nga viti 1200, edhe lidhjet e besimtarëve katolikë me struktura të organizuara si arqidiakonati.

Mendojmë se kufizimet që Perandori bizantin Vasili II-të, i bëri Metropolitit të Dyrrahut me diplomatët e tij të viteve 1019 dhe 1020, kanë ardhur dhe për shkak të qëndrimit tolerant ndaj Kishës Latine nga ana e orthodoksëve të Dyrrahut. Për një kishë latine të organizuar me faltore dhe prona, të flasin si gjurmët e skulpturës preomanike dhe romaniko-gotike në Durrës, ashtu edhe rrënojat e kishës së Shën Mërisë së Brarit në lindje të Tiranës, ku kemi mbishkrimin mbi varrin e sevastit Mihal Sgura (viti 1201) në greqisht dhe latinisht, bashkë me fragmente të pikturës murale me sinjatura latine.

Me pushtimin e Durrësit dhe një pjese të Shqipërisë bregdetare nga Karli I-rë Anzhuin dhe formimin e “Mbretërisë së Shqipërisë”, kemi ndryshime dhe në gjendjen kishtare si rezultat i përpjekjeve të Kishës Katolike. Kemi atë që Shuflai e quan faza e tretë e organizimit kishtar të Shqipërisë. Që nga kjo kohë, nga njëra anë, me ndërhyrjen dhe përpjekjet e Tivarit dhe Dyrrahut dhe nga ana tjetër, me vendosjen e urdhrave dominikanë dhe françeskanë në Shqipëri, fillon një periudhë që karakterizohet, nga një “sulm” i katolicizmit ndaj orthodoksisë, veçanërisht në Shqipëri të Mesme e, deri në Vlorë.

Këto përpjekje dhanë rezultatet e tyre me krijimin e disa Peshkopatave të reja katolike, si ajo e Sapës, në shpinë të Lezhës orthodokse në vitin 1291, e Balecit, përpara vitit 1347, e Danjës, përpara vitit 1361, e Vregos, buzë Shkumbinit përpara vitit 1353. Gjatë sundimit anzhuin kemi gjithashtu krijimin e Peshkopatave Katolike për Vlorën, në vitin 1273, dhe për Krujën në vitin 1279, të cilat funksionojnë për sa kohë që ato qendra janë nën anzhuinët, për të qëndruar më vonë titullarët e tyre gjetkë.

Më vonë Kisha Katolike bëri për vete Peshkopatat e Kunavisë (Canoviense), në vitin 1310, të Stefanikës (Stefphaniense), në vitin 1363, dhe të Lezhës (Alexiense) në vitin 1357, ndërkohë që Metropolia Orthodokse e Dyrrahut, përmendet për herë të fundit në vitin 1343, pas të cilit ajo shuhet dhe titullarët e saj formal qëndrojnë gjetkë, në vartësi të rrethanave politike.

Megjithatë, gjatë periudhës që po shqyrtojmë, duhet të bëjnë dallim ndërmjet fesë së feudalit dhe të selisë peshkopale, ndaj fesë së klerit vendas dhe fesë të shtresave të gjera të popullsisë. Për këtë, veç të tjerash, hedhin dritë edhe disa relacione të fundit të shekullit XIII-të dhe gjysmës së parë të shekullit XIV-të. Kështu, në vitin 1265, Papa Klementi IV-ët, duke i shkruar arqidiakut të latinëve të Durrësit, pohon karakterin specifik të latinitetit shqiptar.

Më vonë, në vitin 1295, në një traktat të gjenovezit Galvano di Levante, thuhet se feudalët e familjeve Skuraj, Blinishti, Mataranga e Thopia, janë në aspekt të fesë “neofit”. Prandaj dhe konvertimet në katolicizëm, nuk janë asnjëherë përfundimtare dhe arkivat anzhuine të Napolit, flasin qartë për këtë.

Aq më tepër, është e vështirë të përcaktohet besimi për popullsinë në brendësi të vendit, kur ndryshimet e krerëve të klerit shpesh nuk preknin rangje të ulëta. Në përshkrimin anonim të vitit 1308, thuhet se në Peshkopatat e Shqipërisë së Mesme (Kunavi e Stefaniakë) e ato të veriut (Pult e Dibër), banorët nuk janë as katolikë e as orthodoksë.

Përfundimisht do të thoshim se në mesin e shekullit XIV-të, Kisha Katolike, mbas dhjetëvjeçarëve të tërë të sulmeve kundër orthodoksisë, kishte arritur të shtrihej, veç Shqipërisë së Veriut, edhe në Shqipëri të Mesme, duke u kufizuar me territoret që kishtarisht vareshin nga Kryepeshkopata e Ohrit. Futja nën sundimin venecian, në fund të shekullit XIV-të, të qyteteve të bregdetit dhe nën pushtimin turk të gjithë vendit, duke filluar nga dhjetëvjeçari i dytë të shekullit XV-të, e bënë thuajse përfundimtare këtë gjendje.

Dokumentacioni që ruhet, tregon se nën Kryepeshkopatën e Antivarit, janë dioqezat e Ulqinit, Shasit, Shkodrës, Sapes, Danjës, Ballecit, Drishtit, Pultit, Prizrenit dhe Arbanense, ndërsa nën atë të Durrësit, Lezha Stefaniaka (me Bendën) Kruja, Kunavia, Vrego, Vlora, ndonëse ndonjëra prej tyre ka qenë për pak kohë. Le të trajtojmë tani mbi bazën e dokumentacionit historik dhe të studimeve që prekin këtë çështje, historinë dhe territoret që administron Peshkopata e Arbrit, po kështu, edhe principata me të njëjtin emër.

Siç e përmendëm, dëshminë e parë për të e kemi në qershorin e vitit 1166, ku Lazari “Episcopis Albanensis” apo dhe “Arbanensis”, merr pjesë në shugurimin e altarit të kishës së shën Trifunit në Kotor. Një vit më vonë (20.12.1167) Papa Aleksandri III-të, i drejtohet këtij Peshkopi “Lazarum episcopum de Albania”, duke e lavdëruar që dëshiron të mohojë ritin grek dhe se ke vullnet t‘i shmangesh në shumë raste, kur të paraqitet mundësia, ritit grek.

Në të njëjtën ditë, Papa në një letër tjetër me vlerë të dëshmisë zyrtare, i konfirmon Kryepeshkopatës së Raguzës shufraganet e saj, ndër të cilat nuk është Peshkopata e Arbrit, e cila nuk njihet si e tillë edhe në mjaft bula të tjera papnore të mëparshme, që konfirmojnë shufraganet e Raguzës. Po kështu, siç e pamë dhe më lart, një Peshkopatë e Arbrit nuk është ndër shufraganet e Metropolisë së Dyrrahut apo Kryepeshkopatës së Ohrit.

Në të tilla rrethana, mendojmë se kemi të bëjmë me një peshkopatë të krijuar jo prej shumë kohësh, në një territor të metropolisë së Durrësit, pra nën sundimin bizantin, që për të afirmuar qenien e vet apo dhe për bindjet fetare, lidhet me kryepeshkopatën e Antivarit. Nëse peshkopata do të kishte kohë që ishte krijuar, ajo do të ishte përfshirë në listat e shufraganeve, sidomos po t‘i ishte shkëputur ndonjë peshkopate katolike në vartësi të Tivarit.

Që Peshkopata e Arbrit (arbanense) u krijua në territore deri atëherë të Dyrrahut, na bind përmbajtja e letrës së sipërpërmendur të papës Aleksandër III, në të cilën, mjaft qartë, vërehet përkatësia e saj në ritin ortodoks (“grek” në letër) dhe vartësia nga metropoliti, të cilit duhet t‘i tregoj respektin që i takon, çka shpjegohet me marrëdhëniet e mira në atë kohë të papës me perandorin Manuel Komneni. Pjesëmarrjen e peshkopit Lazar në ceremoninë e vitit 1166 në Kotor, ne e kuptojmë si dëshmi të dëshirës për lidhjen me kishën katolike nëpërmjet Tivarit. / Memorie.al

                                                                Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Një i burgosur, kishte dëgjuar dy gardianë, se Ukshin Hotin e kishin vrarë ditën që u lirua, 300 metra larg burgut dhe vërtet aty u gjet një kufomë...”/ Dëshmia e rrallë e shokut të qelisë së profesorit, në burgun e Dubravës

Next Post

“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat...”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976  

Artikuj të ngjashëm

“Në maj 1999, pas Luftës së Kosovës, një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, u burgos me akuzën se kishte përgatitur…”/ Historia e panjohur e shqiptarëve në Serbi
Dossier

“Në maj 1999, pas Luftës së Kosovës, një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit, u burgos me akuzën se kishte përgatitur…”/ Historia e panjohur e shqiptarëve në Serbi

August 11, 2025
“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976   
Dossier

“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976  

August 10, 2025
“Pak ditë para arrestimit, Koço Plaku më tregoi se në vitin 1957, pas arratisjes së vëllait në Jugosllavi, ai donte të vriste veten, por…”/ Dëshmia e rrallë e kolegut për ing, e famshëm, që u pushkatua në ’76-ën
Dossier

“Sipas Koço Plakut, Lipe Nashi me një grup specialistësh, nga maja e një kodre në Finiq, caktonte vendet ku do të shpoheshin puset…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

August 8, 2025
“Të dhënat sekrete shtetëror, Zbulimit Sovjetik, ja jepte me agjenten Valentina Peza dhe këshilltarit të ambasadës sovjetike në Tiranë…”! / Akt-akuza që çoi në plumb, vëllanë e sekretarit të Enver Hoxhës
Dossier

“Sikurse rezultoi nga provat dhe nga pohimi i të pandehurit M. Gjikopulli, duke qenë agjentë të Zbulimit Sovjetik, ai dhe K. Plaku…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976  

August 7, 2025
“Sazani dhe porti Vlorës kanë vlerë potenciale si baza për mbajtjen e anijeve, nëndetëseve etj., dhe në ishullin e Sazanit sovjetikët po ndërtojnë disa objekte…”/ Raporti sekret i CIA-s, nëntor 1951.
Dossier

“Sazani dhe porti Vlorës kanë vlerë potenciale si baza për mbajtjen e anijeve, nëndetëseve etj., dhe në ishullin e Sazanit sovjetikët po ndërtojnë disa objekte…”/ Raporti sekret i CIA-s, nëntor 1951.

August 7, 2025
“Të gjithë të pandehurit kërkuan mëshirë, kurse Koço Plaku s’kërkoi, s’pranoi se ishte spiun, por të dënohet me rreptësinë më të madhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“Të gjithë të pandehurit kërkuan mëshirë, kurse Koço Plaku s’kërkoi, s’pranoi se ishte spiun, por të dënohet me rreptësinë më të madhe…”/ Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976

August 6, 2025
Next Post
“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat…”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976   

“Filip Nashi, pohoi se, Beqir Balluku i ka thënë në Fier, në prezencë edhe të Pirro Gushos, të nxirrnin naftë tani, se për rezervat...”! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976  

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme