• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, April 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Ministri i Arsimit në atë kohë, deklaroi gjatë një fjalimi, se; Nexhat Hakiu, fut frymën armiqësore në rininë shkollore, m’u përpara hundëve tona dhe…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

“Rexhep Ayn Lajçi, duhet të jetë agjent i Zbulimit Jugosllav që vepron nëpërmjet Turqisë kundër vendit tonë, prandaj, Aishe Sh. dhe Sterjo Spase…”/ Udhëzimet e shefit të Sigurimit në ’83-in
“Si e burgosën ushtarin roje, kur F., që akuzohej si njeri i komandës, tentoi vetëvrasjen, duke shkuar te telat e rrethimit dhe ai nuk e vrau…”?! / Ngjarja e panjohur në kampin e Spaçit, dhjetor ‘79
“Ministri i Arsimit në atë kohë, deklaroi gjatë një fjalimi, se; Nexhat Hakiu, fut frymën armiqësore në rininë shkollore, m’u përpara hundëve tona dhe…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
“Ministri i Arsimit në atë kohë, deklaroi gjatë një fjalimi, se; Nexhat Hakiu, fut frymën armiqësore në rininë shkollore, m’u përpara hundëve tona dhe…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
“Në burgun e Spaçit, dy bashkëvuajtësit e mi, më treguan se si e kishin varrosur të gjallë Mitrush Kutelin, në kampin e Vloçishitit…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur nga SHBA-ja
“Foqi Skendi, më ka treguar se, kur sollën Kutelin në kampin burg të Vloçishtit, e mbyllën në një kotec derri…”/ Historia tragjike e shkrimtarit e përkthyesit të famshëm

Nga Islam Spahija

Pjesa e katërt

                                                           Vijon nga numri i kaluar

Memorie.al / Po të hulumtojmë në bibliotekën shqipe, sidomos në atë letrare, është e pamundur që në mes të emrave më të shquar të autorëve, mos të na bjerë në sy ai i poetit, kritikut, përkthyesit dhe pedagogut të shkëlqyer, Nexhat Hakiu. Këtë emër e gjemë në pavdekësinë e veprave që ai la, në të përkohshmen të ndryshme me vlera kulturore dhe historike që ai drejtoi, në antologjinë shkollore të hartuar prej tij, si dhe në disa përkthime të guximshme dhe plot sukses.

Gjithashtu mund të lexoni

“Një herë u përballëm me doktor Sandër Ashtën, i cili po vinte perballë nesh me gruan e tij dhe kur ai nga gëzimi, hapi krahët, Pjetri i tha…”/ Dëshmia e rrallë e gruas ruse të kompozitorit të famshëm

“Ahmet bej Zogu s’bënte shaka kur thoshte se do të bëhej Mbret, pasi ky djalosh 19 vjeçar, peng në një vend të huaj, që në Vjenë, veç një adjutanti, ai…”/ Libri i panjohur Jean-Luc Tourenne

NEXHAT HAKIU, FIGURË E DENIGRUAR NGA DIKTATURA KOMUNISTE

Po jo vetëm në këto; emri i tij ruhet në zemrat e kolegëve, të admiruesve e sidomos, të nxënësve që ai i desh me një humanizëm të rrallë, një pjesë e të cilëve u mblodhën para pak kohësh në një takim përkujtimor.

Ne e ndiejmë që ka snobë apo nihilistë të cilët kanë vetinë e mohimit lë vlerave të së kaluarës, por koha, kjo “mikeshë e ngadaltë po e sigurt e mendimtarëve” – siç pat thënë Faik Konica – koha pra do te jete me ne, ne qoftë se do t’i  çmojmë vlerat që krijon ajo.

Kjo edhe është arsyeja që na shtyn të kujtojmë e të mos harrojmë atë që i kushtoi tërë jetën idealit kombëtar, që me talentin e tij, krijoi veprën e çmuar që pasuroi trashëgiminë e artit tonë letrar. Nexhat Hakiu lindi më 30 dhjetor 1917 në Vlorë, në qytetin e 28 nëntorit tonë të madh, në Vlorën e epopeve, siç është 1920-ta legjendare, e shumë të tjerave. Pranë shkëmbinjve të bregdetit të saj, ku përplasen dallgët e Adriatikut, aty i lindën frymëzimet e para, siç kujtonte ai më vonë.

Pasi mbaroi studimet e para në shkollën e famshme “tregtare të Vlorës”, vazhdoi studimet në Institutin Politeknik të Selanikut, ku edhe u diplomua. Pastaj shërbeu si profesor letërsie në shkollat e mesme këtu, në atdhe.

Vitet ’30-të, shënonin një periudhë shumë frytdhënëse në fushën e letërsisë; atëhere zhvillohej një brez i fuqishëm intelektualësh, këtë kohë, eruditi dhe sociologu i njohur, Branko Merxhani, që ishte drejtori dhe pronari i revistës kulturore të përmuajshme “PËRPJEKJA SHQIPTARE”, e fton dhe e cakton kryeredaktor të saj.

Kjo revistë, duke qenë e karakterit universal, tërhoqi figura të shquara rreth vetes, siç ishin Lasgush Poradeci, Vangjo Nirvana, “Lumo Skëndo” (Mit’hat Frashëri), Dhimitër Pasko (“Mitrush Kuteli”), Tajar Zavalani, Mustafa Kruja etj.!

Kjo revistë mund të matej me shoqet e saj analoge të vendeve më të përparuara; këtë mendim kane shfaqur ata që ne, të paktën, i konsiderojmë kompetentë. Drejtimin e kësaj reviste, e mbajti deri në vitet 1939, vit i zi për vendin tonë. Po në këtë vit, ai botoi vëllimin me vjersha, “Këngët e Zemrës”, ku ai kryesisht i këndonte mallit djaloshar.

Më vonë shkrimtari i mirënjohur, Ernest Koliqi, i cili ishte ministër i arsimit, e thërret dhe i ngarkon drejtimin e revistës letrare “SHKENDIA”, detyrë që e mbajti deri në vitin 1941. Pastaj bashkëpunoi me Vangjel Koçën, në redaksinë e “REVISTËS LETRARE”, së bashku me Dhimitër Paskon, Sterio Spassen dhe Vedat Kokonën; revistë që, ndonëse pati jetë të shkurtër, bëri shumë efekt në intelektin e elementit artdashës.

Duke bashkëpunuar në organe të ndryshme të shtypit, nga 1942-deri më 1944, botoi poezi patriotike kushtuar figurave të ndritura të kombit, siç janë; Ismail Qemail, Isa Boletini, Aleksandër Moisiu, Fan Noli etj…! Dhe ja, më në fund mbaroi Lufta e Dytë Botërore e bashkë me të, edhe pushtimi i huaj. Por kalvari  i vendit tonë, do të hynte në një fazë të re, në atë të robërisë komuniste.

E si shumë të tjerë, që në orët e para u burgos edhe nacionalisti Nexhat Hakiu. “Për Liri/Për Shqipëri/Për flamurin kuqezi/ Për Kosovë e Çamëri”, – kish shkruar ai, kështu që regjimi sllavo-komunist, nuk do t’ia falte kurrë këtë.

Pas daljes nga burgu, gjithnjë nën trysninë e diktaturës, ai shërbeu fillimisht në arsim, detyrë që e kreu me ndershmëri dhe patriotizëm të lartë. Periudha më e shkëlqyer e punës së tij arsimore, siç thoshte ai vetë, ka qenë ajo e “maturës se parë të Liceut Artistik” (1946-1950).

Unë kam qenë vet nxënës i asaj shkolle në atë kohë dhe, si i tillë, ruaj kujtime të shtrenjta për mësuesin e dashur, kështu që ndjej një nevojë krejt shpirtërore, për t’i shprehur ato, por njëkohësisht e shoh që në krahasim me ndjenjat dhe mendimet, fjala është e pafuqishme.

Edhe të tjerë, ashtu si dhe unë, vështirë që nëpërmes kujtimeve të asaj moshe djaloshare, të mos ruajnë edhe imazhin e profesorit të letërsisë i cili, e kthente orën e mësimit në një kënaqësi të vërtetë artistike.

Me bindje të plotë do të thosha, që shkolla shqipe në atë kohë, pati fatin që përdori antologji të hartuara nga Nexhat Hakiu. Aty gjendeshin perla të letërsisë botërore, të përkthyera nga mjeshtrit më të mirë shqiptarë.

Sa herë kemi shprehur keqardhjen për mbarimin e orës së letërsisë! Në atë ambient ku jetohej e mësohej duke dëgjuar muzikë klasike, duke parë kuadro pikture apo skulptura, duke parë lëvizjet hirplotë te artit koreografik apo deklarimet e artistëve të ardhshëm të teatrit, aty edhe e ndjenim magjinë e fjalës poetike.

Kjo ish, si të thuash, “katalizatore e arteve të bukura që studioheshin aty. Sa herë na e thoshte profesori i letërsisë një sentencë të Dechamps-it: “Poezia është muzikë që mendon, dhe pikturë qe lëviz”. e ne debatonim gjatë mbi këtë mendim. Nexhat Hakiu nuk qe vetëm poet, përkthyes etj… por si mësues qe i veçantë.

Kudo dhe kurdo profesori ish mes nesh, i qeshur, i dashur, i magjishëm si vetë poezia. Ky afrim, ky mirëbesim nuk e cënoi aspak prestigjin e tij në sytë tanë, përkundrazi: kjo gjë e bëri atë mësuesin tonë më të dashur. Por nuk duhet harruar që kjo gjë e bukur, nuk ish veçse një “Limbo” në ferrin komunist, si kudo tjetër, edhe aty ushtrohej lufta famëkeqe e klasave. Po nuk patëm parasysh këtë gjë ne, atëhere nuk do ta kuptojmë atë periudhë.

Kështu pra, popullariteti i profesorit të letërsisë, në masën e nxënësve i shqetësoi organet e diktaturës. Çfarë nuk u bë për ta denigruar figurën e tij, por nuk ia arritën dot qëllimit. Ministri i Arsimit në atë kohë, gjatë një fjalimi deklaroi që; “Nexhat Hakiu fut frymën armiqësore në rininë shkollore, m’u përpara hundëve tona”. Ky fjalim është botuar në “Zërin e Popullit” (…) Mirëpo pushteti, si kartë të fundit, kish arbitraritetin.

Do të vinte viti ogurzi, viti 1951, me farsën makabre të hedhjes së bombës së Ambasadën Sovjetike në Tiranë, farsë e kurdisur për të qëruar hesapet me elementin patriot. Vala e reprezaljeve e përlau edhe Nexhat Hakiun. Ky u ndodh para rrezikut të ekzekutimit, kështu që zemra delikate e poetit, ndjeu afrimin e vdekjes, siç tregohet për Dostojevskin.

Por fati e desh që t’i njihet pafajësia dhe të vazhdojë detyrën e mëparshme, por kësaj here në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë. Mirëpo ende nuk pushoi persekutimi ndaj intelektualit. Absurditeti ideologjik, sipas të cilit “lufta e klasave nuk shkon duke u shuar, por duke u ashpërsuar në in-finit”, do ta ndiqnin këmba këmbës.

Pra hiqet nga shkolla e mesme dhe çohet në atë 8-vjeçare dhe, pas disa vitesh, kthehet prapë në shkollën “Qemal Stafa”, ku qëndroi deri sa doli në pension. Periudha e fundit e jetës, e gjen larg “intelektualëve“ të atëhershëm.

I zhgënjyer prej tyre, preferon shoqërinë e njerëzve të thjeshtë: bohemëve apo muzikantëve popullorë. “Në mes tyre, po gjej prehje dhe kënaqësi”, – do t’i thoshte bashkëshortes së tij të dashur, Lilit. E kështu, më datën 18 qershor 1978, vdes nga emfizemra pulmonare, duke lënë pas shoqen e përvuajtur, me dy vajzat, Irisin dhe Najadën, si dhe djalin që pat më parë, Ilirin, që tashmë është kryetar familjeje dhe i trashëguar. Përveç trashëgimtarëve të gjakut, ai la veprën e tij letrare.

Profesor Nexhati botoi në periudha të ndryshme tensioni dhe vështirësie: “KËNGA E GJAKUT”, “KËNDOJ”, “KËNGA E FYELLIT”, “NE GARE ME STINËT”, përkthime nga “Komedia Hyjnore” e Dantes, një varg studimesh e kritikash, siç janë ato për Ali Asllanin dhe Lasgush Poradecin, të cilat nuk u botuan, sepse u gjykuan “të papërshtatshme për kohën”. Veç këtyre, ka shkruar shumë artikuj letrarë apo pedagogjike, në të përkohshme të ndryshme. /Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur operativi i Sigurimit, i tha Afërditës; gjynah që ti punon pastruese, sepse je shumë e talentuar si aktore, hajde në zyrën time, ta rregullojmë këtë punë, ajo...”/ Ngjarja e trishtë, në diktaturën komuniste

Next Post

“Në nëntor 1912, kryeministri i Rumanisë, Taqe Jonesku, me origjinë shqiptare, nga Ohri, i dha Ismail Qemalit, 500 mijë franga ari, për...”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohur nga Maqedonia e Veriut

Artikuj të ngjashëm

“Një herë u përballëm me doktor Sandër Ashtën, i cili po vinte perballë nesh me gruan e tij dhe kur ai nga gëzimi, hapi krahët, Pjetri i tha…”/ Dëshmia e rrallë e gruas ruse të kompozitorit të famshëm
Personazh

“Një herë u përballëm me doktor Sandër Ashtën, i cili po vinte perballë nesh me gruan e tij dhe kur ai nga gëzimi, hapi krahët, Pjetri i tha…”/ Dëshmia e rrallë e gruas ruse të kompozitorit të famshëm

April 27, 2026
“Ahmet bej Zogu s’bënte shaka kur thoshte se do të bëhej Mbret, pasi ky djalosh 19 vjeçar, peng në një vend të huaj, që në Vjenë, veç një adjutanti, ai…”/  Libri i panjohur Jean-Luc Tourenne
Personazh

“Ahmet bej Zogu s’bënte shaka kur thoshte se do të bëhej Mbret, pasi ky djalosh 19 vjeçar, peng në një vend të huaj, që në Vjenë, veç një adjutanti, ai…”/ Libri i panjohur Jean-Luc Tourenne

April 27, 2026
“Ndërsa britanikët miratuan planin e kryengritjes nën drejtimin e Zogut dhe Abaz Kupi në Turqi, kishte gati 500 forca, në momentin e fundit, kryeministri grek, Metaksai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Personazh

Kur të hollat po i shteroheshin, rojet shqiptare të pallatit të Sulltanit nisën të heqin diçka nga rroga për t’i lejuar Ahmetit që ai të…”/ Libri i panjohur për Mbretin Zog

April 28, 2026
“Dom Lekë Sirdanin dhe Dom Pjetër Çunin, pasi i torturuan çnjerëzisht në seksionin e Koplikut, i hodhën të gjallë në një pus ujrash të zeza dhe…”/ Krimi makabër më 31 korrik 1948
Personazh

“Një ditë në burgun te shtëpia e Bishqemit në Elbasan, përplasin në tokë një njeri të gjakosur, i cili ishte…”/ Si vdiq nga torturat e Sigurimit, Dr. Shkencave Emin Haxhimusai, i diplomuar në Vjenë?

April 25, 2026
“Në gazetën ‘Turku i ri’, thuhej se drejtori i Bankës Kombëtare Osmane, Sir Ernest Cassel, duhej t`i ofronte Ismail Qemalit 100.000 stërlina ryshfet, që të merrte…”/ Ana e panjohur e plakut të Vlorës
Personazh

“Në gazetën ‘Turku i ri’, thuhej se drejtori i Bankës Kombëtare Osmane, Sir Ernest Cassel, duhej t`i ofronte Ismail Qemalit 100.000 stërlina ryshfet, që të merrte…”/ Ana e panjohur e plakut të Vlorës

April 24, 2026
“Emin Biçaku nga Qarrishta, në 1944-ën, orientoi Mehmet Shehun me Brigadën e Parë, të ndiqte itinerarin drejt Qafës së Lespriskës, por pas mbarimit të Luftës, ata…”/ Historia e trishtë e familjes nacionaliste
Personazh

“Ashtu si zotnija juej – jam i mendimit se politika e Titos, cilat do qofshin qëllimet e tij të mshefta, i ka sjellë nji dobi të madhe çâshtjes s’Kosovës…”/ Letrat e panjohura të Tahir Zajmit, për Mustafa Merlikën

April 23, 2026
Next Post
“Stefan Kaçulini ishte i vetmi durrsak që priti Ismail Qemalin në Durrës dhe si përkrahës i Princ Vidit, Haxhi Qamili me Esat Toptanin, e…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme, Kaçulini

“Në nëntor 1912, kryeministri i Rumanisë, Taqe Jonesku, me origjinë shqiptare, nga Ohri, i dha Ismail Qemalit, 500 mijë franga ari, për...”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohur nga Maqedonia e Veriut

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme