• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, September 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mikut të tij, Jani Dani nga Popovi, Napolon Zerva i shkruante; Duhet t’u rikujtojmë bashkatdhetarëve tanë, se kush e çlirojë Çamërinë nga shqiptarët…”! / Historia e genocidit grek, mbi popullsinë çame

“Mikut të tij, Jani Dani nga Popovi, Napolon Zerva i shkruante; Duhet t’u rikujtojmë bashkatdhetarëve tanë, se kush e çlirojë Çamërinë nga shqiptarët…”! / Historia e genocidit grek, mbi popullsinë çame
“Qëllimi kombëtar na detyron të dëbojmë shqiptarët, për t’u zbrazur fshatrat e tyre, pasi nuk ia vlen të merremi me 5-6 mijë paloshqiptarë…”/ Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi
“Mikut të tij, Jani Dani nga Popovi, Napolon Zerva i shkruante; Duhet t’u rikujtojmë bashkatdhetarëve tanë, se kush e çlirojë Çamërinë nga shqiptarët…”! / Historia e genocidit grek, mbi popullsinë çame
“Mikut të tij, Jani Dani nga Popovi, Napolon Zerva i shkruante; Duhet t’u rikujtojmë bashkatdhetarëve tanë, se kush e çlirojë Çamërinë nga shqiptarët…”! / Historia e genocidit grek, mbi popullsinë çame
“Mikut të tij, Jani Dani nga Popovi, Napolon Zerva i shkruante; Duhet t’u rikujtojmë bashkatdhetarëve tanë, se kush e çlirojë Çamërinë nga shqiptarët…”! / Historia e genocidit grek, mbi popullsinë çame
“Mikut të tij, Jani Dani nga Popovi, Napolon Zerva i shkruante; Duhet t’u rikujtojmë bashkatdhetarëve tanë, se kush e çlirojë Çamërinë nga shqiptarët…”! / Historia e genocidit grek, mbi popullsinë çame
“Në gusht 1944, forcat e Napolon Zervës sulmuan Filatin, masakruan popullsinë e Çamërisë, ku mbi 20 mijë veta braktisën trojet e tyre dhe 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u vranë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Në gusht 1944, forcat e Napolon Zervës sulmuan Filatin, masakruan popullsinë e Çamërisë, ku mbi 20 mijë veta braktisën trojet e tyre dhe 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u vranë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Nga Arben P. Llalla

Pjesa e gjashtë

– Kolaboracionistët grek, projektuesit dhe udhëheqësit e genocidit në Çamëri (1944-1945) E vërteta e bashkëpunimit të çamëve, me gjermanët – 

                                                               PARATHËNIE

Gjithashtu mund të lexoni

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit, për paraardhësin e tij, Mehdi Frashëri

“Nga 1300 emigrantë kosovarë, janë riatdhesuar në Jugosllavi 400, por duhet ta ndalojmë këtë gjë, pasi kontingjenti prej 900 vetash…”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret” i Sigurimit, i vitit 1965

Memorie.al / Periudha që kam nisur për të shkruar librin ka qenë nga viti 2008-2016, duke mbledhur materialet pak e nga pak. E kam patur tepër të vështirë për të gjetur fotografitë origjinale dhe disa  gazeta në gjuhën greke, për vitet që bëhet fjalë. Shteti grek me strukturat e saj shtetërore prej rreth 70 vitesh, e ushqejnë opinionin e brendshëm dhe të jashtëm, me libra dhe shkrime të gënjeshtrës rreth asaj që ka ndodhur në të vërtetë nga viti 1936-1945, në lidhje me minoritetin shqiptar në Çamëri-Epiri i Jugut.

                                                     Vijon nga numri i kaluar

KREU IV

Bashkëpunimi i Napoleon Zervës me gjermanët   

Napoleon Zerva dhe EDES nuk ishin të vetëm në masakrat që kryen ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri, ata gëzonin përkrahjen e Mitropolitit të Paramithisë, Dhorotheos, i cili që në nëntor të vitit 1943, u ishte bashkuar trupave guerrilase të EDES. Ekzistojnë fotografi ku Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, shihet me rroba ushtarake EDES. Në vend që Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos të përhapte zërin e ZOTIT, dashurinë e njeriut për njeriun, paqen midis njerëzve, ai ishte pjesëmarrës direkt i masakrave të ushtrisë së EDES, ndaj popullsisë myslimane shqiptare të Çamërisë-Epiri i Jugut.

Ka dyshime se projektuesi i masakrave kundër popullsisë shqiptare në Çamëri, mund të jetë Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, sepse ai ishte një njohës i mirë i territorit, njihte personalisht të gjithë parinë e Çamërisë dhe e fliste gjuhës shqipe. Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, ishte krahu i djathtë i Zervës dhe e udhëzonte për çdo veprim që duhej të merrte në Çamëri, pasi Napoleon Zerva nuk e njihte territorin, njerëzit.

Dhimitri Naskari i njohur si Mitropolit me emrin Dhorotheos, lindi më 1905 në fshatin Lelova-Thesprotiko të Prevezës. Që në moshë të vogël mbeti jetim, dhe u rrit nga tezja e tij, vdiq në Athinë në qershor të 1959. Napoleon Zerva, pas lufte e ktheu EDES në parti politike, Partia Kombëtare e Greqisë Εθνικόν Κόμμα Ελλάδος-EKE. Në zgjedhjet e marsit të 1946, partia e Zervës fitoj 22 vende në Kuvendin e Greqisë dhe ai u bë ministër i Rendit. Më 1947, Napoleon Zerva u bë ministër i Rendit dhe filloj arrestimet, shpërnguljen e familjeve të kundërshtarëve politik nga Athinë, kështu pas 6 muajve si ministër i Rendit, atë e detyrojnë të japë dorëheqje.

Diplomatët britanik në Athinë, do të shpreheshin për Zervën: “Më e keqja ishte emërimi i gjeneral Zervës në krye të Ministrisë së Rendit Publik, pavarësisht këshillave të përsëritur, Zerva i bëri gjërat më keq, duke u përpjekur për të fituar kontrollin e disa prej grupeve të djathta. Ky ishte shkaku i drejtpërdrejtë i rënies së Qeverisë”. Ambasadori amerikan në Athinë Linkoln Makvei, u kërkoj personalisht zëvendëskryeministrit, Sofokli Venizellosit dhe Panajoti Kanellopulos, shkarkimin e Napolon Zervës si ministër i Rendit Publik sepse, ai ishte bërë problem dhe jo e majta.

Në zgjedhjet e vitit 1950, partia e Zervës, EKE, fitoj vetëm 7 deputetë, duke u bërë pjesë e qeverisë së Sofokli Venizellosit, atij ju dha portofoli i ministrit të Punëve Publike, më tej EKE u shkri në Partinë Liberale. Në zgjedhjet e vitit 1951 dhe 1952, Napoleon Zerva kandidoj si deputet i pavarur, por nuk fitoj. I braktisur nga të gjithë, Napoleon Zerva udhëtoj jashtë Greqisë, për të gjetur pak qetësinë e humbur. Dëshpërimi i Zervës vërehet në letrën që i dërgoj në vitin 1953, Jani Dani nga Popovi, ku i shkruan:

I dashur Jani,

Kam dashur prej kohësh të shkruaj, por udhëtimi im jashtë atdheut nga njëra anë, dhe vendimi që kisha marrë që të vij t’ju shikoj nga ana tjetër, më detyruan që ta shtyj dita ditës. Tani që po gjej kohën të të shkruaj me dorën time, vij të falënderoj, sepse kurrë nuk harrova luftërat tona të përbashkëta dhe të të them se duhet me besim dhe me fanatizëm, ashtu si në ato vite të vështira, të marrësh në duart e tua punën e sqarimit për bashkatdhetarët tanë. Duhet t’u rikujtojmë bashkatdhetarëve tanë, se kush e çlirojë Çamërinë nga shqiptarët, të cilët prej pesëqind vjetësh shkelnin në qafë helenizimin. Kjo është puna jote, siç është puna ime, që t’u shërbejë të gjithë atyre për të cilët do të më shkruash ti. Pres letrën tënde.

Me dashuri

Napoleon Zerva, Athinë, 4.8.1953

Në këtë letër del qartë se Napoleon Zerva kishte patur një plan të detajuar për masakrimin e shqiptarëve në Çamëri, përzënien e tyre nga shtëpitë, pavarësisht se si do rridhnin ngjarjet e luftës. Pra, nga njëra anë ai mbante lidhje me gjermanët dhe nga ana tjetër me britanikët e amerikanët. Në letër bie në sy se ai është shumë i dëshpëruar. Materialet e botuara nga amerikanët, refuzimin që ata bënë që Zerva të ishte ministër i Brendshëm, e kishin rrëzuar reputacionin e tij në opinionin grek.

Dokumentet që paraqiti në Senatin amerikan Kuvaris, (një oficer i ushtrisë amerikane me origjinë greke) për bashkëpunimin e ngushtë të gjermanëve me EDES dhe Zervën, ngrinin një pikëpyetje të madhe rreth veprimtarisë së tij dhe ushtrisë që ai drejtonte. Tashmë figura e tij ishte zhveshur, dhe pak ato njerëz që i konsideronte besnik e kishin braktisur. Vdiq i sëmurë rëndë, i vetmuar, i braktisur, pa ushtri dhe parti në Athinë, në dhjetor të vitit 1957.

Një fakt interesantë në letrën që Napoleon Zerva i dërgon Jani Danit, është se ai nuk i quan shqiptarët nga Çamëria “allvanos”, “turkoallvani”, “allvani myslimani”, terma që i përdorin zakonisht historianët dhe studiuesit grekë, për shqiptarët mysliman të Çamërisë. Në letrën origjinale, Zerva përdor termin Arvanitas. Këtë të dhënë e thotë gazetari Stavros Kallonis, i cili në shkrimin e tij “Çamët në Lajmet”, sjellë pjesë nga kjo letër dhe gjatë leximit në greqisht, vura re përdorimin e termit “arvanitas”, për shqiptarët mysliman nga Çamëria.

Napoleon Zerva shfrytëzoj gjermanët dhe britanikët për interesat e tij personale gjatë një lufte, ku Greqia nuk kishte një Shtab të Përgjithshëm të rezistencës, por disa ushtri të cilat shpeshherë luftuan kundra njeri-tjetrit. Britanikët gjetën tek Napoleon Zerva bashkëpunëtorin e tyre për interesat gjeopolitike, që forcat e majta komuniste të cilat gëzonin mbështetje në masat e gjerë të popullit grek, të mos vinin në pushtet.

Nëse ushtria britanike nuk do të qëndronte indiferente dhe në heshtjen gjatë gjenocidit grek të EDES, kundra popullsisë së pambrojtur të pafajshme të shqiptarëve nga Çamëria, sot nuk do kishim këtë pasqyrë të grindjeve midis dy popujve. Do të ishte e drejtë dhe normale nëse Britania e Madhe, kërkon falje për heshtjen dhe mbështetjen që i dha Napoleon Zervës dhe EDES, gjatë kohës së masakrave dhe dëbimit të çamëve nga trojet e tyre etnike.

Shqiptarët e Çamërisë gjatë viteve 1941-1945

Marrëdhëniet e shqiptarëve mysliman e orthodoks, me vllehët dhe grekëve në Epirin e Jugut-Çamëri në përgjithësi, kanë qenë të mira. Ata, prej shekujsh kanë jetuar bashkë, kanë pirë ujë nga i njëjti burim, kanë shkëmbyer veglat bujqësore për punimin e tokës. Kishte martesa të shqiptarëve mysliman me vllehët dhe grekët orthodoksë. Kuptohet që ka pasur edhe raste kur janë zënë apo janë vrarë midis tyre, për çështje të rëndomta, për zënka personale apo fetare. Raste të tilla kanë ndodhur dhe ndodhin në shoqëritë shumë etnike dhe fetare, por këto nuk duhet të bëhen shkak për dhunimin e pakicave nga shumica e etnisë që kontrollon shtetin.

Që kur Greqia mori Çamërinë plotësisht në vitin 1913, janë djegur me qindra shtëpi dhe janë vrarë mijëra shqiptar myslimanë nga forcat ushtarake dhe paraushtarake greke. Nën një terror dhe trysni për të braktisur trojet e tyre shqiptarët në Çamëri, kishin rezistuar fortë deri në vitin 1945, kur edhe përfundoj zyrtarisht spastrimi etnik i kësaj pjesë që banohej që në kohët antike, vetëm nga shqiptarët.

Terrori shtetëror grek ndaj popullsisë shqiptare pas vitit 1912, vërehet tek mos përfaqësimi i tyre në Kuvendin e Greqisë dhe në drejtimin e bashkive ku shqiptarët edhe pse ishin shumicë, nuk mund të fitonin asnjë përfaqësues. Vetëm në zgjedhjet për deputet të vitit 1915, në Qarkun e Prevezës mundën të dilnin deputet Ali Dino, nga “Formacioni i Partisë në Qeverinë e Njësuar”, dhe Razim Mysli, i pavarur. Pas vitit 1920, asnjë shqiptar nuk ka mundur të fitojë një ulëse në Kuvendin e Greqisë. Ali Dino ka kandiduar disa herë për deputet, por ai nuk fitonte, pasi shteti grek qëllimisht shqiptarët mysliman i fuste për të votuar në Prefekturën e Janinës, ku ata ishin pakicë.

Shqiptarët në Çamëri ishin minoriteti i shtypur, i pa përfaqësuar, i grabitur nga vetë shteti i tyre edhe pse kishin dhënë kontribut në themelimin e tij. Kjo gjendje e rëndë vazhdonte të përkeqësohej edhe më tej. Shqipëria protestonte nëpër organizatat ndërkombëtare për shkeljet e të drejtave të njeriut, për shkeljen e Marrëveshjes së Lozanës, ku Greqia njihte minoritetin shqiptar me të drejta të plota, por asnjë reagim pozitiv nuk bëhej.

Gjatë kohës së qeverisje të kryeministrit Metaksa, 1936 – 1941, shqiptarëve në Çamëri u bëheshin presione të forta për të braktisur tokat e tyre. Ishin vitet kur Greqia imitonte fashizmit italian dhe nazizmin gjerman. Nëpër shkolla u futën programet fashiste, nxënësit visheshin me uniforma këmishzeza, përshëndetja hitleriane u bë e modës ku qeveritarët përshëndetnin zyrtarisht njeri-tjetrin.

Dy muaj para luftës italo-greke të vitit 1940, qeveria fashiste e Metaksait, burgosi në ishujt e Egjeut të gjithë meshkujt çamë nga mosha 16 deri 70 vjeç. Rekrutët çamë si shtetas grekë, të rekrutuar në vitet 1939 – 1940, u vunë në punë të rëndomta, duke hapur rrugë e duke thyer gurë. Kapiteni i xhandarmërisë së Filatit, Stavridhis, duke kërcënuar deklaronte publikisht: “Ju myslimanët e Çamërisë, pritni që të vijë këtu Italia dhe Shqipëria. Ju lajmëroj se ajo ditë nuk do të vijë kurrë, por edhe sikur të vijë, ne grekët jemi 7.5 milion dhe nuk do të lemë të gjallë asnjë çam”.

Shumë nga çamët që u burgosën dhe u internuan nuk u kthyen më, ata vdiqën nëpër burgje dhe kampet e internimit, pa një varr me adresë. Presionet e shumta që u bëheshin shqiptarëve në Çamëri gjatë periudhës që Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia dhe ishte zgjedhur një qeveri kuislinge detyronte shumë çamë që të mendonin se shpëtimi i tyre është lufta, çlirimi nga diktatura fashiste e Metaksait. Por përsëri çamët si njerëz të urtë dhe punëtor ulën kryet duke duruar çdo sakrificë, vetëm e vetëm për mos braktisur trojet e të parëve.

Gjatë viteve 1941-1944, Greqia u nda në tre zona të pushtimit nga ushtritë e huaja. Ushtria bullgare hyri në Greqi më 20 prilli 1941, pa asnjë rezistencë nga ushtria greke.

Bullgarët u përqendruan në Maqedoninë Lindore greke dhe Trakën, me përjashtim të Evru, zonën kufitare me Turqinë e kontrollonin gjermanët. Gjermanët hynë në Greqi nga Bullgaria, ata u përqendruan në Athinë, Selanik, në Maqedoninë Qendrore greke, ishujt e Egjeut dhe Kretë. Pasi gjermanët kishin pushtuar Epirin dhe ishin vendosur në Meçovë, atëherë ushtria italiane hyri në Greqi, nëpërmjet kufirit jugor të Shqipërisë. Italianët u vendosën për të kontrolluar territoret e Pindit, pra të fshatrave ku banorët ishin vlleh, në Thesali, Maqedoninë Perëndimore greke, në Çamëri, ishujt Jonian dhe në ishullin e Korfuzit.

Projekti italian ishte që të realizonin ëndërrën e tyre të vitit 1917, për shpalljen e Autonomisë së Principatës të Pindit, si dhe bashkimin e një pjesë të Çamërisë me Shqipërinë e pushtuar. Për realizim e projekteve të tyre italianët themeluan “Legjionet Romake” me popullsi vllehe, dhe vendosën prefektët kolaborist në disa qytete, ku popullsia ishte me shumicë vllehe. Ndërsa tek popullsia shqiptare, nuk po gjenin përkrahje për të themeluar trupa ushtarake të përbërë me çamë.

Atëherë italianët sollën nga Turqia agjentët e tyre, Masar dhe Nuri Dinon, të cilët rridhnin nga një familje e madhe pasanikësh dhe politikanësh. Me fillimin e pushtimit italian, (Maj 1941), Masar Dino u vendos ligjshëm në Paramëthi, si udhëheqës politik suprem i çamëve myslimanë. Ishte shkaktari kryesor i gjithë ligësive kundër popullsisë së krishtere greke të Thesprotisë, gjatë periudhës 1941 – 1944.

Gjatë pushtimit italian në Shqipëri, Xhemil Dino i dërgoi telegrafisht përgëzime Musolinit dhe në 12 prill 1939, u bë ministër i Punëve të Jashtme në Këshillin e Ministrave të vjehrrit të tij, Shefqet bej Vërlacit. Shërbimi i tij ministror si ministër i Jashtëm përfundoi menjëherë, pasi në 25 maj të vitit 1939, kur vendi u pushtua nga Italia, shërbimi diplomatik shqiptar në të vërtetë u shpërbë.

Prej datës 3 qershor 1939, shërbeu në nivelin e ambasadorit në shërbimin e Jashtëm italian, duke mos iu dhënë realisht ndonjë detyrë. Në 15 qershor 1941, Xhemil Dino u emërua Guvernator Suprem i Shqipërisë në Çamëri (Thesproti), të cilën Shqipëria e deklaroi krahinë shqiptare, por drejtuesit gjermanë në Greqi, e kundërshtuan lejimin e aneksimit të saj, dhe, me gjithë këtë, ai bashkëpunoi ngushtë me Forcat e Boshtit gjatë kohës së pushtimit gjerman.

Duhet thënë se popullsia shqiptare në Çamëri, nuk kishte të bënte fare me punët e vëllezërve Dino, të cilët prej vitit 1932 jetonin në Turqi, kushëriri i tyre, Xhemil Dino, kishte ardhur në Çamëri me urdhër të Italisë fashiste, si bashkëpunëtorë i tyre. Interesi i Masar, Nuri dhe Xhemil Dino, ishte zotërimi i pasurisë së madhe të tyre të sekuestruar ndër vite me pa të drejtë, nga shteti grek.

Pra, qartë del se bashkëpunëtorët e Italisë fashiste, nuk ishin çamët, shtetas të Greqisë, por disa individë që po shfrytëzonin rastin për të rimarrë pasurinë e tyre të grabitur nga shteti grek. Besoj se çdo njeri do të vepronte si Dinojt, për të rimarrë pasurinë e grabitur dhunshëm.

Vëllezërit Masar dhe Nuri Dino, erdhën nga Turqia në Çamëri dhe jo nga Shqipëria. Që nga viti 1939 e deri 1959, midis Shqipërisë dhe Turqisë, nuk ka patur përfaqësi diplomatike, marrëdhëniet e dy vendeve ishin të ngrira. Që në kohën kur Zogu i Parë e shpalli veten Mbret të shqiptarëve dhe Shqipëria ishte Mbretëri, filloj ftohja diplomatike midis dy vendeve. Gjendja arriti në vitet 1928-1931, saqë Turqia mbylli Konsullatën e saj në Vlorë, ndërsa Shqipëria Konsullatën në Stamboll.

Në Shqipëri, forcat partizane dhe Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar, këta të tre i kishte shpallur “tradhtarë”. (Pas Luftës së Dytë Botërore, Xhemil Dino shkoj e jetoj në Madrit, ku edhe vdiq më 1972. Masar Dino u ekzekutua me varje në shtator 1948 në Delvinë, ndërsa Nuri Dino, vdiq më 1977, jashtë Shqipërisë).

Gjatë kohës që italianët ishin në Çamëri, nuk ndodhi asnjë incident me burgosje, rrahje apo vrasje ndaj grekëve, me karakter nacionalist. Shumica e shqiptarëve në Çamëri, ishte rreshtuar në ushtrinë e rezistencës EAM-ELAS, dhe mbanin lidhje me partizanët e Shqipërisë.

Në korrik të vitit 1942, u arrit të ngrihej Këshilli i Përgjithshëm i Mbrojtjes, organizim – politik-administrativ e ushtarak, me qendër në Gumenicë dhe me degë në shkallë rrethi, në Filat, Margëllëç, Paramithi e Pargë. Këshilli u ngrit mbi bazën e Komitetit Këshilltarë të ÇAMËRISË, i ngritur një vit më parë në qershor të vitit 1941. Në krye të këshillit për punë politike – administrative, u zgjodh Masar J. Dino nga Paramithia, kurse nënkryetar dhe drejtues i Mbrojtjes së Rendit, u zgjodh Nuri J. Dino.

Forcat ushtarake të Masar dhe Nuri Dinos, prej 2.000 personash, ishin përqendruar në Filat dhe Gumenicë. Këto forca luanin rolin e ruajtjes së rendin, mbrojtjen e popullatës shqiptare dhe greke nga forcat e ndryshme të rezistencës, që shpeshherë vinin dhe vidhnin ushqimet e fshatarëve të pambrojtur. Ishin vitet e urisë së madhe, ku nga mungesa e ushqimeve themelore, çoi në vdekjen e rreth 300.000 njerëz, gjatë viteve 1941-1942, në Greqi.

Në mars të vitit 1942, në kulmin e krizës ekonomike të Greqisë, u arrit marrëveshje midis palëve ndërluftuese, për shpërndarjen e ushqimeve në Greqi, të sjellë me anije suedeze nën kujdesin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Ngarkesat me ushqime në Greqi, në fillim erdhën nga Kanadaja dhe pas vitit 1943, nga SHBA-ës.

Gjatë kohës së krizës ushqimore, çoi lulëzimin e tregut të zi, grabitjen e ushqimeve të fermerëve dhe shpeshherë përdorimi i lidhjeve me pushtuesit bullgar, gjerman dhe italian. Siç e kemi thënë, kryetari i EDES Napoleon Zerva, bashkë me vëllanë e tij Perikliun, grabitnin ushqimet në Artë fshatarëve dhe me ndihmën e ushtarëve italianë, i çonin në Athinë për t’i shitur në tregun e zi, me çmime të larta. Në librin e Nikiforoz G. Kossivaqis, me titull: E vërteta e Tretë, (Νηθεθοροδ Γ. Κοζζσβαθε “Σρηηε Αιεζεηα”), botuar në Athinë më 2001, autori hedh dritë mbi bashkëpunimin e Napoleon Zervës me oficerin e lartë italian Eduart Ferlaco, për shitjen e ushqimeve në tregun e zi të Athinës.

Dimri i vitit 1941-1942, ishte i egër, ku mungesa e ushqimit dhe uria, shoqërohej me temperatura të ulëta në Athinë. Banorët kryeqytetas vuanin edhe nga të ftohti, sepse nuk ka pasur dru për zjarr. Gjendja arriti deri aty, sa priteshin drurët e kopshteve publike, për përdorim vetjak ose, për t’u shitur në tregun e zi. Është vlerësuar se në dimrin e 1941-1942, në Athinë vdisnin çdo ditë rreth 300 njerëz nga uria dhe të ftohti. / Memorie.al

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Më 1 tetor 1943, Enver Hoxha i dërgonte një letër-qarkore Liri Gegës, ku urdhëron nisjen e luftës, pa marrë parasysh asnjë pasojë kundër ‘Ballit Kombëtar’, pasi...”/ Refleksionet e historianit të njohur

Next Post

“Nga 1300 emigrantë kosovarë, janë riatdhesuar në Jugosllavi 400, por duhet ta ndalojmë këtë gjë, pasi kontingjenti prej 900 vetash...”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret” i Sigurimit, i vitit 1965

Artikuj të ngjashëm

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit, për paraardhësin e tij, Mehdi Frashëri
Dossier

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit, për paraardhësin e tij, Mehdi Frashëri

September 8, 2025
“Në kufi me Greqinë gjendja paraqitet e nderë, fryjnë erërat e provokacioneve, ndaj forcat tona të armatosura, janë vënë në gatishmëri numër një dhe…”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti
Dossier

“Nga 1300 emigrantë kosovarë, janë riatdhesuar në Jugosllavi 400, por duhet ta ndalojmë këtë gjë, pasi kontingjenti prej 900 vetash…”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret” i Sigurimit, i vitit 1965

September 9, 2025
“Abaz Kupi ka rol parësor, edhe për thirrjen, organizimin e mbarëvajtjen e Konferencës së Mukjes, ku komunistët dhe ‘Balli Kombëtar’…”/ Refleksionet e politikanit të njohur, në 82 vjetorin e mbledhjes së famshme
Dossier

“Më 1 tetor 1943, Enver Hoxha i dërgonte një letër-qarkore Liri Gegës, ku urdhëron nisjen e luftës, pa marrë parasysh asnjë pasojë kundër ‘Ballit Kombëtar’, pasi…”/ Refleksionet e historianit të njohur

September 7, 2025
“Në paradën e 29 nëntorit 1974, me urdhër të Mehmet Shehut, tribunën e udhëheqjes e bëmë natën me beton, kurse tankeve që parakaluan, ua hoqëm municionet, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i Sigurimit!
Dossier

“Në paradën e 29 nëntorit 1974, me urdhër të Mehmet Shehut, tribunën e udhëheqjes e bëmë natën me beton, kurse tankeve që parakaluan, ua hoqëm municionet, pasi…”/ Zbulohet dokumenti i rrallë i Sigurimit!

September 8, 2025
“Në gusht 1944, forcat e Napolon Zervës sulmuan Filatin, masakruan popullsinë e Çamërisë, ku mbi 20 mijë veta braktisën trojet e tyre dhe 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u vranë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Në gusht 1944, forcat e Napolon Zervës sulmuan Filatin, masakruan popullsinë e Çamërisë, ku mbi 20 mijë veta braktisën trojet e tyre dhe 2.500 burra, gra, fëmijë e pleq u vranë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

September 9, 2025
“Veriu i Shqipërisë, i cili flet dialektin gegë, ka ruajtur strukturat fisnore të bazuara në Familjen, Vllazninë dhe Fisin, deri sa diktatori shqiptar Enver Hoxha…”! / Studimi i panjohur i profesorit nga Japonia
Dossier

“Veriu i Shqipërisë, i cili flet dialektin gegë, ka ruajtur strukturat fisnore të bazuara në Familjen, Vllazninë dhe Fisin, deri sa diktatori shqiptar Enver Hoxha…”! / Studimi i panjohur i profesorit nga Japonia

September 6, 2025
Next Post
“Në kufi me Greqinë gjendja paraqitet e nderë, fryjnë erërat e provokacioneve, ndaj forcat tona të armatosura, janë vënë në gatishmëri numër një dhe…”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti

“Nga 1300 emigrantë kosovarë, janë riatdhesuar në Jugosllavi 400, por duhet ta ndalojmë këtë gjë, pasi kontingjenti prej 900 vetash...”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret” i Sigurimit, i vitit 1965

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme