• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, September 26, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Patër Anton Arapi dhe Rexhep Mitrovica, u vunë në krye të Qeverisë së Regjencës, vetëm pasi kreu i legatës gjermane në Tiranë, iu tha se…”/ Ana e panjohur e “kolaboracionistëve”!

“Vija terroriste është e fortë tek Dushani, që vriste më shumë se Mehmeti dhe unë isha pasqyrë e ‘Aliut, d.m.th., kur thoshte ai, atëherë vendosnim ta vrisnim, asgjë s’e peshonim…”/ Letra e Enver Hoxhës, në ’44-ën
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Reparti gjerman, që dogji dhe masakroi Borovën, më 6 e 7 korrik 1943, drejtohej nga majori Runbald Klebe, kurse i biri i tij…”/ Dëshmia e rrallë e ish-zv/komisarit partizan të Batalionit “Hakmarrje”
“Vrasja pas shpine me tradhti e Mustafa Gjinishit nga Enver Hoxha, ishte prologu i fytyrës së vërtetë të komunizmit, që po vinte në Shqipëri, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Nga Ali Buzra

Pjesa e dytë

                                      –  JETË NËN TRYSNI DHE VUAJTJE –

                                        (VLERËSIME, KOMENTE, RRËFIME)

Gjithashtu mund të lexoni

“Lufta për çlirimin e Tiranës ishte e panevojshme, pasi i kushtoi ushtrisë partizane 127 të vrarë, 290 të plagosur e, dëme materiale, vonoi kryeqytetin 10 ditë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur          

“Nuk mund të mburremi shumë për luftën kundër forcave gjermane, mbasi fakti është se, afro 34 mijë forca të tyre, dolën nga Shqipëria pa u cënuar, ndërsa u vranë…”/ Ana e panjohur e luftës, 1939-‘44        

Memorie.al / Me kërkesën dhe dëshirën e autorit, Ali Buzra, si redaktuesi e lexuesi i parë i tij, do të ndaj shkurtimisht me ju ato çfarë përjetova në këtë takim me këtë libër, i cili është i dyti për të (pas librit “Gizaveshi në vite”) e që natyrshëm po përvijon stilin e tij të të shkruarit. Sinqeriteti dhe çiltërsia e rrëfimit, gjuha e thjeshtë e pa modifikime, saktësia dhe precizioni i episodeve apo mungesa e një fantazie përpunuese, të qëllimshme të mëpastajme ose mosshfrytëzimi i saj, mendoj se i kanë shërbyer pozitivisht autorit, i cili i vjen te lexuesi në formën e tij origjinale, duke na ftuar që së paku të njohim fate e dhimbje njerëzore të panjohura, në mënyrë të rastësishme apo jo, duke na lënë ne të reflektojmë si një fillesë ndërgjegjësimi drejt një katarsisi aq të nevojshëm për ndërgjegjen e shqiptarëve.

                                                    Vijon nga numri kaluar

Shkëlqesisë së tij,

 Të nderuarit, imzot Antoni Iden, anëtar parlamenti, sekretar i shtetit për punët e jashtme.

                                      Londër

Shqipëria ka qenë e pushtuar nga Perandoria osmane për shumë shekuj…! Pas 448 vjetësh shtypjeje, Shqipëria e fitoi lirinë e saj më 28 nëntor 1912, me shumë vështirësi. Lufta e vitit 1914 e çoi ekzistencën e saj drejt një fundi shkatërrimtar dhe, mbi të gjitha të këqijat, rivalitetet ndërmjet fqinjëve të saj i shkaktuan popullit shumë dëme gjatë kësaj periudhe. Nga fundi i kësaj lufte, populli shqiptar u detyrua të mbronte interesat e veta dhe rrëmbeu armët kundër Jugosllavisë, Greqisë dhe Italisë.

Kur mbaruan ky gjak e këto sakrifica, që na u imponuan, të drejtat e një shteti të pavarur iu garantuan Shqipërisë në përputhje me dokumentet dhe vendimet e Konferencës së Ambasadorëve? Kufijtë e këtij shteti nuk u bazuan aspak në parimet e drejtësisë etnike. …! Unë kam nderin të parashtroj më poshtë ngjarjet më të rëndësishme.

Shkëlqesia juaj,

Jugosllavia ka përdorur të gjitha marifetet dredharake të një dhelpre për të sunduar Shqipërinë. Zhvillimi i planeve të saj nga viti në vit është dokumentuar shumë mirë. Në një revolucion më 1924, Fan Noli, mori pushtetin për një kohë të shkurtër dhe ishte e qartë se ai kërkonte ta bënte Shqipërinë, një qendër për komunizmin në Ballkan, ku ai do të ishte në gjendje të bënte propagandën e përhapjes së komunizmit ndër shtetet e tjera evropiane. Ai u dëbua me forcë nga Shqipëria dhe për një kohë të shkurtër ideologjia komuniste këtu ra.

Por dy vjet më vonë komunizmi nisi të organizohej sërish dhe vazhdoi përpjekjet e tij sistematike. Inisiatore dhe propagandistë të kësaj politike ekspansioniste, ishin grupet jugosllave. Më 1924, diplomacia jugosllave u përpoq të merrte nga Zogu, që ishte atëhere kryeministër, të drejtat për rrugët drejt Durrësit e Vlorës dhe të drejtat për të ndërtuar baza detare në ato porte. Zogu refuzoi që t’i plotësonte këto kërkesa, pasi mori në dorë kontrollin e shtetit. Në një rast, kur unë isha larguar nga vendi për arsye politike më 1935, këtë propozim ma përsëritën mua personalisht në Beograd. Jo vetëm u bënë këto kërkesa, por u shtuan e dhe të tjera.

Si shpërblim për një marrëveshje ndërmjet shtetit shqiptar dhe Jugosllavisë, Jugosllavia do të ishte e gatshme t’i jepte Shqipërisë gjithë territorin e Kosovës, deri në kufirin që ishte përcaktuar para vitit 1912, ndërmjet Mbretërisë serbe e Perandorisë osmane, por kjo do të bëhej vetëm me kushtin që, policia, ushtria dhe financat e Shqipërisë, do të kontrolloheshin nga Beogradi. Të drejtat e tjera të natyrës administrative, duhet t’i ruheshin Mbretit të Shqipërisë. Nga ana ime, unë i refuzova këto propozime dhe menjëherë ika nga Beogradi.

Kur Jugosllavia e pa se ishte e pamundur të arrinte synimin e saj nëpërmjet manovrave të veta diplomatike, për të marrë Shqipërinë dhe ndoshta edhe vende të tjera të Ballkanit, ajo e ndërroi sistemin e taktikave të veta. Ajo nisi të ndërtojë një komunizëm ndërballkanik, që do të thotë pan sllav, programi i të cilit vazhdonte po në atë rrugë si gjithmonë. Beogradi kishte filluar një organizim përgatitor në ushtrinë e vet që para lufte, me qëllim që ta shpallte Jugosllavinë automatikisht si shtet komunist.

Pas një periudhe që do të mbarë shtrohej ky program dhe do të vihej në zbatim, grupi jugosllav u nda në dy pjesë, me qëllim që të bënte më mirë një manovër të dyanshme dhe kështu do të mund të kundërvepronte me përshtatshmëri më të madhe, kundër çfarëdo përshtypje që do të bënte politika e saj në qarqet diplomatike të fuqive të mëdha. Është fare e qartë dhe e sigurtë që po të realizohet ky projekt, komunizmi do të arrijë në brigjet e Adriatikut dhe të deteve përreth Greqisë dhe do t’i hapet xhadeja për përparimin e tij në Mesdhe.

Mbetet për t’u shqyrtuar në se ka bashkëpunuar edhe BRSS-ja për këtë program. Padyshim përgjigja është që po, dhe ai ka për ta ndihmuar grupin sllav që të arrijë qëllimin e vet. Ne e kemi luftuar komunizmin në Shqipëri dhe ende vazhdojmë ta luftojmë, sepse ai absolutisht nuk u përshtatet interesave kombëtare dhe parimeve tradicionale të popullit të saj.

Shkëlqesia juaj,

Populli shqiptar gjithmonë ka shpresuar që të marrë ndihmë nga Britania e Madhe, ndihmë politike, morale dhe materiale, dhe ne e themi hapur se e kërkojmë këtë ndihmë pa asnjë rezervë. Është e domosdoshme të na ndihmoni për të përgatitur një organizatë që të mbrojë të drejtat tona brenda kufijve tanë kombëtarë dhe etnikë.

Për të arritur këtë qëllim, ne shpresojmë që të hedhim themelet në luftë një kryengritje kundër trupave gjermane që sot kanë pushtuar vendin tonë. Kjo ndoshta do të nisë në muajin Prill dhe maj 1944. Operacionet do të zgjerohen në marrëveshje me misionet britanike që janë tani këtu, ose me të tjera, të cilave do t’u ngarkohet një detyrë e tillë. Për ta vënë në lëvizje këtë kryengritje dhe për ta zhvilluar atë ne kemi nevojë në radhë të parë për këto gjëra: …. (Pasi rreshton 9 kërkesa, autori vijon)

– Pasi të çlirohen portet dhe rrugët kryesore, dhe të konsolidohet përgjithësisht situata, ne do të kemi nevojë për mbështetje të rregullt me furnizime dhe para për të organizuar ushtrinë e shtetit. Kjo çështje mund të shqyrtohet dhe të diskutohet më vonë. Duke shtuar këtu se Greqia duhet të organizohet si një bazë kombëtare dhe se ajo duhet të qëndrojë nga ana jonë në këtë projekt. Shqiptarët dhe grekët së bashku formojnë racën pellazge dhe së bashku ata duhet të bashkëpunojnë kundër kërcënimit të komunizmit.

Këta dy popuj që janë jashtë kufijve të sllavizmit, duhet të konsolidohen në mënyrë të qëndrueshme e të përhershme, duke iu ruajtur atyre të drejtat që ata kanë fituar. Përndryshe ata do të jenë në rrezik që të humbasin jo vetëm pavarësinë e tyre, por pa dyshim edhe gjuhët e tyre edhe rrënjët e tyre racore. Partitë nacionaliste të Serbisë e të Bullgarisë, duhet të ndihmohen në mënyrë të matur dhe duhet të arrihet që të bashkërendojnë veprimet me komandën shqiptare dhe me misionet aleate, që do të kenë midis tyre përgjegjësinë për drejtimin e luftës.

Në rast se Serbia dhe Bullgaria nuk do të bashkëpunojnë, por do të bëjnë ndryshe, atyre u duhet refuzuar ndihma, me qëllim që të mos u lihet atyre një mundësi për të guxuar që të marrin çfarëdo mase kundër interesave të popullit shqiptar. Rëndësia e kësaj politike do të kuptohet në të ardhmen, sepse interesat e Ballkanit përputhen plotësisht me ato të Kombeve të Bashkuara dhe kjo politikë do të na sigurojë një miqësi të vërtetë midis popujve.

Ju lutem t’ia dërgoni këto mendime shkëlqesisë së tij, kryeministrit z. Çurçill.

Dhe së fundmi, shkëlqesia juaj, ju lutem të pranoni nderimet e mia dhe përshëndetjet e mia shumë të respektuara dhe të përzemërta.

                              Kolonel

                          Muharrem Bajraktari

Dukshëm, përmbajtja e këtij raporti, flet qartë për rrezikshmërinë e sllavo-komunizmit për Shqipërinë. Projekt-idetë e tij për luftën dhe Shqipërinë pas lufte, janë të qarta. Ato pasqyrojnë më së miri interesat kombëtare si dhe etnike të popullit tonë. Në letrat e tij (Muharrem Bajraktarit), parashikohet ndërtimi i një shteti shqiptar evropian modern.

1.3 Qëndrime kontradiktore midis forcave me bindje të ndryshme politike dhe prishja e Marrëveshjes së Mukjes

Në Shtator të vitit 1942, u mblodh Konferenca e Pezës, në të cilën PKSH-ja përfaqësohej tashmë si forcë politike e organizuar. Protagonistë për mbledhjen e saj ishin 20 nismëtarë nga krahina të ndryshme të vendit, me bindje politike e besime fetare të ndryshme. Konferenca u përgatit nga Ndoc Çoba, Mustafa Gjinishi dhe Ymer Dishnica. Në të kishte një pjesëmarrje të gjerë të rretheve nacionalistë të vendit. Ishte i pranishëm edhe Miladin Popoviçi. Vendimi i përbashkët në konferencë, për krijimin e Frontit Antifashist Nacional-Çlirimtar, me idenë e “Bashkimit të të gjithë shqiptarëve në luftë kundër armikut, pa dallim feje, krahine e bindje politike, për një Shqipëri të lirë e demokratike”, ishte një arritje e rëndësishme në kuadrin e luftës kundër pushtuesit.

Konferenca zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar të përbërë prej 7 anëtarësh. Që në fillimet e tij, Partia Komuniste u përpoq të merrte rolin udhëheqës. Komandantët e çetave të ndryshme të krijuara deri në këtë kohë, nuk ishin komunistë, por PKSH-ja dërgoi pranë tyre komisarë politikë, nëpërmjet të cilëve përpiqej t’i vendoste ato nën kontrollin e plotë të saj. Në këto rrethana elementi nacionalist konsolidon Partinë e Ballit Kombëtar. Megjithatë, gjatë vitit 1942-‘43 çetat e Frontit Nacional-Çlirimtar, që përfaqësoheshin nga PKSH-ja, si dhe ato të Ballit Kombëtar, organizuan disa aksione të përbashkëta të armatosura kundër pushtuesit italian.

Më të rëndësishmet qenë beteja e Gjormit në zonën e Vlorës dhe ajo e Reçit në Shkodër. Ky bashkëpunim, që ishte në interes të luftës çlirimtare, të çështjes kombëtare, e që gjente solidaritet, mbështetje e përkrahje në të gjithë Shqipërinë, u kurorëzua me sukses në Mbledhjen e Mukjes. Ajo u organizua me iniciativën e Ballit Kombëtar, në fillim të gushtit të vitit 1943, në fshatin Mukje të Krujës. Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ballit Kombëtar.

Mbas dy ditë bisedimesh, 1 e 2 gusht, të dy palët u shprehën për luftë të përbashkët kundër pushtuesit. U vendos të krijohej një Komitet i Përbashkët për Shpëtimin e Shqipërisë, ku do të përfaqësoheshin në numër të barabartë të dy palët. Komiteti do të shndërrohej më pas në Qeveri të Përkohshme, ndërsa forma e regjimit do të vendosej pas çlirimit të vendit me zgjedhje të lira e demokratike. Aty u ra dakord nga të dy palët, për të mbështetur idenë e Shqipërisë etnike.

Ky qe një bashkëpunim ideal, i mirë menduar dhe perspektiv për të ardhmen e kombit e të shtetit shqiptar. Përfaqësuesit e Frontit (PKSH), nënshkruesit e kësaj marrëveshje, Ymer Dishnica e Mustafa Gjinishi, ishin personalitete me përvojë e njerëz vizionarë, të gatshëm për të bashkëpunuar e kontribuar në interes të kombit. Historiografia shqiptare, tashmë e ka thënë fjalën e saj në lidhje me Marrëveshjen e Mukjes.

Këtë akt të lartë solidariteti, që e çonte vendin drejt bashkimit kombëtar, e minoi, e sabotoi dhe e prishi Partia Komuniste Shqiptare, së bashku me emisarët jugosllavë. Në të vërtetë, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, për arsye se marrëveshja kishte tre pika të forta që nuk mund të pranoheshin nga PKSH-ja dhe nga përfaqësuesit jugosllavë;

Së pari: Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë që do të krijohej me nga 6 anëtarë nga secila palë, do të merrte në të ardhmen atributet e Qeverisë së ardhshme. Kjo nuk mund të pranohej, për arsye se çdo parti komuniste me orientim të pastër marksist-leninist, siç qe PKSH-ja me në krye Enver Hoxhën, nuk njihte ndarje pushteti me forcat e tjera politike.

Së dyti: u ra dakord që forma e regjimit do të vendosej me zgjedhje të lira e demokratike.

Së treti: ideja e Shqipërisë etnike, e cila nënkuptonte bashkimin e Shqipërisë me Kosovën e vise të tjera shqiptare të lëna padrejtësisht jashtë kufijve të shtetit shqiptar, ngjalli reagimin e menjëhershëm të përfaqësuesve jugosllavë. Kështu, në shtator të vitit 1943, në Konferencën e Labinotit, Këshilli i Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar, që tashmë dominohej nga PKSH-ja, vendosi hedhjen poshtë të Marrëveshjes së Mukjes. Me këtë akt mori fund bashkëpunimi i grupeve të qëndresës në Shqipëri.

Prishja e Marrëveshjes së Mukjes, përkoi me kapitullimin e Italisë fashiste si edhe me ardhjen e trupave gjermane në Shqipëri. Ndërkohë, Gjermania kish filluar tërheqjen e përgjithshme, mbasi kishte marrë goditje në të gjitha frontet e luftës. Pra, forcat gjermane në linjën operacionale tani janë në ikje. Me ardhjen e gjermanëve do të ndryshojë edhe konfiguracioni i grupeve të rezistencës në Shqipëri. Ndryshe nga vendet e tjera si Jugosllavia e Greqia, ku gjatë pushtimit pati forca italiane e gjermane, në Shqipëri, nuk pati forca gjermane.

Ata erdhën menjëherë pas kapitullimit të Italisë. Ardhja e tyre u shoqërua edhe me një propagandë të kujdesshme për të mos hyrë në konflikt me grupet e rezistencës që vepronin në vend. Ata njohën formalisht Pavarësinë e Shqipërisë, u deklaruan për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, Çamërinë, përfshi edhe Mitrovicën, që nuk qe e përfshirë në kohën e pushtimit Italian. Partia Komuniste Shqiptare, qe në unison dhe e vendosur për të vazhduar luftën kundër tyre, si dhe e cilësoi organizatën e Ballit Kombëtar, kolaboracioniste, ndërsa më pas dha urdhër të goditeshin forcat e tij.

Ndërkaq, qëndrimi i Ballit Kombëtar për këtë çështje nuk qe unik. Në radhët e tij u shfaqën disa alternativa. Kështu, një pjesë e çetave të tij e vazhduan luftën kundër gjermanëve. Pjesa tjetër, zgjodhi versionin e pritshmërisë për të parë si do të zhvilloheshin ngjarjet, kurse një pakicë pranoi të bashkëpunojë me ta.

Partia e re e Legalitetit, me në krye Abaz Kupin, duke u shprehur në programin e saj për një Shqipëri të lirë nën mbretin Zog, u deklarua për luftë kundër gjermanëve. Misionet angleze, që vepronin pranë të gjitha grupimeve politike si dhe nacionalistëve të paparti, përpiqeshin të nxitnin dhe inkurajonin luftën e armatosur kundër forcave gjermane.

                                       KAPITULLI  II-të

Arsyet e pozicionimit të ndryshëm të forcave të rezistencës për luftën, pas pushtimit gjerman. Qëndrime të historiografisë shqiptare. Bilance të kësaj lufte, si humbje njerëzore fizike e intelektuale. Qëndrimi i PKSh-së ndaj figurave të rëndësishme të kohës, gjatë luftës si dhe pas lufte.

Po të bësh një bilanc të të dënuarve, si gjatë luftës, ashtu edhe pas çlirimit, “tradhtarët dhe armiqtë” e vendit, përbëjnë një numër të konsiderueshëm, që mund të numërohen me qindra e mijëra shqiptarë. Kjo jo vetëm nuk qëndron, por për kohën e sotme është vërtet qesharake. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe dhjetëra e qindra ish drejtues të luftës partizane, bashkëpunëtorët më të ngushtë të Enver Hoxhës, anëtarë të radhëve të para të PKSH e drejtues të instancave më të larta të shtetit komunist. Fakti është se një pjesë e krerëve të jugut, si dhe shumica e krerëve të Shqipërisë së mesme e të veriut, mbajtën më shumë një qëndrim të rezervuar e pritës ndaj luftës kundër gjermanëve.

Ndërsa Muharrem Bajraktari e vëllezërit Kryeziu në Kosovë, nuk e ndalën deri në fund luftën kundër gjermanëve. Duke analizuar me gjakftohtësi ngjarjet dhe situatën politike të kohës së luftës, konkluzionet do të ishin më realiste. E marrë në tërësi, nuk mund të akuzohen për tradhti të gjithë krerët e Shqipërisë nga jugu në veri, autorët dhe trashëgimtarët e luftërave për liri e pavarësi të popullit shqiptar, elita intelektuale e kombit brenda e jashtë vendit, figura të shquara e patriotë që luftuan deri në fund të jetës së tyre për një Shqipëri etnike e bashkim kombëtar.

Sot, nuk janë të paktë historianët, që periudhën e pushtimit gjerman e analizojnë të ndarë nga ajo e pushtimit Italian. Kjo nuk do të thotë se gjermanët nuk qenë pushtues, mbasi çdo ushtri e huaj që hyn brenda territorit të një shteti tjetër, e pa ftuar, natyrisht quhet pushtuese. Po si ndodhi, që një numër jo i paktë intelektualësh e politikanësh shqiptarë, me një histori e traditë të spikatur patriotizmi nuk hynë në luftë të organizuar kundër tyre? Disa nga arsyet mund t’i rendisim më poshtë:

Së pari: ata ishin të bindur për faktin se gjermanët nuk kishin plan strategjik për qëndrim në Shqipëri.

Së dyti: eksperienca me Austro-Hungarinë, ishte se ajo qe mbështetëse kryesore për Pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913.

Së treti: në fillim të vitit 1914, ishte vetë Ismail Qemali dhe Qeveria e Vlorës që pranuan si zgjidhje të situatës konfliktuale në vend, ardhjen e Princit Gjerman Vilhelm Vid në krye të Kurorës Mbretërore të Shqipërisë.

Së katërti: është pikërisht ajo plejadë intelektuale, mes tyre edhe firmëtarë të aktit të Pavarësisë, si dhe ajo shtresë intelektualësh patriotë, veçanërisht nga veriu i vendit e nga Kosova, që e shikonin shpëtimin nga zgjedha shekullore serbe, e bashkimin e vendit, në mbështetjen te gjermanët.

Kështu, duke parë se me Frontin Nacional-Çlirimtar nuk mund të bëhej fjalë për asnjë lloj bashkëpunimi, kryetari i legatës gjermane në Tiranë, shtron një darkë ku fton pjesëtarë nga paria vendase. Me këtë rast ai u thotë, se do të jetë më mirë të krijoni një qeveri tuajën e të bashkëpunoni me ne, në të kundërt ne do të krijojmë një administratë ushtarake tonën për qeverisjen e vendit, për kohën që do të qëndrojmë në Shqipëri.

Në këto rrethana, dhe me bindjet e mësipërme, pranojnë të jenë pjesë e Këshillit të Regjencës dhe të qeverisë së krijuar me ardhjen e gjermanëve disa nga figurat më të njohura të kohës, si Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Patër Anton Arapi etj. Rexhep Mitrovica u vu në krye të Qeverisë së Regjencës, ndërsa Xhaferr Deva, Ministër i Brendshëm. Kjo ishte një qeveri shqiptare, që punoi në kushtet e ekzistencës së trupave gjermane në Shqipëri, pra në kushtet e pushtimit gjerman. / Memorie.al

                                                   Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Përplasjet e kolonel Sali Danit me UDB-në, s’ishin thjesht aksione profesionale, por, si M. Laçka dhe G. Sojli, ai...”/ Ana e panjohur e zbuluesëve shqiptarë, sipas studiuesit të shërbimeve sekrete

Next Post

“Më kanë quajtur agjent të KGB-së, se jam rekrutuar nga zbulimet e huaja, se më ka errur sytë vajza e bukur e një gjenerali nga Moska, por...”/ Dëshmia e rrallë fshatarit nga Sofratika, që u bë gjeneral në Rusi!

Artikuj të ngjashëm

“Lufta për çlirimin e Tiranës ishte e panevojshme, pasi i kushtoi ushtrisë partizane 127 të vrarë, 290 të plagosur e, dëme materiale, vonoi kryeqytetin 10 ditë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur          
Dossier

“Lufta për çlirimin e Tiranës ishte e panevojshme, pasi i kushtoi ushtrisë partizane 127 të vrarë, 290 të plagosur e, dëme materiale, vonoi kryeqytetin 10 ditë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur          

September 26, 2025
“Nuk mund të mburremi shumë për luftën kundër forcave gjermane, mbasi fakti është se, afro 34 mijë forca të tyre, dolën nga Shqipëria pa u cënuar, ndërsa u vranë…”/ Ana e panjohur e luftës, 1939-‘44        
Dossier

“Nuk mund të mburremi shumë për luftën kundër forcave gjermane, mbasi fakti është se, afro 34 mijë forca të tyre, dolën nga Shqipëria pa u cënuar, ndërsa u vranë…”/ Ana e panjohur e luftës, 1939-‘44        

September 25, 2025
“S’kish tallje më të kobshme, kur shihje policët e spiunët, t’iu hidhnin në surrat burrave pleq me një barrë mustaqe, morrat me qeska, t’i zhvishnin lakuriq dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik
Dossier

“Aty mes mureve të lagështa e prangave të ftohta, kujtoja kolonel Sali Danin, Marko Laçka, Galip Sojlin, Ramazan Domin, pasi ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit të UDB-së, që u dënua si agjent i CIA-s  

September 25, 2025
“Në kufi me Greqinë gjendja paraqitet e nderë, fryjnë erërat e provokacioneve, ndaj forcat tona të armatosura, janë vënë në gatishmëri numër një dhe…”! / Dëshmia e shkrimtarit Sokrat Shyti
Dossier

“Përplasjet e kolonel Sali Danit me UDB-në, s’ishin thjesht aksione profesionale, por, si M. Laçka dhe G. Sojli, ai…”/ Ana e panjohur e zbuluesëve shqiptarë, sipas studiuesit të shërbimeve sekrete

September 25, 2025
“Mbeta si i ngrirë, kur Josifi, me të cilën ndaja qelinë në hetuesinë e Korçës, më besoi diçka, që nuk mund ta imagjinoja…! E kishin sjellë nga Spaçi, për…”!/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-maqedonasit
Dossier

“Nga krushku i Enverit, fotografi i tij personal që nga lufta, djali i Koci Xoxes dhe…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit, me ngjarjen që tronditi Tiranën; emrat e 15 të arrestuarve më 18 tetor ’75?!

September 23, 2025
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

September 24, 2025
Next Post
“Më kanë quajtur agjent të KGB-së, se jam rekrutuar nga zbulimet e huaja, se më ka errur sytë vajza e bukur e një gjenerali nga Moska, por…”/ Dëshmia e rrallë fshatarit nga Sofratika, që u bë gjeneral në Rusi!

“Më kanë quajtur agjent të KGB-së, se jam rekrutuar nga zbulimet e huaja, se më ka errur sytë vajza e bukur e një gjenerali nga Moska, por...”/ Dëshmia e rrallë fshatarit nga Sofratika, që u bë gjeneral në Rusi!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme