• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, April 8, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Më tepër aktivitet zhvillonte ish-rinia e Ballit dhe Legalitetit që lidhej me Musine Kokalarin, me anë të Bektash Kokonës, Çerçiz Zavalanit, Avdulla Berberit dhe…”/ Historia e grupeve antikomuniste pas vitit ’45

“Dje, pas seancës gjyqësore, turma sulmoi furgonin e të burgosurve dhe rrahu keqaz të pandehurin, kurse Musine Kokalarit, ia shkulën flokët dhe…”/ Zbulohet telegram i misionit amerikan në Tiranë, qershor ‘46
“Ildishane Kalo na tha se; kryetari i Këshillit urdhëroi të mbyllej dera e së vdekurës me çelës, deri sa të vinin ata të Degës, të cilët i morën Musinesë, rreth…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
“Mbeta si i ngrirë, kur Josifi, me të cilën ndaja qelinë në hetuesinë e Korçës, më besoi diçka, që nuk mund ta imagjinoja…! E kishin sjellë nga Spaçi, për…”!/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-maqedonasit
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
Fati tragjik i albanologëve, gjuhëtarëve dhe përkthyesve shqiptarë, në regjimin komunist: “Nga B. Palaj, D. Kurti, L. Shatoja e Gj. Shllaku, te P. Gjeçi, V. Volaj, M. Janina e I. Vrioni, të cilët…”!
“Ndonëse Patër Anton Harapi, kishte marrë një përgjegjësi shumë delikate, si anëtar i Këshillit të Regjences, ai kishte refuzuar…”/ Kujtimet e panjohura të ministrit të Hitlerit në Shqipëri, Neubacher

Nga VELI HAKLAJ

Pjesa e dytë

Memorie.al / Veprimtaria antikomuniste në Shqipëri në vitin 1946 dhe mënyrat se si ndiqeshin nga Sigurimi i Shtetit kundërshtarët e regjimit komunist, do të jenë në qendër të dossierit që nis sot. Përmes dokumenteve arkivore, ne do të kemi një paraqitje të vërtetë të situatës pas çlirimit të vendit. Denoncimi i marrëveshjes kombëtare të Mukjes (1 – 2 gusht 1943) nga drejtuesit e Partisë Komuniste Shqiptare, nën diktimin e tutorëve jugosllavë Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, u shoqërua me intensifikimin e veprimeve luftarake të formacioneve partizane kundër grupimeve politike dhe formacioneve ushtarake jo komuniste, me objektiv të qartë: marrjen e pushtetit dhe vendosjen e sundimit të tyre në Shqipëri. Ky ballafaqim, që gradualisht mori tiparet e një lufte civile, u bë i përgjakshëm dhe me pasoja të shumanshme në gjysmën e dytë të vitit 1944.

                                                             Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas agresionit fashist të 7 prillit 1939, shtypi shqiptar kontrollohej nga Piero Parini, i cili gëzonte një status të veçantë në strukturat e aparatit pushtues, pasi…”/ Historia e panjohur me fqinjët pushtues

“Historiografia komuniste, madje edhe ajo e mëvonshme, e ka anatemuar largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria më 7 prill ‘39, sikur ky largim përbënte…”/ Refleksionet e ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit

Për mungesën e disa sendeve që prodhoheshin në vendin tonë, si sapuni, vaji etj., flitej se shteti i dërgonte në Jugosllavi dhe e linte popullin tonë të vuante. Sipas raportit, një nga reformat ekonomike që ishte propaganduar nga ana e kundërshtarëve të regjimit dhe që kishte bërë mjaft efekt në masat fshatare. kishte qenë regjistrimi i bereqetit.

Kjo reformë jo vetëm nga ana e tyre, por edhe nga fshatarët e thjeshtë, ishte quajtur si një reformë e pavend. Jo pse bëhej regjistrimi, por më tepër sepse sasia e caktuar për çdo person, nuk ishte e mjaftueshme për një punëtor që punonte me krah.

Një nga reformat që u bë gjatë asaj kohe ishte shkëmbimi i kartëmonedhës. Ligji mbi shkëmbimin e kartëmonedhës preku shtresat e larta borgjeze dhe çifligare, si dhe një pjesë të mirë të tregtarëve dhe fshatarëve të mesëm. Me këtë rast, kundërshtarët politikë të regjimit, e paraqitën kartëmonedhën e re si të pavlefshme dhe si hyrje në fazën e socializmit.

Propagandës mbi këmbimin e kartëmonedhës ua prenë hovin gjyqet e bëra në mënyrë të shpejtë dhe dënimet me vdekje të personave të proceduar. Në këto procese u arrestuan në të gjitha qarqet 97 vetë, prej të cilëve u dënuan me vdekje: Veli Juba, Kel Gjergj Abati, Mehmet Pujani dhe Dod Gera.

Një nga problemet që shfrytëzohej për propagandë nga kundërshtarët e regjimit, ishin dhe dyqanet e shtetit, për të cilat edhe shtresat e tjera të popullit ndjenin pakënaqësi, sepse vonesat e shërbimit dhe mënyrat e ndarjes, nuk ishin të rregullta. Pra, kundërshtarët politikë të regjimit kapeshin kudo në këtë sektor dhe hidhnin parulla të ndryshme për të shtuar pakënaqësitë.

Antikomunistët e dinin se në krye të pushtetit qëndronte Partia Komuniste dhe për këtë ata bënin një luftë të gjerë kundër saj, duke përhapur parulla nga më të ndryshmet. Një pikë tjetër ku elementët antikomunistë punonin vazhdimisht që të sabotonin regjimin komunist, ishte mobilizimi i masave në punë vullnetare. Ata mundoheshin vazhdimisht me anë parullash që ta paraqitnin si një gjë të dëmshme për popullin, duke pohuar se puna vullnetare, ishte në dëm të punëtorit, se i linte ata pa punë.

Kundërshtarët e regjimit komunist në Shqipëri vinin nga këto shtresa të popullit: drejtues dhe pjesëtarë të Ballit Kombëtar dhe Legalitetit; persona të goditur nga gjyqet ushtarake dhe nga reformat e ndryshme, si pari, bajraktarë dhe me ndjenja vorio- epirote; përfaqësues të klerit, sidomos nga ai katolik; nëpunës të administratave të mëparshme; shtetas të ndryshëm të pakënaqur etj.

Me sa rezulton nga dokumentet arkivore, në Shqipëri nuk pati një organizim të mirë të kundërshtarëve komunistë, por vetëm organizim me rrethe dhe grupe nëpër të gjitha qarqet. Rrethet dhe grupet e qarqeve të ndryshme nuk patën bashkëpunimin e duhur me njëri-tjetrin, për të pasur një vijë politike. Të pakta kanë qenë rastet që grupet ose rrethet e një qarku, të kenë pasur lidhje me njëri-tjetrin, por dhe kjo ka qenë fare e vogël. Kjo vinte edhe nga fakti se organet e Sigurimit të Shtetit kishin goditur vazhdimisht dhe nuk i kishin lënë që të organizoheshin.

Nga goditjet e dhëna personave të rretheve dhe grupeve të ndryshme, rezultonte se kishin qenë të pakta ato grupe dhe rrethe që kishin pasur një farë organizmi me vijë të caktuar dhe me një plan veprimi konkret. Grupet që kishin pasur një farë pune të organizuar, rezultojnë të kenë qenë shumë të ngushta.

Një nga faktorët e dorës së parë për organizimin e kundërshtarëve të regjimit komunist në Shqipëri, ka qenë dhe veprimtaria e shteteve Perëndimore, nëpërmjet strukturave të specializuara të tyre. Ato ishin përpjekur vazhdimisht për të pasur bazat e tyre në Shqipëri, por nga ana tjetër, ishin munduar të ngrenë dhe një grupim kundërshtarësh të organizuar, për ta hedhur në një lëvizje të hapur, kështu që aleatëve perëndimorë t’u jepej rasti për një ndërhyrje me armë nga ana e jashtme.

Por, siç rezulton nga dokumentet arkivore, rrethet dhe grupet kundërshtare të regjimit komunist në Shqipëri, nuk kishin kaluar në atë fazë organizimi, nuk kishin lidershipin e duhur për ndërmarrjen e veprimeve të tilla (një pjesë e mirë e tyre kishin ikur jashtë Shqipërisë), nuk e kishin sa duhet shpirtin e sakrificës dhe i kishin humbur shpresat në forcat e veta.

Gjithë tentativat e tyre për t’u organizuar, dukeshin në momentet kohore kur situata e jashtme nuk ishte e qartë dhe besonin për ndërrimin e situatës në Shqipëri vetëm nga një ndërhyrje e jashtme, gjë që për arsye gjeopolitike dhe të ruajtjes së ekuilibrave të vendosur pas Luftës së Dytë Botërore, nuk ndodhi.

Raporti do të konkludente, se me sa duket, në të ardhmen kundërshtarët e regjimit komunist ishte vështirë të organizoheshin në një mënyrë të gjerë, por kishte mundësi të organizoheshin në rrjete dhe grupe të vogla në qarqe.

Në publikimet vijuese të këtij dossieri, do të japim një pasqyrë të detajuar mbi veprimtarinë kundër regjimit komunist të grupeve dhe rretheve të caktuara, sipas qarqeve të Shqipërisë.

  1. Veprimi antikomunist në Qarkun e Tiranës
  2. “Grupi i të rinjve”

Me goditjen që organet e diktaturës komuniste iu dhanë elementëve të “Grupit Monarkist”, “Grupit të Rezistencës” dhe “Grupit Social-demokrat”, aktiviteti i kundërshtarëve politikë në qarkun e Tiranës, ishte pakësuar mjaft. Nga goditja e këtyre grupeve antikomuniste e deri në vjeshtën e vitit 1946, duke analizuar të dhënat e administruara nga proceset hetimore-gjyqësore dhe nga vëzhgimet që kishin bërë, organet e Sigurimit të Shtetit konkludonin se në Qarkun e Tiranës, nuk rezultonte një punë e organizuar në mënyrë të gjerë nga kundërshtarët e regjimit.

Personat që kishin zhvilluar më tepër aktivitet, u përkisnin Rinisë Balliste dhe Legalitetit, të cilët kishin qenë në lidhje me Musine Kokalarin, me anë të Bektash Kokonës, Çerçiz Zavalanit dhe Avdulla Berberit. Aktiviteti i këtij grupi kishte filluar qysh nga maji i vitit 1945, por puna e tyre filloi të zgjerohej më tepër në tetor të po atij viti. Iniciatorët e këtij grupi kishin qenë Avdulla Berberi dhe Bektash Kokona, të cilët merrnin udhëzime nga Musine Kokalari mbi mënyrën e punës dhe të veprimit.

Mbas arrestimit të Avdulla Berberit, Bektash Kokonës, Lutfi Tushit, Lutfi Meçes dhe Skënder Tarakut, këta për një kohë e pakësuan aktivitetin, por nuk shkëputën lidhjet. Organet e Sigurimit të Shtetit ishin në dijeni të punës së tyre, por kjo doli edhe më qartë me arrestimin e ushtarit Dilaver Nishica, i cili u arratis nga reparti dhe me ndihmën e Ylli Selenicës e Akil Bashës, qëndroi për disa ditë i fshehur në Shtëpinë e Rinisë në “Lagjen e Re” dhe në shtëpinë e Akil Bashës.

Ylli Selenica dhe Skënder Jenisheri, mbasi e panë se aktiviteti i tyre do të dilte në shesh me arrestimin e dy pjesëtarëve të grupit të tyre, tentuan të arratiseshin në Itali dhe rrugës kur shkonin u arrestuan. Nga procesi hetimor i zhvilluar në ngarkim të Dilaver Nishicës, Akil Bashës, Ylli Selenicës dhe Skënder Jenisherit, rezulton që qëllimi i këtij grupi ishte rrëzimi i pushtetit popullor dhe marrja e fuqisë nga një qeveri koalicioni e tipit perëndimor.

Gjatë aktivitetit të tyre, këta kishin bërë disa mbledhje në të cilat kishin shtruar nevojën e shtimit të radhëve me elementë të pakënaqur, të goditur nga reformat dhe gjyqet e popullit, si dhe pjesëtarë të organizatave antikomuniste. Ata kishin mundur të futnin në radhët e tyre edhe disa ushtarë. Me rastin e zgjedhjeve ishin munduar të sabotonin, duke nxjerrë trakte, të cilat ua përpilonte Musine Kokalari dhe duke propaganduar gjithmonë kundër pushtetit për të mos i dhënë votën Frontit Demokratik.

Gjithashtu, pas arrestimit të Avdulla Berberit, ata ishin munduar të mbanin në këmbë dhe të forconin lidhjet me elementët e tjerë të grupit të tyre. Kështu, nga muaji mars i 1946-ës, kishin bërë një mbledhje në Shtëpinë e Rinisë, ku merrnin pjesë: Skënder Jenisheri, Ylli Selenica, Pëllumb Nivica, Kajkush Asllani, Tonin Kiçi, Abas Mezini, Besnik Erebara dhe Akil Basha. Në këtë mbledhje kanë shtruar nevojën e riorganizimit dhe mbajtjen e konspiracionit të fortë.

Me arrestimin e të sipër shënuarve, organet e Sigurimit të Shtetit mundën të zbulojnë punën e tyre, kurse pjesën tjetër të grupit që mbeti jashtë, arritën ta kontrollojnë duke depërtuar brenda grupit. Në lidhje me këtë grup, nga organet e Sigurimit të Shtetit, u arrestuan dhe këta ushtarakë: Ramadan Drishti, Xhavit Alimerko, Asllan Cena, Ibrahim Cena, Refik Çepele, Shuaip Hashto dhe Skënder Kosova.

Nga pjesëtarët e grupit që mbetën jashtë, ata që mundoheshin të mbanin lidhje me rrethin e tyre dhe që vazhdonin të punonin, ishin: Niazi Hoxha, Abaz Mezini e Napolon Tasi. Kështu që për të ndërprerë organizimin dhe veprimtarinë e tyre, këta u arrestuan nga Sigurimi. Më vonë u arrestuan edhe Mujin Ruli e Muhamet Bako. Mujin Ruli u arrestua në lidhje me grupin e Kuçovës. Ky, me anën e Nexhmi Vrionit (i grupit të Kuçovës) lidhej me reaksionin e atjeshëm.

Kishte shtypur trakte të cilat i kishte dërguar në Kuçovë dhe Berat, të firmosura “Rinia Antiplutokratike e Shqipërisë”.  Përmbajtja e trakteve nuk kishte qenë diçka e menduar dhe e përpiluar prej njerëzve të organizuar, por siç doli më vonë nga deponimet dhe nga informatat e grumbulluara, Mujini këto i shtypte dhe i përpilonte vetë. Organet e Sigurimit të Shtetit ishin në korrent të çdo gjëje në lidhje me traktet, me anën e të besuarit të tyre që e kishin në grupin e Kuçovës.

Të gjithë të arrestuarit kishin pasur nga një rreth shokësh pas vetes. Kështu, nga rrethi i Skënder Jenisherit, ndodheshin të lirë: Rasim Pashollari, Bajram Golemi, Agron Kallajxhiu, Ferdi Toptani dhe Skënder Çesku. Nga rrethi i Ylli Selenicës: Çerçis Zavalani, Xhelal Koçi, Qerim Kuçi, Hysen Dibra dhe Sali Toptani. Nga rrethi i Niazi Hoxhës dhe Napolon Tasit: Çesk Begu, Vildan Banka, Agim Çaçi, Ibrahim Turdiu, Eqrem Frashëri, Ali Zhuri, Viktor Karalliu, Sabri Hamzarai etj. Nga rrethi i Abas Mezinit: Mentor Hatipi, Reshit Korbi, Llambi Loli etj.

Me daljen në gjyq të të arrestuarve dhe pasi nga deponimet e tyre kishin dalë të gjitha lidhjet që kishin me elementët e jashtëm, ishte konstatuar që personat e implikuar dilnin rrallë nëpër qytet dhe nuk takoheshin shpesh me njëri-tjetrin. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 08 Prill 2026

Next Post

“Loro Boriçi, që njihte mirë që nga viti 1965-’66, kur drejtoi për një sezon ‘Lokomotivën’, në ‘70-ën do ta afronte me 16 futbollistët e Kombëtares...”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit durrsak

Artikuj të ngjashëm

“Kadri Rustem Bardulla, Komandant i Mbrojtjes Bregdetare, qëlloi i pari italianët në 7 prill ’39…”/Dëshmia e bashkëshortes
Dossier

“Pas agresionit fashist të 7 prillit 1939, shtypi shqiptar kontrollohej nga Piero Parini, i cili gëzonte një status të veçantë në strukturat e aparatit pushtues, pasi…”/ Historia e panjohur me fqinjët pushtues

April 8, 2026
“Historiografia komuniste, madje edhe ajo e mëvonshme, e ka anatemuar largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria më 7 prill ‘39, sikur ky largim përbënte…”/ Refleksionet e ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit
Dossier

“Historiografia komuniste, madje edhe ajo e mëvonshme, e ka anatemuar largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria më 7 prill ‘39, sikur ky largim përbënte…”/ Refleksionet e ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit

April 7, 2026
“Qeveria e Hoxhës do të shkatërrohet patjetër, si ai, do vdesë dhe qeveria e tij, ku i kini kishat o spiunët e Enverit…”?! / Raportet sekrete të Sigurimit: Incidentet e të arratisurve shqiptarë në Kakavijë, 1986-’87
Dossier

“Qeveria e Hoxhës do të shkatërrohet patjetër, si ai, do vdesë dhe qeveria e tij, ku i kini kishat o spiunët e Enverit…”?! / Raportet sekrete të Sigurimit: Incidentet e të arratisurve shqiptarë në Kakavijë, 1986-’87

April 7, 2026
Urdhri i Enverit: “Është me vend dënimi me vdekje i Leonardo Tomasso dhe ing. Niazi Pilku, si anti-patriotë, prandaj urdhëroj të ekzekutohen…”/ Dokumenti i vitit 1945
Dossier

“Më 11 janar 1945, regjimi komunist publikoi vendimin për krijimin e Komisionit Qendror të Hetimeve për Kriminelët e Luftës, ku ministri Manol Konomi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

April 6, 2026
“Në ’67-ën, një javë para se të ndalohej me ligj besimi fetar, kur vëllai i Ramiz Alisë, në përpjekje për t’i shpjeguar mosekzistencën e zotit, At Zef Pllumi i…”/ Studimi i historianit të njohur, Gjon Boriçi   
Dossier

“Në ’67-ën, një javë para se të ndalohej me ligj besimi fetar, kur vëllai i Ramiz Alisë, në përpjekje për t’i shpjeguar mosekzistencën e zotit, At Zef Pllumi i…”/ Studimi i historianit të njohur, Gjon Boriçi  

April 6, 2026
“Kurrë në jetën time nuk jam dëshpëruar aq, sa kur e pashë këtë përfaqësonjës të Shqipërisë së Re, kollonelin tuaj, i cili…”!/  Letrat e Nolit për Enverin, pas takimit me Tuk Jakovën në New York, më ’46-ën
Dossier

“Kur u takuan në Tiranë, për të diskutuar për projekt-statutin e Kishës Katolike Shqiptare, At Marin Sirdani, i tha Tuk Jakovës, se; pa Papën e Vatikanit, nuk ka…”/ Dëshmia e rrallë e At Zef Pllumit

April 7, 2026
Next Post
“Loro Boriçi, që njihte mirë që nga viti 1965-’66, kur drejtoi për një sezon ‘Lokomotivën’, në ‘70-ën do ta afronte me 16 futbollistët e Kombëtares…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit durrsak

“Loro Boriçi, që njihte mirë që nga viti 1965-’66, kur drejtoi për një sezon ‘Lokomotivën’, në ‘70-ën do ta afronte me 16 futbollistët e Kombëtares...”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit durrsak

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme