• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, April 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Me propozim të kryetarëve të Degëve të Lushnjës e Librazhdit, E. Kondi e Th. Gaba dhe në Ministrinë Brendshme, Dh. Bonata, me planin agjentural ‘Era’…”/ Dosja e Sigurimit, për Genc Lekën e Bilbil Canin

“Klithmat kundër regjimit në poezitë e Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit, duket sikur i ndeshim te ‘Tabir Saraji’ i Kadaresë…”/ Refleksione mbi jetën e veprën e dy poetëve të pushkatuar
“Me propozim të kryetarëve të Degëve të Lushnjës e Librazhdit, E. Kondi e Th. Gaba dhe në Ministrinë Brendshme, Dh. Bonata, me planin agjentural ‘Era’…”/ Dosja e Sigurimit, për Genc Lekën e Bilbil Canin
“Me propozim të kryetarëve të Degëve të Lushnjës e Librazhdit, E. Kondi e Th. Gaba dhe në Ministrinë Brendshme, Dh. Bonata, me planin agjentural ‘Era’…”/ Dosja e Sigurimit, për Genc Lekën e Bilbil Canin
Letra për Ramiz Alinë: “Shkrimtari Jakup Çerraja, i ka dërguar një letër dajës së tij në Fier, ku i shkruan…”/ Si e kontrollonte Sigurimi Shtetit korrespodencën postare
Memorie.al
“Me propozim të kryetarëve të Degëve të Lushnjës e Librazhdit, E. Kondi e Th. Gaba dhe në Ministrinë Brendshme, Dh. Bonata, me planin agjentural ‘Era’…”/ Dosja e Sigurimit, për Genc Lekën e Bilbil Canin
“Me propozim të kryetarëve të Degëve të Lushnjës e Librazhdit, E. Kondi e Th. Gaba dhe në Ministrinë Brendshme, Dh. Bonata, me planin agjentural ‘Era’…”/ Dosja e Sigurimit, për Genc Lekën e Bilbil Canin
“Me propozim të kryetarëve të Degëve të Lushnjës e Librazhdit, E. Kondi e Th. Gaba dhe në Ministrinë Brendshme, Dh. Bonata, me planin agjentural ‘Era’…”/ Dosja e Sigurimit, për Genc Lekën e Bilbil Canin

Nga Kastriot Dervishi

Memorie.al / Genc Leka, nga mosha 18 vjeçare e deri në vdekje, i ndjekur nga organet e Punëve të Brendshme. (Në dokumentet e para të ndjekjes dhe aktet e gjendjen civile, rezulton i shkruar me emrin “Gjençi Leka”). Një dosje me shumë faqe, e shtrirë në vite, prej së cilës pas analizës dhe ballafaqimit të fakteve, nuk e ke të vështirë të kuptosh pafajësinë e tij. Më 16.3.1959, duke qenë nxënës në Shkollën e Mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, me propozim të operativit Adem Demiri, miratim të shefit të Seksionit, Avni Mehmeti dhe kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme, Elbasan, Shim Kolli, Genc Leka vihet në përpunim paraprak. Qëndrimi në shkollë, kish qenë “indiferent, por shumë i dyshimtë”, sepse mbante lidhje me babanë e arratisur, në maj 1951 (vdes më 12.8.1968 në Prizren) dhe dajallarët në SHBA-ës, e Australi.

Përveç dyshimeve që bazoheshin te autobiografia e Gencit, nuk kishte asgjë që mund të përligjte çeljen e përpunimit. Nëna e tij, ishte internuar në vitet 1952-1956. Për një kohë të shkurtër, më 13.4.1960, me propozim të operativit Fetah Veizi, miratim të dy personave të sipërpërmendur, vihet në kontroll operativ 2/B. Gjatë kohës së shkollës agjenti “Goditja” raportonte, se Genci lexonte libra të ndaluar, ndërsa operativi theksonte; “natyrën borgjeze” të tyre.

Pas mbarimit të shkollës, më 6.8.1960, dosja e tij transferohet nga Dega e Punëve të Brendshme Elbasan, në DPB Librazhd. Genci punoi 6 vjet, si arsimtar. Më 13.7.1966, dosja e tij u zhvendos pranë në DPB Elbasan, pranë repartit ku kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Vënia në përpunim, përligjej me faktin e qenies së babait të arratisur.

Gjithashtu mund të lexoni

“Konsulli austro-hungarez në Shkup, Heimroth, më 9 shkurt 1913 i shkruan Vjenës, se Imzot Mjeda raportonte duke u bazuar te Dom Zef Ramaj…”/ Kur Europa tmerrohej nga masakrat serbe ndaj shqiptarëve

“Rrallë më ka ra me pa ndër shqiptarë polemikë pa pasion, pasi me këtë nivel kulture njerzore e fetare që kemi, thom se ne…”/ Fjala e panjohur e At Anton Harapit me intelektualët korçarë, korrik 1944

Zëvendëskryetari i Degës së Punëve të Brendshme, Librazhd, Emro Kondi, njoftonte repartin e Gencit, se të përmendurit i ishin pushuar nga puna gruaja dhe motra, për “qëndrim të keq politik”, e prandaj sa herë do i jepnin leje, duhej njoftuar Librazhdi.

Gjatë kohës së ushtrisë, Genci ndiqej si objekti “Llafazani”. Siç raportonte “Shqiponja”, përdoret teknika operative, por nga përpunimi, nuk del asgjë e pretenduar. Pas mbarimit të ushtrisë, më 29.3.1968, me propozim të operativit Razi Çino e, miratim të shefit të Seksionit të Sigurimit, të Repartit nr.3202, dosja zhvendoset në Degën e Punëve të Brendshme Librazhd. “Studenti” nëpërmjet operativit, Lavdërim Kurti, raportonte më 19.8.1968, se; “Genci vuante shumë ekonomikisht dhe ruhej nga llafet”.

Sipas një shënimi të vitit 1969, nga kontrolli 10-vjeçar, nuk kishin dalë materiale me vlerë operative. Gjatë kësaj kohe, Genci zhvillonte një korrespondencë, me Bilbil Canin (nga Tërbaçi i Peshkopisë), ish-i internuar, arsimtar në Hysgjokaj. Tre letra u dyshuan, sepse ishin “elementë armiq” dhe “zhvillonin veprimtari armiqësore”.

Për këtë arsye, me propozim të kryetarëve të Degëve të Punëve të Brendshme të Lushnjës e Librazhdit, përkatësisht Emro Kondit e Thanas Gabës, kryetarit të Degës së 10-të, të Drejtorisë së Parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Dhimitër Bonata dhe miratim të zëvendësdrejtorit të kësaj drejtorie, Hajrulla Topollaj, u miratuan më 16.12.1969, plani i masave agjenturialo-operative; “Era”, i cili drejtohej në thelb, kundër Bilbil Canit dhe Genc Lekës.

Kjo kohë shënoi për Gencin edhe marrjen në përpunim aktiv 2/A, tashmë i dyshuar për agjitacion e propagandë. “Ëndrra dhe yje…rrugë dhe yje. Ky refren na jehon çdo ditë në thellësitë e shpirtit dhe përsëri na zgjon me dhimbje, kujtimet më të çiltra të muzgjeve plot fëshfërima” – shkruhet në një prej letrave të Gencit, për Biblilin e Rekën. Përpunimi i Gencit, vazhdon edhe me përgjim në këtë drejtim.

Nga raportimet nuk del asgjë tjetër, veçse gjendja e keqe ekonomike e Gencit, i cili punonte në fermën e Karkavecit. Me rastin e 30-vjetorit të formimit të PPSH-së, u hartua një plan tjetër masash. Por as nga kjo, nuk del gjë. Për këtë arsye, me propozim të Punëtorit Operativ, Vesel Gjorga, shefit të Seksionit të II-të, Nevit Kasa, e miratim të kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme Librazhd, Emro Kondi, më 10.7.1972, vendosi uljen në kontroll operativ 2/B.

“Nga ana jonë është ndjekur me plan masash, por megjithatë ndonjë aktivitet të theksuar, nuk kemi mundur t’i vërtetojmë, me përjashtim të letrave, që i dërgon kunatit të tij, Bilbil Cani”-thuhej në arsyetimin e vendimit.

Më 17.4.1976, operativi Merdar Hasa, nga studimi i dosjes shënon se; “Genci është armiku i klasës, i predispozuar të veprojë kundër pushtetit popullor”, dhe sipas tij, “duhej të ishte goditur në kohë dhe përpunuar aktivisht, sepse veprimtarinë e tij, e zhvillon në formë alegorike”.

Për këtë gjë, operativi Hasa, kërkonte marrjen në përpunim aktiv 2/A, si dhe marrjen e 2-3 të dhënave për agjitacion e propagandë, të bashkë-veproheshin veprimet për Bilbil Canin, në Lushnje, të studiohej dosja e Bardho Lekës, etj. Vlerësohej se; “ky dhe Vilson Blloshmi, janë boshti i veprimtarisë armiqësore në Bërzeshtë, prandaj të ndiqen në kompleks”. Në fund, është edhe ajo që do realizohej më vonë: “Neve do të godasim së pari Vilsonin, por duhet të na hedhi në dritë, për goditjen e Gencit”. Siç shihet, në mungesë të elementëve që përligjnin përpunimin, me urdhër partie, duhej sajuar diçka.

Dy javë para arrestimit, merret në përpunim aktiv 2/A, me propozim të operativit Xhevat Karriqi e, miratim të kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme, Merdar Hasa. Pavarësisht se nuk doli asnjë provë, tanimë nuk do përpunohej për agjitacion e propaganda, apo tentativë arratisje, por si; “agjent i mundshëm i zbulimit jugosllav”. Plani përkatës i masave, propozohet nga operativi në fjalë e, miratohet nga zëvendëskryetari i DPB-së, Spiro Lera.

Nga shikimi i këtij plani, nuk ka asgjë se ku mund të zbulohej “agjenti jugosllav”, Genc Leka. Plani u hartua deri në dhjetor, ndërsa Genci u arrestua pas pak ditësh. Dukesh që dora e partisë, nxiste veprime të tjera. Meqë elementi i “agjenturës jugosllave”, po dështonte, u fut elementi ordiner, i gjoja sabotimeve në kooperativë, për të ngulur te fshatarët e atjeshëm bindjen, se; “armiku punonte për shkatërrimin e ekonomisë së tyre”, e cila në fakt ishte e shkatërruar, nga drejtimi i keq drejtuesve të saj. Genci arrestohet më 31.8.1976 dhe përpunohet në birucë, nga “Shigjeta” e më pas “Lundronjësi”.

Nga kallëzimet e tij, më 30.10.1976, Degët e Punëve të Brendshme, Lushnje e Librazhd, me miratimet e kryetarëve, Tahir Malo e Merdar Hasa, hartojnë një plan të përbashkët masash, për problemin e centralizuar “Gaforrja”, kundër Bilbil Canit e Genc Lekës. Synohej devijimi i çështjes, duke anuar edhe nga “vjedhja e pasurisë socialiste”, për t’i dhënë “grupit” karakter të organizuar. Në Librazhd, do punonin operativët Sabri Musai dhe Xhevat Karriqi.

Më vonë, më 10.5.1978, operativi Xhevat Karriqi, oficeri i drejtimit, Bujar Pajenga, analizonin se; “përpunimi i kishte arritur synimet, duke nxjerrë aktivitetin armiqësor, për sabotimin e ekonomisë popullore”. Harronin akuzat për tentativë arratisje, agjitacion e propagandë dhe “agjent jugosllav”. Më 10.5.1978, dosja formularë, me numrin 240 të kartotekës, u arkivua në Arkivin e MPB-së, ku mori numrin arkivor, 840/1.

Punëtorët Operativë dhe agjentët e Sigurimit, që ndoqën e survejuan Genc Lekën

Punëtorët operativë që kishin drejtuar përpunimin, ishin: Adem Demiri (1959, Elbasan), Skënder Dume (1959, Elbasan), Fetah Veizi (1959-1960, Elbasan), Ilo Dine (1964), Ibrahim Meta (1966), Vangjel Mekshi (1966-1967), Razi Çino (1967-1968), Koço Londo (1968), Lavdrim Kurti (1968-1971), Vesel Gjorga (1972-1976), Merdar Hasa (1976), Xhevat Karriqi (1976), Sabri Musai (1976)

Bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit që rezulton të ishin aktivizuar më shumë për ndjekjen e survejimin e Genc Lekës e Bilbil Canit, ishin: “Studenti”, “Burreli”, “Shqiponja”, “Pazari i Muzinës”, “Shigjeta”, “Lundronjësi”.

 Skeda e Genc Lekës

15.8.1941, u lind në në Bërzeshtë të Librazhdit.

1956-1960, nxënës në Shkollën Pedagogjike, “Luigj Gurakuqi”, Elbasan.

1960-1966, arsimtar në Zdrajsh të Librazhdit.

1966-1968, ushtar në Repartin Ushtarak, nr.4037, Cërrik dhe nr.3202, Elbasan.

1968-1976, punëtor në fermë.

Skeda e përndjekjes

-16.3.1959, në përpunim paraprak.

-13.4.1960, në kontroll operativ 2/B.

-16.12.1969, në përpunim aktiv 2/A.

-10.7.1972, në kontroll operativ 2/B.

-15.7.1976, në përpunim aktiv 2/A.

-31.8.1976, arrestohet.

-17.7.1977, ekzekutohet. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 12 Tetor 2024

Next Post

“Në Spaç, kishim edhe djalin e tezes së Enver Hoxhës dhe para se të humëbte jetën në mënyrë tragjike në galeri, kur e pyeta për kushëririn e tij, ai u shfre me...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik

Artikuj të ngjashëm

“Konsulli austro-hungarez në Shkup, Heimroth, më 9 shkurt 1913 i shkruan Vjenës, se Imzot Mjeda raportonte duke u bazuar te Dom Zef Ramaj…”/ Kur Europa tmerrohej nga masakrat serbe ndaj shqiptarëve
Personazh

“Konsulli austro-hungarez në Shkup, Heimroth, më 9 shkurt 1913 i shkruan Vjenës, se Imzot Mjeda raportonte duke u bazuar te Dom Zef Ramaj…”/ Kur Europa tmerrohej nga masakrat serbe ndaj shqiptarëve

April 16, 2026
“Në dimrin e vitit 1945, mora nji letër nga Padër Antoni Harapi, me anë të zotit të shtëpisë që e mbante të mshehun, ku më thoshte;…”/ Dëshmia në gjyq e Padër Mark Harapit, 12 dhjetor, 1946
Personazh

“Rrallë më ka ra me pa ndër shqiptarë polemikë pa pasion, pasi me këtë nivel kulture njerzore e fetare që kemi, thom se ne…”/ Fjala e panjohur e At Anton Harapit me intelektualët korçarë, korrik 1944

April 15, 2026
“Konsullata austriake në Prizren, përmes zv. konsullit Prochaska, më 29 korrik 1907, njofton se Imzot Troksi shuguroi Dom Zef Ramajn…”/ Historia e panjohur e priftit që pagëzoj fëmijën Gonxhe Bojaxhi në Shkup

“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Personazh

“Ndonëse dekoratën e fashizmit e ktheu mbrapsht, duke thënë; ‘kjo s’asht për mue’, Gjergj Fishta pranoi t’emërohej anëtar i Akademisë italiane, sepse…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 13, 2026
“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi…”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova

April 12, 2026
“Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri, terminologjinë kimike, fizike dhe atë të shkencave natyrore…”/ Historia e panjohur e “babait” të arsimit shqiptar

April 11, 2026
Next Post
“Kur kyetari i Degës së Brendshme të Tepelenës, Todi, më qëlloi me mashë në kokë, ndjeva dhimbje të madhe e rashë pa ndjenja…”/ Ditari tronditës i ish-të dënuarit politik

“Në Spaç, kishim edhe djalin e tezes së Enver Hoxhës dhe para se të humëbte jetën në mënyrë tragjike në galeri, kur e pyeta për kushëririn e tij, ai u shfre me...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme