• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, November 22, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Më keq se në kampin nazist të Prishtinës, e kam parë veten në burgun e Burrelit, ku një natë, kur ishte minus 17 gradë, ne…”/ Historia e trishtë e përkthyesit, që vuajti 17 vjet në qeli

Dokumenti sekret: “Këto poezi janë të huaja për artin tonë, të mos i bëhet asnjë lëshim dhe t’i shkohet deri në fund….”/ Shënimi i Ramiz Alisë që burgosi Visar Zhitin në ’79-ën
“Të përktheje letërsinë e realizmit socialist, ishte aty-aty me vuajtjet në burgun e Burrelit, por më pëlqen Kadareja, poezitë e Arapit dhe…”/ Dëshmitë e poetit e përkthyesit, që bëri 19 vite burg
Me kokë të qethur në qeli pak minuta pas arrestimit….! Zbulohet foto e rrallë e Visar Zhitit
Firmëtar i Pavarësisë, në krye të Luftës së Vlorës e Kryetar Bashkie, delegat në Lushnje, u burgos nga Zogu,  italianët e gjermanët, dhe komunistët e vdiqën në tortura / Historia e panjohur e…
“Kur banonim në Gjirokastër, Enver Hoxha i propozoi disa herë Aurelias për fejesë dhe pasi mori refuzimin e prerë të saj, ai u betua që…”/ Kujtimet e italianit, nipi i ish-portierit të Kombëtares shqiptare

Nga Visar Zhiti

                                        PORTRET PËR KUDRET KOKOSHIN

Memorie.al / Kudret Kokoshi është biri i një familjeje fisnike e patriotësh me shumë therorë nga qyteti i Vlorës, si: Qazim Kokoshi, firmëtarë i Pavarësisë me Ismail Qemalin në nëntorin e 1912-ës, ndërsa Astrit Kokoshin e vrasin italianët si antifashist, kurse Avdyl Kokoshin, e pushkatoi regjimi komunist i Enver Hoxhës menjëherë pas mbarimit të Luftës, me ‘Grupin e deputetëve”. Po kështu, Meto Kokoshin e pushkatojnë në sy të të vëllait, të Kudretit, poet i pafat, që dhe vetë u dënua me pushkatim e, pastaj me burg të përjetshëm. Dhe Monarkia e Zogut e kishte trajtuar si kundërshtar, ndërsa 7 prilli i 1939-ës, e gjeti në Korçë, në demonstratën e madhe, duke kërkuar armë lirie…!

Edhe pse kishte mbaruar universitetin në Romë, doktoruar për Drejtësi e studioi Letërsi e Filozofi (në kryeqytetin latin ka shkruar soneta virtuoze), edhe pse u angazhua si antifashist e atdhetar, atë e kryqëzuan…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Nasuf Beg Dizdari ishte mik i ngushtë i Isa Boletinit dhe në fjalimin që mbajti në varrin e tij, ai…”/ Historia e panjohur e publicistit të famshëm, i diplomuar në Vjenë e Stamboll, që u dekorua nga Papa Piu

Duke qenë jurist shtetëror në Prizren (sipas tregimit të tij) në konflikt me pushtuesit e vjetër (serbët) e të rinj (italianët), është në krye të demonstratës së ’42-it në Prizren (dhe i plagosur shkruan vargje), në pjacën kryesore i bëjnë atentat, e godasin me qytë, i thyejnë kafkën (edhe i vdekur e kishte atë shenjë), e lanë të dergjej aty, të mbaruar. Një kosovar i shpëton jetën.

Më tha zoti Kudret Kokoshi (i mençur, me kantilenën e zërit që i largohej, ndërsa rrëfente, ai i përziente fatin e atdheut me atë të jetës së tij sikur të ishin e njëjta gjë), në takimin e vetëm që pata, pranë shtratit të vdekjes, ndërsa i merrja një intervistë për gazetën më të madhe të opozitës: – “Në Kosovë më zgjodhën kryetar të Rinisë intelektuale, edhe pse isha vlonjat. Mbaj mend Selman Rizën. Keni qenë ju në Prizren”?

(… buzëqeshim hidhur…)

– “Isha dhe në (mos) marrëveshjen e Mukjes. Krijova përshtypjen se jo të gjithë krerët e donin Kosovën martire. Kur prapë atje filluan vëllavrasjet politike, ika, jam sensibël, s’duroj dot”.

Kudreti spiunohet nga serbo-komunistët, kapet nga gestapoja e internohet…!

– “Pastaj në Vjenë, në kampin Bycyrkli, me plot malazezë, serbë, shqiptarë, çifutë. Në pyjet e Austrisë kam punuar si rob…! Një mjek gjerman prapë më shpëton jetën. Duke qenë ai mik i Krist Malokit, më nderonte dhe mua për poezitë që kisha botuar revistave e shkrimet e mia për Lasgushin. Vjen ushtria ruse dhe unë operohem nga konxhelamenti i këmbës. Më ftuan të punoja në Francë, ku kisha miq, por preferova atdheun dhe…”!

Komunistët serbë, me porosi të Dushan Mugoshës, e arrestojnë dhe e dorëzojnë te shqiptari vëllavrasës Sh.P…!

– “Më dënojnë me burgim të përjetshëm dhe ku? Në Vlorën time. Akuza: duke qenë njeri i dijshëm, influencoja që të shtoheshin radhët e Ballit Kombëtar”.

Në gjyq përgjigjet stoikisht me vargjet e veta antifashiste…!

Gratë e Vlorës refuzojnë të demonstrojnë kundër atij, siç i urdhëruan. Ndoshta ato kishin dëgjuar për këngën që kish shkruar për to gjatë luftës: E bukur je dhe trime! Unë një këngë trimërie të fal grua shqiptare…!

Dhe ai bën katër herë më shumë vite burg se ç’zgjati Lufta e Dytë Botërore. Si për ironi, gruaja me fëmijët e vegjël e ndau. Por vëllai dhe kunata e motrat, që i vinin në burg, e mbajtën gjallë.

Në të gjithë burgjet e Shqipërisë flitej për të dhe atëherë kur ai s’ishte! Mësoheshin përmendësh pozitë e tij, i tregoheshin tjetrit dhe ato kalonin gojë më gojë mes terrorit dhe urisë si një fjalë e mirë, si një copëz bukë nga stina në stinë, nga viti në vit. E diktatura s’ndryshonte e u kërkonte poetëve të saj të thurnin poema si një rrethim tjetër telash me gjemba rreth jetës.

Ndërkohë, Kudret Kokoshi ishte liruar. Çuditërisht, në burg futej poezia e tij tronditëse “Kthimi”, një elegji e denjë për çdo antologji të shqipes, si shumë poezi të tij.

Por liria e tij tani është më e rëndë se lufta dhe më fyese se burgu. Tërësisht i mjerë gjen një dhomë në hanin “Rrogozi”. Ngaqë njihej me Enver Hoxhën, i shkroi (më tepër si një rebelim) se anatema s’duhej të vazhdonte gjithë jetën. Diktatorët janë kapriçiozë. Në vend që ta ri dënonte për letrën, erdhi urdhri që të punonte si përkthyes. 17 vjet përktheu nga shqipja në italisht, letërsi të epokës socialiste: Kadarenë, Agollin, Arapin, Xoxen, etj…!

E pyeta:

– Ju ka dhënë kënaqësi përkthimi, e ka kompensuar, sado pak, diçka brenda jush?

– “Romani “Kështjella” po. Dhe “Lumi i vdekur” dhe një pjesë e poezive…”!

– Cilësia e përkthimeve tuaja ka qenë e lartë, herë-herë brilante, e megjithatë emri juaj s’vihej, kur dhe një shkrim i kotë, si urdhër brigadieri apo polici, ka emër në të gjitha gazetat tona. Ç’është kjo skllavëri fatkeqe kështu në “metodën më të përparuar në botë”, realizmi socialist? Vepra politike keni përkthyer?

– “I kam refuzuar me pretekstin që, s’di t’u kap kuptimin”.

– Megjithatë intriga e tyre është tejet banale si propaganda e një gjysmë analfabeti që ka mbaruar kursin e partisë e është anëtar byroje apo drejtor.

Plaku i bardhë buzëqesh hidhur. Ndoshta ishte buzëqeshja e fundit në ferr, se shpirti i tij po bëhej gati të shkonte qiejve.

– “Vetë ndjehem klasik” – ri dëgjoj zërin e poetit, që pikon si tinguj muzgu të persekutuar. – Jam kundër hermetikës, aq më tepër kundër hermetikës burgosëse të njeriut, jam kundër simbolikës e idealeve, më pëlqen vargu i lirë dhe liria. Popullin tonë s’e kanë zhbërë dot normanë, gotë, longobardë, ostrogotë, romakë, sllavë, osmanë etj., veç ta ruajmë nga vetja, të mos e prishim ne.

– Cila ka qenë më e rëndë për ju, për talentin, të përkthyerit e letërsisë mediokre apo burgimi?

– “Ashtu…gati njëlloj…”!

– Ku ka qenë më vështirë, në kampin e Prishtinës, gjatë luftës, në Gjermaninë naziste, i internuar apo i burgosur në Burrelin e socializmit?

– “Në Burrel…! Oh, një herë, ishte frur, në –17 o C., na futën në birucë. Hejet e akujve vareshin si dhëmbë kuçedre, nejse, që të dilnim gjallë në ditën e nesërme, ngrohnim njëri-tjetrin me trup…! Kemi nevojë për njëri-tjetrin…! S’jam eremit… s’dua vetmi…”!

– Poezia juaj s’ju ka lënë vetëm,- këmbëngul unë. E i tregova ç’thuhej për këngën e tij.

Duket e thjeshtë, me ritëm dhe rimë, me vargje të bardhë, strofike, format e të cilave dhe i ndryshon si dallgët, fryma është popullore labe, përzierë me kulturën stilistike europiane, sonete të vështirë, të shkruar në Itali kundër pushtimit italian dhe krenari e dukshme, si ata shkëmbinjtë e Vlorës në breg dhe dashuri e thellë, e natyrshme për Shqipërinë e ngecur nëpër brinjët e poetit dhe frëngjive të burgut.

Aq sa ç’është poet i historisë deri në legjendë, befas thyen vargun si një brengë e bëhet poet intim, i këndon nënës e motrës, dashurisë e zhgënjimit, një kujtimi të largët, pastaj një heroi , një qyteti.

A janë vetëm këto virtytet e poezisë së tij? Këto janë të gjitha vjershat, një fletore e vjetër, shkruar me kujdes, si një rilindas i masakruar me dorën që mbante prangat e rënda?

S’dihet. Ai improvizonte, tregon nxënësja e tij, që ia mblodhi poezitë, e cila merrte privatisht mësime për gjuhët e huaja. Diktimet që jepte ishin vërshime pesimiste, copëra poetizimesh që i bëheshin çastit, testament shpirti. Ato ngjajnë me skica disi buxatiane.

Pastaj një ditë, krejt papritur, ishte viti ’86, profesor Kokoshi, pa qenë i sëmurë, tha se ishte i sëmurë e s’do të jepte më mësime. Vërtet seancat ishin gjysmë ilegale, se të doje të mësoje frëngjisht, italisht, s’shiheshe me sy të mirë, po me ato ai nxirrte bukën. Mos kishte vendosur të vdiste në një grevë urie?! O Zot!

Por vëllai i poetit dhe poeti vetë i treguan me nënkuptime babait të nxënëses se, ç’kishte ndodhur: e kishin grabitur, e kishte mbyllur Sigurimi në një dhomë hoteli në Fier dhe i kishin kërkuar bashkëpunim.

Kudret Kokoshi, 78-vjeçar, si një Zhan Valzhan i lodhur, i gjatë si heronjtë e poezive të tij, refuzon kategorikisht. Kthehet më i vrarë se kurrë. Pse t’ia kërkonin këtë gjë tani?! Mos i ishte dobësuar shpirti? Jo, Jo. Dhe u mbyll në çerek shtëpinë e tij, i përgjuar nga fqinjët, këshilli i lagjes, aksionet, spiuni profesionist, polici, partia, plenumet, festat e çlirimit, realizmi socialist.

Në fund të intervistës, kur po i kërkoja të më jepte diçka për botim në gazetën opozitare ku punoja, ndërsa i rrija pranë te koka, para vdekjes, sikur të isha shërbestar feje, që prisja fjalën e fundit, atë të vërtetën:

– “Epitafin tim s’do t’ua jap…” – përfundoi. Zëri po i shuhej si yjet. Ç’enigmë fshihej aty? Çdo gdhendej mbi atë gur, që rëndon gjithë vdekjen? Ia mori apo ia dha fuqinë stuhisë? Ndërkohë shumë poezi ai s’i shkroi kurrë (vetë sakrifikoi), por buzë detit, fshehurazi, ia u mërmëriste miqve. Ishin tërësisht disidente. Për fat të keq, ato i mori me vete në varr, përjetësisht…!

Dhe poezitë e tij për herë të parë atje u shpallën të lira, mbi varrin e tij të porsahapur. Grushte dheu hidhnin njerëzit mbi arkivol dhe vargje, ashtu si lulet e bajames, që shkundi era, befas mbi vdekjen e De Radës. I lehtë dhe qetësues binte ai dhe, në krahasim me mosmirënjohjen. Pastaj u ngul tabela e llamarintë me emrin Kudret Kokoshi, 1907-1991. Ishte viti i fundit i diktaturës…! Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Ballsh, njoha Jonuz Purizon, 90 vjeçar, i dënuar me grupin e Teme Sejkos, që e kishin çmëndur në tortura, por një ditë ai u zhduk...”/ Dëshmia e Gëzim Peshkëpisë nga Gjermania

Next Post

Kalendari Historik 12 Nëntor 2022

Artikuj të ngjashëm

“Nga Tepelena, ai me gjashtë shokët e tij, ikën e kaluan kufirin për në Jugosllavi, por, i afërmi i Haxhi Lleshit, shefi i UDB-së për Dibrën e Madhe, i dorëzoi…”/ Historia e panjohur e të birit të Gjon Marka Gjonit
Personazh

“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

November 21, 2025
“Nasuf Beg Dizdari, në revistën ‘Albania’ të Konicës me 15 korrik 1898, shkruan se; Molla Ahmet Bushati, ishte mësuesi i parë që çeli mejtepin në lagjen ‘Dërgut’ dhe…”/ Historia e panjohur e klerikut të Shkodrës
Personazh

“Nasuf Beg Dizdari ishte mik i ngushtë i Isa Boletinit dhe në fjalimin që mbajti në varrin e tij, ai…”/ Historia e panjohur e publicistit të famshëm, i diplomuar në Vjenë e Stamboll, që u dekorua nga Papa Piu

November 20, 2025
“Gjatë hetuesisë, i erdhi në qeli Kadri Hazbiu dhe i kërkoi ta çonin me mision te daja i vet në Belgjikë, por ai s’pranoi…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, për amanetin që i la Vilson Blloshmi para pushkatimit
Personazh

“Gjatë hetuesisë, i erdhi në qeli Kadri Hazbiu dhe i kërkoi ta çonin me mision te daja i vet në Belgjikë, por ai s’pranoi…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, për amanetin që i la Vilson Blloshmi para pushkatimit

November 20, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Kur Abaz Kupit i treguan, se djali i bajraktarit të Tropojës, komunist në batalionin ‘Perlat Rexhepi’, e preu në besë Patër Lek Lulin, i dërgoi fjalë Sali Manit…”/ Historia e panjohur e vrasjes së klerikut të famshëm

November 16, 2025
“Më 27 shtator 1942, Çabej i dërgoi letër Ernest Koliqit, ku i kërkoi ta hiqte si anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare, pasi, aty ishte edhe…”/ Historia e panjohur e profesorit dhe akademikut të njohur
Personazh

“Në dosjen e Sigurimit për Prof. Çabejn, agjenti ‘Shigjeta’, më 20 tetor 1957, informonte se; ‘Prof. i Universitetit të Tiranës, Q. Turdiu, M. Karajani e Rr. Zojzi, janë…”/ In memoriam për profesorin e famshëm

November 15, 2025
“Ganimeti, nuk zgjodhi të largohej me burrin e vet dhe që kontaktin me të e mbante me veshjet e hijshme të kohës së paktë martesore, apo…”/ Refleksione mbi librin “Eleganca e lotëve”, të Iris Halilit
Personazh

“Ganimeti, nuk zgjodhi të largohej me burrin e vet dhe që kontaktin me të e mbante me veshjet e hijshme të kohës së paktë martesore, apo…”/ Refleksione mbi librin “Eleganca e lotëve”, të Iris Halilit

November 15, 2025
Next Post
Kalendari Historik 3 Nëntor 2022

Kalendari Historik 12 Nëntor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme