• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, July 31, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Me Avzi Nelën u njoha në burgun e Burrelit dhe kur e liruan, nuk e lanë të shkonte në fshatin e tij, por në një kasolle të mjerë e, kur shkuan që ta arrestojnë përsëri, ai…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

Si u dorëzuan Prokurori dhe Hetuesi para Havzi Nelës
“Pasi më shau nga nëna dhe më tha; ‘qen’, Mihallaq Ziçishti u ngrit nga karrigia dhe më ra më grusht në nofull, sa që më theu dhëmballën e, më lau në gjak…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
“Mësuesit e mi në Reps, ishin intelektualë dhe antikomunistë të spikatur, si; Marko Popoviç, Hamdi Haska, Hodo Sokoli, Agim Musta dhe Vangjel Kule, të cilët…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-të dënuarit politik
“Në kampin e Spaçit, kushtet nuk ndryshonin shumë, vepronte rregullorja e Repsit, po ato mizori kriminale, madje më të tmerrshme, po ato ushtarë të armatosur, që thirrjen; ‘ndal se do të qëlloj’, e…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
“Kur dy policët roje, dëgjuan alfabetin ‘mors’; Këtu komanda e Flotës së VI-të Amerikane, po ju presim për të marrë Tiranën…, në burg u dha alarmi dhe…”/ Historia tragjikomike në kampin e Kripores së Vlorës

Nga Uran Kalakulla

Pjesa e dyzetepesë

                                                          Nazizmi dhe komunizmi

Memorie.al / Nazizmi zgjati 12 vjet, ndërsa stalinizmi 2 herë më shumë. Krahas shumë karakteristikave të përbashkëta, në mes tyre ka shumë ndryshime. Hipokrizia dhe demagogjia e stalinizmit, ishte e një natyre më të stërhollë, e cila nuk mbështetej në një program që ishte sheshit barbar, si ai i Hitlerit, por mbi një ideologji socialiste, përparimtare, shkencore e popullore, në sy e punonjësve; një ideologji që ishte si një perde e volitshme dhe komode për të gënjyer klasën punëtore, për të përgjumur mprehtësinë e intelektualëve dhe të rivalëve në luftën për pushtet.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960

“Afrimi i ditës së lirimit, për të burgosurit politikë, shoqërohej detyrimisht nga një ankth i madh, pasi nuk e dije aspak, se pas daljes nga dera e hekurt, mund të të priste…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

Një nga pasojat e kësaj veçantie të stalinizmit, është ajo që mbarë populli sovjetik, përfaqësuesit e tij më të mirë, të aftë, punëtorë e të ndershëm, pësuan goditjen më të tmerrshme. Së paku 10-15 milionë sovjetikë, humbën jetën në dhomat e torturave të KQB-së, të martirizuar apo të ekzekutuar, si dhe në kampet e gulakëve e të të tjerëve si ata, kampe ku ishte e ndaluar të korrespondoje (në fakt ato ishin prototipe të kampeve naziste të vdekjes); në minierat nëpër akujt e Norilskut dhe të Vorkutes, ku njerëzit vdisnin nga e ftohta, nga uria, nga puna dërrmuese nëpër kantieret e panumërt, në shfrytëzimin e pyjeve, në hapjen e kanaleve dhe gjatë transportimit nëpër vagonë të plumbosur, apo në hambarët e përmbytur të anijeve të vdekjes.

                                                             Vijon nga numri i kaluar

Ithtar i poezisë epiko- lirike, Avzi Nela thellë në shpirt ishte edhe vetë poet. Ai kishte shkruar që para se të binte në burg dhe vazhdonte të shkruante edhe aty. Ai më ka lexuar shumë nga vjershat e tij. Këto vjersha fatbardhësisht, janë të mbledhura nga ndonjë i afërt a dashamirës i tij, nuk di se kur e qysh, dhe u botuan në kohën e demokracisë, post-mortëm. Për fat të keq, tek shkruaj këto radhë, nuk e kam atë vëllim parasysh, që të mundja të bëja ndonjë interpretim estetik mbi to. Por fundja, çfarë do të mund te thosha më tepër, se sa kam thënë më lart, duke folur për formimin shpirtëror të poetit Avzi Nela? Hollësitë e tjera u takojnë specialisteve të kritikës letrare, që kanë thëne dhe do ta thonë besoj prapë fjalën e tyre, ashtu si nuk rreshtin sot në Spanjë a në mbarë botën, të shkruajnë për një Garsia Lorka të pushkatuar nga falangat frankiste. Sepse, edhe Avzi Nela, ky poet shgiptar, u ekzekutua nga falangat e kuqe, në moshën më të mirë e më te vlefshme të jetës.

Avziu mundi të dalë nga burgu disa vite më vonë se unë. U ndava me të në burgun e Burrelit, ku kishim qenë disa herë bashkë në një dhomë apo në dhoma fqinje. U përshëndeta me të te sporteli i dhomës, si me një mik të dashur e të nderuar. Dhe nuk u pamë më…! Tek e vona mora vesh fatin tragjik te tij. Kur e liruan nga burgu atë, nuk e lanë të rivendoset në fshatin e tij, por e detyruan të banojë i izoluar, në një vend të pabanuar nga njerëzit, në një shteg të braktisur, në një kasolle të mjerë. Por edhe aty ai nuk u tund, dhe vazhdoi të qëndrojë i vendosur ndaj armiqve të vet, që ishin, natyrisht, edhe armiqtë e kombit. Dhe kur shkuan që ta arrestojnë përsëri, ai u qëndroi atyre trimërisht, për të mos u dorëzuar i gjallë, me rezistencë të armatosur.

Por forca madhore e kundërshtarit, e bëri më në fund punën e vet të zezë dhe, me një proces giyqësor të pershpejtuar, Avzi Nelën e dënuan me vdekje, me varje. Trupin e varur të Avzi Nelës, e lanë disa ditë në trekembësh, nga urrejtja shtazarake që kishin për këtë hero të nacionalizmit shqiptar dhe për t’u kallur datën bashkëfshatarëve të tij, me mendimin kobzi, se fryma e Avzi Nelës do të zhdukej në këtë mënyrë. Por ligji i historisë gjithmonë ka treguar se; sa më shumë që janë perpjekur tiranët mizorë ta zhdukin në hije shpirtin dhe figurën e heroit, aq më fort ai shndrit si dielli dhe me rrezet e tij, i përvëlon ata, ashtu si gjithmonë e drejta dhe e mira, triumfojnë në kohë mbi mashtrimin dhe të keqen.

Shkallëzimet e krimit

Diktatura, e çdo kohe, e çdo vendi, e çdo lloji, ështe një krim në vetvete. Ajo, siç dihet, është mohim i të drejtave themelore të njeriut. Në vazhdën e historisë se njerëzimit, që nga lashtësia e deri më sot, ngjyrat e saj mund të kenë gene të ndryshme, por thelbi ka qene dhe mbetet i njejtë: krimi. Të dhunosh të drejtat dhe liritë e njeriut është, pa dyshim, krim dhe vetëm krim! Eshtë punë tjetër pastaj, se si e qysh dhunohen këto të drejta, në ç’kohë, në ç’rrethana, pra në cilin konteks historik kryhet e keqja mbarëqytetare, mbarëpopullore.

Duke hulumtuar në këtë plan, mua më duket se kam pikasur disa lojë diktaturash. Madje, më duket se e kam jetur edhe emërtimin e tyre më domethënes, i cili bazohet në motivet e tyre themelore. Kështu, diktaturat e perandorëve romakë, që nga Çezari e këtej, po ashtu edhe të monarkëve absolutë që erdhën në Evropë, pra të monarkive absolute (Luigjët e Francës, Stuartët e Anglisë, Filipët e Spanjës, Romanovët e Rusisë, Habsburgët e Austro-Hungarisë, Hoencolerët e Prusisë etj.), do t’i quaja “diktatura të bardha”, sipas ngjyrës së flamurit të Luigjëve të Francës.

Me “diktaturë blu”, atë të Napolonit; të verdhe, atë të kapitalit monopolist të kohës së imperializmit (sidomos në kolonitë), pra kapitalin e floririt; “të zezë e gri”, ato të fashizmit italian apo frankist spanjoll, si dhe të nazizmit gierman); “të kuqe”, atë të komunizmit, të bolshevizmit. Në këtë mes do të leme pas dore të tjera shëmtira të sferës aziatike, me Kinën, Mongolinë, Azinë e Mesme, Turqinë e sulltanëve etj. Çudia është se sa më shume kohë ka kaluar ne vazhdën e shekujve, aq me tepër egersia dhe mizoria e këtyre diktaturave ka ardhur duke u shtuar.

Kështu, sa më shumë që është zhvilluar njerëzimi, kultura dhe shkenca, aq më tepër mizore e gjakatare kanë qenë diktaturat, madje deri në shekullin e njëzet, sa mund të themi me siguri, se shekulli i fundit, që sapo e kapërcyem, ka qenë, jo vetëm në luftërat (dy Luftërat Botërore etj.), por edhe në planin e diktaturave, shekulli më mizor i gjithe historisë së njerezimit, që nga lindja e tij e, deri më sot.

Ç’është kjo egërsi njerëzore që sa vjen e rritet, shumë më keq se egërsia e xhunglës kafshërore?! Mos vallë ligji darvinian i “luftës mes llojit”, do ta mundë gjithmonë humanizmin, me gjithë ushtrimin e pareshtur dhe botëror të feve monoteiste, të cilat, siç dihet, e kanë në thelb të shpirtit këtë humanizem, qoftë ky budist, kristian apo islamist? Se mos vetëm te luftërat, se mos vetëm te diktaturat!

Po në sistemin e sotëm demokratik, që po pushton me të drejtë botën, sistemi i udhëhequr nga vende shumë të zhvilluara në të gjitha drejtimet, prapë krimi sa vjen e rritet! Janë shtuar vjedhjet, vrasjet, çnderimet, perversitetet, korrupsioni, prostitucioni e kështu me radhë? O Zot, ku po shkojmë kështu? Mos vallë botën po e pushton çdo ditë e më shumë, djalli? Ah, vajmedet për njerezimin, për brezat që vijnë pas nesh!

Por, le të kthehemi te diktaturat, të cilat, në “ecuritë e perfeksionimet” e tyre, e tregojne ca më qartë këtë evolucion të njerëzimit. Pse, a nuk është diktatura komuniste ajo më e egra, shtazarakja, më e sofistikuara, me globalja, me më shumë viktima se gjithë të tjerat të marra së bashku, gjatë shekujve që kanë kaluar? Hitlerianët zhdukën gjashtë milionë çifutë dhe, ja, të themi dhe gjashtë milione viktima të tjera joçifute.

T’u shtojmë këtyre edhe disa miliona të vrarë në luftë, në betejat e shumta, si dhe atë të imperializmit japonez, që nga lufta me Kinën e deri te ajo botërore. Por komunizmi ka zhdukur së paku 86 milione njerëz, në mos edhe më shumë. Atëhere? E them këte duke u bazuar tek të dhënat e jashtë historianëve perendimorë në librin e tyre të fundit, me titullin tronditës; “Libri i zi i komunizmit”, botuar pak kohë më parë edhe në shqip.

Le të marrim, sa për krahasim, dy diktaturat më të mbrapshta të shekullit që sapo kaloi: hitlerizmin dhe bolshevizmin. Le t’i analizojmë ato në karakteristikat e tyre themelore. Së pari, si kohë, nazizmi lindi më vonë dhe jetoi më pak se komunizmi bolshevik, stalinian. Ai u shtri në një sipërfaqe shumë më të vogël se bolshevizmi sovjetik. Së treti, ai nuk preku pronën private. Së katërti, ai bazohej në një nacionalizëm të skajshem, deri në racizëm, pra në një shovinizëm të tërbuar, të pafre. Së pesti, reminishencat e tij sot janë fare anemike, të pafuqishme, të paperspektivë.

Ajo diktaturë u mund me luftë dhe ndaj saj u institucionalizua një filozofi juridike me “denazifikimin”, që nisi qysh me Gjyqin e Nyrenbergut. Sot, për pasojë, nuk ka as parti naziste, as parti fashiste në Evropë, e mundet, edhe në botën mbarë. Ato ndalohen me ligj. Komunizmi, nga ana e tij, a nuk lindi më herët dhe jetoi si sistem, deri në ditët tona? Por, a ka vdekur realisht ai? Ç’janë ato parti komuniste që gjallojnë ende, deri në Shqiperinë tonë të vogël e të martirizuar?

Pse nuk ka edhe një “dekomunizim” të institucionalizuar botërisht, si për hitlerizmin? Ç’është kjo “falje”, kjo “mëshirë”, kjo “tolerancë”, ky indiferentizëm ndaj murtajës së kuqe? Pse e lejojnë këtë, amerikanët dhe evropianët, pa le të tjerët? Ku kemi parë një gjyq ndërkombëtar ndaj hierarkëve të kuq? Sa mirë! Komunistt e djeshëm totalitarë, sot u bënë demokratë me taban! O Zot, ç’është kjo tragjikomedi, sa e shëmtuar aq edhe qesharake, që vazhdon sot e kësaj dite? O popull, kur do të zgjohesh si duhet? Kur do t’i hapësh mirë sytë e, të shikosh qartë? O Zot, a “t’i falim njerëzit se nuk dinë ç’ka bëjne”, – siç tha Krishti për ata që e kryqëzuan?

Cilat janë rrjedhojat apo veprimet e diktaturës?

Së pari, shembja e tempullit të lirisë, në të gjitha strukturat  saj: liria e fjalës, e shtypit, e organizimit, e ndjenjës, e lëvizjes së pakontrolluar, e jetes private, e dashurisë, e të ushqyerit, e banesës, e kurimit, e individualitetit shpirtëror, e edukimit dhe arsimimit, e shijes artistike, e prirjes shkencore, e prirjes profesionale, e korrespondencës së lirë mes njerëzve, e pushimit pas pune, e veshjes, e orëve të gjumit, deri e ëndrrave në gjumë, pale atyre me sy hapur, e martesës, e lindjes së numrit të femijëve, e zgjedhjes së shokëve dhe miqve, i të shkruarit te veprës letrare a krijimit të veprave të tjera artistike, i simpatisë apo afeksionit ndaj një populli a kombi tjeter, pos atij tëndit, i mënyrës së mendimit, i konceptimit filozofik a shkencor, deri te kontrolli ne imtësite më të vogla te jetës private.

Ja se deri ku ndërhynte komunizmi. Kështu, në këto drejtime, duket sheshit se nazizmi hitlerian, ishte naiv ndaj “shkencës diabolike komuniste”! Kot nuk tha një sociolog e politolog perëndimor për bolshevizmin, deri para Luftës së Dytë Botërore, me një sintetizim të mrekullueshëm: “Bolshevizmi është një sintezë diabolike, mes shkencës evropiane dhe shpirtit diabolik aziatik”! Cilat janë mjetet që përdor diktatura për të mbijetuar, pale për të ardhmen e pushtetit? Se pari, spiunimi për të kontrolluar deri qelizat e popullit, deri në marrëdhëniet bashkëshortore, familjare. Sidomos spiunimi, në komunizëm është shpirti i keq që hyn deri në imtësite më të vogla të mjedisit, jetës dhe ndërgjegijes njerëzore.

Ai është arma më e hollë, më e mprehtë, më diabolike e sistemit komunist, madje deri në sferat më të larta të hierarkisë partiake e shteterore, deri te këmbët e fronit të diktatorit absolut, të këtij zoti-njeri, apo më mirë të këtij njeriu-djall. Spiunimit i rri përkrah demagogjia. Një demagogji e shfrenuar, e gjithanshme, e plotfuqishme, shurdhuese, asfiksuese ndaj çdo tingulli tjetër të këndshëm për veshin njerëzor. Demagogjia helmon mendimin, çorodit e sëmur logjikën, bren dhe infekton ndërgjegjen, e transformon njeriun e gjallë në robot, e kthen qenien e tij, nga njeri, në kafshë, vegël pune e shfrytëzuar deri në palce, në një makinë vrasëse, kriminale.

Demagogjia përdhos filozofinë, shkencën, artin, psikologjinë, sociologjinë, deri edhe statistikën, ekonominë e kështu me radhë. Gjithçka, deri në jashtëqitjet njerëzore që kthehen në mjet pune. Pse, a nuk tregon fakti qesharak i “kompostofekaleve” të metodës kineze, që u zbatua edhe në vendin tonë, një dukuri kjo, skandaloze? Mjet tjetër, domosdo, është edhe dhuna. Pa dhunën fizike, asgjë nga të sipërmet nuk do të ishte e realizueshme. Dhunë politike, ideologjike, organizative, ekonomike, kulturore, artistike etj., etj., dhe kryesisht dhunë ushtarake, policore. Në këtë menyrë kemi një trinom: dhunë, spiunim, demagogji. Ja, se çfarë është, në thelb, komunizmi.

Dhuna është bazamenti i çdo diktature, mbi të cilën mbështeten e mbijetojnë dy komponentet e tjera: ekzekutimin (me plumb apo litar) dhe burgim- internimin. Gjithë këto, i di fare mirë populli ynë, që është një nga më të martirizuarit, në të gjitha drejtimet, nga stalinizmi e enverizmi, për afro gjysmë shekulli. Këto pasoja ai po i vuan ende sot. E gjithe Shqipëria ishte një burg. Ajo ishte, nën komunizmin e Enver Hoxhës, shembulli më tipik i “shtetit burg”.

Rrethimi kufitar i ngjante pikë për pikë rrethimit të një kamp-burgu të të burgosurve, me të gjitha shëmtirat e veta. E brenda këtij realiteti të mjerë e tragjik, vinin shkallë-shkallë kampet e internimit, pararoja e burgut, e pastaj vetë burgu. Një popull i tërë i burgosur, ja çfarë ishte Shgipëria mes viteve 1944-1991. Brezi im e ka kaluar jetën e tij në këte ferr, në pjesën më të madhe e thelbësore të kesaj jete. Brezi im është tamam brezi i vuajtjeve dhe sakrificave të mëdha.

Ai është tamam “brezi i humbur”, më shumë se ai romaneve të shkrimtarit të madh gjerman, Remark. Do të rendis në vazhdim vuajtjet e torturat, sidomos të burgut komunist, që u ushtruan në vendin tonë fatkeq. Sigurisht, ato nisnin që në hetuesi. Do ta nis nga kohëzgjatja, domethënë nga të ndenjurit (të mbyllurit në qeli), pa afat të caktuar. Hetuesia, domethënë të mbyllurit në qeli, nuk ishte në normë ligjore. Ajo mund të zgjaste sa t’i donte qejfi hetuesit.

Prokuroria i lëshonte formalisht një copë letër hetuesit për zgjatjen e dëshiruar prej tij, çdo tre muaj. Dhe kjo mund të përsëritej pafundësisht. Ashtu si gjykatat, edhe prokuroria nuk ishte gjë tjetër, veçse “fasadë”. Ajo ishte tërësisht e nënshtruar ndaj Sigurimit të Shtetit. Ishte vetëm ky që bënte ligjin. Ishte ky zoti absolut i gjithçkaje në vend, që nga fillimi deri në shëmbjen e diktaturës së kuqe. Unë vetë kam bërë 18 muaj izolim në qelira.

Por ka pasur të tjerë që kanë bërë edhe shumë më tepër, aq sa tregohet se njeriu jo vetëm zbardhej nga flokët tërësisht, edhe pse mund të ishte ende i ri në moshë, por gati qorrohej nga errësira dhe harronte të fliste; nga vetmia e stërzgjatur. Ja, kjo ishte, si mund ta quajmë, “torturë paqësore”, edhe nëse do ta përjashtonim urinë, të ftohtin, të nxehtin, sharjet e ofendimet e parreshtura, mungesën e çdo ndihmë mjekësore dhe kështu me radhë.Izolimi i plotë, absolut, vetmia e thellë, janë një torturë mjaf e rrezikshme, me pasoja shumë të rënda për shëndetin e njeriut, atë fizik, mendor e shpirtëror.

Tortura e dytë, më e zakonshmja, ishte e të rrahurit kafshërisht, me grushta, shkelma, me kamzhik ose me dru, shufra hekuri, gjersa bije pa frymë e i mbytur në gjak. Tortura e tretë ishte të lënit pa gjumë, natë e ditë, në mënyra nga më të ndryshmet. Kush ka lexuar “Ditar me litar në grykë”, të komunistit të njohur çek, Julius Fuçik, e di fort mirë se çdo të thotë një torturë e tillë. Në prag të kësaj gjendjeje është, në menyrë të pashmangshme, çmënduria.

Më pas vijonin torturat e tjera: Të shtypurit e organeve seksuale te meshkujt, me dhembje te merrshme, ose vënia e tyre në korrent elektrik. Varja nga shpatullat ose nga duart e ngritura lart, me qëndrim mbi majat e gishtave të këmbëve, për ditë të tëra. Një lloj elektroshoku deri sa të humbje ndjenjat dhe të nxirje shkumë nga goja. Varja në qafë e zinxhirëve ku ishin lidhur pesha të rënda. Futja në fuçi me ujë të ftohtë akull, sidomos dimrit e, hera-herës, edhe me kokë poshtë.

Nxjerrja para skuadrës së pushkatimit dhe varrit të hapur apo pranë trekembëshit të litarit. Djegia e trupit me hekur të skuqur. Thyerje kockash ose shkulje e mishit me darë dhe e thonjve. Futja e vezëve të sapoziera nën sqetulla. Shtytja për të ecur zbathur mbi prushin e ndezur. Futja e një maceje në çitjanet e grave, të cilën xhelatët e godisnin me shkop, që të levizte sa më shumë e të tërbohej aty brenda.

Karfosja e trupit tek “jeleku”, nën të cilin kishin përshkuar një bosht druri apo hekuri dhe të sillnin rrotull tij, aq sa jashtëqitja e zorrëve të dilte nga goja, pa bërë hesap për pasojat e tjera. Dhënie drogash të ndryshme për të shkatërruar tërësisht sistemin nervor, etj. Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në mëngjesin e 29 korrikut 1944, forcat britanike filluan sulmin nga deti, drejt pozicioneve të gjermanëve dhe beteja vazhdoi gjithë ditën, por ne...”! / Dëshmia e ish-partizanit, për çlirimin e Himarës

Next Post

“Angjelia u rrit midis personaliteteve të shquara dhe familja fisnike Logoreci, kishte mik shtëpie At Fishtën, Koliqin, Dr. Shirokën dhe...”/ Historia e panjohur e vajzës që u njoh si; ‘bukuria shkodrane’!

Artikuj të ngjashëm

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960
Dossier

“Kundëradmirali juaj që erdhi nga Sevastopoli për inspektim, i cili kishte zakon të pinte, kapi një oficerin tonë në bazën e Pashalimanit dhe…”/ Biseda e Enverit me Mikojanin dhe Andropovin, Moskë 1960

July 30, 2025
“Kur Kosta Gjordeni i plagosur bërtiste; ‘më qëllun komunistat, kriminelat, të dënuarit H. Tabaku, L. Shkëmbi e N. Skrapari afrohen, por breshëria e armëve…”/ Kujtimet e ish-të burgosurve të Qafë-Barit
Dossier

“Afrimi i ditës së lirimit, për të burgosurit politikë, shoqërohej detyrimisht nga një ankth i madh, pasi nuk e dije aspak, se pas daljes nga dera e hekurt, mund të të priste…”! / Kujtimet e Uran Kalakullës

July 31, 2025
“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër
Dossier

“Për herë të parë në një qeveri shqiptare, nisi të funksiononte ‘Zyra e Sigurimit Publik’, apo ‘Drejtoria e Policisë Shqiptare’, ku u emërua…”/ Historia e panjohur e shkollës së Xhandarmërisë në Gjirokastër

July 30, 2025
Fotografi me pamje të Sarandës
Dossier

“Në mëngjesin e 29 korrikut 1944, forcat britanike filluan sulmin nga deti, drejt pozicioneve të gjermanëve dhe beteja vazhdoi gjithë ditën, por ne…”! / Dëshmia e ish-partizanit, për çlirimin e Himarës

July 28, 2025
“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës
Dossier

“Duke studiuar filozofin kobzi Egezia, ‘këshilltarin e vdekjes’, Mustafa Bajraktari filloi të humbte shpresat dhe një ditë, me copa çarçafi të bëra si litar, ai…”/ Historia e trishtë e filozofit autodidakt nga Tropoja

July 28, 2025
“Ndërsa Greqia ka përfituar 950 milionë franga ari nga pronat e çamëve, paradoksalisht, shteti shqiptar, nuk ka guxuar asnjëherë, që të kërkojë…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Dossier

“Ndërsa Greqia ka përfituar 950 milionë franga ari nga pronat e çamëve, paradoksalisht, shteti shqiptar, nuk ka guxuar asnjëherë, që të kërkojë…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

July 28, 2025
Next Post
“Angjelia u rrit midis personaliteteve të shquara dhe familja fisnike Logoreci, kishte mik shtëpie At Fishtën, Koliqin, Dr. Shirokën dhe…”/ Historia e panjohur e vajzës që u njoh si; ‘bukuria shkodrane’!

“Angjelia u rrit midis personaliteteve të shquara dhe familja fisnike Logoreci, kishte mik shtëpie At Fishtën, Koliqin, Dr. Shirokën dhe...”/ Historia e panjohur e vajzës që u njoh si; ‘bukuria shkodrane’!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme