• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, April 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Me angazhimin e mjeshtërve Mirban Kadiu, Kristaq Ekonomi e Maksim Prifti, si dhe aftësive të inxhinierit Lulzim Topçiu, u prodhua televizori i parë…”/ Historia e panjohur e URT-së Durrës

“Me angazhimin e mjeshtërve Mirban Kadiu, Kristaq Ekonomi e Maksim Prifti, si dhe aftësive të inxhinierit Lulzim Topçiu, u prodhua televizori i parë…”/ Historia e panjohur e URT-së Durrës
“Me angazhimin e mjeshtërve Mirban Kadiu, Kristaq Ekonomi e Maksim Prifti, si dhe aftësive të inxhinierit Lulzim Topçiu, u prodhua televizori i parë…”/ Historia e panjohur e URT-së Durrës
“Me angazhimin e mjeshtërve Mirban Kadiu, Kristaq Ekonomi e Maksim Prifti, si dhe aftësive të inxhinierit Lulzim Topçiu, u prodhua televizori i parë…”/ Historia e panjohur e URT-së Durrës
“Me angazhimin e mjeshtërve Mirban Kadiu, Kristaq Ekonomi e Maksim Prifti, si dhe aftësive të inxhinierit Lulzim Topçiu, u prodhua televizori i parë…”/ Historia e panjohur e URT-së Durrës

Memorie.al / Uzina e Radio-Televizorëve, apo siç është njohur ndryshe si: URT-ja e Durrësit është e njohur në të gjithë vendin për radiot dhe televizorët. Prodhimet e saj u shpërndanë në të gjithë Shqipërinë dhe për shkak të cilësisë së tyre, flitej gjithandej si për një nga uzinat më të mira. Uzina e Radiove dhe Televizorëve në Durrës, ka nisur të funksionojë fillimisht si një punishte me prodhime artizanale dhe produkte të ndryshme. Ajo shërbeu për prodhime elektronike të konsumit të gjerë dhe për sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Punishtja e parë daton në vitin 1963, si një repart më vete i Uzinës Elektromekanike.

Vetëm diku rreth viteve 1973-1974, mori fizionominë e saj të plotë dhe filloi të funksionojë si uzinë. Vit pas viti ajo u përsos në pajisje e teknologji të kohës, duke bërë që të hapen linja prodhimi me teknologji të përparuar. Kështu u hap linja e përpunimit të qarqeve të stampuara, e prodhimit të kasetave, si dhe ajo e prodhimit të një varg detalesh metalike dhe plastike. Në vitet 1980, për herë të parë u prodhua televizori me ngjyra i markës “Blaupunkt”. Në pikun e kapacitetit të prodhimit, URT-ja hidhte në treg 9 mijë radio dhe 6 mijë televizorë.

UZINA

Uzina mori emërtimin e saj të plotë vetëm në vitin 1973, pasi për më shumë se 10 vite, shërbeu si punishte. Hapat e para të saj janë hedhur nga Ali Çitaku, i cili punonte në Shtëpinë e Pionierit si drejtues i repartit të elektronikës. Thuajse asgjë nuk ekzistonte në ato vite. Punishtja e viteve 1965, u hap afër stacionit të vjetër të hekurudhës. Ata që kanë punuar në atë kohë aty, e kujtojnë se si punishtja u transformua në pak vite, në një repart cilësor dhe në shkollë për shumë vajza e djem, që më pas do të jenë edhe një nga kolonat e Uzinës së Radios dhe Televizorëve.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nëse të binte një makaron në tas, ishe me fat, dreka, në vend të makaronave, kishte oriz, darka çaj dhe kjo bëhej për ta çuar njeriun drejt vdekjes…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit, Gjeto Vocaj

“Pas komandës; zjarr, 16 të dënuarit me vdekje ranë në tokë, por Fejzi Alizotin s’e kapën plumbat dhe kur ai i tha Bedri Spahiut; ma falni jetën, ai…”/ Dëshmia e priftit që asistoi në pushkatimin e tyre

Sipërfaqja ishte diku te rreth 30 m² dhe tri dhomat, në të cilat kishte disa pajisje të thjeshta të linjave të drurit, përbënin të gjithë inventarin e saj. Në vitet 1965, Ali Çitaku dhe Agim Fishta, marrin disa vajza, që sapo kishin përfunduar shkollën e mesme dhe i përgatitën për të prodhuar bobina, në bobinazhin me thurje.

Ata gjetën mbështetje te drejtori Hysen Ballhysa, i cili u kërkonte specialistëve të bënin ç’ishte e mundur, për ta zgjeruar aktivitetin, pasi ai merrte përsipër të siguronte fondet e duhura. Bobinatriçet ishin të vogla e të thjeshta. Me kalimin e kohës në këtë punishte modeste u vendosën oshiloskopë, aparate të kolaudimit, etj.

Këtu, në këtë vend, u prodhua radio e parë nga Çitaku e Fishta, emri i të cilëve u bë shumë shpejt i njohur jo vetëm në Durrës. Kjo shtoi volumin e punës, ndërsa repartet u zgjeruan pasi në pak muaj, u morën edhe 65 të rinj të tjerë. Njëherësh vihet re interesimi i ndërmarrjes për të kërkuar specialistë të zotë.

Kështu në atë uzinë në miniature, u punësuan mjeshtrit e prodhimit; Mirban Kadiu, Kristaq Ekonomi e Maksim Prifti. Dy-tre vite më pas, në sajë edhe të përkushtimit e aftësive të veçanta të inxhinierit të elektronikës; Lulzim Topçiu, u prodhua televizori i parë bardhezi. Për shkak të zgjerimit të reparteve u pa e arsyeshme të krijohej një uzinë, më vete për radiot e televizorët.

Reparti, së bashku me pajisjet dhe aparaturat, u transferua në vendin që sot qytetarët e njohin si zona e URT-së. Ndërtimet për uzinën pasuan njëra-tjetrën. Atje u vendosën pajisje elektronike për automatizimin e proceseve industriale. Në kapanonet e mëdha e të larta, u sistemuan makineritë e importuara nga jashtë dhe në një kohë të shkurtër uzina u bë qendër shumë e rëndësishme.

Në rreth 20 vjet të veprimtarisë së saj, u prodhuan disa dhjetëra tipe radiosh, televizorësh, magnetofonash, stabilizatorësh e aparatesh të tjera matjeje, kontrolli, komandimi etj., duke plotësuar gjerësisht nevojat e vendit. Në më shumë se 5 mijë m² shtrihej uzina në të cilën u punësuan 1500 teknikë e specialistë.

Uzina gjatë gjithë kohës së ekzistencës së saj, prodhoi vetëm për tregun e brendshëm, ndonëse radiot e televizorët e saj, patën sukses dhe rezultuan cilësorë. URT-ja ishte një nga uzinat më të rëndësishme të asaj kohe, me një eksperiencë 25-vjeçare në këtë fushë.

PRODHIMI

Prodhimi i parë daton në vitin 1965. Mjeshtrit e prodhimit; Ali Çitaku, Agim Fishta dhe Kristaq Ekonomi, me pjesët që gjetën në disa ndërmarrje, bënë radion e parë. Kjo pasoi prodhimin e pesë të tjerave brenda muajit. Veprimi zgjoi interesimin edhe të qeverisë, ndaj një vit më pas, punishtja u vizitua nga Mehmet Shehu, asokohe kryeministër i Shqipërisë.

Radiot e para patën disa probleme të vogla, por ato nuk ndikuan aspak në uljen e vullnetit për të prodhuar. Përkundrazi, Mehmet Shehu u kërkoi teknikëve që të merrnin model radiot italiane, për të bërë më pas modele të ngjashme. Pas këtij takimi me kreun e qeverisë së asaj kohe, teknikët e URT-së nisën të mbledhin pjesët e nevojshme nëpër magazinat e vendit. Në Shkozet apo në magazinat e Komunales, kishte shumë pajisje për radio e televizorë.

Ato ishin pjesë të mira kineze, jugosllave, gjermane etj. Specialistët e teknikët i adaptonin pa shumë vështirësi, nisur edhe nga përvoja e fituar, si dhe mendimi i kualifikuar. Radiot të gjitha u emërtuan “Durrësi 1”, Durrësi 2”, e kështu me radhë, por edhe “Iliria”. Elektrifikimi i vendit akoma nuk kishte përfunduar, prandaj teknikët vendosën të prodhonin radio me bateri. Ato ishin 30 cm., dhe kishte shumë kërkesa.

Bateritë i prodhonte ushtria, vetëm për uzinën e vogël me amperazh e voltazh të ndryshëm. Radio kishte rëndësi të madhe edhe politike për kohën, prandaj qeveria ishte e interesuar, ta mbështeste linjën e prodhimit kryesisht të radiove me bateri. Me ardhjen e Lulzim Topçiut, në këtë uzinë të vogël, puna njohu hov cilësor. Përveç radiove u prodhuan edhe televizorët e parë në vitin 1968.

Të gjitha pjesët ishin të magazinave të vendit, ndërsa materiali nga importi, do të niste të vinte në vitet ’70-të. Të 120-130, televizorët e parë, u pëlqyen shumë, kurse teknikët e inxhinierët filluan të shohin mundësitë e modifikimit të mëtejshëm të tyre. Topçiu jo vetëm që e njihte mjaft mirë specialitetin, por ishte edhe njeri me botë të thellë, duke u bërë shumë aktiv e i besuar tek të gjithë.

Uzina dhe ecuria e saj, është e lidhur ngushtësisht me emrat e mësipërm. Vit pas viti, aty nisën të vijnë teknikë e inxhinierë që kishin mbaruar shkëlqyeshëm studimet e larta. Bashkim Kopliku, Adrian Qereshniku, Vladimir Shehu (djali i kryeministrit Mehmet Shehu), Dhimitër Vrahoriti, u bënë zëri më novator për të ndërtuar një uzinë moderne për kohën dhe për të futur linja të rregullta prodhimi të radiove, televizorëve, amplifikatorëve, magnetofonave, stabilizatorëve etj.

Nga Shijaku vinte për të punuar në uzinë edhe Mustafa Gjonku. Ai kishte shumë dëshirë të bënte amplifikatorë, qendra zëri….! Duke parë punën me pasion të Gjonkut, mjeshtri i prodhimit, Ali Çitaku, vendosi që amplifikatorët të emërtoheshin “Erzeni”.  Në këtë kohë nisi edhe importi i pjesëve, si llamba, rezistenca, kondensatorë apo elemente të ndryshme. Përgjithësisht furnizimet bëheshin në ish-Jugosllavi, Itali, Hungari.

Qeveria shtonte herë pas here fondet për uzinën. Ali Çitaku shkonte vetë jashtë shtetit dhe mbikëqyrte furnizimet. Kohë pas kohe shkonin jashtë në uzina të ndryshme të prodhimit të televizorëve dhe radiove, teknikë e inxhinierë të tjerë nga ku merrnin modele të ndryshme. Në fillimet e veta prodhoheshin jo më shumë se pesë radio në muaj, për të shkuar deri tek 50 të tilla. Pasi u ndërtua Uzina e Radiove dhe Televizorëve, prodhimi shkonte deri në 300 copë në muaj.

Me futjen në linjë të prodhimit të amplifikatorëve, stabilizatorëve dhe magnetofonave, u pa e nevojshme zgjerimi i objekteve. Të gjitha shkollat e ndërmarrjet nisën të furnizoheshin me qendra zëri e radio. Me pjesët që merreshin në Nish të ish-Jugosllavisë, u prodhua televizori “Rozafa”, kurse me atë të linjës rumune, televizori “Adriatiku”. Përmirësimi i linjave bëri që të prodhohej edhe televizori me ngjyra “Blaupunkt”, në vitin 1980, prodhim gjerman.

Specialistët dhe inxhinierët në Durrës, ishin aftësuar të prodhonin çdo markë televizori. Pasi gjetën pjesë, teknikët prodhuan televizorin “Riviera”, “Rozafa”, të njëjtë me PHILIPS-n italian e BLAUPUNKT-in gjerman. Për shkak të kërkesës së madhe në treg, u rrit edhe sasia e prodhimit, e cila shkoi deri në 9000 radio në vit dhe 6000 televizorë.

Një radio shitej mesatarisht 5 mijë lekë, (të vjetra) televizori bardhë e zi 40 mijë lekë (të vjetra) dhe ai me ngjyra, 60 mijë lekë. Televizorët jepeshin vetëm me autorizim. Uzina arriti që të prodhojë edhe bobina për transformatorët e tensionit të lartë dhe një hap i tillë u cilësua si sukses për kohën. Memorie.al 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kryetrari i lokalitetit më tha; të kesh kujdes nga ngacmimet e Operativit të Sigurimit të zonës, i cili pas gotës së dytë, bëhet agresiv dhe u bie në qafë...”/ Kujtimet e ish-të përndjekurit politik, Sokrat Shyti

Next Post

“Ndalesa e Sekretarit të Lidhjes së Shkrimtarëve në Ardenicë, për të takuar të internuarin Sokrat Shyti, u përhap në gjithë Lushnjen...”/ Kujtimet e vëllait të aktorit të famshëm të kinematografisë

Artikuj të ngjashëm

“Nëse të binte një makaron në tas, ishe me fat, dreka, në vend të makaronave, kishte oriz, darka çaj dhe kjo bëhej për ta çuar njeriun drejt vdekjes…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit, Gjeto Vocaj
Dossier

“Nëse të binte një makaron në tas, ishe me fat, dreka, në vend të makaronave, kishte oriz, darka çaj dhe kjo bëhej për ta çuar njeriun drejt vdekjes…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit, Gjeto Vocaj

April 14, 2026
“Krerët e ‘Bashkimit Demokrat’ me në krye Gjergj Kokoshin, u zhgënjyen nga mosndërhyrja e aleatëve te Enver Hoxha, për shtyrjen e zgjedhjeve, e për këtë, në 1972-in, Musine Kokalari…|/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Pas komandës; zjarr, 16 të dënuarit me vdekje ranë në tokë, por Fejzi Alizotin s’e kapën plumbat dhe kur ai i tha Bedri Spahiut; ma falni jetën, ai…”/ Dëshmia e priftit që asistoi në pushkatimin e tyre

April 14, 2026
“Në 1977-ën, Kardinali Humberto Medeiros i Bostonit dhe Peshkopi ortodoks shqiptar Marko Lipe, bënë një deklaratë për ligjet antifetare në Shqipëri, ku…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës
Dossier

“Në 1977-ën, Kardinali Humberto Medeiros i Bostonit dhe Peshkopi ortodoks shqiptar Marko Lipe, bënë një deklaratë për ligjet antifetare në Shqipëri, ku…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 13, 2026
“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit
Dossier

“Tito ka qenë kundër autonomisë së Kosovës, ai ka akuzuar Kardelin dhe Bakariqin, si arkitektë të kushtetutës së ‘74-ës…”/ Dëshmitë e studiuesit që deglorifikon figurën e ish-kreut të Jugosllavisë

April 12, 2026
“Në atë farë skene të kampit të Spaçit, doli i pari i burgosuri Dhimitër Furxhi, njihej, aktor i vërtetë profesionist, i cili filloi të…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, ish-i dënuar politik
Dossier

“Kur mbarë populli mbante zi për vdekjen e shokut Enver Hoxha, i dënuari Bedri Blloshmi, u tha të dënuarve të tjerë që po hanin bukë…”/ Dokumenti sekret i Sigurimit për kampin e Spaçit, 11 prill ‘85

April 14, 2026
“Kryehetuesi, zotni Qemali, më tha; ‘Fol për Fishtën, thuej të vërtetën, edhe kur të dalësh, thuej asht patriot, asht artist, – e përsëriti me delikatesë, – por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-Ipeshkvit të Shkodrës
Dossier

“Ndalimi i fesë në Shqipëri, kaloi pa u vënë re jashtë vendit dhe ngjalli pak protesta, me përjashtim të gazetës së Vatikanit, ‘L’Observatore Romano’…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit nga SHBA-ës

April 13, 2026
Next Post
“Xhaxhai im, Akile Tasi, pasi qëndroi për 30 vite te ‘Vatra’ në SHBA-ës, si redaktor i ‘Dielli’-t, u kthye në atdhe ku vuajti 17 vite burg në Burrel dhe vdiq atje, pasi…”/ Historia e trishtë e mikut të Fan Nolit

“Ndalesa e Sekretarit të Lidhjes së Shkrimtarëve në Ardenicë, për të takuar të internuarin Sokrat Shyti, u përhap në gjithë Lushnjen...”/ Kujtimet e vëllait të aktorit të famshëm të kinematografisë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme