• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, August 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Më 9 dhjetor ’77-të, pasi u arratisën nga kampi i Spaçit, ata ecën 13 ditë mes ngricës dhe borës, por kur arritën pranë kufirit me Jugosllavinë…”/ Historia tragjike të dy minoritarëve të burgosur

“Më 9 dhjetor ’77-të, pasi u arratisën nga kampi i Spaçit, ata ecën 13 ditë mes ngricës dhe borës, por kur arritën pranë kufirit me Jugosllavinë…”/ Historia tragjike të dy minoritarëve të burgosur
Memorie.al
Memorie.al
“Te gazeta ‘Flaka e Vëllazërimit’ në Shkup, punonte Telat Afce, agjent i UDB-së, motra e tij është e martuar me një kolonel të ushtrisë shqiptare…”/ Procesi hetimor ndaj Myrteza Bajraktarit
Memorie.al

Nga A. Çano  

Memorie.al / Manol Qirici dhe Stavro Guxo kaluan rrethimet e kampit të Spaçit më 9 dhjetor të 1977-ës dhe ecën për 13 ditë mes ngricës dhe borës, por kur kishin arritur pranë kufirit, Manolit i plasi stomaku. E gjithë ushtria dhe policia ishte mobilizuar dhe i ndiqte. “Ik, shpëto ti, të paktën”- i tha Manoli, Stavros. Ata të dy ishin njohur para pak muajsh, në burgun e Spaçit. Por atë ditë, u bënë përjetësisht shokë

Mes 152 të dënuarve politikë që erdhën në kampin e Spaçit gjatë 1977-ës, duke e çuar numrin e tyre në 877, derisa u kalua dhe kapaciteti i dy godinave, ishin dhe Manol Qirici dhe Stavro Guxo. Kur Manoli, nga një familje ballistësh, me babanë e pushkatuar, erdhi në kamp, kishte lënë pas muajt më të vështirë të jetës.

E kishin arrestuar më 13 nëntor të vitit 1976, në mes të një mbledhjeje të organizuar në fshatin e tij të lindjes, Mbrezhan, ku pasi ishte shpallur arrestimi, disa gra komuniste, ia kishin marrë këngës. Kishte bërë 9 muaj hetuesi në Përmet dhe kur kishte dalë në gjyq, kishte pasur dëshmitarë edhe njerëz të një mbiemri që thoshin se Manoli kishte sharë qeverinë komuniste dhe Enver Hoxhën. Kishte marrë dënimin prej 10 vitesh burg dhe ishte dërguar në Spaç të Mirditës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar kohët e fundit nga qeveria gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se po fshihet në rajonin e Çermenikës…”/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950

“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991

Po atë vit, më 26 prill, ishte arrestuar edhe mësuesi Stavro Guxo, një minoritar grek nga Derviçani i Gjirokastrës. Akuzohej për tentativë arratisjeje. U dënua me 18 vite burg dhe u dërgua në Spaç. Ky ishte dënimi i dytë për Stavrin, që ishte dënuar 4 vjet për agjitacion dhe propagandë në vitin 1973.

Me sa duket, ata të dy u miqësuan shpejt, jo vetëm për të ndarë hallet, por edhe planet për arratisje, të cilat nuk mund t’i besoheshin çdo bashkëvuajtësi. Nuk mund të mos doje të ikje nga ai kamp i thellë, ku punohej me normë në minierë, ku të drejtat nuk ekzistonin dhe shtypja ishte bërë dhe më e rëndë pas revoltës së vitit 1973, por pak ishin ata që e merrnin përsipër atë nismë me rrezik të lartë për jetën.

Në vitin 1969, për shembull, siç tregon në librin e tij “Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste”, Kastriot Dervishi, nga i cili janë marrë të dhënat për burgun e Spaçit, kishin tentuar për t’u arratisur 15 persona. Gjashtë prej tyre ishin kapur ose asgjësuar menjëherë, ndërsa nëntë të tjerë ishin kapur brenda 8 ditëve.

Në vitin 1973, një të burgosur që po orvatej të arratisej dhe po kapërcente rrethimin e dytë, e qëllon ushtari i shërbimit duke e plagosur rëndë nga mesi e poshtë dhe i jepet gjoja një ndihmë sa për sy e faqe, por nuk lëvizet nga telat derisa vjen grupi hetimor nga Rrësheni. Imazhi i tij, mbeti mbi tela në mendjen e të dënuarve edhe shumë kohë pasi i plagosuri u zbrit që aty.

Megjithatë Manoli dhe Stavroja guxuan. Arratisjet bëheshin gjatë ndërrimit të turneve, apo nga galeritë e minierës dhe gjithmonë në ditë me mot të keq, me shi, borë e mjegull. Një ditë e tillë ishte dhe 9 dhjetori i vitit 1977, kur Manol Qirici dhe Stavri Guxo, kapërcyen të gjitha rrethimet dhe dolën nga kampi duke hedhur në erë gjithë masat e studiuara të sigurisë së lartë. Ngjarjen e asaj date dhe ditët që pasuan e ka konfirmuar edhe djali i Manolit, Anastasi.

“Babai im Manol Qirici bashkë me shokun e tij Stavro Guxo u arratisën nga burgu i Spaçit. Ka qenë një dimër i ashpër atë vit, por si u arratisën nga burgu, filloi një borë e madhe. Policia dhe ushtria ishin në kërkim, e gjithë Shqipëria më këmbë. Po kalonin ditë e nuk po kapeshin. Ishte dita e 13-të që ishin arratisur.

Kishin arritur afër Kukësit, babait tim i pëlcet stomaku dhe i thotë Stavros: Ik, më lër të vdes! Ik shpëto ti të paktën, mos bjer në dorë të këtyre kriminelëve! Por Stavroja nuk e la dhe e mori në krahë, doli në rrugë automobilistike dhe u dorëzua te makina e parë e policisë që erdhi në drejtim të tyre”.

Njiheshin prej pak muajsh, por në atë çast, nuk mund të kishte burra që të ishin më shumë shokë mes tyre. “Kështu i marrin e i torturojnë e i çojnë në Tiranë, – vazhdon rrëfimin Anastas Qirici, – ku babain e operojnë nga stomaku dhe për fat, del mirë se, në përgjithësi me të burgosurit bënin praktikën studentët e mjekësisë.

Dhe më vonë pasi u bë mirë, e nxjerrin në gjyq në qytetin e Rrëshenit, ku dënohet me pushkatim, por e kthejnë dënimin në 25 vjet heqje lirie, plus 10 vjet nga Gjykata e Përmetit, 35 vjet. Si përfundim, 25 vjet heqje lirie. E çuan në burgun e Burrelit të kryente dënimin. Aty ka kryer dënimin vite me radhë deri sa u lirua nga burgu në 10 shkurt të vitit 1991. Kthehet në vendlindje në Mbrezhan dhe ikën në Greqi më familjen e tij”.

Edhe Stavroja u dënua me 25 vite burg. Nga dëshmitë e të burgosurve, mësohet që edhe ai e vijoi dënimin në burgun e Burrelit, ku ndodhej, sipas dëshmisë së Qani Sadikut, në prill të vitit 1985. “Një djalë shumë i mirë me origjinë nga minoriteti grek”, – thotë Qani Sadiku për Stavrin – edhe pse, pas ndodhisë në malet e Kukësit askush nuk do dyshonte për këtë.

“Babai im pasi doli nga burgu iku në Greqi dhe jetonte me gruan, dy djemtë dhe vajzën e tij në qytetin Agrinio të Greqisë. Manoli u interesua të mësonte ku ishte shoku i tij Stavro Guxo dhe mësuam se jetonte në qytetin e Greqisë, Arta. Ai ishte martuar me një profesoreshë greke, e cila punonte në universitetin e Janinës.

Me Stavro Guxon u takuam dy herë në qytetin e Artës, ku unë kam shkuar vetë me babain tim. Nuk u takuam më se, babai im Manoli, pësoi aksident automobilistik me motor dhe vdiq në nëntor të vitit 1992. Kurse unë e takova dhe dy herë të tjera në qytetin e Gjirokastrës.

Stavroja ishte ndarë me gruan greke, por kishte një vajzë dhe ishte martuar me një grua nga minoriteti. Kam mësuar se ka ndërruar jetë në vitin 2016 në mos gaboj dhe prehet në fshatin e lindjes, Derviçan të Gjirokastrës”, shkruan Anastasi, nga Gjermania.

Edhe pse mund të thuash shumë për vitet e tyre të burgut, ose të ngelesh pa fjalë, e sigurt është që atje gjetën: shumë vuajtje dhe një shok të vërtetë. Memorie.al 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 26 Dhjetor 2022

Next Post

Hekuran Isai: “Shoku Enver, u gjykuan dhe janë futur në burg, Elham Gjika, Kristofor Mërtiri, Kapllan Shehu, si dhe Nesti Kerenxhi, që e morëm...”/ Mbledhja e Byrosë, 10 shtator ‘83

Artikuj të ngjashëm

“Në vitin 1978, kur punonjësi i Degës i tha: ‘e more vesh moj plakë, djali yt në Suedi, Agimi, është vrarë’, nënë Fizja iu përgjijgj; ‘të rroni ju more bir’, dhe…”/ Historia e trishtë e familjes Biçaku nga Librazhdi
Dossier

“Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar kohët e fundit nga qeveria gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se po fshihet në rajonin e Çermenikës…”/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950

August 6, 2026
“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991
Dossier

“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991

August 5, 2026
“Mbledhja e parë e Kuvendit, u hap më 28 nëntor 1912, në ora 4 pasdreke, në shtëpinë e Xhemil Beut, kushëririt të Ismail Qemalit, i cili…”/ Ana e panjohur e shpalljes së Pavarësisë
Dossier

“Ne asnjëherë s’kemi pasur simpati për shqiptarët, i kemi luftuar të gjitha kërkesat e tyre për krijimin e shtetit të pavarur…”/ Raporti i funksionarit të ministrisë së Jashtme të Jugosllavisë, Ivan Vukotiç, në 1939

August 6, 2026
Fati tragjik i albanologëve, gjuhëtarëve dhe përkthyesve shqiptarë, në regjimin komunist: “Nga B. Palaj, D. Kurti, L. Shatoja e Gj. Shllaku, te P. Gjeçi, V. Volaj, M. Janina e I. Vrioni, të cilët…”!
Dossier

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të zakonshme, pasi…”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

August 5, 2026
“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91

August 6, 2026
“Lace Backa lëshoj kushtrimin dhe në ndihmë të tij shkoj Sali Butka, i cili si fillim takoj dhe u keshillua me Beun e Mëlovës…”/ Ana e panjohur e betejës së Backës, apo “Termopilet Shqiptare”, në 25 korrik 1913
Dossier

“Lace Backa lëshoj kushtrimin dhe në ndihmë të tij shkoj Sali Butka, i cili si fillim takoj dhe u keshillua me Beun e Mëlovës…”/ Ana e panjohur e betejës së Backës, apo “Termopilet Shqiptare”, në 25 korrik 1913

August 5, 2026
Next Post
Hekuran Isai: “Shoku Enver, u gjykuan dhe janë futur në burg, Elham Gjika, Kristofor Mërtiri, Kapllan Shehu, si dhe Nesti Kerenxhi, që e morëm…”/ Mbledhja e Byrosë, 10 shtator ‘83

Hekuran Isai: “Shoku Enver, u gjykuan dhe janë futur në burg, Elham Gjika, Kristofor Mërtiri, Kapllan Shehu, si dhe Nesti Kerenxhi, që e morëm...”/ Mbledhja e Byrosë, 10 shtator ‘83

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme