• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Më 4 tetor ’43, sapo doli nga zyra e tij, tre djem të rinj, pjesëtarë të njësitit gueril, e qëlluan me pistoletë…”/ Kur komunistët vranë me atentat, ish-deputetin dhe kryetarin e Bashkisë Durrësit

“Më 4 tetor ’43, sapo doli nga zyra e tij, tre djem të rinj, pjesëtarë të njësitit gueril, e qëlluan me pistoletë…”/ Kur komunistët vranë me atentat, ish-deputetin dhe kryetarin e Bashkisë Durrësit
Çdo indiferencë apo tolerancë ndaj mostrave të enverizmit është shkatërruese për sistemin ku është shoqëria shqiptare
Pamje të qytetit bregdetar të Durrësit dhe limanit të tij
“Më 4 tetor ’43, sapo doli nga zyra e tij, tre djem të rinj, pjesëtarë të njësitit gueril, e qëlluan me pistoletë…”/ Kur komunistët vranë me atentat, ish-deputetin dhe kryetarin e Bashkisë Durrësit
Revista franceze L’EUROPE CENTRALE në ’34-ën: Durrësi me kalanë, parqet e antikitetit dhe bregdetin, mahniti senatorin e Lyonit, Justin Godard…
“Një çift i ri gjermano-perendimor që kishin “penetruar’ në Hotel ‘Adriatiku’, ku nga kati i dytë, Sigurimi i Shtetit vëzhgonte me dylbi, mahnitën….”/ Historia e panjohur e Plazhit të Durrësit

Nga Besim NDREGJONI

Memorie.al / Avokat Hysen S. Myshketa, lindi në qytetin e Durrësit me 2.3.1885, në një familje qytetare durrsake të njohur për tradita patriotike, për ndershmëri, dinjitet dhe kulturë . Sipas të dhënave të gjetura në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, nga dokumentet që disponohen aty edhe në gjuhën osmanishte, familja Myshketa figuron në regjistrat e kohës që në fillimet e shekullit XVII, në regjistrat e Lagjes “Kasaba” të qytetit bregdetar të Durrësit.

Në ambientet qytetare ajo dallohej për raporte e marrëdhënie shoqërore, me tërë qytetaret e Durrësit. Opinioni qytetar, fliste me respekt për të dhe e vlerësonte si një nga shembujt e krenarisë së qytetit të vet.

Familja e Myshketëve i kishte lidhur fatet e veta, ngushtësisht, jo vetëm me ato të bashkëqytetarëve të saj durrsakë, por edhe me fatet e atdheut e të gjithë Kombit, kudo ku kishte shqiptarë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

Ajo familje kishte marre pjesë në të gjitha lëvizjet politike kombëtare e shoqërore. Për këtë arsye dhe për virtytet e larta që ajo mbarte, njihej e vlerësohej nga elita intelektuale, nga paria e si dhe nga njerëzit e thjeshtë të qytetit.

Ky mjedis familjar atdhetar, i kulturuar me autoritet, me prirje përparimtare që gëzonte respektin, simpatinë e dashurinë e bashkëqytetareve të vet, u bë baza që ndikoi fuqishëm në formimin dhe edukimin e djalit të tyre, Hysen Mushketa, tek i cili brumosi mjaft tipare e virtyte të vlefshme, të cilat me kalimin e kohës, në mënyrë të natyrshme, u konsoliduan dhe u zgjeruan më tej.

Formimi i tij shpirtëror, arsimor, psikologjik, kulturor dhe kombëtar kaloi një proces të gjatë kohor dhe nëpërmjet rrethanash komplekse që kaloi populli dhe kombi shqiptar në dekadën e fundit të shekullit XIX-të dhe në çerekun e parë të shekullit XX-të, kohë dhe periudha shumë të rëndësishme me kthesa të mëdha për fatet e shqiptareve si komb.

Në dhjetë- vjeçarin e parë të shekullit të XX-të, kur ai ishte ende i ri dhe vazhdonte shkollën Plotore turke e, më pas Medresenë në qytetin e lindjes, në Durrës, trojet shqiptare u përfshinë nga ngjarje të mëdha politike e ushtarake. Lëvizja Kombëtare Shqiptare anti-otomane për çlirim nga pushtuesi shekullor, për liri e pavarësi, asokohe kishte marre vrulle të reja, të papara deri atëhere.

Ato ngjarje lanë mbresa te çdo shqiptar. Ato i përjetoi në ndërgjegjen e tij edhe Hyseni i ri, sikurse shkruan në “Kujtimet” e tij. Mbas mbarimit të shkollës Plotore turke dhe Medresesë, ai nisi punën në Gjykatë, ku gjatë gjithë kohës, asnjëherë nuk u influencua nga dasitë fetare, mbasi për të si intelektual dhe patriot, të  gjithë ishin vëllezër shqiptarë.

Ndjenja kombëtare mbi çdo gjë

Tek bashkëkombësit, Hyseni kërkonte dhe gjente atë që i bashkonte dhe jo atë që i ndante. Ky ishte principi që e udhëhoqi gjatë tëre jetës. Ndaj u ngrit dhe nuk u pajtua asnjëherë me kërkend që i mëshonte përçarjes, të cilën e dënoi kurdoherë dhe luftoi për mënjanimin e saj.

Në vitin 1913, Hyseni shkoi në Shkodër, përkrah vullnetarëve e trupave ushtarake, që luftonin për mbrojtjen e Shkodrës, nga pushtuesit serbo-malazezë. Pasi u kthye, vazhdoi punën në administratën civile të Qeverise së Ismail Qemalit e, më pas, në atë të Princ Vidit. Gjatë periudhës së Kryengritjes Fshatare të Shqipërisë së Mesme, ishte nëpunës në gjykate. Ai nuk u pajtua me karakterin antikombëtar të Kryengritjes dhe e dënoi atë.

Hysen Myshketa, i takon atij brezi intelektualesh nacionalistë e idealist, që kërkonin përhapjen e shkollave, të shkrimit e të gjuhës shqipe dhe sidomos për përdorimin e kësaj të fundit në administratën shtetërore. Në aspektin fetar, ishte një klerik tolerant dhe siç shprehet edhe vetë…; “Pata fillu një luftë të hapët, në favor të reformës fetare…!

Unë personalisht dhe sinqerisht besoj Krishtin dhe Muhamedin, respektoj xhamin dhe kishën, dashuroj me ndjenja të barabarta myslimanin dhe krishterin, bile dhe afetarin e, sidomos bashkë-kombëtarin. Vlerësoi sidomos Kongresin e Lushnjes dhe e kuptoi mirë rolin e tij, në momentet që kalonte Shqipëria”.

Në vitin 1920, Hyseni u emërua anëtar i Këshillit Bashkiak për qytetin e Durrësit. Në shkurt-mars 1921, populli i Prefekturës së Durrësit, e zgjodhi Hysen Myshketën, deputet të tij në Parlamentin e Parë Pluralist Shqiptar. Në Mbledhjen e VIII-të, mbajtur më datë 11 maj 1921, u zgjodh anëtar në Komisionin për punët e Drejtësisë, ankimeve edhe parashtrimeve gjithfarësh, dhe ishte shumë aktiv në diskutime, debate dhe çështje ligjore.

Në atë Parlament, Hyseni qëndroi nga 21 prill 1921, kur u hap seanca e parë dhe deri në ditët e para të marsit 1922, sepse pas dështimit të Lëvizjes së Marsit, në të cilën mori pjese dhe ishte një nga organizatoret e saj, u detyrua të mërgojë jashtë vendit, për t’i shpëtuar ndjekjeve dhe persekutimeve që ranë mbi pjesëmarrësit e saj.

Pasi qëndroi disa kohë në Bari të Italisë dhe prej andej, shkoi në Stamboll, ku ndoqi dhe mbaroi me rezultate shumë të mira Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Stambollit, duke u kompletuar jo vetëm me kulturë juridike, por dhe më gjerë. Ai u kthye në atdhe, në  Shqipëri, sapo fitoi i ashtuquajturi “Revolucioni Demokratik e Qershorit 1924” dhe në krye të qeverisë erdhi Fan Noli.

Në korrik 1924, Qeveria e Fan S. Nolit, e emëroi Kryetar të Bashkisë së Durrësit, ku shërbeu me devocion deri në 24 dhjetor të atij viti, sepse me shtypjen e “Revolucionit të Qershorit 1924”, serishmi u detyrua të largohej nga Shqipëria në mërgim, në Itali.

Me shpalljen e amnistisë nga Ahmet Zogu në vitin 1926, (për të gjithë ata që kishin marrë pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924), nga e cila përfitoi edhe Hysen Myshketa, ai u kthye në atdhe, duke u tërhequr tërësisht nga jeta publike dhe veprimtaria politike.

Pas kësaj, ai i’u kushtua jetës private, profesionit të avokatit, të cilin e ushtroi për rreth 17 vite, nga 1926-ta, deri me 10.10.1943. Hyseni ishte martuar me Aishe Myshketa dhe kishin një djalë, Isa Myshketa.

Rruga e gjatë në profesionin e juristit mbi 35 vite, duke nisur që nga 1905-a, deri 1912-ën, si sekretar në organet gjyqësore e më pas, si ndihmës kryesekretar, gjykatës – hetues, anëtar gjyqi i shkallës së parë, zëvendës kryetar gjyqi; 1917-1926, si kryetar i Komisionit Bashkiak të Tokave të Kullotës, Shkozet, pronë publike e qytetarëve durrsak, e më pas më 1926-ën si avokat i Bashkisë së Durrësi; nga 1926-a, e deri sa u vra, shërbeu si avokat në Durrës.

Gjatë viteve 1926-1939 e, deri më 1943-in, ai bëri një jetë të pasigurt, nën kërcënimin e burgimit apo të pushkatimit. Tri herë e burgosën, por nuk e thyen dot, në bindjet e konceptet e tija liberale-demokrate, në pikëpamjet nacionaliste, në qëndrimet progresive, të cilat iu desh t’i përballonte me gjakftohtësi, maturi e durim, dhe t’i kalonte me mençuri.

Pushtimin fashist të Shqipërisë Hysen Myshketa e priti me indinjate të thellë, duke e quajtur datën 7 prill 1939, si; ditën e “Premte të zezë”. Ndërgjegje e tij atdhetare, shpirti i nacionalistit, e nxitnin të shprehej që në atë kohë, për shpëtimin e atdheut.

Vrasja kriminale e avokat Myshketës

E hënë, 4 tetor 1943. Zyra avokatore e Avokat Hysen Myshketa, si çdo ditë, po merrej me punët e saj rutinore të zakonshme. Në zyrë, ndodheshin Av. Hyseni, djali i tij Isai, i cili punonte sekretar dhe shoku i zyrës, Gjon Vlashi. Ora 12.00, avokat Myshketa, niset drejtim shtëpisë, kur mbas shpine, e qëllojnë me disa plumba, një njësit gueril komunist i Durrësit, duke e lënë atë të plagosur rëndë me disa plagë në trup.

Për këtë akt barbar, gazeta “Kombi” e datës 8.10.1943, në mes të tjerash shkruante: “Një atentat kundër patriotit të vjetër Hysen Myshketa. Me hidhërim lajmërojmë se para ca ditësh, z. Hysen Myshketa, avokat në Durrës, është plagosur rëndë në atë qytet, mu në mes të bulevardit, prej tre djemsh të panjohur, tek po shkonte për drekë në shtëpi”.

“Ky atentat i shëmtuar, – vazhdon artikulli i gazetës “Kombi”,- kundër një patrioti dhe nacionalisti të vjetër, që gëzon simpatinë më të madhe, si në Durrës, ashtu edhe në Tiranë, Kavajë e rrethet, për patriotizmin dhe ndershmërinë e tij, ka shkaktuar një zemërim të thellë, në mes të popullit”.

Ndërsa me datë 17, të po atij muaji, po kjo gazetë, njoftonte se; “Hysen Myshketa, i plagosur rëndë në Durrës, vdiq më 10 tetor 1943, në Spitalin e Shtetit Tiranë. Me shpirt ndër dhëmbë, mendimin e fundit, e pat… te fati i atdheut. Populli i qytetit të Durrësit, e përcolli me nderime të mëdha e respekt të thellë, për në banesën e fundit, birin e tij të dashur, që jetën e tij ia kushtoi qytetit ku lindi, u rrit dhe dha jetën…”!

Mbas vitit 1944…, për një pjesë të shqiptarëve ishte çlirim, por, për shumë e shumë të tjerë, ashtu si dhe për familjen Myshketa, do të ishte një pushtim i dytë, madje edhe më i rëndë se i pari, pasi për ta do të vazhdonte gjatë një persekutim 45 vjeçar.

Me ardhjen e Demokracisë në fillimin e viteve ‘90—të, dhe fitoren e saj, me rrëzimin e diktaturës më të egër komuniste në Europë, figura patriotike, atdhetare e historike e Avokat Hysen Myshketa, u rehabilitua, ashtu siç u veprua edhe për mijra e mijra të tjerë, që regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe pasuesit të tij, Ramiz Alia, i kishte anatemuar, duke i shpallur “armiq të popullit”.

Vlerësimet dhe dekorimet për Av. Hysen Myshketa, pas vitit 1991

Që në ditët e para, Bashkia Durrës, me propozim të Shoqatës Atdhetare Patriotike “Durrësi”, një rruge, i vuri emrin e tij, dhe që nga ajo kohë edhe sot, në Durrës ka një rrugë me emrin “Hysen Myshketa”. Po kështu, edhe presidenti i asaj kohe, e vlerësoi me medaljen e lartë, ku thuhet: Tiranë 7.11.1992, Dekret Nr.344, Presidenti i Republikës Z. Sali BERISHA, i jep Zotit Hysen Sulejman Myshketa, Medaljen “Martir i Demokracisë”.

Një tjetër vlerësim dhe nderim për figurën patriotike të Hysen Myshketa, u bë edhe nga qyteti i Durrësit, ku në dokumentin përkatës, thuhet: “Me Vendim, nr.132, datë 16.10.1996, Këshilli Bashkiak i Qytetit Durrës, i jep Hysen Sulejman Myshketa (Pas vdekjes) titullin: “Qytetar Nderi i qytetit të Durrësit”.

Më 24.12.1999 Shoqata “Durrësi”, e shpalli “NJERIU I SHEKULLIT”, Z. Hysen Myshketa; “Për kontributin e veçante që ka dhënë për qytetin e Durrësit në fushën e Drejtësisë. Ndërsa me Dekretin 10277, datë 05.05.2017, Tiranë, Presidenti i Republikës, Z. Bujar NISHANI, i jep Hysen MYSHKETES (Pas vdekjes) DEKORATËN “NDERI I KOMBIT”. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kryehetuesi Reshat L., u bënte torturash çnjerëzore, kurse Mihallaq Ziçishti, sekretari i parë i PPSh-së i rrethit, shkonte çdo ditë ne qeli dhe...”/ Historia tragjike e “Grupit që do pushtonte Radio-Korçën”

Next Post

“Kur i thashë njëherë Aladinit, në Spaç, se; në rast vdekje të Enver Hoxhës, xhaxhai i tij, Hysni Kapo, do ishte i pari zëvendës i mundshëm i tij, ai më...”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

Artikuj të ngjashëm

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kahremani Ylli, s’u lodh kurrë për të ngulitur në kokat e drejtuesve partiakë e shtetërorë të atëhershëm, se e ardhmja evropiane e Shqipërisë, ishte mendja…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

June 7, 2025
“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
Next Post
“Prokurori i tha Ndrec Çokut: me atë flamur që ngritët, do të mbulojmë kur të shkosh në gropë me ata të katërt…”/ Dëshmia e Bedri Çokut, organizatorit të kryengritjes

“Kur i thashë njëherë Aladinit, në Spaç, se; në rast vdekje të Enver Hoxhës, xhaxhai i tij, Hysni Kapo, do ishte i pari zëvendës i mundshëm i tij, ai më...”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!