• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, June 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime

“Mbreti Zog tha; s’duhet të harrojmë kurrë se Greqia ka pretendime tokësore, përmbi ‘Epirin Shqiptar’, në të cilin banon një minoritet prej 27 mijë grekësh, por…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit

“Mbreti Zog, thirri si miq për darkë në shtëpinë e tij në Aleksandri, Mbretin Faruk; Mbretin Abdulla; Kryetarin e Syrisë, Shyqri Kueatly; Myftinë e Jeruzalemit dhe…/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Mbreti Zog, thirri si miq për darkë në shtëpinë e tij në Aleksandri, Mbretin Faruk; Mbretin Abdulla; Kryetarin e Syrisë, Shyqri Kueatly; Myftinë e Jeruzalemit dhe…/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Nën udhëzimin e Mbretit Zog, personat që do të zgjidhen nga partitë, për komitetin politik, duhet të jenë kompetent, përveç Mit’hat Frashërit, që është…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Pas kërkesës së Mbretit Zog, Qeveria egjiptiane dhe Mbreti Faruk, me një bujari të madhe, mblodhi ndihma për emigrantët shqiptarë që ishin në Itali…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Ne dhe zogistët, jemi në Santa Fara, por ata kanë zënë një kat dhe s’duan të kenë marrëdhënie miqësore me ne, as Himnin e Flamurit, as këngët patriotike…”/ Letra e panjohur e Mit’hat Frashërit
“Ne dhe zogistët, jemi në Santa Fara, por ata kanë zënë një kat dhe s’duan të kenë marrëdhënie miqësore me ne, as Himnin e Flamurit, as këngët patriotike…”/ Letra e panjohur e Mit’hat Frashërit
“Në luftën që u bë në Martanesh prej Haziz Biçakut, kundër forcave partizane, u plagos rëndë gjenerali englez Davis, kurse Baba Faja, shpëtoi…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit

Nga Hysen Selmani

Pjesa e tridhjetë e nëntë

Memorie.al/ Shpesh herë, shtypi evropian dhe ai amerikan, ka trajtuar temën e kujtimeve të Mbretit Shqiptar, Zogu i I-rë, të cilat, ai i shkruante dhe i diktonte, gjatë periudhës së mërgimit të tij nga Shqipëria. Duke pasur parasysh, shënimet dhe sintezat që ndihmësi i tij, kolonel Hysen Selmani, përpiloi gjatë viteve në shërbim të tij, – gjithmonë, pranë Mbretit të Shqiptarëve, si në atdhe, ashtu edhe në mërgim, këto shënime, pak a shumë me pjesë të shkëputura, pa ndjekur rreptësisht kriteret e zakonshme të kujtimeve, dhe pa pasur formën e prerë, e përfundimtare të një redaktimi, janë të përgatitura nga vetë Hysen Selmani, i cili i ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës së tij, si në Shqipëri, ashtu dhe gjatë mërgimit, shërbimit ndaj Zogut të I-rë, Mbretit të Shqiptarëve.

                                              Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

EGJIPT, 1 JANAR 1950

“Madhëria e Tij, Mbreti Zog, bashkë me Mbretëreshën edhe me Princeshat e suitën, më datë 1 Janar 1950, shkuan për të vizituar vendet e Faraonëve si: Luksor dhe Asuan. Natyrisht, Qeveria Egjiptiane, i kishte vënë në dispozicion Toufik Dos Pashën si dhe Mahmut Beun. Kishim edhe Dr. Omar Shaukinë. Si në Luksor, edhe në Asuanë, kemi qëndruar afër një muaj. Ishte një kohë shumë e mirë dhe e pastër.

Më datë 6 Kallnur 1950, në Aduane, na vjen atasheu ushtarak francez nga Tirana. Ky ishte i emëruar, si Atashe Ushtarak i Francës, pranë Qeverisë Komuniste Shqiptare, në Tiranë. Ai po bënte edhe detyrën e Ministrit. “Porsa ka hyrë në Hotelin në Asua, menjëherë ka kërkuar të marrë kontakt me kolonel Hysen Selmanin, që ishte krye adjutant i Mbretit Zog dhe shefi i Shtëpisë Mbretërore. I thonë kolonel Selmanit, se një kolonel francez, dëshiron t’ju takojë, sepse ka një punë tepër urgjente. “Mirë, – i thashë kapiten Zenel Shehit,- fute në sallon poshtë. Tani po vij edhe unë.

”Menjëherë, shkova në sallon dhe aty e gjeta bashkë me kapiten Zenel Shehin. Si u përshëndetëm, e ftova se çfarë dëshironte të pinte. Zyrtari francez, kërkoi thjesht një kafe. Posa porositëm kafet, ai më tha se: “Unë, jam atasheu militar i Francës, në Tiranë, kolonel G. Unë, vij direkt nga Tirana. Isha në Aleksandri dhe pa u ndaluar erdha këtu. Kam një porosi tepër urgjente dhe sekret, vetëm për t’ja parashtruar Madhërisë së Tij, Mbretit Zog, personalisht. Do të jetë e mundur të kthehem prapë”.

“Po, mirë, -i thashë, – rrini pak këtu”. Unë shkova menjëherë lart tek Mbreti Zog dhe ja parashtrova tekstualisht. Mbreti, më urdhëroi ta ngjisja menjëherë lart tek ai vetë.

Shkova poshtë dhe e shoqërova në sallonin privat, ku ishte Mbreti. Si u prezantua, unë dola, por më pare, i thashë Mbretit: “Po ju lë vetëm”. ‘Mirë, – tha Mbreti,- se po qe nevoja, ju thërras. Vetëm na dërgoni kamarierin, që të na sjellë kafe”. Unë dola në sallonin tjetër. Ata kanë biseduar vetëm për vetëm, afro 3 orë, saqë, kur erdhi koha e drekës, Mbreti e ndaloi për drekë, të hanin bashkë.

Kur mbaroi dreka, Mbreti Zog, m’u drejtua: “Kolonet, miku yt kolonel G., ka për të qëndruar për katër ditë këtu. Ai është mysafiri im e, ta shëtisni gjithkund”. Francezi, menjëherë dha një shifër në legatën e tij franceze në Tiranë, që kështu çdo ditë bisedonte me Mbretin, mbi misionin që i ishte besuar. Mbas 4 ditëve, ku për çdo ditë kishte bisedime të gjata me Madhërinë e Tij, Mbretin, edhe ditën e fundit ai, e ka mbajtur 3 orë në bisedime.

Pasi mbaruan, ai u nis direkt për Tiranë dhe mbeti tepër i kënaqur. Mbreti, kur i shtrëngoi dorën, i tha: “Jam dakord, e mos keni asnjë merak dhe ju kolonel, kurdo që të shihni nevojë direkte, të vini në shtëpinë time, në Aleksandri”. Kolonel Selmani, e dërgoi në aeroport dhe u përshëndetën e, u nis për në Tiranë.

Pasi u nis koloneli francez, atasheu ushtarak në Tiranë, Madhëria e Tij, Mbreti Zog, më thirri dhe më urdhëroi të nisesha menjëherë, për në Athinë, Greqi, Itali e Francë. Madhëria e tij dha një mesazh për mbarë kombit shqiptar dhe emigracionit, në të cilën shënonte:

“Jam i mendimit, se një lëvizje sado e vogël që të jetë, po t’i japë formë kryengritjes në Shqipëri, sot nuk do të sjellë asnjë dobi, përveç rreziqe në dëmin e integritetit tokësor, të shtetit. Çdo kryengritje para kohe, është në dëm të Shqipërisë. Nuk duhet të harrojmë kurrë, se Greqia, ka pretendime tokësore përmbi “Epirin Shqiptar”, në të cilin banon një minoritet prej 27 mijë grekësh.

Greqia po dëshironte që të 100 mijë Orthodokset Shqiptar, të Vorio-Epirit, t’i konsideronte si grekë. Ajo do të përfitonte para kausit, që do shkaktonte një kryengritje në Shqipëri dhe do ndërhynte me të shpejtë, që të bashkonte regjionin e “Epirit” dhe që për të cilin, s’ka pushuar të pretendojë gjithë kohën e Luftës së Dytë Botërore.”

Mbreti Zog, bëri të njohur se: Unë, kurrë nuk do të pranoj që të bëhet ndonjë lëvizje kundrejt regjimit komunist të sotëm të Shqipërisë’, sepse, derisa nuk është dhënë një sigurim për kufijtë shqiptarë, prej 3 Fuqive të Mëdha, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës, çdo gjë më e vogël, nuk duhet të bëhet në kundërshtim të regjimit të sotshëm”. Ky qe mesazhi i Mbretit Zog.

Shtypi grek, këtë deklaratë, e mori si fyese. Kjo nuk ishte ndonjë gjë e re për grekët, por ajo që ishte bërë e zakonshme në trurin e tyre, ishte se pa masë, kishin dërguar me bisedime delegacione me pretendime të kota. Gjë që sa i kishte dalë komplet yndyra.

Kur kolonel Husein Selmani, arriti në aeroportin e Athinës, aty e priti Spiro Milo. Menjëherë i tha se, ishte i tronditur nga një deklaratë që ka lëshuar Madhnia Tij, Mbreti Zog, kundër Greqisë. ‘Greket janë të pezmatuar së tepërmi. Këtë gjendje e tregojnë fletoret greke. Kjo deklaratë, nuk i lë shteg më një miqësie dhe shtypi, i jep një formë shumë të keqe kundër Mbretit Zog dhe e bashkon me Enver Hoxhën’, i tha ai.

Kolonel Husein Selmani, ju përgjigj Spiro Milios, me buzëqeshje:

“Jo miku im. Ne nuk na bëhet aspak vonë, përsa shkruan shtypi grek. Por, Qeveria Greke, e din fare mirë se, deklarata e Mbretit Zog, nuk ka asgjë kundër grekëve. Përsa u përket interesave të Shqipërisë, se siç e dini, Mbreti Zog, përkundrazi, gjithmonë ka dëshiruar e dëshiron një miqësi të sinqertë.

Jo siç pretendojnë me polemika shtypi, sepse grekët, një herë e gjithmonë, duhet të hekin dorë nga pretendimet absurde të tyre. ‘Vorio-Epiri’ është shqiptar. Kurën e kurës, nuk do ta gëzojnë grekët, se aty derdhet i gjithë gjaku i dy milionë shqiptarëve. Grekët, nëse duan miqësi me Shqipërinë, lipset të hiqen menjëherë këto shkëndija”.

“Por, ju po flisni siç flet Enver Hoxha?- tha zoti Spiro Milo”.

“Natyrisht, – i tha kolonel Selmani, se Enver Hoxha, është shqiptar, e do të mbrojë interesat e Shqipërisë. Si Enver Hoxha dhe kushdo tjetër, duhet të bëjë kështu. Në qoftë se kjo është e rrënjosur, në zemrën e çdo shqiptari. Ju e dini mirë, që shqiptarët, kurrë nuk i janë shtruar as Fuqive të Mëdhaja, kundër interesave të tyre”.

Më poshtë, adjutanti vazhdon: Mbasi bisedova në Athinë, me ata që isha urdhëruar, për tri ditë me radhë, u nisa për Romë dhe Trieste. Për një javë, mbarova misionin që më ishte ngarkuar. U nisa për në Paris. Aty qëndrova 15 ditë, sepse kisha shumë vende për të vizituar. Pastaj shkova në Munchen Gjermani dhe në Vienë Austri. E, pas një muaji, si u kryen të gjitha udhëzimet u ktheva ne Aleksandri, Egjipt.

Aleksandri, 22 shkurt 1950

Kur u ktheva në Egjipt, Madhnia e Tij, Mbreti Faruk, ja kishte ngarkuar Qeverinë ta formonte Nehas Pasha. Ai e kishte formuar me persona të zgjedhur prej Vakfit. Kjo ishte partia më e madhe dhe më e forta në Egjipt. Por, akoma nuk dukej të ishte marrë asnjë masë mbi sigurimin e vendit, qoftë nga grevat e shkollave, qoftë nga agjentët turbullues.

Duket se ende ata ishin në përpilimin e programit. Këta ishin patriotë të vërtetë, pa asnjë leje dhe oksidental. Portofolin e ministrisë se Brendshëm, ja kishin dhënë Fuad Serachedinit: një dorë mjaft e fortë dhe personi me besnik i Nehas Pashës. Ky ishte Sekretar i Vakfit.

Madhnia Tij, Mbreti Zog, më parë se të nisej për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i bëri një vizitë Rektorit El-Az-hare. U prit prej Shehit El-Az-har, me gjithë ekipin e Az-Harit. Për këtë kohë, me një entuziazëm të jashtëzakonshëm, fjalimi i Sheh Az-harit ishte në këtë sens:

“Lart Madhëri, Shqipëria ka pasur Medresen e Lartë Islamike në Tiranë. Ky institut Fetar, ishte nga më të mirat Medrese në gjithë Europën. Gjithashtu, ka dërguar studentë në Universitetin Al-Al-Hare dhe po ashtu edhe në Pakistan dhe në Lahor.

Lidhjet vëllazërore në mes popullit shqiptar dhe të popujve Musliman, qëndrojnë të shkëlqyera në historinë e Orientit. Prej shqiptarësh, kanë ardhur më shumë se 27 Satrazema dhe shumë Ministra, si dhe komandantë, Vali e Shejhul Islame, që i kanë shërbyer fesë islame dhe atdheut të përbashkët, në kohën e osmanlinjve në Istanbul”.

Të gjitha fletoret “El-Az-Har”, botuan fjalimin e Shehit Az-Harit dhe fotografinë e Mbretit Zog I-rë, në kongresin e Lushnjës, me datë 22.01.1920. “Duke hequr e duke patur pranë kryetarin e Komitetit Musliman Shqiptar, Haxhi Vehbi Dibrën dhe Hoxha Kadrin Efendinë, etj…”, shkruan adjutanti

Madhnia Tij, Mbreti Zog, si vizitoi Universitetin dhe Muzeun Islamik, e gjithë klasat e studentëve, u kthye në sallon të Rektorit El-Az-Hare. Ishte i shoqëruar prej të gjithë profesorëve dhe nga Shehi, kryetar i El-Az-Ahrit. Aty kishin bërë një pritje shumë madhështore dhe para se të merrnin sharupim, ju bënë një diskurse shumë historikë e prekës, duke i dhënë çmimin e merituar, të institutit të lartë Al-Az-Har. Duke falenderuar për të gjitha, fjalimi i Mbretit, u duartrokit dhe bëri përshtypjen më të madhe, në gjithë Az-Harin.

Me këto bisedime, mori fund ceremonia në El-Az-Hare. Mbreti, mori leje prej Shehut me dalë. Në atë kohë, u ngritën më se 500 vetë Shehi. Të gjithë profesorët islamike e universitarë, e shoqëruan deri sa hipi në automobil dhe pastaj ai i përshëndeti dhe u nisëm.

Aleksandri, 2 mars 1950

Në këtë datë, në orën 7 të mbrëmjes, erdhën Mbreti Faruk, bashkë me Princin Aga Khanin dhe filluan në bisedime mjaft kritike, të Egjiptit. Kur erdhi koha e drekës, shkuan në sallën e bukës, vijon në kujtime adjutanti. Si mbaruan bukën, prapë erdhën në sallon, ku aty morën kafe. Mbreti Faruk, i tronditur thellësisht nga gjendja e keqe, i tha Mbretit Zog, kështu:

“Mos harroni, vëllai im, -i tha Mbreti Faruk,- se unë kurrë nuk do të pranoja, as Ambasadën Sovjetike, as Legatat komuniste satelite ruse, këtu në Egjipt. E kam ditur me kohë, se një ditë këto do të luajnë një rol në interesat e tyre. I cili nuk pajtohet me doktrinën Mohamedane. Por, këmbëngulja britanike dhe amerikane, më detyruan që t’i pranoj qysh në vitin 1945.

Ata ma vunë konditë, si Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me pranu Ambasadën Sovjetike, se është aleate. Natyrisht, kur u pranua kjo, atëherë ishin edhe këlyshët e saj: Polonia, Çekosllovakia, Hungaria, Bullgaria, Jugosllavia, Rumania. Këto, natyrisht kanë punuar e po punojnë. Tani, situata u zmadhua dhe nga fatkeqësia e Palestinës. Dua t’ju them se dhe këtu, faji është i anglo-saksonëve”.

Mbreti Faruk, ishte shumë i mërzitur. Vërtetë ishte shumë patriot dhe guximtar, por ai e donte fort popullin Egjiptian. Saqë, nuk i jepte zemra, të merrte masa të rrepta dhe i vinte tepër keq. Mbreti Zog, po e shikonte, dhe i tha:

“Unë, kurrkund nuk ju kuptova se ku deshët me dalë me këto fjalë. Populli, don bari të mirë, që të dije t’i stërvisë dhe me ju dhënë reformat që u pajtohen, në jetesën morale dhe materiale. Kështu nuk ecën, jo në Egjipt, por as në Francë, që sot është libertaja shembull në gjithë botën. Merr masa, mos e lër të vijë koha, kur do të kapin për fyti?!

Mbreti Faruk, u kthye dhe i tha Mbretit Zog I:

“Po më thatë që të jepja Qeverinë, ta formojë Nehas Pasha me Vakdistat, ja dhashë me të gjitha kompetencat. Çfarë bëri e, çfarë është duke bërë, deri më sot? S’ka bërë asgjë. As që ka për të bërë. Gjendja, vjen përditë duke u keqësuar, në çdo gjë, e në çdo vend. Këta, asnjë masë nuk kanë marrë”.

Mbreti Zog i I-rë, iu përgjigj: “Unë, ju kam thënë me kohë juve. Shikoni ushtrinë, rregulloni një Gardë të fortë, me oficerë besnikë?! Po ashtu, ushtrinë në Kajro, si edhe këtë të Aleksandrisë, rregullojeni mirë. Vizitoje vetë dhe mos ja lër Hajdar Pashës. Këto të dy divizione, plotësoi me oficerë besnikë, ose në qoftë se, nuk mund t’i bëni, shpërndaj dhe materialin siguroje në Gardë. Dhe, Gardën, ta kesh besnike, se ajo luan rolin kryesor?! Pajise me armët më modern, që keni ju këtu?!

Sa i përket Qeverisë, atë përgjegjësi, lija Nehas Pashës me shokët e vet. Ata janë nacionalistë e patriotë, se po nuk mundën këta, për të bërë gjë tjetër, askush, aspak, nuk ka për të mundur të vejë një qetësi. Ja do ta vejë Nehasi me shokët e vet ose askush tjetër. Sot Vakfi, është Egjipti. Ajo është fuqia më e madhe, më e organizuara e, më e forta, që nuk mund ta prishë gjë vetëm se ushtria. E mos harroni se, jeni ju vetë komandanti supremë i saj, e jo Qeveria. Pra, juve ju përket të merrni masa dhe të siguroni ushtrinë, se po qe se rregullohet ushtria, ajo do të marrë iniciativën e një revolucioni. Dhe, s’ka çfarë bën as Nehasi, e as ti. Kështu, gjendja ka mbaruar” i tha Mbreti.

Aleksandri, 5 Mars 1950

Fletoret greke, nuk pushojnë mbi deklaratën që Madhëria Tij, Mbreti Zog I-rë, i bënte popullit të vet, për interesin e Shqipërisë. Ato shkruajnë gjatë e gjerë dhe ne po marrim pjesë të vogël më interesante:

“Zog i I-rë, Mbreti i Shqiptarëve, tani haptazi mori me plot siguri anën në favor të regjimit komunist, të Atdheut të vet.
Grekët, janë të alarmuar me prishjen e marrëdhënieve me Mbretin Shqiptar, Zog i I-rë. Një delegacion i lartë, i drejtuar nga ana e gjeneralit Zerva, shkon për të rregulluar marrëdhëniet. “Menjëherë, gjeneral Zerva, i paraqiti një letër të Mareshallit Papagos, ku kërkonte të falur e, mos t’i vinte re shtypit. Ata, janë të lirë të flasin, i thotë ai”, kujton adjutanti.

Qeveria Helene, gjithmonë dëshiron miqësi, i thonë grekët dhe qëllimi i kësaj letre, si dhe bisedimet e delegatëve, ishte dhe kërkonin se Grekët, dëshironin që të bënte një operacion të fortë, që këtë radhë, t’i zhdukë krejtësisht çerdhet komuniste. Shkurt, ata i luten Mbretit, që t’i ndihmojë kundër komunistëve, “që edhe shqiptarët, të marrin pjesë në bashkëpunim me ushtrinë greke, si vëllezër e miq”.

Mbreti e mohon, sepse për të, shqiptarët janë më të vlefshëm se grekët. Qofshin edhe komunistë. Ndërkohë grekët, në takim me Mbretin, tregojnë dhe të vërtetën e 7 prillit dhe marrëdhëniet e tyre, me Shqipërinë. Ndërkohe, Mërgata zhvendoset pjesë-pjesë, në “Botën e Lirë”. Abaz Kupi, Ernest Koliqi, Xhaver Deva, nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi, me Mbretin. Memorie.al

                                                         Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Asllan Ypi, që kishte studiuar në Francë, e kishte parë Enverin te Kafe ‘Flora’ dhe i kishte thënë; po ti, çdo këtu me këta të kuqtë, ai...”/ Kujtimet e Petro Markos

Next Post

“Unë, Operativi i Sigurimit të burgut të Burrelit, që bashkëjetova me ‘Armiqtë e Popullit’ dhe...”/ Dëshmitë e Piro Nuredinit, që vdiq në “aksident”, një ditë para daljes së librit të tij!

Artikuj të ngjashëm

“Gjon Ljarja, më tregonte për Pjerin Kçirën; ditën e fundit, erdhen te qelia e tij, shefi i Sigurimit, Rasim Dedja dhe Ali Xhunga, të cilët i komunikuen, se lutja për falje jete…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Sheh Mersinit prej Bicajve të Lumës, çuditi gjithë burgun, pasi i kishte tregu mjekut Elez Troshani, që ai do vdiste mbas një jave dhe në të vërtetë, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
Kujtime

“Dy të burgosun prej Kavajës, si hangrën ca rrush, bistakët, nuk i hodhën aty afër, – siç do të dëshronte ndonji i uritun, por në gropën e W.C. – së, ku nji i dënuar nga Berati…”! / Dëshmia e Ahmet Bushatit, për tmerret e Bedenit

May 30, 2025
“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Në kampin e Bonos, lufta për nji pikë ujë, si për ekzistencë, do t’u shfaqte në tanë shëmtinë e vet ma ekstrem mes të burgosunve, që u shtyjshin mes tyne për jetë a vdekje…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Kujtime

“Letrën e Simes, të cilin unë do të lidhsha ndër vite andrrat ma të bukura për jetën, e lexova në kambë shpejt e shpejt, vjedhtas të gjithëve, dhe me kënaqësinë se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

May 30, 2025
“Tragjedia e trimëria e Kazazëve dhe familjeve shkodrane nën terrorin komunist, hakmarrja e heshtur mbi Dedjakupejt, Bushatllijt dhe Çobajt…”/ Historia e rrallë e fisnikëve të humbur të Shkodrës
Kujtime

“Zefi, i rritun jetim, se i ishte djeg shpia bashk me prindit, del partizan te batalioni ‘Perlat Rexhepi’, por ra në burg, ku rrahu një polic dhe kur i dhanë 25 vjet, kërkoi me vdekje, pasi…”/ Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 30, 2025
Next Post
“Unë, Operativi i Sigurimit të burgut të Burrelit, që bashkëjetova me ‘Armiqtë e Popullit’ dhe…”/ Dëshmitë e Piro Nuredinit, që vdiq në “aksident”, një ditë para daljes së librit të tij!

“Unë, Operativi i Sigurimit të burgut të Burrelit, që bashkëjetova me ‘Armiqtë e Popullit’ dhe...”/ Dëshmitë e Piro Nuredinit, që vdiq në “aksident”, një ditë para daljes së librit të tij!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!