• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, November 26, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Madu, djali i shkrimtarit Petro Marko, më kërkoi të hanim bashkë dhe ndërsa unë refuzova, sepse s’kisha gjendjen e tij ekonomike, ai më tha…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit nga Gjermania

Memorie.al
“Ndërsa, nëndrejtori i Sigurimit, Kadri Ismailati, më bënte presion, hyri brenda hetuesi, Nasho Gjinopulli, i cili dëgjonte ato që i thoshte ‘miu birucës’, Gjergji…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit nga Gjermania
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Letra e Ramiz Alisë: “Romani i Petro Markos të ndalohet dhe të bëhet karton e asnjë kopje të mos qarkullojë, pasi…”/ Si u “kryqëzua” shkrimtari rebel për figurën e Enverit

Nga Gëzim Peshkëpia            

Pjesa e tretë

Memorie.al / Herë pas here kisha botuar ndonjë shkrim për ngjarje të shkëputura me hezitimin e përhershëm ndaj penave të njohura që e sillnin këtë kohë tragjike nëpërmjet librave të tyre. Edhe përshkrimi pasiv nuk shkon, prandaj m’u desh të bëhem komentator i kësaj periudhe me qëllim paraqitjen jo vetëm të tragjikes, por në përgjithësi të asaj jetësores. Me këto shkimëza rrëfenjash nuk pretendoj të sjell imazhe të gjalla, por një kontribut fare të vogël në memorialin për nder të kujtimit të tyre.

                                               Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur teknikë italianë që erdhën në Radio-Tirana në 1939-ën, i thanë drejtorit; ‘ne duam këngë italiane e, jo shqiptare’, ai, në kulmin e zemërimit…”/ Historia e panjohur e publicistit të famshëm Gjergj Bubani

“Dhe qëndron ashtu si ishë, do mbaj emrin si e kishë, emr’i tija i vërtetë, është Nëntor njëzet e tetë…”/ Zbulohet poezia e panjohur e Ali Asllanit për Ismail Qemalin dhe fotot e rralla nga ceremonia e varrimit

DITAR BURGU
Seanca hetuesie

Madu, djali i veçantë i Safo e Petro Marko

Madu ishte shoku im me të cilin “hanim bashkë”, shprehje kjo që në burg tregonte për miqësi siç është në jetën e lirë “shokë të ngushtë”. Nganjëherë kjo bëhej ndërmjet tre vetëve, por përgjithësisht, ndërmjet të njohurish apo miqsh. Emri i vërtetë i Madut, ishte Jamarbër, emër i veçantë e krejt i rrallë, si për të dëshmuar birësinë e artistëve Safo dhe Petro Marko.

Në familje dhe shoqëri e thërrisnin Madu. Me të kishim lidhje familjare. Petro, veç njohjes me tim atë, kishte miqësi edhe me dajën tim Kadriun, ndërsa gratë e tyre ishin nga e njëjta krahinë. Kisha qëlluar njëherë kur ata ishin për vizitë bashkë me fëmijët: Arianitën dhe Jamarbërin. I bëra veshët katër kur Petro, po fliste për romanin e tij “Qyteti i fundit”.

Ky libër kishte kaluar “censurimin” e fundit tek familja e Mehmet Shehut, ku i ishin bërë vërejtje për disa përshkrime që preknin “etikën e realizmit socialist”. Fiqretja i kish thënë: “Ti mund ta botosh, por unë s’do ua lejoj fëmijëve tanë ta lexojnë”. Mesazhi ishte i qartë: ai duhet t’i hiqte ato pjesë që i kërkoheshin se ndryshe nuk shikonte dritën e botimit.

Madu i çmonte të gjithë pjesëtarët e familjes që ishin artistë, por mbi të gjithë, vinte Safon për nga talenti. Me ndërhyrje, ata kishin mundur ta transferonin nga Spaçi në Ballsh, ku konditat ishin më të mira.

Madu sapo erdhi u drejtua për nga unë duke qeshur, sepse kisha qenë i pranishëm përherë në bisedat që bënin shokët e mi dhe djali i dajës tim, atje në Spaç. M’erdhi mirë që kisha pranë tani një njeri me të cilin mund të flisnim për letërsinë, muzikën e artin në përgjithësi.

Madu ishte djalë i zgjuar dhe me kulturë, por megjithëse ishte mjaft inteligjent, ai nuk ishte i komunikueshëm me cilindo. Kishte një aftësi perceptuese të jashtëzakonshme dhe ishte i vetmi për përcaktimin e tipave.

Ai vetë ishte një kombinim i çuditshëm sanguini, koleriku e flegmatiku së bashku. Herë – herë shkruanim poezi. Mua më kritikonte se nuk mund të shkëputesha prej stilit tim “arkaik” duke më thënë: “Ky brez nuk shkruan më si ju”.

Dhe vërtet, ai shkruante bukur pa njohur caqet të cilat na kishin skllavëruar deri në klishe, me mënyrën e thurjes së vargjeve. Ritmi i vargjeve të tij tingëllonte ndryshe, tjetërsoj ishte dhe thyerja e tyre, por ato sillnin mendimin dhe ngarkesën emocionale me forcë. Ndër to ndjehej poeti, edhe pse kishte studiuar për gazetari.

Më tregonte se kishte lexuar Kafkën, botimin kosovar pas të cilit ishte mahnitur. “Kur e lexova, – më tha, mendova: – Ja kështu shkruhet”! – Më propozoi të hamë bashkë e u vura pak në siklet, sepse sapo arriti në kamp, mbas disa ditësh, Petro me Safon, i erdhën në takim me trastat plot.

Kur vinte nëna ime edhe sikur t’i kishte mundësitë financiare, nuk i mbante dot pesha të tilla. Ai e kuptoi situatën dhe sulmoi hezitimin tim: – “Atëherë, më thuaj me cilin do të ha unë? Me x që është spiun apo me y që është immoral”?

Njeriu zvogëlohet në burg, sidomos në drejtim të këtyre lidhjeve që jo rrallë përfundonin në grindje. Ne i tejkaluam situatat me vogëlsira të tilla, duke i konsideruar me qëllim më të parëndësishme se sa ishin në të vërtetë.

Admiroja korrespondencën ndërmjet Madut dhe Nitës. Motër e vëlla, korrespondonin me njëri-tjetrin në mënyrë të çuditshme. Metaforat dhe aludimet që përdornin ata përbënin një rebus për cilindo censurues, sado i kualifikuar të ishte.

Nita shkruante më bukur se vetë Petro që ishte mjeshtër i letrave. Çudi, si kishte zgjedhur profesionin që kishte e ëma?! Megjithatë asnjëra nuk përjashton tjetrën. Atë, pasi përfundoi Artet e Bukura për pikturë, e emëruan në Fabrikën e Qelqit në Kavajë. Motër e vëlla kuptoheshin në mënyrë perfekte.

Më e drejtë do të ishte të them se ata nënkuptoheshin. Unë për vehte kisha gjithmonë nevojë për sqarimet e Madut, për të kuptuar plotësisht se kujt i referoheshin shprehje të veçanta, edhe kur bëhej fjalë për vajzat.

Madu fliste për “Paperinon” (Donald duck-un e Walt Disney) me një dobësi të veçantë (nën këtë nofkë i vinin informacionet për këtë vajzë nga Nita). Të gjithë kishim nevojë të na donin.

Duke treguar për marrëdhënie me vajza, për pije e zënie, i lëshonte shpesh fre fantazisë. Ishin dëshira të ndrydhura në subkoshiencën e tij, të cilët s’kishte mundur t’i realizonte. Sa herë që Petro e Safo vinin në takim, prisnim prej tyre ndonjë amnisti të mundshme, por horizonti sa vinte e errësohej.

Se si vepronin forcat brenda llojit të tyre, e për nga e kishin kahjen asnjeri nuk e analizonte dot, sepse absurdi vijonte tradicionalisht në çdo etapë. Çdo ngjarje nisej, zhvillohej e precipitonte jashtë çdo parashikimi.

Në vazhdim të këtij arsyetimi alogjik, një ditë të bukur, Madut i’u fal një pjesë e dënimit e, ai iku duke na lënë me shpresë (kështu na pëlqente t’a merrnim), se kurba e luftës së klasave kishte nisur rënien e saj…! Memorie.al

                                               Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Si u helmua babai im, Tuk Jakova, në Spitalin Civil të Tiranës në ‘59-ën, pas urdhrit të Enverit, që u zbatua nga...”/ Dëshmia e Agim Jakovës dhe kërkesa për kryeministrin e sotëm

Next Post

Kalendari Historik 10 Nëntor 2022

Artikuj të ngjashëm

“Në mbrëmjen e 6 majit 1976, kur Haki Beleri, po drejtohej nga studioja e transmetimi të lajmeve, u ndalua nga polici rojës, duke…”! / Historia e trishtë e legjendës së mikrofonit të Radio-Tiranës
Personazh

“Kur teknikë italianë që erdhën në Radio-Tirana në 1939-ën, i thanë drejtorit; ‘ne duam këngë italiane e, jo shqiptare’, ai, në kulmin e zemërimit…”/ Historia e panjohur e publicistit të famshëm Gjergj Bubani

November 25, 2025
“Dhe qëndron ashtu si ishë, do mbaj emrin si e kishë, emr’i tija i vërtetë, është Nëntor njëzet e tetë…”/ Zbulohet poezia e panjohur e Ali Asllanit për Ismail Qemalin dhe fotot e rralla nga ceremonia e varrimit
Personazh

“Dhe qëndron ashtu si ishë, do mbaj emrin si e kishë, emr’i tija i vërtetë, është Nëntor njëzet e tetë…”/ Zbulohet poezia e panjohur e Ali Asllanit për Ismail Qemalin dhe fotot e rralla nga ceremonia e varrimit

November 23, 2025
“Doja në Licen Artistik, por meqë duheshin tre degë, shtova Politeknikumin ‘7 Nëntori’ dhe Mjekësinë, por qava tre ditë rresht, kur pashë se ma nxorën për murator…”/ Dëshmia e rrallë e Safet Kolgjinit
Personazh

“Doja në Licen Artistik, por meqë duheshin tre degë, shtova Politeknikumin ‘7 Nëntori’ dhe Mjekësinë, por qava tre ditë rresht, kur pashë se ma nxorën për murator…”/ Dëshmia e rrallë e Safet Kolgjinit

November 23, 2025
“Nga Tepelena, ai me gjashtë shokët e tij, ikën e kaluan kufirin për në Jugosllavi, por, i afërmi i Haxhi Lleshit, shefi i UDB-së për Dibrën e Madhe, i dorëzoi…”/ Historia e panjohur e të birit të Gjon Marka Gjonit
Personazh

“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

November 23, 2025
“Nasuf Beg Dizdari, në revistën ‘Albania’ të Konicës me 15 korrik 1898, shkruan se; Molla Ahmet Bushati, ishte mësuesi i parë që çeli mejtepin në lagjen ‘Dërgut’ dhe…”/ Historia e panjohur e klerikut të Shkodrës
Personazh

“Nasuf Beg Dizdari ishte mik i ngushtë i Isa Boletinit dhe në fjalimin që mbajti në varrin e tij, ai…”/ Historia e panjohur e publicistit të famshëm, i diplomuar në Vjenë e Stamboll, që u dekorua nga Papa Piu

November 20, 2025
“Gjatë hetuesisë, i erdhi në qeli Kadri Hazbiu dhe i kërkoi ta çonin me mision te daja i vet në Belgjikë, por ai s’pranoi…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, për amanetin që i la Vilson Blloshmi para pushkatimit
Personazh

“Gjatë hetuesisë, i erdhi në qeli Kadri Hazbiu dhe i kërkoi ta çonin me mision te daja i vet në Belgjikë, por ai s’pranoi…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, për amanetin që i la Vilson Blloshmi para pushkatimit

November 20, 2025
Next Post
Kalendari Historik 3 Nëntor 2022

Kalendari Historik 10 Nëntor 2022

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme