• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, September 14, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Sport

“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran

“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran
“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran
“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran
“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran
“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran
“Lojtarët sovjetik të ‘Spartakut’ të Moskës mbanin ‘Medaljen e Trimërisë’, pasi kishin luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ekipi ynë dhe Pal Mirashi…”/ Historia e panjohur e legjendës së futbollit shkodran

Nga Prelë MILANI

Pjesa e parë

                                                    PAL MIRASHI, “SKIFTERI” I FUSHËS

                                                    Akademik e modernist në të luajtur

Gjithashtu mund të lexoni

“’Tirana’ e Lym Allës, ndryshoi historinë e futbollit kombëtar, kur u shfaq triumfuese, spektakolare, që kur fitoi Kupën e Republikës, në prill 1963, me…”/ Katër ekipet që bënë epokë në futbollin shqiptar

“Kur Arsen Hoxha u tha delvinjotëve; ju keni rënë dakord, që të fitojë Saranda, ata protestuan, takimi u mbyll 1-1 dhe policia e mori arbitrin, duke…”! / Dëshmia e rrallë e “Pupes”, personazhit mitik të Delvinës

Memorie.al / Skuadra e zemrës është si gruaja, dashnore e vërtetë. Sportistët idhuj janë si fëmijët që ka sjellë kjo grua në jetë, prandaj sa më shumë kalojnë vitet aq më tepër rritet nostalgjia, për të shkuarën që i përket historisë, pasi historia është libri interesant i jetës, prandaj vetë jeta është histori. Çdo kush që tenton të shfletojë historinë e  futbollit shqiptar  është i “dënuar” të përballet me portretin e një mjeshtri të racës kampione që mbante numrin 11 në fanellën kuq e zi të Përfaqësueses shqiptare, kampion dhe nën kampion i Ballkanit, kampion te “Vllaznisë” e “Dinamo”, pratoganist dhe pjesë e historisë më të ndritur të futbollit tonë.

Pal Mirashi lindi në Shkodër me 13 dhjetor të vitit 1925 në një familje të varfër. Alsid Mirashi djali i mjeshtrit të shquar shkodran thotë: “I ati babait quhej Mirash dhe nëna Mrikë. Familja përbëhej prej shumë fëmijësh djem dhe vajza, një pjesë e të cilëve vdiqën në moshë të mitur, ndërsa Ndoja, Pali, Zefi dhe Gjoni, jetuan dhe u bënë ushtarë të devotshëm të jetës.

Gjyshi im, babai i Palit, ka qenë nga Dushmani i Dukagjinit, ka zbritur në Shkodër pas vitit 1920 dhe është vendosë në afërsi të ish –Radio-Shkodrës së vjetër. Mirashi, babai i katër djemve, ka punuar gjithë jetën e tij si murator, si mjeshtër ka qenë duarartë, si njeri i virtytshëm, i thjeshtë i dashur dhe bujarë.

Ndoja djali i madh i familjes, vazhdoi shkollën tetëvjeçare në qytetin e Shkodrës dhe të mesmen Tregtare në Vlorë. Atje u aktivizua me ekipin e parë të futbollit të Vlorës dhe të basketbollit njëkohësisht. Në kohën e pushtimit italian për ndjenjat e tij antifashiste, internohet në Vetotene të Italisë. Pas kthimit nga internimi, ka luajtur përsëri me ekipin e Shkodrës, në rolin e qendërmbrojtësit.

Ndue Mirashi ka qenë një nga aktivistët dhe organizatorët e “Ballit Kombëtar” për Shkodrën në vitin 1945, për këtë arsye pushkatohet së bashku me Caf Metën. Ata në prag të vdekjes, u përleshën fizikisht me gardianët, duke manifestuar një shembull unikal guximi e trimërie, në historinë e burgjeve komuniste të pa mëshirshme shqiptare.

Pali së bashku me shkollën të cilën e donte fort, ndoqi edhe rrugën e sportit dhe ndoshta si të gjithë fëmijët e asaj kohe, kishte dëshirën të bëhej futbollist. “Nuk kam qenë më shumë se 10 vjeç, – kujton Pal Mirashi, – kur së bashku me shokët vraponim për tek fusha e vjetër, të shihnim ndeshjet e futbollit. Duronim edhe thupra xhandarësh që përpiqeshin të na largonin dhe ne bënim të pamundurën për t’u futur brenda.

Jetonim me futbollin dhe futbollistët, aq sa kishim filluar t’i imitonim e madje kishim për emra, emrat e lojtarëve të asaj kohe”. Pal Mirashi ka frekuentuar fushat kryesore të lagjeve të qytetit, ka marrë pjesë në duelet luftarake mëhallë me mëhallë, iu kanë grisur këpucët dhe gjakosur këmbët nga guralecët e fushave me gropa, ku futbollistët e vegjël matin forcat gjithë entuziazëm e krenari.

Bashkëmoshatari dhe ish-futbollisti At’Simon Jubani, tregonte: “Me Palin kami luajtur qysh se kemi qenë në fillore, kemi luajtur edhe në skuadrën ‘Dodona’ të cilën Pali, Denis Buletini, Sadush Kumbaro, Mërgim Çano, Zydi Barbullushi, e patën pagëzuar me atë emër kur ata vazhdonin gjimnazin e shtetit të qytetit tonë. Pali ka qenë elegant, të ka fikë derën e portës, kur ka kapë topin në zonë, ka nuhatë dhelpërisht zonën, ka ditë të ruhet ndaj lojtarëve impulsive, që e markonin ashpër fizikisht.

Unë shpesh herë e kam ba me ecë shpjetë, por kurrë nuk e ka humbur qetësinë në fushën e lojës. Pal Mirashi ka pasë shokë lojërash fëminore Çesk Zadenë, Tonin Arapin, Bik Ndojën, Prekë Gjeloshin etj. Kur luante me skuadrën ‘Dodona’, ishte veçse 15-16 vjeçar dhe gjatë viteve të luftës, janë ndeshur disa herë me skuadrat e ushtrisë italiane në Shkodër, janë mundur por edhe kanë përfituar eksperiencë në fjalëkryqet e lojës së futbollit.

Në një aktivitet futbollistik të organizuar nga Federata e Rinisë Fashiste në dhjetor të vitit 1940, u ndeshën ekipet më të mira të rinjve të qytetit. Një nga krye ndeshjet e këtij aktiviteti qe ai mes skuadrave të Gjimnazit dhe ‘Punës’, 3:1. “Pal Mirashi rezulton lojtar i formacionit bazë të ‘Punës’ së bashku me Dulin, Pjetrin, Tivarin, Nehanin, Ndoun, Gjergji, Gjehnej, Dragusha”.

“Artisi i Merituar”, Bik Ndoja, tregonte: “Pal Mirashin e kam pasë dashamirë dhe mik qysh në rini, ai ka qenë një lojtar me trup mesatar, shumë elegant, i zhdërvilltë, me hap të shpejtë, kur lëvizte me top kokën e mbante lart, vështrimin sa përpara sa anash, nga që ishte atlet dhe kërcyes ruante mirë ekuilibrin pavarësisht ndërhyrjeve shpesh të ashpra të kundërshtarëve, ka qenë lojtarë i frikshëm në luftën në ajër”.

Biseda e ngrohtë me Bikun më mundësoi të jap një përkufizim për portretin fizik të Mirashit, i cili ka qenë një djalë  i hijshëm, ezmer dhe i qeshur në fytyrë: “Ata flokë të zi të krehur përpjetë, sikur i ndrinin hijshëm mbi kaptinë, duke nxjerrë plotësisht në shesh një ballë të gjerë dhe të drejt që kufizohej me dy harqe vetullash kurore, poshtë të cilave nën qerpikët korb, herë struknin, herë zbulonin dy sy të qeshur me ngjyrë bojë qielli, shëmbëlltyrë e një njeriu energjik dhe me botë të pasur shpirtërore, ku buzëqeshja e çiltër ishte panorama e një mashkulli mister në paraqitje, gaztor, gurgullues në  të folur i matur dhe i përqendruar në mendime”.

Si për t’i ardhur në ndihmë të  mendimit tim, gazetari i mirënjohur sportive, Fatmir Mneri, në rubrikën “Profil” të gazetës “Sporti Ekspres”, 15 dhjetor 1996, në shkrimin me titull “Kujtesa e Pal Mirashit”, që përkonte me 71 vjetorin e kampionit, shprehej: “Mirashi kur nuk mund të jepet për aq. (për 71 vjeç). Trup të bëshëm, fytyrë që ende ruan përmes rrudhash tiparet e një bukurie burrërore, republika që ka rrasur në kokë sikur kërkon të fshehë thinjat, gjithçka tek ky njeri të jep përshtypjen e fisnikërisë”.

Pal Mirashin në nëntor të vitit 1944, e mobilizojnë  në radhët e Brigadës së VI-të Sulmuese, si njësi përbërëse e Divizionit të VI- të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare shqiptare, kaluan në mësymje të përgjithshme në Podgoricë, Tuz, Bioçën, Bjellopolje, Ljeva-Rjekan, deri në Vishegrad, të cilin arritën ta çlirojnë me 14 shkurt 1945.

Edhe në këtë kohë të vështirë lufte, Pal Mirashi nuk u shkëput nga bota e futbollit, atje hyri në skuadrën e Divizionit tonë dhe në Ferizaj patën zhvilluar një ndeshje me Divizionin e 44-t Jugosllav, që përfundoi me rezultatin e barabartë 2:2, autor i dopjetës shqiptare ishte Pal Mirashi. Edhe më pas gjatë marshimit, Bosnje-Kosovë-Maqedoni nuk do të qëndronte larg futbollit, luan me Ohrin, Strugën, Prishtinën etj.

Në pranverë të vitit 1945, lirohet si student nga mobilizimi ushtarak dhe futet në një kurs veror 4 mujor në gjimnazin e Tiranës. Me skuadrën e krijuar rrufeshëm mundi fillimisht një përfaqësuese BRASH-it (organizata e rinise asaj kohe) dhe barazon 0:0 me Sport Klub “Tiranën”.

Paraqitja që manifestoi Pali nuk kishte si t’i shpëtonte dot syrit kureshtar të trajnerit të Tiranës, Adem Karapici, i cili sapo përfundoi ndeshja i afrohet djaloshit elegant dhe duke i vënë dorën mbi sup si shenjë përkëdhelje sportive, i drejtohet me pyetjen sugjestionuese:

“A ke dëshirë të luash me Sport-Klub ‘Tirana’”?! Nuk e prisja këtë pyetje në atë moment të beftë, prandaj mu duk sikur më valoj gjaku në fytyrë, të rrahurat e zemrës mu shpeshtuan, u mbusha me frymë dhe nga gjoksi më gufoi ajo që e shqiptova me një po, që përmblidhte gjithë ëndrrat dhe dashurinë time për futbollin”, tregonte Pali.

Mirashi ëndërrimtar nuk mund të ndrydhte ndjenjën e vet, fjala po ishte ndoshta disi e nxituar por shumë domethënëse për rrugën ku do ta shpinte pasioni shpërthyes “aventurierin” e dashuruar me “mollën e artë” të lojës top e këmbë. Me Tiranën ka një karrierë fare të shkurtë: Luan në ndeshjet e një kupe dhe meqë mbetet pa bursë, kthehet në vendlindje …”Vllaznia” e pret me krahë hapur…”!

Interesant është fakti se të parën ndeshjen e parë që luan Pal Marashi në radhët e Tiranës, u përball me ekipin e vendlindjes së vet “Vllazninë”, ndeshje e zhvilluar 27 janar 1946, për Kupën e Federatës, në prezencë të 2500 spektatorëve kryeqytetas dhe përfundoi me fitoren e “17 Nëntorit” të Tiranës, 2:1.

Në minutën e 17, vendasit kalojnë në avantazh me anën e Fagut, i cili ktheu në gol një penallti në portën e Tahirit, të shkaktuar nga mbrojtësi shkodran, Muhamet Dibra. Barazoj Met Vasija në minutën e 32, kurse Xhavit Demberi në në minutën e 69, shënoj golin e fitores për Tiranasit. Sipas kronikës së kohës, mësojmë se nga skuadra vendase u dalluan Skënder Begeja, Pal  Mirashi dhe Xhavit Demberi, nga skuadra shkodrane, Dodë Tahiri, Beqir Osmani dhe Xhelal Juka.

Takimi i kthimit i luajtur në Shkodër me 10 mars 1946 mes këtyre dy ekipeve, po për kupën e Federatës, përfundoi me rezultatin e bardhë. Loja qe ekuilibruar epërsi e plotë shkodrane në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Tirana pati dy raste ideale të cilat i neutralizoi me mjeshtri portieri i shquar shkodrane, Dodë Tahiri. Në ketë ndeshje përsëri dallohet talenti i ri Pal Mirashi, loja e të cilit vlerësohet nga pena e Aton Mazrrekut, i cili shkruante: “Mirashi e përdorë shumë mirë topin, por e mban shumë në këmbë dhe vonohet”

Viti 1946 është pa dyshim viti më mbresëlënës dhe më i suksesshëm në karrierën sportive të Pal Mirashit. Ishte vetëm 20 vjeç, kur debutoi në radhët e “Vllaznisë” kampione, në gjirin e së cilës luanin një gardë kampionësh të futbollit shqiptar, që do të rikonfirmoheshin akoma më bujshëm si të tillë. Po këtë vit djaloshi simpatik shkodran, kurorëzon edhe tre ëndrra të tjera të gati, gati të pabesueshme!

Ai, jo vetëm veshi fanellën kuq e zi që peshon aq rëndë, por me shokët e tij duke u shpallë kampion i Ballkanit, do të prekte për së pari majat e “olimpit” në sportin shqiptar, madje do te ishte po ky Pal Mirash, zgjedhja e guximshme dhe e pagabueshme e mjeshtrit jugosllav të bankinës shqiptare, Ljubisa Broçiç që do të cilësohej befasia e këtij kompeticioni.

Në javën e parë të Kampionatit të vitit 1946, ose i nënti në renditjen e deri atëhershme, në radhët e formacionit të frikshëm shkodran, do të debutonte për herë të parë në një ndeshje zyrtare Pal Mirashi, i cili akoma nuk i kishte mbushur të 20 vitet.

Një ditë të bukur pranverore me 14 prill 1946, “tabori” shkodranë i përbërë nga Dodë Tahiri, Muhamet Ademi, Beqir Osmanin, Muhamet Dibra, Muc Koxhja, Bimo Fakja, Adem Smajli, Met Vasia, Pal Mirashi, Latif Alibali dhe Xhevdet Shaqiri, zbret në fushën e blerë të qytetit të Korçës, për të shpartalluar në mënyrë të pa mëshirshme; 0:6, njerin prej ekipeve me tradita më të shquara, “Skëndërbeun” vendas.

Shkodranët janë të papërmbajtshëm ndonëse luanin përballë emrave të shquar, si portieri Koli Marjani, Miço Pullaska, Karaguni, Sharko, Zisi etj. Loja fillon mbarë nga debutuesi këmbëmbarë Pal Mirashi, i cili në minutën e 12, pas një manovrimi elegant shkarkon një gjuajtje të pamëshirshme, duke e detyruar legjendën e vjetër të portës korçare të shtangej dhe më pas të nxirrte topin nga shporta.

Në minutat e 14-të dhe 28-të, “Vllaznia“ shënon dy herë më autor Adem Smajlin, me dy topa të artë të dhuruar nga Pal Mirashi, i cili shkëlqen së bashku me debutuesin tjetër Xhevdet Shaqiri, i cili pati fatin e lumtur të shënonte tre gola në atë goleadë shkodrane në Korçë.

Me 21 prill 1946, në Tiranë do të zbriste “Spartaku” i Moskës, një emër sugjestionues i futbollit sovjetik, duke ju referuar shkrimeve të kohës mësojmë se po thuaj të gjithë lojtarët sovjetikë, kishin “Medaljen e Trimërisë”, pasi kishin luftuar me armë në dorë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ata u shfaqën edhe si futbollist të mëdhenj.

Me 21 prill “Spartaku” u ndesh me “Partizanin” skuadrën e re të ushtrisë të sapo krijuar, sovjetikët fitojnë 2:5, më pas të njëjtin fat 0:2. Pati edhe Përfaqësuesja e Sport-Klubeve të Jugut dhe 0:3, edhe Përfaqësuesja e Sport-Klubeve të Veriut, e cila nuk ishte tjetër, veçse “Vllaznia”, plus Skënder Begenë e “17-Nëntorit”.

Mirashi ka luajtur dy ndeshje kundër “Spartakut” të Moskës, me Përfaqësuesen e Veriut edhe me Përfaqësuesen Shqiptare. Në takimin e parë ditën e martë me 28 prill 1946, Përfaqësuesja e Sport-Klubeve të Veriut që në fillim në minutën e 3-të kërkon të gjej golin me anën e Mirashit, por portieri sovjetik ndërhyn, duke larguar mrekullisht rrezikun. Një minut më vonë, sovjetikët gjuajnë një korner Simislov, godet mrekullisht, topi përfundon në këmbët Simloovit dhe ky në mënyrë shigjetuse, vetëm një metër larg vijës fatale, nuk fal dhe shënon.

Loja sovjetike është e shkëlqyer të cilët pa vonuar shënojnë në mënyrë spektakolare përsëri me anën e Simloovit. Ofensivës sovjetike për të ardhur tek goli i tretë, i pret udhën portieri Tahiri, në minutën 12 e 17. Mirashi e Smajli rrezikojnë seriozisht portën e “Spartakut”. Në minutën e 37, Dodë Tahiri me një mjeshtri të rrallë, pret një bombë të tmerrshme të Silankovit, dhe pa kaluar as një minut, përsëri vigani i portës sonë, neutralizon një shut të nokautit të sovjetikëve. / Memorie.al

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Studiuesi thekson paditurinë e vënë re për një fenomen të rrallë ndër shqiptarët, nga ana e ish-oficerit të Vehrmaht-it gjerman, Peinsipp, për rrëmbimin e nuseve...”! / Refleksionet e publicistit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“’Tirana’ e Lym Allës, ndryshoi historinë e futbollit kombëtar, kur u shfaq triumfuese, spektakolare, që kur fitoi Kupën e Republikës, në prill 1963, me…”/ Katër ekipet që bënë epokë në futbollin shqiptar
Sport

“’Tirana’ e Lym Allës, ndryshoi historinë e futbollit kombëtar, kur u shfaq triumfuese, spektakolare, që kur fitoi Kupën e Republikës, në prill 1963, me…”/ Katër ekipet që bënë epokë në futbollin shqiptar

September 5, 2025
“Kur Arsen Hoxha u tha delvinjotëve; ju keni rënë dakord, që të fitojë Saranda, ata protestuan, takimi u mbyll 1-1 dhe policia e mori arbitrin, duke…”! / Dëshmia e rrallë e “Pupes”, personazhit mitik të Delvinës
Sport

“Kur Arsen Hoxha u tha delvinjotëve; ju keni rënë dakord, që të fitojë Saranda, ata protestuan, takimi u mbyll 1-1 dhe policia e mori arbitrin, duke…”! / Dëshmia e rrallë e “Pupes”, personazhit mitik të Delvinës

July 26, 2025
“Derbi ‘Jonian’ mes Himarës dhe ‘Butrinit’, mbahej gjallë nga Simo Kallushi dhe i plotfuqishmi zonës, polic Luftari, që u thoshte arbitrave…”/ Historia e panjohur e ekipeve rivale, që “ndiznin” qytetet e vogla
Sport

“Derbi ‘Jonian’ mes Himarës dhe ‘Butrinit’, mbahej gjallë nga Simo Kallushi dhe i plotfuqishmi zonës, polic Luftari, që u thoshte arbitrave…”/ Historia e panjohur e ekipeve rivale, që “ndiznin” qytetet e vogla

July 25, 2025
“Kur na çonin në malin e Dajtit, ku përveç televizorit ‘Lura’, s’kishim asnjë argëtim, sportistët iknin te antena në majë dhe shikonin RTL-në apo, Tele Norbën…”! / Historia e “pushimeve” të ekipeve, para viteve ’90-të
Sport

“Kur na çonin në malin e Dajtit, ku përveç televizorit ‘Lura’, s’kishim asnjë argëtim, sportistët iknin te antena në majë dhe shikonin RTL-në apo, Tele Norbën…”! / Historia e “pushimeve” të ekipeve, para viteve ’90-të

July 21, 2025
“Nga Çeço, Metani, Bukoviku e Gëzdari, te Agolli, Sejdini e Marjeta Zaçe, të cilët aty …”/ Historitë e panjohura të sportistëve të famshëm të kryeqytetit te Hotel “Donika”, vendi i gëzimeve por dhe dramave të mëdha!
Sport

“Nga Çeço, Metani, Bukoviku e Gëzdari, te Agolli, Sejdini e Marjeta Zaçe, të cilët aty …”/ Historitë e panjohura të sportistëve të famshëm të kryeqytetit te Hotel “Donika”, vendi i gëzimeve por dhe dramave të mëdha!

July 6, 2025
“Ndeshja me Jugosllavinë u humb, edhe për situatën e krijuar, pasi ai takim u trajtua më shumë në aspektin politik, se sa sportiv…”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të kombëtares, për takimin e ’68-ës
Sport

“Me një atmosferë të rëndë psikologjike, u përballu stafi shqiptar, sapo mbërri në Beograd, madje në seancën stërvitore, një ditë para takimit, ata…”! / 12 nëntor ’67, kur Shqipëria mundej 4 me 0, në Beograd!

June 7, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme