• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Libri më i ri ‘Monument i dijes’, dhurata më e çmuar në 70-vjetorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës

Libri më i ri ‘Monument i dijes’, dhurata më e çmuar në 70-vjetorin e Universitetit  Bujqësor të Tiranës
Libri më i ri ‘Monument i dijes’, dhurata më e çmuar në 70-vjetorin e Universitetit  Bujqësor të Tiranës
Libri më i ri ‘Monument i dijes’, dhurata më e çmuar në 70-vjetorin e Universitetit  Bujqësor të Tiranës

Nga Imer Hysa

Memorie.al/ Monumenti i Dijes” është libri i tretë që i kushtohet tempullit të dijës në Kodër Kamëz, Universitetit Bujqësor, ku me mijëra studentë u diplomuan duke u bërë specialistë të aftē, drejtues te zotë, profesorë, shkencëtar, gazetarë, artistë e biznesmenë të devotshëm.

Ai pason dy librat e tjerë shkruar 20 vitet e fundit “Universiteti i Blertë” me autorë Hulusi Hako dhe Spasse Thanasi, botuar në vitin 2001 me rastin e 50 vjetorit të tij dhe librin “Rrëkezat e Kujtimeve”, botuar në vitin 2011 nga autorët Rexhep Çullhaj dhe Spasse Thanasi dhe botuar me rastin e 60 vjetorit tē këtij universiteti.

Libri ‘Monumenti i Dijes’ në Koder Kamëz me autorë Spasse Thanasi dhe Prof. Gani Moka botuar këtë vit është dhurata më e bukur që do i bëhej këtij universiteti dhe mijëra studentëve dhe pedagogëve në kētë 70-vjetor të jetës së tij.

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 2 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 20 Nëntor 2024

“Ngacmimi emocional i dekadave me përballjet e shumta me jetën studentore brez pas brezi në dimensione e informacione të larmishme plot vlera shoqërore e kulturore në proçesin e formimit të jetës, do te shkruan autorët, na futën në këtë proçes botimesh që nuk do të ndalet, që brezat e pedagogëve e studentëve të ndjejnë traditën e historisë së Universitetit Bujqësor që na përket të gjithëve”.

Për të gjithë ata student që për 70 vite kaluan nëpër bangat e auditorëve, në laboratorët dhe njësitë eksperimentale do të ruhej përjetë nē kujtesë ajo bukuri mahnitëse e këtij tempulli të dijes i shtrirë në kodrat e buta gjithë gjelbërim me aromë agrumesh e trëndafilash.

Është kjo dashuri monumentale e brezave të dijes e kthyer në histori, poezi dhe këngë për këtë monument të dijes. Nga autorët e librit vërehet qartë përkujdesja për të vendosur me kujdes në çdo fletë të librit fjalë dhe fotografi që të harmonizojnë natyrshëm atë ndjesi, atë mall të pa shuar, për të gjithë studentët e pedagogët ndër vite dhe veçanërisht për ata që në një farë mënyre këtu apo kudo që jetuan dhe punuan lanë gjurmë.

Nuk janë pak, janë me mijëra. Ekonomistë, Agronome, Inxhinierë pyjorë, Mjekë Veterinerë dhe Zooteknik që duke startuar nga këtu do të punonin në çdo skaj të Atdheut duke derdhur djersë dhe lënë gjurmë.

Falë këtyre specialistëve ekonomia shqiptare do të transformohej në njē ekonomi të zhvilluar dhe moderne duke thyer rekorde te prodhimit bujqësor dhe blegtoral. Falë specialistëve të aftë dhe të kualifikuar shumë prej të cilëve në nivel shkencëtarësh do të ngriheshin edhe Institute të rëndësishme si: ai i ‘IKV’-ja, ‘I MISRIT’, ‘I ORIZIT’, ‘I PERIMEVE DHE PATATEVE’, ‘INSTITUTI FORAGJER’ etj., që jo vetëm do futnin kultivarë të rinj hibridë dhe të kryqëzuar, por do të rrisnin prodhimin disa herë.

Autorëve nuk u ka munguar vëmendja dhe kujdesi për të mos harruar askënd që la gjurmë në hapësirën e gjelbër shqiptare qoftë në fushë, pyje apo stalla. Ndarja në kapituj duket se është një zgjedhje me kujdes, tamam si e një lulishtari ku din të mbjellë atë lulen e bukur që jo vetëm të shfaqë bukuri, por dhe të aromatizojë mjedisin.

Që në kapitullin e parë, të titulluar “Histori e mrekullueshme e Universitetit, që nisi jetën nga një qelizë e vogël…” vërehet qartë ecuria ndër vite për 70-të me radhë duke kujtuar gjithë respekt e mirënjohje ish pedagogë e studentë që Universitetin Bujqësor benë të mbetet tempull i dijes në zhvillimin e dijes profesionale e shkencore.

“Koha e e gjurmëve të mbetura nga brezat e dijes është si një univers që sjell mbi supe vitet që shkuan, dashurinë e takimeve të pa harruara do të shkruante autori, udhëza drite që sollën ndryshime epokale në jetën universitare dhe i dhanë dritë gjithë Shqipërisë”

Janë të shumtë personazhet e librit, e pamundur t’i përmendësh të gjithë ata me emra. Janë të shumtë se dhe jeta e këtij universiteti është jo e vogël por shtatë dekada. Edhe në kapitujt pasues, përmes mozaikëve të kujtesës do të ndjehet tingëllimi i zërit me flladin e viteve.

Me shumë kujdes autorët janë treguar të kujdesshëm që mendjes dhe dorës së tyre të mos i shpëtonte asgjë. Faqja e Rektoratit dhe Senatit Akademik do të zërë një kapitull të veçantë, mbase nē shenjë mirënjohje e respekti si kapitulli: Drejtimi i Universitetit Bujqësor.

Po kështu një vend të rëndësishëm zënë kapitujt Agronomi, Bimët, Libri, mbase një triptik specifik kushtuar kuadrove të bujqësisë që transformuan natyrën duke e shndërruar në monumente natyrore nga fushat e hijeshuara nga drithërat, kulturat industriale e foragjeret, deri te brezaret e agrumeve, plantacionet e vreshtave, ullinjve, fiqve, mollëve, kumbullave etj duke krijuar një brez të gjelbër Jug Veri nēpêr kodrat e bukura që në shumicën e tyre të taracuara duke marrë një pamje piktoreske.

Një vend të veçantë autorët i kushtojnë kapitullit Pedagogu Njeriu i Shenjte i dijes, duke veçuar njerëz e individualitete pedagogjike e shkencore që meritojnë respekt e mirënjohje. Në përgjithësi studentët që vazhdonin Universitetin Bujqësor ishin nxënës tē shkëlqyer të shkollave të mesme, por për faktin se “biografinë e kishin me njollë” pushteti i kohës do t’i “favorizonte” për të mos i lënë pa shkollë, i regjistronte këtu.

Ishin pikërisht këta pedagogë që ishin edhe si prindër, që kurrë nuk i fyen studentët e tyre, përkundrazi u dhuronin dashuri. Mbase ata e dinin se studentët që do dilnin nga këta do tē ishin “të persekutuarit e profesionit”, për faktin se jetën e tyre do e kalonin arave, pyjeve, stallave, larg familjes dhe aktivitetin e punës e kishin “në shtëpi pa çati”, qe do të thoshte se ishe edhe në mëshirë të kushteve atmosferike natyrore dhe përballe rrezikut “si sabotator” nëse nuk realizoje detyrën.

Duke shfletuar me kujdes fletët e librit, të duket sikur hap dritaret dhe prej aty shikon gjithë kënaqësi hapësirën sa të rrok syri. Në çdo fletë do shohësh një pjesë qielli kujtese që lanë jo vetëm pedagoget dhe shkencëtarët por dhe njerëzit e letrave, letrarët, gazetarët.

Nga këtu, nga ajo redaksi e vogël e gazetës ‘Studenti i Bujqësisë’, që hapi dyert për qindra krijues të rinj do të nisnin ngjitjen e shkallëve poetët e ardhshëm, shkrimtarët dhe gazetarët. Do të ishin pikërisht ata, që si vëllezërit e tyre shkencëtarë do tê gdhendnin emrat e tyre kopertinave të librave, faqeve të gazetave, mikrofonave të radiove dhe ekraneve të televizioneve. Falë këtyre krijuesve do të vlerësohej puna e çdo specialisti në çdo fushë të jetës. Ata që shkruanin vargje do ti këndonin edhe profesionit të tyre siç është edhe kjo poezi e shkruar nga autori i këtij shkrimi.

MARSHI I VETERINEREVE

Sa të jemi ne, ka jetë njerëzimi

Një veteriner – njëzet doktorë!

Ndaj në çdo strehë na pret nderimi

Tejet njerëzore, puna jonë!

 

Atje, ku agimi zbardh më herët

Ku një këndes bën zgjim me këngë

Të gatshëm, do gjeni veterinerët

Se janë doktorë edhe për shpendë.

 

Aty, ku njerëzit përshëndesin

Ku blegërojnë qengja dhe keca

Veterinerët, doemos, do i gjeni

Se nëpër stane u zgjatet jeta.

 

Aty ku ndjehet aromë qumështi

E kosi pritet, si djathë, me thikë.

Do i dëgjoni tek thonë, fjalë urtët:

Bulmetin bio, hani pa frikë!

 

Atje ku bletët zzz gumëzhijnë

Dhe lulet çahen prej nektarit

Veterinerët me sytë gjithë dritë

Do ju ofrojnë ëmbëlsi mjalti.

 

Në stan, në stalla, apo në fushë

Herë ditën, herë natën, pa hënë.

Veterinerët, si pishtarë t’prushtë

Frymë mirësie derdhin ndër dhen.

 

Ka dhe nga ata, që rrinë mbi letra

Dhe shkruajnë vargje për blegtorë

Ka veterinerë që shkruajnë vjersha

Për lopë, për qengja, a një përçor…

 

Sa të jemi ne, ka jetë njerëzimi

Një veteriner – njëzet doktorë!

Ndaj në çdo strehë na pret nderimi

Tejet hyjnore, puna jonë!

Falë tyre do të botoheshin edhe kjo kolane librash për “Universitetin e Gjerber”” siç është edhe ky libër si dhurata më e bukur dhe më e çmuar që mund të dhurohej në një përvjetor të rëndësishëm si ky.

“Vitet do tē kalojnë, -shprehen autorët, dekadat do të rrjedhin, shekujt do të vulosin histori të shumta. Universiteti Bujqësor do të festojë edhe 500 vjetorin e tij. Prandaj dhe historia e shkruar që në embrionin e tij, në ecjen e vrullshme të zhvillimit dhe evolimit si një universitet vlerash mbarëkombëtare dhe me përqasje shkencore në nivel evropian do të jetë një kronikë e vlefshme e brezave të dijes, një tempull i madh zhvillimi e përsosje.

Hapat e mëdhenj e të sigurt të këtij gjiganti diturie do tē vijojnë në breza të tjerë studentësh, në vetëdijen e një armate  pedagogësh e profesorati që do vijojë mësimdhënien dhe karrierën shkencore universitare për shkencën bujqësore”.

Dhe autori me mjaft xhentilesē do ta mbyllte librin me fjalët: “Ne jemi të vetëdijshëm se gjithmonë këto botime do tē jenë një referencë e shëndoshë dhe dalluese e të gjithë përshkrimeve dhe studimeve mbi vitet e jetës universitare dhe historinë e Universitetit Bujqësor”.

“Universiteti Bujqësor ndrin si një monument me vlerë kombëtare plot dritë jete dhe frymëmarrje të përsosur”. Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Avdulla Sallaku me Xhavit Qesen shprehen: ‘në dhomë ka spiunë dhe na spiunojnë’, duke i mbajtur sytë në drejtim të…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit nga agjenti

Next Post

Kalendari Historik 16 Dhjetor

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Të Ndryshme

Kalendari Historik 2 Dhjetor 2024

December 1, 2024
Kalendari Historik 1 Nëntor 2024
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Nëntor 2024

November 19, 2024
Kantina “Binjakët” në Tiranë, një atraksion turistik, që po mahnit vizitorët vëndas e të huaj, të cilët e krahasojnë me “Cabernet” të Napa-s, apo “Shtëpitë e Shampanjës” së Francës e, Portugalisë
Të Ndryshme

Kantina “Binjakët” në Tiranë, një atraksion turistik, që po mahnit vizitorët vëndas e të huaj, të cilët e krahasojnë me “Cabernet” të Napa-s, apo “Shtëpitë e Shampanjës” së Francës e, Portugalisë

September 1, 2024
Pamje nga paradat ushtarake të organizuara në Tiranë me pjesëmarrjen e president Ahmet Zogu dhe autoriteteve të kohës në vitet 1926-1927
Të Ndryshme

Riorganizimi i mbretërorëve – domodoshmëri historike

May 22, 2024
‘Integral Albania’ vjen në ndihmë të familjeve shqiptare duke sjellë në Tiranë shkollat më të mira të mesme në të gjithë botën, nga Anglia në Spanjë, Gjermani, Francë e deri në SHBA-ës.
Të Ndryshme

‘Integral Albania’ vjen në ndihmë të familjeve shqiptare duke sjellë në Tiranë shkollat më të mira të mesme në të gjithë botën, nga Anglia në Spanjë, Gjermani, Francë e deri në SHBA-ës.

April 17, 2024
Panairi Ndërkombëtar i Arsimit, në bashkëpunim me ‘Integral Albania’ rikthehet në Shqipëri, në datën 2 mars, në Hotel ‘Rogner’ në Tiranë dhe “Rozafa’ në Shkodër
Të Ndryshme

Panairi Ndërkombëtar i Arsimit, në bashkëpunim me ‘Integral Albania’ rikthehet në Shqipëri, në datën 2 mars, në Hotel ‘Rogner’ në Tiranë dhe “Rozafa’ në Shkodër

February 28, 2024
Next Post
Kalendari Historik 1 Dhjetor

Kalendari Historik 16 Dhjetor

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!