• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, March 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Libraria e tij në ‘Qafën e Pazarit’, ku mblidheshin profesorët, doktorët, artistët, krijuesit e, sa e sa intelektualë të qytetit të gurtë, ishte kthyer në…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për librin “Alizot Emiri”

“Pasi u diplomua në Bukuresht, Dr. Emili u kthye në Shqipëri dhe shërbeu pranë Spitalit Civil të Tiranës, në Pediatri, ku Prof. Selaudin Bekteshi…”/ Historia e panjohur e mjekut të famshëm
“Në Spaç, kishim edhe djalin e tezes së Enver Hoxhës dhe para se të humëbte jetën në mënyrë tragjike në galeri, kur e pyeta për kushëririn e tij, ai u shfre me…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik
“Ishte matur t`i shkruante ‘Komandantit’, Enverit, ish-nxënësit të tij, por dikush e kish këshilluar: pse të shfaqesh i pakënaqur, apo të haçë…”! Historia e panjohur e, mikut të ngushtë të Nolit
Fotografi me pamje të ndryshme nga Gjirokastra në vitet 1910-1930
Fotografi me pamje të ndryshme nga Gjirokastra në vitet 1910-1930
Fotografi me pamje të ndryshme nga Gjirokastra në vitet 1910-1930

Nga Sejmen Gjokoli

Memorie.al / Saktë nuk e mbaj mend, por me siguri duhet të kem qenë në gjysmën e dytë të shkollës së mesme, kur jam futur për të parën herë në dyqanin e tij. Kisha nisur të dashuroja shumë poezinë, por edhe reportazhet që shkruheshin herë pas herë në gazeta dhe aty merrja të përditshmet e shtypit, sidomos të dielave kur e kishte radhën “Drita”. Këtë punë bëja sa herë që ndodhesha në qytet, në Gjirokastër, gjatë pushimeve verore. Në librari shiteshin edhe të përditshmet e shkruara, ndaj disa për gazeta e të tjerë për libra, zakonisht rrinte e mbushur plot. Vonë, shumë vonë e kam mësuar se ay që tregtonte librat dhe gazetat, Alizoti kishte emrin, gjithë herë e dija se Ali-Zoti ishte emri dhe mbiemri bashkë.

Emiri-n që në fakt ishte mbiemri, të paktën unë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Kjo edhe për faktin se emri i tim eti, ishte Ali dhe unë mendoja se ky ishte adsh me atin tim. Kaq shumë kishte bërë emër emri i tij, sa mbiemri dukej i pa nevojshëm, mbase një rast unik ky i librarit legjendar gjirokastrit.

Atë kohë s’kishte si ta mendoja që pikërisht gjysëm shekulli më pas, do të më binte në dorë libri kushtuar jetës dhe veprimtarisë së këtij njeriu, shkruar me aq shumë dashuri e mjeshtëri, nga dy djemtë e tij, Shpëtim e Ibrahim Emiri. “Më dërgo adresën se do ta postoj” – më shkroi përpara pak ditësh Shpëtimi prej Tiranës ku jeton, njëri prej djemve dhe autorëve të librit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Biblioteka e tij kishte mbi 5000 vëllime, libra të shtypura para vitit 1500 dhe duke menduar se do t’i shërbente një ditë kur të dilte nga burgu komunist, i tha hetuesit…”/ Historia e trishtë e Terenc Toçit

“Bjeshkët e Vermoshit kje tui marrë Mali i Zi, po t’mos qëndrojshin Uc Turku, Prek Cali me të tjerë, të cilët…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Kelmendit, që Fishta e përjetësoi te ‘Lahuta e Malcis’

E tha dhe e bëri dhe s’vonoi kur libri me autografin e tij më mbërriti te dera, në banesën time në Vlorë. As vetë nuk e mendoja se do më tërhiqte kaq shumë, sidomos kur duhet të lexosh gati 400 faqe të shkruara. Në fakt Pëllumb Kulla, që është edhe autori i parathënies, e paralajmëron këtë gjë, por tjetër të të thonë e, tjetër ta provosh.

Kam mbetur i befasuar prej këtij leximi dhe njëherësh kam marrë një emocion të veçantë. Ndonjëherë qëllon që historia e një njeriu të zakonshëm, ka kaq shumë lëng jete, sa të duket si një univers më vete. Kështu edhe historia e Alizot Emirit, librarit me famë të Gjirokastrës, njeriut që jeta e tij shkon përtej jetës së një njeriu.

Ajo të kujton sa e sa njerëz të cilët në thjeshtësinë e jetës së tyre, jo vetëm kanë bërë historinë e tyre, por janë kthyer njëkohësisht edhe në pika referimi. Siç historia e jetës së këtij njeriu të thjeshtë, ka rrezatuar përtej vetes, familjes apo farë e fisit të vet.

Veç të tjerash, siç del qartë në tërësinë e të bëmave të tij, të shumtat të ndodhura përmes një humor fin, po nga ata të hollët fare e, që hera herës të kujtojnë si të ishin të Xhebro Gjikës me shokë, vërtetohet se si individi ka rolin e tij në zhvillimet shoqërore, qoftë edhe të një qyteti të tërë.

Njerëz me dhunti të veçanta e që imponues bëhen me mençurinë dhe intelektin e tyre.

…Kalvari familjar i Alizot Emirit, një histori më vete, me shumë pika kulmore e në jo pak raste dramatike. Zierja e ujit në sobë nga Aneja, gjasme se po ziente diçka për fëmijët, për t’u shtruar për darkë, por që ziente e ziente deri sa t’i zinte gjumi (në mungesë të ushqimeve) pa dyshim mbetet diçka dramatike, tronditëse, unikale.

Po sa e sa ndodhi të tjera na rrëfehen mes faqeve të librit dhe që të gjitha heroi ynë i kapërcente falë mençurisë së tij dhe optimizmin për jetën e cila, duhet të jetohej me çdo çmim.

Por më duhet të them se edhe mënyra e të shkruarit, gjuha dhe stili i të rrëfyerit, përshkrimi deri në detaje i ndodhive dhe situatave, mbeten për librin një vlerë e shtuar. Është një libër që të emocionon, të gëzon, të intrigon, por edhe të pezmaton.

Nuk i kemi më në qarkullim këto lloj “specie”, nuk i kemi më këto modele njerëzore që punën e tyre të thjeshtë ta bëjnë me kaq shumë pasion e me kaq shumë dashuri dhe kryesorja që përmes punës së tyre të bëhen nxitës dhe përçues për më shumë dituri e kulturë.

Njerëz që gati kthehen në institucion kulturor më vete. Të vjen keq se nuk po duken më këta njerëz të etur për dije e kulturë, nuk i gjejmë dot më këto grupe e rrethe shoqërore, që transmetonin kulturë e bëheshin promotorë të të mirës në shoqëri.

Siç, bie fjala, ishte kthyer libraria e Alizotit aty në “Qafën e Pazarit”, ku kohë e pas kohe mblidheshin profesorët, doktorët, artistët, krijuesit e sa e sa intelektualë të qytetit të gurtë.

Alizot Emiri, njeriu që përmes botës së tij të madhe, humorit, satirës së tij brilante e, jetës aktive shoqërore, mbetet përherë i kujtuar e i nderuar nga të gjithë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me bustin e ‘Skënderbeut’, babai u mor gati 40 vite, por ai ishte shumë i kënaqur me monumentin që u vendos në Tiranë, pasi...”/ Ana e panjohur e legjendës së skulpturës shqiptare

Next Post

“Bahri Omari, edhe pse s’ishte i diplomuar për drejtësi, reagoi; nëse Ismail Golemi ka thënë që ‘Balli’ ka bashkëpunuar me gjermanët, ai...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për Gjyqin Special, shkurt-mars 1946

Artikuj të ngjashëm

“Biblioteka e tij kishte mbi 5000 vëllime, libra të shtypura para vitit 1500 dhe duke menduar se do t’i shërbente një ditë kur të dilte nga burgu komunist, i tha hetuesit…”/ Historia e trishtë e Terenc Toçit
Personazh

“Biblioteka e tij kishte mbi 5000 vëllime, libra të shtypura para vitit 1500 dhe duke menduar se do t’i shërbente një ditë kur të dilte nga burgu komunist, i tha hetuesit…”/ Historia e trishtë e Terenc Toçit

March 16, 2026
“Partizanët e ’45-ës, nuk u pritën me trëndafila në Veri, pasi Lufta kishte mbaruar dhe s’kishte mbetur këmbë pushtuesi, por ‘reaksionarët’ antikomunistë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Bjeshkët e Vermoshit kje tui marrë Mali i Zi, po t’mos qëndrojshin Uc Turku, Prek Cali me të tjerë, të cilët…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Kelmendit, që Fishta e përjetësoi te ‘Lahuta e Malcis’

March 15, 2026
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Personazh

“Studiuesi erudit, po i ethur deri në gen me idetë social – komuniste, Gazmend Shpuza, që ngriti në qiell bëmat e Haxhi Qamilit, e quante gazetën ‘Taraboshi’ si…”/ Historia e panjohur e Terenc Toçit

March 17, 2026
“Teologu Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kulturës sonë, i pari që solli në Shqipëri fotokopjen e ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut, e Prof. Çabej…”/ Si vdiq në mjerim dhe i vetmuar, shkencëtari famshëm!
Personazh

“Teologu Justin Rrota, personalitet dhe dijetar i shquar i kulturës sonë, i pari që solli në Shqipëri fotokopjen e ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut, e Prof. Çabej…”/ Si vdiq në mjerim dhe i vetmuar, shkencëtari famshëm!

March 15, 2026
“Në prill 1993, kur në një dhomë të errët të Katedrales së Shkodrës, Nënë Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: më jep bekimin tënd, Dom Mikeli…”/ Historia e panjohur e Kardinalit të parë shqiptar
Personazh

“Në prill 1993, kur në një dhomë të errët të Katedrales së Shkodrës, Nënë Tereza u ul në gjunjë para tij, duke thënë: më jep bekimin tënd, Dom Mikeli…”/ Historia e panjohur e Kardinalit të parë shqiptar

March 14, 2026
“Enveri, një njeri i paskrupullt, profesoruc që aksidentalisht u gjend në mbledhjen e PKSh-së, për gabimet trashanike të kryetarit tonë, Koço Tashko, i cili…”! Dëshmitë e ish-ministrit, që vuajti 15 vjet në Burrel
Personazh

“Sipas letrës së Shtabit, na përgatitëm sulmin kundër gjermanëve, por humbëm Beratin që e muarën ata dhe ne dualëm në mal…”!/ Dëshmia e rrallë e gjeneral Gjin Markut, për “kompromisin” me gjermanët  

March 13, 2026
Next Post
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

“Bahri Omari, edhe pse s’ishte i diplomuar për drejtësi, reagoi; nëse Ismail Golemi ka thënë që ‘Balli’ ka bashkëpunuar me gjermanët, ai...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për Gjyqin Special, shkurt-mars 1946

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme