• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, February 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Librar si Alizoti, nuk kisha parë në të gjithë vendin, kudo ku kisha shëtitur, nga Jugu në Veri, ai kishte lexuar të gjitha librat dhe….”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktorit të “Hosteni”-t

“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës

“Gjatë shëtitjeve në rrugët e Gjirokastrës, Enveri përshëndeste dhe takonte ata që i njihte dhe kur e pyeti Alizotin; pa më thuaj a ke ndonjë hall, ai…”/ Historia e panjohur me librarian e famshëm të Gjirokastrës
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
“Kur profesori nga Vjena, Dr. Cetbauer, me librin e Enverit ‘Shënime për Kinën” në dorë, i tha Alizotit; kush guxon t’ju jap më nuse ju, që keni ndarë tre gra, ai…”?!/ Dëshmia e rrallë e Dr. Adem Harxhit

Pjesa e shtatë

                                     Pjesë nga libri: ‘ALIZOT EMIRI – Njeriu, librári e gázet fisnike’

                                                         DY FJALË SI HYRJE

Memorie.al / Kur ne, fëmijët e Alizotit, tregonim në ambiente të gëzueshme shoqërore “historitë” e Zotes (Alizotit), na ka qëlluar të na pyesin shpeshherë: – “A i keni shkruar? Jo! Sa keq, do të humbasin…! Kush duhet ta bëjë”?  Dhe jemi ndjerë gjithnjë e me shumë fajtorë. Në qoftë se duhej bërë, ne duhej ta bënim. Po a mund t’i shkruanim ne?! “Jo çdo njeri, që di shkrim e këndim, mund të shkruajë libra”, – thoshte Zotia, sa herë kalonte nëpër duar libra të dobët. Kur po bisedonim me njëri – tjetrin, ne fëmijët e Zotes, për këtë “detyrim”- për Librin, natyrshëm e ndjenim veten përballë paaftësisë për ta kryer. Nuk ishte punë për ne! Me “metrin” e Zotes, ne ishim të paaftë ta shkruanim këtë libër.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur e takonim në burgun e Burrelit, ne katër fëmijët dhe nëna, Et’hemi na kërkonte të heshtnim, dhe sidomos mos t’i shkruanim asgjë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e vëllait të dramaturgut të famshëm

“Mehmeti shkon keq me Enverin, ka vajtur puna sa Mehmeti është izoluar në shtëpi, grindja vjen se ai thotë që të qëndrojmë me Stalinin, kurse Enveri…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, korrik 1950

                                                         Vijon nga numri kaluar

                                              – MBRESA E KUJTIME PËR ALIZOT EMIRIN –

                                                  GAQO VESHI (“HYSKE BOROBOJKA”)

                                                        LIBRARI ENCIKLOPEDI

Në kujtim të librashitësit Alizot Emiri

Kur shikoj sot librat të shiten nëpër trotuare e bordura, si qepët, domatet, mollët apo lakrat, më kujtohet si sot, shumë vjet përpara, kur shërbeja si redaktor në revistën “Hosteni” e shkoja me shërbim në “Qytetin e Gurtë” të Gjirokastrës dhe zbrisja nga “Qafa e Pazarit” në “Shesh të Çerçizit”, në krahun e djathtë të rrugës, ishte një librari e thjeshtë, që të gjithë vendasit e quanin “Libraria e Alizotit”. Kishte marrë këtë emër, se aty shërbente shitës një burrë në moshë të thyer, Alizot Emiri.

Ky librar ishte si asnjë tjetër, në të gjithë vendin që kisha shëtitur. Nga Veriu në Jugë të vendit, nuk mund t’ia gjeje dot shokun. Cilido që kapërcente derën e librarisë, për të blerë apo për të parë, shitësi u jepte shpjegime për përmbajtjen e të gjitha librave të vendosura në raftet e librarisë, aq sa pyetje veten: “Të gjithë këtë mal me libra ka lexuar ky njeri, që u shpjegon blerësve përse flet njeri e çfarë trajton tjetri, sikur të ishte një enciklopedi e tyre”!

Sjellja, fjala e tij e ëmbël e me humor, shpjegimi që bënte për përmbajtjen e çdo libri, kushdo që hynte në librarinë e tij, e ndjente veten ngushte të delte nga dera pa marrë të paktën një libër. Më kishte qëlluar në një qytet tjetër, të shihja të pluhurosur në raft librin “Fije bari” të Uitmanit. Shitësja, një nuse e re, që si duket kishte parë vetëm titullin e librit, “Fije bari”, më tha:

– “Është për bujqësinë”! (që siç dihet, ishte “çështje e të gjithëve”)

Një ditë, kur isha në Gjirokastër dhe shkova në librarinë e Alizotit, desha ta provokoja e i thashë:

– “Për bujqësinë flet ky libër”?

– “Ai është me poezi të shkruara nga poeti i madh, Uitmani, dhe është përkthyer në gjuhën tonë, nga i biri i patriotit Petro Nini Luarasit, profesor Skënderi”.

Një herë hyra në librari dhe e pyeta në se i mbeteshin pa shitur revista “Hosteni”

– ”Hostenin” e ngrenë pa ardhur mirë, sidomos kur ka shkrime për qytetin e rrethin tonë”!- më tha dhe më përmendi disa nga shkrimet e botuara në revistë

– “Mirë ua kanë qëndisur bujqësisë e tregtisë, që në vend të perimeve të freskëta, prodhojnë e tregtojnë autokritika banale! Bukur ua kishin qepur kostumin edhe dy Andreve e një Perlati nga qyteti ynë, që kërkojnë punë, të mos ketë punë. Apo ekipeve që na vijnë nga lart, hyrë e del, një Spiro, një Vangjel”. S’më harrohet “Shtëpia me tre kate”, që “Ateliea” ua ka përshtatur banorëve, sipas ngjyrës e pozitës.

Bëja çudi, ku i mbante mend shumë shkrime të botuara në revistë.

Një herë i thashë se në Tiranë njihja shumë gjirokastritë, e ai ma ktheu, se vetëm ai dhe Çeçua (Çerçiz Topulli) kishin mbetur në Gjirokastër nga gjirokastritët e vjetër, të tjerët kishin ikur në Tiranë. Pastaj vazhdoi:

– “E ke parë monumentin e Çeços me gjerdan e pa dyfek”?

Dhe me humor më tregoi, se në kohën e Monarkisë, Bashkia e Gjirokastrës vendosi t’i ngrinte një monument luftëtarit të shquar, Çerçis Topullit. Ra në ujdi me skulptorin Odhise Paskali dhe prenë pazarin për 800 napolona të verdha. Komisioni mblodhi paratë nga populli, mirëpo një pjesë e tyre bënë këmbë. Nga 800 mbetën vetëm 600.

– “Me kaq para nuk e bëj dot – u tha skulptori. – Ja, shikoni fotografinë e tij kur ishte komit maleve. Në krah ka gunën, e cila ka kinda, ka rrudha, Të gjitha këto duan shpenzime kur të derdhen në bronz”.

– “Ç’i duhet guna Çeços! – u hodh njëri nga anëtarët e komisionit. – Se mos do të shëtisë maleve, që ta mbrojë nga shiu, breshëri e dëbora. Tani ai është afër ‘hyqymetit’ dhe po zuri ndonjë shi apo dëborë, le të futet në zyrat e bashkisë apo në dyqanet për rreth, që të mos laget. Prandaj le t’ia heqim gunën si ngarkesë të tepërt!…

– ‘T’ia heqim”! – tha tjetri.

– ‘U vendos’! – vulosi i treti.

U hoq guna, por përsëri nuk po binin në ujdi me skulptorin.

– ‘Te fotografia që më keni dhënë, – u tha ai, – Çerçizi në dorën e djathtë ka martinën dhe ajo ka tytën, harbinë, kondakun, këmbëzën, rripin për ta hedhur në krah. Të gjitha këto nuk duan vetëm punë, por edhe shpenzime, pasi derdhjen e monumentit në bronz do ta bëjmë në Itali’!

– ‘Po ç’i duhet pushka tani Çeços’?! – u hodh anëtari tjetër i komisionit. – ‘Mos do të vejë të luftojë në ‘Mashkullorë te rrapi’, apo të qëllojë dhespotin te ‘Guri i Capit’. Po ndodhi ndonjë ‘muarrebe’ (luftë, larg qoftë), janë xhandarët e ‘hyqymetit’ me pushkë në sup e kobure në brez, qe t’i bëjnë zap zullumqarët’!

U vendos që t’i hiqej dhe pushka, që nuk e kishte hequr kurrë nga krahu sa qe gjallë. Por lindi një problem tjetër. Si t’ia bënin dorës së shtrirë, që mbante qytën e martinës?!

– ‘Punë e zgjidhur’! – u hodh komisioni. – ‘A nuk i keni vënë re gjirokastritët kur ngjiten nga ‘Qafa e Pazarit’, dorën e mbledhur grusht e mbajnë prapa kurrizit”.

Pas rrëfimit të kësaj histori për përmendoren e Çeços, Alizoti m’u afrua e më tha në vesh:

– “Po qe se ia hapin dot Çerçizit dorën e mbledhur grusht prapa kurrizit, aty janë ‘fshehur’ napolonat e vjedhura nga të paudhët! Pakënaqësia e popullit të Gjirokastrës ndaj kësaj ngjarjeje të padenjë për qytetin, u përjetësua në shprehjen e transmetuar në breza: ‘Ç’fshihet në grushtin e Çeços’”?!

Kur mori vesh se isha një nga anëtarët e redaksisë të revistës “Hosteni”, m’u ankua se shumë pak revista dërgonim në Gjirokastër, aq sa nuk binin në dhe.

– “Kurseni letrën të na dërgoni tre-katër herë më shumë”?!

Alizot Emiri kishte të drejtë se, në të gjitha libraritë e qyteteve të mëdhenj e të vegjël, që kisha parë, në asnjërën prej tyre nuk shiteshin aq shumë, jo vetëm revista, por edhe libra.

Që atëhere ka kaluar shumë kohë. Alizot Emiri ka ndërruar jetë, por unë mund të them i bindur, se as kam parë e as do të shoh ndonjë librar të punojë me aq përkushtim si ai! / Memorie.al

Tiranë, 30 janar 2011

                                                       Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 11 Shkurt 2026

Next Post

“At Zef Pllumi, i fundmi ndër etërit e vërtetë të Kishës Katolike, konsekuent në bindjet e veta, që nuk i tradhtoi e nuk i mohoi kurrë, e për këtë e pësoi dhe ...”/ Refleksione për fratin e famshëm

Artikuj të ngjashëm

Denoncimet e B.p. “Shkëmbi”, burgu i Burrelit, ’83: /“Gjet Kadeli, Daut Gumeni, Kapllan Resuli, Bebi Konomi, Luan Burimi, Skënder Shatku, etj., flasin kundër udhëheqësit të partisë, duke thënë…”
Dossier

“Kur e takonim në burgun e Burrelit, ne katër fëmijët dhe nëna, Et’hemi na kërkonte të heshtnim, dhe sidomos mos t’i shkruanim asgjë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e vëllait të dramaturgut të famshëm

February 11, 2026
“Mehmeti shkon keq me Enverin, ka vajtur puna sa Mehmeti është izoluar në shtëpi, grindja vjen se ai thotë që të qëndrojmë me Stalinin, kurse Enveri…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, korrik 1950
Dossier

“Mehmeti shkon keq me Enverin, ka vajtur puna sa Mehmeti është izoluar në shtëpi, grindja vjen se ai thotë që të qëndrojmë me Stalinin, kurse Enveri…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, korrik 1950

February 9, 2026
“Gjatë shëtitjeve në rrugët e Gjirokastrës, Enveri përshëndeste dhe takonte ata që i njihte dhe kur e pyeti Alizotin; pa më thuaj a ke ndonjë hall, ai…”/ Historia e panjohur me librarian e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Gjatë shëtitjeve në rrugët e Gjirokastrës, Enveri përshëndeste dhe takonte ata që i njihte dhe kur e pyeti Alizotin; pa më thuaj a ke ndonjë hall, ai…”/ Historia e panjohur me librarian e famshëm të Gjirokastrës

February 11, 2026
Memorie.al
Dossier

“Kur Haki Toska e pyeti Alizotin; po ‘Belami’-në e Mopasanit e ke? – ai i tha; e kam, po ti e ke marrë gruan me vete, se ai është libër me zarar, pasi…”/ Historia e panjohur e librarit të famshëm gjirokastrit

February 10, 2026
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Alizot Emiri ishte një njeri i respektuar në të gjithë Gjirokastrën dhe atë, ashtu si edhe familjen e tij, e njihte i madh e i vogël, pasi…”/ Dëshmia e Prof. Muzafer Xhaxhiut, për librarin e famshëm e qytetit të gurtë

February 9, 2026
“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Kur pashë librat marksiste-leniniste e serinë e veprave të Enverit dhe i thashë Alizotit; paske shumë nga këto, ai…”?! / Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit, për librarin e famshëm të Gjirokastrës

February 8, 2026
Next Post
“Ali Xhunga, shefi kryesor i hetuesisë te Burgu i Kishës n’ Shkodër, kur e mori vesh se mua, s’më vinte kurkush në takim dhe s’kishim asnjë ushqim, më tha…”/ Dëshmia e trishtë e fratit të famshëm

“At Zef Pllumi, i fundmi ndër etërit e vërtetë të Kishës Katolike, konsekuent në bindjet e veta, që nuk i tradhtoi e nuk i mohoi kurrë, e për këtë e pësoi dhe ...”/ Refleksione për fratin e famshëm

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme