• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, June 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Letrën për Papa Gjon Palin, ma shkrujti Fatos Lubonja me Kurt Kolën e ma postoi një polic, por ajo gjë alarmoi shtetin dhe kur erdhën 20 veta në qeli, Isuf Haluca u doli para…”/ Dëshmia e rrallë e Ded Kasnecit

“Letrën për Papa Gjon Palin, ma shkrujti Fatos Lubonja me Kurt Kolën e ma postoi një polic, por ajo gjë alarmoi shtetin dhe kur erdhën 20 veta në qeli, Isuf Haluca u doli para…”/ Dëshmia e rrallë e Ded Kasnecit
Hebrenjtë e parë në viset shqiptare
“Te fotot që më tregoi zv/drejtori i Sigurimit, i cili bërtiste gjithë histeri; ‘këtu e ke vëndin’, njoha fytyrën e buhavitur dhe me gjak të Vangjelit…”/ Dëshmia rrëqethëse e publicisti të njohur
“Letrën për Papa Gjon Palin, ma shkrujti Fatos Lubonja me Kurt Kolën e ma postoi një polic, por ajo gjë alarmoi shtetin dhe kur erdhën 20 veta në qeli, Isuf Haluca u doli para…”/ Dëshmia e rrallë e Ded Kasnecit
“Halim Xhelo më tha; kjo që bëhet në Shqipëri, ndodh vetëm me zezakët në SHBA-ës. Më vrisni, varmëni, ashtu siç keni varur të tjerët, dhe thoni se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-gardianit
“Ndërsa, nëndrejtori i Sigurimit, Kadri Ismailati, më bënte presion, hyri brenda hetuesi, Nasho Gjinopulli, i cili dëgjonte ato që i thoshte ‘miu birucës’, Gjergji…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit nga Gjermania

Nga Monika Shoshori Stafa

Bashkëbisedim me një nga ish-pjesëmarrësit e demonstratës së parë antikomuniste në Shqipëri, Dede Kasneci –

Memorie.al / Të padukshëm përtej vijës perëndimore të Murit të Madh, për shkak të kufirit që ndizej nga shkëndija elektrike, turma qytetarësh të pjesës lindore ishin mbledhur të dëgjonin Reganin, me shpresën se altoparlantët, do ta dërgonin zërin e tij edhe në anën e tyre. Ndaj kjo ishte arsyeja përse Ronald Regan, iu drejtua drejtpërsëdrejti e personalisht, liderit sovjetik, Mikhail Gorbaçov, më 12 qershor të vitit 1987, me thirrjen e fuqishme: “Mr. Gorbaçov, Open that GATE”!

Padyshim vendimtare ishte gatishmëria, e të gjithë liderëve të Europës Lindore. Përjashtim nga kjo histori që po shkruhej, bënte veç Rumania. Edhe më e veçuar, mbetej ende Shqipëria. Sepse më shumë se sa çdo gjë tjetër, gjithçka kish të bënte me njeriun e atëkohshëm, në aspektin individual, më shumë se sa kolektiv, ishte se ai duhet ta pranonte edhe në kokën e vet, shembjen e Murit, në jetën e tij.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

Kjo ishte gjendja psiko-sociale e po aq shpirtërore në Bllokun e Lindjes, në fillim të vitit 1989. Historia e revolucionit në Europën Lindore, nuk u shkrua në Uashington. Më shumë se sa me fuqinë ushtarake amerikane, studiuesit e huaj, e lidhin këtë me ngritjen e Gorbaçovit, kombinuar me shembjen ekonomike të sistemit sovjetik dhe kontrastin e mprehtë që shihej në raport me të gjitha dinamikat që zhvilloheshin, në Europën Perëndimore.

Pasi kishe dëgjuar atë që po ndodhte në atë pjesë të botës që nga fillimet e vitit ’88 e, deri në fundin e ‘89, do të kuptoje se gjithçka dukej se vraponte, pas një kopeje të madhe shpendësh në shtegtim. Në këtë pikë, shpejtësia e njëllojtë e ndryshimit, ishte kthyer brenda vetes, në një forcë shtytëse, drejt ndryshimit vetë.

Ajo që po ndodhte në një vend, përsëritej thuajse menjëherë në një vend tjetër. Në harkun kohor të një nate, Europa Lindore, u kthye duke iu nënshtruar e tëra, jo aq një procesi gjeografik, se sa metafizik, një mase plazme në lëvizje, në një kaleidoskop rrotullues, që të verbonte në një mënyrë të habitshme, nga rrufetë e pandalshme të një shkëlqimi dritash, nga një botë e re. “Nuk mund ta imagjinoje dot – shkruajnë të huajt në shënimet e tyre, – se si jetonin shqiptarët në fund të viteve ’80-të”.

Se deri në çfarë varfërie ekstreme, i solli kokëfortësia e një klike aparatçinjsh sundimtarë! Gëzimet e jetës, ishin të pakta. Ata, as nuk mund të qeshnin më. Propaganda e fortë ndaj regjimit, nuk kish krijuar më shumë se një figurë idilike, për ta adhuruar.

Ai ishte Enver Hoxha! Prej gati një çerekshekulli, vendi jetonte nën themelet e një vizioni të vetëm, atë të një Shqipërie të Enver Hoxhës, që udhëhiqej vetëm nga Ai. Lufta e Ftohtë, ishte si një sistem me forcë shtytëse.

Inercia ishte një gjendje truri, e përgjithshme. Psikologëve iu pëlqen të thonë, se ne e nënçmojmë forcën e zakonit, por të jetosh gati 45 vjet, nën këtë gjendje mendore, d.m.th., me Lindjen në kokë, kundër Perëndimit, ata ose ne, kjo mbetet një nga burgosjet më të errëta, që i bëhet trurit.

Që këndej, shumë vite më vonë, nuk ishte e vështirë të shihje si shumë nga ne, i kish shpëtuar asaj që po ndodhte, të gjitha ndryshimeve të vogla, në të cilat bota po lëvizte.

Por megjithatë, mbrëmjet e dimrit të viteve ’89 – ’90-të, do të mbeten në kujtesën e atij brezi, si mbrëmjet më të ndezura, në shpirtrat e brengosur e të tronditur të shqiptarëve të thjeshtë, emocionin që gulçon ende, se diçka po frymonte në eter.

Në janar të vitit 1990, në Shkodër ishte zhvilluar e para protestë e organizuar, për të rrëzuar bustin e Stalinit. Fillimisht ca trakte, jo për herë të parë në Shqipëri, kundër regjimit komunist, shpërndahen mistershëm në kryeqendrën antikomuniste.

Më 14 janar të vitit 1990, organet e Punëve të Brendshme në Shkodër, shkruanin se; “elementi armik” i nxitur nga ngjarjet antikomuniste në Europën lindore dhe “nga propaganda e shfrenuar e shpifëse e reaksionit të jashtëm”, kish rritur aktivitetin kriminal, kundër regjimit komunist.

Kjo është një nga ngjarjet e para, të nisjes së çarjes së regjimit komunist. Ajo u shoqëruara me arrestime të shumta dhe me procese penale ndaj pjesëmarrësve, ose atyre që cilësoheshin si organizatorë të këtyre lëvizjeve. Më 13 janar 1990, Sigurimi i Shtetit e merr këtë informacion, duke shtuar se; “në shesh do të dalin rreth 200 – 300 vetë, para bustit të Stalinit”.

Ai madje ka informacion, se organizatorë të kësaj veprimtarie, ndër të tjerë, janë Ded Kasneci dhe Flamur Elbasani. Po çfarë tregon vetë Dede Kasneci, për ngjarjen, tani pas 25 vitesh nga ndodhia e saj, njeriu që u arrestua menjëherë, pas shfaqjes në demonstratë e, që u dënua së bashku me shokë të tjerë, mbrëmjen e 14 janarit të vitit 1990?

Kush jeni ju? Dhe si identifikoheshit në komunizëm? Cila ka qenë familja juaj atëherë, kur në Shkodër ndodhën trazirat e janarit të vitit 1990?

Unë quhem Dede Kasneci. Gjatë regjimit komunist, kam qenë një fukara i shkundur, kam punuar në hidrocentral. Me grua, me fëmijë, me i mbajt me bukë. Kurrgjë mbas shpirtit, ashtu duke vuajtur, tërë jetën e jetës. Më kanë çuar në internim, për “sjellje të padenjë në shoqëri”.

Atëherë, kur Muri i Berlinit kish rënë dhe të gjitha shtetet e Europës Lindore, e hoqën qafe komunizmin, u kam thënë miqve të mi; “Pasha Zotit, mbetëm gjithë jetën në komunizëm, po ne kur po lëvizim…?!

Andaj po të më dëgjoni mua, duhet të bëjmë diçka, duhet me lëvizë”. Jemi çuar, kemi shtyp traktet, i kemi shpërndarë, edhe kemi dalë në qendrën e Shkodrës. Dhe kështu ndodhi historia e trakteve, në janar të vitit 1990.

Çfarë përmbajtjesh kishin traktet që i shpërndatë ju?

Traktet i shtypëm dhe i shpërndamë në qytetin tonë Shkodër, në Vaun e Dejës, në Malësinë e Madhe, në Bushat e Velipojë, me thirrjen se më datë 11 janar, të mblidhen në një demonstratë antikomuniste.

Traktet, pasi u shpërndanë, mobilizuan policinë dhe Sigurimin e Shtetit. Snajperët u vendosën kudo, në Drejtorinë e Policisë, 5-6 të tjerë, u vendosën në Hotel Turizëm, ja atje lart në majë. Po ashtu, ata u vendosën edhe te godina të tjera. Një plumb mjaftonte, dhe udha e mbarë i qoftë çdokujt.

Në fakt, a u grumbulluan shumë njerëz?

Më datë 11, siç ishte parashikuar, nuk u grumbulluan njerëzit. Gjithçka ndodhi më datë 14 dhe jo pak, por u mbush i gjithë sheshi.

Si e kujtoni ju atë ngjarje?

Ajo ngjarje, për mua ka mbetur e pashlyer në kujtesë. M’u duk se, sikur o Zot, u çliruam, kur pamë gjithë atë popull, që doli aty. Kish ardhur dita e madhe, me e zhduk stalinizmin prej kësaj toke. Donim të rrëzonim bustin e Stalinit, që ishte vendosur nga komunistët, në qendër të Shkodrës.

Por ajo punë mbeti, nuk u bë. Erdhën përforcime nga forcat e Policisë në Tiranë dhe njerëzia u shpërnda. Ata filluan të thërrisnin; largohuni, largohuni, për shkak të ndonjë marrëzie të fundit të pushtetarëve komunistë.

Si u sollën forcat e policisë me ju?

Në mbrëmje, kanë ardhur në shtëpinë time, forcat e Policisë nga Tirana. Hapën derën dhe doli gruaja ime, me dy fëmijët para. Në shtëpi, hynë pesë vetë me automatikë. Në kokë kishin kapuça të zinj, ndërsa m’u drejtuan e, më thanë: “Je i arrestuar”. U thashë se; çfarë kam bërë që po më arrestoni?! Në atë kohë kisha djalin rreth 3 vjeç. Shtëpinë e kam në katin e dytë, e kapa djalin prej krahësh dhe hipa në dritare.

Iu drejtova me hakërrim: “Jashtë të gjithëve, se ndryshe, sa të jem gjallë, do kem vaj” dhe kërceva në çimento. Më kapi një nga ata dhe më tha; “Ded, Ded, qetësohu, nuk kemi punë me ty”.

“Uluni poshtë – u thashë, – se për krye të fëmijëve, kërceva jashtë me gjithë djalë dhe mbyta veten”. Më pas ata u ulën poshtë, dhe i them gruas; futja shulin derës. Pak më vonë, zbrita poshtë dhe më rrëmbyen e më lidhën këmbë e duar dhe që aty, drejt e në Tiranë.

Ku në Tiranë?

Në birucë, sigurisht në birucë, te Burgu 313 i Tiranës. Atje vjen drejtori dhe u thotë vartësve të tij; “Merreni këtë egërsirë dhe lidheni këmbë e duar. Lërini vetëm një paketë cigare dhe një shkrepëse që të ndezë cigare dhe të mos ia hapë kush derën, nga ora 6 e mëngjesit, deri në 8 të mbrëmjes”.

Por iu ktheva dhe i thashë; “Për Zotin mor drejtor, kam frikë se nuk do kalojë 24 orë, pa të bërë me qenë ti këtu, ku jam unë”.

“Mirë, mirë” – tha. Pasha kryet e tërë fëmijëve, kam mbetur aty, kaloi ajo natë dhe kam marrë të gjitha rrobat, i kam grumbulluar dhe u kam vënë shkrepësen. I dogja të gjitha. Dera ishte e mbyllur dhe tymi dilte veç prej sportelit. Presioni u rrit shumë nga tymi e qeshë duke vdek brenda. Pastaj dëgjoj një automatik.

Ishte roja e rrethimit. “Alarm – tha, – se u dogjëm brenda”. Pas kësaj, erdhën dhe hapën derën. Më kanë marrë prej aty dhe më çuan drejt e në Spital Psikiatrik. Më vendosën një kokore në kokë dhe pastaj mes torturave, deri sa më dënuan me burg politik e më dërguan në burg të Kosovës, në Dumre të Lushnjës, ku ndenja rreth 16 muaj.

Ju ngjarjet e studentëve, i keni përjetuar në burg apo jo?

Unë kam qenë me Kurt Kolën dhe Fatos Lubonjën, në burg. Edhe aty, nuk donim të rrinim rehat. Ndaj një ditë, i them një polici, që të më kryejë një porosi dhe ai ma kryen. Bëj gati një letër të shkruar, drejtuar Papa Gjon Palit të Dytë në Vatikan dhe ai ma poston. Letrën ma shkruan Fatos Lubonja, se unë nuk dija ta shkruaja.

Për letrën, u fol në Rai 1, e Rai 2, si dhe për demonstratën e 14 janarit. Ramiz Alia, i kishte deklaruar Perëndimit, që i kam lënë të lirë të gjithë të burgosurit politikë, por ne ishim rreth 16 të tjerë, që ishim ende në burg.

Unë, Isuf Haluca (që e kanë vrarë pas ’90-ës në tragetin e Komanit), Kurt Kola dhe Fatos Lubonja, të cilët jemi liruar të fundit, në fund të marsit 1991. Pas rreth dy a tri javësh, kanë ardhur rreth 20 vetë nga Tirana.

Më kërkojnë mua. Isuf Haluca nga Tropoja, thërret nga qelia dhe u thotë; “Nëse e prek kush me dorë këtë njeri, për shpirt të nanës, me kokë në çimento kam për t’iu prit”.

“Jo s’kemi punë me të, vetëm duam ta pyesim”. Më kërkuan detaje për letrën, se si dhe me kë e kisha dërguar në postë?! U thashë se; “Unë jam dënuar me burg dhe s’kam pranuar asgjë, jo më t’iu dëshmoj të tilla fakte”.

Komisari që e shoqëronte, bëri me kokë nga drejtori i policisë dhe më në fund, ai m’u drejtua me një frymë e, më tregoi të shkoja drejt shokëve, për t’u thënë se të gjithë ne, tashmë ishim të lirë, do të dilnim pra nga burgu.

Dolëm në grup dhe njëri pas tjetrit, iu drejtuam hyrjes së burgut. Aty na prisnin Azem Hajdari, Pjetër Arbnori dhe një person tjetër. Ka qenë data 29 mars e vitit 1991. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 10 Qershor 2024

Next Post

“Për burgun e Spaçit, ku Bardhi kishte vëllanë tjetër, Sabriun, kemi kujtime shumë të hidhura, si në rastet kur i zinte nata në pyll dhe detyroheshim...”/ Dëshmia e rrallë e Sofika Prifti Cara

Artikuj të ngjashëm

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së
Intervista

“Në ’62-in, filluam të trasmetonim direkt një ndeshje futbolli në ‘Qemal Stafa, por na mori flakë kamera dhe e ndërpremë, aty ishte dhe Ramiz Alia, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

May 28, 2025
“Gjyshi im, Haxhi Isufi – Banka, ministër i Financave me Vidin, deputet me Nolin, u vlerësua nga Zogu, por komunistët, na vranë dhe burgosën”/ Historia e panjohur e themeluesit të financave
Intervista

“Londra ushtroi ndikim kryesor në Tiranën zyrtare e asaj kohe, mbështeti qeveritë e Ahmet Zogut, duke marrë edhe disa kontrata për nxjerrjen e hidrokarbureve, por anglezët…”/ Refleksionet e studiueses nga SHBA-ja

May 17, 2025
“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës
Intervista

“Takimin me Nënë Terezën, Mbretëreshën Geraldinë dhe Princin Leka, e organizova unë me…”/ Dëshmia e rrallë e Lume Juka, e bija e ish-ministrit më besnik të Mbretit Zog, i larguar nga Shqipëria në prillin e ’39-ës

April 30, 2025
“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”
Intervista

“Kur avioni i ynë rrëzua në Belsh, 30 pjesëtarë të stafit mjekësor amerikan, të nisur nga Bari Italisë, u gjendëm në një territor armik…”/ Intervistë e rrallë me të fundit të mbijetuarit, Dr. Harold Hayes.”

April 28, 2025
“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence
Intervista

“Si mbijetova për 8 vjet në galeritë e tmerrshme të Spaçit dhe jeta ime në emigracion, pa u kthyer kurrë në Shqipëri, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e 95 vjeçarit Agron Kallejxhi nga Firence

April 24, 2025
“Vrasja pas shpine me tradhti e Mustafa Gjinishit nga Enver Hoxha, ishte prologu i fytyrës së vërtetë të komunizmit, që po vinte në Shqipëri, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit
Intervista

“Kur e njoftuan me radio Bab Myslymin, se ishte vrarë Mustafa, ai tha; do e bëj  gjakun deri në gju të kalit, por s’bëri asgjë, sepse, Gogo Nushi i tregoi kush e vrau…”/ Dëshmia e rrallë e motrës së Gjinishit

March 29, 2025
Next Post
“Për burgun e Spaçit, ku Bardhi kishte vëllanë tjetër, Sabriun, kemi kujtime shumë të hidhura, si në rastet kur i zinte nata në pyll dhe detyroheshim…”/ Dëshmia e rrallë e Sofika Prifti Cara

“Për burgun e Spaçit, ku Bardhi kishte vëllanë tjetër, Sabriun, kemi kujtime shumë të hidhura, si në rastet kur i zinte nata në pyll dhe detyroheshim...”/ Dëshmia e rrallë e Sofika Prifti Cara

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!